Close
Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 289
  1. #161
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Kumbon mire kjo qe thua, Mia.
    Por edukimi per te cilin flet eshte i lidhur/varur ne kohe dhe rrethana. Duhen disa parakushte per te patur kuptim ky lloj edukimi. Duhen parakushte te shoqerise se gjere. Parakushte te vete femres e cila eshte ne fjale. Dhe parakushte subjektive te nje mashkulli. Kjo vlen kudo. Por ne shoqeri tjera keto parakushte (ne tri nivelet) ekzistojne me moti, ndaj respekti eshte me i lehte te krijohet.
    chono,edukimi i mashkullit do e bej edhe femren e edukuar.Lere mos me thuaj ate fraze "femra shtylla e blla blla...".Prane nje mashkulli te edukuar mbeshtet femra dhe ter shoqeria.Pa emancipim te mashkullit s'do emancipohet as femra edhe PIKË!

  2. #162
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Tashme te gjithe e dime se berthama e shoqerise eshte familja!Dhe familja sigurisht eshte produkt i nje dashurie te bukur e cila kurorezohet me qellimin e vetem te saj....martesen.Te martohesh do te thote t'i dyfishosh pergjegjesite dhe te humbasesh gjysmen e te drejtave.Kjo sigurisht vlen per te dy partneret.Dhe te dy keta partnere duhet qe te respektojne njeri-tjetrin,te ndihmojne njeri tjetrin,dhe te mbajne te fresket martesen e tyre e cila s'eshte gje tjeter vetem se nje perpjekje qe t'i zgjidhin problemet se bashku,probleme qe ,po te ishim vetem kurre s'do t'i kishim.
    Ne femrat luftojme per barazi gjinore, te mos diskriminohemi me nga seksi tjeter e te zeme vendin qe na takon ne shoqeri, pune,qeveri,e ne qeverisjet vendore...kurse burrat qe krahas detyres kryesore qe kane ne familje akoma mendojne se jane fuqi plote dhe se c'thone ata te behet ne familje...E te mos e zgjat me si mendoni ...

    A duhet te jete gruaja ne funksion te burrit apo...Diskutojme bashke!
    Ne teori gjerat duken te persosura ....barazi??? cfar naiviteti....por kur nje femer ska brek ne b...dhe familja e marton me mbleseri sepse ai eshte me te ardhme dhe me baze.....cfar i thua kesaj?

  3. #163
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Ne teori gjerat duken te persosura ....barazi??? cfar naiviteti....por kur nje femer ska brek ne b...dhe familja e marton me mbleseri sepse ai eshte me te ardhme dhe me baze.....cfar i thua kesaj?
    S'ka lidhje,ia "vesh breket" dhe cka pastaj?! Per ate "veshje" te ndihet e varur dhe jo e barabarte a?Martesa burre -grua,nuk ishte kush eshte me /pa baze!

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Ne teori gjerat duken te persosura ....barazi??? cfar naiviteti....por kur nje femer ska brek ne b...dhe familja e marton me mbleseri sepse ai eshte me te ardhme dhe me baze.....cfar i thua kesaj?
    Po HEN-RI! Ne keto duam te heqim nga mendjet e meshkujve!Nuk varet barazia se ka burri apo ka gruaja... do te punoni te dy palet dhe do te ngrihet ekonomia,aman punoni bashke dhe do te ndjehen te barabarte...teoria pa praktiken do te ishte qorre...prandaj te rinjte duhet te njihen vete ...ku ka mbleserira tani...pastaj mund te jete edhe e kunderta qe djali ia ve syrin nje vajze se i jati ka firme ndertimi,apo ndonje biznes tjeter....kesaj une i them fejese apo njohje me interes apo fare shkoqur...biznes!

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Nuk e di se pse kaq diskutime per kete teme.Eshte e kote te diskutojme kush eshte me i rendesishem femra apo mashkulli ,apo kush ka me shume atribute femra apo mashkulli. Te dy nuk bejne dot pa njeri tjetrin dhe bota nuk ecen perpara pa njeri tjetrin.

    Apo jam gabim Pranvera?
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  6. #166
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Kënga Lexo Postimin
    chono,edukimi i mashkullit do e bej edhe femren e edukuar.Lere mos me thuaj ate fraze "femra shtylla e blla blla...".Prane nje mashkulli te edukuar mbeshtet femra dhe ter shoqeria.Pa emancipim te mashkullit s'do emancipohet as femra edhe PIKË!
    Po ti ma zure fjaline ne fyt! : D
    Ok, do them dicka tjeter, qe te pelqen.
    Ajo eshte se kemi nje problem. Problemi eshte se flasim per "respekt", por pa njohur nje definicion te pershtatshem per kete term. Ndaj secili ia ve ketij termi parafytyrimin e vet personal qe ka per te. Keshtu qe si diktatori, si i miri te gjithe thone per vete: Une respektoj femren.

    Une do te te pyes ty apo femrat tjera ne forum ne lidhje me disa shembuj:

    Eshte respektim i femres, nese burri:

    1. pranon qe gruaja te fyej apo sjellet ashper ndaj anetareve te familjes se burrit?
    2. pranon qe gruaja te kaloje 3 jave pushime verore me shoke e shoqe pa burrin ne nje vend jashte shtetit?
    3. pranon qe gruaja te kete nje dashnor?
    4. pranon qe gruaja te mos beje asnje femij?

    Nese pergjigjesh/pergjigjeni me "Po", atehere: Eshte ky respekti, per te cilin flasim ne kete teme? Apo respekti, te cilin e doni te implementuar tek meshkujt shqiptare? Ne nê Perendim e dime se tek disa njerez (burra por dhe gra) keto gjera i takojne "respektit".

    Mungon perpilimi i hollesishem dhe adekuat i respektit, per te ditur se per cfare po flasim, nga jemi nisur te shkojme, nga kerkohet nga ne te shkojme, ne cilin aspekt te "ndryshojme".

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga SystemA
    Edukimi ta respektosh burrin,dhe ai burri ben te njejten gje me femren apo vajzen.
    Respekti dhe drejtimi janë dy gjëra të ndryshme. Në një bashkësi të gjithë duhet ta respektojnë njëri-tjetrin, por punët duhet të jenë të ndara dhe duhet të ketë hierarki. Po nuk pati hierarki, nuk ka bashkësi.

    Citim Postuar më parë nga mia@
    Do ishte mire ne Shqiperi te edukoheshin meshkujt se si te respektojne femren dhe, atehere nuk ka grindje.
    Duhet respekt o Bato, dhe jo nenshtrim. Me nenshtrim nuk mund te krijohet kurre nje familje e shendoshe dhe e lumtur.
    Ajo që i thashë Sistemit vlen edhe për ty.
    Sipas teorisë suaj, familja perëndimore duhet të ishte e shëndoshë, po ja që nuk është. Realiteti flet vetë, po ty nuk të pëlqen ta shohësh.

  8. #168
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Po nuk pati hierarki, nuk ka bashkësi.
    Dhe une mendoj keshtu. Shiko per shembull shtetet, kane demokraci, kane votime, mundesi per mendimdhenje apo influencim individual, por ne koke te kokes eshte nje mundesi per vendosje nese situata mbetet "pat". Pa kete gje krijohet diskrepanca, ndarja, shpartallimi.

    Por duhet ditur se nga hierarkia mund te lind dhe diktatura, monizmi e keso dukuri negative. Ndaj i kishta shtuar termit hierarki termin "e kontrolluar" apo te bazuar ne parime te pergjithshme.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Eshte respektim i femres, nese burri:

    1. pranon qe gruaja te fyej apo sjellet ashper ndaj anetareve te familjes se burrit?
    2. pranon qe gruaja te kaloje 3 jave pushime verore me shoke e shoqe pa burrin ne nje vend jashte shtetit?
    3. pranon qe gruaja te kete nje dashnor?
    4. pranon qe gruaja te mos beje asnje femij?

    ".
    Me keto pyetje qe shtron ti ofendon femren . Femra eshte e paafte per ty per te kuptuar c'eshte respekti?
    Shtroja keto pyetje vetes. Te duken normale?
    Feelings change - memories don't.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Ajo që i thashë Sistemit vlen edhe për ty.
    Sipas teorisë suaj, familja perëndimore duhet të ishte e shëndoshë, po ja që nuk është. Realiteti flet vetë, po ty nuk të pëlqen ta shohësh.
    Patjeter Bato. Ti thua ,'' Nenshtrohu ti, te jem i lumtur une."
    Feelings change - memories don't.

Faqja 17 prej 29 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •