Close
Faqja 27 prej 39 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 390
  1. #261
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Hajde urime ...erdhi ora.

    Me men n'koke kthehuni prap ,se knej kane dale llafe qe do ikin robt deri n'belgjike ,pastaj me maune per angli
    Against all odds..

  2. #262
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    pse ti mendon se do te kontrollojne parate e cdo personi nje per nje???
    Po ti zdi ca me thone edhe ja fut kot?

  3. #263
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Po ti zdi ca me thone edhe ja fut kot?
    po urtesirat i konsumon te gjitha ti...
    ti me te vertete mendon se do kontrollojne parate per cdo person???????

    kam te njohur qe jane perfshire nga liberalizimi i vizave vitin e kaluar (me pasaporte serbe) dhe nuk i ka numeruar kush qindarkat ne xhep...

    p.s. po a mjafton nqs dikush ka visa ose master card??? apo duhen patjeter cash?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Ora 00.00

    Ora 00.00

    Nga Edison Kurani

    Ndersa njerezimi numeron mbrapsht ditet qe na ndajne nga viti 2011, shqiptaret po numerojne oret e celjes se qiejve, minutat e shperberjes se gardheve, sekondat e startit te lirise. Ne keto ore te fundit te dasive dhe perbuzjes, percmimit dhe neperkembjes, persekucionit dhe botes se mrekullise virtuale diktatoriale, mbeten per te gjithe ne obliguese nderimi dhe respekti per ata qe u sakrifikuan per lirine. Mbremja e sotme nuk do te jete si gjithe te tjerat per keto 56 vite te kalvarit dhe ngjizjes se historise se Shqiperi. Perpos ngasjes qe nata do t'i lere vendin nje dite te re, ne oren 00.00, do te sjelle ate qe mbare shqiptaret e kane pritur me aq shume deshire: Heqjen e barrieres se frikshme te levizjes se lire. Sepse ne kete ore dhe te tjerat me pas, nuk do te kete me ndalje per cdo shqiptar qe ka nje pasaporte biometrike, per te levizur kudo ne Evrope, pa u ndeshur si deri sot, me njemijeenje pengesa, qe me aq "dashuri", mbare konsullatat e huaja "dhuronin" per ne sa here qe do te donim te leviznim lirisht. Hapi dhe fluturimi yne nuk do te kete me cak. Liria, qe sot do te shpertheje nga kraharori i deshirave dhe do te pushtoje universin e mundesive. Evropa do te dale nga endrrat dhe do te shuaje etjen zhuritese te vershimit te lirise. Maratonomaku yne do te kaploje gjithkah kontinentin plak per te derguar lajmin e fitores, per te kumtuar njeherazi triumfin mbi te shkuaren, mbi lengimin dhe plagen, mbi vajin dhe elegjite, mbi sakrificat dhe privimin. E pra, kjo eshte nje fitore me shume se e madhe. Eshte ai sublimim me te cilin ne duhet ta endem perkrenaren e ketij mbreterimi, ne ceremonine e kurorezimit te lirise. Sepse e drejta e levizjes se lire, e sanksionuar me Kushtetute dhe e perqafuar nga konventat nderkombetare, tani merr nje kuptim te ri, ate qe ne fakt duhet te kishte ne vite, Levizje Vertet e Lire. Bashke me te liria merr kuptimin e saj te plote, rrok me krahet e saj te pamate gjithe endrrat dhe deshirat tona. Ndaj duhet te festojme, te gjithe, pa asnje dallim politik, sepse kjo eshte dita e pare e lirise qe ne e meritojme. Eshte dita e pare e lirise se vertete, per kedo qe do te ndjehet i lire. E drejta jone per t'u perfshire nga ky gazmend eshte kumtimi qe ne i bejme nje force te brendshme, nje shtyse te qenesishme te vetedijes sone kombetare. Ora 0.00 qe po troket, eshte jo vetem nje dite shume e shenuar festive, dhe jo vetem. Ajo do te jete nje dite qe do te shohim qarte e me qarte, larg e me larg. Kjo ore qe po troket, na con larg ne keto me shume se pese dekada izolimi shkalle-shkalle. Nje izolim qe gjithkush prej nesh e perjetoi. E shume prej nesh, e vuajten. Ora 0.00 eshte nje homazh per shume familje shqiptare qe edhe sot, vuajne ngjarje te frikshme qe lidhen pikerisht me kete ore, oren e lirise se madhe. Pranga dhe zinxhire do te thyhen, sot. Mure dhe gardhe do te shemben. Mjafton te hedhesh syte perreth e te jesh sadopak i vemendshem per te kujtuar ato cka ka hequr populli yne ne gjithe keto vite. Ca me shume ne, qe ne te pakten gjysmen e dy dekadave te fundit, fatkeqesisht nuk kemi reshtur se u furnizuari me lajme te trishta te mungeses se ores 00.00. Ndaj sot, ne oren 00.00, para se te shkelim token evropiane dhe te ndjehemi vertet te lire, duhet te sjellim ne mend me respekt dhe dhimbje, te gjithe ata qe sot nuk jane me. Dhe jane vertet shume. Jane shume djem nga e gjithe Shqiperia, qe ne perpjekje per nje jete me te mire, humben jeten maleve qe rrethojne vendin tone me Greqine. Ca me shume ata qe dergjen deteve, te zhdukur pa nam e nishan nga nje vorbull e tmerrshme fati te keq qe i zuri sa ne gomone e sa ne anije, me femije ne gji apo me njeriun e zemres ne krah, duke i shuar ne fund te detit, vetem pak minuta larg endrres se flakur pameshirshem nga dallget e trazuara ca nga natyra e ca nga ata, antiklandestinet ne detyre. Shume prinder, baballare, nena, por edhe femije deri te sapolindur, qe ne dallget e nje fati te pacaktuar, duke paguar shpesh, vete fundin e tyre tragjik, u bene "mish per top" te asaj qe sot, per disa njerez mund te duket thjesht nje 15 dhjetor qe hapen kufijte. Nuk duhet te harrojme sigurisht, eksodet e panumerta te ketyre 20 viteve te fundit, por as kurbetin po ashtu klandestin, te 46 viteve te mehershme. Ata ishin dhe jane heronjte qe sot ne oren 00.00 nuk jane me. Pasi ishin te padurimte per te realizuar endrren e tyre. Por dhe te pashprese se dikur do te mundnin te ishin si gjithe te tjeret e kesaj Evrope ku gjeografikisht jemi dhe ne. Kjo ore qe po afron, eshte homazh per te gjithe ata qe donin me mall te zhuritur, te ishin prane te shtrenjteve te tyre. Dikush, per te pare me ne fund djalin qe kishte vite qe s'dinte si kishte ndryshuar nga femije i ikur, dikush per t'u bashkuar me prinderit, e sa e sa raste te tjera si keto. Caku 00.00 eshte, jo vecmas pragu fizik i nje ndryshimi, gjithepoaq mbart ne vetvete zanafillen e nje identiteti te mohuar. Golgota e lirise, ishte nje nga sakrificat me te mundimshme dhe me ngadhenjyese per shqiptaret, te cilet megjithese simbolizoheshin me shqiponjen, atyre ju ishin thyer qiejt dhe kreshtat, e bashke me te dhe krenaria e ketij shpendi. Liria dhe krenaria ishin ato te kraheve te thyer, sqepave pa kenge dhe syve pa drite. Nga tash nje tjeter dite, nje tjeter drite, nje tjeter shprese vjen si liri ndryshe, si liri e perplotesuar, si liri e himnizuar, si nje jete qe lind nga shpirtrat dhe deshirat e flijuara, zjarret e shuara qe rivjen nga hiri i memorie dhe dhimbjes. Gjithsesi, sot, ne oren 00.00, le te hedhim pas gjithe te keqijat qe kemi perjetuar, kurrsesi per t'i harruar, por le te ecim perpara, per te bere pikerisht ate qe do te donin ata qe nuk jane me, te festojme kete fillim te ri qe meritojme. Komentet e juaja

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Me shume vones,po hajde me mir von sesa kurre....

    "Ne kohen e Zogut iknin per kurbet,ne kohen e Enverit arratiseshin,ne kohen e Saliut arratiseshin per emigrim,ndersa tani do arratisen si turist.

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Serafim , ma mir si turist se sa hiq ...per Kosovar njehere as si turist ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 14-12-2010 mė 23:51

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    Serafim , ma mir si turist se sa hiq ...per Kosovar njehere as si turist ..
    Ma mir,nuk diskutohet.(edhe se turisti ne pergjithesi shkon per hiē).

    Keni kohe dhe ju.Po prisni njeher,qe te na harini ne... duhet te paguani ambasadat e huaja per 20 vjet.

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ma mir,nuk diskutohet.(edhe se turisti ne pergjithesi shkon per hiē).

    Keni kohe dhe ju.Po prisni njeher,qe te na harini ne... duhet te paguani ambasadat e huaja per 20 vjet.
    neve na ka msue Ibrahim Rugova me prit edhe me durue ...jemi popull pacifist .. hipika hesapi .. drog , raki , dashuri edhe rock n roll .. i kalomi dhe 30 vjet ...pa problen , ne varferi ...

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    neve na ka msue Ibrahim Rugova me prit edhe me durue ...jemi popull pacifist .. hipika hesapi .. drog , raki , dashuri edhe rock n roll .. i kalomi dhe 30 vjet ...pa problen , ne varferi ... :D
    Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.
    Fain ai e ka pas.Ai ju ka ka mesu keq,ju ka mesu me prit....
    Keta te sotmit,te pakten jane te ndershem,ta bojn te qart;po patet lek me ble vizen do dilni...

  10. #270
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Ok u hapen vizat por leke ne xhep kush i jep shqiptareve per te ikur ?

Faqja 27 prej 39 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •