Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 115
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Post Mendime nga Fadil Lushi mbi problematiken shqiptare

    Fadil LUSHI


    POLITIKA JONĖ ME NJĖMIJĖ PALĖ VESE


    Ka kohė qė nė hapėsirat e Gadishullit Ilirik disa shtete po pėrballen me njė tranzicion tė pafund. Nė kuadėr tė atyre shteteve po veprojnė parti politike nga mė tė ndryshmet, tė cilave, nė periudha tė caktuara, u anashkalohen rezultatet.
    Tė nderuar lexues tė vėmendshėm dhe tė paanshėm, a e dini pse u anashkalohen? U anashkalohen se shkelin mbi standardet dhe rregullat themelore tė politikėbėrjes sė mirėfilltė, konstruktive dhe me perspektivė. Dhe, kur nuk e bėjnė dot atė, ata fajėsojnė tė tjerėt rreth tyre. Nė bagazhin e tyre politik, ka plaēka e sende tė ndryshme. Aty mund tė gjeni njė politikė tė skllavėruar, njė kulturė politike tė ndryshkur, njė hajdutėri politike, njė politikė grushti tė hekurt, njė politikė kulaēi e kėrbaēi, njė politikė marksiste, enveriste, titiste, komuniste, demokratike, integriste, nacionaliste, shoviniste, biblike, antike. Nė kėtė bagazh tė tyre “doganieri politik” do tė gjejė edhe politikė inati, fyerjeje, politikė bajraktare, nihiliste, ditore, klasore, provinciale, qytetare, politikė qė diskuton ēėshtje (jo) ekonomike dhe (jo) arsimore e sociale, diletante, amatore dhe megalomane! Dhe, pėr fat tė keq, njė politikė qė shtrihet nė tė gjitha hapėsirat etnike.
    Njė politikė e tillė hetohet edhe nė Shqipėri, e cila karakterizohet me “ustallarėt politikė” qė janė tė paguar ta ndėrtojnė “kėshtjellėn” e perandorisė sė inateve histerike ndėrshqiptare, si dhe ta errėsojnė ndėrgjegjen kombėtare. Kjo politikė shquhet edhe me maratonėn e grabitjes sė pushtetit dhe tė votės deliberative tė votuesit, me maratonėn e (mos) hapjes sė kutive kontestuese, me maratonėn e zhvatjes sė pasurisė shtetėrore, me kontestimin e institucionit tė presidentit (jo) konsensual tė shtetit shqiptar. Qytetarėt shqiptarė do tė ballafaqohen edhe me njė Kuvend ku mbahen seanca tė sakatosura, me njė politikė qė ėshtė futur nė qorrsokak dhe qė nuk arrin tė dalė, do tė ballafaqohen me mungesėn e njė komunikimi tė natyrshėm ndėrpartiak, ata do tė ballafaqohen me njė politikė avazesh, tė njėtrajtshme, patetike, njė politikė qė pėrsėritet dhe ripėrsėritet si rezultat i shterpėsisė sė ideve tė reja politike. Politikanėt qė nuk kanė vend nė pushtet, i kontestojnė tė gjitha organet e asamblesė legjislative dhe institucionet shtetėrore.
    Kjo logjikė politike e taborit socialist tė Edvin Ramės dhe e atij demokratik tė Sali Berishės gjithsesi se ka nevojė pėr njė ridimensionim dhe standardizim tė ri sa i pėrket ndėrtimit tė njė filozofie politike krejt tjetėrfare. Tekefundit, higjiena e mendjes (shqiptare) aktuale, kėshtu siē frymon (qoftė e pozitės qoftė e opozitės) tė lė pėrshtypjen se kjo politikė ėshtė tejet e skllavėruar, e ēemancipuar, e dehumanizuar, e korruptuar dhe e abuzuar. Qė tė tejkalohet kjo krizė e thellė politike nė Shqipėri, fillimisht skenėn politike institucionale duhet ta braktisin prijėsit politikė a lidershipėt aktualė tok me tajfat e tyre, sepse sot nė Shqipėri tė jesh politikan socialist a demokrat ose tė jesh Berishė a Ramė, nuk do tė thotė se duhet mbajtur fjalėn, nuk do tė thotė se je i pazėvendėsueshėm, nuk do tė thotė se institucionet shtetėrore janė pronė private dhe, sė fundi, nuk do tė thotė qė politikėn shtetėrore duhet ta abuzosh dhe ta denigrosh, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, kėsaj politikėbėrje i duhen rrugė tė tjera ndėrgjegjėsimi politik.
    S’do mend se edhe politika e shqiptarėve tė Maqedonisė karakterizohet me njė sėrė gjymtimesh. Ajo me impotencėn e saj po ballafaqohet me prepotencėn e politikės sė Shqipėrisė dhe djallėzinė e politikės maqedonase. Kjo politikė karakterizohet edhe me shovinizmin ndėrshqiptar dhe ndėrpartiak, me fyerje, etiketime, akuza si dhe me katandisje kolektive. Kjo politikė e shqiptarėve kėtej kufirit karakterizohet edhe me vokacionin e patriotizmit verbal dhe folklorik tė tejshprehur, tė cilin vokacion partitė politike shqiptare po e pėrdorin si “mjet politik” gjatė gjithė ditės e nė veēanti nė ēdo katėr vjet. Vetėkuptohet se kjo politikė e shqiptarėve tė Maqedonisė nė vijimėsi do tė ndėshkohet e do tė grushtohet nga tė gjitha anėt dhe, si e tillė, ajo do tė shndėrrohet nė “pikė e pesė”. Ėshtė njė politikė qė u nėnshtrohet nėnshtresave tė interesave nga mė tė ndryshmit, ėshtė njė politikė qė politikanėve tė saj ua shtrydh mendjen dhe ua ēan kokėn, ėshtė njė politikė qė nė “aksham tė marton dhe nė sabah, ashtu thjeshtė, tė harron”,ėshtė njė politikė (“nė mungesė tė intelektualėve dhe politikanėve profesionistė”!?) qė ėshtė e kontrolluar dhe e robėruar nga shteti amė dhe nga ndėrkombėtarėt. Nė instancė tė fundit, ėshtė njė politikė qė menaxhohet nga ēirakė tė makiavelizmit dhe nga ana e kalorėsve tė paftuar dhe tė vonuar tė cilėt, ndonėse s’kanė teser, mėtojnė ta diskutojnė ēėshtjen kombėtare. Edhe kjo politikė kur do tė kollitet, fillimisht do tė grushtohet nga vetė shqiptarėt dhe mandej edhe nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt nuk do tė lejojnė tė bėsh potere, tė bėsh zhurmė pa lejen e tyre.

    Me njė tė tillė politikėbėrje tė denigruar institucionale po ndeshen edhe politikanėt e katandisur kosovarė. Edhe kėtyre politikanėve po u mungon kollitja dhe frymėmarrja autonome politike, politikanė qė kur do tė pandehin t’i “tregojnė” veset e tyre, ashtu thjeshtė e pa mėshirė do tė grushtohen nga ndėrkombėtarėt. Janė politikėbėrės qė nuk gėzojnė dhe nuk zotėrojnė tė drejtėn e lirisė sė tė bėrit politikė tė pavarur. Janė politikanė qė nuk u jepet e drejta qė ta kontestojnė Kushtetutėn e tyre tė kontrabanduar, tė sajuar dhe tė gatuar nė kuzhinėn politike tė Martti Kalevi Ahtisaarit dhe tė tjerėve tė tillė si ai, njė kushtetutė me tė cilėn nė vend se t’i jepet Kosovės liria e frymėmarrjes, asaj i merret ajo, asaj i pengohen ēapitjet e para adoleshente, thjesht i vihet kleēka. Ėshtė njė kushtetutė qė devijon nga mendja, dėshira dhe pėrcaktimi ynė politik, njė dokument pėrkohėsisht i “rrėmbyer” qė arsyes sė politikanėve kosovarė nuk u jep hapėsirė pėr ta “kritikuar dhe pėr ta kontestuar”, njė kushtetutė qė pėrdhunon perspektivėn e ribashkimit kombėtar. Janė politikanė, qė u mbyllet goja sa herė qė bėjnė pėrpjekje pėr tė thėnė ndonjė fjalė mbrojtjeje pėr kampionin e opozitės kosovare, Albin Kurtin, pėr rebeluesin, koeficienti i kundėrshtisė dhe inatosjes politike tė tė cilit ėshtė goxha i lartė. Ka kohė qė politikanėve kosovarė u ėshtė kufizuar liria e tė menduarit dhe e tė vepruarit politik. Atyre u lejohet vetėm “kurimi” i mbipeshės!?
    P.S.
    Tė nderuar lexues, unė, sot e gjithė ditėn e Perėndisė, ende shpresoj tek partitė politike shqiptare qė veprojnė nė Maqedoni, sepse kam hise nė oborrin e tzre, andaj vota ime ėshtė vota e tyre.
    Po ju sjell pėr fund njė shprehje proverbiale mirditase: “Sa herė vjehrrės nuk i pėlqen nusja, ajo ia shan mamanė e mamasė shkuesit”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143
    Fadil LUSHI

    MIT’HATI, SEJDIU DHE INSTITUCIONI I DORĖHEQJES


    Tė nderuar lexues! Shkrimin tim tė radhės mė duhet ta filloj gjithsesi me njė paragraf nga retrospektiva politike, patriotike dhe nacionaliste e eruditit shqiptar, tė birit tė Abdyl Frashėrit. Thonė se Mit’hati nė qeverinė e Ismail Qemal bej Vlorės kishte ushtruar detyrėn e ministrit. Duke qenė i zhgėnjyer dhe i pakėnaqur me punėn dhe rezultatet e asaj qeverie, ai e kishte braktisur vullnetshėm atė post tė ministrit, qė mė vonė tė shkonte nė Elbasan, ku kishte parapėlqyer tė merret me mėsimin fillestar tė fėmijėve elbasanas. Njohėsit e mirė tė kėsaj historie do ta konceptojnė faktin se Mit’hati ishte njė ndėr politikanėt e parė shqiptarė qė ndėrtoi dhe respektoi, ashtu thjeshtė dhe skajshėm, institucionin e dorėheqjes.
    Qė nga koha e Mit’hatit institucioni i dorėheqjes politike te shqiptarėt do t’i futet njė gjumi tė vdekjes qė tė zgjohet nė momentin kur Fatmir Sejdiu, duke u gjendur nė njė alternim mes postit tė presidentit tė shtetit dhe kryetarit tė partisė politike - Lidhjes Demokratike tė Kosovės, do tė zgjedhė kėtė tė fundit. Kėtė zgjedhje nuk do ta bėjė pse institucioni i presidentit tė shtetit paskėsh qenė njė post mė i avancuar dhe mė autoritar, krahas postit tė kryetarit tė partisė dhe anasjelltas, por pse deshi qė me kėtė dorėheqje, pėrfundimisht ta riartikulojė filozofinė e politikėbėrjes nė hapėsirat kosovare, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, do tė zgjedhė rrugėt mė tė pėrshtatshme qė ēojnė drejt demokratizimit tė mirėfilltė tė shoqėrisė kosovare, njė shoqėri qė ende vuan shėndetin e brishtė, njė shėndetlig qė detyrohet t’i shtrohet njė kurimi intensiv dhe nėn mbikėqyrjen e rreptė tė ndėrkombėtarėve.
    Andaj, ky gjykim i matur, i guximshėm dhe i rėndėsishėm politik, pra kjo dorėheqje, te spektri politik shqiptar, po edhe tek ai botor, do tė provokojė e do tė ngjallė njė interesim dhe kureshtje tė veēantė, pasi qė ky gjykim dhe ky gjest politik a etik i Fatmir Sejdiut, njėherė e pėrgjithmonė do ta shembė pėrdhe atė kėshtjellėn e nacionalizmit primitiv, provincial dhe patriotizmin e rremė kosovar dhe nė pėrgjithėsi shqiptar. Pėr kėtė fenomen politik shqiptar (qė rrallė mund tė haset nė shtetet me demokraci tė brishtė) me tė drejtė jepen komente nga mė tė ndryshmet. Ato komente vijnė nga komentues politik nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Lugina, Mali i Zi e gjetiu.
    Komentet, po edhe analizat, do tė jenė serioze, analitike, do tė jenė respektive, disa kompetente, ca racionale, ca inkopetente, disa emocionale, disa tė konsumuara dhe nė instancė tė fundit edhe cinike. Nė vazhdė tė kėtyre analizave, dorėheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit tė shtetit do tė konceptohet nga disa politikanė edhe si largim i dhunshėm, i detyruar, i jashtėzakonshėm, po edhe si i parakohshėm!? Nė vazhdim tė kėtyre komenteve ndaj institucionit tė dorėheqjes do tė ketė edhe tė tilla ku thuhet se dorėheqja e Fatmir Sejdiut kinse na qenka njė ojnė e radhės e njė politikani tė vonuar, e njė karrieristi qė punėn e presidentit nuk e paska bėrė konform Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nuk e paska bėrė me pėrkushtim, me besnikėri dhe ndershmėri!? Kėto analiza ose komente bėhen nga njerėz, tė cilėt pėr udhėrrėfyes tė pėrbashkėt kanė nacionalizmin primitiv a egoizmin e gazetarisė provinciale, patriotizmin e tyre tė rremė si dhe ironinė therėse, njė ironi qė i postohet adresės politike dhe kombėtare tė ish-presidentit tė shtetit tė Kosovės. S’do mend se kėtyre analizave u mungojnė provat, disa lėngojnė nga egoizmi katundaresk, kurse disa mundohen ta anashkalojnė dhe ta heshtin kėtė mesele.
    Megjithatė, pjesa dėrrmuese e analistėve kėtė dorėheqje tė Sejdiut e quajnė edhe si njė dorėheqje, “... epokale, trimėruese, morale dhe gjithsesi institucionale”, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, kjo dorėheqje nuk e nderon vetėm etikėn e tij politike, por e nderon edhe politikėn kosovare nė pėrgjithėsi. Njėkohėsisht, kjo dorėheqje te popullata do tė ngjallė optimizėm dhe besim ndaj institucioneve, nė veēanti ndaj Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, si njė institucion mė i lartė i drejtėsisė. Tekefundit, kjo gjykatė tregoi se ėshtė e paprekshme dhe e pavarur. Dhe, kėshtu siē analizohet, kjo dorėheqje duhet tė jetė njė leksion i avancuar politik, (qė humanizon dhe emancipon institucionet) jo vetėm pėr shtetet rreth Kosovės, por edhe pėr shtetin amė tė Shqipėrisė, ku nė vijimėsi frymon politika recidiviste, e rrezikshme dhe joparimore, qoftė ajo nė rrafsh qendror, po edhe nė rrafsh vendor, pavarėsisht se bėhet fjalė pėr politikėn e pozitės a opozitės, tė cilat toptan mėtojnė ta rimarrin e ta grabisin pushtetin absolut!?
    E gjithė kjo politikėbėrje e shtetit amė, ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me teorinė e Monteskies lidhur me ndarjen e domosdoshme tė pushtetit. Sipas kėsaj teorie, pushteti duhet t’i takoj pozitės dhe opozitės. Ndofta, politikės shqiptare i duhet njė dorėheqje kolektive, me pėrjashtim tė presidentit tė shtetit, Bamir Topi, i cili kundėrshtoi politikėn e grushtit tė hekurt dhe politikėn e pushtetit absolut tė kryetarit tė qeverisė dhe tė kryeparlamentares sė Parlamentit shqiptar.
    Kjo dorėheqje e Fatmir Sejdiut do tė kishte edhe mė shumė peshė politike sikur tė ishte autonome dhe e painicuar nga ana “..,nėntė anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės e pėrbėrė nga 3 ndėrkombėtarė, amerikani Robert Carolan, ndryshe Prokuror publik nga Minesota, bullgarja, Snezhana Botusharova dhe portugezi Almiro Rodrigez dhe, gjashtė vendorė, prej tė cilėve 3 nga radhėt e PDK, njė nga AAK, njė serb dhe njė turk dhe asnjė nga LDK”!?. Pavarėsisht se cilin post e braktisi Sejdiu, ai nuk kėrkoi se cili post ishte mė i rėndėsishėm dhe mė i respektueshėm, ai i presidentit tė shtetit, apo i kryetarit tė (cilėsdo) partisė.
    “Gjymtimi” i vetėm i kėsaj dorėheqjeje (nė gjuhėn politike) ėshtė se kjo krijon njė krizė tė thellė institucionale nė vend, e cila gjė partnerit tė koalicionit, PDK-sė i hap rrugė lidhur me krijimin e pushtetit absolut (nga fakti se posti i presidentit tė shtetit kalon nė avlinė e kryeparlamentarit, i cili tani pėr tani, bart dy poste kushtetuese dhe njė partiake a politike, postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PDK-sė)
    Qė vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės tė jetė i plotė dhe deri nė fund transparent, do tė duhet qė tė shqyrtohet mundėsia a ideja sa i pėrket shpalljes sė zgjedhjeve tė parakohshme (tė jashtėzakonshme!?) parlamentare, pavarėsisht se kjo ide do t’i shkojė pėrshtati a jo cilėsdo parti politike nė Kosovė. Tekefundit, nuk mbajnė opinionet e shtrembėruara tė disa politikanėve se gjithė kėto pėrgatitje, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk mund t’i pėrfundojė nė afat optimal. Nėse kjo nuk realizohet atėherė, nuk do ta nderoj vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės pėr dorėheqjen e Presidentit tė Shtetit, Fatmir Sejdiu.
    Dhe pas gjithė kėsaj meseleje, asnjė politikan kosovar nuk duhet t’i kundėrshtojė ndėrkombėtarėt dhe nė veēanti vendimet e Gjykatės Kushtetuese, sepse ata qė inatosin urdhrat politikė tė ndėrkombėtarėve pėsojnė njėsoj si njerėzit qė ndeshen me brinjėt e djallit. Tė gjithė ata qė nuk i ikin kėsaj ndeshjeje, politikisht “mbeten pak shtatzėnė, qofshin ata edhe tė gjinisė mashkullore”!???
    Ndėrkaq, sot ta ironizosh, ta nėpėrkėmbėsh, ta pėrqeshėsh, ta keqinterpretosh dhe ta keqkuptosh dorėheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i kryetarit tė shtetit, kjo do tė thotė ta abuzosh filozofinė dhe etikėn e institucionit, siē ėshtė dorėheqja e vullnetshme (jo me porosi e me urdhėr).

  3. #3

    Shtrembėruesi Bllazhe, Viagra Dhe Enciklopedia

    Fadil LUSHI


    SHTREMBĖRUESI BLLAZHE, VIAGRA DHE ENCIKLOPEDIA

    Tė nderuar lexues, do tė ishte e tepėrt dhe joserioze qė kėtė shkrim tė radhės ta ndėrtoj me disa opinione djallėzore dhe tė shtrembėruara tė akademikėve tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė. Do tė ishte edhe mė shumė jokorrekte qė kėto opinione tė pėrsėriten, sidomos, kur kemi paraszsh kodin dhe etikėn e gazetės KOHA, aq mė tepėr, kur dihet se po kjo gazetė njė vit mė parė, nė rubrikėn e saj “FORUM”, botoi jo mė pak se 96 opinione, vėshtrime a reagime tė lexuesve shqiptarė po edhe njė shkrim tė njė gazetari maqedonas lidhur me “Enciklopedinė” (kontestuese) maqedonase. Dhe, sot pas njė viti, shtrohet pyetja se ē’ishte e gjithė kjo vėmendje jona ndaj Enciklopedisė maqedonase, a mos vallė kjo (nuk) e meritoi kėtė, ose vallė ishte ky njė rebelim yni kolektiv (i pėrkohshėm) ndaj Enciklopedisė maqedonase, prej sė cilės krijuam njė faktor opinial, njė Enciklopedi, qė sot e gjithė ditėn e Perėndisė, ėshtė shndėrruar nė njė zėdhėnės medial tė politikės djallėzore tė AShAM dhe, njėkohėsisht, mė shumė i pėrngjan njė fletore pune pėr nxėnėsit e klasės sė parė fillore sesa njė libri serioz shkollor a akademik, ndėrkaq kaptina qė llafos (kupto katranos) pėr shqiptarėt u shėmbėllen shumė kanoqeve tė boshatisura tė “... скопско и се е можно”? Tė gjitha kėto opinione tė kėtij karakteri, kohė mė parė, njėherė e pėrgjithmonė u absolvuan nga analistėt, historianėt, intelektualėt dhe politikanėt shqiptarė. Megjithatė, mua nuk do mė duhet qė kėsaj meseleje, t’ia bashkangjes paragrafin qė llafos segmentin e shtrembėrimit dhe klandestimit tė njė tė vėrtetė tė gjenealogjisė shqiptare, por do tė mė duhet ta diskutoj ēėshtjen e “rikthimit a tė rishfaqjes” sė Enciklopedisė maqedonase nė tregun e “B. Pazarit dhe tė Kvantashkit”. Toptan shqiptarėt e “sikletosur dhe tė shqetėsuar” do tė thonė se rishfaqja e kėsaj fletushke apo doracaku (qė edhe vetė intelektualėve maqedonasė nuk hyn nė punė) gjegjėsisht e “MAKEDONSKA ENCIKLOPEDIJA”, ėshtė njė m e s e l e qė shtron njė provokacion dhe arrogancė tė radhės, pėr disa madje njė provokacion jashtėyakonisht i ulėt, provokacion i hapur dhe, thjesht, i kurdisur, shovinist, provincial, katundaresk, diletant, hamam dhe lesh provokacion..., shumė pak a aspak intelektual dhe akademik. Por ja qė ne shqiptarėt, duke u provokuar lehtėsisht nga kjo fletushkė, edhe kėsaj radhe do tė biem nė grackat e akademikut Bllazhe Ristov(skit) dhe tajfės sė tij, atij xhepashit dhe shtrembėruesit, i cili ėshtė i specializuar pėr tė vjedhur tė vėrtetat nga Historiografia shqiptare, njė akademik i cili edhe kėsaj radhe deshi qė shqiptarėve tė ua shes sapunin pėr djathė dhe LEXILIUM-in pesė miligramėsh pėr VIAGRA (pavarėsisht se zoti Bllazhe kishte harruar se shqiptarėt nuk e pėrdorin Viagrėn, po qoftė edhe atė bullgare qė konsiderohet false e as atė greke qė thonė se ėshtė Viagėr origjinale..., s[do mend se pikėrisht kjo Enciklopedi (qė vuan nga impotenca konjugaluse-paaftėsia bashkėshortore) gjithsesi se ka nevojė pėr njė kokėr Viagėr)

    Ani, tė themi se rishfaqja a rikthimi i Enciklopedisė, me tė drejtė do t’i rebelojė shpirtrat e shqiptarėve nė veēanti kėtyre nga Maqedonia, ani edhe njėherė tė themi se ėshtė njė provokacion i papėlqyeshėm nga ana e maqedonasve, po ani tė themi se ėshtė njė provokacion serioz sidomos pėr partitė politike shqiptare kėtej shtetit tė Maqedonisė dhe nėse ky provokacion, vėrtet ėshtė serioz, atėherė historia e kėsaj enciklopedie o duhet tė mbyllet, o duhet tė anashkalohet. Tekefundit, kjo fatėkeqėsi ose edhe paranojė etnopolitike (biblike) qė del nga kjo fletushkė politike, nuk duhet tė na pėrkojė neve, sepse logjikisht nuk mund tė jetė fatkeqėsi jona, dhe vėrtet nėse sėshtė jona, atėherė pse neve na duhet tė pėrballemi mė kėtė mesele, nga njėra anė dhe pse prej kėsaj duhet ndėrtuar gjithėfarė shkrimesh, analizash, kolumnesh dhe nė instancė tė fundit edhe ndoshta njė “fjali me parantezė”, qoftė ajo edhe gazetareske, nga ana tjetėr! Prej kėsaj enciklopedie shqiptarėt nuk kanė nevojė tė ndėrtojnė debate politike, shkencore a historike me historianėt dhe kryeakademikėt maqedonas, pėr faktin se do tė ishte humbje kohė. Shqiptarėt sot kanė nevojė tė ndėrtojnė njė front intelektual gjithsesi kolektiv dhe serioz ndaj , humanizimit, emancipimit dhe mbrojtjes sė vlerave kombėtare, jo nga maqedonasit, por nga kombet qė kanė kulturė dhe demokraci mė tė avansuar!

    Nė kontekst tė kėsaj duhet tė parashtrohet pyetja se pse ne shqiptarėt nuk provokohemi nga gjymtimet tona, gjymtime kėto qė nė vijimėsi hetohen nė pėrditėshmėrinė tonė, sidomos nė atė politike, gjuhėsore e tjerė. Dhe, nėse nuk shqetėsohemi, atėherė pse shtiremi sikur nuk kemi asnjė dert dhe sikur punėt i kemi “krejt nė terezi”, ose mos vallė ndoshta kemi shumė kohė tė merremi me identifikimin apo pėrcaktimin e lloj-lloj ngjyrash tė kopertinave tė enciklopedive tė ashtuquajtura anonime maqedonase. Pse Enciklopedia e sajuar maqedonase po duheshka tė na provokojė ndaj hartimit tė njė enciklopedie tonė..., po sikur tė mungonte ky provokacion, atėherė ēka do tė hartonin shqiptarėt..., ndonjė hartim letrar, hartim ritregues apo edhe hartim me temė tė lirė!??

    Pse nuk shqetėsohemi edhe atėherė kur e nėpėrkėmbim gjuhėn tonė tė shkruar e tė folur, (standarde) pse nuk provokohemi nga mbishkrimet tona tė denigruara e tė ngjitura nė hapėsirat e bizneseve..., pse nuk parashtrojmė pyetjen se si komunikojmė, si i ndėrtojmė vlerat tona arsimore, ato kulturore...,pse nuk na provokon “axhamillėku ynė akademik” po na provokon ajo fletushkė..., pse mua nuk mė provokojnė llafet e Mondit nga Poradeci, (ai, i cili bėn muzikė tė mirėfilltė korēare kėtu nė Fushėpolllog) kur shpesh mė thotė: “Ti Fadil, dhe tė tjerė mėsues tetovarė, e flisni gjuhėn e nėnės, si nė “Kapalli Ēarshi” tė Stambollit!??..., pse njė jabanxhi kur vjen nė Tetovė nuk e koncepton atė si njė qytet universitar, por e gjykon si njė kasaba a si njė katund tė madh!??..., pse nuk qortohemi sa u pėrket gjymtimeve dhe heshtjeve tona qofshin ato personale po edhe kolektive, pse na mungon vetėkritika qoftė ajo selektive, po edhe kolektive. Pse nuk e qortojmė atė mėsuesin mediokėr tė “Qafė Thanės”, tė cilit moti i ka ikur lavdia, “mėsuesi” qė mė parė kishte thėnė: “...,unė nuk jam gjuhėtar dhe s’mė intereson Drejtshkrimi dhe Drejtshqiptimi i nxėnėsve tė mi... dhe pėr kėtė mua nuk mė duhet Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe”!? “Mėsuesi” kėto llafe i kishte pėrnjėmend, sepse vėrtet kishte njė kod mendimor me nismė bythėprapė. Ndėrkaq, ne tani aq shumė jemi dalldisur me rikthimin e enciklopedisė, saqė harrojmė tė konstatojmė se “mėsuesi” qė nuk na qenka gjuhėtar, zotėron njė profesion qė ka pozicione publike, njė profesion qė nuk duron dualitete dhe papėrgjegjėsi. Nuk dalldisemi me alamet “mėsuesin” qė ka “..., gradė shkencore, edhe pse tetėvjeēaren e ka mbaruar me brekė nėpėr kėmbė, tė mesmen me fener nė dorė, kurse tė lartėn e ka mbaruar para tetėvjeēares”! Shi pėr kėtė , Enciklopedia, pėr “mėsuesin” ėshtė brenda perceptimeve “pozitive” tė tij, kurse e folmja (shqipe) e nxėnėsve ėshtė lėnė jashtė vėmendjes, ndėrgjegjjes dhe kujdesit tė tij!?...,”mėsuesi” i cili, lėre qė nuk del nė mbrojtje (tė gjuhės standarde shqipe) tė Kryefjalės dhe Ndėrgjegjes sė Kombit, pėrkundrazi do ta nėpėrkėmbė atė. Ec e krahasoje tani kėtė, me mėsuesit e mirėfilltė. Hajde mendje, hajde! Aq shumė jemi dalldisur me padrejtėsitė qė na vijnė nga pala tjetėr, sa qė shpesh harrojmė tė parashtrojmė pyetjen se pse na janė pakėsuar intelektualėt, pse heshtin ata dhe kush na i paska frikėsuar!? Aq shpejt u provokuam nga Enciklopedia maqedonase, sa qė “aty pėr aty” propaganduam idenė e hartimit tė njė Enciklopedie tonė shqiptare!?..., njė Enciklopedi qė mos dhashtė zoti, tė na ngelė e papėrfunduar? Shih, ti lexues i nderuar, po tė mos kishte qenė ky provokim djallėzor i akademikėve maqedonasė, a thua vallė do shkruanim njė tė tillė shqiptare, a thua vallė po mos tė ishte Enciklopedia, ne shqiptarėt (nuk) do ta kujtonim Nėnėn e pėrbotshme Tereze, Abdyl Frashėrin dhe vėllezėrit e tij, nuk do ta kujtonim Ismail Bej Qemalin, Faik Bej Konicėn apo edhe ndonjė figurė tjetėr tė ndritur shqiptare. Pse “shehėrlinjtė” tetovarė, tok me katundarėt bujarė, nuk u “sikletosėn e sėkėlldisėn” (pėrkundrazi me tė “drejtė u provokuan”) kur njė vit mė parė i bėnė njė pritje madhėshtore Pollatit, atij aktorit turk, e njė gjė tė tillė (harruan) nuk ia bėnė Ismail Kadaresė, atij shkrimtarit botor, tė cilin mė shumė e ēmon dhe e respekton ēarshia, sesa shtėpia. (Shqipėria politike dhe ajo londineze)
    Nė instancė tė fundit, “argumentet, provat dhe tė vėrtetat” e kėsaj enciklopedie tė Akademisė tė Shkencave dhe Arteve Maqedonase asnjėherė nuk do tė jenė nė krah tė kapitullit ku hetohet elementi shqiptar, njė kre qė kurrėn e kurrės, shkencėrisht dhe moralisht nuk do tė mund tė maturohet nga historianėt maqedonas. Andaj, nėse kjo Enciklopedi vėrtet ėshtė njė provokim i zbehtė dhe provincial, njė Enciklopedi qė tallet me ndjenjat e shqiptarėve, nuk duhet “lexuar” atė dhe, nėse edhe mė tej e lexojmė dhe e komentojmė, atėherė ne vetė do tė tallemi me ndėrgjegjjen tonė. Kemi gjėra mė tė menēura pėr tė shkruar, pėr tė lexuar dhe pėr tė studiuar.

    Tė nderuar lexues tė paanshėm tė kėtyre shkrimeve, unė nuk do shkruaj mė pėr “Enciklopedinė” e zotit Bllazhe Ristov(skit), e sa pėr tė tjerėt s’e di..
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Diplomaci kolumnash dhe tavolinash

    Fadil LUSHI


    MORALI I DYFISHTĖ

    Tė nderuar lexues, shkrimin e radhės do ta filloj duke iu referuar njė fabule tė Ezopit. Ata qė merren me krijimtarinė e tij do tė thonė se Ezopi i ka tė gjitha atributet a tiparet e njė fabulisti didaktik tė tė gjitha kohėrave. Njėkohėsisht njerėzit duke u fascinuar nga menēuria e tij sarkastike, nė vijimėsi do mėtojnė tė ndėrtojnė opinione pėr tė pėrcjellė mesazhe nga mė tė ndryshmet politike a edhe filozofike.
    Ezopi, tok me La Fontenin, njihet nga lexuesit edhe prej fabulės ”Katundari dhe gomari”. Nė kėtė pėrrallėz tregohet pėr njė ndodhi tė njė katundari nga njė fshat i largėt malor, i cili pėr tė siguruar bukėn e gojės ishte marrė me “tyxharllėk”. Ai ēdo javė me gomarin e tij kishte bartur mallra nga katundi nė shehėr dhe prej shehri nė katund. (Nė vazhdim tė shtjellimit tė kėsaj meseleje do tė bėj pėrpjekje tė mos hetohet asnjė krahasim a paralelizėm mes katundarit dhe ndonjė personaliteti politik, qoftė nga pozita ose opozita joshqiptare)
    “Ky farė katundari u dėrgonte shehėrlinjve dhe sherrxhinjve gjėsende qė nuk i kishin dhe anasjelltas. Njė ditė nga bashkėvendėsit e tij mori haberin se nė katund nuk kishte kripė. Prandaj kishte vajtur nė shehėr pėr ta blerė atė. Pasi e kishte blerė kripėn dhe pasi e kishte ngarkuar gomarin e tij, kishte marrė udhėn drejt katundit. Ai pėr ēdo ditė bėnte “njė rrugė tejet tė mundimshme” dhe jo rrallėherė ballafaqohej me inatin e gomarit. Njė ditė kur po kthehej katundari me gomarin e tij, u del pėrpara njė pėrroskė i vockėl, por e rrėmbyeshme. Gomari me ‘kripė mend’ nga qė kishte peshė tė rėndė, pengohet dhe bie nė njė gropė me kėmbėt pėrpjetė. I zoti u mundua nė ēdo mėnyrė dhe sa mė shpejt ta ēonte gomarin nė kėmbė, vetėm e vetėm qė tė mos i tretej kripa. Mirėpo pronari nuk po e bėnte kėtė gjė. Pėr fat tė mirė, dikush ia behu atypari dhe i shpėtoi qė tė dy. Fatkeqėsisht, kripa tashmė ishte tretur. Pasi mori fund ky telash, ata vazhduan rrugėn pėr nė katund. Gomari ecte shpejtė dhe shumė i gėzuar nga shkaku se barra e tij u bė shumė mė e lehtė. Ndėrkaq pronari i tij, tė cilit i dridheshin kėmbėt, ecte shumė mė ngadalė. Fytyra e tij ishte e zymtė dhe e trishtuar, kurse mendja rrėmujė nga fakti se “biznesi” i qe bėrė ēorap.
    Ndonėse morali i kėsaj pjese tė fabulės ėshtė i “dyfishtė dhe i thjeshtė”, nuk pėrfundon kėtu, pėrkundrazi ky moral do vazhdojė tė hetohet nė paragrafin e dytė tė kėtij tregimi. Ky paragraf do tė fillojė kėsisoj: Njė ditė njė shehėrli sherrxhi dhe leshpunues e kishte porositur “tyxharin” qė kur tė vijė nė shehėr t’i sjellė tre thasė me lesh. Katundari nė sabah herėt e ngarkon gomarin me “lesh ferrash” dhe merr udhėn pėr nė shehėr.
    Rrugės pėr nė shehėr, atyre prapė u doli pėrpara pėrroska e vockėl. Gomarit me “kripė mendje” iu kujtua rrugėtimi paraprak dhe hė pėr hė i ēoi kėmbėt vetė pėrpjetė, duke menduar se edhe kėsaj radhe do t’i lehtėsohet barra, por ama, leshi aq shumė thithi ujė sa qė u bė plumb i rėndė!?
    Tani gomari sa nuk e mbyti veten, po edhe pronarin. Pėr kėtė dhe pėr ndonjė arsye tjetėr, kur katundari u ndėrgjegjėsua se me kėtė farė gomari (qė nuk vihej dot binarėve) “biznesit” tė tij nuk i dilte hesapi, u detyrua ta dėrgojė nė pazar ta shesė pėr hiē para dhe tė blejė njė tjetėr. Megjithatė nuk i eci zari, pasi qė harroi se edhe tjetri “veshmadh” emrin e kishte gomar.
    Morali i dyfishtė i kėsaj fabule pavarėsisht se “tingėllon si shprehje ezopike dhe lafonteniane”, sot e kėsaj dite ėshtė aktual nė pėrditshmėrinė politike tė Maqedonisė.
    Duke e vazhduar kėtė shkrim, do tė mundohem ta identifikoj moralin e “dyfishtė” tė fabulės sė lartpėrmendur me moralin e partive politike joshqiptare kėtu nė Maqedoni. Do tė mėtoj tė shprehem ashtu thjesht, vullnetshėm dhe alegorikisht duke mos fyer asnjeri e as parti politike, qoftė ajo maqedonase a shqiptare. Nė veēanti do tė pėrmend partitė opozitare maqedonase, tė cilat duke ndėrtuar njė filozofi tė re politike, do tė mėtojnė t’i bojkotojnė zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Parashtrohet pyetja se cilat janė qėllimet e kėtij bojkoti sa i pėrket institucionit kushtetues-zgjedhje parlamentare! A mos vallė pas kėtij bojkoti fshihen plane djallėzore, apo ndoshta me kėtė qėndrim jopolitik partitė opozitare definitivisht do t’i tretin (si kripa e “tyxharit”) premtimet e tyre tė prezantuara para trupit votues ose, nė instancė tė fundit, kėtė politikė “shpresėdhėnėse” do t’ua rrėmbejė ajo pėrroska e vockėl, nga njėra anė, dhe a mos vallė me kėto truqe politike synojnė t’i fusin partitė politike shqiptare nė lojėra tė pista, nga ana tjetėr. Thjeshtė, do tė mėtojnė tė krijojnė krizė politike qė mandej krejt kėtė pėshtjellim t’ua veshin partive politike shqiptare. Duhet besuar se partitė politike shqiptare kėsaj radhe nuk do bien nė grackėn e “matrapazėve politikė” dhe gjithsesi nuk do tė luajnė rolin e “tyxharit” tė Ezopit dhe La Fontenit, pasi qė nga pikėpamja historike shqiptarėt asnjėherė nuk kanė qenė “tyxharė” kripe e aq mė pak tregtarė leshi!?

    Tani parashtrohet pyetja a do kishte kuptim qė sot shqiptarėt e Maqedonisė tė vazhdojnė ta ushqejnė ortakėrinė politike (me hatėr a me zor) me partitė politike maqedonase. Kjo ortakėri e “deritanishme” joparimore, kėshtu siē ėshtė e ndėrtuar (me fyerje e akuza, me fjalor djallėzor, me mospajtime) dhe pa njė reciprocitet tė ndėrsjellė, lėre qė nuk mund tė vazhdojė politikisht tė frymojė a tė ekzistojė, por edhe, sė fundi, nuk mund tė jetė natyror. Dhe nėse s’ėshtė natyror, atėherė nuk duhet tė habitemi se pse po kjo ortakėri nuk do ta shpjerė asnjėrėn palė as deri nė Tabanovc, Deve Bair, Bogorodicė, Qafė Thanė e, po deshe ti, i nderuar lexues, nuk tė ēon as edhe deri nė Jazhincė e lėre mė nė Evropė. Nga kjo ortakėri ka kohė qė ėshtė pėrjashtuar morali i segmentit ekonomik dhe segmente tė tjera qė do tė ishin nė interes tė shqiptarėve. Fukarenjtė do tė thonė se nga kjo ortakėri nė vijimėsi kanė pėrfituar partitė politike maqedonase, fare pak ato shqiptare dhe hiē kurrgjė votuesit jomaqedonas. Ē’ėshtė ky moral i “dyfishtė, i thjeshtė dhe i ulėt” (si morali i fabulės sė Ezopit dhe La Fontenit) i kėsaj ortakėrie shqiptaro-maqedonase, kur nė ēdo fillimviti kalendarik kur ndahet “kulaēi financiar”, lista e kėrkesave tė shqiptarėve anashkalohet poshtėrisht, qoftė kjo edhe njė listė kėrkesash fukarenjsh!? Po tė dojė pala tjetėr qė tė vazhdojė kjo “ortakėri politike”, ajo duhet ta ndryshojė rrėnjėsisht filozofinė i politikėbėrjes, ndryshe nuk ka si bėhet, po edhe nėse bėhet, atėherė diēka nuk do tė jetė nė rregull me higjienėn e mendjes sė shqiptarit kėtu nė principatėn politike tė mėhallės sime dhe nė pėrgjithėsi nė Maqedoni.
    Nėse katundari tok me gomarin e tij, nė vaktin e Ezopit, bėnte “tyxharllėk” nė relacion shehėr katund, politika shqiptare kėtu nė Maqedoni, qoftė ajo nė pozitė a nė opozitė, nėse vazhdon tė bėjė “pazarllėk politik” nė pazarin e kėsaj ortakėrie joparimore, atėherė rrezikon (vetvetiu) tė fundoset a tė mbytet nė gropat e lumit Vardar, aty diku nga Ura e Gurit. Sė fundi, kjo ortakėri nuk mund tė kujdestarohet vetėm nga shqiptarėt sa herė qė vihet nė dyshim ruajtja e integritetit territorial tė Republikės sė Maqedonisė, qoftė verbas a me sytė ēelė!?? Tekembramja, edhe kėsaj kujdestarie njė ditė do i vijė fundi.
    Politika aktuale maqedonase sot do tė duhet tė bėjė diplomaci tė mirėfilltė e me standarde dhe jo diplomaci biblike a tė miti(ė)zuar, jo diplomaci me “moral tė dyfishtė dhe tė ulėt” si ai morali i fabulės sė Ezopit. Pėrkundėr shehėrliut leshpunues dhe sherrxhi i cili prej katundarit kėrkonte lesh, amerikanėt dhe evropianėt prej maqedonasve nuk po kėrkojnė njė gjė tė tillė (sepse e kanė me bollėk), por ata kėrkojnė qė tė ndėrtojnė politikė parimore, politikė ekonomike dhe jo politikė tė kulaēit e tė grushtit tė hekurt a tė kėrbaēit.
    Tė nderuar lexues, a mos vallė jemi nė prag tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare dhe nė prag tė njė ortakėrie tė re joparimore e me moral tė ulėt e tė “dyfishtė”!? Dikur njerėzit e menēur thoshin: Sikur tė ishte i mirė ortaku, atėherė edhe Zoti do tė kishte njė tė tillė!.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143
    pershendetje lexues te nderuar..,

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Diplomaci Kollumnash Dhe Tavolinash



    Fadil LUSHI

    DIPLOMACI KOLLUMNASH DHE TAVOLINASH

    Gjirokastritėt e moshuar sot e kėsaj dite e shpjegojnė me ėndje barsoletėn qė lidhet ngushtė me sundimin diktatorial tė bashkėvendėsit tė tyre, Enver Hoxhės.
    Dikur “xhaxhi” Enver kishte vajtur nė njė fshat malor, diku nė Shqipėrinė e Jugut. Vizita e tij ishte bėrė me qėllim qė tė njihet me dertet e kėtyre njerėzve. Nė atė takim, si pėrherė ai kishte lavdėruar sistemin politik dhe ekonomik tė vendit, nga njėra anė, dhe kishte kritikuar, sharė dhe denoncuar politikėn imperialiste tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nga ana tjetėr. Nė vazhdim tė atij takimi joformal, ndėr tė tjera, ai fshatarėve u kishte thėnė edhe kėtė - shokė dhe shoqe, kam njė ide: t’i shpallim luftė Amerikės dhe bashkėmendimtarėve tė saj!?
    Ndonėse logjikisht dihet se nė kėtė luftė fitimtarė do tė dilnin amerikanėt, tė cilėt pasi ta zaptonin Shqipėrinė, ata shqiptarėve do t’u siguronin mirėqenien materiale. Pėr tė “respektuar vullnetin dhe fjalėn e lirė” tė fshatarėve, Enveri propozimin e tij e kishte hedhur nė votim. Pas numėrimit tė votave “deliberative” qe konstatuar se i gjithė ky votim kishte shkuar si gjithmonė nė favor tė Enverit. Kur kishte marrė fund procedura e votimit, ishte parashtruar pyetja se a mos vallė ka njeri kundėr kėsaj ideje. Nė atė heshtje varri nuk qe hetuar asnjė kundėrshti, pos njė malėsori, njė plaku mendjendritur, i cili duke ēuar grushtin lart, kėrkon ta marrė fjalėn. Tė gjithė tė pranishmit kishin menduar se plaku do ta kundėrshtonte idenė e xhaxhit. Por ama, kjo nuk ndodh!? Plaku mendjehollė parashtron pyetjen domethėnėse: “Po mirė Shoku Enver, sikur kėtė luftė ta fitonim ne, atėherė nė ē’mėnyrė Shqipėria do t’i ushqente amerikanėt dhe Amerikėn, aq mė tepėr kur kemi parasysh gjithė varfėrinė tonė. Sė fundi, nėse i “hyjmė kėtij rreziku”, a nuk do ta hamė kokėn tonė dhe tė nėnės parti”?
    Fatmirėsisht, kjo luftė e pabarabartė nuk ndodhi falė hezitimit qė rrezatonte nė idenė e menēur tė plakut mendjehollė dhe “ndėrgjegjėsimit” tė Enverit, i cili duke ndėrruar mendje, tėrhoqi “propozimin” e tij, ndėrkaq plakut i tha: o do mbyllėsh gojėn, o do pėrfundosh nė Burrel, zgjedh merr. Plaku kishte zgjedhur Spaēin!?
    Me njė batutė tė tillė, sot e gjithė ditėn e Perėndisė po ballafaqohet politika aktuale dhe biblike maqedonase, respektivisht Ministria maqedonase e Punėve tė Jashtme.
    Ka kohė (ndoshta para dy deceniesh) qė kjo politikė nė vijimėsi po e kundėrshton politikėn evropiane dhe atė amerikane dhe, duke e inatosur kėtė, ajo e aktualizon barsoletėn e lartpėrmendur gjirokastrite. I fundit qė u “shpalli luftė” diplomatėve tė huaj tė sistemuar nė Shkup, ishte ish-ambasadori, Risto Nikovski. (pėrndryshe anėtar i Kėshillit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, qė vepron jozyrtarisht nė kuadėr tė presidencės sė Republikės sė Maqedonisė)
    Nikovski kohė mė parė nė njė gazetė tė pėrditshme (qė botohet nė Shkup) nė njė kolumne, kishte shprehur pakėnaqėsinė e tij ndaj aktiviteteve diplomatike tė ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Filip Riker. (pėr tė cilin kishte kėrkuar qė “urgjentisht tė dėbohet” nga Shkupi, sepse, e para, ky i fundit kishte “futur hundėt” nė punėt e brendshme tė Maqedonisė, kurse e dyta, kinse shteti i kėtij ambasadori, nuk mund tė jetė “partner strategjik” i Republikės sė Maqedonisė). Njė pakėnaqėsi tė tillė ky farė diplomati e pat shprehur edhe ndaj aktiviteteve “djallėzore” tė ambasadorit tė Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, i cili duke qėndruar nė Maqedoni, paskėsh penguar procesin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė emrit me Greqinė. Nė kėtė kontekst nuk kursehet as ambasadorja e Holandės, Simone Filipini, ajo “ēaēkalica” (siē do tė thonė ata tė “Debar maallos”), sepse ajo nuk paskėsh njohuri sa i pėrket rebelimit tė njė tė punėsuari tė saj!? Do tė denoncohet edhe ai “selaki” slloven gjegjėsisht euro-diplomati, Zoran Taler, dhe s’di kush tjetėr andej Vardarit! I gjithė ky ērregullim mental i kolumnistėve dhe i tė tjerėve qė u qėndrojnė pas, s’ėshtė vetėm rezultat i prezencės sė diplomatėve tė Unionit Evropian dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (tė cilėt vazhdimisht ndėrhykan nė punėt e brendshme tė Maqedonisė) , por ėshtė edhe njė shprehje e pakėnaqėsisė sė tyre ndaj diplomatėve me prejardhje sllave, tė cilėt lėre qė janė tė pahetueshėm nė hapėsirat politike tė Shkupit, por edhe nuk kanė ndonjė ndikim tė theksuar politik.
    Pėr kėtė mesele kabineti i presidencės dhe ai i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Shkup do tė thonė se opinionet e Risto Nikovskit janė personale. Por ama e gjithė kjo tė krijon pėrshtypjen se institucionet e lartpėrmendura, kėshtu siē reagojnė, parimisht nuk janė distancuar nga ky qėndrim i ish-ambasadorit, apo ndoshta edhe ata do qėndrojnė pas kolumnes dhe ashtu fshehurazi do tė solidarizohen me Nikovskin. Qėllimi i kėtij shkrimi nuk do tė konsistojė nė analizimin e kolumnes sė ish-ambasadorit, pėrkundrazi do mėtojė t’i diskutojė e t’i hetojė gjymtimet e kėsaj diplomacie. Rrjedhimisht dhe logjikisht diplomacia nuk mund tė bėhet me gazetarė a me kolumnistė, nuk mund tė bėhet nėpėrmjet kumtesave kabinetike, nuk mund tė bėhet me takime joprotokollare dhe nėse “politikanėt” do tė vazhdojnė tė veprojnė kėsisoj (siē ditė mė parė veproi ish-ambasadori), atėherė kjo do tė ishte njė diletantizėm, mendjelehtėsi si dhe njė marrėzi politike e radhės. Andaj kjo diplomaci mediumesh, kolumnesh a edhe tavolinash, lėre qė nuk mund ta shprehė politikėn zyrtare tė shtetit, por edhe nuk mund t’i shkojė kėsaj pas. Kjo diplomaci tavolinash, qė ndėrtohet nėpėr kabinete tė izoluara nga politikanė megalomanė e pa pėrvojė, gjithmonė pėrcjell mesazhe tė zbehta dhe tė paqarta politike. Njė “palė” mesazhe do t’i dedikohen publikut tė brendshėm dhe njė “palė” atij tė jashtėm. As e para e as e dyta nuk janė as pėr ahirret e as pėr dynja. Kėsaj diplomacie nė vijimėsi do t’i dalin hesapet e gabueshme edhe atėherė kur do tė komunikojnė me Brukselin, po edhe me Uashingtonin, qoftė ai komunikim tė jetė me shkrim ose gojarisht. Dhe, kur kėsaj “diplomacie tavolinash” sa herė do t’i mungojė natyra politike, autoktone, biologjike, transparenca, (multi) “kulturalizmi dhe kozmopolitizmi politik” (qėllimisht tė refuzuara a edhe tė pėrjashtuara), aq herė do tė penalizohet nga strukturat euroatlantike. Qė kjo “diplomaci” tė marrė vend nė hapėsirat e pazarit tė diplomacisė botėrore, rrėnjėsisht do tė duhet ta ndryshojė filozofinė e politikėbėrjes sidomos asaj tė jashtme, ndėrsa pėr tė mbijetuar gjithsesi se do tė duhet tė transformohet. Sė fundi kėto gjymtime tė kėsaj diplomacie mund tė jenė pjellė e pėrllogaritjeve irracionale, tė mbrapshta, tė gabueshme ose edhe tė qėllimshme tė njerėzve qė janė tė emėruar dhe tė paguar ta zbatojnė kėtė!?
    Tekembramja, kjo diplomaci duke funksionuar si e vetmja “forcė pozitive” nė suazat e oborrit tė saj, lėre qė ėshtė tipike ballkanase, por edhe nuk tė krijon pėrshtypjen se ėshtė e tė qenit e vetvetes, jo konkurrente dhe jo rastėsisht do tė ēalojė nė rrugėtimin e saj drejt strukturave euro-atlantike. Andaj nuk duhet tė habitemi se pse nuk ėshtė konstruktive e efikase dhe, kur do t’i mungojė efikasiteti, atėherė kjo do kėrkojė ndihmėn e popullit qė problemet e trashėguara dhe tė pazgjidhura t’i zgjidhė nėpėrmjet gjithfarėsh referendumesh dhe akshampazarllėqesh. Autoriteti i kėsaj ”diplomacie tavolinash” ėshtė pak i njohur nė botė, ndėrkaq besueshmėria e saj politike ėshtė relative. Kėshtu si vepron nuk i mundėson tė frymojė njė tjetėr perspektivė!?
    Kohė mė parė njė mikeshė imja qė kishte ardhur nga Sllovakia kėtu nė Tetovė, e habitur nga mosorganizimi ynė ekologjik, nga transporti urban dhe ndėrurban, pos tjerash, mė parashtroi njė pyetje sa tė thjeshtė, po edhe aq tė ndėrlikuar! Ju, ballkanasit e moēėm, ku i hidhni mbeturinat, njė, dhe, e dyta, furgonėt dhe autobusėt qė qarkullojnė kėtejpari, nė Maqedoni, pse nuk kanė tabela ku tė shkruhej destinimi dhe koha e nisjes sė tyre!?? Mė duhej t’i jap njė pėrgjigje paksa gjysmake dhe nėpėr dhėmbė. Mbeturinat hidhen atje ku nuk e kanė vendin, ndėrsa njerėzit rrugėtojnė andej nga shkon politika dhe politikanėt, me orar e pa orar. Nė fund, ashtu shqip e bėra pis fjalorin, duke i thėnė: Shikoni Evropėn tuaj ho..spi! Nuk mė tha gjė. Sikur donte tė ndėrroj temėn e bisedės..,ashtu siē Enver Hoxha, ndėrroi mendjen!??
    Tė nderuar lexues, nuk di se ēfarė ngjyre kishte kolumna e ish-ambasadorit. Mbase ky informacion ėshtė edhe i parėndėsishėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fadil lushi : 19-03-2011 mė 13:44

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil LUSHI: Diplomaci kollumnash dhe tavolinash

    Te gjithe vizitoreve u deshiroj nje lexim te kendshem..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fadil lushi : 19-03-2011 mė 13:34

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Post Vaktet E Rebelizmave

    Fadil LUSHI


    VAKTET E REBELIZMAVE


    Sot e gjithė ditėn rebelimet janė bėrė, si duket, domosdoshmėri e pėrditshmėrisė, si politike, njashtu edhe ekonomike. Janė do rebelime qė filluan nė Tunizi, kurse vazhduan nė Egjipt, Libi dhe s’dihet se nė ē’vend tė botės do tė pėrfundojnė. Duke dashur tė mos “akuzohem” pėr tarafllėk, nuk do t’i pėrmendi rebelimet e 21 janarit tė motit shqiptar (jo) tė mbarė tė 2011, pastaj edhe ca rebelime tė kahershme dhe aktuale nė Kuvendin e Maqedonisė, rebelimet e shqiptarėve tė Ēairit lidhur me kishėn e sajuar nė Kalanė e Shkupit, mandej rebelimi i drejtė dhe human i anėtarėve shqiptarė tė Komisionit shtetėror tė regjistrimit tė popullatės, po edhe rebelime tė tjera.
    Thonė se ndonjėherė disa njerėz rebelohen nga qejfi, disa tė tjerė kėtė e bėjnė nga shtrėngimi, kurse ca tė tjerė nga nihilizmi e bajraktarizmi , ose madje disa tė tjerė toptan pėr shkak tė mungesės sė mendjes sė shėndoshė. Dhe kur jemi te “mendja” (jo) e shėndoshė, mua do mė duhet t’i referohem njė mendimi tė burrėshtetasit tė Amerikės, Woodrow Wilson, njė mik i hershėm i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė sė viteve tė njėzeta. Ky president i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, me njė rast, pos tjerash, kishte thėnė: “Mua mė duhet mendja e dikujt qė mendon ndryshe nga unė. Pėr ata qė mendojnė si unė kam mendjen time”! Pėr kėtė dhe pėr shkaqe tė tjera Willsoni, jo rastėsisht “...kishte zgjedhur kėshilltarė dy kritikuesit mė tė ashpėr tė mendimit tė tij”. Kėtė e kishte bėrė me qėllim qė qeverisja e tij, tė mos jetė viktimė e “dijes sė tij tė kufizuar”. Dhe, sot me njė rebelim dhe viktimizim tė tillė ballafaqohen disa institucione kosovare, nė veēanti institucioni i Qeverisė, ai i Kuvendit dhe institucioni i Presidencės a Presidentit tė shtetit. Ky viktimizim fillet i ka nė Kushtetutėn e sajuar dhe tė kontrabanduar tė Kosovės, nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nė politikėn e gabuar si dhe gjatė formimit tė qeverisė dhe votimit pėr president tė shtetit tė Kosovės.
    Nė seancėn e parė tė kuvendit tė Kosovės, shumė deputetė shqiptarė, duke e rebeluar mendjen, sikur deshėn tė pėrcjellin porositė e votuesve, mesazhe kombėtare, disa tė tjerė mesazhe politike, ca tė tjerė pėrcollėn mesazhe tė kurdisura, tė porositura dhe tė imponuara. Ndėrkaq mesazhi mė karakteristik qė u hetua nė seancėn e “Kuvendit Ekzemplar tė Prishtinės” ishte ajo fjalia shoviniste e zonjės deputete jo naive, Rada Trajkoviq, e cila nocionin Republika e Kosovės e “pėrmbysi” duke e riformuluar nė KOSOVO i METOHIJA! Thonė se ėshtė njė serbe me personalitet intrigues, njė deputete nga Lista e Pėrbashkėt Serbe gjegjėsisht nga Srpska Demokratska Stranka KOSOVO i METOHIJE, njė parti qė u certifikua nga ana e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė Kosovės para 12 dhjetorit tė vitit 2010!?? Pavarėsisht se fjala e saj nuk ishte e gdhendur, asaj ajo fjalė i “shėrbeu” pėr tė rebeluar dufin e sojit tė saj tė akumuluar shekuj me radhė. Ndoshta fjala e saj ishte njė detaj i vockėl dhe i “pahetueshėm pėr disa deputetė shqiptarė mendėrisht tė korruptuar”, por gjithsesi ishte njė provokim pėr opinionin publik politik kosovar dhe pėrtej saj, njė fjali qė, ashtu siē u shqiptua, tė krijon ndjesinė se ishte poshtėruese, antikushtetuese dhe e jashtėligjshme. Inatosja e saj nuk ishte kurrgjė tjetėr pos njė rebelim qejfi, guximi e krenarie, aq mė tepėr kur krenaria e saj gjeti shprehje po nė seancėn e parė tė Kuvendit tė Kosovės, ku vazhdimisht provokonte me tre gishta nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, ishte njė fyerje e rėndė qė i bėhej Kushtetutės sė Kosovės, asaj kushtetute tė kontestuar nga VETĖVENDOSJA dhe ashtu tė shtrembėruar dhe tė kontrabanduar nga ana e ideatorit tė saj, Ahtisarit.
    Nė Kushtetutėn e Kosovės nė asnjė nen nuk figuron nocioni “Kosovo i Metohija”. Deputetja Radė kėtė gjė e di fare mirė. Ēuditėrisht ndaj kėtij “poshtėrimi total” dhe ndaj denigrimit tė kėtij “mexhlisi” kushtetues (pėrjashto joshqiptarėt) nuk u “hetua” asnjė reagim. Atė kundėrshtim nuk e bėri as titullari i institucionit tė kryeparlamentarit (Jakup Krasniqi), as titullari i kryeministrit (Hashim Thaēi), as ndonjė deputet, nuk u dėgjua as edhe njė fishkėllimė e ndonjė gazetari nga Prishtina a Drenica!? Njė reagim tė tillė mbase do ta kishte bėrė deputeti i Luginės, Riza Halimi, edhe atė mes Kuvendit tė Serbisė e jo mė nė Prishtinė. Ky reagim “objektivisht mungoi” pasi qė njerėzit qė ishin prezent nė atė hapėsirė, aq shumė ishin tė dalldisur “me numėrimin e deputetėve”, saqė “harruan” konstruktivitetin dhe pozitivitetin e rrjedhės sė seancės sė Kuvendit. Sikur tė ishin atypari (mė duket se ishin) deputetėt e Vetėvendosjes dhe ata dy axhami, qė e “ngjyrosėn” me tė kuqe rektorin e nderuar tė Universitetit tė Prishtinės, ndoshta do t’i kundėrshtonin pisllėqet e teta Radės!??? Nė kėtė cirk u hetua njė fatkeqėsi politike e radhės apo edhe ai “korrupsion mental i deputetėve shqiptarė” qė nuk e kundėrshtuan zonjėn deputete, sė cilės si duket i ėshtė prishur “zembereku” i sahatit, atij sahati qė i punuaka bythėpraps. Hajde mendje, hajde! E gjithė kjo tė bėn tė dyshosh se ajo seancė e parė e Kuvendit tė Kosovės, kinse drejtohej nga ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kristofer Dell, nga kėshilltari i Behgjet Pacollit, Essad Puskari, nga “ i pagrishuri” Sami Lushtaku e tė tjerė tė paftuar si ai, nga zėvendėskryeministri Hayrettin Kuēi dhe shumė mė pak nga ana e titullarit tė Kuvendit, Jakup Krasniqi, ai i cili, dorėn nė zemėr, bėri ēmos qė tė mos i mungojė ndėrgjegjja kombėtare, kritike dhe pėrgjegjėsia morale dhe zyrtare! Nėse krejt kjo qė ndodhi nė seancėn e parė tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė e vėrtetė, atėherė tė krijon pėrshtypjen se PDK-sė i “luhatet” uniteti i mendimit dhe veprimit tė brendshėm politik.
    Fjalėve poshtėruese tė Rada Trajkoviqit u mungoi njė pėrgjigje “meritore” dhe njė shpjegim racional. Mosreagimi i deputetėve shqiptarė ndaj fjalės sė Radės, mos vallė ėshtė produkt i njė politikėbėrje kozmopolite, tė kurdisur, tė porositur ose edhe tė imponuar nga Ahtisari dhe tė tjerė evropianė. Nė instancė tė fundit asnjė politikan shqiptar nuk ka tė drejtė ta nėpėrkėmbė ndėrgjegjen dhe ndjenjat kombėtare pėr hir dhe pėr hesap tė ndonjė farė kozmopolitizmi.
    Ti, lexues i nderuar, a di pse nuk e bėnė njė reagim tė tillė! Nuk e bėnė sepse kokė e kėmbė ishin dalldisur qė t’ia vėnė kleēkėn Jakup Krasniqit dhe tė tjerėve qė nuk mendo/-nin/-jnė si kryeministri Hashim Thaēi lidhur me dhėnien sė votave pretendentit pėr president (jo) tė sajdisur tė shtetit, zotit Behgjet Pacolli. Gojėkėqijtė dhe kundėrshtarėt do tė thurin lloj-lloj meselesh nga retrospektiva e tij, disa do tė thonė se atij nuk i takon vendi i tė parit tė Kosovės, disa do tė thonė se “ky katundar” nga Marevci i Prishtinės kinse paskėsh korruptuar Boris Jelcinin me njė maunė “Wodka Gorbatschow”me rastin e restaurimit tė “kėshtjellės” sė Kremlinit, kinse kėtė seancė tė Kuvendit tė Kosovės e paskėsh kurdisur dhe e paskėsh “sponsorizuar” me paratė personale, ca tė tjerė do tė thonė se njė njeri i veshur me kostum biznesmeni dhe njė njeri qė pėr grua ka njė zonjė me origjinė sllave, nuk meriton njė post kushtetues!? Toptan kundėrshtarėt politikė, po edhe qytetarėt e rėndomtė, do tė pandehin tė merren me origjinėn e tij shqiptare. Tekefundit, njohėsit e mirė tė shoqėrisė sė korruptuar do tė thonė: “Kosovės i duhet mė mirė njė president i ngopur (materialisht), sesa njė tjetėr president i uritur qė e ka mendjen pas shpine e pas tenderėsh”!?.., siē i duhet njė Kuvend me politikanė vėrtet seriozė.
    Duke e pėrfunduar kėtė shkrim, mua mė duhet ta pėrsėris se seanca e parė e Kuvendit tė Kosovės u rebelua nga gjithsecili politikan, qoftė nga pozita a opozita, qoftė nga ata qė ishin brenda, a nga ata qė frekuentonin kuzhinėn e Kuvendit!? Ajo seancė u dhunua dhe u rebelua nga vetė protokolli i saj i gjymtuar, nga fjala, guximi dhe krenaria e tetka Radės dhe nga shqiptarėt qė nuk duhej ta heshtnin tė vėrtetėn e shkeljes flagrante tė kodit tė procedurės sė votimit. Sė fundi, askush askujt nuk mund t’ia kontestojė tė drejtėn e heshtjes, ose t’ia “shkelė” tė drejtėn e (mos) rebelimit, por ama edhe nuk mund tė lejojnė qė njerėz tė fjetur tė merren me politikė!

  9. #9

    Opinion: "Vjehrra me shumė nuse", nga Fadil Lushi

    VJEHRRA ME SHUMĖ NUSE

    Nga, Fadil LUSHI

    Dikur njė nėnė, a mė sakt njė “vjehėrr” kishte pasur pesė “nuse”. Ato kishin jetuar toptan nė njė shtėpi me nėnėn, kurse burrat e tyre kishin shkuar nė kurbet. Dikur, nė njė fundmot, ata ishin kthyer pėr pushime nė shtėpi. Djali i madh e kishte pyetur nėnėn si ishte me shėndet dhe si i kishte nuset.

    Nėna (sė cilės ia kishin mbushur shpirtin me urrejtje, shpifje, thashetheme, derte e zehere) si ta kishte pasur majė gjuhe hazėrxhevapin, i thotė: “Ah, mor biri im, m’u mbush shtėpia krejt gjumashe e spiune!?” Djali i madh, i zėnė ngushtė nga kjo pėrgjigje flakė pushke dhe e papritur, deshi tė kuptonte mė shumė dhe shtroi edhe njė nėnpyetje: “Po si u bė kjo vaki, moj nėnė..., nga na dolėn kėto gjumashe e kėto spiune, kur ato nuk i ka mėhalla e jo mė shtėpia jonė!”

    Ndėrkaq nėna, si nėnė e vjehėrr me pesė nuse nga pesė fise, qė kishte njė “mal vėrejtjesh e ankesash”, iu drejtua djalit tė madh me kėto fjalė: “Eh, po ta them kėshtu ty, mor djali im, kur ju nuk jeni kėtu pari, nuset flenė aq shumė, saqė ndonjėherė i zė dielli i drekės dhe kur zgjohen, njė nga njė futen nė dhomėn time pėr tė rrėfyer hiletė e njėra- tjetrės. Hyn e para dhe thotė njė llaf, futet e dyta e thotė dy llafe pėr tė parėn. Sa del jashtė e dyta, hyn e treta dhe thotė katėr llafe pėr dy tė parat, pastaj kur futet e katėrta dhe i thotė ato tė vetat. Dhe, sė fundi, futet edhe e pesta (nusja mė e madhe) pėr tė thėnė llafet e sajuara pėr katėr tė parat, por edhe njė llaf shitues pėr mua, kinse unė paskėsha qenė “kryeinformatorja dhe hileqarja” e shtėpisė sė kurbetēinjve!?”
    Tė gjithė “nuset” kėmbė e krye e kishin gėnjyer atė vjehrrėn e ngratė!

    Me njė mesele tė tillė do tė ballafaqohet ditė mė parė njė institucion shtetėror, gjegjėsisht legjislativ, atje nė Prishtinė. Ata qė kanė qenė atypari, pra nė hapėsirat e atij institucioni kushtetues, do tė thonė se sekretaria (nusja e madhe) e asaj shtėpie (njė sekretari qė gabimisht e lexon dhe e interpreton ABC-nė e rregullores sė Kuvendit, do ta ngatėrrojė skajshėm kėtė kaptinė tė legjislaturės) fillimisht duke ia davarit mendjen kryeparlamentarit (vjehrrės) kishte mėtuar ta “kontrabandojė dhe klandestojė” rregulloren e organit mė tė lartė ligjvėnės tė shtetit, sidomos kur bėhet fjalė pėr votimin e Behxhet Pacollit pėr president tė Republikės sė Kosovės. Duke u tunduar nga kjo vaki, shumė opinionistė, kolumnistė, qytetarė tė rėndomtė, tė ditur e tė paditur, po edhe politikanė gjithandej trevave shqiptare, sot e gjithė ditėn do tė mėtojnė toptan ta shpjegojnė historinė e “ngatėrruar politike” tė biznesmenit Behxhet Pacolli!? Ca tė tjerė analistė ose njohės tė shkėlqyeshėm tė politikės aktuale kosovare, fund e krye do ta kundėrshtojnė zgjedhjen e Pacollit kryepar tė shtetit tė Kosovės, pėr kėto dy arsye: gjatė votimit, Kuvendit i kishin munguar dy tė tretat e deputetėve, e para dhe, e dyta, nė kėtė votim qenkėsh kandiduar vetėm njė person.

    Ndryshe, e gjithė kjo mbase ishte njė shkelje e “qėllimshme” dhe njė abuzim i standardeve tė nenit 86 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ose ishte diēka tjetėr.

    Kjo “shkelje” (e qėllimshme) e procedurave ndoshta ishte pjellė e njė mbrojtjeje tė padrejtė nga ana e Partisė Demokratike tė Kosovės dhe e kryeministrit, Hashim Thaēi, i cili para se tė formojė “qeverinė me paterica” u detyrua t’i nėnshtrohet njė partie politike qė s’ka mė shumė se tetė deputetė!? Nė gjithė kėtė rrėmujė politike, gojėkėqijtė do tė thonė se njė hise fajėsie duhet t’i ngarkohet edhe Behxhet Pacollit, respektivisht presidentit tė Kosovės nė dorėheqje. Ky i fundit, do tė thotė se zotėron tė drejtėn e mospranimit tė fajėsisė! Nė instancė tė fundit, rregullorja po edhe procedurat qė nė fillim u shtrembėruan a edhe u egėrsuan toptan nga njerėz brenda Prishtinės dhe jashtė saj, ose edhe nga ana e politikanėve provincialistė. Se ata kishin tė drejtė a jo, ėshtė njė ēėshtje relative.

    I gjithė ky shpjegim ndaj shkeljes sė procedurave do ishte ters, por edhe i mangėt, sikur tė mos prekej edhe ana tjetėr e kėsaj historie. Ē’ėshtė e vėrteta, ana tjetėr e kėsaj historie s’do mend se ka tė bėjė me interpretimet e shėmtuara tė standardeve tė Kushtetutės, gjithsesi nga njerėz qė nuk kanė kurrgjė tė pėrbashkėt me teorinė dhe praktikėn juridike. Kėto shkelje u hetuan qė nė kohėn kur Ibrahim Rugova u shpall president i Kosovės, mandej njė shkelje e tillė e Kushtetutės u “hetua” edhe gjatė shpalljes sė Fatmir Sejdiut president i dytė me radhė i Kosovės, tė cilit “ēuditėrisht”, pas mė shumė se dy vitesh, Gjykata Kushtetuese duke e shfrytėzuar autoritetin dhe pavarėsinė e saj do t’ia “kontestojė” legjitimitetin pėr arsye se padrejtėsisht paskėsh ushtruar dy funksione: i pari - kryetar i partisė dhe i dyti - president shteti!?? Kėshtu, pėr tė respektuar deri nė fund kėtė vendim tė Gjykatės Kushtetuese, president Fatmir Sejdiu jep dorėheqje tė (pa) revokueshėm! (jo me fajin e tij)

    Duke lėnė mėnjanė gjymtimet e sekretarisė sė Kuvendit dhe tė institucioneve tė tjera kushtetuese, politika kosovare sot nuk ka nevojė pėr politikanė qė do tė kėnaqnin egot e tyre, nuk ka nevojė pėr rehati, pėr luks politik e as pėr agallėk e fodullėk, nuk ka tė drejtė tė humbasė kohė sa u pėrket mosmarrėveshjeve ndėrpartiake, pėr gjithfarė zėnkash, nuk ka nevojė pėr politikanė qė shtiren sikur flenė a nuk e dėgjojnė zėrin e votuesit, nuk ka tė drejtė dhe nuk ka kohė tė krijojė krizė artificiale politike, sidomos tash, kur ajo (Republika e Kosovės) gjendet nė njė udhėkryq tė rėndėsishėm, sa politik po aq edhe historik! Tani kur janė nė vazhdė e sipėr bisedimet me Serbinė, (pavarėsisht se ato kanė karakter teknik) sidomos tani kur Boris Tadiqi do t’i thotė Tiranės: “Ne do tė dėshironim tė zgjidhnim konfliktet historike qė ekzistojnė pėr mė shumė se 100 vjet mes serbėve dhe shqiptarėve”!? (Serbia, edhe kėsaj radhe e gaboi adresėn) Republika e Kosovės, sidomos tashti kur ka nevojė pėr njohje tė reja, nuk duhet lejuar t’i shpėrfytyrohet diplomacia nga politikanė tė cilėve si gjithmonė ua do xhani tė vishen me “rrobat e pushtetit, ca tė tjerė me konfeksionin e korrupsionit dhe tė tjerėt me tirqit e gjyshėrve tė tyre!!??

    Tekefundit, politikės kosovare nuk i nevojitet fjalor i egėr dhe i pamatur, fjalor qė shpesh e prish edhe kuvendin e burrave e lė mė shtėpinė e asaj “vjehrrės me shumė nuse”. Kosovės nuk i nevojiten politikanė, qė luajnė rolin e plakut tė mbetur, qė nuk dėgjojnė e nuk shohin kurrgjė qė bėn vaki rreth tyre(!?), nuk ka nevojė pėr politikanė qė u ėshtė ngjirur zėri i arsyes, qė u ėshtė fishkur mbamendja pozitive, premtimi a edhe guximi.

    Populli qė ka ngelur peng i njė garniture tė politikanėve tė papėrgjegjshėm dhe joseriozė, kohė pas kohe do tė detyrohet tė interpretojė rolin e tellallit, rolin e hatėrēorit, atė tė ndėshkuarit, rolin e atij “hyzmeqarit” qė duhet t’i nėnshtrohet urdhrit sė padronit. Nė instancė tė fundit, nėse do vazhdojė kjo rrėmujė politike, Kuvendi do tė vihet nė pozitė tė asaj “vjehrrės me shumė nuse”. (Megjithatė, kėrkoj ndjesė nga nėnat-vjehrrat qė po i zė ngoje brenda kėtij shkrimi).

    Se a do t’i pėrsėritė Kosova a jo zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka pak rėndėsi, se partitė politike do tė kėrkojnė zgjidhje tė tjera rreth njė emri pėr president “konsensual”, i cili do jetė i sajdisur nga tė gjithė, edhe kjo ka pak rėndėsi. Se Behxhet Pacolli do tė divorcohet politikisht me Hashim Thaēin, edhe kjo ėshtė pak e rėndėsishme, se ēfarė do tė jetė nesėr komunikimi i tyre, kjo gjė nuk meriton ndonjė pėrgjigje meritore. Me rėndėsi do tė jetė qė zgjedhjet e parakohshme parlamentare (nėse do tė organizohen) tė jenė demokratike..., me prurje pozitive dhe cilėsore, ndėrkaq procedurat pėr zgjedhjen e presidentit tė shtetit asnjėherė tė mos abuzohen ose tė shtrembėrohen!

    Ėshtė njė shprehje religjioze andej nga Shqipėria e Jugut, qė kur njerėzit shkojnė te miqtė e tyre pėr ngushėllime, pos tjerash, pėr njeriun qė ėshtė ndarė nga jeta thonė: “ZOTI E PASTĖ PRANUAR AFĖR VETES”! Parashtrohet pyetja se kush duhet ta ngushėllojė kėtė politikė dhe kėta politikanė e nė veēanti njerėzit qė duhet ta lexojnė (drejt) Kushtetutėn e kontrabanduar tė Republikės sė Kosovės, kush duhet ta ngushėllojė kėtė politikė aktuale qė dita-ditės “rritet e pėrparon si ai adoleshenti”, por qė asnjeri nuk bėn pėrpjekje qė atij adoleshenti t’ i qepė rroba burrash!?

    Qė politika duhet tė bėhet nga politikanė, unė e kam ditur dhe e di, por ama qė Kushtetuta mund tė lexuakej dhe tė interpretuakej nga politikanė dhe laikė, kėtė nuk e kam ditur dhe vazhdoj tė mos e di. Atėherė pse, edhe pas kushedi sa vitesh, ne shqiptarėve na duhet qė me kaq “fanatizėm” t’i pėrsėrisim kėto gabime..., pėrse ne shqiptarėt, nuk mund tė jetojmė pa i ngatėrruar kompetencat, adresat e s’di ēka tjetėr. A mos, ndoshta, na mungon stigmatizimi ynė kolektiv ndaj tė shėmtuarės?!

    P.S. Kushtetuta nuk mund tė jetė servil (a servis) i politikės ditore!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    fadil lushi;vjehrra me...

    pershendetje te gjithe lexuesve...

  11. #11

    OPINION: "BUTAFORITĖ MASHTRUESE TĖ PSEUDOINTELEKTUALĖVE", nga Fadil Lushi

    Kėrkoj tė falur nga autori dhe nga lexuesit nėse shkrimi del me tė meta teknike, sepse kėtė shkrim po e postoj nga biblioteka e qytetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 30-04-2011 mė 06:28
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  12. #12
    Fadil LUSHI


    BUTAFORITĖ MASHTRUESE TĖ PSEUDOINTELEKTUALĖVE


    Nė opinionin tim tė radhės, tė nderuar lexues, do bėj pėrpjekje tė hetoj rolin, autoritetin dhe vendin e intelektualėve nė shoqėrinė qė kalon njė tranzicion tė bezdisshėm dhe tė stėrzgjatur. Frrok Ēupi, njė analist nga Shqipėria, kohė mė parė nė njė shkrim tė tij, pos tė tjerash, kishte thėnė: “Ka rrezik qė njė ditė tė dalim e tė pėrulemi para “xhahilėve” dhe tė kėrkojmė ndjesė pse lexojmė libra dhe pse dimė shkrim e kėndim”! Nėse e gjithė kjo filozofi e tij, pėrkthehet nė gjuhėn e pėrditshmėrisė sonė tė njėtrajtshme dhe tė katandisur, atėherė tė lė pėrshtypjen se kinse bėhet fjalė pėr njė mllef tė akumuluar dhe njė kundėrshti e tij ndaj njerėzve tė cilėt pėr hesap tė antivlerave mėtojnė me ēdo kusht tė nėnshtrojnė dhe tė nėnēmojnė institucionet me vlera morale e shoqėrore.

    Dikur nė njė kasaba tė Shqipėrisė sė vaktit tė Ahmet Zogollit ca qytetarė intelektualė, nė shenjė nderi e mirėnjohjeje, i kishin ndėrtuar njė lapidar njė bashkėvendėsi tė tyre. Ata kishin hequr tė zitė e ullirit derisa e kishin vendosur nė njė cep tė sheshit tė kasabasė. Pas njė kohe tė gjatė, disa “xhahilė a edhe emigrantė tė ardhur nga provinca” (xhahilė, tė cilėt asnjėherė nuk u “shėruan” nga kompleksi i Edipit) kishin vėrejtur se ai lapidar, lėre qė “frymonte, por edhe fliste dhe reflektonte vlerat dhe moralin e shoqėrisė”!? Prandaj, duke mos e duruar praninė e lapidarit dhe duke e shikuar realitetin nė pasqyrė tė berberit tė mėhallės sė tyre, kishin vendosur ta zhvendosnin dhe ta dėrgonin nė hapėsirat e vendlindjes sė tij, me arsyetimin se atij intelektuali “shehėrli” i paskėsh munguar “edukata komuniste dhe trashėgimia e emancipimit kulturor dhe shkencor”, kinse paskėsh qenė njė intelektual i dėshtuar dhe me retrospektivė tė shėmtuar!??

    Nė vend tė tij kishin ndėrtuar njė tjetėr lapidar, dedikuar bashkėmendimtarėve a mė mirė pseudointelektualėve anonimė, pėrkatėsisht butaforėve mashtrues. Thonė se ishte njė lapidar qė u kushtohej njerėzve tė padėgjuar, njerėzve qė kurrėn e kurrės nuk kishin kontribuar nė fushėn e shkencės, artit a historisė. Ishte njė lapidar qė “pėrjetėsonte” dhe reflektonte gjymtime, njė lapidar i sajuar, i paragjykuar i dyshuar, i hatėruar, hileqar, po edhe fare pak i sajdisur. Ky lapidar nė krahasim me tė parin, lėre qė nuk frymonte e as fliste, por nė instancė tė fundit reflektonte antivlerat e pėrditshmėrisė sė tyre dhe vaktit kur ata kishin jetuar.

    Dhe sot e gjithė ditėn e Perėndisė, intelektualėt e mirėfilltė nga tė gjitha trevat shqiptare, mėtojnė ta “kundėrshtojnė” mendimin e lartpėrmendur tė Frrokut (jo pse nė atė thėnie nuk e “gjejnė” vetveten), jo pse nuk duan tė identifikohen me lapidarin e “xhahilėve”, por pse nė vijimėsi u denigrohet identiteti dhe autoriteti intelektual, u kufizohet hapėsira e tė vepruarit autonom, si dhe u klandestohet dhe kontrabandohet prania nė institucionet ku punojnė dhe veprojnė (aq sa munden) me takatin e tyre mental. Andaj po kėta intelektualė, pėr kėto dhe arsye tė tjera, asnjėherė nuk e ngritėn zėrin e tyre kundėr kėsaj rrėmuje dhe kėtij pėshtjellimi tė madh, sa politik po aq edhe katundaresk. Nuk e bėnė kėtė sepse mbajtėn parasysh atė fjalėn e menēur e Leonardo da Vinēit: “Aty ku ngrihet zėri, nuk ka dije tė vėrtetė”!

    Ata nuk do tė kėrkojnė qė t’u ndėrtohen lapidarė, sepse nuk kanė nevojė pėr gjėra tė tilla, sepse puna dhe ndihmesa e tyre nė logun e shkencės, artit dhe kulturės ėshtė njė lapidar mė vete, gjithsesi, jo njė kontribut nė kornizė. Pėrkundrazi, do tė kėrkojnė qė tė mos anashkalohet, madje as tė abuzohet intelektualizmi dhe devotshmėria e tyre e lartė ndaj shkencės. Ata do tė kėmbėngulin qė tė mbrohet institucionalisht pozita dhe autoriteti e tyre nė shoqėri. Reagimet e artistėve, tė shkencėtarėve, tė tė arsimuarve, ose edhe toptan tė intelektualėve, sa u pėrket gjymtimeve e nėnvlerėsimeve qė hetohen nė tė gjitha veprimtaritė shoqėrore (nė veēanti nė veprimtarinė shkencore, letrare, artistike e tjerė), sot janė bėrė “ritual i pėrditshėm i tyre”! Nė kuadėr tė kėtyre reagimeve nuk hetohet ajo parulla e dikurshme idiote dhe komuniste: “ju njerėz tė rėndomtė, ju njerėz tė paarsimuar, ju katundarė tė paaftė dhe tė paarsyeshėm, ejani me ne, pėr tė na brohoritur dhe duartrokitur pėr bėmat tona tė lavdishme”!? Kėrkesa e vetme e tyre, sot do tė konceptohet kėsisoj: “Ju lusim, na lini tė punojmė rehat, sepse ne kemi hallin e shkencės, kulturės, artit, historisė, hallin e vendit tė punės e jo mė hallin e politikės konfliktore, po edhe antivlerave”! Ata, prej mashtruesve dhe prej pseudointelektualėve provincialistė, do tė kėrkojnė qė tė mos u bastiset, zaptohet dhe tė mos u shėmtohet piramida e institucioneve tė tyre, siē janė: Shkolla e nxėnėsve, Universitetet e studentėve dhe pedagogėve, a edhe Akademia kombėtare.

    Kjo bastisje aktuale ėshtė njė imitim i bastisjeve tė vaktit tė njėmendjesisė, tė vaktit kur tė gjithė ne toptan jetonim politikisht dhe materialisht mė keq sesa sot, kur kishim njė arsimim tė mesėm dhe universitar mjaft tė kufizuar (por ama ndoshta mė cilėsor se sot), me gjithė faktin se sot kemi arsim tė mesėm tė detyrueshėm dhe me kushedi sa universitete publike e private (universitete ku mungojnė standardet ndėrkombėtare) , tė cilėve sot e gjithė ditėn, kushdo qoftė njohės i shkėlqyeshėm i kėsaj politike tė arsimit, nuk e ka teserėn t’u bėjė ndonjė “klasifikim cilėsor”!??..., kur mėsuesit dhe intelektualėt tanė u nėnshtroheshin fletarresteve tė papara piramidale, kur mėsuesit pėrjashtoheshin nga institucionet arsimore e mandej burgoseshin pėr njė fjalė goje, pėr “shovinizėm dhe irredentizėm”. Ishin tė dhembshme ato pėrjashtime, por ama jo mė shumė tė dhembshme se kėto “bastisje demokratike shqiptare”, qofshin kėto tė ngjara nė Maqedoni, Shqipėri a edhe nė Kosovė.

    Intelektualėt edhe sot vazhdojnė tė kėrkojnė vend dhe kohė qė ta inatosin atė “xhahilizmin” kolektiv, tė “xhahilėve” (jo pak) qė kanė marrė poste (drejtuese) jomeritore, qoftė nė institucionin e artit, kulturės, nė atė tė shkencės, politikėbėrjes vendore a edhe qendrore, po dhe nė institucione tė tjera. Kėtė pėshtjellim politik a ndoshta edhe tė ndonjė fare tjetėr, intelektualėt do ta lexojnė e do ta gjykojnė nga kėndvėshtrimi i tyre profesional, me sy kritik, apolitik, filozofik, sociologjik, me sy asnjanėsie dhe jo verbėrisht. Nė instancė tė fundit, i gjithė ky reagim i tyre do tė mbėshtetet nė profesionalizėm, intelektualizėm dhe nė higjienėn e mendjes sė tyre.

    Sė fundi (mos) zgjidhja e gjithė kėsaj katrahure nuk ėshtė “pjellė e frikės, a e dembelisė sė tyre intelektuale e as e njė intelektualizmi tė pamirėfilltė”, pėrkundrazi ėshtė rezultat ngatėrrimi mendimesh, detyrash dhe kompetencash. Pas gjithė kėsaj rrėmujės sonė kolektive, nuk na lejohet qė tė kėrkojmė gjymtimet tona nė avllinė e kundėrshtarėve tanė shekullorė, nuk kemi tė drejtė qė prej papėrgjegjshmėrisė sonė tė vazhdojmė tė sajojmė fajtorė tė paqenė. Dhe, qė hė pėr hė tė vrapojmė pėr tė gjetur hapėsira ku do tė duhet njėherė e pėrgjithmonė t’i korrigjojmė apo edhe t’i kornizojmė gabimet dhe jo pishmanllėkun tonė, e jo ta shfryjmė dufin tonė ndaj padrejtėsive qė na bėhen (hapėsira qė frekuentohen vetėm nga shqiptarė). A mos vallė duhet edhe mė tej tė shtiremi sikur nuk dėgjojmė dhe nuk shohim gjė..., apo mos vallė jemi tė paaftė pėr tė bėrė diē mė tepėr e mė mirė..., ose sė fundi, nuk ka njeri qė do tė na “detyrojė” tė ndėrrojmė mendje dhe adete!

    Ndėrkaq, sot tė mėtosh intelektualėve t’ua katandisėsh institucionin, punėn mendore dhe shpirtin krijues, ėshtė njėsoj sikur fėmijės sė porsalindur t’ia marrėsh nga goja qumėshtin amnor! Ata qė njohin demokracinė e avancuar tė shteteve perėndimore do tė thonė se qytetarėt e tyre asnjėherė nuk u duartrokasin pseudointelektualėve, pseudoreformatorėve, pseudodemokratėve, pseudoshkrimtarėve a pseudopolitikanėve, pėrkundrazi ata duartrokitjet e tyre ua japin vetėm akademikėve, shkencėtarėve dhe artistėve tė mirėfilltė, pavarėsisht se nga janė dhe nga vijnė, qofshin ata tė krishterė, myslimanė, me ngjyrė, tė bardhė..., nga Evropa, Afrika e gjetiu.

    Po ne, deri kur do tė veprojmė jerm, apo edhe gjatė kohė duhet tė luajmė mbyllasyza me vetveten??!! Kushedi.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Fadil LUSHI

    Kur mėsuesit dhe intelektualėt tanė u nėnshtroheshin fletarresteve tė papara piramidale, kur mėsuesit pėrjashtoheshin nga institucionet arsimore e mandej burgoseshin pėr njė fjalė goje, pėr “shovinizėm dhe irredentizėm”. Ishin tė dhembshme ato pėrjashtime, por ama jo mė shumė tė dhembshme se kėto “bastisje demokratike shqiptare”, qofshin kėto tė ngjara nė Maqedoni, Shqipėri a edhe nė Kosovė.

    Intelektualėt edhe sot vazhdojnė tė kėrkojnė vend dhe kohė qė ta inatosin atė “xhahilizmin” kolektiv, tė “xhahilėve” (jo pak) qė kanė marrė poste (drejtuese) jomeritore, qoftė nė institucionin e artit, kulturės, nė atė tė shkencės, politikėbėrjes vendore a edhe qendrore, po dhe nė institucione tė tjera. Kėtė pėshtjellim politik a ndoshta edhe tė ndonjė fare tjetėr, intelektualėt do ta lexojnė e do ta gjykojnė nga kėndvėshtrimi i tyre profesional, me sy kritik, apolitik, filozofik, sociologjik, me sy asnjanėsie dhe jo verbėrisht. Nė instancė tė fundit, i gjithė ky reagim i tyre do tė mbėshtetet nė profesionalizėm, intelektualizėm dhe nė higjienėn e mendjes sė tyre.

    Ndėrkaq, sot tė mėtosh intelektualėve t’ua katandisėsh institucionin, punėn mendore dhe shpirtin krijues, ėshtė njėsoj sikur fėmijės sė porsalindur t’ia marrėsh nga goja qumėshtin amnor! Ata qė njohin demokracinė e avancuar tė shteteve perėndimore do tė thonė se qytetarėt e tyre asnjėherė nuk u duartrokasin pseudointelektualėve, pseudoreformatorėve, pseudodemokratėve, pseudoshkrimtarėve a pseudopolitikanėve, pėrkundrazi ata duartrokitjet e tyre ua japin vetėm akademikėve, shkencėtarėve dhe artistėve tė mirėfilltė, pavarėsisht se nga janė dhe nga vijnė, qofshin ata tė krishterė, myslimanė, me ngjyrė, tė bardhė..., nga Evropa, Afrika e gjetiu.

    Po ne, deri kur do tė veprojmė jerm, apo edhe gjatė kohė duhet tė luajmė mbyllasyza me vetveten??!! Kushedi.
    Nje shkrim shume realist mbi gjendjen e intelektualeve ne shqiperi. Pyetjes se gjer kur do veprojme jerm, fatkeqsisht nuk arrijme dot ti japim nje pergjigje... nje Zot e di kur do i rikthehen vlerat njerezve qe vertete meritojne!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  14. #14

    Opinion:”Po gjete diē mė mirė atje ku do tė shkosh, mė fto edhe mua”, nga Fadil Lushi

    PO TĖ GJESH DIĒ MĖ MIRĖ ATJE KU DO SHKOSH, MĖ FTO EDHE MUA

    Nga, Fadil Lushi

    *Sot udhėheqėsit e partive politike shqiptare kėtė filozofi tė prindėrve tanė dhe tė tyre po e zbatojnė pjesėrisht. Ata thonė se nuk kanė nevojė pėr ta bėrė kėtė. Nėse lidershipėt tanė kanė hise nė kėtė filozofi, atėherė e kanė pėr obligim (sė paku moral) qė rebelėve (tė ashtuquajtur politikė) gjegjėsisht atyre qė braktisėn partinė me bishtin ndėr shalė, t’ua thonė fjalinė: “Ti, mor vėllaēko, ti batakēi, qaraman e cinik, ti qė nuk deshe tė qėndrosh nė stolin e lojtarėve rezervė, nėse do tė ikėsh a edhe nė do braktisėsh partinė, tė lusim mos na shaj e mos na “denonc”o pėr aktivitete abuzive, skandaloze, korruptuese a edhe kriminale. Ti ishe ai qė pa dijeninė tonė, i nėpėrkėmbe vlerat e institucionit ku punoje. Ti vėllaēko, nė do ikėsh nga partia, na i kthe kollaren dhe kostumin partiak, ēorapet e bardha mbaji, nuk na duhen...nderin qė ta bamė mos na e kthe me...”!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 18-05-2011 mė 16:09
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  15. #15

    shkrimi i plotė

    PO TĖ GJESH DIĒ MĖ MIRĖ ATJE KU DO SHKOSH, MĖ FTO EDHE MUA


    Nga, Fadil Lushi


    Dikur pjesa dėrrmuese e prindėrve tanė ishin tė paarsimuar, por ama kishin filozofinė e tyre tė veēantė. Fatkeqėsisht sot kjo filozofi lėre qė nuk hetohet mė atypari, por edhe nuk bėhet as njė e vetme pėrpjekje sė paku (fare pak) tė lexohet, tė pėrsėritet e tė rikujtohet. Unė, njė opinionbėrės i vockėl, mbaj mend vitet e gjashtėdhjeta kur komunistėt mė burgosėn dhe mė pėrjashtuan (tok me shokėt e klasės) nga gjimnazi i Tetovės. U detyrova vullnetshėm tė “arratisem” nga familja. Para se ta realizoja kėtė ide djaloshare, nėna mė tha: “Ti, biri im, po tė gjesh diē mė mirė atje ku do shkosh, mė fto edhe mua”! Unė dhe ata tė brezit tim qė jetonim dhe pėrjetonim shovinizmin e skajshėm tė njėmendjesisė, ishim aq axhami saqė nuk e kuptonim kėtė filozofi tė tyre popullore. Kėtė mendje femėr e kuptova kur degdisa nė vendin ku nuk kishte hapėsirė (politike) pėr jabanxhinjtė, ku nuk kishte rehati familjare dhe ku mungonte dashuria dhe kujdesi prindėror. Vonė e kuptova kėtė filozofi tė nėnės sime dhe brezit tė saj!?

    Kėtė shprehje morale a edhe proverbiale sot e gjithė ditėn nuk duan ta kuptojnė disa njerėz qė mėtojnė tė merren me politikė. Ku ta dijė njeriu pse nuk e bėjnė kėtė. Ndoshta gabimisht e konceptojnė kėtė realitet ose madje frymojnė jashtė tij.

    Sot udhėheqėsit e partive politike shqiptare kėtė filozofi tė prindėrve tanė dhe tė tyre po e zbatojnė pjesėrisht. Ata thonė se nuk kanė nevojė pėr ta bėrė kėtė. Nėse lidershipėt tanė kanė hise nė kėtė filozofi, atėherė e kanė pėr obligim (sė paku moral) qė rebelėve (tė ashtuquajtur politikė) gjegjėsisht atyre qė braktisėn partinė me bishtin ndėr shalė, t’ua thonė fjalinė: “Ti, mor vėllaēko, ti batakēi, qaraman e cinik, ti qė nuk deshe tė qėndrosh nė stolin e lojtarėve rezervė, nėse do tė ikėsh a edhe nė do braktisėsh partinė, tė lusim mos na shaj e mos na “denonc”o pėr aktivitete abuzive, skandaloze, korruptuese a edhe kriminale. Ti ishe ai qė pa dijeninė tonė, i nėpėrkėmbe vlerat e institucionit ku punoje. Ti vėllaēko, nė do ikėsh nga partia, na i kthe kollaren dhe kostumin partiak, ēorapet e bardha mbaji, nuk na duhen...nderin qė ta bamė mos na e kthe me...”!?

    Me kėtė filozofi, vite mė parė ishte ballafaquar njė kryekuzhinier i njė restoranti prestigjioz kėtupari nė qytetin... (nuk do t’ia pėrmend emrin). Ky kryekuzhinier kishte hequr tė zitė e ullirit sa herė qė e kishin paralajmėruar se nė restorantin e tij do tė vinte kryepari i partisė politike shqiptare. Jo rrallė vihej nė siklet. Pėr kėtė dhe shkaqe tė tjera, ai bėnte kujdes tej mase se ēka do t’i pėrgatiste kryetarit N.N.!???

    Dhe ja, njė ditė kryetari i partisė u duk te restoranti i tij i preferuar. “Ēuditėrisht”, kryetari kėsaj radhe kishte kėrkuar pilaf pak tė vajosur, me pak salcė, me djathė dhe pa kripė fare. Kryekuzhinieri mendjendritur dhe njohės i shkėlqyeshėm i kuzhinės orientale tė sulltanit, e dinte fare mirė se pilafi si ushqim brumi servohet i fundit! Nuk kishte bėrė zė. Por para se ta pėrgatiste pilafin disa herė e kishte larė dhe shpėrlarė. Si “pėr inat” kryepari i partisė pa e provuar pilafin “brenda” kishte gjetur ca “krimba me ngjyrė jeshile”!? E kishte lėnė mėnjanė pjatėn. Nuk e kishte “denoncuar” ustain e kuzhinės pėr “pakujdesinė e tij”, pėrkundrazi e kishte falėnderuar dhe pėrgėzuar pėr besueshmėrinė dhe ndershmėrinė e tij! (tė nderuar lexues, paragrafin qė llafos kėtė vaki do ta pėrmbyll nė fund tė kėtij shkrimi).

    Sot e gjithė ditėn, spektri politik nė Maqedoni, Kosovė, Mal tė Zi, Luginė dhe nė Shqipėri ballafaqohet me fenomenin a edhe me shembullin e trishtuar tė disa politikanėve, tė cilėt duke qenė tė pakėnaqur me statusin e tyre nė piramidėn e partisė politike, do t’i ngjiten varkės pa timon pėr tė lundruar nė detin e trazuar..., njėherazi do tė mėtojnė ta braktisin partinė, si ajo pela e egėrsuar dhe e “pabindur”. (Nuk i ka fajet pela. Fajet i ka pronari i cili sa herė qė e kishte ushqyer ia kishte pėrkėdhelur vithet e saj tė njoma!?.) Ikja e tyre do tė karakterizohet si “ikje demokratike” e mbėshtetur nė njė sėrė provash dhe argumentesh tė njohura vetėm pėr ta. Kėta politikanė qaramanė me buzėqeshje pėrēmuese, megalomanė, zhurmues dhe transmetues gėnjeshtrash nė emėr tė “plurimendimit” tė tyre, nuk lanė gjė pa thėnė pėr ish lidershipėt e tyre, nuk i lanė pa i akuzuar pėr korrupsion dhe mostolerancė. Kinse tė gjitha partitė politike shqiptare udhėhiqeshkan nga “bajraktarė, kapedanė e diktatorė”!?? I gjithė ky zhgėnjim a edhe “rebelizėm politik” i tyre gjeti shprehje nė momentin kur hetuan tė vėrtetėn se partia e tyre e kishte humbur hapėsirėn e sė drejtės pėr tė drejtuar instancat legjislative, respektivisht qendrore tė shtetit dhe ato vendore. Zhgėnjimi i tyre do tė kulmojė nė momentin kur ata nuk do ta gjejnė “identitetin” nė listėn e tė pėrzgjedhurve pėr deputetė, nė vaktin kur kryepari i partisė do t’ua thyejė “pasqyrėn e ndėrgjegjes sė tyre politike”, nė momentin kur toptan do tė nėpėrkėmben dhe anashkalohen deri nė stadin e fundit tė mospėrfilljes!

    Asnjeri, po as lidershipi, nuk i ka fajet pse kėta ikanakė janė shndėrruar kėmbė e krye nė kambanare manastiresh dhe nė tellallė haberesh sensacionale: “O milet, pas dasmės sė minjve, polli miu...,o milet dėgjuat a nuk dėgjuat, keni nė dijeni se partitė (e tjera) politike shqiptare kanė nevojė pėr ne, ikanakėt”!? Nuk kanė faj lidershipėt, pse kėta tė “arratisur”, qė nė fillim politikėn e konceptuan si antipolitikė, antiqeverisje, si ēėshtje jopublike, ēėshtje biznesi, si ēėshtje private, si dhe si ēėshtje antidialektike, nė vend qė ta ...”kuptonin vetėm si art qeverisjeje: si ēėshtje publike: si dialektikė kompromisi dhe konsensusi, apo si fuqi pėr shpėrndarje burimesh, siē e shpjegon teoria e filozofisė politike!

    Ata qė e njohin mirė historinė e partive politike shqiptare, do tė thonė se ikja e tyre nuk i ka rrėnjėt nė partinė politike nga edhe ikėn, pėrkundrazi, kjo ikje lidhet ngushtė me partinė paraprake dhe me kryeparin e saj, tė cilit kėta “klandestinė” asnjėherė nuk arritėn t’ia bėjnė fjalėn dy. Tė gjithė kėta rebelė, karrierėn e tyre politike e nisėn me atė thjeshtėsinė popullore, pėr ta pėrfunduar me pakėnaqėsi, me mosdurim, me arrogancė tė paparė dhe me humbje tė cilėn sot e kėsaj dite nuk e kapėrdijnė dot kollaj. Tekembramja, mėnyra e largimit a e braktisjes sė partisė politike, ishte mė shumė adoleshente, sesa pjellė e njė pjekurie politike, mė shumė intime dhe provinciale. Nė instancė tė fundit, kėto “rebelime politike” mund tė konceptohen vetėm si episode tragjike, komike dhe tė papėrfillshme politike, sidomos tani nė vigjilje tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare dhe kurrgjė tjetėr, sepse tė gjithė tragjikomikėt qė u “shkėputen” nga identiteti ose edhe nga partia amė gjithmonė e kanė hėngėr kokėn e tyre politike (jo pak shembuj tė tillė u hetuan, tė nderuar lexues, kohė mė parė nė tė gjitha trevat politike shqiptare).

    Parashtrohet pyetja se pse kėta politikanė kohė mė parė ndanė mendjen pėr ta braktisur partinė. A mos vallė ishin tė pakėnaqur me vendin e tyre nė piramidėn e partisė, apo bėhej fjalė pėr diēka tjetėr. Ajo “diēka tjetėr” ka tė bėjė fillimisht me “konvertimin jonatyral”, pėr tė kėrkuar rrugė tė reja pėr tė ruajtur kokėn politike, andaj formimi i partisė sė re politike ėshtė i “vetmi shpėtim i tyre”!??. Nuk do mend se formimi i partive tė reja politike nuk ėshtė nė interes tė shqiptarėve, aq mė tepėr kur dihet se vota deliberative shqiptare do tė shkapėrderdhet.

    Shqiptarėt e Maqedonisė, tė Luginės dhe tė Malit tė Zi, (pėrjashto Kosovėn dhe Shqipėrinė) nuk kanė tė drejtė qė vetvetes t’i lejojnė luks tė tillė politik sa i pėrket formimit tė partive tė reja politike. Shihni shembullin e kurdėve tė Republikės sė Turqisė, tė cilėt pėr tė realizuar tė drejtat e tyre kushtetuese, kohė mė parė formuan njė tė vetmen parti politike. (nė kėtė shkrim nuk dua tė bėj paralelizma me partitė politike kurde dhe ato shqiptare).

    Paragrafin (e lartpėrmendur) do ta pėrfundoj me fjalėt: ikja e kėtyre politikanėve “tej mase i pėrmalloi dhe i pikėlloi lidershipėt”??..., tė cilėt sot me gjithė seriozitet do ta qortojnė rrobaqepėsin e partisė!? Arsyeja! Rrobaqepėsi ua kishte qepur gabimisht kostumet brigadierėve tė bojaxhinjve !???

    Rebelėt politikė tė mbarė trevave shqiptare gjithmonė kishin mėtuar tė veprojnė nė pajtim me thėnien e filozofit Ukshin Hoti - “Bėje ose vdis”. Kėtė veprim e bėnė pėr kushedi sa herė dhe, ēuditėrisht, nuk vdiqėn, por ama u bėnė horr.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  16. #16

    Opinion: “Sheshi ”Shkupi 2014” – trafik lapidarėsh”, nga Fadil Lushi

    SHESHI “SHKUPI 2014” - TRAFIK LAPIDARĖSH


    Pėrmendoret e vendosura (dhe ato qė sė shpejti do tė vendosen) nė sheshin e kryeqytetit tė Maqedonisė kanė krijuar thjesht njė pėshtjellim tė madh nė komunikimin diplomatik nė relacion Shkup-Athinė! Nuk mund tė thuash se figurat qė u vendosėn nė atė shesh nuk janė njė realitet i njė irealiteti, nuk mund tė thuash se kishin njė selektim apo ndonjė pėrzgjedhje (jo) cilėsore, si nė aspektin historik, kulturor, po edhe politik, pėrkundrazi, gjymtimi i vetėm i kėsaj pėrzgjedhjeje konsiston nė faktin se disa prej tyre nuk janė pjellė a pjesė e trashėgimisė shpirtėrore dhe shkencore tė vetė maqedonasve tė Republikės sė Maqedonisė. E gjithė kjo katrahurė, tek historianėt e vendit, po edhe te diplomatėt e huaj, pa dyshim se krijon pėrshtypjen se ideatorėve tė kėtij “projekti tė ēmendur”, madje edhe megaloman (nė aspekt financiar), ose u kanė munguar informacionet rreth ekzistencės sė figurave “vendore” maqedonase, qofshin ato nga lėmi i shkencės, kulturės dhe historisė ose qėllimisht e kanė favorizuar “institucionin” e plagjiaturės, respektivisht pėrvetėsimit tė palejueshėm tė pronės sė huaj shpirtėrore, nė kėtė rast tė pronės greke a edhe bullgare. Tekefundit, disa lapidarė qė u dedikohen figurave antike e qė u vendosėn nė sheshin e kryeqytetit, as pėr sė afėrmi nuk mund tė jenė tė barasvlershėm me ato tė vendosura nė hapėsirat greke. Unė, kėtė nuk mund ta di, por edhe nuk mė takon ta di. Kėtė mund ta dinė vetėm historianėt qė e studiojnė pa tarafe periudhėn antike.
    Njerėzit, gjegjėsisht politikanėt qė nuk janė mėsuar tė jetojnė pa telashe dhe pa “turbullira” politike, sot do tė thonė se grekėt me gjithė problemet ekonomike me tė cilat ballafaqohen, edhe kėsaj radhe nuk do ta heshtin kėtė nėnēmim tė sė kaluarės sė tyre dhe pėr kėtė dhe shumė arsye tė tjera, nuk do heqin dorė kollaj nga vazhdimi i ndėrtimit tė kėshtjellės sė qortimit diplomatik. Sot Maqedonia dhe maqedonasit (mos dhėntė Zoti t’u bashkėngjiten edhe bashkėqytetarėt e tyre, shqiptarėt), nuk mund ta bėjnė historinė e tyre me vendosje lapidarėsh nė Sheshin “Shkupi 2014” dhe njėkohėsisht tė lumturohen me ta, nė veēanti me asi lapidarėsh qė pa dyshim pėrcjellin mesazhe, po qofshin ato tė jenė edhe “miqėsore”!?

    Me vendosjen dhe “riatdhesimin” e lapidarit “Kalorėsi mbi kalė” gjegjėsisht “Aleksandrit tė Madh”, maqedonasit as qė e kanė ndėrmend fare tė ēajnė kokėn se ē’do jetė perspektiva e reputacionit tė politikės sė tyre tė jashtme, nuk e kanė ndėrmend “tė sikletosen” ndaj pavendosmėrisė lidhur me pėrcaktimin e tyre politik pėr zgjidhjen e kontekstit rreth emrit dhe, sa herė qė nuk “do tė sikletosen”, aq herė do tė vendosin nga njė lapidar tė ri!?... dhe prapė, sa herė qė do tė shtrohet pyetja rreth vazhdimit tė bisedimeve (negociatave edhe ashtu tė stėrgjata dhe tė bezdisshme, pavarėsisht se ato negociata ishin ose edhe do tė jenė jopublike, sė paku pėr qytetarėt e rėndomtė tė Maqedonisė), po aq herė do tė vendosin njė tjetėr kalė!?..., sa herė qė do prolongohen (shtyhen) bisedimet, aq herė fajėsinė do ta kėrkojnė nė avllinė e diplomacisė “djallėzore dhe inatēore” greke. Sė fundi, ata nuk do bėjnė as njė tė vetme pėrpjekje sa i pėrket ndėrgjegjėsimit tė tyre se kėshtu si veprojnė nuk mund ta fisnikėrojnė dhe humanizojnė politikėn e tyre, nė veēanti atė tė jashtmen.

    Sheshi “Shkupi 2014” me gjithė atė trafik tė stėrngarkuar me lapidarė i ngjan asaj meseleje me “Gomarin e Buridanit”, i cili duke qenė tej mase i uritur, “kishte ngordhur” midis dy togjeve tė barabarta me sanė, sepse nuk vendoste dot cilėn tė fillonte tė hante. Ky “gomar” (jo kali) nė politikė dhe nė psikologji merret si shembull i konfliktit tė trefishtė: atij emocional, historik dhe gjeopolitik, gjegjėsisht i njė ambivalence (ndasie) patologjike e paradoksale qė zakonisht gjen shprehje te popujt me histori tė “inatosur”, tė varfėr dhe ty, lexues i nderuar, tė jepet e drejta tė thuash edhe histori e sajuar!

    Analistėt “gojėkėqij”, sot e gjithė ditėn e Perėndisė, me tė drejtė parashtrojnė dilemėn: a mos vallė kėta lapidarė, kėshtu siē janė vendosur, njė ditė do tė ngelin pa histori dhe pa identitet. Tė gjithė ata qė sot do tė mėtojnė tė mėsojnė diē mė shumė pėr kėtė “trafik lapidarėsh”, me gjithė qasjen e tyre neutrale, nuk do tė dinė se cilės histori t’i besojnė: asaj greke, bullgare ose maqedonase. Do tė parashtrohet edhe njė pyetje se cili ėshtė thelbi a qėllimi i vendosjes sė “Aleksandrit tė Madh” nė sheshin e kryeqytetit si dhe babait tė tij, Filipit tė Dytė, nė qytetin e Alfabetit shqip!? A mos vallė ėshtė njė (ri) rrėmbim i radhės i njė pjese tė historisė greke, bullgare dhe asaj shqiptare, ose ėshtė edhe romantizėm, sentimentalizėm, ideologji, shovinizėm provincial, irredentizėm, a nė instancė tė fundit mos vallė ėshtė njė projekt provokues ndaj faktit se kur flitet pėr maqedonasit e “Maqedonisė” (pėrjashto tė tjerėt qė jetojnė nė Gadishullin Ilirik), atėherė, sipas tyre, vetėm ata kanė tė drejtė pėr kėtė “histori” edhe ashtu tė ngatėrruar!?? Tekefundit, nuk ėshtė me rėndėsi se si do tė duket nesėr ai shesh apo ai trafik lapidarėsh, pėr maqedonasit me relevancė do tė jetė se ai shesh, duhet tė pasqyrohet si njė “KĖRTHIZĖ e DYNJASĖ” rreth sė cilės do vėrtitet koncepti ndaj njė vendi biblik dhe njė kombi (me histori tė sajuar) njė hapėsirė ku kanė lindur historitė tė cilat mė vonė janė sajuar, janė kėmbyer, kontrabanduar dhe janė bėrė si ai leshi i arapit, njė hapėsirė ku edhe kanė lindur religjionet, hapėsirė ku kanė lindur alfabetet si ai latin dhe cirilik e tė tjera alfabete!???
    Pas gjithė kėsaj katrahure dhe pėshtjellimi ideologjik (kolektiv), ideatorėve tė “Projektit tė ēmendur” dhe megaloman “Shkupi 2014”, tashti (sot, nesėr, pasnesėr apo ndoshta edhe asnjėherė) nuk u ngelet kurrgjė tjetėr pos tė vendosin pėrmendoret dedikuar figurave shqiptare, qofshin ato historike, politike a edhe kulturore. (nėse nuk gaboj, bėhet fjalė pėr tri tė tilla) Ėshtė e “drejtė” e tyre ta bėjnė kėtė!?..., por ama jo t’i vendosin ato mbi kalė!? Nuk i shkon Pjetėr Bogdanit kali, po as Nexhat Agollit nuk i ngjan t’i ngjitet njė kafshe shtėpiake!? Pėr kėtė dhe njė mijė e njė arsye tjera, nėse shqiptarėt dikur nuk e kishin forcėn qė ta pengonin gjallėrimin e projektit nacional maqedonas “Shkupi 2014”, atėherė atyre sot u ngel i vetmi shpjegim: nuk duhet tė pajtohen qė hisja e tyre (nė atė trafik) tė shtrembėrohet. Nėse do tė pajtohen, atėherė gjeneratave tė tjera kėta lapidarė do t’u duken tmerrėsisht tė bezdisshme dhe tė mėrzitshme, hajt tė mos themi si ajo pėrmendorja e Skėnderbeut nė Dibėr!??

    Ky shesh, me gjithė kėtė trafik tė ngarkuar e tė stėrngarkuar (me lloj-lloj lapidarėsh) nuk mund tė jetė njė preferencė e qėndrueshme dhe politikisht e qartė nė zgjedhjen e rrugėve mė tė pėrshtatshme, rrugė kėto qė tė degdisin drejt vendit nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Tė gjithė ata qė mėtojnė t’i referohen kėsaj rruge gjithsesi duhet ta kenė parasysh faktin se “Harta rrugore e evrointegrimeve”, nuk ėshtė nė duart e ballkanasve (pėrjashto turqit, grekėt dhe shqiptarėt e Shqipėrisė politike, aludoj nė pjesėmarrjen e tyre nė NATO), por nė duart e fuqive tė mėdha respektivisht nė pronėsi tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės! Tė gjithė ata qė do tė mėtojnė tė bėjnė histori, me kėsi sheshesh (me shumė lapidarė), me kėsi “grafikėsh dhe parodish politike” dhe me kėsi standardesh dhe nivelesh (tė ulėta) ekonomike, tė mos pandehin se ashtu lehtė do tė marrin udhė Evrope, sepse po ta bėjnė edhe njė hap tė vockėl le ta dinė se do ngelin nė mes tė rrugės sė madhe!?

    Askujt nuk i jepet e drejta qė tė anashkalojė, tė nėpėrkėmbė dhe tė cenojė tė vėrtetat historike tė njė populli tjetėr, pavarėsisht sa ėshtė e afėrt ajo me atė histori. Nėse njė popull bėn pėrpjekje qė tė ndėrtojė lapidarė pėr kalorės, po qoftė ai dedikuar Lekės sė Madh, atėherė vaj halli pėr atė popull.

    Reformat ekonomike, ndryshimi i filozofisė sė politikėbėrjes, politika parimore, qoftė e brendshme a e jashtme, janė tė vetmet rrugė qė tė ēojnė drejt nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Vetėm atje mund ta gjejnė dhe ta rigjejnė dhe mė pastaj ta ndėrtojnė identitetin politik dhe atė shpirtėror. As ėshtė parė e as ėshtė dėgjuar hem evropianizėm, hem antievropianizėm njėkohėsisht. Pra, pikėrisht sipas logjikės sė asaj urtie latine “Principium exclusi tertii sive medii”!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Memorialistet e "pergjumur" shqiptare

    Fadil LUSHI

    MEMORIALISTĖT E “PĖRGJUMUR” SHQIPTARĖ!
    Njė mik imi, ditė mė parė, duke qenė i “mahnitur” nga njė prezantim i kryetarit tė Aleancės KUQ e ZI, z. Kreshnik Spahiu, m’u drejtua ashtu ndėr buzė e ndėr dhėmbė dhe sikur donte tė mė sugjeronte tė shkruaja diē mė mirė e mė bukur pėr Festėn Kombėtare tė Shqipėrisė sė cunguar, gjegjėsisht pėr Ditėn e Flamurit, 28 Nėntorin. Pyetjen e kishte paksa tė “gjymtuar dhe tė amulluar”. Sigurisht se harroi tė pėrmendė se pėr cilin Nėntor duhet tė shkarravis, pėr atė tė vitit 1912 apo pėr kėtė tė 2011-s. Ky miku im aq shumė ishte i paragjykuar sa tė mendonte po edhe tė besonte se unė, si njė ēirak i zhanrit tė gazetarisė gjurmuese, kinse mund tė bėja njė gjė tė tillė. M’u duk se po kėrkonte tė bėj njė shkrim “me porosi”!? Po edhe sikur ta bėja njė gjė tė tillė, gjithsesi se do mė dilte “ashiqare” me anim gjegjėsisht me “taraf”, i nakatosur, nė mos si ai mullari me dushk tė pangjeshur mirė.
    Po, pra, kur njė opinion, njė vėshtrim a edhe njė shkrim gazetaresk do tė shkruhej me anim, atėherė nuk do ta ndėrronte vėmendjen dhe dinjitetin e gjithsecilit lexues, po njėkohėsisht edhe politikėn redaktuese tė mediumit (tė cilit ia poston) qoftė ai tė jetė i shkruar a edhe elektronik. Pėr kėtė dhe pėr arsye tė tjera, unė do tė shkruaj pėr miqtė, sidomos pėr ata qė gėzojnė tė drejtėn e pakontestueshme pėr tė pėrzgjedhur shkrimin qė kanė pėr ta lexuar. Tekefundit, lexuesin nuk mund ta detyrosh tė lexojė gjithfarė shkarravinash.
    Shkrimet e porositura lėre qė nuk janė humane dhe emancipuese, por edhe shpesh shkojnė nė dėm tė mbamendjes sonė kolektive respektivisht nė dėm tė lexuesve qė janė tė etshėm pėr korrektėsinė dhe paanshmėrinė supreme. Kush do qoftė opinionbėrės “i padėgjueshėm”, sado qė do tė mėtojė tė shtrojė tė “vėrtetat”, ose sado qė tė jetė i “paanshėm” dhe pa “tarafe”, megjithatė vėshtrimi do t’i dalė i gjymtuar. Zakonisht kėto shkrime kontestohen dhe konceptohen shkrime subjektive dhe, nė instancė tė fundit, nuk mund tė ndėrthuren as me realitetin objektiv, as me moralin e gazetės, po edhe me etikėn e porositėsit. Edhe lexuesit mė tė shkathėt nuk do tė mund t’i “deshifrojnė mesazhet” qė pėrcillen nė to, pavarėsisht se ato do tė jenė shkrime ankimore, denoncuese, manipuluese, memorialiste, tė rreme a edhe shtrembėruese. Edhe iluzionistėt po edhe interesaxhinjtė mė tė mėdhenj nuk arrijnė dot qė prej gėnjeshtrės tė ndėrtojnė sė paku edhe njė tė vėrtetė a edhe njė fakt sado tė jetė i vockėl.. Moralistėt e mirėfilltė asnjėherė nuk do tė lejojnė qė tė shkojnė pėrtej mundėsive tė tyre pėr tė bėrė shkrime a opinione me porosi. Njerėzve qė u “mungon ndjesia e nėnshtrimit”, sidomos tė inatosurve do t’ua “hanė kokėn”. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, tė tillėt ka kohė qė nuk duken mė atypari faqeve tė medieve tė shkruara, me gjithė autoritetin mediatik qė zotėrojnė.
    Tė gjithė ata qė do tė vėrdallosen derė mė derė a edhe “kapixhikėve” tė gazetave tė kontrolluara dhe qė do tė pajtohen tė bėjnė shkrime me porosi, duhet tė kenė parasysh se fare lehtė do tė ngatėrrohen nė rrjetin e agjitatorėve, gjegjėsisht tė atyre qė propagandojnė shpifjen dhe gėnjeshtrėn e ndyrė, aq mė tepėr kur dihet se nė kėtė rrjetė janė tė pėrjashtuara normat a parimet nė sjelljen e tė shkruarit, njė rrjetė qė nuk tė mundėson tė jesh i mėvetėsishėm, i pandikuar, njė rrjetė ku tė gjitha shkrimet nė fjalė gjithmonė janė tė kontrolluara dhe tė censuruara, shkrime kėto qė janė karakteristike vetėm pėr gazetarinė totalitare. Shkrimet me “tarafe mund tė jenė me cilėsi tė lartė”, por pėr lexuesit janė gjithmonė dėshpėruese, sepse janė tė shkruara me njė logjikė tė mbrapshtė, tė egėr dhe tė verbėr. Ata qė mėtojnė tė bėjnė shkrime tė porositura nuk ėshtė e thėnė tė jenė “profesionistė” pėr njė ēėshtje, me rėndėsi ėshtė qė t’u mungojė uni, apo edhe “..., nervi kombėtar, moral dhe ai intelektual..., thjeshtė duhet tė vėsh nė lėvizje atė oreksin oral pėr ta servirur atė servilitetin tėnd sa i pėrket mbrojtjes sė gėnjeshtrės”, siē do tė thoshte Agron Tufa.
    Kėtij miku tim i thash se do bėj pėrpjekje (aq sa mė mundėson takati mental) tė ndėrtoj opinionin e radhės, ama jo pėr “qejfin e tij” me kusht nėse do mė lejohet qė t’i referohem njė mendimi tė tė madhit Faik Konica, i cili nė njė vepėr tė tij, pos tė tjerash, thotė: “Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi dhe njė gjuhe tė pashkruar qė mund ta kuptojė syri dhe zemra e ēdo njeriu. Nuk janė kujtime goditjesh kundėr fqinjėve, nuk janė kujtime lakmish dhe rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėri tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurmė te tė gjithė popujt e qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se flamuri ynė, siē ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt”.
    Nuk kam ndėrmend qė tė shkarravis historinė e flamurit, pėrkundrazi do tė shkruaj vetėm pėr vendndodhjet e organizimit tė manifestimeve dedikuar asaj embleme kombėtare. Do tė shkruaj pėr atė Ditė tė 28 Nėntorit..., qė u politizua skajshėm dhe tmerrėsisht nga politikanėt. Pėr atė manifestim tė pėrgjysmuar, dedikuar historisė sė flamurit tė “ndaluar”. Njė manifestim qė kinse i takonte vetėm njė principate shqiptare, kinse ishte pronė e njė partie politike, kinse ishte tapi e njė qeverie, kryeministri a presidenti tė shtetit, kinse i takonte vetėm njė mėhalle, province, kryeqyteti a edhe ndonjė fshati tė harruar nga qeveritarėt! Unė nuk do tė anashkaloj anėn e ndritur tė kėtij manifestimi qė ishte sa human, kombėtar, historik, po aq edhe emancipues. Unė nuk do ta vė nė peshore kėtė organizim karshi ditės sė Flamurit, pėrkundrazi do tė mundohem ta qartėsoj atė fenomenin tonė denigrues, siē ėshtė fakti kur politikanėt dhe partitė politike edhe nė prag tė 100-vjetorit tė mėvetėsisė sė Shqipėrisė, kėtė ditė tė shenjtė e festuan ndaras, ashtu me shikimin e tyre mėnjanė. Thjeshtė, ky manifestim nuk duhej t’u takonte partive politike. Kjo nuk duhej t’u ngarkohej atyre jo pse (nuk) u mungonin provat, lekėt dhe dėshmitė, por pse qė nė fillim dihej se kėtij evenimenti do t’i mungonte njė manifestim qendror, dhe lėre qė kjo i mungoi, por edhe u “harruan” a u anashkaluan vendndodhjet historike. Tė lėsh mėnjanė Vlorėn, ėshtė njėsoj sikur asaj t’ia fshish historinė, tė harrosh Vlorėn, ėshtė njėsoj sikur tė mohosh figurėn emblematike tė Ismail bej Qemalit, tė anashkalosh Vlorėn, ėshtė njėsoj sikur tė mohosh sakrificat dhe historitė e njerėzve qė ishin pėrkrah Plakut vlonjat. Pėrnjėmend e gjithė kjo nuk e ndėrron historinė e Ismail bej Vlorės, atij i cili na e dhuroi flamurin qė ta pėrdorim e ta gėzojmė brez pas brezi, me naze e pa naze, me inat e me pėrēarje, me zemėr, me mburrje e me tė keqe.
    Ta harrosh dhe ta lėsh mėnjanė Prizrenin (tok me Lidhjen e Parė dhe tė Dytė) ėshtė njėsoj sikur foshnjės sė posalindur t’ia marrėsh qumėshtin nga gjiri i nėnės biologjike. Tė harrosh Prizrenin, ėshtė njėsoj sikur t’ia kontestosh trashėgiminė kulturore, historike, kombėtare..., ėshtė njėsoj sikur tė thuash se nė Lidhjen e Prizrenit, sikur kurrėn e kurrės nuk ishin dukur atypari: Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Sheh Mustafa Tetova, Ali bej Gusia, Jashar bej Shkupi, Iljaz pashė Dibra, Sulejman Vokshi e shumė tė tjerė atdhetarė. Ta harrosh dhe ta lėsh mėnjanė qytetin e Manastirit, ėshtė njėsoj sikur t’ia vėsh flakėn Kėshtjellės sė Alfabetit..., ėshtė njėsoj sikur tė shkelėsh mbi mbamendjen kolektive shqiptare, njė mbamendje qė nė vijimėsi llafos pėrēarjet e shqiptarėve. A mos vallė e gjithė kjo ishte njė broēkull e radhės qė flet pėr “bėmat” e politikanėve tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit..., hiq mėnjanė ata tė Luginės dhe tė Malit tė Zi. Dhėntė Zoti qė kjo pėrēarje tė mos pėrsėritet edhe nė 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė politike!??
    Se a ishte ky shkrim i porositur ose me “tarafe”, le ta gjykojė vetė lexuesi qė e ka tė drejtėn pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Memorialistet e "pergjumur" shqiptare

    Pershendetje te nderuar lexues..

  19. #19

    Opinion: "Historia jonė autiste", nga Fadil Lushi

    Nga, Fadil LUSHI

    HISTORIA JONĖ AUTISTE



    Nė brendinė e kėtij shkrimi lexuesi ndoshta do tė hetojė njė “bėrthamė mospajtim mendimesh”! Nė kėtė opinion do tė mundohem tė pėrjashtoj ēdo paralelizėm a krahasim historik dhe do tė heq mėnjanė njėherazi edhe ēdo butafori mashtruese, ēdo informacion tė rremė a shtrembėrues.

    Po filloj me njė parantezė, gjegjėsisht me fjalitė qė do ta plotėsonin e do ta sqaronin pėrmbajtjen e mendimit nė vijim. Thonė se “Edipi (njė figurė mitologjike) ishte i biri i Lait, mbretit tė Tebės dhe gruas sė tij Jokastės. Pasi lindi ai, me urdhėr tė babait tė tij, do tė hidhet nė mal qė mė pastaj tė adoptohet nga Polibi, mbreti i Korintit (pėr tė cilin thonė se nuk kishte pasur trashėgimtar). Mbreti Polib kėtė fėmijė do ta quajė Edip, pėr shkak se ishte me kėmbė tė enjtura. Shumė kohė mė vonė Edipi do ta vrasė Lain, gjegjėsisht babain e tij dhe do tė martohet me nėnėn e vet, Jokastėn, me tė cilėn pati katėr fėmijė, dy vajza dhe dy djem. Kur Edipi kuptoi se Lai dhe Jokasta kishin qenė prindėrit e tij biologjikė, vetėverbohet nga ndjenja e njė zemėrimi tė madh...”!?

    Ėshtė edhe njė tjetėr histori paksa “tjetėr fare”. Ajo ėshtė rrėfyer nga mbamedėsit e Perandorisė Romake. Fjala ėshtė pėr njė mesele qė lidhet me biografinė e Jul Cezarit, i cili “... u vra nga i biri i adoptuar, pėrkatėsisht nga njė bir i jashtėligjshėm qė ishte Bruti, i rritur dhe i edukuar prej tij, i vlerėsuar dhe i besuar kryesor i tij...“!?? Se Bruti (nuk) e kishte nė dijeni se Jul Cezari ishte “babai” i tij, historia romake nuk e shtjellon deri nė fund!?? Pavarėsisht nga kjo, mbetet njė e vėrtetė se Edipi sikundėr edhe Bruti ishin fėmijė tė adoptuar, tė cilėve u ngarkohet fajėsia e tė pandehurve. I pari e bėri vrasjen nga “padija”, ndėrkaq i dyti bėri vrasje nė besė!??

    Historianėt antikė kanė shkruar se edhe “... Agamemnoni (i biri i mbretit tė Mikenės) vritet nė vaskėn e banjės nga bashkėshortja e tij nė bashkėpunim me dashnorin e saj ..., nuk mund tė thuash se kjo vrasje u bė nga pabesia bashkėshortore, por pse Agamemnoni kishte “harruar” pėr 20 vjet tė kthehej nė shtratin bashkėshortor”!?? Tė gjithė ne qė jemi tė vdekshėm duhet t’i besojmė kėsaj mitologjie greke!

    Pėr tė vazhduar ta ushqej kėtė shkrim me tė tjera paranteza dedikuar ca punėve tona, ca dukurive, do ēėshtjeve, qofshin ato politike, filozofike, sociologjike, shoqėrore a edhe arsimore, do tė pėrpiqem qė kėtė tė mos e bėj me”shpjegime alternative a dilematike”, thjeshtė do ta bėj ashtu qė vetė lexuesi im i nderuar ta lexojė nga kėndvėshtrimi dhe “takati” i kulturės sė tij tė leximit.

    Fjalėn e kam pėr njerėzit qė edhe sot e kėsaj dite mėtojnė historinė e themelimit tė Universitetit tė Tetovės, nė veēanti historinė e ideatorėve tė kėtij institucioni ta lexojnė bythėpraptas. Pėr njerėzit qė i japin vetes tė drejtė qė “sabah nė sabah” ta pėrdhunojnė a ēnderojnė kėtė histori, pėr ata tė cilėt nuk kanė “haber” se si mund tė shkruhet drejt njė fjali e thjeshtė, por edhe lavdėruese dhe aderuese dedikuar emrave qė themeluan KĖSHTJELLĖN e dijes.., ata qė ėndrrat e ardhmėnisė i shndėrruan nė realitet objektiv. Do tė shkruaj pėr ata tė cilėt nuk kanė tė drejtė a nuk “e kanė teserėn” qė ta “vrasin” atė histori tė lavdėruar..., ata tė cilėt nuk kanė tė drejtė ta “vrasin” Tetovėn dhe arsimin e saj universitar..., po pėr ata qė nuk u jepet e drejta t’ia marrin frymėn e kulturės sė saj, po nė daē ajo tė jetė edhe paksa provinciale..., asaj vendndodhjes sė dy universiteteve (njėri publik dhe tjetri privat)..., asaj qė nuk duhet lejuar qė t’i ndėrtohet njė histori e zymtė.., asaj qė meriton njė histori krejt ndryshe! Edhe kjo histori nuk guxon tė krahasohet me atė tė Cezarit, Brutit, Edipit dhe Agamemnonit, mbase kjo histori e kėshtjellės sė Universitetit nuk ėshtė histori e birėsuar dhe, nė instancė tė fundit, themeluesit e saj nuk ishin vrasės!

    Nėse mė lejohet, unė po vazhdoj tė “shkarravis” edhe pėr njerėzit pėrtej kufirit administrativ tė ashtuquajtur shqiptaro-shqiptar, tė cilėt edhe sot vazhdojnė ta shkruajnė dhe ta lexojnė historinė e familjes mbretėrore tė Ahmet Zogollit, pėr ata tė cilėt nuk kanė tė drejtė qė atė histori ta bėjnė me paragjykime..., ata qė nuk kanė tė drejtė qė atė mbamendje ta “vrasin” ashtu si t’u teket..., ata qė nuk kanė tė drejtė qė asaj historie t’ia mbyllin dyert..., ata qė nuk kanė tė drejtė qė historinė e familjes mbretėrore tė Ahmet Zogollit ta identifikojnė me atė varkėn “pa timon e pa busulle politike qė lundron” nė detin e trazuar dhe nė katrahurėn shqiptare..., nuk kanė tė drejtė qė mbretin e tyre ta konceptojnė si njė “endacak pa vatan”..., nuk kanė tė drejtė ta konceptojnė a ta krahasojnė me historinė e Jul Cezarit e tė Brutit, tė Edipit dhe Lait, mbretit tė Tebės..., me historinė e Agamemnonit..., me periudhėn e diktaturės sė Enverit toptan me “kėlyshėt, kodoshėt dhe larvat e tij”..., me vrasėsit e intelektualėve shqiptarė tė asaj kohe, me historinė postkomuniste gjegjėsisht me “demokracinė shqiptare” a me “vaktin” e pluralizmit politik. Ata nuk kanė tė drejtė ta autizojnė apo ta mbyllin nė vetvete historinė qė i dedikohet figurės mbretėrore tė familjes sė Ahmet Zogollit, pa marrė parasysh se atyre u mungon ajo shenjė nderimi a ajo shenjė e mirėnjohjes! Ata nuk kanė tė drejtė qė historinė e tij ta shpjegojnė duke u bazuar nė gojėdhėna..., ata nuk kanė tė drejtė qė pėr figurėn e tij atdhetare dhe politike tė shkruajnė shkrime denoncuese, siē dikur bėhej nga ana e diktaturės sė Enver Hoxhės..,. tė cilin do ta konceptoj si njė “vjedhės sė arit shqiptar..., si njė satrap a tregtar qė tregtoi me pronėn e vatanit”..., atė histori tė tij nuk kanė tė drejtė ta krahasojnė me atė tė tranzicionit, sidomos me topografėt e “urdhėruar” shqiptarė, tė cilėt shtetit tė Greqisė i falėn afro 300 kilometra katrorė det Shqipėrie!

    Tekefundit, e gjithė kjo qė shkruhet pėr njė figurė tė ndritur shqiptare, nuk bėhet pėr hatėr tė historisė sė tij, nuk bėhet pėr nder tė tij, por thjesht bėhet pėr hir tė sė vėrtetės dhe jo pėr “pseudohistorinė”..., dhe ata qė mėtojnė ta denigrojnė historinė e Mbretit tė gjithė shqiptarėve, duhet tė dinė se “vendi i tij nė historinė kombėtare ėshtė ekskluziv”..., apo ėshtė i pazėvendėsueshėm nė mbamendjen kolektive tė shqiptarėve. Kjo histori nuk mund tė vritet sidomos nga ata tė cilėve edhe u dedikohet. Atyre qė e nderojnė kujtimin e mbretit Ahmet Zogolli, sot nuk u intereson se ēfarė ėshtė “drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi historik”, pėr ata me rėndėsi ėshtė qė atij “drejtshqiptimi historik” tė mos i shtrembėrohet trashėgimia e mendimit filozofik dhe politik.

    Sot e kėsaj dite edhe pas vdekjes sė Ahmet Zogollit dhe tė birit tė tij Leka Zogut, mėtuesit tė fronit mbretėror, do tė lakohen gjithfarė historish tė paqena, tė shtrembėruara dhe aty-kėtu edhe gjysmė tė vėrteta. Gjithsecili historian, kolumnist dhe politikan ka pėr detyrė qė nė mėnyrė tė drejtė dhe shkencore ta shtjellojė historinė e familjes sė mbretit Ahmet Zogolli. Ata qė e respektojnė historinė e mbretit do tė thonė se akuzat qė i ngarkohen atij janė tejet tė ulėta dhe me kėsi shtrembėrimesh tė fakteve vetėm se “ndotet hapėsira mediatike dhe ajo historike”. Sė fundi, sot Shqipėria politike (myslimane, katolike, ortodokse dhe bektashiane) nuk mund tė gjykohet pa mbret dhe mbretėri. Rrjedhimisht mbreti Ahmet Zogu nuk ishte as pushtues dhe as diktator i vatanit.

    Tė vrasėsh njė njeri do tė thotė tė marrėsh njė jetė, tė vrasėsh njė histori do tė thotė tė fshish identitetin e njė kombi.

    Rroftė mbreti dhe mbretėria e arsyes sė tij!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  20. #20
    Kolesjan-Kukės-Albania Maska e Selim Korbi
    Anėtarėsuar
    08-12-2009
    Vendndodhja
    Lushnje
    Postime
    17
    Te lumte goja, per mendimet qe dhe!
    Gjėja mė e vėshtirė ėshtė tė njohėsh vetveten!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •