Thirrja e krishterė nė liri ėshtė njė dhuratė qė bėn tė pėrgjegjshėm dhe vė nė provė tė fortė atė qė do ta fitojė.
Nen shumė tensione
Historia ka njė arritje, qė ėshtė Krishti. Ne e dimė qė ėshtė e mundur ta arrijmė, por pa rėnė nė njė optimizėm tė theshtė. Jemi tė ripėrtėrirė dhe tė ēliruar nga Krishti, por jo me njė dekret qė na liron nga angazhimi ynė. Liria ėshtė njė dhuratė dhe sė bashku njė fitore. E dėshmojnė kushtet shpesh tė rėnda tė ekzistencės: prirja drejt tė keqes, lodhja e tė bashkėjetuarit sė bashku, ashpėrsia e ligjeve, padrejtėsitė shoqėrore, pesha e mungesės sė kuptimit, vėshtirėsi dhe probleme gjithmotė tė reja, janė zinxhirė tepėr tė njohura dhe tė eksperimentuara. As edhe nė parajsėn tokėsore liria ishte pėr njeriun njė zotėrim i qetė, nėse do tė mėsonte pėrpara me eksperiencėn tė njihte veten, tė njihte krijesat, dhe mė pas tė bėhej zot; mbi tė gjitha nėse i ishte nėnshtruar provės sė bėsnikėrisė ndaj fjalės sė Hyjit.
Thirrja e krishterė nė liri ėshtė njė dhuratė qė bėn tė pėrgjegjshėm dhe vė nė provė tė fortė atė qė do ta fitojė. Ata qė zgjedhin kėtė rrugė e dinė mirė qė janė nėn tensione tė shumta: tė qėndrojnė pas Krishtit dhe tia arrijnė tė ecin nėpėr rrugėt e ndėrtuara nga njerėzit; tė vihen me zemėr tė butė nė dėgjim tė traditave dhe tė magjisterit tė Kishės dhe tė dinė tė lexojnė shenjat e kohėve; ta jetojnė jetėn e bashkėsisė me pjesėmarrje tė sinqertė dhe vepruese dhe tė vlerėsojnė gjenialitetin dhe krijimtarinė personale.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt