Fadil LUSHI
POLITIKA JONĖ ME NJĖMIJĖ PALĖ VESE
Ka kohė qė nė hapėsirat e Gadishullit Ilirik disa shtete po pėrballen me njė tranzicion tė pafund. Nė kuadėr tė atyre shteteve po veprojnė parti politike nga mė tė ndryshmet, tė cilave, nė periudha tė caktuara, u anashkalohen rezultatet.
Tė nderuar lexues tė vėmendshėm dhe tė paanshėm, a e dini pse u anashkalohen? U anashkalohen se shkelin mbi standardet dhe rregullat themelore tė politikėbėrjes sė mirėfilltė, konstruktive dhe me perspektivė. Dhe, kur nuk e bėjnė dot atė, ata fajėsojnė tė tjerėt rreth tyre. Nė bagazhin e tyre politik, ka plaēka e sende tė ndryshme. Aty mund tė gjeni njė politikė tė skllavėruar, njė kulturė politike tė ndryshkur, njė hajdutėri politike, njė politikė grushti tė hekurt, njė politikė kulaēi e kėrbaēi, njė politikė marksiste, enveriste, titiste, komuniste, demokratike, integriste, nacionaliste, shoviniste, biblike, antike. Nė kėtė bagazh tė tyre doganieri politik do tė gjejė edhe politikė inati, fyerjeje, politikė bajraktare, nihiliste, ditore, klasore, provinciale, qytetare, politikė qė diskuton ēėshtje (jo) ekonomike dhe (jo) arsimore e sociale, diletante, amatore dhe megalomane! Dhe, pėr fat tė keq, njė politikė qė shtrihet nė tė gjitha hapėsirat etnike.
Njė politikė e tillė hetohet edhe nė Shqipėri, e cila karakterizohet me ustallarėt politikė qė janė tė paguar ta ndėrtojnė kėshtjellėn e perandorisė sė inateve histerike ndėrshqiptare, si dhe ta errėsojnė ndėrgjegjen kombėtare. Kjo politikė shquhet edhe me maratonėn e grabitjes sė pushtetit dhe tė votės deliberative tė votuesit, me maratonėn e (mos) hapjes sė kutive kontestuese, me maratonėn e zhvatjes sė pasurisė shtetėrore, me kontestimin e institucionit tė presidentit (jo) konsensual tė shtetit shqiptar. Qytetarėt shqiptarė do tė ballafaqohen edhe me njė Kuvend ku mbahen seanca tė sakatosura, me njė politikė qė ėshtė futur nė qorrsokak dhe qė nuk arrin tė dalė, do tė ballafaqohen me mungesėn e njė komunikimi tė natyrshėm ndėrpartiak, ata do tė ballafaqohen me njė politikė avazesh, tė njėtrajtshme, patetike, njė politikė qė pėrsėritet dhe ripėrsėritet si rezultat i shterpėsisė sė ideve tė reja politike. Politikanėt qė nuk kanė vend nė pushtet, i kontestojnė tė gjitha organet e asamblesė legjislative dhe institucionet shtetėrore.
Kjo logjikė politike e taborit socialist tė Edvin Ramės dhe e atij demokratik tė Sali Berishės gjithsesi se ka nevojė pėr njė ridimensionim dhe standardizim tė ri sa i pėrket ndėrtimit tė njė filozofie politike krejt tjetėrfare. Tekefundit, higjiena e mendjes (shqiptare) aktuale, kėshtu siē frymon (qoftė e pozitės qoftė e opozitės) tė lė pėrshtypjen se kjo politikė ėshtė tejet e skllavėruar, e ēemancipuar, e dehumanizuar, e korruptuar dhe e abuzuar. Qė tė tejkalohet kjo krizė e thellė politike nė Shqipėri, fillimisht skenėn politike institucionale duhet ta braktisin prijėsit politikė a lidershipėt aktualė tok me tajfat e tyre, sepse sot nė Shqipėri tė jesh politikan socialist a demokrat ose tė jesh Berishė a Ramė, nuk do tė thotė se duhet mbajtur fjalėn, nuk do tė thotė se je i pazėvendėsueshėm, nuk do tė thotė se institucionet shtetėrore janė pronė private dhe, sė fundi, nuk do tė thotė qė politikėn shtetėrore duhet ta abuzosh dhe ta denigrosh, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, kėsaj politikėbėrje i duhen rrugė tė tjera ndėrgjegjėsimi politik.
Sdo mend se edhe politika e shqiptarėve tė Maqedonisė karakterizohet me njė sėrė gjymtimesh. Ajo me impotencėn e saj po ballafaqohet me prepotencėn e politikės sė Shqipėrisė dhe djallėzinė e politikės maqedonase. Kjo politikė karakterizohet edhe me shovinizmin ndėrshqiptar dhe ndėrpartiak, me fyerje, etiketime, akuza si dhe me katandisje kolektive. Kjo politikė e shqiptarėve kėtej kufirit karakterizohet edhe me vokacionin e patriotizmit verbal dhe folklorik tė tejshprehur, tė cilin vokacion partitė politike shqiptare po e pėrdorin si mjet politik gjatė gjithė ditės e nė veēanti nė ēdo katėr vjet. Vetėkuptohet se kjo politikė e shqiptarėve tė Maqedonisė nė vijimėsi do tė ndėshkohet e do tė grushtohet nga tė gjitha anėt dhe, si e tillė, ajo do tė shndėrrohet nė pikė e pesė. Ėshtė njė politikė qė u nėnshtrohet nėnshtresave tė interesave nga mė tė ndryshmit, ėshtė njė politikė qė politikanėve tė saj ua shtrydh mendjen dhe ua ēan kokėn, ėshtė njė politikė qė nė aksham tė marton dhe nė sabah, ashtu thjeshtė, tė harron,ėshtė njė politikė (nė mungesė tė intelektualėve dhe politikanėve profesionistė!?) qė ėshtė e kontrolluar dhe e robėruar nga shteti amė dhe nga ndėrkombėtarėt. Nė instancė tė fundit, ėshtė njė politikė qė menaxhohet nga ēirakė tė makiavelizmit dhe nga ana e kalorėsve tė paftuar dhe tė vonuar tė cilėt, ndonėse skanė teser, mėtojnė ta diskutojnė ēėshtjen kombėtare. Edhe kjo politikė kur do tė kollitet, fillimisht do tė grushtohet nga vetė shqiptarėt dhe mandej edhe nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt nuk do tė lejojnė tė bėsh potere, tė bėsh zhurmė pa lejen e tyre.
Me njė tė tillė politikėbėrje tė denigruar institucionale po ndeshen edhe politikanėt e katandisur kosovarė. Edhe kėtyre politikanėve po u mungon kollitja dhe frymėmarrja autonome politike, politikanė qė kur do tė pandehin ti tregojnė veset e tyre, ashtu thjeshtė e pa mėshirė do tė grushtohen nga ndėrkombėtarėt. Janė politikėbėrės qė nuk gėzojnė dhe nuk zotėrojnė tė drejtėn e lirisė sė tė bėrit politikė tė pavarur. Janė politikanė qė nuk u jepet e drejta qė ta kontestojnė Kushtetutėn e tyre tė kontrabanduar, tė sajuar dhe tė gatuar nė kuzhinėn politike tė Martti Kalevi Ahtisaarit dhe tė tjerėve tė tillė si ai, njė kushtetutė me tė cilėn nė vend se ti jepet Kosovės liria e frymėmarrjes, asaj i merret ajo, asaj i pengohen ēapitjet e para adoleshente, thjesht i vihet kleēka. Ėshtė njė kushtetutė qė devijon nga mendja, dėshira dhe pėrcaktimi ynė politik, njė dokument pėrkohėsisht i rrėmbyer qė arsyes sė politikanėve kosovarė nuk u jep hapėsirė pėr ta kritikuar dhe pėr ta kontestuar, njė kushtetutė qė pėrdhunon perspektivėn e ribashkimit kombėtar. Janė politikanė, qė u mbyllet goja sa herė qė bėjnė pėrpjekje pėr tė thėnė ndonjė fjalė mbrojtjeje pėr kampionin e opozitės kosovare, Albin Kurtin, pėr rebeluesin, koeficienti i kundėrshtisė dhe inatosjes politike tė tė cilit ėshtė goxha i lartė. Ka kohė qė politikanėve kosovarė u ėshtė kufizuar liria e tė menduarit dhe e tė vepruarit politik. Atyre u lejohet vetėm kurimi i mbipeshės!?
P.S.
Tė nderuar lexues, unė, sot e gjithė ditėn e Perėndisė, ende shpresoj tek partitė politike shqiptare qė veprojnė nė Maqedoni, sepse kam hise nė oborrin e tzre, andaj vota ime ėshtė vota e tyre.
Po ju sjell pėr fund njė shprehje proverbiale mirditase: Sa herė vjehrrės nuk i pėlqen nusja, ajo ia shan mamanė e mamasė shkuesit.
Krijoni Kontakt