Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Drejtori i gazetes Shekulli Thano, kërcënon: Hap kutitë ose këput qafën!

    Grevistët e urisë, përballë Ramës, Berishës, Ndërkombëtarëve dhe Medias

    Adrian Thano | 12/05/2010

    GREVISTËT DHE RAMA

    "Instancë më vete" e quante pardje në artikullin e tij, Preç Zogaj, çadrën e grevistëve të urisë. Preçi është si gjithmonë i qartë dhe inteligjent, por ka diçka që ai nuk e thotë akoma. Edhe të tjerë nga opozita stepen ta thonë.

    Dyshoj se do mund ta mbajnë të ndrydhur për shumë kohë, me gjasë qysh nesër ky "zbulim" mund të jetë vjetruar. Bëhet fjalë për një distancë të qartë mes lidershipit të PS-së dhe grevistëve. Distanca nuk është mbi atë që duan; ajo është e njëjtë dhe e qartë. Distanca është në mënyrën se si ajo që duan, DUHET arritur.

    Disa shenja të jashtme, ndoshta të vogla të kësaj distance të rëndësishme, mund të kapen edhe në gjuhën e parullave: "Hap kutitë ose largohu" - është "parulla zyrtare" e lidershipit të PS. "Hap kutitë ose këput qafën", - shkruanin në parullat e tyre protestuesit lezhjanë e shkodranë pak ditë më parë.

    Qëndrimi i grevistëve të urisë (sidomos i qytetarëve jo-deputetë) dhe i protestuesve jashtë çadrës, - mbi mënyrën si duhet vepruar dhe si duhet të sillen përballë shurdhërisë së qeverisë - është shumë më radikal se ai që kumton lidershipi i PS-së.

    Mjaftojnë pak orë brenda çadrës së urisë që të kuptosh se distanca mes dy kumteve jo vetëm ka marrë formë tashmë, por po bëhet e papërballueshme edhe për vetë Ramën.

    S.Berisha po e sulmon Ramën egërsisht. Ashtu siç i ka hije, në fund të fundit. Berisha nuk të zhgënjen kurrë në këtë pikë. Ka ngritur kundër Ramës, një koalicion anti-njeri të paprecedent që i ka kaluar tashmë edhe kufijtë e absurdit. Në fakt, S.Berisha bën mirë ta falënderojë Edi Ramën.

    Sepse Rama sot, si me post-Gerdecin dje, është moderuesi, madje frenuesi, i një energjie popullore antiqeveritare që është ku e ku më e fortë dhe më radikale se kumti i tij politik, kumt ky, i kompleksuar jo pak nga formimi i tij qytetar dhe nga qëndrimi i faktorit ndërkombëtar.

    Por, është e vërtetë gjithashtu që kjo distancë mes Ramës dhe qëndresës, - deri më tash shpëtimtare për Berishën - po zvogëlohet me shpejtësi. Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë i afrohemi asaj pikës që një pushtet i mençur do ta shmangte: pikës ku qëndresa nuk ka më asgjë për të humbur.

    GREVISTËT DHE S. BERISHA

    "...Vetëm një popull shpirtmadh do t'i jepte kaq shumë mundësi këtij burri të vogël..."- thotë një varg i një përralle të vjetër arabe. Vetëm Shqipëria mund të vazhdojë të bashkëjetojë me një politikan si kryeministri i sotëm.

    Do mjaftonte vetëm 1 maji i këtij viti që marrëdhënia të thyhej përjetë. Një kryeministër që vë gjysmën e popullit të këndojë kundër gjysmës tjetër që vuan, mund të jetë çfarë të dojë, por jo kryeministër.
    Ndoshta, kjo është disi "e hollë" për t'u vënë re në një CV politike si ajo e Berishës.

    Ai është shndërruesi i partisë së shpresës post-diktaturë në një sekt torollakësh dhe hajdutësh; është krye-shtetari i dështuar i 97-ës së tmerrshme; opozitari i papërmbajtshëm i grushteve të shtetit, klouni i "sukseseve" ku gëlojnë fantazmat e Gërdecit.

    Sot na fton t'i harrojmë këto të gjitha. Madje i kërkon popullit të tij të shkatërruar, ta trajtojë si ajatollah, duke shtuar se i dëshiron edhe 20 apo 30 vjet të tjera mundësish politike (!).

    PS e sotme kërkon ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga njeriu i kontrastit të mësipërm. Kurse grevistët e urisë e kanë të qartë që nuk kanë ç'presin prej tij.

    Ai nuk ka asnjë përgjigje për ta.. Siç nuk ka përgjigje për izolimin që vazhdon ende pas 20 vitesh, për 97-ën, për 98-ën, për humbjen e dinjitetit, për kaosin me pronat, për shitjen e tregjeve dhe interesave shqiptare, për përçarjen e re klasore, për Gërdecin, përmbytjet, përdhunimin e Kushtetutës, tentativën për të prekur deri edhe integritetin territorial të vendit, mungesën e drejtësisë, të shanseve të barabarta, gjendjes së mjerë të arsimit, të shëndetësisë, konfliktit të ri të sotëm etj, etj - shkurt për një katrahurë ku fajtor, sipas personazhit grotesk që qeveris sot vendin, mund të jetë gjithkush e gjithçka, që nga komunistët, bijtë e komunistëve, nipat e komunisteve, CIA, Asfalia, eklipsi hënor, UFO-t, etj., por kurrë ai vetë. Sepse ai harron që është shtetar.

    Harron që paguhet, jo për të gjetur justifikime, por për ta mbrojtur popullin e tij nga këto, edhe sikur të jenë të gjitha të vërteta. Pra, nuk ka asgje te re në shurdhërinë e tij përballë grevistëve. Ai prapë nuk do sillet si shtetar. Ai do vazhdojë të tentojë të bëjë atë që ka bërë këto 20 vjet: të mbështetet tek VESET e shoqërisë, tek ngacmimi dhe aktivizimi i tyre si themel dhe kolonë pushteti.

    Shqipëria e sotme ka dy bashkautorë të njohur, dy protagonistë politikë të këtyre 15-20 viteve të fundit, ish-kryeministrin e djeshëm, mëtuesin e sotëm presidencial F. Nano dhe ish-presidentin e djeshëm, kryeministrin e sotëm S. Berisha. Në këtë thelb, të aktivizimit dhe përdorimit të VESEVE të shoqërisë për të organizuar dhe kontrolluar pushtetin dhe shoqërinë, këta të dy janë krejtësisht të njëjtë.

    Janë po kaq të ngjashëm edhe në mitomaninë që shoqëron fundin e tyre. Fatos Nano ishte kryeministri turist i një populli emigrantësh, ky i sotmi është kryeministri me Ipad i një vendi ku studentët e shkëlqyer vrasin veten.

    Shqipëria ndihet sot e lodhur përballë asaj që këta të dy kanë prodhuar. E lodhur prej atyre që i ngulen pushtetit si mizat në kakë e nuk të lenë rrugë tjetër për t'i hequr prej andej, veç t'i godasësh fort e të bësh *** dynjanë.

    GREVISTËT DHE NDËRKOMBËTARËT

    Në disa intervista në "Shekullin" e djeshëm, grevistët e urisë e artikulonin qartë atë pyetjen që e bëjmë sot të gjithë: "Si është puna me këta ndërkombëtarët ?". Vërtet si është puna me ndërkombëtarët?

    Dhe për cilët ndërkombëtarë e kemi fjalën?
    Bashkimi Europian sot është në ditë të këqija. Kriza e fortë ekonomike në përgjithësi dhe ajo greke në veçanti, kanë shkaktuar çarje të eurozonës, ngacmim të plagës së vjetër identitare, forcim të euroskepticizmit, etj.

    Sa për parantezë, në rrethanat e sotme, qeveria jonë na nxjerr ne shqiptarëve edhe pak nastradinër në këtë trokitjen tonë të nxituar e të paduruar në derën e një shtëpie të mbytur në hallet e veta. Është njësoj si të dëgjosh zhurmë, potere dhe kambana morti në vilën e fqinjit tënd dhe ti nga kasollja jote të shkosh e të trokasësh në derë me saze e me këngë e t'i thuash: "Erdha unë, të pimë nga një lëng..."

    Ka që thonë se në këto rrethana, situata në Shqipëri nuk i intereson askujt. Në fakt, jo tamam, askujt. Fqinjët tanë, i kanë kthyer sytë këtej. Shumë aktive Italia, p.sh. Të dërguarit e Berluskonit premtojnë viza, afate pas afatesh dhe flasin si zëdhënës të qeverisë së Tiranës.

    Si është e vërteta? E vërteta është që deti është bërë kos. Shqipëria ka sot një kryeministër që firmos gjithçka, në këmbim të "mbeshtetjes nderkombetare". Ardian Klosi në artikullin e djeshëm në "Shekulli" për nënshkruesit e një letre të hapur kundër grevës së urisë, shkruan: "...

    Nënshkruesit e kësaj letre të hapur janë të shqetësuar për shtyrjen e liberalizimit të vizave, por jo për legjitimitetin e pushtetit që kemi mbi kokë sot, të shqetësuar për shëndetin e grave në çadër, por jo për shëndetin e keq të Shqipërisë, të shqetësuar për nocione të përgjithshme si destini ose liria, por jo të shqetësuar se kryeministri i tyre u fal fqinjëve të jugut DET dhe fqinjëve të perëndimit TOKË nga të SHQIPËRISË që ta kthejnë në depozitë mbeturinash...". etj.

    Po, e vërtetë! Det, fqinjëve të jugut, Tokë fqinjëve të Perëndimit. Kërkesa që fqinjët tanë kanë shekuj që i bëjnë pa i arritur dot, i firmosi kryeministri i sotëm brenda pak muajsh. Këto firma jane edhe pergjigja për disa nga qendrimet e sotme "nderkombetare". Për disa, sigurisht. Në përgjithësi qëndrimi ndërkombëtar është pro transparencës.

    Se nuk ka si të jetë ndryshe. Por, mes tyre, ka nga ata që, Shqiperia u intereson vetem për aq kohë sa në pushtet është një firmosës i zellshëm si Berisha, politikani që në gjithë karrierën e tij, armikun numër 1 ka opozitën e popullit të vet.

    Meqë jemi këtu, po e ndajmë me lexuesit e Shekullit, një pyetje. Kërkoj ndjesë nëse duket pak bizarre, por më duket e drejtë. Pak javë më parë patëm një vizitë qeveritare në Beograd e më pas një lajm zyrtar për një ftesë në Tiranë për kryeministrin serb. Garnitura ishte ajo e përhershmja: shumë buzëqeshje, shumë dashuri, shumë suksese, marrëdhënie të shkëlqyera etj.

    Serbia është një vend që ende nuk ka kërkuar falje zyrtare për genocidin në Kosovë, spastrimin, vrasjet, përdhunimet, gjymtimet e atjeshme që tronditën botën. Pyetja është kjo: Si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë gjen forca të tejkalojë këtë dramë të madhe ende të freskët dhe të jetë i gatshëm të ftojë, të lusë, të presë, të falë kryeministrin e Serbisë dhe nuk e gjen këtë forcë për t'u ulur me shefin e opozitës së popullit të tij? As duke pasur 200 shqiptarë që po sakrifikohen përpara zyrës së vet.

    GREVISTËT DHE MEDIA

    Nëse dikush do të donte sot të ndërtonte një identikit gazetari shqiptar do ta kishte të pamundur. Por, në vend të këtij identikiti të munguar, do gjente lehtësisht një model të rremë, mjafton të kërkonte në kufijtë mes Çilit të koncerteve të majit dhe Çilit të debateve televizive. Pushtetit i duhen me aq mend sa e para ose me aq interesa biznesi sa i dyti.

    Të parët sajdisen e më pas shpërdoren si fasadë torollakësh, të dytët janë të kapur për shkak të shndërrimit në biznesmenë me nevojë të pashmangshme për të pasur akses në buxhete, licensa e shërbime të tjera të administratës shtetërore.

    Mes dy çilave të mësipërm, çilen turli tipash të tjerë, tregtarët e përhershëm të flamujve, aplikantë për maskë politikani, mitomanë me paga pornostaresh etj.
    Për publikun janë të gjithë "gazetarë".

    Në kaosin e 20 viteve të fundit, ky publik nuk pati as rastin të merrte vesh kush quhet gazetar. E jo vetëm publiku. Në këtë pikë, ka një problem të madh që nuk nisi sot. Se kush quhet gazetar në këtë vend është ende e pamundur ta thuash. Nuk ka ende një deontologji precize për të qenë "ligjërisht gazetar".

    Ka plot që e kanë vjedhur përgjatë këtyre viteve emrin "gazetar" dhe ia kanë dhënë vetes pa merak. Janë pikërisht këta në krye të sulmeve ndaj opozitës së sotme, e disa prej tyre janë ç'njerëzorë, janë skandalozë dhe të turpshëm në fyerjen që u bëjnë grevistëve të urisë.

    Nuk i njohëm sot, sepse këta kanë kohë që sillen vërdallë në një karnaval të madh të përnatshëm televiziv, ku secili ka zgjedhur maskën e vet dhe feston. Populli opozitar, grevistët e urisë, kritikët e këtij absurdi që po qeveris, kanë të drejtë që habiten e irritohen me ta.

    Por, së paku duhet bërë e qartë që ky soj nuk ka të bëjë me gazetarinë. Edhe nëse kanë ndonjë lidhje me të, ata janë tredhur tashmë në "gazetarinë" e tyre nga i njëjti sistem i vesit, që premion maskën, abuzimin, patetizmin, urrejtjen, por kurrë të vërtetën, meritën, zotësinë, bashkëjetesën.

    Kolegu B.Prifti botoi tri ditë më parë një shënim për sjelljen e mediave shqiptare këto muaj. Nuk kam çfarë të shtoj se ai i ka thënë të gjitha. Media e ka humbur edhe busullën edhe moralin. Kjo është e vërteta. Dhe ka ndodhur, sepse në media gazetarët janë racë në zhdukje.

    Këtij reparti pseudo-mediatik, që i është bashkuar ushtrisë me pagesë anti-Ramë, i mbivendoset sot për fat të keq edhe paaftësia e stafit të Ramës që merret me mediat. Ky staf dështoi fatalisht të bënte pjesën e vet në fushatën elektorale të 2005-ës dhe po dështon edhe tani në menaxhimin mediatik të protestave. Nuk e gjen dot sot një kronikë televizive apo një lajm pro opozitës në median ndërkombëtare.

    Nuk ka asnjë kundërveprim ndaj propagandës së absurdit qeverisës, që sajon përditë "letra" e "deklarata". Dhe është e pashpjegueshme gjithashtu sjellja e tyre në disa raste edhe ndaj mediave që kanë qenë historikisht mike të opozitës në këtë vend, si "Shekulli". Aftësia e tyre duhet ritestuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 13-05-2010 më 03:26

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pasi fshin gazetarine 20 vjecare, c'kujton se ben me kete shkrim Adrian Thanoja, gazetari te re?
    Avaz i vjeter demagogjik, qe i ka dale boja kohesh. Mjer ne ama, qe duam, s'duam, i ndeshim rruges keto shkaravina dhe ju hedhim nga nje sy e prishim nje tru.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    po koq.es do i sherbeje...

    se mos ka pune tjeter...koq.es dhe mafies se ndertimeve do i sherbeje..shikoni si e ka marre ne dore koq.ja edin dhe shpuren e tij...pa dhene verdiktin ko.qja asgje nuk behet ne ps....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    U KTHYE NE SHTET-QENI

    S H E K U L L I, 13/05/2010

    Shpërfillja e dramës së grevistëve, gabim i rëndë
    PROF. DR. RAMI MEMUSHAJ

    Po bëhen ditë që duket sikur shteti nuk ekziston më.

    Shëtitorja "Dëshmorët e Kombit" prej dy javësh është kthyer në një skenë ku, nën dritaret e zyrës së kryeministrit dhe të kryetares së Kuvendit Popullor, po luhet një dramë e dhimbshme e më shumë se 200 njerëzve, burra e gra, të cilët janë hedhur në një grevë urie.

    Dhe greva e tyre po arrin në kufijtë e qëndresës fizike njerëzore. Veç mitingjeve të përditshme në këtë shëtitore, ku mblidhen mijëra qytetarë nga të gjitha anët e vendit, protestues nga veriu në jug po bllokojnë rrugët kombëtare.

    Dhe në një situatë të tillë të nderë kryeministri i vendit po bredh fshatrave të Veriut me gërshërë në xhep për të prerë shirita përurimesh.

    Njëlloj si paraardhësi i tij Ramiz Alia, që endej maleve të Veriut për të trumbetuar arritjet e socializmit në një kohë kur sistemit monist i kishte ardhur fundi, edhe kryeministri ynë kërkon t'i shmanget realitetit, duke bërë sikur çdo gjë është normale.
    Shpërfillja e gjithë këtyre që po ndodhin është me shumë rrezik.

    Zoti Berisha nuk duhet ta ketë harruar se shembja e shtetit më 1997-ën ndodhi pikërisht se ai i nënvlerësoi protestat paqësore të qytetarëve dhe kërkesën e grevistëve të urisë për dorëheqjen e kryeministrit të asaj kohe. Duke mos i dhënë zgjidhje të shpejtë dhe të arsyeshme problemit, ai ndoqi rrugën e dhunës, që çoi në shembjen e shtetit.

    Për një kryeministër nuk është mençuri politike të injorojë një dramë që po ndodh me jetët e dyqind e ca vetëve poshtë dritareve të zyrës së tij.

    Nga pikëpamja humane, kjo pashpirtësi nuk i ka hije si njeri, si prind, si mjek dhe si politikan që është betuar para Kushtetutës t'i shërbejë popullit. Është pikërisht ai dhe jo kush tjetër që duhet t'i japë zgjidhje situatës: ose t'i japë fund grevës duke i nxjerrë grevistët nga çadrat, ose të ulet në bisedime me opozitën.

    Rruga e mesme që ka zgjedhur kryeministri, duke shpresuar në dorëzimin e grevistëve dhe të opozitës, mbart rreziqe të paparashikuara.
    Personalizimi i konfliktit politik, duke e kërkuar burimin e së keqes te kreu i opozitës, është një thjeshtëzim folklorik i problematikës.

    Problematika është shumë më e thellë se një konflikt midis dy individësh. Opozita, radhët e së cilës janë shtuar edhe me përfaqësues të së djathtës, nuk mund të injorohet.

    E mirë ose e keqe, kjo është opozita dhe shumicës që qeveris i bie barra të merret vesh pikërisht me këtë opozitë. Nuk mund të ketë të ardhme vendi pa opozitë dhe pa e dëgjuar opozitën. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh e as ka ndodhur që pozita qeverisëse ta modelojë opozitën sipas dëshirave të veta. Kjo mund të ndodhë në regjime që shtiren si demokratike, të cilat e duan opozitën si fasadë.

    Duke huazuar sjellje dhe propaganda të diktaturave fashiste e komuniste, si antimitingjet alla-Ramiz Alia dhe protestimet alla-gjeneral gramafoni të grave "demokrate", të grupeve të të përndjekurve e të lloj-lloj grupeve të nxitura, letrat e porositura të intelektualëve që janë vënë në rresht, deklarimet agresive të zëdhënësve e të tellallëve të shtetit etj., kryeministri po e shpërfytyron qeverisjen duke i dhënë asaj një natyrë fashistoide.
    Veprime të tilla që nuk i shkojnë një shteti demokratik, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e përçajnë skajshmërisht shoqërinë shqiptare edhe deri tani të shkërmoqur.

    Po më e keqja është se këto veprime e përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen. Pra, shpërfillja e dramës në shëtitoren "Dëshmorët e Kombit" është një gabim i rëndë.

    Ashti si injorimi i grevës dhe i protestave të qindra mijëra qytetarëve nga të katër anët e vendit, edhe tregimi i muskujve duke keqpërdorur policinë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë etj., nuk kanë rezultat tjetër veçse acarimin e situatës. Protestat janë paqësore, por provokimi i protestuesve me anë të forcave të rendit dhe duke përdorur lloj-lloj mënyrash të tjera, mund ta përkeqësojë gjendjen.

    Duke vepruar në këtë mënyrë, është si t'i hedhësh benzinë zjarrit. Përdorimi i dhunës kundër protestuesve paqësorë (ka muaj që protestohet, po nuk është thyer asnjë xham) do të ketë si produkt vetëm rrënimin e autoritetit të shtetit, edhe kështu shumë të brishtë.

    Veç kësaj, të mos harrohet edhe një rrethanë tjetër: jemi një vend i vogël, me lidhje të shumta historike, miqësie, krushqie, shoqërore midis krahinave, ndryshe çfarë mendojnë disa. Këto lidhje i paralizojnë edhe forcat e rendit, të cilat nuk mund të veprojnë si simotrat e tyre në Greqi, Itali etj.

    Kjo qe edhe arsyeja pse u shemb shteti më 1997, kur ushtarët dhe militantët e dërguar kundër protestuesve zhveshën uniformat dhe hodhën armët. Larg qoftë që shteti të shembet edhe një herë: kjo do të ishte një katastrofë për vendin, që nuk do t'i falej më kryeministrit tonë. Prandaj kësaj radhe duhet t'i bëjë mirë llogaritë dhe t'i japë zgjidhje të arsyeshme e të urtë situatës.

    Populli thotë: "Guri s'dredh, burri dredh". Kuptimi i kësaj shprehje është që, në situata të caktuara, një politikan i mençur dhe largpamës, duhet t'i rishikojë qëndrimet, duke ndjekur rrugën e arsyes. Të veprosh në këtë mënyrë, është burrëri dhe mençuri. Të udhëhiqesh nga pasionet dhe nga këshillat e këshilltarëve të këqinj nuk është burrëri, po kryeneçësi dhe mungesë mençurie.

    Ka ardhur çasti që kryeministri ynë ta lërë kryeneçësinë dhe t'i kthehet rrugës së urtësisë. Dhe sa më shpejt ta hedhë këtë hap, aq më mirë do të jetë për të dhe për të gjithë Shqipërinë.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Mjaftojne vetem keto fjale, per te kuptuar se cfare titujsh mban prof. dr.!?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •