Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpėtimi i Hyjit

    DOMINIKANĖT
    Written by Bernard Caruana O.P.



    - I -


    LIGJI DHE HIRI


    I thirrur nė lumturi, por i plagosur nga mėkati, njeriu ka nevojė pėr shpėtimin e Hyjit. Ndihma hyjnore i jepet nė Krishtin, nėpėrmjet Ligjit qė e drejton dhe nė hir e mbėshtet:

    Kėshtu, pra, tė dashurit e mi, ju qė ishit gjithmonė tė dėgjueshėm, jini, jo vetėm nė praninė time, por shumė mė tepėr tani qė nuk jam pranė jush; punoni me frikė dhe me drojė tė madhe pėr shėlbimin tuaj. (Fil 2, 12-13)



    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 16-04-2010 mė 13:24
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    LIGJI MORAL



    Ligji moral ėshtė vepėr e Urtisė hyjnore. Mund tė pėrkufizohet, nė kuptimin biblik, si njė mėsim atėror, njė pedagogji e Hyjit. I pėrshkruan njeriut rrugėt, normat e sjelljes qė ēojnė nė lumturinė e premtuar; i ndalon rrugėt e tė keqes, qė largojnė nga Hyji dhe nga dashuria e tij. Ajo ėshtė nė tė njėjtėn kohė e ashpėr nė norma dhe e ėmbėl nė premtimet e saj.

    Ligji ėshtė njė rregull sjelljeje e nxjerrė nga autoritetet kompetente pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Ligji moral parashikon regullin racional tė vendosur mes krijesave, pėr tė mirėn e tyre dhe pėr qėllimin e tyre, tė dijes, tė mirėsisė sė Krijuesit. Ēdo ligj gjen nė Ligjin e pėrjetshėm tė vėrtetėn e tij tė parė dhe tė fundit. Ligji ėshtė i shpallur dhe i vendosur nga arsyeja si njė pjesėmarrje nė provaninė e Hyjit tė gjallė, Krijues dhe Shėlbues i tė gjithėve. “Rregullimi i arsyes, ja ē’ka quhet ligj”.

    “Njeriu ėshtė i vetmi ndėr qeniet e gjalla qė mund tė jetė krenar qė ka marrė njė Ligj nga Hyji; kafshė me arsye, i aftė tė kuptojė dhe tė pėrzgjedhė, ai do tė rregullojė sjelljen e tij duke pėrdorur lirinė e tij dhe arsyen e tij, nė besimin e plotė ndaj atij qė i ka besuar gjithēka”.

    Shprehjet e ligjit moral janė tė ndryshme, dhe tė gjitha janė tė koordinuara mes tyre: Ligji i pėrjetshėm, burim, nė Hyjin, i tė gjitha ligjeve; ligji natyror; Ligji i zbuluar, qė pėrmban Ligjin e vjetėr dhe Ligjin e ri ose ungjillor; nė fund ligjet civile dhe kishtare.

    Ligji moral gjen nė Krishtin plotėsinė e tij dhe njėsinė e tij. Jezu Krishti vetė ėshtė udha e pėrkryeshmėrisė. Ėshtė fundi i Ligjit, sepse vetėm ai mėson dhe jep drejtėsinė e Hyjit: “Sepse, ai qė i dha fund Ligjit tė Moisiut ėshtė Krishti pėr shenjtėrimin e secilit qė beson.” (Rm 10,4).



    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 16-04-2010 mė 13:30
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    I. Ligji moral natyror



    Njeriu merr pjesė nė diturinė dhe nė mirėsinė e Krijuesit, qė i jep zotėrimin e akteve tė tij dhe aftėsitė pėr t’u vetėdrejtuar drejt tė vėrtetės dhe tė mirės. Ligji natyror shpreh kuptimin moral origjinal qė i lejon njeriut tė zgjedhė, nėpėrmjet arsyes, tė mirėn dhe tė keqen, tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn:

    “Ligji natyror ėshtė e shkruar brenda dhe e gdhendur nė shpirtin e tė gjithė njerėzve; ai nė fakt ėshtė arsyeja njerėzore qė detyron tė sillesh mirė dhe ndalon mėkatin. (…) Kjo normė e arsyes njerėzore, ama, nuk ėshtė nė gjendje tė ketė forcėn e ligjit, nėse nuk ėshtė zėri dhe interpretuesi i njė arsyeje mė tė lartė, tė cilės shpirti ynė dhe liria jonė duhet t’i nėnshtrohen”.

    Ligji hyjnor dhe natyror i tregon njeriut rrugėn pėr tė ndjekur pėr tė bėrė tė mirėn dhe tė arrijė qėllimin e tij. Ligji natyror tregon normat e para dhe themelore qė rregullojnė jetėn morale. Ka si themel synimin dhe nėnshtrimin ndaj Hyjit, burim dhe gjykatės i ēdo tė mire, dhe gjithashtu kuptimin e tjetrit si tė barabartė me vetveten. Nė normat themelore ai ėshtė i paraqitur nė Dekalog. Ky ligj ėshtė i thirrur natyror jo nė raport me natyrėn e qenieve irracionale, por sepse arsyeja qė e bėn tė njohur ėshtė e vetė natyrės njerėzore:

    “Ku janė tė shkruara kėto rregulla, veēse nė librin e asaj drite qė quhet e vėrtetė? Nga kjo, pra, diktohet ēdo ligj i drejtė dhe transferohet nė zemrėn e njeriut qė ushtron drejtėsinė, jo duke emigruar nė tė, por gati duke u lėnė gjurmė nė tė, si imazhi kalon nga unaza nė qiri, por pa e braktisur unazėn”.

    Ligji natyror “nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse drita e zgjuarsisė e futur nė ne nga Hyji. Falė saj njohim atė qė duhet bėrė dhe atė qė duhet shmangur. Kjo dritė ose ky ligj Hyji ia ka dhėnė krijimit”.

    I pranishėm nė zemrėn e njeriut dhe e vendosur nga arsyeja, ligji natyror ėshtė universal nė normat e tij dhe autoriteti i tij shtrihet mbi gjithė njerėzit. Shpreh dinjitetin e personit dhe vendos bazat e tė drejtave tė tij dhe tė detyrimeve tė tij themelore:

    “Me siguri ekziston njė ligj i vertetė: ėshtė arsyeja e drejtė; ajo ėshtė pėrkues me natyrėn, gjendet nė tė gjithė njerėzit; ėshtė e pandryshueshme dhe e pėrjetshme; normat e saj thėrrasin nė detyrė, ndalimet e tij mbajnė nga gabimi. (…) ėshtė njė krim tė zėvendėsohet me njė ligj tė kundėrt; ėshtė e ndaluar tė mos praktikohet edhe njė dispozitė e vetme; pastaj asnjė nuk mundet ta shfuqizoje plotėsisht”.

    Aplikimi, zbatimi i ligjit natyror dallon shumė; mund tė kėrkojė njė pėrshtatje ndaj gjendjeve tė shumta tė jetės, sipas vendeve, epokave dhe rrethanave. Megjithatė, nė ndryshimin e kulturave, ligji natyror mbetet si njė rregull qė i lidh njerėzit mes tyre dhe u imponon atyre, pėrtej dallimeve tė pashmangshme, principe tė pėrbashkėta.

    Ligji natyror ėshtė i pandryshueshėm dhe mbetet i paalteruar ndėrmjet ndryshimeve tė historisė; mbetet nėn zhvillimin e ideve dhe tė zakoneve dhe mbėshtet progresin. Normat qė e shprehin mbeten nė sostancė tė vlefshme. Edhe nėse arrihet tė mohohen principet e tij, ama nuk mund tė shkatėrrohet, as tė ērrėnjoset nga zemra e njeriut. Rilind gjithmonė nė jetėn e individit dhe tė shoqėrisė:

    “Ligji yt, o Zot, e dėnon qartė vjedhjen, dhe kėshtu ligji i shkruar nė zemrat e njerėzve, ligj qė as egėrsia e tyre s’mund tė fshijė”.

    Vepėr shumė e mirė e Krijuesit, Ligji natyror jep themelet e forta mbi tė cilat njeriu mund tė ndėrtojė ndėrtesėn e rregullave morale qė do tė drejtojnė zgjedhjet e tij. Ai vendos edhe themelin moral tė nevojshėm pėr ligjin civil, tė cilit i lidhet qoftė me reflektimin qė merr pasojat e principeve tė ligjit natyror, qoftė me shtojca tė natyrės positive dhe juridike.

    Normat e ligjit natyror nuk janė tė perceptuara nga tė gjithė me qartėsi dhe menjėherė. Nė situatėn aktuale, hiri dhe Zbulimi janė tė nevojshme pėr njeriun mėkatar qė tė vėrtetat fetare dhe morale tė njihen “nga tė gjithė dhe pa vėshtirėsi dhe pa asnjė pėrzierje gabimi”. Ligji natyror i ofron Ligjit tė zbuluar dhe hirit njė themel tė pėrgatitur nga Hyji dhe nė harmoni tė plotė me Shpirtin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    II. Ligji i vjetėr



    Hyji, Krijuesi ynė dhe Shėlbuesi ynė, ka zgjedhur Izraelin si popullin e tij dhe i ka zbuluar Ligjin e tij, duke pėrgatitur nė kėtė mėnyrė ardhjen e Krishtit. Ligji i Moisiut shpreh shumė tė vėrteta qė janė natyrisht tė arritshme pėr arsyen. Kėto gjendet tė pohuara dhe tė vėrtetuara brenda Besėlidhjes sė shpėtimit.

    Ligji i vjetėr ėshtė shkalla e parė e Ligjit tė zbuluar. Normat e tij morale janė tė pėrmbledhura nė dhjetė urdhėrimet. Urdhėrimet e Dekalogut vėnė themelet e thirrjes sė njeriut, tė krijuar si imazh tė Hyjit; ndalojnė atė qė ėshtė kundėr dashurisė sė Hyjit dhe tė tė afėrmit, dhe shkruajnė atė qė ėshtė thelbėsore. Dekalogu ėshtė njė dritė qė i ofrohet ndėrgjegjes sė ēdo njeriu pėr t’i treguar thirrjen dhe udhėt e Hyjit dhe ta mbrojė nga e keqja:

    Hyji “ka shkruar mbi pllakat e Ligjit atė qė njerėzit nuk arrinin tė lexonin nė zemrat e tyre”.

    Sipas traditės sė krishterė, Ligji i shenjtė, shpirtėror dhe i mirė, ėshtė akoma i papėrkryer. Si njė pedagog ai tregon atė qė duhet bėrė, por vetėm nuk e jep forcėn, hirin e Shpirtit pėr ta zbatuar. Pėr shkak tė mėkatit qė nuk mund tė heqė, ai mbetet njė ligj skllavėrie. Sipas shėn Palit, ai ka nė veēanti funksionin tė denoncojė dhe tė tregojė mėkatin qė nė zemrėn e njeriut formon njė “ligj lakmie”. Megjithatė Ligji mbetet etapa e parė nė ecjen e Mbretėrisė. Ai pėrgatit popullin e zgjedhur dhe ēdo tė krishterė pėr kthimin dhe nė fenė nė Hyjin Shpėtimtar. Jep njė mėsim qė mbetet gjithmonė, si fjalė e Hyjit.

    Ligji i vjetėr ėshtė njė pėrgatitje Ungjillit. “Ligji ėshtė profeci dhe pedagogji e realiteteve tė ardhshme”. Ajo profetizon dhe parashikon veprėn e ēlirimit nga mėkati qė do tė pėrmbushet me Krishtin, dhe i ofron Besėlidhjes sė Re imazhet, “tipet”, simbolet pėr tė shprehur jetėn sipas Shpirtit. Ligji nė fund plotėsohet nga mėsimi i librave tė dijes dhe tė profetėve, qė e drejtojnė drejt Besėlidhjes sė Re dhe mbretėrisė sė qiellit.

    “Pati (…), gjatė Besėlidhjes sė Vjetėr, shpirtra plot me dashurinė dhe me hirin e Shpirtit tė Shenjtė, tė cilat prisnin mbi tė gjitha pėrmbushjen e premtimeve shpirtėrore dhe tė pėrjetshme. Nėn kėtė aspekt, ata i pėrkisnin Ligjit tė ri. Nė tė kundėrt, edhe nė Besėlidhjen e Re pati njerėz mishėror, qė akoma nuk kanė arritur pėrkryeshmėrinė e Ligjit tė ri, dhe qė duhen futur nė veprimet e virtytshme me frikėn e dėnimit ose mė premtimin e tė mirave kohore. Por, Ligji i vjetėr, edhe pse jepte norma tė dashurisė, nuk ishte nė gjendje tė ofronte hirin e Shpirtit tė Shenjtė, pėr virtyt tė tė cilit (Rm 5,5)”.



    vazhdon; Ligji i ri ose Ligji ungjillor---->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 16-04-2010 mė 13:44
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    III. Ligji i ri ose Ligji ungjillor



    Ligji i ri ose Ligji ungjillor ėshtė pėrkryeshmėria kėtu poshtė e Ligjit hyjnor, natyror dhe tė zbuluar. Ėshtė vepėr e Krishtit dhe gjen shprehjen e saj nė veēanti nė predikimin nė mal; ėshtė edhe vepėr e Shpirtit tė Shenjtė dhe nėpėrmjet tij, bėhet ligji i brendshėm i dashurisė: “Ja, po vijnė ditėt - thotė Zoti - kur do tė bėj me Shtėpinė e Izraelit dhe me shtėpinė e Judės njė Besėlidhje tė re.. Unė do tė jem Hyji i tyre kurse ata do tė jenė populli im. (Hb 8,8.10).

    Ligji i ri ėshtė hiri i Shpirtit tė Shenjtė, i dhėnė besimtarėve pėr virtyt tė fesė nė Krishtin. Ai vepron me anė tė dashurisė, pėrdor predikimin e malit pėr tė na mėsuar se ēfarė duhet bėrė dhe tė sakramenteve pėr tė na komunikuar hirin ta kryejmė:

    “Ai qė dėshiron tė meditojė me mėshirė dhe me mprehtėsi predikimin e malit, ashtu siē lexohet nė ungjillin e shėn Mateut, pa dyshim do tė gjejė “magna carta” e jetės sė krishterė. (...) ky predikim nė fakt pėrfshin tė gjitha normat e posaēme tė ekzistencės sė krishterė”.

    Ligji ungjillor “e pėrmbush” Ligjin e vjetėr
    , e pastron, e tejkalon dhe e bėn tė pėrkryer. Nė lumturitė ai pėrmbush premtimet hyjnore, duke i ngritur dhe duke i rregulluar sipas “mbretėrisė sė qiellit”. U drejtohet atyre qė janė tė gatshėm tė pranojnė me fe kėtė shpresė tė re: tė varfėrve, tė pėrvuajturve, tė pikėlluarve, tė pastėrve nė zemėr, tė pėrsekutuarve pėr shkak tė Krishtit, duke vijėzuar nė kėtė mėnyrė udhėt e mahnitshme tė Mbretėrisė.

    Ligji ungjillor pėrmbush urdhėrimet e Ligjit.
    Predikimi i Jezusit mbi mal, larg nga shkatėrrimi ose nga heqja e vlerės sė normave morale tė Ligjit tė vjetėr, i zbulon virtytet e fshehta dhe bėn tė dalin nevoja tė reja: nxjerr nė dritė tėrė tė vėrtetėn hyjnore dhe njerėzore. Ai nuk shton norma tė reja tė jashtme, por arrin tė riformojė rrėnjėn e veprimeve, zemrėn, aty ku njeriu zgjedh mes tė pastėrtės dhe tė papastėrtės, aty ku zhvillohet feja, shpresa dhe dashuria dhe me kėto virtytet e tjera. Kėshtu Ungjilli e ēon Ligjin nė plotėsinė e tij me anė tė imitimit e pėrkryeshmėrisė sė Atit qiellor, faljen e armiqve dhe lutjen pėr persekutuesit, nėn shembullin e zemėrgjerėsisė hyjnore.

    Ligji i ri praktikon veprimet e fesė:
    lėmoshėn, lutjen dhe agjėrimin, due ia kushtuar “Atit qė sheh nė fshehtėsi”, nė kundėrshmin me dėshirėn “qė tė na shohin njerėzit”. Lutja e tij ėshtė “Ati ynė”.

    Ligji ungjillor sjell zgjedhje tė vendosura mes “dy rrugėve” dhe vendosjen nė praktikė tė fjalėve tė Zotit; ai pėrmlidhet nė rregullėn e artė: Gjithēka dėshironi t’ju bėjnė juve njerėzit, bėjuani edhe ju atyre! Ja, vėrtet Ligji e Profetėt!” (Mt 7,12).

    I tėrė Ligji ungjillor ėshtė i pėrmledhur nė urdhėrin e ri tė Jezusit, tė duam njėri-tjetrin ashtu si na ka dashur ai.

    Predikimit tė Zotit mbi mal ėshtė e nevojshme t’i shtohet katekeza morale e mėsimeve apostolike si Rm 12-15; 1 Kor 12-13; Kol 3-4; Ef 4-6; etj. Kjo doktrinė transmeton mėsimin e Zotit me autoritetin e Apostujve, nė veēanti me paraqitjen e virtyteve qė rrjedhin nga feja nė Krishtin dhe qė gjallėrohen nga dashuria, dhurata thelbėsore e Shpirtit tė Shenjtė. (Rm 12,9-13). Kjo katekezė na mėson tė konsiderojmė edh rastet e ndėrgjegjes nėn dritėn e raportit tonė me Krishtin dhe me Kishėn.

    Ligji i ri quhet ligji i dashurisė,
    sepse bėn tė veprojė nė virtyt tė dashurisė qė Shpirti i Shenjtė jep, mė shumė se sa nėn shtytjen e frikės; ligj hiri, sepse, nėpėrmjet fesė dhe sakramenteve, jep forcėn e hirit pėr tė vepruar; ligj lirie, sepse na liron nga zbatimet rituale dhe juridike tė Ligjit tė vjetėr, na bėn tė veprojmė me liri nėn shtytjen e dashurisė, dhe nė fund na bėn tė kalojmė nga gjendja e shėrbėtorit “qė nuk di atė qė bėn zotėria i tij” nė atė tė mikut tė Krishtit “sepse gjithēka qė kam dėgjuar nga Ati jua kam bėrė tė njohur juve” (Gjn 15,15), ose akoma nė gjendjen e birit trashėgimtar.

    Pėrveē normave tė tij, Ligji i ri pėrfshin edhe kėshillat ungjillore. Dallimi tradicional mes urdhėrimeve tė Hyjit dhe kėshillat ungjillore vendoset nė raport me dashurinė, pėrkryeshmėri e jetės sė krishterė. Normat kanė si qėllim tė lėvizin atė qė ėshtė e papėrkueshme me dashurinė. Kėshillat synojnė tė lėvizin atė qė, edhe pse nuk janė nė kundėrshtim me dashurinė, mund tė jetė njė pengesė pėr zhvillimin e saj.

    Kėshillat ungjillore shprehin plotėsinė e gjallė tė dashurisė, gjithmonė e pakėnaqshme qė tė mos japė mė shumė. Dėshmojnė hovin e saj dhe nxisin gatishmėrinė tonė shpirtėrore. Pėrkryeshmėria e Ligjit tė ri qėndron nė thelb nė urdhėrimet e dashurisė sė Hyjit dhe tė tė afėrmit. Kėshillat tregojnė rrugė mė tė drejta, mjete mė tė shpejta dhe praktikohen nė pėrkim me thirrjen e secilit:

    “Hyji nuk do qė tė gjithė tė zbatojnė tė gjitha kėshillat, por vetėm ata tė pėrshtatshėm, sipas dryshimit tė personave, tė kohėve, tė rasteve dhe tė forcave, sipas asaj qė kėrkon dashuria; sepse ėshtė ajo qė, si mbretėreshė e tė gjitha virtyteve, i tė gjitha urdhėrimeve, i tė gjitha kėshillave, me njė fjalė, i tė gjitha ligjeve dhe i tė gjitha veprimeve tė krishtera, u jep tė gjithėve vendin, rregullin, kohėn, vlerėn”.



    vazhdon, shkrimi i radhės; "Hiri dhe Justifikimi"----->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    HIRI DHE JUSTIFIKIMI



    I. Justifikimi


    Hiri i Shpirtit tė Shenjtė ka pushtet tė na justifikojė, do tė thotė tė na pastrojė nga mėkatet tona dhe tė na komunikojė drejtėsinė e Hyjit me anė tė fesė nė Jezu Krishtin dhe me anė tė Pagėzimit:

    “E nė qoftė se vdiqėm bashkė me Krishtin, besojmė se edhe do tė jetojmė bashkė me Tė, 9 pasi e dimė se Krishti i ngjallur nga tė vdekurit, nuk vdes mė: vdekja nuk ka mė pushtet mbi Tė. 10 Vdekja e tij qe vdekje njėherė e pėrgjithmonė pėr mėkatin, kurse jeta e Tij ėshtė jetė pėr Hyjin.’’ (Rm 6,8-11)

    Nėpėrmjet pushtetit tė Shpirtit tė Shenjtė, ne marrim pjesė nė mundimet e Krishtit duke vdekur pėr mėkatin, dhe nė ringjalljen e tij duke lindur nė jetė tė re; jemi gjymtyrė tė trupit tė tij qė ėshtė Kisha, degė tė shartuara mbi Hardhinė qė ėshtė ai vetė:

    “Me anė tė Shpirtit, tė gjithė jemi pjesėmarrės tė Hyjit. (…) Hymė tė marrim pjesė nė natyrėn hyjnore me anė tė pjesėmarrjes nė Shpirt (…). Ja pse Shpirti i hyjnizon ata nė tė cilėt ėshtė i pranishėm”.

    Vepra e parė e hirit tė Shpirtit tė Shenjtė ėshtė kthimi te Zoti, qė vepron justifikimin, sipas shpalljes sė Jezusit nė fillim tė Ungjillit: “Kthehuni, sepse mbretėria e qiellit ėshtė afėr” (Mt 4,17). Nėn ndikimin e hirit, njeriu kthehet nga Zoti dhe largohet nga mėkati, duke pranuar kėshtu faljen dhe drejtėsinė e tjetrit. “Justifikimi (…) nuk ėshtė thjesht njė falje mėkatesh, por edhe shenjtėrim dhe ripėrtėritje e njeriut tė brendshėm”.

    Justifikimi e ndan njeriun nga mėkati qė i kundėrvihet dashurisė sė Hyjit, dhe e pastron zemrėn e tij nga mėkati. Justifikimi ndjek nismėn e mėshirės sė Hyjit qė ofron faljen. E pajton njeriun me Hyjin. Liron nga skallėria e mėkatit dhe shėron.

    Justifikimi ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, pranim i drejtėsisėė sė Hyjit me anė tė fesė nė Jezu Krishtin. Kėtu drejtėsia cakton drejtėsinė e dashurisė hyjnore. Sė bashku me justifikimin, futen nė zemrat tona feja, shpresa dhe dashuria dhe na jepet bindja ndaj vullnetit hyjnor.


    Justifikimi na ėshtė merituar nga mundimet e Krishtit, qė ėshtė ofruar mbi kryq si hostie e gjallė, e shenjtė dhe e pėlqyeshme Hyjit, dhe gjaku i tė cilit ėshtė bėrė vegėl pajtimi pėr mėkatet e tė gjithė njerėzve. Justifikimi jepet me anė tė Pagėzimit, sakrament i fesė. Ai na bėn tė pėrkojmė me drejtėsinė e Hyjit, i cili na bėn nė brendėsi tė drejtė me pushtetin e mėshirės sė tij. Ka si qėllim lavdinė e Hyjit dhe tė Krishtit dhe dhuratėn e jetės sė pėrjetshme:

    (Rm 3, 21-26)

    Justifikimi stabilizon bashkėpunimin mes hirit tė Hyjir dhe lirisė sė njeriut. Nga ana e njeriut ai shprehet nė pranimin e fesė nė fjalėn e Hyjit qė e thėrret tė kthehet, dhe nė bashkėpunimin e dashurisė nė lėvizjen e Shpirtit tė Shenjtė, qė e parashikon dhe e ruan:

    “Hyji prek zemrėn e njeriut me dritėn e Shpirtit tė Shenjtė, nė mėnyrė qė as njeriu tė mos mbetet plotėsisht i plogėt duke e pėsuar atė frymėzim, qė mund edhe tė refuzojė, as pa hirin hyjnor, me vullnetin e tij tė lirė, tė mund tė ecė drejt drejtėsisė pėrpara Hyjit”.

    Justifikimi ėshtė vepra mė e pėrkryer e dashurisė sė Hyjit, tė zbuluar nė Krishtin Jezus dhe tė komunikura nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė. Shėn Agustini mendon qė “justifikimi i tė mbrapshtit ėshtė njė vepėr mė e madhe se sa krijimi i qiellit dhe i tokės”, sepse “qielli e toka do tė kalojnė, ndėrsa shpėtimi dhe justifiki i mėkatarėve e tejkalon edhe vetė krijimin e engjėjve nė drejtėsi, sepse tregon njė mėshirė mė tė madhe.

    Shpirti i Shenjtė ėshtė mėsuesi i brendshėm. Duke i dhėnė jetė “njeriut tė brendshėm”, justifikimi sjell shenjtėrimin e gjithė qenies:

    (Rm 6, 19.22).



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    II. Hiri i Hyjit!



    Justifikimi ynė vjen nga Hiri i Hyjit. Hiri ėshtė favori, ndihma falas qė Hyji na jep qė t’i pėrgjigjemi ftesės sė tij: tė bėhemi bij tė Hyjit, bij tė birėsuar, pjesėmarrės tė natyrės hyjnore, tė jetės sė pėrjetshme.

    Hiri ėshtė njė pjesėmarrje nė jetėn e HYjit; na fut nė imtimitetin e jetės sė Trinisė. Me anė tė Pagėzimit i krishteri merr pjesė nė hirin e Krishtit, Koka e trupit tė tij. Si “bij adoptive”, ai tani mund ta quajė Hyjin “Atė”, nė bashkim me Birin e parėlindur. Merr jetėn e Shpirtit tė Shenjtė qė fut nė tė dashurinė dhe formon Kishėn.

    Kjo thirrje nė jetėn e pėrjetshme ėshtė e mbinatyrshme. Varet plotėsisht nga nisma falas e Hyjit, pasi vetėm ai mund tė tregohet dhe tė dhurojė vetveten. I tejkalon aftėsitė e zgjuarsisė dhe forcat e vullnetit tė njeriut, si tė ēdo krijese.

    Hiri i Krishtit ėshtė dhurata falas qė Hyji na bėn tė jetės sė tij, tė futur nė shpirtin tonė nga Shpirti i Shenjtė pėr ta shėruar nga mėkati dhe pėr ta shenjtėruar. Ėshtė hiri shenjtėrues ose hyjnėzues, i marrė nė Pagėzim. Ai ėshtė nė ne burimi i veprės sė shenjtėrimit:

    (2 Kor 5, 17-18).

    Hiri shenjtėrues ėshtė njė dhuratė e zakonshme, njė dispozicion i qėndrueshėm dhe mbinatyrore qė perfeksionon vetė shpirtin pėr ta bėrė tė aftė tė jetojė me Hyjin, tė veprojė pėr dashuri tė tij. Do tė dallohen hiri i zakonshėm, dipozicion i qėndrueshėm tė jetosh dhe tė tė veprosh sipas thirrjes hyjnore, dhe hiret aktuale qė caktojnė ndėrhyrjet hyjnore qoftė nė fillim tė kthimit, qoftė gjatė veprės sė shenjtėrimit.

    Pėrgatitja e njeriut tė pranojė hirin ėhtė njė vepėr hiri. Kjo ėshtė e nevojshme pėr tė nxitur dhe pėr tė mbėshtetur bashkėpunimin tonė me justifikimin me anė tė dashurisė. Hyji pėrmbush nė ne atė qė ka filluar: “Ai nė fakt fillon duke bėrė qė ne tė duam, me ndėrhyrjen e tij; ai pėrmbush, duke bashkėpunuar me lėvizjet e vullnetit tonė tashmė tė kthyer”:

    “Veprojmė me siguri edhe ne, por veprojmė duke bashkėpunuar me Hyjin qė vepron duke na paraprirė me mėshirėn e tij. Por na paraprin pėr tė na shėruar dhe do tė na ndjekė sepse si shenjtėr ne bėhemi edhe tė fortė, na paraprin pėr tė na thirrur dhe do tė na ndjekė pėr tė na lavdėruar, na paraprin qė tė jetojmė plotėsisht dhe do tė na ndjekė qė tė jetojmė me tė pėrjetėsisht, duke qenė tė sigurtė qė pa tė nuk mund tė bėjmė asgjė”.

    Nisma e lirė e Hyjit kėrkon pėrgjigjen e lirė tė njeriut; nė fakt Hyji e ka krijuar njeriun sipas imazhit dhe pėrngjasimit tė tij, duke i dhėnė, me lirinė, pushtetin ta njohė dhe ta duajė. Shpirti mund tė hyjė vetėm lirisht nė bashkimin e dashurisė. Hyji prek menjėherė dhe lėviz drejtpėrsėdrejti zemrėn e njeriut. Ai ka vendosur nė njeriun njė dėshirėn pėr tė vėrtetėn dhe pėr tė mirėn qė vetėm ai mund tė kėnaqė. Premtimet e “jetės sė pėrjetshme” i pėrgjigjen, pėrtej ēdo shprese, kėtij synimi:

    “Pushimin qė more ditėn e shtatė, pasi pėrmbushe veprat e tua shumė tė mira, edhe pse i bėre pa u lodhur ėshtė njė parashikim qė na bėn horakulli i Librit tėnd: edhe ne, pasi tė pėrmbushim veprat tona tė mira tė shumta, nė tė shtunėn e jetės sė pėrjeshme do tė pushojmė nė ty”.

    Hiri ėshtė para sė gjithash dhe nė thelb dhurata e Shpirtit qė na justifikon dhe na shenjtėron. Por hiri pėrfshin edhe dhuratat qė Shpirti na jep pėr t’u bashkuar me veprėn e tij, pėr tė na bėrė tė aftė tė bashkėpunojmė nė shpėtimin e tė tjerėve dhe nė ritjen e trupit tė Krishtit, Kishės. Janė hiret e sakramenteve, dhurata tė sakramenteve tė ndryshme. Gjithashtu janė hiret e veēanta tė quajtura edhe karizma me fjalėn greke tė pėrdorur nga shėn Pali, qė do tė thotė favor, dhuratė falas, dobi. Cilado qoftė natyra e tyre ndonjėherė e jashtėzakonshme, si dhurata e mrekullive ose e gjuhėve, karizmat rregullohen pėr hirin shenjtėrues dhe kanė si qėllim tė mirėn e pėrbashkėt tė Kishės. Janė nė shėrbim tė dashurisė qė ndėrton Kishėn.

    Ndėr hiret e veēanta, ėshtė e nevojshme tė kujtohen hiret e gjendjes qė shoqėrojnė ushtrimin e pėrgjegjėsisė sė jetės sė krishterė dhe tė mistereve nė zemėr tė Kishės:

    (Rm 12,6-8)

    Duke qenė pjesė e urdhrit mbinatyror, hiri i ikėn eksperiencės sonė dhe vetėm me fe mund tė njihet. Prandaj nuk mund tė bazohemi vetėm mbi ndjenjat tona ose mbi veprat tona pėr tė nxjerrė qė jemi tė justifikuar dhe tė shpėtuar. Megjithatė, sipas fjalės sė Zotit: “Nga frytet e tyre do t’i njihni” (Mt7, 20), konsiderimi i tė mirave tė Hyjit nė jetėn tonė dhe nė jetėn e shenjtėrve na ofron njė garanci qė hiri ėshtė duke vepruar nė ne dhe na hap ndaj njė feje gjithnjė e mė tė madhe dhe njė qėndrimi varfėrie besuese.

    Gjendet njė nga shfaqjet mė tė bukura tė kėtij dispozicioni tė shpirtit nė pėrgjigjen e shenjtes Zhan D’ark pyetjes mashtruese tė gjykatėsve tė saj kishtarė: “E pyetur nėse dinte qė ishte nė hirin e Hyjit; u pėrgjigj: “Nėse nuk jam, Hyji do tė me vendosė; nėse jam, Hyji do qė tė mė ruajė nė tė”.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Duke besuar nė Hyjin e Jezu Krishtit, i krishteri beson nė njė vullnet plot dashuri!


    Bashkėpėrgjegjėsi nė histori

    (Kish 7,10)

    Shoqėria industriale ėshtė e krahasueshme me njė mekanizėm gjigant tė vėnė nė lėvizje nga njeriu qė duke i ikur kontrollit tė tij, kėrcėnon ta shtypė.

    Nga kjo njė ndjenjė mungese fuqie, perceptimi qė ēdo pėrpjekje ndryshimi ėshtė e kotė. “Njeriu i sotėm – pohon Gjon Pali II, - duket sikur ėshtė gjithmonė i kėrcėnuar nga ajo qė prodhon, domethėnė nga rezultati i punės sė duarve tė tij dhe akoma mė tepėr se nga puna e tij, nga intelekti i tij, nga prirjet e vullnetit tė tij... Prandaj njeriu jeton gjithnjė e mė shumė nė frikė dhe nė mungesė qetėsie” (Redemptor hominis, 15). Ai ėshtė si njė i burgosur i atij sistemi jetese qė e kandėrtuar me duart e veta.

    Nėn peshėn e kėsaj situate rrezikohet tė bien nė fatalizėm ose nė nwnshtrim.

    As fatalistė as tė nėnshtruar

    E megjithatė i krishteri e di qė bota ka dalė “e mirė” nga duart e Hyjit; dhe, edhe duke e parė tė shėnuar thellėsisht nga mėkati i njeriut, ėshtė i sigurt qė Hyji i qėndron besnik projektit tė tij. Duke besuar nė Hyjin e Jezu Krishtit, i krishteri beson nė njė vullnet plot dashuri. Nėse krijimi ėshtė nė duart e kėtij vullneti, nuk ka hapėsirė pėr ēfarėdolloj fatalizmi, qoftė nėse e pretendon njė ideologji, qoftė nėse e shpall shkenca. Nuk ka nė krijim forca qė tė mund tė zhdukin shkėndijėn e lirisė dhe tė detyrojė botėn e njeriut nė njė drejtim tė vetėm dhe tė caktuar.

    Pėlqen ajo qė thotė Bernanos: “Mė duket njė gjė mė pak e trishtuar tė mos besohet aspak nė Hyjin, se sa tė besohet nė njė mekanik, gjeometėr, fizik. Por Hyji nuk ėshtė mekanik... pėrndryshe, nė ditėn e gjykimit Zoti do tė marrė kėshilla nga ata njerėz qė quhen seriozė, tw matur, qė llogarisin gjithēka. Ėshtė njė ide e ēmendur. Pa sharė persona seriozė” (Dialogjet e Karmelitaneve).

    Paradoksale nė paraqitje, por thellėsisht me intuitė ėshtė shenjtja Terezė e Lisieux, kur e mendon Hyjin tė aftė tė bėjė tė bjerė dėborė vetėm qė t’i pėlqejė asaj (Historia e njė shpirti, Man A, fq. 72 v).

    Hyji ėshtė “frymė” lirie, e re e vazhdueshme dhe e habitshme, princip i gjithēkaje tė re. Nė fakt ai jep papushim diēka tė re pėr rritjen e njerėzimit.
    Kjo fe nė njė Hyj qė krijon nė liri dhe ndėrhyn nė ēėshtjet njerėzore ėshtė e zbuluar me qartėsi nė eksepriencėn fetare tė Izraelit. Duke u nisur nga ndėrgjegjėsimi sesi Hyji bėhet i pranishėm nė historinė e tij, liron dhe shpėton, Izraeli kthehet nė besimin nė njė Hyj, krijues dhe absolut. Janė mbi tė gjitha ngjarjet e daljes qė e bėjnė tė kuptojė qė gjesti krijues i Hyjit ėshtė i pari i njė serie qė ai vazhdon tė kryejė nė historinė e njerėzve.

    Njė nga shpalljet e fesė sė Izraelit bashkon nė mėnyrė tė ngushtė nė falenderimin e Hyjit, kujtimet e fakteve tė daljes me ofertėn e dhuratave tė tokės: (Dl 26,5-10) (Zn 1,1)
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    Hyji i beson njeriut, tė krijuar!



    Hapėsirat e nismės sonė

    Ky konceptim i saktė i njė Hyji tė vetėm dhe transhendent qė shėnon principin e historisė sė gjithėsisė dhe tė njeriut me njė nismė lirie tė plotė, pėrmban nė vetvete edhe kėtė siguri: Hyji e thėrret njeriun tė bėhet bashkėpėrgjegjės i historisė gjatė shekujve. Hyji i beson njeriut, tė krijuar “sipas imazhit tė tij”, krijimin: (Zn 1,28)

    Njė tregim tjetėr biblik flet pėr njė tokė tė shkretuar qė vetėm veprimi i njeriut mund ta bėjė pjellore me punė, pėr kėnaqėsiėn e tij: do tė jetė mbretėria e tij pėr t’u qeverisur nė bashkim me Krijuesin. Edhe kur njeriu ndalon bashkėpunimin e tij me Hyjin, ai vazhdon tė krijojė, nuk pushon duke ripėrtėrirė ftesėn e tij.

    Projekti i Hyjit nė histori nuk ėshtė realizuar i tėri. Hyji i lė hapėsira tė mėdha edhe nismės sonė, pėrdor vetė lirinė tonė. Nuk na imponon njė botė tė bukur tė bėrė. Me gjithė dobėsinė tonė, do qė ne bashkė me tė tė realizojmė ekzistencėn tonė. Rritet habia jonė duke parė sesi Hyji e mban si thesar personalitetin tonė, dhe se si na jep ato ndihma qė mbėshtesin bashkėpunimin tonė tė pėrgjegjshėm. Me Hyjin jemi ndėrtues tė historisė sonė.

    Ēfarė dinte e shkreta dhe e thjeshta Rut – kjo grua pagane, qė qėndron me vjehrrėn hebree pas vdekjes sė burrit – atė qė do tė lindte nga ajo? Ecja e saj dukej si nje ikje nga populli i saj i origjinės dhe pėrkundrazi me tė nis dalja e madhe e populit tė Hyjit nga vendi pagan drejt Mbretėrisė qė Zoti ishte duke pėrgatitur. Mendonte tė zgjidhte vetėm dramėn e saj personale, dhe ndėrkohė nėpėrmjet saj kalonte plani i Hyjit qė do ta bėntė paraardhėse tė Davidit dhe tė Jezusit. Tė ngjashme me atė tė Rutės, miliona e miliona historish tė vogla ndėrtojnė ecjen drejt tokės sė premtuar dhe Hyji ecėn pėrpara me kėmbėt e kėtyre shtegtarėve nė mėnyrė qė asnjė hap tė mos humbasė.



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Shpetimi i Hyjit

    "..Nė misterin e Krishtit (vdekje dhe ringjallje), jemi tė futur si njerėz tė rinj.."!




    Nė krishterim; njerėz tė rinj tė “krijimit tė ri”!

    Vepra e krijimit nė procesin e saj tė pandėrprerė ėshtė e pėrmbledhur e tėra nė Zotin, nė tė gjendet dhe atij i drejtohet: (Kol 1,16-17). Historia ka kuptim nė tė sepse me anė tė tij bekimi i Abrahamit iu ėshtė shtrirė tė gjithė njerėzve.

    Nė Krishtin vepra krijuese e Hyjit arrin kulmin e saj, nė tė shpallet dhe realizohet e ardhmja e njeriut. Jezusi nė eksperiencėn e vdekjes dhe tė ringjalljes ka pasur njė shndėrrim pėr tė cilin ka hyrė nė lavdi me Atin, nė njė shkėmbim tė fortė dashurie. Nė tė, Njeriun e ri, Adam sipas Hyjit, njerėzimi ka dhėnė qė tani bashkėpunim tė plotė nė veprėn krijuese tė Hyjit. Tani jemi nė pritje qė gjithēka tė realizohet plotėsisht nė ne. kjo do tė jetė e mundshme pėr hir tė Shpirtit i cili vazhdon veprėn e Atit, i bėn besimtarėt tė pėrkojnė me imazhin e Birit tė tij.

    Kėshtu, nėpėrmjet fesė dhe pjesėmarrjes sakramentale nė misterin e Krishtit (vdekje dhe ringjallje), jemi tė futur si njerėz tė rinj nė atė jetė tė Mbretėrisė qė ėshtė “krijim i ri”.



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •