"Gjeniu i vogel" i sezonit me te fundit ne Tv Klan eshte Laura Xhipi, vajza dhjetevjecare qe mundi ne sfiden finale te voglin tjeter Tedi Pacrami. Drejtori i Pergjithshem i Tv Klan Aleksander Frangaj duke shpallur cmimin e pare te "Gjeniut", shprehu vleresime te shumta per femijet qe moren pjese ne spektaklin 14 javor. Po ashtu ai lajmeroi dhe se te shtunen e ardhshme ne Klan nis Star Academy qe uroi te jete po aq i suksesshem sa "Gjeniu". Juria e "Gjeniut te vogel" u vu ne nje prove te veshtire mbreme per te perzgjedhur mes tete konkurrentesh, kater me te miret e spektaklit te tv Klan. Ne naten finale, ishin tete konkurrentet e perzgjedhur ne 14 jave. Spektakli nisi me kenget e interpretuara nga Kledi Mahmutaj dhe Bruna Sata. Juria e perbere nga kater emra te njohur te muzikes, vendosi per te cuar ne katershen me te mire, Kledi Mahmutajn. Dy konkurrentet ne vazhdim, ishin dy talente te tjere nga Shkodra, Riad Bashi dhe Tedi Pacrami. Shoke te ngushte, te rritur bashke ne shtepite qe i kane perballe njeri-tjetrit, ata u perballen me ndarjen e sfides te cilen nuk e fitoi askush pasi votat e kater anetareve te jurise ishin dy me dy. Ndaj sipas procedures se paralajmeruar, u vendos qe te hynte ne fuqi nota e publikut. Per Riad Bashin ishin dhene 183 vota dhe 238 per Tedi Pacramin, permes telefonatave ne numrin e ofruar nga Eagle Mobile. Ne "raundin" e trete, debutuan Arilena Ara dhe vajza nga Tetova Fjolla Ibrahimi te cilat gjithashtu moren vota te njejta ndaj per ta u publikua vota e publikut. Per Arilenen u dhane permes telefonit 157 vota dhe per Fjollen, 77 vota. Dyshja e fundit ishte Jozefina me Laura Xhipin ku kjo e fundit, fitoi duke marre votat e te kater anetareve te jurise qe per hir te se vertetes mbreme ishte ne veshtiresi te vazhdueshme per te zgjedhur finalistet e nates se madhe te "Gjeniut". Ne vijim kater finalistet "u ndeshen" mes tyre duke cuar ne perzgjedhjen e dy me te mireve, Tedi Pacrami dhe Laura Xhipi. Vajza dhjete vjecare ka fituar me votat e publikut i cili kishte dhene per te dy here me shume se per vogelushin tjeter shume te talentuar, Tedin. *** Vokali dhe interpretimi live, jane dhuntite qe afruan ne "Gjeniun e vogel", dhjetera femije te perzgjedhur nga e tere arena shqiptare permes audicioneve, brenda dhe jashte kufijve, deri ne diaspore. Fantazistet e rinj te spektaklit "Gjeniu i vogel", ne Televizionin Klan me edicionin e trete, pas kater vjetesh, erdhen ne nje shoe me nje format krejt origjinal nga dy programet e meparshem ne Teatrin e ri te Televizionit Klan, skene e frymezuar rishtas per kete program te promovimit te zerave me te rinj te kenges. Nje angazhim maksimal, qe foli me tonet e nje mega-industrie, qe niste me veshjet e femijeve, te orkestres, lukun e tyre, transkriptimin e orkestraleve, pjeset muzikore, kolaudimin audio-video, ne nje program ku gjithcka dimensionohet Live per publikun dhe teleshikuesit. Formati mbante vulen e Pandi Lacos si skenarist dhe producent, Bledar Lacos si regjisor dhe Adi Hiles si udheheqes artistik, por u mundesua sigurisht, ne bashkepunim me nje staf te tere profesionistesh te Televizionit Klan. Ky spektakel mori vlera edhe me te medha me prezantimin e mrekullueshem te Suela Demirit. Prezantimi i elementeve te Gjeniut kete here pati nje formule te re, krejt aritmetike. Si asnjehere me pare ne skene ishin plot 40 muzikantet e orkestres, 30 femijet e "Gjeniut..." dhe 60 femijet e Korit te Qendres Kombetare te Kultures te drejtuar nga kompozitori Xhavid Ujkani. Naten e pare te spektaklit u prezantuan te gjithe femijet, me kenge te njohura, perla te muzikes se lehte shqiptare, si dhe kenge te njohura italiane dhe amerikane. Kenge te kenduara me orkester dhe akapela, disa syresh te aranxhuara nga kitaristi Genti Myftaraj. Kurse per 14 jave te spektaklit, femijet u shkeputen nga qytetet e tyre, nga shkollat ku mesojne, per te jetuar e vijuar mesimin normalisht nga e hena ne te premte ne Shkollen Nentevjecare dhe te Mesme "Faik Konica" ne Tirane. Mesim ne shkolle dhe prova per spektaklin e javes ishte endrra qe iu realizua ketyre talenteve te reja. Vota e publikut, fiton vajza nga Elbasani Nder 30 femijet qe debutuan tek "Gjeniu i vogel" vota e publikut gjate ketyre 14 javeve u dha me se shumti per Artiola Topin e cila mori 689 vota. Dy te tjeret me te votuarit ishin Elisa Zalla me 518 vota dhe Megi Bufi me 317 vota. Fituesi i cmimit te pare te publikut mori nje numer llogarie me 150 mije leke nga BKT. Nje shume me te vogel gjithashtu fituan edhe dy te tjeret me te votuar nder 30 femijet e perzgjedhur. Te ftuar plot surpriza Nder te ftuarit speciale spikati Juliana Pasha e cila kendoi versionin anglisht te kenges fituese ne Festivalin e dhjetorit te RTVSH, kenge e cila do te prezantoje Shqiperine ne Eurovizion 2010. Kurse pas mesnate, maratona afro pese oreshe e spektaklit ka sjelle nje tjeter surprize. Moderatorja Suela Demiri lajmeron mberritjen ne skene te grupit te njohur Elita 5. ne te vertete disa prej femijeve te "Gjeniut" kenduan nje kenge te grupit. Por vetem per pak minuta sepse atyre iu bashkuan dhe kengetaret e njohur te Elita 5 te cilet kenduan disa nga hitet e tyre.

Koha Jone