Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    Thirrja e krishterė nė liri ėshtė njė dhuratė qė bėn tė pėrgjegjshėm dhe vė nė provė tė fortė atė qė do ta fitojė.



    Nen shumė tensione

    Historia ka njė arritje, qė ėshtė Krishti. Ne e dimė qė ėshtė e mundur ta arrijmė, por pa rėnė nė njė optimizėm tė theshtė. Jemi tė ripėrtėrirė dhe tė ēliruar nga Krishti, por jo me njė dekret qė na liron nga angazhimi ynė. Liria ėshtė njė dhuratė dhe sė bashku njė fitore. E dėshmojnė kushtet shpesh tė rėnda tė ekzistencės: prirja drejt tė keqes, lodhja e tė bashkėjetuarit sė bashku, ashpėrsia e ligjeve, padrejtėsitė shoqėrore, pesha e mungesės sė kuptimit, vėshtirėsi dhe probleme gjithmotė tė reja, janė zinxhirė tepėr tė njohura dhe tė eksperimentuara. As edhe nė parajsėn tokėsore liria ishte pėr njeriun njė zotėrim i qetė, nėse do tė mėsonte pėrpara me eksperiencėn tė njihte veten, tė njihte krijesat, dhe mė pas tė bėhej zot; mbi tė gjitha nėse i ishte nėnshtruar provės sė bėsnikėrisė ndaj fjalės sė Hyjit.

    Thirrja e krishterė nė liri ėshtė njė dhuratė qė bėn tė pėrgjegjshėm dhe vė nė provė tė fortė atė qė do ta fitojė. Ata qė zgjedhin kėtė rrugė e dinė mirė qė janė nėn tensione tė shumta: tė qėndrojnė pas Krishtit dhe t’ia arrijnė tė ecin nėpėr rrugėt e ndėrtuara nga njerėzit; tė vihen me zemėr tė butė nė dėgjim tė traditave dhe tė magjisterit tė Kishės dhe tė dinė tė lexojnė shenjat e kohėve; ta jetojnė jetėn e bashkėsisė me pjesėmarrje tė sinqertė dhe vepruese dhe tė vlerėsojnė gjenialitetin dhe krijimtarinė personale.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Virtytet e njeriut nuk janė mė vetėm pushtet angazhimi personal;
    janė dhuratė nga Zoti!


    Tė modelohemi si Krishti

    “Ju dhashė shembullin qė ashtu si bėra unė, tė bėni edhe ju” (Gj. 13,15). Ėshtė ligji i veprimit tė krishterė, pėr tė cilin shikimi i besimtarit ėshtė gjithmonė i drejtuar nga Krishti, angazhimi i tij synon vetėm imitimin e Krishtit.
    Tė imitosh Krishtin ėshtė tė kemi nė ne “tė njėjtat ndjenja qė qenė nė Krishtin Jezus” (Fil 2,5): vėmendja e tij e veēantė pėr vuajtjen njerėzore, varfėria e jetės sė tij, dashuria e tij pėr tė varfrit, tė sėmurėt, mėkatarėt, aftėsia e tij pėr tė shqyrtuar zemrat, forca e tij kundėr ēdo hipokrizie, shpallja e tij paqeje dhe shėrbimi, bindja e tij ndaj vullnetit tė Atit.

    Nė shenjė tė Pashkėve tė krishterėt pėrparojnė nė njė ecje qė ėshtė njė kalim i vazhdueshėm nga mėkati nė jetėn e hirit. Nga njė mėnyrė ekzistence tė njė krijese tė dobėt dhe tė vdekshme, Krishti i bėn tė kalojnė nė jetėn e re tė ringjalljes qė ėshtė forca ripėrtėritėse e botės.
    Pushtet gjallėrues i kėsaj ekzistence tė re ėshtė Shpirti i tė Ringjallurit: (Rm 8,9).

    “Ėshtė Shpirti qė jep jetėn” (Gjn 6,63), futet nė pėrpjekjen personale, e nxit, e gjallėron; na bėn tė aftė tė veprojmė si gjymtyrė tė Krishtit, si bij tė Atit, pėr ndėrtimin e Mbretėrisė.

    Vetėm nga Shpirti vjen kuptimi suprem i jetės nė korrispondencė me projektin e Hyjit, pėr ta jetuar sipas vetė personalitetit, nė bashkėsinė njerėzore dhe tė krishterė.

    Virtytet e njeriut nuk janė mė vetėm pushtet angazhimi personal: janė dhurata dhe karizma, domethėnė mundėsi personale pėr tė vepruar me forcėn qė vjen nga Hyji.

    Nga kjo larmia e habitshme qė shihet te shenjtėrit, nė pėrshpirtėritėe ndryshme, nė Kishat vendore. Krishti nuk pushon sė habituri pėr fuqinė origjinale tė Shpirtit tė tij me tė cilin merr dhe i shndėrron njerėzit: krijimtari me horizonte tė pafund.



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #13
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Gjithmonė tė pranishėm, gjithmonė aktiv!


    Nuk ka mė hapėsirė, nė kėtė pikė, pėr fatalizėm dhe pėr ēdo tundim ikjeje. Kjo bota jonė, kjo historia jonė nuk janė tė huaja pėr ne: nė origjinė, nė kohė, nė pikėmbėrritjen e fundit del vetė realiteti i Hyjit. I njė Hyji qe ėshtė, ėshtė futur nė kompromis derisa ėshtė bėrė pjesė, njeri si ne, derisa ėshtė bėrė pjesė e jona, Shpirt i jetės sonė.

    Besimtarėt, atyre qė u ėshtė dhėnė zbulimi i plotė i kėtij misteri, e dinė qė shtegtimi i tyre nė histori nuk ėshtė njė provė e thjeshtė. E dinė qė bota nuk nuk mund tė jetė nė vetvete, por realizohet vetėm nė imazh tė Krijuesit tė tij. Ata, pra, plotėsisht pjesėmarrės tė historisė njerėzore, bėhen bashkėpunėtorė tė krijimit tė vazhdueshėm tė Hyjit, qė bota tė modelohet sipas imazhit tė bashkimit tė tij tė dashurisė.

    Tė mbledhur nga Shpirti nė Kishė, nuk e vėnė nė kundėrshtim me botėn, por e ndjejnė si tharmi qė ėshtė i thirrur tė shumojė tėrė realitetin njerėzor, farėn e ēmuar tė njė Mbretėrie qė pranon gjithēka, gjykon, pastron dhe shndėrron.


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-05-2010 mė 20:02
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #14
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Vetėm Krishti bėn tė lindė dashuria qė tė bėn tė zbulosh nė tjetrin - krijesėn e modeluar sipas imazhit tė Hyjit!



    Tė dashur, ta duam njėri-tjetrin, sepse dashuria vjen nga Hyji, dhe, secili qė ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe Hyjin e njeh. Kush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin, sepse Hyji ėshtė dashuri. (Gjn 4,7-8)

    Tė futur nė njė projekt dashurie;

    Ligje zotėruese sot nė masė tė gjerė janė interesi dhe efektshmėria. Pėr kėtė pak gjėra kanė tė njėjtėn forcė ēarėse sa gjesti falas i dhuratės, sepse kundėrshton logjikėn e thatė tė pėrfitimit. Ėshtė njė gjest lirie absolute, i frymėzuar nga vlera tė vėrteta: si miqėsia, respekti, pėrkushtimi. Ėshtė si njė rigjetje e dinjitetit tonė, pėr tė mos hequr dorė nga cilėsive tona mė tė mira dhe shijes sė tė jetuarit.

    Tė dhurohesh do tė thotė t’u pėrgjigjesh nė mėnyrė efikase aspiratave mė tė vėrteta tė qenies sonė, duke realizuar plotėsisht vetveten. Jetojmė sepse duam, vdesim ose jemi tė vdekur, kur nuk duam mė. Por deri edhe dashuria mė e shėndoshė dhe bujare rrezikon tė infektohet nga egoizmi, nėse nuk gjen njė pushtet tė ndryshėm qė ta shpėtojė.

    Ēdo njeri di qė ndjenjat qė shoqėrojnė dhuratėn vlejnė mė shumė se sasia e tė mirave qė na ofrojnė.

    Lajmi i krishterė, duke rivlerėsuar kuptimin e thellė tė tė dhuruarit falas, sjell njė “mė shumė” qė shndėrron dashurinė nė njė urdhėrim me njė tė re absolute.

    Vetėm Krishti bėn tė lindė dashuria qė tė bėn tė zbulosh nė tjetrin krijesėn e modeluar sipas imazhit tė Hyjit, e thirrur tė bėhet biri i tij dhe trashėgimtari.

    Duhuni "ashtu si ju kam dashur unė.."!

    Jezusi, nė gjithė ekzistencėn e tij, nuk na ka dhėnė vetėm dėshmi tė gjallė tė dashurisė sė Hyjit ndaj njerėzve, por na ka bėrė pjesėmarrės tė saj. Para mundimeve, kur u nda nga tė vetėt, Jezusi iu lut kėshtu Atit: „Dashuria me tė cilėn mė ke dashur tė jetė nė ta dhe unė nė ta“ (Gjn 17,26). Me shėn Gjonin mund tė pėrsėrisim: Kush dėshmon se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit, Hyji mbetet nė tė edhe ai nė Hyjin. Ne e njohėm dashurinė qė Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj. Hyji ėshtė Dashuri, dhe, kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė. (1 Gjn 4,15-16).

    Kjo dhuratė dashurie qė na bėn bij, lind angazhimin tė duam Atin dhe vėllezėrit dhe na bėn tė aftė tė duam me dashurinė me tė cilėn Hyji do, krijon, dhurohet, shpėton.

    Ėshtė njė dashuri qė nuk njeh masė. Jezusi nė fakt pohon: "sepse Biri i njeriut nuk erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por qė ai tė shėrbejė e tė japė jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė.” (Mk 10,45). Gjatė darkės sė fundit ai, Zoti dhe Mėsuesi, u lan kėmbėt dishepujve; ditėn e Pashkėve iu paraqitet apostujve dhe u tregon duart dhe kėmbėt e shpuara, si pėr tė thėnė: vdekja ime ėshtė njė gjest dashurie pėr ju dhe pėr tė gjithė njerėzit.

    Kjo pra na jep tė kuptojmė se ėshtė njė dashuri qė krijon bashkim. Duke e bashkuar bashkėsinė e besimtarėve - Kishen e Shenjte - nė njė trup tė vetėm, vepron nė botė si tharm pėr bashkimin, shenjė e vėllazėrisė sė vėrtetė, sepse tė gjithė jemi bij tė njė Ati tė vetėm.

    Ėshtė njė dashuri hyjnore qė tregon rrėnjėn e fundit tė ēdo dashurie dhe tė renė e saj absolute. (Gjn 3,16-17).

    Me kėtė dashuri Jezusi ka bėrė njė urdhėr: „duhuni“, dhe njė masė: „si unė ju kam dashur ju“. Dhe nė zbatimin e njė urdhėri tė tillė na ka bėrė tė zbulojmė dinjitetin e thirrjes sonė.



    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-05-2010 mė 20:00
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #15
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Nga Shpirti besimtarėt janė tė futur nė horizontin e dashurisė trinitare!


    Nė horizontin e Trinisė

    „Qėndroni nė dashurinė time“ (Gjn 15,9), kėmbėngul Jezusi me dishepujt e tij. Tė qėndrosh nė dashurinė e tij dhe tė jesh i qėndrueshėm nė zbatimin e urdhėrimeve tė tij, siē ka bėrė ai me Atin, duke qėndruar nė dashurinė e tij. Forca e Shpirtit do tė na bėjė tė aftė.

    Duke u ripėrtėrirė nga brenda, Shpirti na bėn tė shenjtė, mbjellės gėzimi dhe shenjtėrie. "Pra, tė tillė ishit disa, por u latė, por u shenjtėruat, por e fituat shfajėsimin nė saje tė Emrit tė Jezu Krishtit Zot dhe tė Shpirtit tė Hyjit tonė. Lavdėroni nė trupin tuaj Hyjin"(1 Kor 6,11).

    Shpirti, i marrė nė Pagėzim, nė Krezmin dhe nė Eukaristi, ripėrtėrin nė Kurorėn martesore dashurinė e bashkėshortėve dhe i hap ndaj dahsurisė krijuese, mbėshtet ministrat e Kishės nė shėrbimin e tyre, i rijep faljen e Hyjit mėkatarit tė penduar, forcon vėllain e sėmurė, e shėron ndonjėherė, ose e shoqėron nė takim me Zotin nė luftėn me vdekjen.

    Nga Shpirti besimtarėt janė tė futur nė horizontin e dashurisė trinitare. Pėr sa mund tė duhet e habitshme, Trinia ėshtė bėrė tani familjare me njeriun, ne mbajmė emrin e saj, pėrsėrisim nė mes tė bashkėjetesės sonė tė bėrjes ēmos tė patregueshėm tė Atit ndaj Birit, tė Birit ndaj Atit, nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė.

    Tė duash Hyjin nuk ėshtė mė tė duash njė qenie tė pakapshme. Ėshtė tė njohėsh dhe tė pranosh gjithēka qė dashuria e tij ka derdhur mbi njeriun, derisa ėshtė bėrė njė si ne pa u dalluar nga mė i pėruluri dhe mė i varfri. Ėshtė tė duash Hyjin nė Jezusin qė „ka punuar me duar njeriu, ka menduar me mendje njeriu, ka vepruar me vullnet njeriu, ka dashur me zemėr njeriu“ (GS, 22).

    Tė duash Jezu Krishtin ėshtė tė duash Atin ne Birin nė tė cilin ėshtė treguar, kėshtu qė tė shohėsh Jezusin ėshtė tė shohėsh Atin „qė na ka dashur i pari“ (1 Gjn 4,19).

    Tė duash Hyjin ėshtė tė marrėsh qė na shtyn tė japim: ėshtė tė ndjesh qė na ka pėr zemėr sepse do dashurinė tonė, e kėrkon, e nxit, na fton nė dialog dhe nė bashkim me tė dhe mes nesh.



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #16
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Dashuri tė pandashme - Hyji dhe njeriu!


    Pėr dashurinė e tij tė madhe Ati na ka dashur nė Birin me gjithė Shpirtin e tij: dashuria e Hyjit u ndikua nė zemrat tona me anė tė Shpirtit Shenjt qė na u dhurua. (Rm 5,5).

    Caritas ėshtė dashuria me tė cilėn Hyji na ka dashur dhe qė na komunikon nėpėrmjet Shpirtit tė Jezu Krishtit. Nėpėrmjet dashurisė mund ta duam Hyjin dhe vėllezėrit me dashurinė me tė cilėn Ati do Birin dhe ne.

    Nė kėtė qėndron risia e krishterė e dashurisė: dashuria jonė, duke pasur origjinė hyjnore, nuk ėshtė shumė njė shfaqje e vullnetit tonė tė mirė por njė pjesėmarrje nė vetė dashurinė e Hyjit qė na komunikohet.

    Para sė gjithash, Hyji na jep aftėsinė tė duam atė; dhe mbi kėtė dhuratė shartohet dashuria e tė afėrmit: Kushdo beson se Jezusi ėshtė Mesia, ėshtė i lindur prej Hyjit. Kushdo e do prindin, do edhe tė lindurin prej tij. 2 Me kėtė gjė e dimė se i duam fėmijėt e Hyjit: nėse e duam Hyjin dhe i mbajmė urdhėrimet e tij. (1 Gjn 5,1-2).

    Me tė njėjtėn qartėsi shėn Gjoni paraqet pėrmasėn tjetėr thelbėsore tė dashurisė sė krishterė: „Kush nuk do veėllain e vet qė sheh, nuk mund tė dojė Hyjin qė nuk sheh“ (1 Gjn 4,20). Njeriu, cilido njeri, ėshtė shkurre e pėrjetshme e zjarrtė e Hyjit, vendi i pėrjetshėm i shfaqjes sė tij. Pėr kėtė Jezusi ka bashkuar nė mėnyrė tė pazgjidhshme dashurinė e tė afėrmit me atė tė Hyjit dhe ka bėrė vetėm njė urdhėrim. Tė duash Hyjin do tė thotė tė takosh njeriun dhe t’i shėrbesh; tė bėsh ecjen me njeriun do tė thotė tė takosh Hyjin, princip dhe arsye e ēdo tė mire.

    Kur thuhet qė i krishteri do tė afėrmin „pėr dashuri tė Hyjit“ nuk duhet tė kuptohet qė i afėrmi ėshtė njė shkallė ku duhet tė vihet kėmba pėr tė shkuar te Hyji. Duke dashur tė tjerėt pranojmė ato vlera qė jatė tė tyre; por i duam ato vlera nėn dritėn e Hyjit, tė Krishtit dhe tė Shpirtit tė tij, sepse janė Personat hyjnorė qė janė nė origjinėn e pasurive qė njeriu zotėron.

    I krishteri ėshtė i thirrur ta dojė tjėtrin sipas kėtij plani dashurie qė Ati do tė realizojė nė tė, qė tė piqet dhe tė rritet nė lirinė e bijve tė Hyjit, deri nė pėrmasėn e njeriut tė pėrkryer qė ėshtė Krishti. Siē bėjnė shenjtėrit, shembuj tė gjallė tė dashurisė sė pandashme tė Hyjit dhe tė njeriut.

    Ku ka dashuri tė vėrtetė tė Hyjit, ka gjithmonė shėrbim pėr njeriun. Ku ka dhuratė, pėlqim, liri pėr t’u shprehur nė mė tė mirėn liri, erė e mirė shoqėrie tė mirė, shėrbim i vėrtetė i njeriut, aty ėshtė Zoti.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #17
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Flakė qė ndriēon gjithēka dhe pastron gjithēka!



    Nė dashuri janė tė sjellura, si nė njė shkallė inkandeshence, feja dhe shpresa. Nė flakėn e saj ndizen tė gjitha virtytet e tjea: varfėria, pėrvujtėria, kujdesi, drejtėsia.

    Dashuria ėshtė „ lidhje e pėrkryeshmėrisė“. Si dritė qė ndriēon gjithēka, si kripė qė i jep shije gjithēkaje, ajo u „jep formėn“ tė gjitha virtyteve, domethėnė i bėn forca dinamike qė e drejtojnė tė krishterin nga Zoti. Nuk ka pengesa pėr njė fe tė gjallėruar nga dashuria dhe pėr njė dashuri tė ushqyer nga feja: ashtu siē nuk ka pengesa pėr shpresėn.

    Angazhimi i dobishėm i nxitur nga dashuria bėhet energji shndėrruese e njeriut dhe e botės; dhe qielli bėhet rrugė mbi rrugėt e tokės, me gjithė peshėn e materies dhe ikjen e kohės. „Parajsa e bashkėsive rregulltare ėshtė nė dashurinė“ u thonte shėn Vinēenc de’ Paoli bashkėvėllezėrve tė tij dhe motrave tė tij.

    Nė dashurinė merr kuptim tė bindshėm varfėria ungjillore. Krishti ėshtė bėrė i varfėr nga i pasur qė ishte, pėr t’i bėrė tė ēmueshėm njerėzit me jetėn e tij tė dashurisė. Nga momenti qė dashuria mban parasysh gjithė njeriun nuk
    duhet tė ndahet kurrė nga drejtėsia dhe nga vepra e saj e nxitjes:

    „Pėr tė ndėrtuar njė jetė politike mė tė vėrtetė njerėzore, nuk ka asgjė mė tė mirė se sa tė kultivohet ndjenja e brendshme e drejtėsisė, e dashurisė, dhe e shėrbimit tė tė mirės sė pėrbashkėt, dhe tė forcohen bindjet themelore mbi natyrėn e vėrtetė tė bashkėsisė politike dhe tė qėllimit tė saj, mbi ushtrimin e ligjshėm dhe mbi kufijtė e kompetencės sė pushteteve publike“ (GS, 73).

    Liria e Shpirtit tė Shenjtė, qė ėshtė nė bazėn e dashurisė sė krishterė, e bėn dashurinė jo vetėm njė nga ligjet e shumta qė rregullojnė sjelljen tonė, por ligji suprem, qė ėshtė sipėr ēdo norme tė veēantė dhe sė bashku forca e brendshme qė i gjallėron, kriteri pėr tė gjitha zgjedhjet.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Armiqtė pėr t’u dashur


    ‘Duajini armiqtė tuaj, bėjuni mirė atyre qė ju urrejnė, bekojini ata qė ju mallkojnė, lutuni pėr ata qė dijekeqas ju mundojnė’. (Lk 6,27-28.35):
    urdhri i Krishtit tė duam armiqtė qėndron nė kulm tė eksperincės sė krishterė dhe pėrfaqėson njė dorėzim vendimtar.

    Armiq nuk janė vetėm ata qė na urrejnė dhe na bėjnė tė keqen, ata me tė cilėt kemi kundėrshti tė pashėrueshme, por edhe ata qė e mendojnė ndryshe, duke qenė nga ana tjetėr, ata qė tregojnė qė nuk na vėnė re, na braktisin nė vetminė tonė.

    I takon dashurisė tė krijojė pėr ta raste takimi dhe hapjeje, tė jenė tė gatshėm ta thyejnė rrethin e tyre, tė rikrijojnė mikpritjen, tė sfidojnė indiferencėn. Nėse duam tė fillojmė tė arrijė Mbretėria, duhet tė ndryshohet mėnyra e bashkėjetesės dhe tė vlerėsohet takimi. Miqėsia jo vetėm jepet, por edhe merret me tė njėtin angazhim, dhe kėshtu do tė lulėzojė mirėnjohja, qė ėshtė gjysma tjetėr e tė dashurit shumė. Nuk mjafton ta duam tė afėrmin sė bashku me Hyjin, duhet tė lihemi tė duhemi, nėse nuk duam tė refuzojmė pėrgjigjen qė Hyji na ofron nė tė afėrmin.

    Nė angazhimin e dashurisė ungjillore merr forcė tė veēantė dėshmia e urdhėrit tė faljes. Ai na kėrkohet nga dashuria e mėshirshme e Atit qė do t’i shpėtojė tė gjithė njerėzit dhe (Mt 5,45). Hyji ėshtė gjithmonė i gatshėm t’i falė fajet (mėkatet) tona, por kėrkon qė pėr hirin e pajtimit tė tij edhe ne tė tregohemi tė aftė si ai, tė falim vėllezėrit, gjithmonė dhe megjithatė. (Ef 4,32). Nuk ėshtė njė nxitje e thjeshtė, por ėshtė kusht qė tė na jepet falja e Hyjit: (Lk 6,37-38).

    Edhe aty ku duhet tė ushtrohet drejtėsia ndaj atij qė ka gabuar, dashuria e krishterė, qė di „tė fitojė tė keqen me tė mirė“ heq rrėnjėn e urrejtjes, thėrret nė kėrkimin e qėndrueshėm tė rekuperimit tė vėllait dhe tė respektit tė dinjitetit tė tij si bir i Hyjit.


    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #19
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Tė besueshėm pėr bashkimin nė dashuri!


    Bashkėsitė e krishtera nuk janė tė besueshme nėse nuk japin shembull tė bashkimit nė dashuri, qė ka burimin dhe kulmin nė Eukaristinė. Shprehje efektive e dashurisė kishtare ėshtė „gostia e sakrificės“, ku Hyji bėhet buka mistike qė ne tė rritemi me tė.

    Pali qorton me ashpėrsi ata besimtarė tė Korintit qė gjatė asmblesė liturgjike konsumojnė darkėn e tyre nė mėnyrė egoiste, pa i bėrė pjesėmarrės tė varfrit: (1 Kor 11,20). Pasi atėherė kulti vishet me hipokrizi dhe kundėrshton nė fakte bashkimin qė Eukaristia do tė thotė dhe tė realizojė. Pėr kėtė apostulli kėmbėngul duke kujtuar thelbin e dashurisė, e drejtuar tė shprehė nė ēdo raport personal komunikimin e Shpirtit qė na ėshtė dhėnė, tė formojė nė Krishtin njė zemėr tė vetme dhe njė shpirt tė vetėm, tė realizojė bashkimin imtim tė jetės me Atin. E boshatisur nga ky thelb nuk do tė kishte kuptim as dhurata mė bujare vėllezėrve.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •