Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Post Emigrimet shqiptare në mesjetë

    Lëvizjet e popullsisë drejt vendeve të tjera janë një dukuri që ndeshet gjatë gjithë mesjetës. Edhe shqiptarët kanë lëvizur qysh në shekujt e parë të mesjetës. Një valë e madhe shqitparësh u zhvendos drejt jugut, në Greqi e në Peloponez, qysh në kohën e dyndjeve sllave (shek.VI-VII). Edhe në shekujt XIV-XV, në Shqipëri u krijuan kushte të veçanta që shkaktuan valë të reja emigrimesh, të cilat jlanë gjurmë të thella si në vendin e origjinës, asjtu dhe në vendbanimet e reja. Valët e emigracionit shqiptar të shek.XIV-XV ndoqën dy drejtime kryesore: atë verior, që preku Raguzën (Dubrovnikun) dhe qytetet e tjera të Dalmacisë, Venedikun dhe bregdetin italian të Adriatikut, sidomos provincën italiane Marke. Këtu mjaft emigranttë shqiptarë mundën të sistemoheshin dhe të fitonin statusin e banorit të përhershëm (habitator) dhe ndonjë syresh mundi të fitonte edhe statusin e qytetarit me të drejta të plota (civis). Megjithatë, emigracioni shqiptar në Dalmaci e në qendrat italiane të Adriatikut Verior nuk arriti të krijonte ngulime kompakte masive, e pas 2-3 shekujve, bashkësitë shqiptare të atjeshme u tretën në popullsinë vendëse. Shtegtimet shqiptare në krahun tjetër, atë jugor, qenë shumë më intensive se në veri. Këto shtegtime prekën fillimisht viset e Greqisë. Prej këndej, nga fudi i shek.XV, një pjesë e tyre kaloi në Sicili e në Italinë e Jugut. Në vitet 20-30 të shek.XIV një valë emigracioni shqiptar përfshiu Tesalinë Lindore. Ajo mori shkas nga shtypja e kryengritjeve shqiptare në zonën e Vlorës, të Devollit e të Tesalisë Veriperëndimore nga perandori bizantin Androniku III. Kalimin e shqiptarëve drejt jugut e ushqeu në atë kohë edhe rritja e presionit të shtetit serb në trevat shqiptare. Si rezultat, viset e Tesalisë Lindore, në jug të rrjedhës së Peneut, u kolonizuan dendur nga shqiptarët. Mjaft shqiptarë u vendosën në ishullin e Eubesë si dhe në krahinat e Beotisë, të Atikës e të Korintit. Valë shtegtarësh që vinin sa nga Tesalia, aq edhe nga Shqipëria e Poshtme, kaluan në fillim të shek.XV në krahinat e Peloponezit. Vetëm në vitin 1405, sipas një dëshmie të kohës, 10 mijë emigrantë shqiptarë, me familjet , pasuritë e bagëtitë e tyre, me leje të despotit Teodor Paleologu u sistemuan në krahinën e Akesë. Këtë valë e pasuan në vitet e mëvonshme flukse të tjera që vinin nga Atika, Nga Beotia, nga Tesalia ose drejtëpërdrejt nga trevat shqiptare të kërcënuara nga invazioni osman. Aty nga mesi i shek.XV, krahina të tëra të Tesalisë, të Atikës, të Beotisë e sidomos të Peloponezit (Moresë), ishin të banuara në mënyrë intensive nga popullsia shqiptare. Në një defter osman të vitit 1458, ku është regjistruar popullsia e Peloponezit Qendror, ndër 198 fshatrat e regjistruara, 155 cilësoheshin shprehimisht si fshatra shqiptare. Një tjetër regjistër i vitit 1461 veçon si shqiptare 16, ndër 20 vendbanimet që kishte zona e Korintit. Shumë shqiptarë nga Peloponezi u hodhën në ishujt e afërt të Egjeut, në Salaminë (Kultur), Hidër, Poros, Sdpecia etj. Shqiptarët u vendosën në toka të brakisura e të lëna djerrë. "Shqiptarët, -shkruan një autor i shek.XV, -u vendosën në zona të shkreta; ata i shpyllëzuan ato dhe i bënë të banueshme. Shumë vende të egra, që deri atëherë kishin qenë strehë banditësh, u pastruan dhe dora e këtyre bujqve me përvojë i mbolli dhe i kultivoi ato".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    uuu
    sa gjera interesante qe qenken keto
    une te theme te drejten nuk kisha shancen ti mesoj qe i vogel sepse kam ikur kur mbarova klasen e pare kshu qe nuk i kam aritur
    pra te falenderoj qe na jep nja dy mesime istorie.!






    """""""""""''''''"""""""""""""""'roeli"""""""""""" """""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •