Romel Begaj, nėnkampione e Europės

Shtangistja Begaj, e vetmja femėr qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė delegacionin prej katėr sportistėsh, koleksionoi tri tri medalje tė argjendta nė Kampionatin Europian tė Peshėngritjes nė Minsk tė Bjellorusisė



Romela Beqaj shkroi njė tjetėr faqe tė lavdishme tė peshėngritjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare, teksa 23-vjeēarja, vendi i gjashtė nė Lojėrat Olimpike “Pekin 2008”, u shpall nėnkampione e trefishtė e Europės nė peshėn 58 kg, duke fituar tri medalje tė argjendta nė Kampionatin Europian tė Peshėngritjes nė Minsk tė Bjellorusisė (5-11 prill), ku marrin pjesė rreth 300 shtangistė nga 37 vende tė Europės.

Begaj, njė ish-artiste cirku, e cila kishte fituar medalje argjendi edhe nė kampionatin europian tė Liganos nė Itali (2008), duke ngritur nė total 212 kg, ngriti nė dygarėsh nė Pallatin e Sportit tė Minskut, 207 kg, ndėrkohė qė fituesja e vendit tė parė, bjellorusja Natasia Novikava ngriti nė total 238 kg, duke vendosur rekord tė ri europian.

Shtangistja Begaj, e vetmja femėr qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė delegacionin prej katėr sportistėsh, sė bashku edhe me Erkand Qerimajn (77 kg), Endri Karina (95 kg) dhe Ervis Tabaku (95 kg), la pas polake Marieta Gotfid, qė nga ana e saj ngriti nė total 206 kg.

Peshėngritėsja Begaj, e cila trajnohet nga Hektor Shaqiri, e qė merr pjesė nė njė garė ndėrkombėtare nga viti 2005, qysh kur fitoi medaljen e argjendtė nė Kampionatin Europian pėr tė Rinj nė Trencin tė Sllovakisė, ngriti nė shkėputje pas 96 kg (argjend), duke realizuar tre prova tė suksesshme, ndėrkohė qė nė shtytje e fiksoi shtangėn nė 111 kg (argjend) dhe nė dygarėsh, 207 kg (po argjend).

Rezultatet e Romelės janė identike me ato qė ajo arriti nė Europianin e Bukureshtit nė vitin 2009, kur dhe atje, ashtu si nė Minsk, sportistja jonė fiksoi shtangėn 96 kg nė shkėputje, 111 kg nė shtytje dhe 2007 kg nė total, duke fituar respektivisht medaljen e artė, tė bronzit dhe nė dygarėsh tė bronzit.

Nė fakt, rezultati i Romela Begajt, ėshtė njė rezultat mė i mirė se ai nė Kampionatin Europian nė Francė (2007), kur ngriti nė total 206 kg, por nė raport me Europianin e Liganos, peshėngritėsja shqiptare me e suksesshme, ngriti 212 kg. Nė Europianin e Bukureshtit (2009), Romela Begaj ngriti nė dygarėsh 207 kg.

Nė datėn 8 prill ėshtė radha e njė emri tjetėr tė njohur tė shtangės, Erkand Qerimaj tė garojė nė peshėn 77 kg, ndėrkohė qė mė 10 prill nė pedanė do tė jenė Endri Karina dhe Ervis Tabaku, qė tė dy nė peshėn deri nė 95 kg.

Burimi: Albania-sport.com