Close

Rezultati i Sondazhit: Kush kalon në gjysmëfinale

Votues
103. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Barcelona

    65 63.11%
  • Inter

    38 36.89%
Faqja 16 prej 32 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 316
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Marre nga :“THE GUARDIAN”
    Mourinho matador, jo dem
    20-04-2010 14:50 CET

    Puna e vrasësit të futbollit të bukur është një lojë të cilën Jose Mourinho nuk do të pritonte ta praktikonte në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës. Ai do ta nxjerrë atë xhindin e vogël dhe ta fusë sërish në shishe. Nëse do të ketë sukses, siç pati njëra nga ish-skuadrat e tij.

    Mourinho nuk ishte më trajner i Chelseat kur Jose Bosingwa, i cili e mbuloi Messin me aq sukses në barazimin e skuadrës në Barcelonë, 12 muaj më parë, sa që i ngjau një sherifi i cili po përpiqej ta prangoste një bandit. Guus Hiddink ishte autori i një plani taktik për mbulimin e Messit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, hija e Mourinhos ishte e dukshme në fushën e blertë. Bosingwës i takoi detyra e palakueshme e mbulimit të dribluesit më të mirë në botë. Portugezi e ndoqi të rrezikshmin shtatshkurtër në të gjitha pjesët e fushës.

    Terrori komik

    Sipas “Corriere dello Sport”-it, Mourinho kishte filluar t’ia përgatitë Messit një “batanije mbi krye”, një ditë pasi që futbollistët e Arsenalit ia dhanë lejen futbollistit nr. 1 në botë që të bredhë në zonën e tyre të rreptësisë, në disfatën 4:1, në ndeshjen e dytë çerekfinale. Mbrojtja e hapur vetëshkatërruese e Arsenalit e ndihmoi Messin në shënimin e katër golave mbresëlënës në “Camp Nou”. Në anën tjetër, Interi nuk do të jetë aq i mirësjellshëm ndaj Barcelonës sonte. Mourinho është matadori, e jo demi.

    Hristo Stoichkov, pjesëtar i “Dream Team”-it të Barcelonës së Johan Cruyffit, e ka dhënë një deklaratë që i pushtoi mediet: “Dikur thoshin se ata mund të më ndalnin vetëm me një revole. Por, sot ju nevojitet një mitraloz për ta ndalur Messin”, tha ai.

    Një shkrim në prag të “El Clasico”-s, thoshte: “Si të ndalet Messi pa e vrarë”.

    Mourinhos do t’i pëlqejë ky terror komik. Njëra prej buzëqeshjeve me vetëkënaqësi do ta kaplojë fytyrën e tij. Pothuajse mund t’i shihni mendimet e tij duke gurgulluar si vijon: “Le të murmurisin njerëzit për atë djaloshin argjentinas dhe magjinë e tij. Le të kënaqen ata. Do t’u jap fund kënaqësive të tyre pas
    vërshëllimës së fundit”. Lutja e tifozëve neutralë është që Mourinho të dështojë në detyrën e tij të errët dhe të përfundojë si një njeri i thyer. Do të ishte tepër e thjeshtëzuar nëse e prezantojmë atë si një lajmëtar të vdekjes së futbollit krijues. Por, karakteri i tij do të ofendohej nëse do të jetë dëshmitar i një spektakli të Leo Messit. Mund të shkojmë edhe më tej duke thënë se këto dy ndeshje janë një test i madhësisë së mundshme të Messit.

    Mourinho ‘ndal’ Messin

    Në zonën e teknikëve në “Stamford Bridge”, sytë e Mourinhos kryesisht janë të përqendruar në repartin defansiv të skuadrës. Në një intervistë për webfaqen e UEFA-së ai tha: “Në seancat stërvitore, nganjëherë, e praktikoj taktikën me pesë lojtarë prapa topit, në mënyrë që, edhe kur ta humbasim topin, mund ta ruajmë formën në fazën e mbrojtjes. Lojtarët duhet të mësohen ta lexojnë lojën, kur të bëjnë trysni dhe kur të kthehen në pozicionet e tyre defensive”.

    Kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet vetëm si mbytës i futbollit të bukur. Te Interi, ai e gjeti arsenalin e duhur sulmues për të fituar trofe, siç bëri me Porton dhe Chelsean. Esenca është se instinkti i tij parësor është që të mos e humbë ndeshjen, të mos pranojë gol, dhe, qartësisht, të mos i lejojë Messit lirinë që e gëzoi në “Emirates”. Talenti i tij i skajshëm duhet të këtë kundërfuqi.

    Megjithatë, problemet e Mourinhos janë serioze. Siç zbuluan Chelsea, Manchester Unitedi dhe Arsenali brenda 12 muajsh, posedimi i topit nga ana e Barcelonës (70% në disa raste) është dërrmues. Mourinho mund t’i zërë frymën Messit në Milano, por në Spanjë mund të jetë ndryshe. Përfundimisht, pasardhësi i Maradonës tani luan më në qendër sesa vitin që shkoi, kur Chelsea e ndalonte në momentin kur dëshironte të depërtonte në zonën e rreptësisë. Kur e “sulmon banda”, Messi bëhet sikur një çun i cili fshihet nëpër shkurre, por i cili gjithashtu kthehet me topin e humbur dhe pa asnjë gërvishtje.

    Nëse dikush mund ta ndalë Messin, ai duhet të jetë Mourinho. Por, gjatë gjithë sezonit, përpjekjet për ndaljen e Messit dukeshin si të provosh ta kapësh tymin në rrjetën e fluturave. “THE GUARDIAN”
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Dmth mbas fotove shkoj tash edhe pse ndeshjen e pash.

    Foto e pare pozit jasht loje ska duket mir.

    E dita me duket si me fol si Interist po sa e di Eto ja mori topin shum paster,nese se pash mire tregoni.

    E treta krahu i Pique e mban ne loj Militon apo ndoshta pse eshte fotoja prej kesaj ane.

    E katerta Messi eshte desht me u ndeshku me karton te verdh ketu.
    Kur jem tek kartonat e verdh mor qun me thuaj ti mua kush me shum meritonte kartona te verdh sonte... nuk di un me q`far syza e shikon ti futbollin me Diptrin Zi Kalter ashtu s`ta qet mir SHoki ...Benu realist.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  4. #154
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Jan edhe 90 minuta dhe mendoj qe referet do te ken pak me shum kujdes edhe pse kjo nuk esht qeshtje kujdesi... Referet inter kur shenonte gol ata t`kurreshin perjetonin Orgazme, krejt ishte e qarte Pike dhe Puyoj i denoj me te verdh dhe dobsoi kurse Maikonin nuk donte ta sheh dhe shoket e ti se si luanin...

    Vetem se Barcelona e ka deshmu qe din ti vulos ndeshjet ne teren vendas...
    Shpresoj në kualifikimin e Barcelones megjithëse nuk besoj në 4 gola siç ndodhi me Stuttgartin dhe Arsenalin
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2010
    Postime
    32
    ende kan mbet edhe 90 minuta..keshtu qe nuk dihet asgje..por barcalelona edhe pse me veshtirsi por prap do kaloje ne finale

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Shpresoj në kualifikimin e Barcelones megjithëse nuk besoj në 4 gola siç ndodhi me Stuttgartin dhe Arsenalin
    Ja lem te merkures Gimche un besoj qe do te hyn ne FInale Barcelona me gjdo kush ..
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  7. #157
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Finalja që do të doja ta shihja do të ishte ajo Bayern Munchen - Barcelona, shpresoj të ndodh
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    Citim Postuar më parë nga Peac Lexo Postimin
    ende kan mbet edhe 90 minuta..keshtu qe nuk dihet asgje..por barcalelona edhe pse me veshtirsi por prap do kaloje ne finale
    Autobusi ka fajet hhaaaaaaa,keto jane fitore ku rritet skuadra.do humbeni edhe ne kamo nou.Kaq nga barsa juaj.

  9. #159
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sot mund te ishte ndeshja e fundit e Balotellit me Interin edhe pasi ne tynel i doli dhe fshatari Materazzi.


    Ja si e pershkruajti situaten Ibrahimovic:

    "Materazzi ha attaccato Mario nel tunnel, non ho mai visto una cosa del genere in tutta la mia carriera. Avrebbe dovuto lasciarlo stare e tornare in campo a fare festa. Se avesse attaccato me così, in due secondi lo avrei messo giù".
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    Baloteli me nuk eshte lojtar i INTER kjo eshte e sigurt.nje gjest i shemtuar i nje budallai.merreni ju ne milano ne qoftese mund ta disiplinoni ate kafshe .forcaaaa inter

Faqja 16 prej 32 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •