19 Prill 2010
BOMBA NE QYTETIN PAKISTANEZ PESHAWAR; 23 TE VDEKUR
Militante Islamike te cilet luftojne qeverine e pajisur me arme berthamore te Pakistanit kane nisur nje sulm zinxhir me bomba ne qytetin e Peshawar, i cili eshte edhe porta per ne Afghanistan, duke qindra veta gjate vitit te kaluar.
Shperthimet ndodhen ne nje zone te qytetit te vjeter te njohur si Pazari i Rrefimtareve, teksa nje manifestim i organizuar nga nje parti religjoze per nderprerjet e energjise, ishte duke u shperndare, thane zyrtaret.
"Nje person hodhi veten ne ere nderkohe qe policet ishin ulur ne makinat e tyre pas grumbullimit," tha Ministri Provincial i Informacionitt Mian Iftikhar Hussain.
Shume zyrtare te partise Jamaat-i-Islami (JI) e cila organizonte protesten, gjenden midis te vdekurve, thane anetare te partise e cila njihet si parti simpatizuese e Islamikeve.
Oficeri i Policise Imran Kishwar the se 23 persona humben jete dhe 29 u plagosen.
"Ne po ktheheshim ne stacionin e policise kur ndodhi shperthimi" the per Reuters oficeri i policise i cili ka marre plage te lehta Riaz Khan. "Pashe trupa dhe gjymtyre te shperndara gjithandej kur ktheva koken."
Ishte shperthimi i dyte i te Henes.
Me heret, nje nxenes 6 vjecar u vra, dhe 5 djem e 2 persona te tjere u plagosen kur nje bombe shpertheu jashte shkolles se tyre ne qytet, thane mjeket.
(Femijet e shkolles organizonin mbledhje fondesh per te ndihmuar familjet e policeve)
http://www.reuters.com/article/idUSTRE6364J320100419
Krijoni Kontakt