Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Gi De Mopasan (Guy De Maupassant)

    Guy de Maupassant ka lindur mė 5 gusht 1850 dhe ka vdekur mė 6 korrik 1893. Ai ka qenė njė shkrimtar francez shumė popullor i shekullit tė 19-tė dhe ėshtė konsideruar si njė prej baballarėve tė tregimeve tė shkurtra moderne. Historitė e Maupassant karakterizohen nga njė stil ekonomik dhe eficent. Shumė prej shkrimeve tė tij, janė vendosur nė sfondin e Luftės Franko-Prusiane tė viteve 1870 dhe disa tė tjera pėrshkruajnė dobinė e luftės por edhe tė vrarėt e pafajshėm. Ai ka shkruar gjashtė novela tė shkurtra.

    TERROR

    Atė mbrėmje kam lexuar gjatė njė farė autori.
    Ishte mesnatė e thellė, dhe befas mė zuri frika.
    Frikė nga kushiė Se di, por ish frikė e tmerrshme.
    Duke gulēuar, duke u dridhur nga tmerri,
    Kuptova se po afrohej diēka e llahtarshme ...
    Mė bėhej se ndieja pas vetes dikė
    Qė qėndronte nė kėmbė me fytyrė tė qeshur
    Njė qeshje lemeri, stoik dhe nervoz:
    Sidoqoftė, s'dėgjoja asgjė. Ē'torturė !
    Ndieja tė pėrkulej, tė prekte flokėt e mi:
    Dhe tė mbėshteste dorėn mbi shpatullat e mia
    Dhe unė po vdisja nė tingullin e fjalės sė tij ...
    Ai mbėshtetur tek unė, pėrherė e mė fort;
    Dhe unė, as pėr shpėtimin tim tė pėrjetshėm,
    S'do bėja asnjė veprim apo lėvizje tinėzare koke ...
    Si zogj tė rrahur nga stuhia,
    Mendimet mė shtilleshin trallisės nga tmerri.
    Djersėt e ftohta tė vdekjes mė ngrinin gjymtyrėt
    Dhe s'dėgjova asnjė zhurmė tjetėr nė dhomėn time
    Pėrveē kėrcitjes sė dhėmbėve tė mi qė pėrplaseshin me tmerr.

    U ndje njė kėrcitje e papritur, i ēmenduri lebetitija
    Duke nxjerrė piskamėn mė tė tmerrshme
    Qė ka dale ndonjėherė nga njė gjokse njeriu,
    Unė rashė mbi kurriz, i ngurtė dhe i palėvizshėm.

    NATĖ ME BORĖ

    E madhe ėshtė fusha e bardhė, e palėvizshme, pa zė.
    Asnjė zhurmė, asnjė tingull, gjithēka e gjallė ėshtė shuar
    Por nganjėherė ndihet, si njė ankesė vajtuese
    Ndonjė qen i pastrehė, ulėritės nė njė qoshe tė drunjtė.
    Asnjė kėngė mė nė ajėr; nėn kėmbėt tona s'ka mė kashtė.
    Dimri ka zbritur mbi gjithė lulnajėn;
    Pemė tė zhveshura ngrenė nė horizont
    Skeletet e tyre tė zbardhura si fantazma.
    Hėna ėshtė e madhe dhe e zbehtė dhe duket se ngutet.
    Duket sikur mėrdhih nė qiellin e madh, tė ngrirė.
    Sa trishtueshėm vėshtron ajo duke pėrshkuar tokėn,
    Dhe duke parė gjithēka tė shkretuar, nxiton pėr t'u larguar.
    Dhe bien mi ne rrezet e ftohta qė na hedh si shigjeta,
    Fantastike drita qė ajo shpėrndan duke ikur;
    Dhe dėbora ndriēon larg nė mėnyrė tė kobshme,
    Nė reflektimet e ēuditshme tė dritės sė zbehtė.
    Oh! natė e tmerrshme pėr zogjtė e vegjėl!
    Njė erė e akullt fėrgėllin dhe rend nėpėr shtigje;
    Ata, duke mos e pasur mė strehėn hijesuese tė djepeve
    Nuk mundin tė flenė mbi kėmbėt e tyre tė ngrira.

    Nė pemėt e mėdha lakuriqe qė i mbulon akulli
    Ata janė aty, duke u dridhur, pa asgjė qė t'i mbrojė;
    Me sytė e tyre tė shqetėsuar ata vėshtrojnė dėborėn
    Duke pritur derisa gdhihet, natėn, qė s'vjen kurrė .

    ZBULIMI

    Unė isha fėmijė. Unė i doja betejat e mėdha,
    Kalorėsit dhe parzmoret tyre tė rėnda,
    Dhe krejt trimat qė ranė atje
    Pėr tė ēliruar Varrin e Shenjtė.

    Anglezi Rikard bėri qė tė rrahė zemra ime
    Dhe unė e doja atė, kur, pas pushtimeve tė tija
    Ai kthehej dhe krahu i tij fitimtar
    Kishte prerė njė gjerdan tė tėrė kokash.
    Nga njė Bukuroshe unė merrja shiritat,
    Njė shkop magjik ishte kordha ime;
    Pastaj unė nisesha nė luftėn e luleve
    Dhe tė gonxheve qė unė i hidhja nė tokė.
    Zotėroja nė erėn e lirė tė qiejve
    Njė bankė me myshk ku ngrihej froni im;
    Unė i pėrēmoja mbretėrit ambiciozė,
    Me degėt e blerta e bėja unė kurorėn time.

    Isha i kėnaqur dhe i lumtur. Por njė ditė
    Unė pashė tė vinte njė shoqe e re.
    I ofrova zemrėn, mbretėrinė dhe oborrin tim,
    Dhe kėshtjellat qė kisha nė Spanjė.

    Ajo u ul nėn gėshtenjat e gjelbra;
    Pasi e gjeja kaq tė bukur, besova se pashė,
    Nė sytė e saj blu si njė tjetėr univers
    Qėndrova ėndėrrimtar pranė saj.

    Pse tė lije ėndrrėn time dhe gėzimin tim
    Duke parė kėtė vajzė tė vogėl biondeė
    Sepse Kolombi qe aq i shqetėsuar
    Kur nė mjegull zbuloi njė botė.

    GJUETAR ZOGJSH

    Kupidi,gjahtar i zogjve shkon,
    Kur shpatet e kodrave janė nė lulėzim,
    Duke rrėmuar shkurret dhe fushėn;
    Dhe ēdo mbrėmje kafazi i tij ėshtė plot
    Me zogj tė vegjėl qė ai i ka kapur vetė .

    Fill sapo nata shuhet, ai vjen
    Shtrin me kujdes spangon e tij.
    Hedh zamkėn vende vende,
    Pėr tė fshehur gjurmėt, pastaj,
    Shpėrndan kokrra meli a tėrshėre.

    Ai zė pritė nė cep tė njė gardhi,
    Shtrihet brigjeve tė pėrrenjve,
    Rrėshqet, zvarritet nėn landra,
    Nga frika, mos i shket kėmba
    E tremb zogjtė e vegjėl menjėherė
    Nėn lilakėt dhe mėtrikėt
    Tinėzisht ai fsheh rrjetat e tij,
    Ose nėn murrizin e bardhė
    Ku bien si njė ortek,
    Gardalina, trishtilė, zborakė.

    Ndonjėherė me njė shkop tė pėrkulshėm,
    Prej shelgu tė blertė a rozmarine
    Ai gre njė grackė, pastaj i pėrgjon
    Zogjtė e vegjėl vijnė me qejf
    Vijne e sqepojnė kokrrėn e tyre..
    Shkujdesur, i lumtur dhe i shpejtė
    Afrohet ngutshėm njė zog i vogėl:
    Ai shikon me pamje tė ēiltėr
    Merr zemėr, shijon kokrrėn e pabesė
    Dhe kėmba, fap, i bie nė lak.
    Dhe Kupidi gjahtar i zogjve
    Larg kodrave me lule tė freskėta,
    Larg shkurreve dhe fushave
    Ēdo mbrėmje kafazi i tij
    Mbushet plot me zogj qė i ka kapur vetė, ai.

    GJYSHI

    Gjyshi po vdiste, i ftohtė, i ngrirė.
    Ai ishte nėntėdhjetė vjeē.
    Bardhėsi e ballit tė tij tė hirtė
    Dukej e bardhė nė ēarēafėt e tij tė bardhė.
    Ai hapi sytė e tij tė mėdhenj, tė zbehtė
    Dhe pastaj ai foli me zė tė largėt
    Dhe tė turbullt si njė rėnkim,
    Ose si njė fllad nė fund tė pyjeve.
    A ėshtė ky njė kujtim, ėshtė njė ėndėrrė
    Nė mėngjeset me shkėlqim me diell tė fortė
    Dru i tharmėtuar nėn limfė
    Zemra ime rrihte nė njė gjak tė kuq.
    A ėshtė ky njė kujtim, ėshtė njė ėndėrrė
    Sa e shkurtėr ėshtė jeta dhe e ėmbėl !
    E mbaj mend! E mbaj mend! Mė kujtohet!
    Shkuan e vanė ditėt e moēme !
    Isha i ri!! Mė kujtohet!
    A ėshtė ky njė kujtim, ėshtė njė ėndėrrė
    Vala ndien njė drithmė qė rend
    Nė ēdo fllad qė ngrihet;
    Zemra ime dridhej nė ēdo dėshirė.
    A ėshtė njė kujtim, njė ėndėrr
    Kjo frymė e zjarrtė qė na ngre lart ė
    Mė kujtohet! E mbaj mend,
    Forcė dhe rini! O bekime, lumturi !
    Dashuria! dashuria! Mė kujtohet !
    A ėshtė ky njė kujtim, ėshtė njė ėndėrrė
    Gjoksi im ėshtė i mbushur me zhurma
    Qė krijojnė valet nė nė breg,
    Mendimi im nguron dhe mė ikėn
    A ėshtė njė kujtim, apo njė ėndėrr
    Qė unė po nis a pėrfundojė
    Mė kujtohet! Mė kujtohet!
    Do mė shtrijnė pas pak pranė njerėzve tė mi;
    Vdekja! Vdekja! Mė kujtohet!

    DĖSHIRAT

    Ėndrra pėr dikė ėshtė, tė kishte krahė
    T'i ngjitej hapėsirės me britmė tė madhe,
    Tė merrte ndėr kthetrat dallandyshet e brishta
    Edhe tė tretej nė mbrėmje nė qiellin e errėt.
    Tė tjerėt do tė duan tė shtypin gjokse
    Duke shtrirė mbi to dy krahėt e tyre tė gjatė
    Dhe, pa pėrkulur belin, t'i kapin nga flegrat,
    E t'i ndalin me njė goditje kuajt e tėrbuar.
    Sa pėr mua, unė do tė kisha dashur bukurinė fizike:
    do tė doja tė isha i bukur si zotat e lashtė,
    Dhe t'u mbetej zemrave njė flakė e pėrjetshme
    Me tė kujtuar nga larg trupin tim rrezatues.

    Unė do tė desha qė para meje asnjėra tė mos mbetej e urtė
    Tė zgjedh njėrėn sot, tė marr tjetrėn nesėr;
    Sepse unė do tė desha tė kapja dashurinė nė rrugėn time,
    Siē vjelim frutat duke shtrirė dorėn.
    Ato, me t'i kafshuar, kanė shije tė ndryshme;
    Kėto shije tė ndryshme na i bėjnė mė tė ėmbla.
    Do doja tė shėtisja pėrkėdhelitė e mia endacake
    Nga ballet me flokė tė zinj, nė ballet me flokė tė kuq.

    Unė do tė adhuroja sidomos takimet e rrugėve,
    Kėto pasione tė mishit qė njė shikim i ndez
    Pushtimet e njė ēasti qė zhduket menjėherė
    Puthjet e shkėmbyera pas pėlqimit tė rastit.

    Do tė doja nė mėngjes tė shihja brunen tek zgjohej,
    Qė tė mban tė mbėrthyer nė morsetėn e krahėve tė saj;
    Dhe nė mbrėmje, tė dėgjoja fjalė me zė tė ullet
    Nga bionja , balli i sė cilės argjendohet nė dritė tė hėnės.

    Pastaj, pa njė shqetėsim nė zemėr, pa keqardhje pėrvėluese
    Tė nisesh kėmbėlehtė drejt njė ėndrre tjetėr.
    - Kėto fruta s'duhet veēse t'i kafshosh:
    Do tė gjenim nė thelb njė shije tė hidhur.

    ECJEJE NĖ GJASHTĖMBĖDHJETĖ VJEĒ

    Toka buzėqeshtė nėn qiellin blu.
    Bar i blertė ishte i mbuluar ende me pika vese.
    Gjithēka qė kėndonte nė botė kėndonte dhe nė zemrėn time.
    Fshehur nė njė kaēube, njė mėllenjė tallėse fishkėllente
    A mė tallte ė Unė s'e mendoja fare, aspak.
    Prindėrit tanė shanin, sepse ishin ishin nė luftė
    Nga mėngjesi nė mbrėmje, nuk e di pėrse.
    Ajo mblidhte lule, dhe ecte pranė meje.
    Unė u ngjita njė pjerrėsi dhe u ulq nė myshk
    Nė kėmbėt e saj. Para nesh njė kodėr e kuqe
    Ikte nėn diellin deri horizont.
    Ajo tha: "shini atė mal, dhe atė bar tė zverdhur
    Atė pėrroskė qė rebelon kundėr udhėtarit ! "
    Unė s'pashė asgjė pėrveēse ajo ishte e bukur.
    Pastaj ajo kėndoi. Sa e doja zėrin e saj!
    Duhet tė ktheheshin e tė pėrshkonin pyllinAtij iu
    desh tė kthehej perms pyllit..
    Njė frashėr i ri i sapo rėnė bllokonte gjithė rrugėn;
    Ngarenda: e mbajta nė ajėr si njė qemer
    Dhe me ballė tėkurorėzuar
    Fėmija i bukur kaloi nėn pemė, duke nėnqeshur.
    Tė tronditur se ishin krah pėr krah dhe tė ndrojtur,
    Ne shihnim kėmbėt tona dhe barėrat e lagėsht.
    Fushat rreth nesh ishin tė heshtura.
    Nganjėherė, pa mė folur, ajo ngrinte sytė;
    Pastaj mė dukej (mund tė jem i gabuar)
    Qė nė zemrat tona rininore vėshtrinet tona bėnin tė lindnin
    Shumė mendime tė tjera, dhe ata flisnin me zė sumė tė ulėt
    Shumė mė mirė se ne, duke thėnė atė qė ne nuk guxonim.

    E shtunė
    Imitim gjerman
    Hėna hedh
    Rrezet e saj tė gjata
    Dhe mbi malet
    Dhe mbi fusha,
    A keni dėgjuar ju
    Kėtė zhurmė tė ēuditshmeė
    Ėshtė falanga
    E lubive.
    Vallja e magjistricave
    Rrotullohet,
    Rrotullohet,
    Rrotullohet,
    Rrotullohet,
    Vallja e magjistricave
    Kthehet nė shqopishte.
    Me kėrcime, me hedhje
    Vijnė xhuxhėt;
    Ikin fantazmat
    Pastaj demonėt;
    Dhe pėr vallėzimin,
    Mė shumė se njė i varur
    Zbriti
    Nga trekėmbėshi .
    Tė gjitha qenė tė neveritshme
    Rrotullohen,
    Rrotullohen,
    Rrotullohen,
    Rrotullohen,

    Tė gjitha qenė tė neveritshme
    Rrotullohen rreth zjarreve.
    Janė festat tuaja,
    Ejani, tė mallkuar!
    Tė gijotinizuar,
    Sillni kokat tuaja!
    Dhe ju, korba,
    Krrokisni nga gėzimi,
    Sepse gjahu juaj
    Del prej varreve.
    Tė vdekurit nėn savanėt e tyre,
    Rrotullohen,
    Rrotullohen,
    Rrotullohen,
    Rrotullohen,
    Tė vdekurit nė savanat e tyre,
    Vėrtiten nėpėr natėn e qartė.
    Mbreti i ferrit
    I zbehtė dhe i verdhė;
    Kryeson gjithēka;
    Ėshtė Luēiferri.
    Turma e tmerrshme
    Me forcat e saj,
    Nga valėt e furishme,
    Trazohet e rrokulliset.
    Dhe vallja e llahtarshme
    Rrotullohet,
    Rrotullohet,
    Rrotullohet,
    Rrotullohet,
    Dhe vallja e llahtarshme
    Vėrtitet... dhe tremb qiejt.
    Por ashtu si njė ėndėrr
    Ēdo gjė kaloi
    Ēdo gjė pushoi,
    Dita lindi.
    Nė Lindje,
    Qielli ėshtė rozė
    Insekti flet
    Me erėn.
    Zėri i kėndesit kumbon
    Kėndon,
    Kėndon,
    Kėndon,
    Kėndon,
    Zėri i kėndesit kumbon
    I kėndon njė agimi tė bukur.

    MBI ERASHKĖ
    Zonjės Komteshė Potocka

    Ju dėshironi poeziė Jo,
    Unė s'do shkruaj mbi erashkėn qė bėn erė,
    Por qė s'bėn as njė varg as njė rresht prozė;
    Nuk do shkruaj, veēse emrin tim;
    Qė duke i bėrė fresk fytyrės,
    Syri juaj tė shikojė
    Nėn flladin e freskėt, tė lehtė,
    T'ju bėjė tė mendoni pėr mua, pa menduar.
    1889

    GUASKA

    Zemra tė fryra nga keqardhja pėr tė kaluarėn!
    O zemra tė mjera, plaka
    Qė dikur gufonit nga hovi i dėshirave,
    Si dallgėt qė rrokullisin guaskat nė rėrė
    Ju dėgjoni kujtimet tuaja qė qajnė!

    Kjo s'ėshtė mė kėnga triumfuese e ėndrrave
    Por zhurmė e dobėt dhe vajtuese,
    Gjithmonė drejt shuarjes qė s'vdes kurrė
    Si ulurima e mbytur e valėve nė plazhe!

    Pėrktheu nga origjinali: Faslli Haliti (Milosao)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Letra e njė tė ēmenduri

    Letra e njė tė ēmenduri

    Alba Kepi 20/11/2010 11:22:00


    Ēfarė ėshtė ēmenduria? Ndėrsa fjalori i ēdo gjuhe e pėrkufizon si njė sėmundje mendore, leksiku i pėrditshėm i dhuron njė orientim social drejtuar nga individi, qė bind se nuk ėshtė vetėm patologji. Sa herė nė ditė themi: “Ti je i (e) ēmendur!? Ēmenduri qė bėmė! Jemi tė ēmendur pas njėri-tjetrit! Punojmė si tė ēmendur! Mė ēmende me kėto qė mė thua! Ēmenduria jote ėshtė gjeniale!" etj., etj. Botojmė “Letra e njė tė ēmenduri” tė Mopasanit

    Mė 17 shkurt tė viti 1885, nė gazetėn franceze “Gil Blas” nėn pseudonimin Maufringneuse, babai i tregimit modern Gay de Mupassant publikoi njė tekst tė pazakontė, “Letra e njė tė ēmenduri“. Ishin fjalėt e njė personi qė dyshonte se qe ēmendur, por dhe qė luante me kėtė dyshim duke gjykuar perceptimin njerėzor ndaj botės.

    Ēfarė ėshtė ēmenduria? Ndėrsa fjalori i ēdo gjuhe e pėrkufizon si njė sėmundje mendore, leksiku i pėrditshėm i dhuron njė orientim social drejtuar nga individi, qė bind se nuk ėshtė vetėm patologji. Sa herė nė ditė themi: “Ti je i (e) ēmendur!? Ēmenduri qė bėmė! Jemi tė ēmendur pas njėri-tjetrit! Punojmė si tė ēmendur! Mė ēmende me kėto qė mė thua! Cmenduria jote ėshtė gjeniale!" etj., etj.

    Shumė herė. Jo rrallė do donim tė ishim pjesė e kėsaj pėrmbajtjeje e ndalemi duke reflektuar nė perceptimet e saj, e jo rrallė ēmenduria ėshtė ajo ēka ne duam. Ēmenduria nuk ėshtė vetėm ērregullim e sėmundje, vizioni i saj mbi orėn, ditėn, ngjarjen, personin, shpesh provokon kėndvėshtrimin tonė mbi botėn e vė nė pikėpyetje realitetin. Quajmė tė tillė gjithēka qė kapėrcen kornizėn e normales, qė largohet nga ato rregulla tė pėrkufizuara tė pranueshme. Ēka ėshtė normale pėr ty, nuk ėshtė e pranueshme pėr tjetrin, ēka pėr njė tjetėr ėshtė rregull, pėr ty veē njė lėmsh, ēka pėr dikė ėshtė e panjohur dhe e pa kuptueshme ėshtė pėr njė tjetėr forma mė e arrirė ndaj sė vėrtetės. Po cilat janė rregullat dhe kornizat e ēfarė ėshtė lėmshi? E kėtu lind dhe problemi i pėrcaktimit tė kėtij fenomeni, qė historikisht dhe bota njerėzore nuk ka mundur ta identifikojė saktėsisht. Klasicizmi e shenjtėroi duke e quajtur zėri hyjnor qė duhej dėgjuar pėr t’u interpretuar. Mesjeta e konsideroi pėrfaqėsuesin e djallit qė duhej liruar nga e keqja. Rilindja i dhuroi lirinė, mjaft tė lexosh “Elegji pėr ēmendurinė” tė Erasmit tė Roterdamit, ku ēmenduria konsiderohej e ndryshme si pėr filozofinė e jetės ashtu dhe pėr vlerat e saj. Nė mesjetė tė ēmendurit pėrfundonin nė turra drush, kurse nė gjysmėn e ‘700-s tė burgosur nė burgje. Kontakti terapeutik ndaj saj u arrit nė fund tė shek. XVIII, ndėrsa mė ‘800 nėn ndikimin e pozitivizmit e pėrkufizojnė si “njė makinė e prishur”, qė veē me psikanalizėn e Frojdit gjeti mė ‘900 rrugėn e shėrimit.

    “Edhe ēmenduria meriton duartrokitjet e saj”, - shprehej poetja Alda Merini. “Ēmenduria si dielli ikėn duke shėtitur nėpėr botė e nuk ka vend ku nuk shkėlqen”, - shkruante Shekspiri. “Ēmenduria ka katėr forma, - thotė Platoni, - profetike, purifikuese, hyjnore dhe dashurore. Ēmenduria nuk ėshtė vetėm ērregullim e sėmundje, atė e gjen tek romanticizmi i njė adoleshenti, tek gjenialiteti i njė artisti, tek erotizmi i njė ēifti, tek makabriteti i njė diktatori, tek novacioni i njė studiuesi, tek pena e njė shkrimtari, ēmenduria ėshtė shpesh reflektimi ndaj nocionit tė identitetit, perceptimi ndaj gjithēkaje qė tė rrethon.

    Mė 17 shkurt tė vitit 1885, nė gazetėn franceze “Gil Blas” nėn pseudonimin Maufringneuse, babai i tregimi modern, Gay de Mupassant, publikoi njė tekst tė pazakontė, “Letra e njė tė ēmenduri“. Ishin fjalėt e njė personi qė dyshonte se mos qe ēmendur, por dhe qė luante me kėtė dyshim duke gjykuar perceptimin ndaj botės. “Njė organ mė shumė ose mė pak nė trupin tonė do na lejonte njė inteligjencė tė ndryshme”, - shkruan ai e konsideronte tė limituar njohuritė tona ndaj universit, tė kushtėzuara nga aftėsitė individuale tė pesė shqisave humane. Dėgjojmė ēka mund tė dėgjojmė, shohim ēka mundim tė shohim, nuhasim, shijojmė e prekim ēka ėshtė e mundur ta bėjmė. E gjitha kjo ndryshon nga njė individ nė tjetrin e nuk na jep kurrsesi ekskluzivitetin njohės tė asaj ēka ėshtė gjithėsia. Gay de Mupassant i influencuar nga Zola, Flaubert, Schopenhauer kėrkon tek boshllėku, e padukshmja, tek ajo ēka pra vetė fjala ēmenduri do tė thotė nė latinisht (boshllėk), perceptimin e gjithēkaje qė pesė shqisat njerėzore nuk janė tė afta t’i dallojnė. Leximi i kėsaj letre pas mė shumė se njė shekulli tė bind asgjė nuk ka ndryshuar nga perceptimi human mbi botėn, se frika ndaj sė panjohurės e interpretimi i saj gjenial kushtėzohet nga mendimi i njė ēmendurie tė papritur.



    Letra e njė tė ēmenduri

    Doktori im i dashur, jam nė duart tuaja. Bėni me mua atė ēka ju duket mė e drejtė. Po ju pėrshkruaj hapur gjendjen e mendjes sime, kėshtu ju gjykoni se ėshtė mė mirė t’u nėnshtrohem kurave nė ndonjė sanatorium apo tė mbetem pre e halucinacioneve dhe e vuajtjeve qė po mė mundojnė.

    Ja historia e gjatė dhe e vėrtetė e sė keqes sė vecantė tė shpirtit tim. Po jetoj si ēdo njeri tjetėr me sy tė verbėr e tė hapur ndaj jetės pa u ēuditur e pa kuptuar.

    Po jetoja siē jetojnė tė gjithė, duke parė jetėn me sytė e hapur e tė verbėr tė njeriut, pa u ēuditur dhe pa e perceptuar.

    Jetoja si kafshėt, siē jetojmė tė gjithė ne, duke kryer funksionet e ekzistencės, duke ekzaminuar e duke besuar se shikoja, duke besuar se dija, duke besuar se njihja atė ēka mė rrethonte, derisa njė ditė kuptova se e gjitha kjo ėshtė false.

    Ėshtė njė frazė e Montesquieu-sė qė ka ndriēuar papritmas mendjen time. Njė organ mė shumė ose mė pak nė trupin tonė do tė na lejonte njė inteligjencė tė ndryshme. Nė fakt tė gjitha rregullat e trupit tonė e gjithēka tjetėr do ishte ndryshe nė rast se trupi ynė do ishte ndryshe, Kam reflektuar mbi kėtė gjė pėr shumė muaj, muaj pas muaji e pak nga pak njė qartėsi e ēuditshme penetroi tek unė e u shfaq errėsira. Nė fakt, organet tona janė pėrcjellėsit e vetėm midis botės sė jashtme e vetvetes. Inferioriteti ynė, egoja jonė ėshtė nė kontakt me pjesėn e jashtme tė botės me anė tė disa shqisave nervore terminale. Pėrveē kėsaj bota e jashtme na humbet pėr madhėsinė e saj, kohėzgjatjen e saj, pasuritė e panumėrueshme e tė padepėrtueshme, origjinėn e saj, tė ardhmen e fundin e saj, format e largėta e shfaqjet infinite dhe organet tona ndaj kėsaj pjese tė vogėl tė saj qė njohim, mund tė na japim vetėm informacione sa tė paqarta aq dhe tė pakta nė numėr. Tė paqarta pasi janė vetėm pronėsi e organeve tona qė pėrcaktojnė pėr ne pronėsitė e dukshme tė lėndės. Tė pakta nė numėr pasi shqisat tona janė vetėm pesė, kėshtu qė fusha e studimit dhe natyra e shprehjes sė tyre janė shumė tė limituara. Shpjegohem.

    Syri transmeton dimensione, format, ngjyrat. E na gėnjen nė kėto trie pika. Na shpreh ne vetėm objektet e qeniet e njė madhėsie mesatare tė njė formati njerėzor, pėr tė cilėn pėrdorim fjalėn “e madhe” nė pėrcaktimin e gjėrave dhe fjalėn “e vogėl” nė pėrcaktimin e disa tė tjera, vetėm sepse dobėsia e syrit nuk na lejon tė njohim gjithēka qė ėshtė shumė e thellė apo shumė e vogėl pėr tė. Kėshtu qė syri nuk njeh e nuk shikon pothuajse asgjė nga i gjithė universi. Siē nuk njeh yllin e gjendur nė hapėsirė e mikrobin qė jeton nė njė pikė ujė. Dhe sikur veshi ynė tė ishte njėqind herė milionė mė i fuqishėm nuk do tė perceptonte ajrin qė thithnim, tė gjitha llojet e qenieve tė padukshme e tė gjithė banorėt e planetėve pranė, e do tė ekzistonin akoma mjaft tipa infinitė kafshėsh e botė kaq tė largėta qė syri nuk mund t’i arrinte. Pra tė gjithė idetė tona mbi pėrmasat janė false, pasi ne nuk njohim limitet e madhėsisė e vogėlsisė. Vetėdija jonė ndaj madhėsive e figurave nuk ka njė vlerė absolute, pasi ėshtė e pėrcaktuar vetėm nga fuqia e njė organi e pėrballja konstante me vetveten tonė. Le tė shtojmė gjithashtu qė syri ėshtė i paaftė tė shoh tė shoh transparenten. Njė xham perfekt e gėnjen. E ngatėrron me ajrin qė nuk mund tė shihet. Kalojmė tek ngjyrat. Ngjyra ekziston, pasi syri ynė ėshtė formuar nė mėnyrė tė tillė qė e transmeton nė tru nėn formėn e ngjyrės, mėnyrat e ndryshme me tė cilat trupat thithin e dekompozojnė rrezet e shndritshme qė i godasin, nė funksion tė kompozimit tė tyre kimik. Pėrmasat e ndryshme tė kėsaj thithjeje e dekompozimi krijojnė tonalitetin e ngjyrės. Kėshtu pra, ky organ i imponon mendjes sensin relativ tė shikimit ose mė mirė mėnyrėn arbitrare tė konstatimit tė dimensioneve e tė perceptimit tė raportit tė dritės me lėndėn. Ekzaminojmė veshin. Mė shumė sesa me syrin nė kėtė rast ne jemi lolo (budallenj) e viktima tė kėtij organi fantazues. Dy trupa pėrplasen e krijojnė njė lloj lėvizjeje tė atmosferės. Kjo lėvizje bėn tė vibrojė nė veshin tonė njė pjesė tė vogėl e lėkurės qė transformon menjėherė nė tingull diēka qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė vese njė vibrim. Natyra ėshtė e heshtur. Por daullja e veshit zotėron aftėsinė e mrekullueshme tė transmetojė nė dėgjimin tonė e nėn forma sensacionesh tė ndryshme, tė gjitha dridhjet e valėve tė padukshme nė hapėsirė, nėn njė kuptim qė ndryshon sipas numrave tė vibrimit. Ky transformim realizuar nga nervi i dėgjimit, nė rrugėn e shkurtėr nga veshi nė tru, ka lejuar qė ne tė prodhojmė njė art tė ēuditshėm, muzikėn, artet mė poetike e tė pėrpikta, tė papėrcaktueshme si ėndrra e tė sakta si algjebra... Ēfarė tė themi pėr shijimin e nuhatjen? Do mund tė njihnim parfumet e cilėsitė e disa ushqimeve pa aftėsitė e veēanta tė hundės e gjuhės. Gjithė njerėzimi do mund tė ekzistonte pa veshin, pa shijen, pa nuhatjen, pa asnjė nocion tė tingullit e dėgjimit. Pra po tė kishim njė organ mė pak, do ishim tė paditur ndaj gjėrave tė pazakonshme e ekselente, por po tė kishim njė organ mė shumė do zbulonim rreth nesh njė pafundėsi gjėrash tė pakonstatuara mė parė. Pra, gabohemi kur gjykojmė njohurinė e jemi tė rrethuar nga njė e papritur e paeksplorueshme. Gjithēka ėshtė e paqartė dhe mund tė konceptohet nė mėnyra tė ndryshme. Gjithēka ėshtė false, gjithēka ėshtė e mundur dhe gjithēka ėshtė e dyshimtė. Formulojmė kėtė gjė me proverbin “E vėrtetė nga kjo anė e Pirenejve, gabim nga ana tjetėr”. E themi: “E vėrtetė nė njė organ tonin e gabim nė tjetrin”. Dy plus dy nuk bėjnė katėr nga ana tjetėr e atmosferės. E vėrtetė nė tokė, gabim diku tjetėr. Pra po e mbyll se misteret si elektriciteti, gjumi hipnotizues, transmetimi i vullnetit, sugjerimet, tė gjitha fenomenet enigmatike mbeten tė fshehura pasi natyra nuk na ka pajisur me organet e nevojshme pėr t’i perceptuar. Pasi u binda se gjithēka qė u shfaqet senseve tė mia ekziston veē pėr mua dhe mėnyra e perceptimit tim ėshtė e ndryshme nga ajo e njė tjetri, pasi arrita nė konkluzionin se njė humanizėm i bėrė ndryshe do kishte mbi botėn, mbi jetėn, mbi gjithēka, ide absolute tė kundėrtat nga tonat, derisa bindjet tona varen vetėm nga ngjashmėria e organeve tona e dallimet vetėm nga diferencat e shqisave nervoze terminale, bėra njė sforcim tė mendimit mbinjerėzor pėr tė dyshuar tė papenetrueshmen qė mė rrethon.

    Jam ēmendur? Thashė me vete: “Jam rrethuar nga gjėra tė panjohura”. Imagjinova njeriun pa veshė qė dyshon ekzistencėn e tingullit, siē ne dyshojmė pėr ekzistencėn e mjaft mistereve tė fshehura, njeriu qė vė re fenomenet akustike, por qė nuk mund t’u pėrcaktoj, as natyrėn e as prejardhjen. Kam frikė nga gjithēka rreth meje, frikė nga ajri, frikė nga nata. Nga momenti qė ne nuk mund tė njohim pothuajse asgjė e nga momenti qė gjithēka ėshtė pa limit, ēfarė mbetet? Boshllėku apo jo? Ēfarė ekziston nė kėtė boshllėk tė dukshėm? Ky terror konfuz ndaj tė mbinatyrshmes qė ka ndrydhur njeriun qė nga lindja e botės ėshtė legjitim pasi e mbinatyrshmja nuk ėshtė tjetėr veēse ajo ēka mbetet nga e panjohura. Atėherė kuptova terrorin. M’u duk se po arrija tė zbuloja pak nga pak njė sekret tė universit. Tentova tė pėrpunoja organet e mia, t’i eksitoja pėr tė perceptuar tė padukshmen. Thashė “gjithēka ėshtė njė qenie”. Thirrja qė kalon nė ajėr ėshtė njė qenie e ngjashme me shtazėt, pasi e tillė lind, prodhon njė lėvizje e transformohet pėr t’u vdekur. Po kėshtu dhe mendja e frikshme qė beson se ėshtė pa trup nuk gabon. Kush janė? Sa njerėz i dallojnė, ndalin para prezencės sė tyre, dridhen nga kontakti i paperceptueshėm i tyre. I ndiejmė pranė nesh e qark, por nuk mund t’i dallojmė, pasi nuk kemi sy pėr t’i parė e as njė organ tė panjohur qė mund t’i zbulojė. Atėherė mė shumė se ēdokush tjetėr unė i ndieja kėto prezenca. Qenie apo mistere? Si mund ta di? Nuk di tė pėrgjigjem, por mund tė them se ndieja gjithmonė praninė e tyre. Pashė, pashė njė qenie tė padukshme. Mbeta i palėvizur pėr net tė tėra, i ulur nė tavolinėn time, me kokėn ndėr duar, duke menduar pėr tė gjitha kėto. Gjithmonė besova se njė dorė e padukshme apo njė trup i paprekshėm po pėrkėdhelte flokėt e mi. Nuk mė preku, pasi nuk ishte njė esencė mishore, por njė esencė e paparashikueshme, e panjohur. Njė natė dėgjova tė kėrciste parketi pas meje. Kėrciti nė mėnyrė tė veēantė. U drodha. U ktheva e nuk pashė asgjė. Nuk e vrava mė mendjen. Por njė ditė mė pas nė tė njėjtėn orė u verifikua e njėjta zhurmė. Isha aq i trembur, u ngrita nė kėmbė, i sigurt, i sigurt, i sigurt se nuk isha vetėm nė dhomė. Nuk pashė asgjė. Ajri ishte i kthjellėt e transparent kudo. Dy llambat e mia ndriēonin ēdo cep tė dhomės. Zhurma nuk u pėrsėrit dhe e mora pak veten, edhe pse shikoja herė pas here pėrreth. Tė nesėrmen u zgjova me humor tė mirė, duke dashur tė kuptoja se si shihet e padukshmja qė mė vizitonte. E pashė. Pėr pak sa nuk vdiqa nga tmerri. Kisha ndezur tė gjithė qirinjtė mbi oxhak e dhoma ishte ndriēuar si pėr festė. Dy llambat e mia digjeshin mbi tavolinė. Pėrballė meje, krevati im, i vjetėr, prej dru pishe. Nė tė djathtė oxhaku. Nė tė majtė porta qė e kisha mbyllur me shul. Pas meje njė dollap i madh me pasqyrė. Pashė nė tė. Kisha sytė e humbur e qepallat e zgurdulluara. U ula si ēdo ditė. Zhurma ishte shfaqur njė natė mė parė e njė natė mė parė e mė parė, nė orėn 21 e 22 min. Prita. Kur arriti orari fiks, perceptova njė sensacion tė papėrshkrueshėm, si njė lėng, njė lėng i parezistueshėm mė kishte penetruar tė gjitha poret duke zhytur shpirtin tim nė njė terror tė tmerrshėm. Kėrcitja pas meje bėhet e fortė e vjen drejt meje. U ngrita e kthehem papritmas, pothuajse nuk rashė. Shikoja ēdo gjė si nė mes tė ditės e nuk shikoja veten nė pasqyrė. Ishte boshllėk, i lirė e plot dritė. Ndodhesha pėrballė tij, por jo brenda tij. E fiksova me vėshtrim tė trembur. Nuk guxova tė afrohesha, pasi ndieja atė pranė meje, i padukshmi qė mė fshihte e nuk mė linte tė shihesha nė pasqyrė. Qe e tmerrshme. Nisa tė perceptoja njė mjegull nė fund tė pasqyrės, njė mjegull qė kapėrcen njė pasqyrė uji e m’u duk qė ky ujė rrėshqiste lehtė nga e majta nė tė djathtė, duke e bėrė ēdo sekondė mė tė qartė imazhin tim. Ishte si fundi i njė eklipsi. Ajo qė mė fshihte, nuk kishte konture, por njė transparencė opake qė qartėsohej pak nga pak. Mė nė fund munda tė shihesha qartė si ēdo ditė kur shoh veten. Pra, sidoqoftė e pashė. E nuk e pashė mė. E pres padurueshėm dhe ndiej se mendja ime po humbet nė kėtė pritje. Qėndroj pėr orė tė tėra, net, ditė javė para pasqyrės duke pritur. Ai nuk kthehet mė. E kuptoj se unė e kisha parė. Ndiej se do ta pres tėrė jetėn, deri nė vdekje, para kėsaj pasqyre si njė gjahtar. E brenda kėsaj pasqyre nis e shoh imazhe bishash, kufoma tė shpifura, shtazė tė egra, qenie tė frikshme, gjithēka tė paimagjinueshme qė duhet tė popullojė mendjen e tė ēmendurve.

    Ky ėshtė rrėfimi im doktor i dashur. Thuamė ē’tė bėj?



    Gay de Moupassant

    17 shkurt 1885


    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3

    Guy De Maupassant


    PRANĖ KUFOMĖS SĖ SHOPENHAUERIT


    Pėrktheu Vladimir Marku


    Ai po vdiste ngadalė, ashtu siē vdesin tė gjithė tė konsumueshmit. E shikoja ēdo ditė, rreth orės dy, tė ulur nėn dritaret e hotelit mbi njė stol nė shėtitore, duke vėshtruar detin e qetė. Rrinte ca kohė pa lėvizur, nėn nxehtėsinė e diellit, duke i ngulur sytė Mesdheut vajtonjėsisht. Herė herė, u hidhte njė vėshtrim maleve madhėshtorė me maja tė vrėnjėsuara qė mbylleshin nga ana e Mentone; pastaj, me njė lėvizje shumė tė ngadaltė, kryqėzonte kėmbėt e gjatė, tė hollė sa dukeshin si dy kocka, dhe hapte njė libėr, gjithmonė tė njėjtin libėr. Nga ai ēast nuk lėvizte mė, por lexonte dhe lexonte me sytė dhe mendjen e tij; i gjithė trupi i tij nė konsumim dukej se lexonte, i gjithė shpirti i tij i zhytur, i humbur, i zhdukur, nė kėtė libėr, deri nė orėn kur ajri i freskėt e bėnte tė kollitej pak. Pastaj, ngihej dhe hynte nė hotel.
    Ai ishte njė gjerman i gjatė, me mjekėr pothuaj tė bardhė, qė hante nė dhomėn e tij dhe nuk fliste me njeri. Njė kuriozitet i vagėllt mė tėrhiqte drejt tij. Njė ditė, u ula pranė tij, me njė libėr nė dorė, pėr tė ruajtur dukjen, njė vėllim poetik tė Musset. Dhe fillova tė shfletoja “Rolla”.
    Papritur, fqinji im, mė foli nė njė frėngjishte tė pastėr:
    - A dini gjermanisht, zotėri?
    - Aspak, zotėri.
    - Mė vjen shumė keq pėr kėtė. Meqėnėse rasti na ka sjellė krah pėr krahė, mund t’ju huazoja juve, mund t’ju tregoja juve, njė gjė tė paēmuar, kėtė libėr qė mbaj nė duar.
    - Ēfarė ėshtė ky libėr, ju lutem?
    - Ėshtė njė kopje e mjeshtrit tim, Shopenhauer, me shėnime tė dorės sė tij. Shikoni faqet nga anash tė mbushura me dorėshkrimin e tij. E mora librin prej tij me gjest nderimi dhe u ngula sytė shėnimeve tė pakuptueshme, por qė dėshmonin mendimet e pavdekshme tė zbėrthyesit mė tė madh tė ėndėrrave qė kishte jetuar ndonjėherė mbi kėtė tokė.
    Dhe vargjet e Musset mė erdhėn nė kujtesė: “A e keni zbuluar, Volter, se ėshtė lumturi tė vdesėsh. Dhe a fluturon buzėqeshja jote e shėmtuar mbi kockat e zbardhura?” Nė mėnyrė tė pavullnetshme krahasova sarkazmėn fėminore, sarkazmėn fetare tė Volterit me ironinė e parezistueshme tė filozofit gjerman, ndikimi i tė cilit kėtej e tutje ėshtė i pashprehshėm. Le tė protestojmė dhe le tė zemėrohemi, le tė indinjohemi ose le tė jemi entuziast, por Shopenhaueri e ka shėnuar njerėzimin me vulėn e pėrbuzjes dhe tė zhgėnjimit tė tij.
    Njė ndjekės kėnaqėsish i ēliruar prej ideve tė rreme, ai pėrmbysi besime, shpresa, ideale poetike dhe kimerash, shkatėrroi aspirata, ēfarosi besimin e shpirtrave, vrau dashurinė, hoqi zvarrė adhurimin kalorsiak qė u bėhej grave, thėrmoi iluzionet e zemrave, dhe kreu detyrėn mė madhore tė orvatur nga skepticizmi ndonjėherė. Ai nuk kurseu asgjė me atė shpirtin e tij tallės, dhe shfryu pėr gjithshka. Madje edhe sot, ata qė e nėmin, mbartin nė shpirtrat e tyre grimca tė mendimeve tė tij.
    - Pra, ju njiheshit personalisht me Shopenhauerin, apo jo? - e pyeta gjermanin.
    Ai buzėqeshi trishtshėm.
    - Deri nė ēastin e vdekjes, zotėri.
    Dhe ai mė foli pėr filozofin dhe mė tregoi pėr pėrshtypjen pothuaj mbinatyrore qė kjo qėnie e ēuditshme linte mbi tė gjithė ata qė i afroheshin. Ai mė tregoi pėr njė intervistė tė ikonoklastit me njė politikan francez, njė republikan doktrinor, i cili donte t’i hidhte njė sy kėtij burri dhe e gjeti atė nė njė tavernė tė zhurmshme, i ulur nė mes dishepujsh, thatim, i rrudhosur, qė qeshte me njė qeshje tė paharrueshme, qė sulmonte dhe bėnte copa ide dhe besime me njė fjalė tė vetme, ashtu si njė qen qė me njė tė kafshuar copėton ēfarėdo qė i zėnė dhėmbėt kur loz.
    Ai mė pėrsėriti mua komentin qė ky francez i habitur dhe i tmerruar, bėri ndėrsa largohej: “Mendova se kalova njė orė me njė djall.” Pastaj shtoi:
    - Ai kishte, vėrtet, zotėri, njė buzėqeshje tė frikshme, qė na trembte edhe pas vdekjes sė tij. Mund t’ju tregoj njė anekdotė pak tė njohur, nėse do t’ju interesonte. Dhe filloi tregimin e tij, me njė zė tė mekur, i ndėrprerė nga sulme tė shpeshta kolle.
    - Shopenhaueri sapo kishte vdekur, dhe ne duhej tė ruanim, me radhė, dy nga dy, deri nė mėngjes. Ai ishte shtrirė nė njė apartament tė madh, tė thjeshtė dhe tė zymtė. Dy qirinj digjeshin nė mbajtėset e tyre pranė krevatit.
    Ishte mesnatė kur unė dhe njė shok tjetėr shkuam tė ruanim trupin e tij. Dy shokėt qė zėvendėsuam kishin ikur dhe ne u ulėm nga fundi i krevatit. Fytyra nuk i kishte ndryshuar. Ishte duke qeshur. Rrudha, qė ja njihnim aq mirė, kishte mbetur pas rreth qosheve tė buzėve tė tij dhe na dukej se do tė hapte sytė, do tė lėvizte dhe do tė fliste. Mendimi i tij, ose mendimet e tij, na mbėshtillnin ne. E ndjenim veten mė shumė se kurrė nė atmosferėn e kėtij gjeniu, tė pėrthithur, tė zotėruar nga ai. Dominimi i tij dukej edhe mė sovran tani qė ishte i vdekur. Njė ndjenjė misteri ishte pėrzierė me fuqinė e kėtij shpirti tė pakrahasueshėm.
    Trupat e kėtyre burrave zhduken, por ata vet mbeten; dhe atė natė pas pushimit tė rrahjeve tė zemrės sė tyre, ju siguroj, zotėri, ata janė tmerrues. Me njė ton tė ulur, unė dhe shoku im, flisnim pėr tė, duke kujtuar thėnie tė caktuara, formula tė caktuara tė tij, ato maksimat e tij befasuese qė janė si ēurkė flakėsh tė lėshuara, me pak fjalė, nė errėsirėn e jetės sė panjohur.
    - Mua mė duket se ai po matet tė flasė, - mė tha shoku im.
    Ne ja ngulėm sytė fytyrės sė tij tė ngrirė, me atė buzėqeshje tė pėrjetshme, me njė shqetėsim nė kufijtė e frikės. Dora dorės, po ndiheshim keq, gati tė na binte tė fikėt. Me zė tė fikur, thashė: “Nuk e di se ēfarė kam, por tė siguroj qė nuk jam mirė.”
    Dhe nė ato ēaste vumė re se nga kufoma vinte njė erė e pakėndshme. Pastaj shoku im sugjeroi tė shkonim nė dhomėn fqinje, dhe tė linim derėn hapur. Unė rashė dakord me sugjerimin e tij. Mora njėrin qiri dhe lashė tjetrin mbrapa. Pastaj vajtėm dhe u ulėm nė
    njė qoshe tė apartamentit fqinjė nga ku mund tė shikonim krevatin dhe kufomėn, qė dukeshin qartė nga drita. Por ai akoma na zotėronte. Mund tė thoshte dikush se esenca e tij jomateriale, e ēliruar, e lirė, e gjithėpushtetshme dhe dominuese, fluturonte rrotull nesh. Dhe, nganjėherė, era e tmerrshme e trupit qė prishej, vinte drejt nesh dhe na depėrtonte, duke na sėmurur nė mėnyrė tė papėrcaktueshme. Papritur njė ngjethje kaloi nėpėr kockat tona: nga dhoma e vdekjes erdhi njė tingull, njė zhurmė e lehtė. Menjėherė, fiksuam shikimin mbi tė dhe, pamė, po, zotėri, pamė qartė, tė dy ne, diēka e bardhė tė kalonte mespėrmes krevatit, ra mbi qilim dhe u zhduk nėn kolltuk.
    Ne u ngritėm nė kėmbė pėrpara se tė kishim kohė tė mendonim diēka, tė kapur nga njė terror hutues, tė gatshėm pėr t’ia mbathur. Pastaj shikuam njėri tjetrin. Ishim llahtarisht tė zbehtė. Zemrat tona godisnin kaq fuqishėm sa mund tė lėvizte rrobat tona mbi gjoks. Unė fola i pari:
    - E pe?
    - Po, e pashė.
    - Mund tė ndodh qė tė mos jetė i vdekur?
    - Kur trupi ka filluar tė dekompozohet?
    - Ēfarė do bėjmė?
    Shoku im foli me zė hezitues: “Tė shkojmė dhe tė shikojmė.”
    Mora qiririn dhe hyra i pari, duke hedhur nga njė vėshtrim tė gjitha qosheve tė errta nė apartamentin e madh. Asgjė nuk lėvizte, dhe unė ju afrova krevatit. Por qėndrova i ngrirė nga frika dhe i shtangur. Shopenhaueri nuk qeshte mė. Ai ishte zgėrdheshur nė mėnyrėn mė tė llahtarshme, me buzėt tė shtrėnguara dhe me faqet e thithura brenda. Belbėzova: “Ai nuk ka vdekur.”
    Por era e keqe zbriti tek hunda ime dhe mė zuri frymėn. Nuk lėviza mė, por shikoja atė pa ja hequr sytė; i tmerruar sikur tė isha nė praninė e njė fanepseje. Pastaj, shoku im, mori qiririn tjetėr dhe u pėrkul pėrpara. Mė kapi nga krahu pa thėnė asnjė fjalė. Unė ndoqa vėshtrimin e tij dhe pashė, mbi dysheme, nėn kolltuk, tė bardha mbi qilimin e zi, dhe tė hapura sikur do tė kafshonin, dhėmbėt artificialė tė Shopenhauerit.
    Dekompozimi i trupit duke liruar nofullat kishte bėrė qė dhėmbėt artificialė tė kėrcenin nga goja poshtė. Atė ditė u frikėsova vėrtet, zotėri.
    Dhe meqėnėse dielli po zhytej drejt detit vezullues, gjermani i konsumuar u ngrit nga stoli i tij, bėri pėrkuljen pėrshėndetėse tė trupit, dhe u kthye nė hotel.

  4. #4

    Tregime nga GUY DE MAUPASSANT

    IDILI
    Moris Leluarit



    Pėrktheu: Kristaq Kotonika


    Treni, sa kishte lėnė Gjenevėn e i drejtuar pėr nė Marsejė, zvarriste gjarprin e hekurt gjatė bregut shkėmbor midis detit e maleve, duke shpėrndarė rėrėn e verdhė tė bregdetit nėpėr bordurėn si fill argjendi qė formonin valėt e lehta tė detit dhe depėrtonte nė grykat e errėta tė tuneleve shkėmbore, tamam si njė egėrsirė kur vrapon tė futet nė strofkullėn e vet.
    Nė vagonin e fundit tė trenit,bishin ulur njeri pėrball tjetrit, njė grua dhe njė djalosh i ri; ata nuk bisedonin midis tyre, porse herė pas here, rrėmbimthi, hidhnin shikimet mbi njeri tjetrin. Gruaja ishte njėzetepesė vjeēe dhe kishte zėnė vend tek dera duke pėrqendruar shikimin midis hapėsirave tė grillave tė dritares sė derės. Ishte njė fshatare piemonteze, me sy tė zinj sterė dhe me njė gjoks tė madh e faqe tepėr tė mishta. Nėnė ndenjėsen prej dėrrase ku ishte ulur, kishte futur disa boēe me plaēka, ndėrsa njė shportė e mbante tek gjunjėt .
    Djaloshi ishte rreth njėzet vjeē, i dobėt, zeshkan, me njė lėkurė tė zeshkėt siē janė fshatarėt qė lėvrojnė tokėn tė ekspozuar nė diell. Pranė tij, nė njė boēe gjendeshin tė gjitha plaēkat e tij: njė palė kėpucė, kėmisha, pantallonat dhe xhaketa. Edhe ai kishte futur diēka nėnė ndenjėsen ku ish ulur: lopatėn dhe shatėn tė lidhura me njė copė litari. Shkonte nė Francė pėr tė gjetur punė.
    Dielli qė binte mbi renė prej tymi, bėnte tė dukej vargu i zjarreve gjatė bregut. Ishte fundi i majit dhe nė ajėr pėrhapej njė aromė e mrekullueshme qė depėrtonte nė vagonėt e trenit nėpėrmjet dritareve tė hapura. Lulet e portokajve dhe limonėve derdhnin nė qiellin e hapur kundėrmimin e kėndshėm, tė ėmbėl, tė fortė e aq eksitus, qė pėrzihej nė respirimin e aromave te trėndafilave qė rriteshin dendur gjithė andej, tamam si bari, pėr gjatė rrugės e kopshteve tė begatė, para hyrjeve tė kasolleve , bile dhe nė fushė tė hapur.
    Kėtu ky breg, trėndafilat i ka si tė vetit. Ata e mbushin vendin me njė aromė tė fortė dhe tė ėmbėl, duke e shndėrruar ajrin nė njė “ėmbėlsirė”, nė diēka mė tė shijshme se sa vera dhe mė dehėse se vetė ajo.
    Treni ecte ngadalė, tamam sikur kish dėshirė tė qėndronte sa mė gjatė nė kėtė kopsht e nė kėtė kėnaqėsi. Ai me minuta tė tėra ndalej nė stacionet e vegjėl, para grumbujve tė shtėpive tė bardha; mandej, lėshonte vėrshėllimėn e gjatė, pa u nxituar pėr tė ecur mė tutje. Askush nuk hipte nė tren nė ndalesat e stacioneve. Mesa dukej, tė gjithė i kishte pushtuar plogėshtia dhe askush nuk merrte guximin tė lėvizte nga vendi nė kėtė mėngjes tė nxehtė pranvere.
    Gruaja e shėndoshė, kohe pas kohe mbyllte sytė e dremiste, por menjėherė i hapte kur ndjente se shporta e saj qė mbante mes gjunjėve, bėhej gati pėr tė rėnė nė dysheme. Me njė lėvizje tė shpejtė, ajo e kapte atė, pėr disa minuta hidhte shikimin nga dritarja e mandej fillonte pėrsėri tė dremiste. Pikat e djersės i binin prej ballit dhe frymė merrte me vėshtirėsi, tamam sikur atė e mundonte njė shtrėngim i gjoksit.
    Djaloshi, me kokė tė varur kish rėnė nė njė gjumė tė thellė fshatari.
    Kur treni u lėkund gjatė ndalesės nė njė stacion tė vogėl, fshatarja menjėherė u zgjua dh hapi shportėn e saj. Nxori prej aty njė copė tė madhe bukė,vezė tė ziera fort, njė shishe me verė, kumbulla nga ato tė kuqet dhe filloi tė hante. Djaloshi gjithashtu u zgjua dhe filloi tė shihte atė. Ai ndiqte me sy ēdo kafshatė qė kalonte nga shporta nė gojėn e saj. Qėndronte me duart e kryqėzuara, pa e lėvizur shikimin e syve; faqet e tij ishin tė thelluara si gropa kurse buzėt i mbante te shtrėnguara fort.
    Fshatarja hante siē hanė gratė e shėndosha e llupėse, herė pas here kapėrdinte gllėnjka vere qė t’i kalonte me lehtėsi vezėt e ziera fort e mė pas ndalej qė tė merrte frymė lehtė. Ajo i gllabėroi tė gjitha, - bukėn,vezėt, kumbullat dhe verėn. Porsa mbaroi sė ngrėni mėngjesi i saj, djaloshi, mbylli pėrsėri sytė dhe filloi tė dremiste.
    Gruaja, duke ndjerė se tanimė recipetat e saj po e shtrėngonin mė fort, i zbėrtheu kopsat dhe djaloshi hodhi pėrsėri shikimin mbi tė. Ajo nuk u druajt aspak dhe vazhdoi tė zbėrthente edhe mė tej kopsat e veshjes se saj. Nga presioni i madh gjoksi iu ēlirua dhe gati u zbulua nga tė dy anėt nė tė gjithė madhėsinė e hapjes tė teshave tė shkopsitura. Fshatarja tani e ndeu veten mė mirė dhe tha nė gjuhė italisht:
    - Kaq shumė nxehtė, nuk mund tė marrėsh dot frymė.
    Djaloshi iu pėrgjigj me atė gjuhė e nė atė dialekt.
    - Pėr udhėtim koha ėshtė e bukur.
    Ajo e pyeti.
    - Ju jini nga Piemonte?
    - Unė jam nga Asti.
    - Kurse unė nga Kazala.
    Ata ishin fqinj. U lidh kėshtu biseda. Kuvenduan gjatė e gjerė mbi gjėrat e pėrditshme me tė cilat merren njerėzit e thjeshtė dhe me kėnaqėsinė e plotė tė mendjes sė tyre, tė njė horizonti tė mefshtė e tė privuar. Biseduan pėr vendlindjet e tyre. Ata kishin tė njohur tė pėrbashkėt, pėrmendėn emra e u duk sikur u bėnė miq nė atė masė sa zbuluan njė farė fytyre tė re, tė njohur prej tė dyve. Nga buzėt e tyre fluturonin shpejt fjalėt e nxitonin me njė theks kumbues e tingėllim italian. Mandej ata u informuan mirė pėr njeri tjetrin.
    Gruaja ishte e martuar: kishte tre fėmijė tė vegjėl qė i kishte lėnė nėn kujdesin e sė motrės sepse ajo vetė shkonte nė punė; kish gjetur pėr vete njė vend pune si mėndeshė*, vend shumė i mirė tek njė damė franceze nga Marseja.
    Djaloshi kėrkonte punė. I kishin thėnė se mund tė gjente nė Marsejė, sepse atje nė atė kohė bėheshin shumė ndėrtime.
    Pasi treguan dhe kėto, ata heshtėn.
    E nxehta qė dukej sikur derdhej si shi mbi ēatinė e vagonit, u bė edhe mė e padurushme. Reja e pluhurit pėrplasej pas trenit dhe futej brenda vagonave. Aromat e drurėve tė agrumeve dhe e trėndafilave, u bėnė edhe mė tė forta, e dukej sikur kondensoheshin e bėheshin mė tė rėnda.
    Tė dy pasagjerėt u zgjuam pėrsėri. Ata i hapėn sytė pothuajse nė tė njėjtėn kohė. Dielli kish rėnė mbi det e ndriēonte me reze drite sipėrfaqen kaltėroshe tė detit. Ajri u bė disi mė i freskėt dhe ngjante si mė i lehtė.
    Mėndesha, mori frymė thellė. Recipetat i kishte tė zbėrthyera, faqet si tė venitura nga vapa e sytė si tė turbull. Me njė zė tė mbytur ajo i tha:
    - Nuk i kam dhėnė gji foshnjės qė nga dita e djeshme; e kam pisk, mė duket sikur tani do tė bie pa ndjenja.
    Ai nuk iu pėrgjigj, duke mos ditur ēfarė t’ i thoshte. Ajo vazhdoi:
    - Kur grumbullohet kaq shumė qumėsht nė gjinj, si tek unė tani,duhet t’i japėsh gji foshnjės tri herė nė ditė, ndryshe e ndjen veten keq. Tė duket sikur njė farė peshe tė rėndon nė zemėr, peshė e atillė qė nuk tė le tė marrėsh frymė dhe gjithė pjesėt e trupit tė dhembin. Kaq qumėsht nė gji ėshtė fatkeqėsi.
    Ai theksoi:
    - Po, kjo ėshtė njė fatkeqėsi. Kjo juve duhet t’u shqetėsojė. Rraskapitja dhe dobėsimi, nė vetvete paraqesin sėmundje tė vėrteta.
    Ajo murmuriti nėpėr dhėmbė:
    - Mjafton ta shtrėngosh pak gjirin dhe qumėshti cėrkon si shatėrvan. Kjo ėshtė interesante ta shohėsh. Asnjė nuk e beson. Nė Kazela, tė gjithė fqinjėt vinin mė shikonin mua.
    - Ashtu, me tė vėrtet?
    - Po me tė vėrtet. Unė ju a thashė juve, por kjo nuk mė ndihmon aspak. Me tė shtrėnguar gjirin nuk mund tė nxjerrėsh shumė e tė lehtėsosh.
    Ajo heshti.
    Treni u ndal nė njė farė stacioni. Pranė parmakut kishte qėndruar njė grua qė mbante njė foshnjė qė i qante. Gruaja ishte e dobėt dhe e veshur me zhele. Mėndesha e pa atė nga dritarja dhe me njė zė tė pėrvuajtur tha:
    -Ja, gjendjen e saj unė mund ta lehtėsoja dhe foshnja mund tė mė qetėsonte dhe mua. E dini, unė nuk jam e pasur, prandaj braktisa shtėpinė, tė gjithė tė afėrmit dhe foshnjėn time tė dashur, qė mbėrrita nė kėtė vend pėr tė punuar, por nė kėtė ēast unė do jepja pesė franga pėr tė marrė atė fėmijėn e kėsaj gruaje pėr dhjetė minuta dhe t’i jepja gji. Kjo do tė qetėsonte dhe ata dhe mua. Mua do tė mė dukej sikur do tė ringjallesha.
    Ajo heshti pėrsėri. Mandej disa herė e shkoi dorėn nė ballin qė i digjej flakė, pėr tė fshirė djersėn qė i kullonte dhe vetėm tha:
    - Nuk mundem mė tė duroj. Mė duket sikur do tė vdes tani.
    Dhe me njė lėvizje tė pa vetėdijshme ajo e hapi krejt gjoksin. Sisa e djathtė, e madhe e fryrė, me thumbin ngjyrė kafe , i doli krejt pėrjashta. Gruaja e mjerė rėnkoi.
    -Ah , o Zoti im! O Zoti im! Ē’ tė bėj?
    Treni pėrsėri lėvizi dhe vazhdoi rrugėn e tij midis luleve qė lėshonin tani, si gjithnjė nė mbrėmjet e ngrohta, aromat marramendėse. Nganjėherė, nga dritarja dukej ndonjė barkė peshkatari, tamam si e pėrgjumur mbi sipėrfaqen e detit tė kaltėr, nėn velėn e bardhė e tė pa lėvizshme, qė pasqyrimi i saj nė ujė dukej si njė barkė tjetėr e katrahur* nė det. Djaloshi i hutuar belbėzoi:
    - Po... zonjė... unė... mundem juve... mundem t’ju lehtėsoj.
    Ajo i u pėrgjigj me njė zė tė pa fuqishėm.
    - Poo, tė lutem. Ju do tė mė bėnit njė shėrbim tė madh. Unė nuk mundem mė ta pėrballoj, nuk mundem.
    Ai u ul pėrballė saj mė gjunjė, ndėrsa ajo u pėrkul mbi tė dhe me lėvizjen e zakonshme tė mėndeshės, vendosi nė gojėn e tij thithėn ngjyrė kafe tė sisės qė t’i afronte kėtij njeriu pikėn e qumėshtit qė kish dalė nga thitha. Ai menjėherė e lėpiu atė, vendosi buzėt nė gjoksin e rėndė qė dukej tamam si njė fryt i madh. Filloi ta thithte atė si njė i etur e nė mėnyrė ritmike. I vendosi tė dy duart nė belin e gruas, e tėrhoqi fort pėr ta afruar nga vetja dhe vazhdoi tė pinte gllėnjkat si njė fėmijė, duke lėvizur qafėn.
    Mbas njė kohe ajo i tha:
    - Me kėtė mjaft, tani merr tjetrėn.
    Dhe ai i bindur kapi anėn tjetėr tė gjoksit.
    Ajo i vendosi ati tė dy duart e saj nė shpinė dhe tanimė merrte frymė lirisht e kėnaqej me aromėn e luleve dhe flladin e lehtė qe hynin nė vagon nga lėvizja e trenit.
    - Kėtu fryn shumė mirė, - i tha ajo.
    Ai nuk u pėrgjigj, vazhdoi tė pinte nga ai burim i gjallė, sy mbyllur tamam si njė qė shijė mė tė mirė nuk kish provuar. Pas pak ajo me qetėsi e largoi atė.
    - Tani mjaft. Unė e ndjej veten mė mirė. Mua kjo mė ktheu nė jetė.
    Ai u ēua duke fshirė buzėt me dorė. Ndėrsa gruaja duke futur dy pagurėt e saj tė gjalla e duke ngritur recipetat e saj i tha:
    - Mua, ju mė bėtė njė shėrbim tė madh. Unė ju falėnderoj shumė zotėri.
    Ai iu pėrgjigj me njė zė shumė ekspresiv.
    - Unė duhet t’ju falėnderoj zonjė; qysh prej dy ditėsh nuk kisha vėnė gjė nė gojė.

    * Idili- kėtu ka kuptimin “ngjarje e vogėl, apo dashuri e vogėl”
    * Mėndeshė- tajė, vajė, dojkė.
    * Katrahur - si e pėrmbysur kokė poshtė.


    LETĖRKĖMBIMI

    Pėrktheu: Kristaq Kotonika


    Nga Zonja X... pėr Zonjėn Z...
    Etretrat, e premte
    E dashur tezja ime!

    “U pėrgatita me kėnaqėsi pėr tė ardhur aty e pėr tė tė takuar. Do tė jem nė Frense nė vigjilje te hapjes se sezonit tė gjahut dhe do tė asistoj pėr tė mos munguar e pėr t’u treguar vendin atyre zotėrinjve qė mblidhen tek ti. Ju jeni shumė e mirė, o tezja ime kur ndodhi vetėm me ta e i lejoni tė drekojnė pa veshjen e zezė dhe tė pa rrojtur, me pretekstin se janė tė lodhur. Prandaj ata janė tė lumtur kur nuk ndodhem unė aty, por, do tė vij dhe do tė kaloj para tyre nė revistė si njė gjeneral, e po qe se nė kohėn e ngrėnies sė drekės do tė gjej ndonjė prej tyre, qoftė edhe njė tė vetėm jo tė rregullt nė paraqitje, do ta ēoj qė tė hajė drekėn nė kuzhinė, me shėrbėtorėt. Burrat e sotėm kanė shumė pak respekt pėr tė tjerėt e nuk tregojnė kujdesin e duhur pėr t’u paraqitur seriozė e me dinjitet. Po, po, ėshtė e vėrtetė, paraqiten si njerėz tė pagdhendur. Kur grinden midis tyre, pėrfundojnė me fyerje me gjuhėn e hamejve, ndėrsa nė praninė tonė paraqiten me njė sjellje si tė shėrbėtorėve. Apo nė banjat e detit t’i shohėsh, qėndrojnė tė mbyllur nė grupe e atėherė mund t’i vlerėsosh mirė se ē’janė.
    Ja, pėrfytyro kėtė qė po tė tregoj. Nė kabinėn e trenin ku isha ulur unė, hyri njė zotėri, - qė nė shikimin e parė kish njė paraqitje tė veēantė falė kostumit qė kish veshur- , dhe para se tė ulej hoqi kėpucėt dhe mbathi njė palė pantofle. Njė tjetėr, njė i moshuar qė ishte nga ata qė janė bėrė tė pasur vonė ( kėta janė mė tė pa edukuarit) u ul pėrball meje dhe fare qetė i shtriu kėmbėt me gjithė kėpucė nė ndenjėsen ku isha ulur unė. Thonė mbase qė ėshtė e lejuar njė gjė e tillė!
    Nė stacionin e plazhit ndeshesh me njė kulm tė paedukatės. Duhet tė tė them edhe njė gjė; neveria ime vjen edhe nga fakti se nuk jam ambientuar e nuk pėrshtatem dot kur ndesh persona qė gjenden nė kėto vende, sepse sjellja e tyre mė ngacmon sė tepėrmi dhe fare shpejt mund dhe tė qaj me dėnesė tė madhe.
    Nė mjediset e hotelit, njė djalosh mė shkeli e gati sa mė rrėzoi duke hequr me vrull ēelėsin e derės sė vet duke e kaluar krahun mbi kokėn time. Njė tjetėr, duke dalė nga dera e Kazinosė, u pėrplas me mua aq fort sa ndjeva njė dhimbje thellė nė gjoks, e megjithatė nuk denjoi tė thoshte “mė fal” dhe as te hiqte kapelėn nga koka. Kėshtu janė tė gjithė burrat. Kur zonjat afrohen nė verandė ata mezi i pėrshėndesin, vetėm sa ngrenė dorėn e bėjnė sikur prekin kapelėn.
    Por gjėja qė mė acaron e mė ngre nervat akoma mė shumė, ėshtė pafytyrėsia me tė cilėn flasin nė publik, e pa e vrarė mendjen tregojnė aventurat e tyre nga mė te neveritshmet. Kur dy burra takohen e hyjnė nė bisedė sė bashku, tregojnė historira tė pėshtira me fjalė nga mė tė pistat e me arsyetime tė neveritshme, pa u shqetėsuar se dikush i dėgjon apo se zėrat e tyre mund tė bien nė veshėt e ndonjė gruaje.
    Dje nė plazh u detyrova tė ndėrroja vendin pėr tė mos qėndruar e pėr tė mos qenė dėshmitare pa dashur e njė anekdote tė shthurur qė tregonte njė burrė me shprehje e fjalė tė atilla sa do tė ndjehesh e poshtėruar po tė dėgjosh gjėra tė tilla. Edukata mė elementare nuk mund tė tė lejojė tė dėgjosh e jo mė tė tregosh qoftė edhe me zė tė ulėt tė tilla gjėra kur ke njerėz tė tjerė aty pranė.
    Etretrati, pėr mė tepėr ėshtė njė vend i thashethemeve dhe ndėrkohė atdheu i llafazanėve. Nga ora pesė deri nė orėn shtatė aty shihen tė qarkullojnė llafazanė nė kėrkim tė thashethemeve qė mė pas kalojnė e i tregojnė nga njė grup nė njė tjetėr. Mua mė mjafton tė hedh njė vėshtrim mbi ata qė janė te njohur si tė tillė dhe unė tė tė bind qė nuk gaboj.
    Njė ditė kam asistuar nė njė koncert nė Kazino, i cili jepej nga njė artiste e shkėlqyer, zonja Mason. Aty mu dha mundėsia qė tė duartrokisja Koklen-in*, dhe dy aktorėt e mirėnjohur tė Voderilit, zonjėn dhe zotin Mele. Kėtu gjithashtu munda tė shoh tė gjithė ata qė kishin ardhur nė plazh kėtė vit. Kėta nuk ishin shumė tė njohur. Tė nesėrmen shkova pėr drekė nė Ypor. Aty pashė njė njeri gjigand me njė mjekėr tė gjatė qė doli nga porta e njė shtėpie tė madhe si njė kėshtjellė. Ai ishte piktori Pol Lorens**. Me sa dukej ai nuk mjaftohej me burgosjen e personazheve te tij nėpėr mure por, donte tė burgoste edhe vetveten.
    Mė vonė mė qėlloi qė tė ulesha nė rėrėn e plazhit pranė njė burri ende tė ri, me njė pamje tė ėmbėl e tė hijshme qė lexonte i qetė ndo poezi. I lexonte ato me njė vėmendje dhe njė pasion te atillė dhe tė them se asnjėherė nuk i ngriti sytė tė mė shihte mua, ndonėse isha aq pranė tij. Kjo gjė mė mėrziti dhe shkova e pyeta pėrgjegjėsin e kabinave tė plazhit, po nuk munda tė mėsoj se kush ishte ky zotėri. Thellė nė shpirt mė vinte pėr tė qeshur me veten time pėr kėtė lexues tė poezive. Me dukej si njė gjė anakronike pėr njė burrė tė padjallėzuar.
    E mirė o tezja ime, por tani shkoj si e marrė tek i panjohuri im. Mėso se quhet Suul Prud. Vete pėr t’u ulur pranė tij e pėr ta parė bukuroshin tim. Fytyra e tij ka njė paraqitje tė veēantė, tė qetė e tepėr fine. Kur dikush i vjen pėr tė biseduar, unė dėgjoj zėrin e tij tė ėmbėl e tė ndrojtur. Ky, sigurisht, nuk mund tė bėrtasė nė publik, nuk mund tė pėrplaset me njerėzit, por edhe nėse i ndodh, nuk mund tė mos u kėrkojė ndjese. Mund qė ėshtė delikat, por ka njė delikasė pothuaj si prej tė sėmuri, emocionale.
    Tė siguroj qė kėtė dimėr do tė ta prezantoj.
    Nuk kam ē’tė tė shkruaj mė tjetėr, e dashur teze, prandaj po e mbyll rrėmbimthi sepse dhe karroca e postės ėshtė gati pėr t’u nisur”.

    Ju puth duart dhe nė faqe. Mbesa juaj e dashur
    Berta de X

    P. S.
    Mė duhet tė shtoj, - pėr tė mbrojtur edukatėn franceze, - se bashkėpatriotėt tanė nė udhėtime, janė model tė edukatės, duke i krahasuar me anglezėt qė ngjasin sikur janė rritur mes argatėve tė stallave, ndėrsa francezėt, nė shumicėn e rasteve tregohen tė kujdesshėm e si tė ndrojtur pėr tė mos shqetėsuar fqinjėt e tyre.


    ***

    Zonja de Z... pėr zonjėn de X...

    Fresne, e shtunė.

    Vogėlushja ime e dashur!

    “Ti mė thua gjėra tė mbushura me njė ndjenjė tė mirė qė nuk tė lė qė ti tė bėsh paudhėsira. Edhe unė ashtu si ti, nė kohė tė shkuara, kur isha e re, mbetesha e indinjuar nga mungesa e edukatės tek burrat dhe i akuzoja vazhdimisht si njerėz me shumė mangėsi, por duke u moshuar e plakur, duke menduar mė thellė, duke lėnė pas nazet dhe duke i parė gjėrat pa supozimet e mija, kam vėnė re kėtė gjė qė, nė se burrat nuk janė gjithnjė tė edukuar, gratė pėrbri tyre kanė njė sjellje tė poshtėr. Ne besojmė se gjithēka na lejohet, dhe llogarisim nė tė njėjtėn kohė sikur tė gjithė njerėzit ne na detyrohen, ndėrsa ne kryejmė me zemėr tė qetė akte tė privuar nga ato elementė tė mirėsjelljes, pėr tė cilat flet ti me aq zjarr.
    Unė, gjej sot tė kundėrtėn, qė burrat kanė pėr ne mė shumė respekt, e qė ėshtė relative nga sjellja jonė ndaj tyre. Nė fund tė fundit, vogėlushja ime, burrat duhet tė jenė dhe janė ashtu si i bėjmė ne. Nė njė shoqėri ku tė gjitha gratė do tė jenė me tė vėrtet dama dinjitoze, burrat do tė jenė tė gjithė xhentėlmenė tė vėrtetė.
    Le ta shohim, vėrė re dhe reflekto.
    Shiko dy gra qė ti i ndesh nė rrugė, ēfarė sjellje, ēfarė vėshtrime fyese, me ēfarė pėrbuzje e shohin njėra tjetrėn? ! Sa lėvizje tė syve nga lart poshtė pėr ta matur me sy e bėrė me faj tjetrėn? ! Bile, nė se trotuari ėshtė i ngushtė, beson ti se kur njėra tė pėrplaset me tjetrėn do tė kėrkojė te falur? Asnjėherė.
    Kur dy burra ndeshen nė njė rrugė tė ngushtė, te dy jo vetėm qė spostohen duke i bėrė rrugė njeri tjetrit, por edhe pėrshėndeten, ndėrsa ne, kur pėrplasemi gjoks mė gjoks, apo fytyrė mė fytyrė e shohim njėra tjetrėn me inat e bėhemi si tė shpėrfytyruara. Ose, kur dy gra qė nuk e njohin njėra tjetrėn, por qė rastėsisht takohen nė shkallėt para derės sė shtėpisė sė njė mikeshe tė pėrbashkėt, tek e cila ndėrsa njėra shkon pėr ta vizituar, tjetra sapo del prej saj, ato qė te dyja do tė nguten tė bllokojnė kalimin. Ne se dikush zbret nga pas, burrė qoftė apo grua, beson ti se ato do tė shqetėsohen e tė tėrhiqen pak pėr tė lejuar kalimin? As mos e ėndėrro njė gjė tė tillė.
    Dimrin e kaluar unė kam pritur njėzetedy minuta me orė nė dorė te porta e njė salloni. Edhe pas meje prisnin dy zotėrinj, tė xhindosur si edhe unė, por nė ndryshim ishin ambientuar prej kohėsh ndaj papėrgjegjėsisė dhe sjelljeve tona tė pa njerėzishme, dhe dukeshin se prisnin pa u revoltuar.
    Njė ditė tjetėr, para se te largohesha nga Parisi, shkova, pikėrisht me tėt shoq, pėr tė ngrėnė drekė nė njė restorant nė Shamp Elise dhe pėr t’u kėnaqur nė fresk. Tė gjitha tavolinat ishin tė zėna. Kamerieri na u lut tė prisnim pak. Ndėrkohė, ai vuri re se njė zonjė e moshuar kish mbaruar dhe priste llogarinė pėr tė paguar qė tė largohej. Ajo mė vuri re, pa qė ne prisnim por nuk po ēohej tė largohej. Pėr mė shumė se njė ēerek ore, ose qėndronte nė vend pa lėvizur, ose bėnte sikur vinte dorezat, hidhte shikimin tek tė gjithė tavolinat duke vrojtuar tė gjithė ata qė prisnin si edhe ne.
    Ndėrkohė, dy djelmosha qė kishin mbaruar sė drekuari, duke mė parė qė prisja, thirrėn shpejt kamerierin pėr tė shlyer llogarinė dhe mė ofruan vendin e tyre, ndėrsa ata u ēuan e qėndruan mė kėmbė pėr tė pritur kamerierin qė tė vinte. Dhe tė mendosh e dashur, qė unė nuk jam tashmė e bukur ashtu si ti, por e moshuar e me flokė tė bardha. Jemi ne, besomė mua, qė duhet tė mėsojmė edukatė, por duhet shumė punė sa edhe vetė Herkuli nuk do t’ia dilte mbanė.
    Ti mė flet pėr Etretatin dhe pėr njerėzit thashethenaxhinj nė kėtė plazh tė kėndshėm. Ėshtė njė vend i abandonuar, krejt i humbur pėr mua, por qė nė kohė te mėparshme, mė ka argėtuar shumė.
    Kemi qenė aty pak veta, me njė shoqėri tė mirė, me tė vėrtet tė mirė, prej artistesh tė bėrė si vėllezėr. Nuk merreshim me thashetheme atėherė. Meqenėse nė atė kohė nuk kishte Kazino si kjo e sotmja, e shpėlarė, ku mund ta tregosh veten ashtu si je, ku mund tė pėrgojosėsh kėdo e pėrsedo, ku kėrcehet marrėzisht, ku mund tė mėrzitesh pa masė, ne kėrkonim mėnyra pėr tė kaluar mbrėmjet tona sa mė tė gėzueshme. Mendo ēfarė ideje na dha njė prej miqve tanė, tė shkonim pėr tė vallėzuar ēdo mbrėmje nė fermat e fshatrave pėrqark.
    Nė mbrėmje, vendoseshim tė gjithė nė rresht pas njė organoje tė vogėl qė zakonisht i binte piktori Puatevin, i cili mbante nė kokė njė beretė prej pambuku. Dy burra mbanin fenerėt pėr tė na ndriēuar rrugėn. Ne u shkonim pas si njė kortezh por tė gėzuara duke qeshur e duke brohoritur si tė marra. I zgjonim fshatarėt, shėrbyesit e shėrbyeset qė bashkoheshin me ne. Porositej dhe supa me qepė ( sa gjė e tmerrshme) dhe vallėzonim nėn kurorat e pemėve me tingujt e asaj organoje. Kėndesat e zgjuar ia thoshin kėngės sė tyre brenda koteceve, ndėrsa kuajt vraponin e hingėllinin nėpėr stallė. Era e freskėt e fushės e mbushur me parfumin e barit qė rritej apo ati tė korrur qė thahej, na ledhatonte fytyrėn.
    Sa larg ėshtė e gjithė kjo! Sa larg!
    Kanė kaluar afro tridhjetė vjet qysh atėherė.
    Unė, e dashura ime, nuk dua qė ti tė vish kėtu nė ditėn e hapjes se gjuetisė. Pėrse kėrkon t’u prishėsh gėzimin miqve tanė duke u imponuar atyre tė vishen me kostumet e reja nė kėtė ditė tė furisė e kėnaqėsisė fshatare? Kėshtu u pėlqen burrave, vogėlushja ime

    Tė pėrqafoj!
    Tezja jote plakė Gjenovefa de Z...

    -------------------------------------------
    * Koklen. Nė vitet ”80 nė skenėn franceze dolėn dy aktorė tė talentuar, vėllezėrit Koklenė; i madhi jetoi nga 1841 - 1909 dhe i vogli 1848 - 1909. Kėtu nuk ėshtė e qartė se pėr kė bėhet fjalė.
    ** Zhan Pol Lorens (1838-1921), - piktor francez dhe shkrimtar me tematikė historike.
    *** Suul Prud (1839-1907), - Poet francez i shkollės Parnase.

    BABO MILONI*

    Pėrktheu: Kristaq Kotonika

    Qysh prej njė muaji dielli kishte lėshuar mbi fushė rrezet e tij pėrvėluese. Jeta shpėrthente rreth e qark nėn kėtė uragan nxehtėsie, toka dukej e shtruar nė blerim deri ku tė arrinte syri. Deri nė skajet fundore tė horizontit qielli ishte i kaltėr. Fushat e mbjella tė fermerėve tė Normandisė nga larg dukeshin si tė ishin pyje tė vegjėl, tė mbyllura si nė rreth nga drurėt e lartė tė ahut.
    Nga afėr, porsa hapej porta prej hekuri tė ndryshkur, tė dukej sikur hyje nė njė kopsht pa fund, sepse tė gjithė drurėt e vjetėr tė mollėve eshtake si janė dhe vetė fshatarėt, janė plot me lule. Trungjet e vjetėr, tė errėt, plot me xhunga, tė shtrembėr, tė radhitur nė oborr, i tregojnė qiellit kubetė e tyre vezulluese me lule tė bardha e tė kuqe. Aroma e ėmbėl e luleve tė ēelura, pėrzihet me erėn e rėndė tė stallave tė hapura dhe me avujt e plehut qė fermenton.
    Ėshtė mesditė. Familja drekon nėn hijen e dardhės sė mbjellė para portės: babai, nėna, katėr fėmijė, dy bujkesha dhe tre argatė. Gjatė ngrėnies pothuajse nuk kuvendohet. Hahet supa pastaj mbushet pjata nga pjatanca plot me patate tė skuqura nė dhjamė. Herė pas here, njė nga shėrbyeset ēohet dhe shkon nė qilar pėr tė mbushur njė kanė me sidėr.
    Babai, njė burrė rreth tė dyzetave, sodit hardhinė para shtėpisė sė tij, njė hardhi me njė trung tė zhveshur e qė ishte i dredhur si njė gjarpėr nėn qemer gjatė gjithė murit. Ai e ēau heshtjen dhe tha:
    - Hardhia e babos lulėzoi shpejt kėtė vit, mund tė japė dhe fruta.
    E shoqja u kthye nga hardhia, e pa, por nuk tha asnjė fjalė.
    Kjo hardhi ishte mbjellė pikėrisht aty ku e kishin pushkatuar Babo Milonin.

    ***

    Ishte nė vazhdim lufta e 1870 -ės. Prusianėt kishin okupuar gati gjithė vendin; veriun e mbante mė kokėn e vet gjenerali Federb me ushtrinė e Veriut. Tashmė, shteti i Prusisė ishte pozicionuar nė kėtė fermė. Fermeri plak, pikėrisht babo Milon, - Petroja, i kishte pritur dhe i kish vegulluar ata si jo mė mirė.
    Qysh prej njė muaji, pararoja prusiane qėndronte nė vrojtim nė fshat, kurse francezėt nga ana e tyre qėndronin nė pritė tė pa lėvizur, rreth dhjetė lega mė larg, e megjithatė gati ēdo natė nga njė kalorės prusian zhdukej pa u marrė vesh se si. Te gjithė zbuluesit e izoluar, ata qė shkonin tė dėrguar pėr patrullim, nė se ndaheshin veēas nga dy apo nga tre, nuk ktheheshin mė. I gjenin tė nesėrmen, tė vdekur nė ndonjė fushė, nė rrethinat e ndonjė oborri, apo tė hedhur nė ndonjė kanal. Kuajt e tyre i gjenin tė shtrirė gjatazi nė rrugė, tė therur me shpatė.
    Kėto bėheshin nga tė njėjtėt persona dhe prusianėt nuk arrinin t`i zbulonin, prandaj ata e kishin terrorizuar vendin. Pushkatonin fshatarė edhe pėr njė denoncim fare tė vogėl apo tė kotė, burgosnin gra dhe u futnin tmerrin fėmijėve duke dashur tė zbulonin gjė prej tyre. Nuk kishin zbuluar asgjė. Por ja, njė mėngjes, u gjend babo Miloni i shtrirė nė stallėn e kuajve tė tij me njė plagė tė thellė nė fytyrė.
    Dy kalorės ishin gjetur me bark tė ēarė, rreth tre kilometra nga ferma. Njėrit prej tyre i kish mbetur mes gishtave tė dorės shpata e gjakosur. Me sa duket kish goditur pėr t`u mbrojtur.
    Prusianėt e kishin tėrhequr plakun zvarrė dhe i ngritėn njė gjyq ushtarak tė hapur, pėrpara fermės se tij. Ai ishte gjashtėdhjetė vjeē, i shkurtėr, i dobėt, pak i kėrrusur, me ca duar qė u ngjanin kthetrave tė njė gaforreje. Flokėt e tij tė thinjura, tė rralla e tė buta si pushi i zogjve tė vegjėl tė patės, e linin pothuajse zbuluar gjithė lėkurėn e kafkės. Lėkura e errėt dhe e rrudhosur e qafės, i bėnte tė dallueshme venat e trasha, qė zhyteshin poshtė nofullave dhe dilnin pėrsėri nė tėmthat. Nė vend e mbanin pėr burrė koprrac dhe qė nuk kishte shumė besim tek tė tjerėt.
    Katėr ushtarė prusianė e mbanin mė kėmbė pėrpara tavolinės sė kuzhinės qė kishin nxjerrė pėrjashta. Pesė oficerė dhe koloneli qėndronin pėrballė tij. Koloneli fliste frėngjisht:
    - Babo Milon, qė kurse jemi vendosur kėtu, ne kemi qenė tė kėnaqur prej jush. Keni qenė tė mirėsjellė dhe keni pasur edhe pėrkujdesje pėr ne. Por sot, njė akuzė e rėndė bie mbi ju dhe ėshtė e nevojshme tė sqarohet. Si e keni marrė kėtė plagė, qė keni nė fytyrė?
    Fshatari nuk u pėrgjigj. Atėherė koloneli vazhdoi:
    - Heshtja juaj ju fajėson babo Milon, por unė dua qė tė mė pėrgjigji, mė kupton? E dini kush i ka vrarė dy kalorėsit qė u gjetėn sot nė mėngjes?
    Plaku shqiptoi qartė:
    - Unė i vrava.
    Koloneli, i befasuar heshti njė ēast duke i ngulur sytė tė akuzuarit. Babo Miloni qėndroi pa u tundur, me atė pamjen e tij si prej fshatari tė shushatur dhe sytė e ulur poshtė sikur tė ishte rrėfyer tek prifti. Vetėm njė gjė mund tė zbulonte turbullimin e tij tė brendshėm: fakti qė ai vazhdonte tė gėlltiste pėshtymėn me njė sforco tė dallueshme, sikur tė kishte ndjerė njė shtrėngim tė fortė nė grykė.
    Familjarėt e fatziut, djali i tij Xhovani, nusja dhe dy fėmijėt e vegjėl qėndronin dhjetė hapa prapa tė tronditur dhe tė tmerruar. Koloneli vazhdoi:
    - E dini ju kush i ka vrarė tė gjithė zbuluesit e ushtrisė sonė, kufomat e tė cilėve i kemi gjetur ēdo mėngjes nė fushė gjatė kėtij muaji?
    Plaku u pėrgjigj me tė njėjtėn vendosmėri:
    - Kam qenė unė.
    - Jeni ju qė i kini vrarė tė gjithė?
    - Sigurisht, unė kam qenė.
    - Vetėm ju?
    - Unė vetėm.
    - Pa na thoni, si e bėtė?
    Kėsaj here plaku u duk i tronditur. Detyrimi pėr tė folur gjatė pėr kėtė gjė e mėrziti dhe belbėzoi:
    - Ku e di unė?... E bėra si mė erdhi pėr ta bėrė.
    Koloneli e kėrcėnoi:
    - Ju paralajmėroj qė duhet tė tregoni gjithēka dhe do tė bėni mirė ta tregoni sa mė shpejt. Si e filluat?
    Plaku hodhi njė shikim mbi tė gjithė pjesėtarėt e familjes sė vet qė qėndronin mė kėmbė prapa tij. Hezitoi edhe njė moment akoma, pastaj papritmas filloi:
    - Njė mbrėmje, - tė nesėrmen e zbritjes suaj kėtu, - mbase ishte ora dhjetė-, kthehesha pėr nė shtėpi. Ju dhe ushtarėt tuaj, atė ditė me kishit marrė pėrveē pesėdhjetė skuda e njė lope edhe dy deshtė e mi. Unė i thashė vetes: sa herė tė mė marrin njėzet skuda, aq mė shumė herė do tė di tė hakmerrem. Njėkohėsisht kisha dhe shumė gjėra tė tjera tė mbledhura nė zemėr, qė do t’ua them. Atė natė pashė njė nga kalorėsit tuaj qė tymoste ēibukun afėr kanalit prapa kopshtit tim. Shkova e shkėputa kosėn time nga bishti, e mora dhe u ktheva prapa shpinės sė tij, kėshtu qė nuk dėgjoi asgjė. Ja preva kokėn me njė tė goditur, vetėm me njė, si njė kalli gruri. Ai nuk arriti tė bėnte as "Uf". Ju atėherė nuk patėt kėrkuar nė fund tė liqenit. Do ta gjenit tė futur nė njė thes qymyri tė lidhur bashkė me njė gur nė njė cep tė thesit. Ishte kjo ideja ime. Mora gjithė teshat e tij, madje edhe beretėn, dhe i fsheha nė furrėn e gėlqeres sė pyllit Martin, prapa oborrit.
    Plaku heshti. Oficerėt shikonin tė shtangur. Pyetėsi rifilloi dhe ja se ē’mėsuan:

    ***

    Kryerjen e krimeve tė tij ai e kishte parė vetėm me njė mendim: "pėr tė vrarė Prusianėt". I urrente ata me njė urrejtje tė heshtur, tė vendosur e tė egėr prej fshatari lakmitar e patriot. Kishte idetė e tij, - siē tha.
    Atė e kishin lėnė disi tė lirė tė shkonte e tė vinte, tė hynte e tė dilte si e ku tė donte, mjafton qė tė tregohej i pėrulur ndaj pushtuesit, i qetė dhe i kėnaqur. Kėshtu ai dilte ēdo mbrėmje, tė fillonte stafetat. Njė natė, kish marrė vesh emrin e fshatit ku qėndronin kalorėsit. Duke frekuentuar gjermanėt kish mundur tė mėsonte edhe disa fjalė gjermanisht qė i nevojiteshin.
    Nė mbrėmje doli nga oborri i tij, u fut nė pyll, arriti tek furra e gėlqeres, shkoi tek vendi ku kishte fshehur rrobat e tė vrarit tė parė dhe i veshi. Pastaj lėvizi nėpėr fushė duke u zvarritur, duke ndjekur shpatet pėr tė mos u pikasur e duke mbajtur veshin pėr tė diktuar edhe zhurmėn mė tė vogėl, i shqetėsuar si tė ishte njė gjuajtės i kontrabandės. Kur i dukej se ishte momenti i duhur afrohej tek rruga e fshihej pas ndonjė shkurreje. Aty zinte pusi dhe priste. Atė natė, duke pritur, mė nė fund dėgjoi galopin e njė kali qė kumbonte nė truallin e fortė tė rrugės. Plaku, vuri veshin nė tokė pėr tė vėrtetuar qė ishte vetėm njė kalorės duke ardhur dhe mandej u pėrgatit. Kalorėsi vinte me njė trok tė shpejtė tė kalit pėr tė sjellė korrespondencėn. Sytė i bėnte katėr e veshėt i mbante tė ngrehur. Kur nuk ish mė shumė se dhjetė hapa larg tij, babo Miloni doli nė mes tė rrugės duke bėrtitur:
    - Hilfe! Hilfe! " Ndihmė, ndihmė"!
    Ushtari u ndal, dalloi njė gjerman tė rrėzuar pėr tokė, e besoi tė plagosur, zbriti nga kali dhe u afrua pa pasur asnjė dyshim. Ndėrsa po pėrkulej mbi tė panjohurin, mori plotėsisht nė bark tehun nė forme harku tė kosores. Ra pėrdhe pa shpirt duke bėrė vetėm disa rrėnqethje tė fundit. Atėherė, normani i kėnaqur, me njė gėzim tė heshtur, u ēua dhe pėr dufin e tij i preu fytin kufomės, pastaj e tėrhoqi deri nė kanal dhe e hodhi brenda. Kali priste i qetė padronin e tij. Babo Miloni i kėrceu nė shalė dhe u nis me galop mes pėr mes fushės. Nė krye tė njė ore vuri re dy kalorės qė kalėronin pėrbri njėri tjetrit. U kthye drejt tyre duke bėrtitur pėrsėri:- "Hilfe! Hilfe!". Tė dy kalorėsit, panė uniformėn dhe pritėn tė afrohej pa asnjė dyshim. Fshatari plak kaloi mes tyre si njė predhė dhe i rrėzoi pėrdhe njeri pas tjetrit me njė goditje tė shpatės e njė tė shtėnė tė revoles. Pastaj i theri dhe tė dy kuajt. Kur e mblodhi veten dhe ishte qetėsuar, u kthye nė furrėn e gėlqeres dhe vendosi kalin nė fundin e korridorit tė errėt. Zhveshi uniformėn, mori e veshi rrobat e tij leckamane dhe u kthye nė krevatin e tij nė shtėpi ku fjeti deri vonė nė mėngjes.
    Pėr katėr ditė nuk doli fare nga shtėpia, duke pritur fundin e hetimit qė ishte ēelur, por ditėn e pestė u nis dhe vrau pėrsėri dy kalorės me tė njėjtėn shpatė. Pėr dy ditė nuk u ndal mė. Ēdo natė endej poshtė e lart nėpėr fushat e shkreta dhe nėn dritėn e hėnės vriste kalorės prusianė si gjuetar njerėzish. Mandej, kur misioni ishte kryer, duke lėnė pas vetes kufomat tė shtrira gjatė rrugėve, kavalieri plak kthehej pėrsėri te furra e gėlqeres pėr tė vendosur nė fund tė korridorit kalin e tij dhe pėr tė lėnė uniformėn. Nė mesditė, shkonte me njė dukje tė qetė pėr t’i shpėnė tagji dhe ujė kalit qė qėndronte nė fund tė bodrumit. E ushqente me bollėk sepse prej tij kėrkohej shumė mund.
    Por natėn e mėparshme, njė prej tė sulmuarve qė qėndronte nė shėrbim, me njė goditje tė shpatės i kishte shkaktuar njė plagė tė thellė nė fytyrė fshatarit plak. Ky i kishte vrarė tė dy e ishte kthyer pėrsėri, kish rregulluar kalin e kish veshur rrobat e tij tė zakonshme, por, duke u kthyer iu prenė fuqitė dhe nuk kish mundur tė ecte mė. Ishte tėrhequr zvarrė deri nė fund tė stallės sė kuajve pa mundur tė hynte brenda nė shtėpi. E gjetėn tė shtrirė nė kashtė.

    * * *

    Kur mbaroi kallėzimin e tij, befas plaku ngriti kokėn dhe pa oficerėt prusianė. Koloneli qė po ndukte mustaqet, e pyeti:
    - Nuk ke mė gjė pėr tė thėnė?
    - Jo, s’kam mė; llogaria ėshtė e saktė. Kam vrarė gjashtėmbėdhjetė, asnjė mė shumė e asnjė mė pak.
    - Ju e dini qė ju pret vdekja?
    - Unė nuk kėrkova mėshirė.
    - Keni qenė ushtar?
    - Po, kam luftuar nė kohėn time. Mandej jeni ju qė mė keni vrarė babanė tim, qė ishte ushtar nė ushtrinė e Imperatorit tė Madh, mė keni vrarė djalin tim kadet, Franceskon, muajin e kaluar afėr Evrenx- it. Isha nė borxh dhe ua pagova. Jemi baras.
    Oficerėt e shihnin ndėrsa plaku vazhdoi:
    - Tetė pėr babanė tim dhe tetė pėr tim bir, tani jemi baras. Unė nuk u pata provokuar, nuk ju njoh fare. Nuk di asgjė prej nga keni mbėrritur. Ju keni ardhur nė shtėpinė tonė dhe komandoni sikur tė ishte shtėpia juaj. U hakmora pėr tė tjerėt dhe nuk pendohem.
    Dhe, duke drejtuar trupin e tij, plaku kryqėzoi krahėt para kraharorit me njė pozė tė ngjashme prej heroi.
    Prusianėt diskutuan gjatė. Njė kapiten qė kishte humbur djalin e tij nė muajin e mėparshėm pėrpiqej ta mbronte kėtė maniak tė mjerė. Mė nė fund koloneli u ēua, iu afrua babo Milonit dhe duke ulur zėrin:
    - Dėgjo plaku Milon, - i tha, - ka ndoshta njė mjet pėr tė shpėtuar dhe ėshtė...
    Por plaku nuk e la tė vazhdonte dhe me sy tė palėvizur e tė ngulur mbi oficerin fitimtar, ndėrsa era i ngacmonte qimet e holla tė kokės sė tij, duke bėrė njė ngėrdheshje tė shėmtuar qė ia shėmtoi edhe mė keq fytyrėn e tij tė dobėt e tė prerė nga shpata e prusianit, fryu gjoksin si pėr tė marrė fuqi dhe pėshtyu me gjithė forcė fytyrėn e oficerit.
    Koloneli i trullosur ngriti dorėn pėr ta goditur, por plaku pėr tė dytėn herė e pėshtyu nė fytyrė.
    Tė gjithė oficerėt brofėn mė kėmbė dhe dhanė urdhrin e pushkatimit.
    Nė mė pak se njė minutė, babo Miloni, gjithnjė i pa tundur, kishte mbetur pas murit, i
    pushkatuar duke u qeshur Xhovanit, –djalit te madh-, gruas sė tij dhe tė dy vogėlushėve qė e shihnin tė hutuar.

    Gjeneral Federb (1818-1889), - gjenerali francez qė fitoi dy beteja mbi prusianėt mė 1870-1871.


    DINAKĖRITĖ


    Pėrktheu: Kristaq Kotonika


    - Gratė?
    - E po, ēfarė gratė?
    - Ja ēfarė. Nuk ka prestigjiatorė mė tė shkathėt se sa ato pėr tė na gėnjyer nė ēdo rast me ose pa motiv, shpesh herė vetėm pėr kėnaqėsinė pėr tė tė zėnė nė grackė. Dhe ato gėnjejnė me njė naivitet tė pa besueshėm, me njė guxim tė jashtėzakonshėm, me njė delikatesė tė pa arritshme. Ato gėnjejnė nga mėngjesi nė mbrėmje dhe qė tė gjitha: mė tė ndershmet, mė te sertat e mė tė arsyeshmet. Por, shtoj kėtu se janė edhe pak tė detyruara. Burri sillet gjithnjė me kokėfortėsi prej budalla e me kėrkesa prej tirani. Ai nė shtėpinė e tij imponon nė ēdo moment gjėra qesharake. Ka shumė manira dhe gruaja ja plotėson duke e mashtruar. Ajo ia bėn tė besueshme qė njė gjė koston shumė me qėllim qė burri ta kundėrshtojė me ulėrima duke thėnė se koston edhe mė shumė. Dhe ajo realizon atė qė do me lehtėsi duke na hutuar me mėnyra primitive, me mėndje tė hollė qė, kur rastėsisht i zbulojmė dredhitė. i ulim supat dhe pėrsėrisim si tė shtangur:” Po si nuk e kemi vėnė re mė parė kėtė? ”.
    Burri qė fliste kėshtu ishte njė ish ministėr i Perandorisė, konti L.., njė burrė i rrahur nga jeta dhe me mendje tė lartė. Njė grup tė rinjsh mbanin veshėt ngritur dhe e dėgjonin me vėmendje. Ai vazhdoi tė thoshte:
    - Unė jam gėnjyer nga njė borgjeze e thjeshtė, nė njė mėnyrė qesharake por dhe shumė mjeshtėrore. Do t’ ua tregoj rastin si njė kėshillė pėr ta pasur parasysh.
    Nė atė kohė isha ministėr i Punėve tė Jashtme dhe pėr ēdo mėngjes, e kisha bėrė zakon tė bėja njė shėtitje tė gjatė mė kėmbė nė Shans Elise. Ishte njė mėngjes aty nga mezi i majit dhe po ecja duke thithur si i pa ngopur aromėn e kėndshme tė gjetheve tė porsa ēelura. Me kohė kisha vėnė re qė ndeshja pėr ēdo ditė njė grua tė adhurueshme, njė nga ato krijesat e mrekullueshme qė mbahen si simbol i Parisit. E bukur? Po dhe jo? Trup tė rregullt? Mbase edhe mė tė mirė. Belin e kish tė ngushtė, shpatullat shumė tė drejta ndėrsa gjoksin shumė provokues, por unė i preferoj kėto kukulla tė kėndshme pėr trupin e madh si tė Afėrditės sė Milos. Mandej ato mund tė tė vėrtitin nė njė mėnyrė tė pa krahasueshme dhe me tė vetmen lėvizje tė fytyrės sė tyre tė t’i ēojnė valėt e dėshirave deri nė palcė.
    Ajo mė dukej sikur mė ndiqte me shikim kur isha duke kaluar. Kėto lloj grash kanė gjithnjė njė tė shikuar me diēka qė nuk ua kupton kurrė.
    Njė mėngjes e gjeta tė ulur nė njė nga stolat me njė libėr tė hapur nė mes tė duarve. I kėrkova tė ulesha pranė saj. Pesė minuta mė vonė ishim bėrė miq tė mirė. Mandej ēdo ditė, pas pėrshėndetjes sė zakonshme me buzėqeshje “Mirėdita Zonjė”, “Mirėdita Zotėri”, fillonim bashkėbisedimin. Ajo mė tregoi se ishte gruaja e njė nėpunėsi, qė bėnte njė jetė tė trishtuar, me kėnaqėsi tė rralla dhe me preokupacione tė shpeshta e njėmijenjė gjėra tė tjera. Unė i thashė kush isha, rastėsisht apo ndoshta dhe pėr mburrje. Ajo bėri sikur u befasua me ato tė i thashė.
    Tė nesėrmen erdhi tė mė gjente nė ministri dhe mė pas e bėri njė gjė tė tillė aq tė shpeshtė sa qė portierėt qė tashmė e kishin njohur, i pėshpėritnin njeri tjetrit me emrin qė i patėn vėnė ata vetė:” Zonja Leone”. Unė ia mbarta kėtė emėr.
    Gjate tre muajve e takoja ē’do mėngjes pa mu mėrzitur aspak, aq shumė dinte tė ndryshonte vazhdimisht e t’i lezetonte nazet e pėrkėdheljet e saj. Por njė ditė vura re se sytė e saj kishin qenė tė pėrlotur dhe kishin mbetur gjurmėt e lotėve qė dėshmonin se diēka e mundonte e dukej si tė ishte e zhytur nė mendime sekrete. I kėrkova, duke iu lutur, tė mė tregonte ngashėrimet e zemrės sė saj dhe mė nė fund mė tha si neper dhėmbė:
    - Unė jam... jam shtatzėnė - dhe shpėrtheu nė vaj.
    - Ou!, bėra unė njė ngėrdheshje dhe duhet tė isha zverdhur si ndodh gjithnjė nė kėto lloj njoftimesh. Ju nuk e dini se ēfarė efekt tė dhimbshėm tė shkakton ky lloj njoftimi i njė atėsie tė pa pritur, por do t’i mėsoni mė vonė kėto gjėra. Ndėrsa unė i a ktheva duke belbėzuar:
    - Po.., por ti ke burrė, a nuk ėshtė kėshtu?
    - Po, por im shoq ėshtė nė Itali qysh prej dy muajsh tė shkuara dhe nuk ka pėr t’u kthyer edhe pėr njė kohė.
    Mua mė duhej me ē’do kusht tė ēlirohesha nga kjo pėrgjegjėsi, prandaj i thashė:
    - Duhet tė nisesh e tė shkosh menjėherė tek ai.
    Ajo u skuq deri nė rrėnjė tė flokėve dhe duke i ulur sytė, ma ktheu.
    - Po.., por, - dhe nuk vazhdoi mė tej ose nuk desh ta mbaronte frazėn.
    Unė e kuptova se ē’desh tė thoshte dhe me njė farė delikatese i vura nė dorė njė zarf me tė hollat qė do t’i nevojiteshin pėr tė shkuar aty.


    ***

    Tetė ditė mė vonė mė shkruante nga Gjeneva. Njė javė mė pas, mora njė letėr nga Firencja, mandej nga Livorno, nga Roma e nga Napoli. Ajo mė shkruante:” Ndjehem mirė, i dashuri im, por jam shėmtuar. Nuk dua qė ti tė mė shohėsh kėshtu para se kjo tė ketė mbaruar, se ti nuk do tė mė duash mė. Im shoq nuk dyshon pėr asgjė. Meqenėse misioni i tij kėrkon qė tė qėndrojė edhe pėr shumė kohė nė kėtė vend edhe unė nuk do tė kthehem nė Francė veēse pas lindjes.
    Nė krye tė tetė muajve, mora nga Venecia njė njoftim vetėm me kėto fjalė:”Ėshtė mashkull.”
    Pak kohė mė vonė, njė mėngjes, ajo hyri me vrull nė zyrėn time, mė e freskėt, e mė e bukur se ndonjė herė dhe u hodh nė krahėt e mija. Pas kėsaj lidhjet tona dashurore rifilluan si dhe mė parė.
    Unė u largova nga ministria;ajo filloi tė vinte nė shtėpinė time nė rrugėn Drenel. Shpesh herė mė fliste pėr fėmijėn, por unė mezi e dėgjoja. Kjo gjė mua nuk mė prekte. Ndėrkohė i dhashė asaj njė shumė te mirė tė hollash duke i thėnė:
    - Vendosi kėto para mbi emrin e tij.
    Kaluan kėshtu dy vjet dhe ajo gjithnjė e mė shumė me kėmbėngulje mė fliste pėr vogėlushin, pėr “Leonen”. Nganjėherė dhe qante.
    - Ti nuk e do atė, - mė thoshte- , nuk do qė ta shohėsh qoftė edhe njė herė tė vetme. Sikur ta dish ti sa dhimbje mė shkakton kjo mua.
    Mė nė fund, njė ditė, insistoi shumė qė unė t’i premtoja se tė nesėrmen do tė shkoja nė Shamps Elise nė orėn qė ajo e nxirrte fėmijėn pėr shėtitje. Por, mua nė momentin kur do tė dilja nga shtėpia pėr kėtė gjė, mė hyri nė trup njė frikė qė mė detyroi tė ndalesha. Njeriu ėshtė i dobėt dhe budalla, kush e di se ēfarė ndodhi nė vonesėn time. Mbase kuptova se fillova ta doja atė qenie tė lindur prej meje. Fėmija im! ! E pata vėnė kapelėn nė kokė ndėrsa dorezat i mbaja nė dorė. I pėrplasa kėto tė fundit nė skrivani, ndėrsa kapelėn e flaka nė njė karrige.
    - Jo, - i thashė vetes, jo, nuk do tė shkoj. Do tė jetė mė mirė kėshtu.
    Ndėrkohė u hap dera dhe hyri im vėlla. Mė pruri njė letėr anonime qė e kish marrė atė mėngjes. Nė tė shkruhej: “Njoftoni vėllain tuaj, kontin L.., se zonja e rrugės Kasset, po tallet me paturpėsi me tė. Le tė kėrkojė tė dhėna pėr tė.”
    Unė nuk kisha folur me askėnd pėr kėtė lidhje tė vjetėr dashurie. Ngela i hutuar dhe ia tregova historinė tim vėllai, nga fillimi deri nė fund. Mandej shtova:
    - Unė nuk do tė merrem fare me kėtė problem, por ti do tė mė bėsh nder tė madh mua nė se do informohesh pėr tė.
    Kur ai u largua pėr tė hetuar unė mendova:Pėrse vallė mund tė mė gėnjejė ajo? Ka dashnorė tė tjerė? E ē’rėndėsi ka kjo? Ajo ėshtė e re, e freskėt, e bukur, tjetėr gjė unė nuk dua. Ajo mė duket mė dashuron e pėrgjithėsisht mua nuk mė koston shumė. Nė tė vėrtetė nuk mė ka marrė mendjen.”
    Im vėlla u kthye shpejt. Nė zyrat e policisė i kishin dhėnė informacione tė sakta pėr tė shoqin. Ai ishte nėpunės nė ministrinė e brendshme, njeri korrekt, i mirėbesuar e i mirėvlerėsuar, por i martuar me njė grua shumė tė bukur, shpenzimet e se cilės ishin pak tė ekzagjeruara pėr pozicionin e saj modest me ato pak tė ardhura prej tė shoqit. Kjo ishte gjithēka.
    Im vėlla kish vajtur ta kėrkonte nė shtėpi por portieria i kish thėnė se kish dalė e nuk ndodhej aty. Mandej, po prej saj, por, kundrejt njė pagese si frėngu pulėn, i kish thėnė:
    “Zonja D... ėshtė njė grua shumė e mirė dhe burri i saj gjithashtu ėshtė burrė i mirė, jo mendjemadh; nuk janė tė pasur por, janė bujarė.”
    Im vėlla pėr tė mėsuar diēka mė shumė e kish pyetur:
    - Ē’moshė ka tani fėmija e tyre?
    - Po ata nuk kanė fėmijė, zotėri, - i pat thėnė ajo.
    - Si? Po vogėlushi Leon?
    - Jo zotėri, e kini gabim.
    - Po vogėlushi qė zonja kish lindur gjatė qėndrimit tė saj nė Itali dy vite mė parė?
    - Ajo nuk ka qenė kurrė nė Itali, zotėri. Ajo nuk ėshtė larguar asnjėherė nga shtėpia qė prej pesė vjetėsh qė banon nė kėtė shtėpi, - kish shtuar ajo mė pas.
    Im vėlla i habitur, i pat bėrė edhe ndėrhyrje tė tjera me karakter hetimi dhe kish mundur t’i shtynte edhe mė tej hulumtimet e tij.
    -Pra, as udhėtim e as fėmijė.
    Unė isha i trullosur nga sa mė kallėzoi ai, por nuk arrita tė kuptoja pikėsynimet e prapaskenat e kėsaj komedie.
    - Dua tė di gjithēka, - i thashė. Do ta ftoj tė vijė nesėr kėtu. Ti do tė qėndrosh kėtu nė zyrė nė vendin tim. Nėse ajo ma ka hedhur, do t’i japėsh kėto dhjetėmijė franga dhe nuk dua ta shoh mė, kam filluar tė mėrzitem shumė.

    * * *

    E besoni? Njė ditė mė parė isha mėrzitur nga qė kisha njė fėmijė nga kjo grua, tani qė mėsova se nuk e kisha mė, mė irritonte, mė poshtėronte, mė bėnte qė tė vuaja.
    U gjenda i lirė, i ēliruar nga ēdo detyrim, nga ēdo shqetėsim por... pak i xhindosur.
    Im vėlla tė nesėrmen e priste nė studion time. Me tė mbritur, ajo hyri me vrull, si zakonisht duke vrapuar me krahė hapur, por u ndal menjėherė e tronditur duke parė njė tė huaj para saj. Ai e pėrshėndeti duke i kėrkuar ndjesė.
    - Ju kėrkoj tė falur, zonjė, qė mė gjeni mua kėtu nė vend tė tim vėllai, por ai mė ka ngarkuar tė marr ndo shpjegime prej jush dhe se do tė hidhėrohej shumė po tju pyeste personalisht. Ndėrkohė ia nguli asaj sytė dhe i tha ashpėr.
    - Ne tashmė e dimė qė ju nuk ki pasur ndonjė fėmijė me tim vėlla.
    Pas momentit tė parė tė shtangies, ajo kish rimarrė qėndrimin e saj, ishte ulur dhe e shihte duke buzėqeshur kėtė lloj gjykatėsi dhe fare thjesht u pėrgjigj:
    - Jo, unė nuk kam fėmijė.
    - Ne dimė qė ju nuk keni qenė asnjėherė nė Itali.
    Kėsaj here qeshi me gjithė shpirt.
    - Jo, jo nuk kam qenė asnjėherė nė Itali.
    Atėherė im vėlla i hutuar i tha:
    - Konti mė ka ngarkuar tė tė them se gjithēka mes tij dhe jush tashmė ka mbaruar dhe tė dėrgon kėto tė holla.
    Ajo mori pėrsėri njė sjellje serioze, i vendosi qetė-qetė tė hollat nė xhep dhe e pyeti pa tė keq:
    - Pra nuk do ta shoh mė kontin?
    - Jo zonjė.
    U duk e mėrzitur dhe shtoi me njė ton tė qetė:
    - Gjynah, e kam dashur shumė.
    Duke e parė qė ajo i merrte kaq qetė gjėrat, im vėlla si me tė qeshur i tha:
    - Shiko, mund tė mė thoni me sinqeritet pse e krijuat gjithė kėtė histori te gjatė tė fėmijės e tė udhėtimit nė Itali?
    Ajo e pa atė e habitur, sikur t’i kish bėrė njė pyetje prej budallai dhe u pėrgjigj:
    - Eh! Kjo, njė dinakėri e hollė. Po besoni ju, qė njė borgjeze e vogėl dhe e varfėr si unė, do t’ia kish ndalė mbanė tė mbante lidhje tė tilla pėr tre vjet me kontin L.., njė zotėri tė madh, njė burrė tė modės, tė pasur e joshės nė se nuk do tė pėrdorte njė dinakėri tė tillė? Tanimė mbaroi. Kjo gjė nuk mund tė zgjaste pėr gjithnjė. Me ēdo mėnyrė ia dola pėr tre vjet. Juve do ta pėrshėndesni fort nga ana ime.
    Tha kėto dhe u ēua mė kėmbė. Im vėlla e pyeti pėrsėri:
    - Po fėmija? A nuk kishit njė fėmijė qė do ta shihte im vėlla?
    - Sigurisht, djalin e motrės sime. Ajo ma pruri atė nė kohė. Unė vė bast qė ajo ju ka njoftuar.
    - Mirė, po gjithė ato letra nga Italia?
    Ajo qėndroi pėr tė qeshur me tė madhe.
    - Oh! Ato letra... ėshtė njė poemė e tėrė. Konti nuk ish aspak Ministėr i Jashtėm, pėr asgjė.
    - Por... mund tė ma thoni?
    - Ky ėshtė sekreti im. Nuk dua tė komprometoj askėnd pėr kėtė.
    Pas kėsaj, duke salutuar me njė tė qeshur gati si njė kėngė, doli e qetė nga studioja, si njė aktore qė kish debutuar rolin e saj.

    * * *

    Dhe konti L... shtoi si pėr moral:
    - Ec e besoju kėtyre zoēkave tė tilla...


    RUAJTJA


    Pėrktheu: Kristaq Kotonika


    Ajo vdiq pa agoni, vdiq qetėsisht si njė grua jeta e secilės kishte qenė pa asnjė tė metė;tani pushonte, pushonte nė krevatin e saj, po njėlloj e shtrirė nė kurriz, sy mbyllur, me njė pamje tė qetė, flokėt e gjata tė vendosura me kujdes sikur tė ishte stolisur pak minuta para vdekjes. E gjithė fytyra e zbehtė e tė ndjerės prehej e qetė ashtu e nėnshtruar qė kuptohej qartė se sa shpirt tė mirė kish pasur ai trup, ēfarė jetė tė dėlirėt kish pėrcjellė kjo gjyshe e urtė, ēfarė fundi pa tronditje e pa vuajtje kishte kaluar kjo urtėsi.
    Pranė krevatit, ulur nė gjunjė qėndronin: i biri, njė jurist i pa epur nė parime dhe e bija – Margarita - ose mė mirė murgesha Eulalia, qė qanin me shumė dėshpėrim.
    Ajo, qysh kur ishin fėmijė i kishte edukuar e pajisur me njė moral tė fortė duke u mėsuar atyre besimin pa asnjė tė mete dhe pėr detyrat asnjė kompromis. Ai, i biri, duke qenė gjykatės i pajisur me ligjin, godiste pa mėshirė mė tė ultit e rebelėt; ajo, e bija, e pajisur me tė gjitha virtytet me tė cilat ishte e nginjur kjo familje e thjeshtė, ish “martuar” me Zotin nga neveria qė kishte pėr burrat.
    Nuk e kishin njohur babanė e tyre. Dinin vetėm qė e kish lėnė fatkeqe mamanė e tyre, pa arritur tė mėsonin detaje tė veēanta tė tjera.
    Murgesha i puthte si e ēmendur njėrėn dorė tė varur tė sė ndjerės, njė dorė ngjyrė fildishti tė ngjashme me atė tė tė Madhit Jesu Krisht, qė ishte e varur poshtė krevatit. Nga na tjetėr e trupit tė shtrirė, dora tjetėr dukej sikur shtrėngonte akoma ēarēafin e zhubrosur nga ai gjest i sforcimit tė njeriut nė agoni, ndėrkohe qė ēarēafi ruante akoma valėzimet e trupit, si njė kujtim tė lėvizjeve tė fundit qė rrjedhin nga imobilizimi gradual i brendshėm i trupit.
    Disa trokitje tė forta te porta bėnė tė ngriheshin tė dy kokat e ngashėruara, ndėrsa prifti qė kish mbaruar sė ngrėni drekėn nuk priti t’i hapnin derėn por hyri brenda. Ish krejt i kuq nė fytyrė dhe gulēonte nga qė i kish filluar tretja e ushqimit, por edhe se e kish pirė kafenė tė pėrzierė me konjak me qėllim qė tė mund t’i bėnte ballė, mbas lodhjes sė netėve tė kaluara, qėndrimit zgjuar pėr ruajtjen e kufomės deri nė mėngjes. Dukej si i trishtuar, por me atė trishtimin e priftėrinjve pėr tė cilėt vdekja paraqet njė pėrfitim. Bėri shenjėn e kryqit dhe u avit duke bėrė gjestet e profesionit.
    - E po, fėmijėt e mi tė mjerė, erdha pėr t’u ndihmuar tė kaloni kėto orė tė trishtuara.
    Murgesha Eulalia brofi menjėherė mė kėmbė.
    - Faleminderit Ati im, por ne dėshirojmė, - im vėlla dhe unė, - tė qėndrojmė vetėm pranė saj. Janė momentet e fundit qė na kanė mbetur pėr ta parė e dėshirojmė tė rigjendemi tė tre sė bashku si dhe mė parė, kur ne... ne... ishim te vegjėl dhe e shkreta ma... mamaja jonė e mjerė...
    Ajo nuk mundi tė vazhdonte mė tutje, ca nga lotėt qė i rridhnin prej syve tė saj aq dhe nga dėshpėrimi i madh qė i zinte frymėn. Atėherė prifti u pėrkul i qetė dhe duke murmuritur mbi krevatin e saj u tha:
    - Si tė dėshironi bijtė e mi.
    U ul nė gjunjė, u fal, u ēua dhe filloi tė largohej me qetėsi. Kur ishte duke dalė tha:
    - Ishte njė shenjtore!
    Mbetėn vetėm, e vdekura dhe tė dy fėmijėt e saj. Penduli i njė ore qė nuk dukej se ishte i mbuluar nga hija, bėnte lėkundjet e tij tė vogla e tė rregullta, ndėrsa nga dritarja e hapur, aromat e barit tė njomėsht dhe tė pyllit, hynin nė dhomė sė bashku me dritėn e zbetė e vezulluese tė hėnės nė perėndim. Asnjė zhurmė nuk ndihej nė fshat, tjetėr gjė se bretkosat endacake tė natės kuakitnin apo se dhe ngandonjėherė qetėsinė e kėsaj natė mund ta prishte gumėzhitja e ndonjė insekti tė natės qė hynte si predhė nga dritarja e hapur e shkonte pėrplasej pas muri. Njė melankoli hyjnore, njė qetėsi e pa fund e njė heshtje e thellė rrethonin kėtė vdekje e ngjante sikur kėto ishin shkėputur prej trupit tė saj, kishin dalė jashtė pėr tė qetėsuar vetė natyrėn. Ndėrkohė gjykatėsi gjithnjė ulur mė gjunjė, me kokėn tė zhytur nė ēarēaf, me njė zė tė mekur qė tė kėpuste shpirtin e qė dilte nėpėrmjet ndėrresave dhe mbulesės sė tė mjerės, thėrriste:
    - Mama! Mama! Mama!
    E motra nė anėn tjetėr, e shtrirė nė dysheme, pėrpėlitej pėrdhe, dridhej si tė ishte nė njė krizė epilepsie, ofshante e bėrtiste:
    - Krisht! Mama! Mama! Krisht! .
    Te dėrmuar qė tė dy nga njė uragan dėshpėrimi, gulēonin, regėtinin. Mė pas kur kriza u qetėsua vazhduan tė qanin nė mėnyrė mė tė ėmbėl, tamam si ato shirat e qeta qė vazhdojnė tė bien pas njė stuhie nė detin e dallgėzuar. Akoma mė vonė, u ēuan e qėndruan mė kėmbė tė vrojtonin kufomėn e dashur. Kujtimet, ato mbresa tė largėta e tė djeshmet aq tė ėmbla, ndėrsa sot shumė torturuese, zbritėn ne shpirtrat e tyre sė bashku dhe me gjithė ato vogėlsira tė papėrfillshme e tė veēanta, intime e familjare qė tė bėjnė tė rishohėsh tė kaluarėn dhe tė zhdukurit. Ata rikujtuan rrethanat, fjalėt, buzėqeshjet, tonalitetin e zėrit tė saj qė tani nuk u fliste mė. E rishihnin tė lumtur e tė qetė, rigjenin frazat qė ajo u thoshte atyre si dhe lėvizjen mė tė vogėl tė dorės sė saj qė ajo bėnte shpesh herė si pėr tė theksuar ndonjė fraze apo porosi tė rėndėsishme qė u jepte atėherė. Ata e deshėn si nuk kishin dashur kurrė tjetėr mė shumė dhe tani duke krahasuar me dėshpėrimin qė i kish pėrfshirė, ndjeheshin si tė braktisur. Ajo kishte qenė mbėshtetja e tyre, udhėheqėsja e tyre nė jetė, gjithė rinia e tyre, gjithė pjesa e lumtur e qenies sė tyre qė po zhdukej, ishte lidhja e tyre me jetėn, nėna, mamaja, mishi krijues, lidhja me gjyshėrit, tė cilėn ata nuk do ta kishin mė. Tani ndjeheshin tė vetmuar, tė izoluar, nuk mund te shihnin mė prapa ato qė kishin kaluar.Nė njė moment murgesha i tha tė vėllait:
    - Ti e di qė mamaja i lexonte gjithnjė letrat e saj tė vjetra;ato janė tė gjitha aty nė sirtarin e saj. Nė se i lexojmė duke i kaluar tani pėr dore, mbase do tė rijetojmė gjithė jetėn e saj nė kėtė natė kėtu pėrbri saj. Do tė jetė si njė kalavar, si njė njohje qė ne do tė bėjmė me mamanė nė intimitetin e saj, me gjyshėrit tanė tė pa njohur. Pėr letrat qė janė atje dhe kėtu ajo na fliste shpesh, tė kujtohet?
    Morėn nė kuti njė pako me zarfe tė vegjėl me letra tė zverdhura tė lidhura me kujdes e tė radhitura njėra pas tjetrės. I vendosėn mbi krevat kėto relikte, zgjodhėn njėrėn prej tyre nė tė cilėn ishte shkruar sipėr mbishkrimi «Babo», e hapėn dhe filluan leximin. Ishin nga ato letra tė vjetra qė gjenden nė skrivanitė antike, nga ato letra qė u vjen era e shekullit tė kaluar. E para thoshte:
    “E dashura ime”, njė tjetėr “Vogėlushja ime e bukur” pastaj tjetra “E dashur vogėlushe” mandej akoma “E dashur bijė” e pa pritur murgesha filloi t’i lexoje me zė tė lartė, t’i rilexonte tė vdekurės historinė e saj, gjithė kujtimet e saj tė dashura. Gjykatėsi, i mbėshtetur me njėrin rryl mbi krevat, dėgjonte me sytė e ngulur mbi tė ėmėn dhe kufoma e palėvizshme i ngjante si tė ishte lumturuar. Murgesha Eulalia, u ndal dhe i tha tė vėllai me njė fare ngrehje:
    - Duhet t’i a vendosim nė varrin e saj, tė mbulohet me kėto kujtime e tė groposen aty.
    Pastaj mori njė pako tjetėr ku nuk kish tė shkruar ndonjė mbishkrim sipėr dhe lexoi me zė tė lartė: «E adhuruara ime. Tė dua deri aty sa po luaj mendsh. Qysh dje, unė po vuaj si njė i dėnuar e i djegur nga kujtimi i yt. Ndjej buzėt e tua mbi tė mijat, sytė e tu mbi sytė e mi, mishin tėnd mbi mishin tim. Tė dua... Tė dua!... Ti mė ke lėnė tė marrė. Te pres me krahė hapur, i angėshtuar, mbartur me njė dėshirė tė pa fund pėr tė tė pasur akoma. I gjithė trupi im tė thėrret, tė do. Ruaj nė gojėn time akoma aromėn e puthjeve tė tua.»
    Gjykatėsi brofi mė kėmbė, murgesha ndali leximin. Atėherė ai rrėmbeu letrėn, kėrkoi firmėn. Nuk kishte firmė por vetėm kėto fjale: «Ai qė tė adhuron», ndėrsa me poshtė, “Enriko”. Babai i tij quhej Renato, nuk ishte ai qė e dėrgonte kėtė letėr. Atėherė me njė dore tė shpejtė, rrėmoi nė pakon e letrave, mori njė tjetėr prej tyre dhe aty lexoi: “Nuk mund tė jetoi mė pa pasur pėrkėdhelitė e tua.”
    Duke qėndruar mė kėmbė dhe i rreptė si tė ishte nė njė proces gjyqi, ai e shihte tė vdekurėn si i ngurtėsuar. Murgesha qėndronte drejt mė kėmbė si njė statujė, shihte tė vėllamė dhe priste. Atėherė ai kaloi pėrmes dhomės me hapa tė lehte, u afrua tek dritarja, e shkriu shikimin e tij tej nė fushė e qėndroi ashtu duke u menduar. Kur mė pas u kthye aty ku kish qenė mė parė, murgesha Eulalia, me sy tė pėrtharė tashmė, qėndronte ende mė kėmbė e pa lėvizur, pranė krevatit tė kufomės. Ai u afrua, i mblodhi me rrėmbim letrat, i hodhi ashtu tė pa rregulluara nė kutinė nga ku i kishin nxjerrė, pastaj mbylli dhe perden e krevatit tė kufomės.
    Kur drita e ditės qė kish filluar tė binte, e bėri ta pa dallueshme dritėn e shandanėve qė digjeshin mbi tavolinė, djali u ēua ngadalė prej poltronit ku kish qenė i ulur dhe pa i hedhur mė asnjė shikim sė ėmės, qė ai tashmė e kish ndarė nga vetja e tij si njė tė dėnuar, i tha me ngadalė murgeshės:
    - Dhe tani o motėr, tė largohemi.

    LETRAT TONA

    Pėrktheu: Kristaq Kotonika


    Udhėtimi pėr tetė orė rresht me tren, dikujt i jep gjumė ndėrsa njė tjetri i shkakton pagjumėsi. Unė vetė, pas ēfarėdo udhėtimi nuk fle gjithė natėn e asaj dite.
    Rreth orės pesė tė mbrėmjes pas njė udhėtimi tė tillė, mėrita tek miku im Miure d’Artius ku do tė kaloja tri javė nė ēifligun e tij nė Abel. Shtėpia e bukur e ndėrtuar nė fund tė shekullit tė kaluar nga njė paraardhės i familjes sė tij, ishte nė zotėrim tė kėsaj familje. Ajo gjithnjė ruante tė njėjtin komoditet, karakteristik tė atyre lloj banesave tė dikurshme, nė tė cilėn jetonin tė njėjtit njėrės trashėgimtarė tė familjes, duke ruajtur tė njėjtat mobilie si dhe po ato rregulla, por qė e gjallėronin me praninė e tyre. Asgjė nuk ndryshohej dhe njerėzit e shtėpisė nuk largoheshin nga dhomat e tyre tė cilat asnjėherė nuk mbeteshin tė shkreta, por qė sixhadetė nuk hiqeshin kurrė nga muret, ndonėse vjetroheshin, zverdheshin, humbitnin ngjyrat, ato vareshin gjithnjė nė tė njėjtat vende. Mobiliet e vjetra nuk ndėrroheshin por lėvizeshin kohė pas kohe, qė tė mund tė krijohej vendi pėr ndonjė send tė ri, i cili sillej kėtu si njė i porsadalė, midis vėllezėrve dhe motrave tė tij.
    Shtėpia ishte vendosur mbi njė breg midis njė parku jo shumė tė pjerrėt qė zbriste ėmbėl nė lumė. Mbi lumė kalonte njė urė nė formė harku e ndėrtuar me gurė. Pas lumit shtrihej luadhi, ku endeshin ngadalė lopėt e majme qė cimbidhnin barin e njomė. Sytė e tyre dukeshin tė lagura nga vesa, mjegulla dhe freskia e barit tė kullotės.
    Unė e kam dashur kėtė shtėpi, ashtu si duhen gjėrat qė ėndėrrohen me pasion. Vij kėtu ēdo vjeshtė dhe kur largohem ndjej keqardhje.
    Pasi drekova nė ambientin miqėsor, tė kėsaj familje tė qetė ku mua mė pritėn si njeriun e afėrm tė tyre, e pyeta Pol Miurin, mikun tim:
    - Cilėn dhomė mė ke caktuar mua kėtė vit?
    - Dhomėn e teto Rozės, - mė tha.
    Nė kohėn qė zonja Miure d’Artius u lirua nga shoqėrimi i tre fėmijėve tė saj, - dy vajzave tė mitura dhe djalit ēapkėn, mė ēoi mua nė dhomėn e teto Rozės, nė tė cilėn nuk e kisha kaluar natėn asnjėherė mė parė. I mbetur vetėm nė atė dhomė fillova tė shihja muret, mobilet dhe gjithė mjedisin , qė tė mund tė mėsohesha me to. E njihja shumė pak kėtė dhomė, pėr aq sa kisha kaluar kėtu disa herė por me njė shikim indiferent, bile edhe nė portretin e bėrė nė pastel tė teto Rozės, emėr me tė cilin quhej ajo dhomė. Atėherė ajo dhomė nuk mė diktonte asgjė mua dhe tani portreti nė karton i kėsaj teto plakė, paraqiste njė pamje tė zymtė poshtė xhamit tė kornizės. Ajo kish qenė njė lloj gruaje e nderuar para kohėsh, njė grua me principe tė rregullta dhe njė etiketė tė fortė e rigoroze, deri nė recetat e uzinės qė pėrdorte. Ishte njė nga ato tetot e moshuara qė trembin qeshjen, gėzimin dhe shfaqen si engjėj tė trishtuar, tė zymta, tė ngrysura dhe tė rrudhura nė familjet provinciale.
    Megjithatė, nuk kisha dėgjuar e nuk dija shumė pėr tė. Nuk dija as pėr jetėn e saj, as pėr vdekjen. Kishte jetuar ajo nė shekullin e tanishėm apo nė tė kaluarin? Kėtė botė ajo, e kish lėnė pas njė jete tė mėrzitur apo tė qetė? Ajo qiellit i kishte dhėnė shpirtin e pastėr tė njė ēupe plakė,shpirtin e qetė tė njė bashkėshorteje, shpirtin e dashur tė njė nėne, apo shpirtin e trazuar tė ndonjė dashurie? Ē’dija unė pėr kėto?Asgjė, vetėm emrin “Teto Roza” qė mė dukej i ngatėrruar, banal dhe aspak i pėlqyer.
    Mora njė qiri nė dorė qė tė mund tė shihja mė mirė fytyrėn e ashpėr nė portretin e varur nė mur me njė kornizė tė vjetėr e tė lyer nė ar. Fytyra mu duk e pa rėndėsishme, aspak e pėlqyer , bile antipatike dhe unė e lashė atė pėr tė shqyrtuar pajiset e dhomės. Tė gjitha ato ishin tė epokės sė fundit tė Ludovikut tė XVI, Revolucionit dhe Direktoratit.
    Asnjė karrige, asnjė perde nuk ishte ndryshuar qė atėherė nė kėtė dhomė; ato ruanin erėn e kujtimeve tė kaluara, aromėn fine, aromėn e drurėve tė kolltukėve tė atyre banesave, ku kishin jetuar, dashurua e vuajtur brezat mė parė.
    Mandej u shtriva shpejt pėr te fjetur por, nuk mė zuri gjumi. Pasi u mundova nja dy orė, vendosa tė ēohesha e tė merresha me shkrimin e ndonjė letre. Hapa njė sirtar tė njė komoje tė vogėl qė ishte vendosur midis dy dritareve, me shpresė se do tė gjeja aty bojė dhe letėr, por nuk gjeta veēse disa pena shumė tė vjetra prej gjembash tė iriqit me maja prej qelqi tė punuara me mjeshtėri. Unė desha tė mbyllja sirtarin, kur pėrnjėherėsh shikimi im u tėrhoq nga njė pikė qė shkėlqente, diēka njėlloj si koka e njė suste te verdhė qė qėndronte pėrpjetė, dhe formonte njė pirg nė njė tė ēarė nė formė hullije tė draskės.
    E preka atė me dorė dhe ndjeva se ajo mund tė shtypej. E kapa dhe e tėrhoqa nga vetja. Ajo lėvizi me lehtėsi. Ishte njė gjilpėrė e gjatė me njė kokė tė artė, e futur dhe e fshehur me mjeshtėri nė tė thelluarėn e drurit.
    Ē’tė ishte ajo?Por mua nė ēast mė shkoi nė mendje se ajo duhej tė pėrdorej pėr tė shtypur sustėn e kyēit sekret tė fshehur aty dhe fillova qė ta zbuloja. Kjo gjė vazhdoi gjatė. Mė pas, tė paktėn pas nja dy orėsh kujdesi, munda tė hap njė vrimė tjetėr, pothuajse pėrball sė parės, nė thellėsi tė njė hullije. Futa atje gjilpėrėn me kokė dhe menjėherė draska e vogėl mė kėrceu mua drejt e nė fytyrė. Nė vendin sekret qė u hap, vura re dy pako me letra, tė zverdhura dhe tė lidhura me njė shirit ngjyrė tė kaltėr.
    I lexova tė gjitha ato letra dhe kėtu po shkruaj vetėm dy prej tyre.
    “Ju mė kėrkoni qė unė t’ju kthej letrat tuaja, e dashura ime. Ja, po ju a kthej ato, por kjo mua mė pikėlloi. Nga se kini frikė ju? Se mos vallė unė do t’i humb ato? Por ato tek unė janė tė kyēura. Si mendoni, do tė mi vjedhin? Por unė ato i ruaj se ato janė vetė thesar i ēmuar pėr mua. Po, Ju mė kini shkaktuar njė hidhėrim tė jashtėzakonshėm. Unė pyes veten, vallė nuk jeni penduar pėr kėtė nė thellėsinė e zemrės suaj? Jo pėr atė qė mė kini dashuruar mua,unė e di qė ju mua mė doni, por do tė jetė ndoshta, pėr atė qė ju e kini shprehur kėtė dashuri tė madhe nė letrat tuaja, nė ēaste kur zemrėn tuaj nuk ma besonit mua por e kishit nxjerrė nė dorėn tuaj. Kur ne dashurojmė, tek ne lind nevoja pėr t’u njohur mė afėr, nevoja pėr tė folur e shkruar me finesė prandaj dhe ne flasim e shkruajmė. Fjalėt fluturojnė, fjalė tė ėmbla, delikate, tė endura me muzikalitet, aromė e dashuri, tė nxehta e tė lehta, qė humbasin, vetėm sa jehojnė dhe mė pas mbeten nė kujtesė, por, ne nuk mund t’i shohim ato, nuk mund t’i prekim, s’mund t’i puthim si mund tė bėjmė me fjalėt e shkruara nė letėr, me dorė.
    Letrat Tuaja? Ja, urdhėroni, unė po ua kthej ato. Por duhet ta dini se kjo mė ka dėshpėruar shumė.
    Ju, ndofta, kini pėr tė ndjerė turp nga prania e kėtyre letrave tė lidhura. Shpirtit tuaj tė ndrojtur dhe patologjikisht tė sėmurė sa mezi kuptohet, do t’i vijė turp. Juve ju vjen keq pėr ato qė i shkruat njeriut tė dashur. Ju kujtoni frazat dhe e turbulluar i thatė vetes: “Do t’i shndėrroj nė hi ato fjalė”
    Qofshi e kėnaqur, qofshi e qetėsuar! Ja letrat tuaja. Unė juve sidoqoftė, ju dua.”

    * * *

    “ Miku im!
    Jo, ju nuk mė kini kuptuar, nuk i ratė nė tė.
    Unė aspak nuk dua dhe nuk do tė dua kurrė qė tė mohoj dashurinė time tė dhembshur pėr ju. Unė do t’ju shkruaj juve gjithnjė, por Ju ndėr kohė duhet tė mi ktheni letrat e mija, pasi t’i keni lexuar. Unė do t’ju ofendoja, miku im, nė se do t’ju shpjegoj shkakun e kėsaj kėrkese. Ajo nuk ėshtė patetike, si e mendoni Ju, praktikisht - unė kam frikė, - por jo nga Ju, por prej rastėsisė. Unė ndjehem fajtore. Nuk dėshiroj qė faji im tė bjerė mbi dikė tjetėr pėrveē meje.
    Mė kuptoni mua mirė. Ne mund tė vdesim. Juve ose unė. Ju mund tė vdisni duke rėnė nga kali, - se ju ē’do ditė udhėtoni kalėruar mbi kalė. Ndaj jush mund tė sulmojnė, t’ju vrasin nė duel. Ju mund tė vdisni nga ataku i zemrės apo nga rėnia e karrocės, nga njė mijė raste. Njeriu vdes vetėm njė herė, por shkaqet pėr vdekje janė mė tė shumta se sa ditėt tona fatlume. Dhe ja pas kėsaj, motra Juaj, vėllai Yt apo e fejuara Juaj, mund t’i gjejnė ato letra. Ju mendoni se ata do tė mė duan e do tė ma falin mua? Nuk e mendoj. Por, bile nėse ata mė adhuronin, mundet qė dy gratė apo burri duke njohur tė fshehtėn, dhe pikėrisht tė fshehtėn tonė, mendoni se nuk do ta dėshmonin atė?
    Sigurisht qė po. Ju mundet t’u duket absurditet, qė unė pėrmend vdekjen Tuaj dhe po ju shpreh dyshimet relative kaq thjesht pėr tė afėrmit Tuaj. Por, herėt ose vonė ne tė gjithė do tė vdesim, s’ėshtė e vėrtetė kjo? Dhe sigurisht njeri do tė jetojė pas tjetrit. Kėshtu qė, duhet tė parashikohen tė gjithė rreziqet, pra edhe ky i letrave.
    Unė mund t’i ruaj letrat sė bashku me tė mijat prej teje, nė xhepin e fshehtė tė sirtarit sekret. Dua t’ju them Juve, se ato do tė qėndrojnė brenda kutisė sė mėndafshtė, tė mbuluara me dashurinė tonė, si dy dashnorė nė tė njėjtin varr.
    Ju mund tė thoni: “Po nė se Ju do tė vdisni e para, e dashura ime, burri juaj do t’i gjejė ato letra.”
    Oh, unė pėr asgjė nuk frikohem. Para sė gjithash, ai nuk e di vendin e fshehtė tė komodinės sime dh mandej ai nuk ka pėr tė kėrkuar. Por edhe nėse ai i gjen ato pas vdekjes sime, unė asgjė nuk rrezikoj. Ju ndofta kini mendimin se tė gjitha letrat e dashnorėve janė gjetur nė kutitė e tė vdekurave? Unė pėr vete prej kohėsh kam menduar pėr kėtė, dhe kėto tė menduara tė gjata mė detyruan t’ju kėrkoj Juve letrat e mija. Duhet tė dini se asnjėherė nuk kini pėr tė dėgjuar se gratė i djegin letrat e dashnorėve te tyre, asnjė nuk i asgjėson ato letra ku flitet pėr dashurinė e tyre. Nė ato letra ėshtė e mbyllur gjithė jeta jonė, gjithė shpresa, e gjithė e pritshmja e ėndėrruar. Letrat pėrmbajnė nė vetvete emrin tonė dhe fjalėt tona tė nxehta e pėrkėdhelėse tė dashurisė, ato janė reliktet tona tė shenjta dhe gjithnjė i rilexojmė veēanėrisht aty ku zėmė vendin mė religjioz.
    Letrat tona tė dashurisė; ato janė e drejta jonė pėr tė bukurėn, hijeshinė, joshjen, janė krenaria e intimitetit tonė femėror, thesari i zemrės sonė. Jo, jo, asnjėherė femra nuk asgjėson kėtė arkiv tė vjetėr dhe magjepsės tė jetės sė vet.
    Por ne do tė vdesim, si tė gjithė, dhe atėherė… atėherė kėto letra dikush mund t’i gjejė. Kush? Bashkėshorti? Ē’do tė bėjė ai me ato? Asgjė. Ai do t’i djegė.
    Eh, unė e kam menduar kėtė, shumė e kam menduar.
    Ta zėmė se pėr ditė vdesin gra tė dashuruara me dikė, qė ēdo ditė gjurmėt apo dėshmitė e fajėsisė sė tyre bien nė duar e burrave, por asnjėherė nuk ndodh ndonjė skandal, kurrė nuk ndodh pėr kėtė ndonjė lloj dueli. Mendoni, miku im, pėr njė burrė tė tillė apo pėr njė zemėr burri tė kėtij rasti. A mund tė hakmerrej pėr sė gjalli, tė shkonte nė duel me njeriun qė e turpėroi atė apo dhe ta vrasė, por nė se gruaja do tė ishte gjallė dhe qė e… pse? Por kur prova tė tilla gjenden pas vdekjes sė saj, ato digjen nga kėta burra, duke u shfaqur sikur asgjė nuk ka ndodhur dhe vazhdojnė t’u japin dorėn dashnorėve tė grave tė tyre tė vdekura, bile janė tė gėzuar qė letrat nuk ranė nė duar tė huaja por u asgjėsuan nga vetė ata.
    Eh, sa burra gjenden midis te njohurve tė mi qė pa dyshim i kanė djegur tė tilla letra dhe mandej janė shfaqur sikur nuk dinė asgjė. Ah, me ēfarė tėrbimi do tė luftonin ata nė duel, nė se do t’i gjenin ato kur gratė ishin gjallė! Por ato kanė vdekur. Kuptimi pėr nderin tanimė ka ndryshuar. Vdekja, ėshtė ajo qė sjell harresėn pėr fajin e bashkėshortes.
    Kėshtu qė, mua mė duhet tė ruaj letrat tona, se nė duart tuaja ato janė tė rrezikshme pėr tė dy ne. Provoni tė mė thoni, qė unė nuk kam tė drejtė.
    Unė Ju dua dhe ju puth flokėt tuaj
    Roza.”

    Unė ngrita shikimin tim nė portretin e teto Rozas dhe hodha sytė nė ashpėrsinė, rrudhat dhe fytyrėn e saj pak tė inatosur, mendova pėr tė gjitha ato shpirtra grash, qė nuk i njohim dot pothuaj fare, qė i llogarisim krejt naivisht nga paraqitja e tyre, thjeshtėsia e dukshme e tyre ndėrsa dhelpėrinė qė e kanė nė natyrėn e tyre, ne as qė e kuptojmė dhe mua mė erdhi ndėr mėnd nė atė moment vjersha e de Vinit:
    “ O bashkudhėtari im i pėrjetshėm me shpirt tė dobėt”

  5. #5

    Guy de Maupassant - tregim

    Guy de Maupassant




    E vdekura





    Pėrktheu: Erion Kristo




    E doja ēmendurisht. Pėrse dashurojmė? A nuk ėshtė e ēuditshme qė pėr dikė, tė ekzistojė nė botė njė qenie e vetme, njė mendim i vetėm, njė dėshirė e vetme, njė emėr i vetėm? Njė emėr qė ēel nga buzėt, qė vėrshon si uji i njė burimi, qė ngjitet nga thellėsitė e shpirtit dhe pėrsėritet pa reshtur, kudo, si njė lutje.
    Nuk do tė tregoj kėtu historinė tonė. Dashuria ka vetėm njė histori, qė ripėrtėrihet ngaherė. U njoha dhe u dashurova me tė, kjo ėshtė e gjitha. Dhe jetova njė vit nė ėmbėlsinė e saj, nė krahėt e saj, me ledhatimet e saj, me shikimin e saj, me rrobat e saj, me fjalėt e saj, mbėshtjellė, lidhur, prangosur nė gjithēka qė vinte prej saj, plotėsisht, saqė nuk dija mė nėse ishte ditė apo natė, nėse isha i gjallė apo i vdekur, nėse isha mbi tokė apo tjetėrkund.
    Dhe njė ditė ajo vdiq. Si? Nuk di, nuk di mė. Nė njė ditė me shi u kthye nė shtėpi e lagur dhe tė nesėrmen filloi tė kollitej. U kollit njė javė tė tėrė, pastaj zuri krevatin.
    Ēfarė ndodhi? Nuk e di.
    Mjekėt vinin, shkruanin receta, iknin. Dikush sillte ilaēe dhe njė infermiere ia jepte. Duart e saj digjnin, balli i qullur dhe i pėrvėluar, shikimi i shndritshėm dhe i trishtuar. I flisja, mė pėrgjigjej. Pėr ēfarė flisnim? Nuk e di. Kam harruar gjithēka, gjithēka ! Mė kujtohet frymėmarrja e saj e dobėt kur vdiq. Ajo frymėmarrje aq e dobėt, e fundit. Infermierja tha:
    “Ah!”.
    Dhe unė e kuptova. Kuptova.
    Nuk dija mė asgjė. Asgjė. Pashė njė prift qė shqiptoi njė fjalė:
    “E dashura juaj ?”.
    Mu duk se po e fyente. Meqė kishte vdekur, nuk kishin tė drejtė ta kujtonin atė formalitet. E ndoqa priftin. Erdhi njė tjetėr, qė u tregua shumė i mirė, shumė i sjellshėm. Qava kur mė foli pėr tė.
    Mė kėrkuan njėmijė gjėra lidhur me funeralin. Nuk di mė, por mė kujtohet mjaft mirė qivuri, zhurma e ēekiēit kur i mbyllėn kapakun. Ah, o Zot, o Zoti im!
    E groposėn. E groposėn! Ajo nė atė varr! Disa miq ishin tė pranishėm. Ika. Vrapoja. U enda gjatė rrugėve. Pastaj u ktheva nė shtėpi ditėn tjetėr dhe u nisa pėr njė udhėtim tė gjatė.
    Dje u ktheva nė Paris.
    Kur e pashė sėrish dhomėn time, dhomėn tonė, mobiliet tona, krevatin tonė, atė dhomė ku kishin ngelur ato qė mund tė ngelen nga jeta e njė njeriu pas vdekjes, mė kapi njė dhimbje kaq e fortė, saqė pėr pak sa nuk hapa dritaren tė hidhesha nė rrugė. Nuk munda mė tė rrija mes atyre gjėrave, midis atyre mureve qė e kishin mbrojtur dhe ngrohur, dhe qė nė hapėsirat e tyre duhet tė ruanin njė mijė atome nga lėkura dhe fryma e saj, ndaj mora kapelėn pėr tė ikur pėrsėri. Papritur, ndėrsa shkoja tek porta, kalova pėrpara pasqyrės sė madhe, tė cilėn ajo e kishte vėnė tek hyrja, pėr tė parė sa herė dilte nėse ēdo gjė ishte nė rregull nė veshjen e saj, nga koka tek kėmbėt, nga ēizmet tek flokėt e krehur.
    Ndalova aty, i shtangur, pėrballė asaj pasqyre qė e kishte pasqyruar kaq herė, ah!, shumė e shumė herė, saqė duhej t’i kishte ruajtur imazhin. Qėndroja aty, nė kėmbė, me shikimin e ngulur tek pllaka e hollė, mbi atė kristal tė thellė e tė sheshtė, tanimė tė zbrazėt, por qė e kishte pėrmbajtur tė tėrėn, e kishte pushtuar si unė, pushtuar, ashtu si shikimi im i pasionuar dhe u drodha i tėri. Mu duk se e doja atė qelq. E preka, ishte i akullt! Oh, kujtimi, kujtimi i saj, imazhi i dhimbshėm, imazhi i zjarrtė, imazhi i gjallė, imazhi i tmerrshėm qė mė torturon!
    Janė tė lumtur njerėzit qė kanė njė zemėr tė ngjashme me njė pasqyrė, ku reflekset shkasin tej dhe humbin, njė zemėr qė harron gjithė ēka mbajtur brenda, gjithė ēka jetuar, gjithė ēka kundruar me dashuri ! Ndihem keq !
    Dola dhe pėr fatin tim tė keq, pa e kuptuar, pa dashur, shkova drejt varrezave. Gjeta varrin e thjeshtė tė saj, me njė kryq mermeri qė mbante tė shkruara kėto fjalė:
    DASHUROI.
    E DASHURUAN
    DHE VDIQ.
    Ēfarė tmerri ! Ajo ėshtė atje poshtė, e kalbur.
    Psherėtija, me ballin te mermeri.
    Qėndrova gjatė, gjatė. Vonė e kuptova se dielli po perėndonte. Atėherė mė pushtoi njė dėshirė e veēantė, njė dėshirė e marrė, njė dėshirė e denjė pėr njė dashnor tė dėshpėruar. Desha ta kaloja natėn pranė saj, njė natė tė fundit, duke qarė mbi varr; por do tė mė shihnin dhe do tė mė nxirrnin jashtė. Si t’ia bėja? Mė lindi njė mendim. U ngrita dhe fillova tė vėrtitesha nė atė qytet tė populluar nga njerėz qė nuk janė mė mbi kėtė tokė. Sa i vogėl ėshtė ky qytet nė krahasim me atė tjetrin, atė ku jetojmė! E pra, tė vdekurit janė mė tė shumtė se tė gjallėt. Ne na duhen shtėpi tė mėdha, rrugė, sheshe pėr katėr breza qė shohin diellin njėkohėsisht, pijnė ujin e burimeve, verėn e vreshtave dhe hanė bukėn e fushave me drithė. Kurse pėr gjithė brezat e tė vdekurve, pėr gjithė njerėzit qė kanė zbritur deri kėtu, gati asgjė... njė copėz tokė... gati asgjė ! Toka i merr, harresa i fshin. Lamtumirė !
    Nė skajin e asaj fushe, dallova pa pritur varrezėn e braktisur, ku ata qė kanė vdekur prej kohėsh, janė kthyer nė pluhur, ku deri edhe kryqet prej druri po kalbeshin. Ajo ėshtė fusha ku nesėr do tė vendosen tė vdekurit qė do tė vijnė. Ėshtė plot me trėndafila tė egėr, me qiparisa tė drejtė, njė lloj kopshti i braktisur, i trishtuar dhe madhėshtor, njė kopsht qė ushqehet me mish njerėzor. Aty isha vetėm unė, krejtėsisht vetėm. U fsheha pas njė bime tė gjelbėr, duke u njėjtėsuar me ato degė tė mėdha dhe tė errėta.
    Dhe prita kapėrthyer me trungun si i mbyturi pas njė dėrrase.
    Kur u bė natė e plotė dola nga strehimi im dhe fillova tė eci i qetė, pa bėrė zhurmė, mbi atė tokė tė populluar nga tė vdekurit. U vėrtita gjatė, gjatė, gjatė. Nuk arrija dot ta gjeja varrin e saj. Me krahėt e shtrirė, sytė e zgurdulluar, duke u pėrplasur pas varreve me duar, me kėmbė, me gjunjė, me gjoks, me kokė, shkoja pėrpara pa e gjetur, duke ecur nėpėr terr si njė i verbėr. Prekja gurėt e varreve, kryqet, parmakėt e hekurit, kurorat me lule tė vyshkura. Lexoja emrat me gishta, duke i kaluar pėrmbi shkronja.
    Ē’natė! Nuk arrija ta gjeja. Njė natė e frikshme! Pa hėnė.
    Kisha frikė, njė frikė rrėqethėse, nėpėr ato rrugė tė ngushta, me dy radhė varre. Varre, varre, varre! Veē varre! Nė tė djathtė e nė tė majtė, pėrpara meje, rreth meje, varre kudo ! U ula mbi njė syresh, ngaqė nuk mund tė ecja mė, sepse gjunjėt po mė thyheshin nga lodhja. E ndieja qė zemra rrihte fort. Ndieja edhe gjėra tė tjera. Ēfarė? Njė zhurmė tė turbullt, tė papėrshkruar! Ishte nė trurin tim tė lodhur ajo zhurmė ? Nė natėn e padepėrtueshme apo nėn tokėn misterioze, nėn tokėn e mbjellė me kufoma ? Po shihja pėrreth.
    Sa kohė ngela aty? Nuk e di. Isha i paralizuar nga frika, gati pėr tė bėrtitur, gati pėr tė vdekur.
    Dhe papritur, mu duk se rrasa e mermertė ku isha ulur, filloi tė lėvizte. Lėvizte sikur dikush tė ishte duke e ngritur! Me njė kėrcim u hodha te varri pranė dhe pashė - po ! - pashė tė ngrihej rrasa e varrit ku isha ulur dhe tė dilte i vdekuri, njė skelet i zhveshur, qė e ngrinte me shpatullat e pėrkulura. E shihja, e shihja qartė, megjithėse ishte njė natė e errėt. Munda tė lexoj mbi kryq:
    KĖTU FLE ZHAK OLIVANTI.
    VDIQ NĖ MOSHĖN 51 VJEĒ.
    E DONTE FAMILJEN E VET.
    ISHTE I MIRĖ DHE I NDERSHĖM.
    VDIQ NĖ PAQEN E ZOTIT.
    Edhe i vdekuri lexonte fjalėt e shkruara mbi varrin e vet. Pastaj mori njė gur tė mprehtė dhe filloi t’i fshinte tė gjitha fjalėt, duke i hedhur tej. I fshiu plotėsisht, ngadalė, duke ngulur sytė e zgavėrt aty ku pak mė parė ishin shkruar fjalėt. Pastaj me majėn e kockės, qė duhej tė ishte gishti i vet tregues, shkroi me germa tė shndritshme:
    KĖTU FLE ZHAK OLIVANTI.
    VDIQ NĖ MOSHĖN 51 VJEĒ.
    ZEMĖRZI, SHPEJTOI VDEKJEN E TĖ ATIT
    PĖR T’I MARRĖ PASURINĖ.
    IA NXIU JETĖN GRUAS DHE FĖMIJĖVE.
    MASHTROI FQINJĖT E VET
    DHE VODHI SA MUNDI.
    VDIQ NĖ MJERIM.
    Kur mbaroi sė shkruari, i vdekuri ngeli pa lėvizur, duke kundruar punėn e vet. U ktheva pas dhe vura re se tė gjitha varret ishin hapur, tė gjitha kufomat kishin dalė dhe tė gjithė kishin fshirė gėnjeshtrat e shkruara mbi varre. Tė gjithė kishin shkruar tė vėrtetėn.
    Kėsisoj, pashė se tė gjithė ishin xhelatėt e bashkėshortėve tė tyre, mllefqarė, tė pandershėm, hipokritė, gėnjeshtarė, kopukė, shpifės, ziliqarė. Tė gjithė ata baballarė tė mirė, ata bashkėshortė besnikė, ata bij tė devotshėm, ato vajza tė pastra, ata tregtarė tė ndershėm, ata burra dhe ato gra pa tė meta, kishin mashtruar, vjedhur e kryer akte tė turpshme.
    Mbi pragun e banesės sė tyre tė pėrjetshme, tani ishte shkruar e gjithė e vėrteta e pamėshirshme, e tmerrshme, e vėrteta e shenjtė, tė cilėn tė gjithė e shpėrfillin ose bėjnė sikur e shpėrfillin mbi kėtė tokė. Mė erdhi nė mendje qė edhe gruaja ime e dashur duhej tė kishte shkruar tė vėrtetėn mbi varrin e saj. Dhe tanimė pa frikė vrapova pėrmes varreve tė hapura, midis kufomave dhe skeleteve. Shkova drejt saj, i sigurt se kėtė herė do ta gjeja. E njoha nga larg edhe pa i parė fytyrėn, mbėshtjellė ende me qefin.
    Dhe mbi kryqin e mermertė, ku pak mė parė ishte shkruar:
    “Dashuroi, e dashuruan dhe vdiq”, dallova:
    DOLI NGA SHTĖPIA PĖR TĖ TRADHĖTUAR TĖ DASHURIN,
    E LAGUR NGA SHIU, U FTOH DHE VDIQ.
    Siē tregojnė, mė gjetėn nė agim pranė njė varri, gati pa shpirt.

  6. #6

    Pėr: Gi De Mopasan (Guy De Maupassant)

    A nuk ju duket i cuditshem fakti qe mopasan ka qene i semure?Ai tentoi te vriste veten por me pas u shtrua me pahir ne kliniken e dr.blanshit.mopasan vuante nga nje paranoje e semure .ai ndiente forca te paqena misterioze dhe druhej nga to me tmerrin me te madh. sidoqofte me i cuditshem eshte fakti se ai edhe pse i semure mendor qe i afte te shkruante mrekullisht mbui vete semundjen e tij cmendurine ,duke folur me terma klinike te saj. flasim per vitet e fundit te tij.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •