Nė shoqėrinė njerėzore zenė njė vend tė veēantė festimet. Kjo vjen si njė nevojė e brendshme e njeriut pėr tu shkėputur nga puna, anagazhimet dhe rutina e pėrditėshme, por nė tė njėjtėn kohė dhe pėr tė krijuar njė marrėdhėnie me tė shkuarėn duke e sjellur atė nė pėrjetimin e sė tashmes duke aspiruar dhe synuar tė ardhmen. Festat tė cilat shoqėria njerėzore feston mbėshteten nė ngjarje e persona dhe mbi tė gjitha mbi mesazhin qė ato transmetojnė. E tillė ėshtė dhe festa e Pashkės, tė cilėn kėtė vit besimtarėt e krishterė e festojnė mė 4 Prill. Zanafillėn e saj do ta gjejmė nė zemrėn e historisė fetare dhe kombėtare tė popullit judaik.Gjendet nė kapėrcimin e detit tė kuq nė kohėn kur populli i Izraelit nė udhėheqjen e Moisiut (rreth shek XIV para Krishtit) u ēlirua nga robėria egjiptiane dhe marshoi drejt tokės sė premuar. Pikėrisht “Pashka” e gjen rrėnjėn e vetė nė fjalėn aramaishte pasha apo hebraishte pesah, ku mė e mundshme ėshtė e para. Kjo fjalė shpreh nė mėnyrė metaforike kėtė kalim tė popullit tė Izraelit nga robėria egjiptiane drejt tokės sė premtuar (Eksodi 12:13,23,27), por njėkohėsisht shpreh dhe ceremoninė teleturgjikale me kėngė dhe lutje rreth sakrificės (III Mbretėrit 18:21,26). Kjo festohej gjithmonė nė mbrėmje mė 14 tė muajit Abib ose Nisan (Eksodi 12:14, Levetiku 23:5). Festimi i Pashkės judaike kremtohej nėpėrmjet njė simbolike tė trefishtė: Sakrifica qengjit mė 14 ose 15 tė muajit Nisan, ngrėnia e bukės pa maja, sepse nuk kishin mundėsi tė merrnin maja apo brumė tė ardhur kur u nisėn nga Egjipti, si dhe ngrėnia e barishteve tė hidhura duke kujtuar nė kėtė mėnyrė hidhėrimet qė kishin kaluar nė tokėn e Egjiptit. Pashka ėshtė njė festė qė vazhdon tė festohet nga tė krishterėt, por qė nuk i referohet kalimit tė popullit izraelit nga robėria egjiptiane nė tokėn e premtuar. Pėr tė krishterėt Pashkė ėshtė momenti i kalimit nga vdekja nė jetė dhe ky moment lidhet me personin e Jisu Krishtit, i cili ndryshoi rrėnjėsisht historinė njerėzore. Pashka e krishterė lidhet me Krishtin i cili “u ngjall sė vdekurėsh, me vdekje, vdekjen shkeli dhe tė varrosurve jetėn u fali” psalet nė pėrlėshoren e ngjalljes. Gjatė shekullit II – III lindi problemi i festimit tė Pashkės pasi nė njė pjesė e kishave tė Azisė sė Vogėl e festojnė mė 14 tė muajit Nisan pavarėsisht nga ditėt e javės. Ndėrsa nė njė pjesė tjetėr Pashka festohej nė tė dielėn e parė pas ekuinoksit pranveror. Nė Sinodin e I-rė Ekumenik (325, nė Nikea tė Azisė sė Vogėl)) u vendos qė Pashka tė festohej nė tė dielėn e parė pas ekuinoksit pranveror qė bie nga 22 Marsi – 25 Prill sipas kalendarit Julian (pėr nder tė emrit Jul Ēezar, fillimet rreth vitit 44 para Krishtit). Por futja e kalendarit tė ri, Grigorian (pėr nder tė papa Grigorit tė Romės, fillimet nė vitin 1582 pas Krishtit) bėn qė koha e festimit tė Pashkės tė shkoj nga 3 Prilli – 8 Maj pėr shkak tė njė diference 13 ditėsh midis tyre. Duhet thėnė qė tė krishterėt orthodhoksė asnjėherė nuk e festojnė Pashkėn e tyre para ose tė njėjtėn ditė me Pashkėn Judaike dhe konkretish kėtė vit Pashka judaike festohet mė 3 Prill ndėrsa Pashka orthodhokse mė 4 Prill. Gjithashtu duhet thėnė se kishat orthodhokse ecin njė pjesė me kalendarin Grigorian, ku njė prej tyre ėshtė dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe njė pjesė me kalendarin Julian e megjithatė tė gjitha kishat orthodhokse e festojnė Pashkėn nė tė njėjtėn ditė, por nė data kalendarike fetare tė ndryshme. Kėshtu qė tė gjitha kishat orthodhokse do ta festojnė Pashkėn mė 4 Prill, por kjo datė ėshtė pėr ato qė zbatojnė kalendarin grigorian, ndėrsa pėr kishat qė zbatojnė kalendarin julian nė kėtė ditė ėshtė data ėshtė 23 Mars.

Pashka pėr tė krishterėt do tė thotė kalimi nga vdekja nė jetė, festė kjo qė lidhet me shumė ngjarje tė rėndėsishme, ku mė thelbėsore janė Kryqėzimi, Vdekja dhe Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. Janė kėto ngjarje tė cilat janė tė ngarkuara me njė ngarkesė emocionale, pasi pėrballen mohimi, mėkatėsia dhe kundėrvėnia e qenies njerėzore me dashurinė, faljen dhe sakrificėn e Krishtit. Duke pasur kėto ngarkesa emocionale duhet qė besimtarėt tė jenė pėrgatitur shpirtėrisht, pėr tė kuptuar dhe pėrjetuar kėto ngjarje. Ky ėshtė njė nga qėllimet qė besimtarėt orthodhoksė tė kreshmojnė plot 7 javė para Pashkės. Kreshmimi ėshtė nga njėra anė heqja dorė nga konsumi i mishit dhe nėnpordukteve tė tij, qumėshtit dhe nėnprodukteve tė tij, vezės dhe peshkut dhe nga ana tjetėr lutje mė tė gjata, njė reflektim dhe njė dedikim mė tė madh ndaj Zotit. Mėnjanimi i pėrkoshėm nga produktet ushqimore qė pėrmendėm mė sipėr nuk konsiderohet si njė pėrbuzje ndaj kėtyre produkteve, pasi ato janė tė mira tė dhuruara nga Perėndia dhe pėr besimtarėt orthodhoksė asgjė nuk ėshtė e papastėr. Por ky veprim bėhet qė besimtarėt tė ushtrojnė vetveten e tyre, tė kuptojnė dhe tė ndėrgjegjėsohen pėr urinė qė kanė tė uriturit e kėsaj bote, tė kuptojnė vuajtjet e tė vuajturve tė kėsaj bote. Gjithashtu me anė tė kreshmimit t’i lėnė mė shumė hapėsirė pėrkujdesjes dhe angazhimit shpirtėror. Besimtarėt duke kreshmuar dhe lutur mė shumė gjatė kėsaj periudhe pėrpiqen tė rregullojnė balancėn midis angazhimit trupor dhe atij shpirtėror, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do arrijnė tė kuptojnė ngjarjet e rėndėsishme tė Pashkės, ngjarje tė cilat shtrihen si nė botėn shpirtėrore edhe nė atė materiale.

Kreshma e Pashkės nuk ėshtė vėnė asnjėherė nė diskutim pavarėsisht se nė fillim tė shekullit tė III-tė filloi tė mbahej gjatė gjithė javės para Pashkės nė njė pjesė tė kishave tė krishtera dhe nga shekulli IV-ėr zbatohej nga tė gjitha kishat. Mė pas Kreshmės njė javore ju shtuan plot dhe gjashtė javė tė tjera dhe arsyet ishin: Parapėrgatitja mė e madhe pėr katikumenėt, ata qė do pagėzoheshin ditėn e Pashkės dhe njė “ripajtim” i besimtarėve me kishėn, pasi shpesh shikohej njė lloj ftohje nė marrėdhėniet e tyre me Perėndinė. Megjithė shtimin e gjashtė javėve kreshmė Java e Madhe, pra java para Pashkės nuk e humbi ritmin dhe rolin e saj parapėrgatitor. Nė fakt ajo fillon 8 ditė para Pashkės nga mbrėmja e diela paraardhėse, nga e Diela e Dafinave ose Palmave ku kremtohet Hyrja e Zotit Jisu Krisht nė Jeruzalem. Java e Madhe kulmin e arrin nė tre ditėt para Pashkės sepse nė ato ditė kremtojmė ngjarjet mė prekėse, ngjarje ku hidhėrimi dhe gėzimi, frika dhe guximi, mėkati dhe shenjtėria, errėsira dhe drita, vdekja dhe jeta ndeshen midis tyre nė fund tė fundit triumfon Ngjallja qė pėrmban brenda saj gėzimin, shenjtėrinė, dritėn dhe jetėn.

Nė kėto ditė Kisha me anė tė lutjeve, psaljes sė troparėve, leximeve nga Shkrimi i Shenjtė, veprimeve simbolike kuptimplotė, litania dhe nderimi i Kryqit dhe epitafit tė Zotin Jisu Krisht na fut nė njė botė tjetėr nė njė botė, e cila i kapėrcen kufijtė e saj. Nė kėto ditė do na vijnė nė mendje dhe do na jepet mė shumė mundėsia pėr tė kuptuar darkėn e fundit, Darkėn mistike qė Jisu Krishti ndau me apostujt e vet qė kremtohet tė Enjten nė mėngjes, arrestimin, gjykimin, kryqėzimin tė Enjten nė mbrėmje, varrosjen nė varr tė Premten nė mbrėmje, zbritjen nė Hadh dhe mbi tė gjitha Ngjalljen e Tij nė mesnatė midis sė Shtunės dhe tė Dielės. Duke qenė qė Pashka pėr tė krishterėt orthodhoksė do tė thotė kalim nga vdekja nė jetė ėshtė e lidhur me Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht. Kėshtu qė Ngjallja e Jisu Krishtit ėshtė ngjarja qendrore e jetės shpirituale tė Kishės Orthodhokse. Ky qėndrim vjen nga fakti qė mėkati pėr teologjinė dhe besimtarėt orthodhoksė nuk ėshtė njė thyerje rregulli apo ofendim ndaj Perėndisė, por njė tronditje e marrėdhėnies sė njeriut me Perėndinė, ėshtė njė errėsim i “ikonės” e me pasojė vdekjen e njeriut. Kėto elementė na tregojnė qė mėkati kishte pasoja ontologjike dhe jo thjesht morale apo ligjore tek njeriu, prandaj dhe ēlirimi i njeriut nga kjo situatė mund tė ndodhte me anė tė njė veprimi po aq ontologjik siē ėshtė Ngjallja.

Gėzimi dhe hareja qė ofron ngjallja e Krishtit dhe qė besimtarėt e pėrjetojnė duke marrė pjesė nė lutjet dhe pjesėmarrjen nė jetėn adhuruese tė kishės zbukurohet dhe me respektimin e disa traditave tė cilat u formuan me pėrjetimin pėr njė kohė tė gjatė.

Kur i referohemi traditave nė lidhje me Pashkėn nė mendje na vjen veza e kuqe. Ajo ėshtė njė veēori karakteristike e ditės sė Pashkės dhe mė tepėr ēukitja e vezėve. Veza simbolizon jetėn, qė ėshtė e mbyllur dhe e pėrgjumur brenda lėvozhgės sė saj qė nė momentin qė shpėrthen del nė dritė. Ngjyra e kuqe e vezėve simbolizon sakrificėn dhe nė rastin konkret simbolizon sakrificėn e Krishtit, simbolikė e fitores, gėzimit dhe jetės. Kėshtu lėvozhga e vezės simbolizon varrin e Krishtit, qė u hap dhe dha jetė. Po pėr vezėn e kuqe ekziston dhe njė gojėdhėnė e kishės. Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes sė Krishtit, vajti tek Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratė njė shportė me vezė tė bardha, sipas zakonit tė atėhershėm, ai i tha: Sa mund tė bėhen tė kuqe vezėt qė solle, ae mund tė jetė ngjallur Krishti. Dhe pėr ēudi, vezėt u bėnė menjėherė tė kuqe.

Pjesė tjetėr e traditės ėshtė buka e pashkės ku vendoset veza e kuqe nė mes, e cila duke qenė e ėmbėl shpreh kuptimin e ėmbėlsisė dhe lumturisė tė cilat i pėrmbajnė fjalėt e Zotit dhe lutjet e besimtarėve.

Fjala Pashkė shoqėrohet me fjalėn e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritėn qė del nga varri i Krishtit. Madje pėr tė pėrforcuar ndritshmėrinė e Pashkės besimtarėt marrin me anė tė llambadave tė zbukuruara dritėn, tė cilėn klerikėt e marrin nga flaka e kandilit tė pashuar tė Tryezės sė Shenjtė, e cila simbolizon varrin e Krishtit tė ngjallur dhe e ēojnė nė shtėpitė e tyre duke bėrė kryqin nė pragun e shtėpisė dhe duke e mbajtur kėtė flakė tė pashuar pėr 40 ditėt. Marrja e flakės nga tryeza e shenjtė qė ju jepet besimtarėve simbolizon flakėn qė del ēdo vit nga varri Krishtit nė Jeruzalem ditėn e Pashkėve Orthodhokse, flakė e cila merret dhe shpėrndahet nėpėr kisha tė vendeve tė ndryshme. Padyshim qė pjesė e tryezės sė festimit tė Pashkės ėshtė mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi nė therrore duke u sakrifikuar pėr mėkatet e njerėzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rė e Petrit, Zbulesa 5:6).

Atmosferėn e Pashkės besimtarėt e shprehin duke uruar “Gėzuar pėr shumė vjet Pashkėt”, por ajo qė shpreh mė shumė frymėn e periudhės sė Pashkės ėshtė pėrshėndejta “Krishtit u ngjall” dhe si pėrgjigje ka “Vėrtet u ngjall”.



Thoma Ēomėni