Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Pyetje mbi Krijimin e gjithesise , njeriun dhe domethenien e jetes mbi toke

    Pyetjet dhe pergjigjet jane perkthyer nga websiti i kishes katolike Stokolm www.fragaprasten.nu dhe tema ka te beje me krijimin, njeriun dhe domethenien e jetes mbi toke. Ne vazhdim do te publikoj te perkthyera shume pyetje dhe pergjigje qe kane lidhje me kete teme.


    pyetja eshte si me poshte
    pershendetje. Une nuk dua te tallem por dua te shtroj nje pyetje per te cilen kerkoj nje pergjigje serioze. Jam i teri ateist. Kur erdhen dy njerez nga kisha dhe me pyeten per tu krezmuar, une u thashe direkt jo, por ata me dhane nje gazete qe fliste per kishen dhe ne faqen e pare ishte shkruajtur. "Neqoftese ti ben vetem ate qe te tjeret thone, ti nuk po ben jeten tende". Posi une mendoj se njeriu nuk ben nje jete si te tjeret thone, neqoftese njeriu angazhon jeten e tij "nje krijuesi ", atje lart, per te cilen nuk ka asnje deshmi se Ai eksiston.

    pergjigja e babait(priftit) Daniel
    Pershendetje. Nuk ka asnje lloj deshmie te Zotit e cila ndertohet ne mbartjen e deshmive shkencore pasi Zoti si definicion nuk eshte dicka materjale dhe shkenca eshte e angazhuar ne drejtim te botes materjale. megjithate ka disa shkencetare pershembull nje pjese jane fizikante qe megjithate besojne se nje Zot ka krijuar gjithshka. Si mund te shpjegohet ndryshe Big Bang. Prejardhja e eksplozionit eshte prejardhja e universit e cila dikund duhet ta kete prejardhjen. Kjo nuk ka ardhur nga asgjeja. Neqoftese eksplozioni dhe universi erdhi nga asgjeja, atehere asgje nuk ka qene si nje dimension tjeter atje ku asgje do te thote mungese materie. Nga ana tjeter atje ka fryme, shpirtra dhe e cila nuk eshte materjalizuar. Nje deshmi tjeter e Zotit eshte pula dhe veza. Pula ka dale prej vezes dhe veza prej pules. Neqoftese kthehemi mbrapsht dalim tek hallkat e evolucionit, peshqit, Big Bang dhe perpara Big Bangut.
    Charles Darwin besonte ne Zot dhe ai mendonte se Zoti kishte vendosur ne natyre ligjet qe drejtonin evolucionin.
    Ai qe vuri bazen per teorine e Big bang ishte shkencetar dhe prift katolik dhe quhej George Henri Lemaitre. Niels Stensen shkencetar dhe ipeshkv katolik beri zbulime te rendesishme ne paleontologji dhe stratigrafine ndermjet zbulimit te fosileve. Gregor Johann Mendel vendosi bazen per gjenetiken me eskperiment e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    kuptimi per jeten

    Kuptimi per jeten

    pyetja e Cissit
    Pershendetje vella Daniel..
    Dua te di si e sheh krishterimi domethenien me jeten, gjithashtu cfare konsideron krishterimi per njeriun se cfare duhet te beje gjate jetes se tij. Kete dua te di pasi kam nje detyre ne shkolle dhe do ta dija per faleminderit per pergjigjen.
    Gjithe te mirat nga Cissi

    pergjigja e babait(priftit Daniel)
    Domethenia, kuptimi per jeten.
    Njeriu eshte "i ndjeshem, i hapur" per Zotin(nga katekizmi i kishes katolike)
    Ne permallim per Zotin.
    Permallimi per Zotin gjendet ne zemren e njeriut, nga qe ajo eshte krijuar nga Zoti dhe per Zotin. Mos ndalo kurre ushtrimin e fuqive te joshjes, terheqjes mbi njeriun dhe eshte vetem ne Zotin qe njeriu gjen te verteten dhe lumturine qe pa pushim kerkon. Arsyeja, shkaku i pare per dinjitetin e njeriut qendron qe te gjeje ne thirrjen e saj per lidhje me Zotin. Zoti kerkon prej njeriut te bisedoje me te dhe ky eshte vetem fillimi. Po ajo nuk do te eksistonte neqoftese Zoti nuk e kishte krijuar ate me dashuri dhe nga dashuria ruajti ate. Gjithashtu ajo nuk do te kishte jetuar e gjitha dhe e plote per te verteten, neqoftese ajo nuk do ta njihte, mesonte ne menyre te lire kete dashuri dhe duke ja lene veten e tij Zotit.

    Njeriu ne shume lloj menyrash eshte perpjekur te shprehe menyren e kerkimit te tij per te gjetur Zotin nepermjet idese se besimit dhe nepermjet praxis fetar te tij(lutje, sakrifica, ardhurimit, meditimit). Pervec ketyre paqartesive qe shoqeron kete praxis fetar, format e shprehjes, manifestimit jane per ata kaq gjitheperfshirese saqe njeriu mund te thirret si qenie fetare.

    Nga nje njeri i vetem Zoti krijoi te gjithe njerezimin dhe i lejoi te banojne ne te gjithe hapesirat e tokes dhe ka percaktuar kohe te qarta per ata dhe kufirin ne te cilin ata do te jetojne. Kete ai e ka bere qe te kerkojne Zotin dhe ndoshta ne menyre te paqarte te shkojne para tij- ai nuk eshte aq larg prej ndonjerit prej nesh. Ngaqe jemi ne ate, ne jetojme, levizim(Apg 17: 26-28)

    Por kjo "lidhje e brendshme dhe jetesore me Zotin" mund te harrohet, percmohet, shperfillet dhe ne menyre kategorike te refuzohet nga njeriu. Nje qendrim i tille mund te kete nje prejardhje me zhvillim te ndryshem, revolte kunder cdo gjeje te keqe ne bote, padituri fetare, tundime per pasuri, shembujt e keqinj te besimtareve, tendece mendimesh kundershtare kunder fese- dhe si perfundim prirjet e njeriu qe nga frika ti fshihet Zotit dhe te marre arratine dhe te shmanget kur therritet nga Zoti.

    Le te gezohen me gjithe zemer ata qe kerkojne Zotin(Psalm 105:3).
    Neqooftese njeriu refuzon ose harron Zotin, keshtu qe nuk ndalon Zoti te therrase cdo njeri per ta kerkuar ate qe ajo te jetoje dhe gjeje lumturine. Por ky kerkim kerkon qe njeriu me aftesite e tij synuese, dhe ne menyre te drejte te perdore vullnetin e tij. Kerkohet nje zemer "e drejte"- dhe deshmi nga te tjeret qe kerkojne Zotin.

    Ti je i madh, Zot, i denje per te gjitha lavderatat, i madh eshte pushteti yt dhe mencuria jote nuk ka kufinj. Dhe njeriu nje pjese e vogel e krijeses tende, deshiron te kendoje kenge lavderimi ty-pikerisht ai njeri qe ne vete mbart, sjell deshmine per mekatet e tij dhe deshmine se ti qendron perballe atyre te patremburve te medhenj. Por gjithesesi njeriu deshiron, nje pjese e vogel e krijeses tende, te thure lavde ty. Ti vete inkurajon ate, per kete arsye na ke krijuar neve per ty, dhe zemra jone eshte e shqetesuar deri ne momentin qe do te gjeje paqe, qetesi ne ty.

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Shkrime medituese...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Vertet me qudit nje gje numri i madh i krishterve thon se Jesuzi biri Zotit po pse prifti e ka te ndalume te martohet pse mos te kete gru prifti?,
    me duket se prifti ngritet mė lart se Zoti te ju a??
    Pse Zoti tė ketė bir e Prifti jo??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga The_Capital : 11-04-2010 mė 04:39
    Burri 1 X flet !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Nje pyetje te ngjashme i behet nje prifti katolik dhe poshte citimit te komentit te Suhejbit do te vendos pergjigjen nga nje prift katolik.

    Citim Postuar mė parė nga Suhejbi Lexo Postimin
    pyetja e Suhejbit eshte kjo
    Vertet me qudit nje gje numri i madh i krishterve thon se Jesuzi biri Zotit po pse prifti e ka te ndalume te martohet pse mos te kete gru prifti?,
    me duket se prifti ngritet mė lart se Zoti te ju a??
    Pse Zoti tė ketė bir e Prifti jo??

    pergjigja e priftit Daniel eshte si me poshte
    Priftat katolike si rregull nuk jane te martuar perkundrazi jetojne ne celibat. Kjo lloj jetese behet per vete faktin se prifti do ti jape gjithe dashurine dhe energjine Zotit dhe besimtareve. Kjo eshte nje sakrifice qe ata bejne qe ti perkasin krejtesisht Zotit dhe te mund ti sherbejne atij me njerezit e tyre.
    Jezusi ishte i pamartuar dhe prifti perfaqeson ate. Prifti ben Jezu Krishtin te pranishem nepermjet dedikimit te tij dhe ne kete menyre behet nje bari i mire si Jezusi Bariu i Mire i cili jep jeten per delet e tij dhe nuk kerkon me te miren per veten por per delet. Kjo shprehet duke hequr dore nga krijimi i familjes se tij dhe lidhje seksuale. Dashuria behet atehere vetem per Zotin. Prifti gjithashtu ja ka kushtuar jeten e tij Zotit dhe Kishes. Per kete arsye ai nuk punon me rroge por jeton me ato qe merr nga anetaret e Kishes.
    Gjithashtu lexo ne Bibel Mateu 10:9-10
    Kur ai ja kushtoi jeten te behet prift ai ka premtuar te lutet per boten, te krishteret dhe anetaret e Kishes. Eshte psaltari i psalmeve sebashku me leximin ne Bibel dhe baballaret e kishes.
    Prifterinjte luten pese here ne dite. Heret ne mengjes, ne mengjes, ne mesdite, ne mbremje dhe para nates. Lutjet quhen Mattutin, Laudes, Lutja e mesdites, Vesper, Kompletorium.
    Prifterinjte shpallin Ungjillin dhe japin mesim ne fron. Kesaj i jepet perparesi kur ai feston dhe ndan sakramentet sic jane pagezimi, rrefimi, dedikimi dhe per te semuret.
    Shume pune jep prifti gjithashtu ne bashkepunimin me bashkesite e tjera te krishtera dhe kisha, gjithashtu me organizata te ndryshme shoqerore keto te fundit punojne per me te miren e njerezve ne menyra te ndryshme. Prifti ka kontakt edhe me masmedia per te bere te njohur besimin katolik te njohur.

    Perkthyer nga websiti kishes katolike Stokolm www.fragaprasten.nu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 11-04-2010 mė 09:33 Arsyeja: ndryshim

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Gjethplepi te pershendes, dhe te te faleminderit per ato shkrime. I kisha propozu moderatoreve qe te fshijne postimin e suhejbit, sepse do ta prishin edhe kete teme me ato pyetje injorante dhe me keqkuptimet e tyre qe sic duket kurre nuk do t'i permiresojne..., sic i kane prishur edhe qindra te tjera dhe kane bllokuar debatin konstruktiv. Ja fillove mire me ato shkrime inspiruese Gjethplepi, mos e prishni moderatore por ofroni me shume kesi shkrimesh nese keni kohe dhe mundesi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit per fjalet e mira mesia4ever
    Pyetjet e cdonjerit kerkojne pergjigje aq sa edhe shume shqiptare te besimit katolik nuk i dine keto gjera kaq te detaljuara. Pyetjet u jane drejtuar prifterinjve dhe pergjigjet ne fakt u jane drejtuar qytetareve suedeze, gjithashtu duke pa seriozitetin e forumit shqiptar si dhe pergjigje nga besimtare po ne kete forum katolik te cilet me shume e perdorin Ungjillin per te kthyer pergjigje atyre qe pyesin, vendosa te merrem me perkthimin e pyetjeve dhe pergjigjeve ne gjuhen shqipe ashtu sa di dhe sic i di e mundohem te perkthej sa me qarte ato qe shkruaj ketu.
    Ndoshta duhej te isha marre me heret me kete perkthim dhe nuk e di nese eshte i demshem per shqiptaret perkthimi i ketyre pergjigjeve sepse neqoftese ne Suedi me shume se shumica e popullit suedez ka lexuar Biblen, ne Shqiperi nuk ka ngjare e njejta gje dhe shqiptaret akoma jane te trullosur nga izolimi tre dekadesh, nga sektet fetare te pas 1992-shit si dhe nga larmia e lajmeve shkencore. Per ne shqiptaret duhej te ishte me e sigurte dhe me prane Zotit e prane te krishtereve te tjere te familjes evropiane, leximi i Ungjillit e me pas
    hedhja e shikimit drejt shkences qe po studion UFOT e shume fenomene te mbinatyrshme. Duke e tepru me kete koment paksi te gjate mund te them se shqiptaret merren me se pari me lajme show qe bejne buje, si pershembull, ata shkruajne se shkencetaret kane gjetur burimin e besimit ne trurin e njeriut kur shqiptaret ne Shqiperi nuk kane asnje dekade qe u la i lire besimi fetar per tu ushtruar. Ne forumin shqiptar jane temat dhe nuk po jetojme aspak ne vende pagane te Evropes dhe as te Amerikes qe te gjehen te tille artikuj per te imponuar mendime te ligeshta

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    1o pyetje per kishen katolike

    10 pyetje per kishen katolike

    pyetjet e Maj per babain(priftin)Peter
    Pyetja e pare: Ne cilat vende gjendet katolicizmi?
    Pyetja e dyte:Si dhe kur filloi feja katolike?
    Pyetja e trete: Cilat ndertesa jane te zakonshme, si duken ato dhe si perdoren ato. Ato duhet te jene te njohura??
    Pyetja e katert: Si festohen meshat ne Katolicizmen?
    Pyetja e peste: Si festohen dite te vecanta (festa, ceremoni, dite te medhaja)dhe perse festohen ato?
    Pyetja e gjashte: Si ardhurohen Zotat?
    Pyetja e shtate: Si duhet te behet jeta, si nje katolik?
    Pyetja e tete: Cfare do me thene me te vertéte jete, vdekje, dashuri, martese, mistike e kshtu me rradhe?
    Pyetja e nente: Cfare eshte Zoti?
    Pyetja e dhjete: Cfare drejtimesh te tjera gjenden ne religjionin katolik?

    pergjigjet priftit Peter Fresman
    Pergjigja e pyetjes se pare
    Eshte shume e veshtire te gjesh nje vend ne bote ku nuk ka katolike. Vendet me numrin me te madh te katolikeve jane Brazili, Spanja, Italia, Polonia etj.

    Pergjigja e pyetjes se dyte
    Katolicizmi nuk eshte fe, religjion, perkundrazi eshte nje simbol per ata qe jane ne pershtatje me kishen katolike(doktrina dhe jeta). Kjo perfshin te gjithe te krishteret dhe te pagezuarit ne kishen katolike. Krishterimi ka origjinen e tij ne predikimin e Jezusit dhe veprat.

    Pergjigja e pyetjes se trete
    Si per te gjitha bashkesite e besimtareve, kishat jane ndertesat me te rendesishme. Ato jane shtepia te Zotit. Ne keto kisha ndiqet mesha=Kujtesen per Jezu Krishtin=kungimin. Ka gjithashtu ndertesa te tjera si shkolla, grupe lokale, shtepia perkujdesjeje etj

    Pergjigja e pyetjes se katert
    Ashtu sikur e permenda, sherbimi fetar me i rendesishem eshte mesha. Kjo behet ne kujtim te kungimit qe Jezu Krishti festoi me nxenesit e tij qe e perfundoi nepermjet vdekjes se tij mbi kryq. Shume heret filloi te lexohej ne keto takime, letrat e apostujve, nga Ungjilli dhe shkrimet e baballareve te kishes. Pervec kesaj kendoheshin psalme dhe himne. Te formuluarit mund te jete i thjeshte por gjithashtu edhe me solemne,pershembull me ipeshkvin ne krye

    Pergjigja e pyetjes se peste
    Per te perkujtuar ata per ne njerezit, ngjarje te rendesishme nga jeta e Jezusit: lindja, shpallja e Ungjillit=lajmin e gezuar, vdekjen dhe ringjalljen. Gjithashtu dite te njerezve te shenjte festohen.

    Pergjigja e pyetjes se gjashte
    Katolike nuk ardhurojne Zota por vetem Nje Zot ne tre persona. Ati, Biri dhe Frymen qe eshte gjithashtu Nje dhe nje Zot i njejte. neqoftese nuk e kupton ti kete, as ne nuk e kuptojme dhe asnje tjeter ndonjehere. Kjo eshte dhe ngelet nje mister i Zotit qe kapercen aftesine tone te kuptuarit. Por fjalet e qarta te Bibles na japin te kuptojme se eshte keshtu; Krijuesi ka bere gjithashka. Jezusi na thote se eshte Biri i Zotit dhe na jep prova per kete. Ai premton te dergoje Frymen e cila vjen nga Ati dhe Biri. Ne kete e quajme Trinia por ne nuk e kuptojme kete.

    Pergjigja e pyetjes se shtate
    Ne perputhje me ndergjegjen e tij- sidoqofte duhet te edukohet dhe zhvillohet nepermjet mesimeve dhe shembujve.

    Pergjigja e pyetjes se tete
    Ne te krishteret e shohim jeten mbi toke si pergatitje-me detyra te rendesishme gjithashtu ne kete bote- per jeten ne "nje qiell te ri dhe nje toke te re"=me nje "jete" pas kesaj. Si mund te pershkruhet jeta e perjetshme, kete ne nuk mund ta dime. Ne kemi premtimin e Jezusit "Cfare nuk eshte pare, cfare nuk eshte degjuar dhe ajo cfare njerezve nuk u a ka marre mendja, kete ka pergatitur Zoti atyre qe e duan ate"(1Korinth 2:9)

    Pergjigja e pyetjes se nente
    Zoti nuk eshte "cfare"=nje gje, perkundrazi "kush"=nje person sipas besimit te krishtere. Ai eshte Krijuesi qe ka krijuar universin boteror dhe gjykatesit e tij (lexo 1 Mos 1)=Atin. Ai eshte Frälsaren= Birin. Ai eshte permbaruesi=Frymen. Ai eshte i pakufi, i gjithe pushtetshem, gjithe dija. Ai na njeh ne. Ai na do. Ne mundemi "Ati yne...."


    Pergjigja e pyetjes se dhjete
    Brenda kishes katolike gjenden nje numer i madh "ritesh" te ndryshme, kryesisht ne lindjen e mesme. Ata e festojne meshen ne nje menyre tjeter pershembull si kopterat ne Egjipt apo si orthodokset ne Greqi. Nje pjese e ketyre jane shume te vjetra. Riti me i njohur eshte riti romak=ate qe njohim ne kete vend perendimor

    Sukse me punen tende dhe pershendetje nga prifti Peter

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •