Nga Krist Gjinaj



”Kurani u soll në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër në botë, duke u mbajtur në majën e jataganit dhe kush nuk pranonte Kuranin pati si alternativë të provonte tehun e jataganit në qafën e vet. Nën dritën e dokumentit të mësipërm procesi i konvertimit religjioz është krejt i qartë. Dhe pas pushtimit turqit filluan dhunën për konvertimin fetar të shqiptarëve kristianë, në saje të së cilës 90% e nacionit (kombit) shqiptar u kthyen në fenë islamike.” (Nathalie Clayer: ”Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë”, Botime –Përpjekja- Tiranë 2009, f. 405 )



Islami, perhapjen e vetë ne fillim e filloj me dhunë, shtypje ,e propagandusit e islamit u benë hoxhallaret , së pari të ardhurë nga vendet turko-arabe e pastaj ,këtë detyren u´a dhanë tradhtarve të kombit e shqipfolsave hoxhallarë të cilet me cdo kusht, perpjekje e fjalë-munoheshin të e islamizonin total shqiptarin , jo veq me kaq , por edhe të e shkombtarizonin.Nuk janë të pakta të dhenat ne histori ku shkruhet për verpimet , sjelljet , thenjet dhe të bemet e hoxhallarve ne krye me sundusin dhe gjelatin turk qe heqte koka shqiptaresh pa nderpre. Cdo gja u erresua dhe gati u shua kombi shqiptar , e për ketë, u dogjen edhe arkivat e vjetra dhe sot shteti shqiptar nuk ka asnjë arkiv të vjeter.Shumë ”studjus e historian ” bazohen në arkivat e pushtusit osman.Paramendoni seçka do të dinte shqiptari sikur të i kishte arkivat e veta të shkrume, e sigurishtë do të rezultonte nji numer shumë i madhë i masakrimeve shqiptare nen pushtimin islamo-osman, sigurishtë ma e madhe se e armenve, se flet fakti kjart sesi u trajtun të krishteret ne kohen e sundimit osman dhe ndikimit islam.



”- Mos te kishte qene feja myslimane shqiptaret do te treteshion ne greke e ne sllave,kurse Shqiperia kurre nuk do te ishte bere shtet-konstaton njeri prej hoxhallareve te ulur afer profesorit.

- Une jam historian i letersise se Rilindjes Kombetare dhe e di mire se Rilindjen Kombetare Shqiptare nuk e kane filluar te besimit mysliman,por shqiptaret e besimit ortodoks dhe katolik. Naum Veqilharxhi ishte ortodoks dhe eshte i pari ne shkrimet ete cilit gjenden idete e para kulturore,gjuhesore dhe politike mbi te cilat eshte ndertuar Rilindja Kombetare.Ai eshte ideologu ipare i Rilindjes.Nder ideologet,politikanet dhe krijusit e pare te Rilindjes sone Kombretare bejne pjese edhe Zef Jubani,Jani Vreto,Pashko Vasa, dhe Konstadin Kristoforidhi.Te gjithe keta i takojne brezit te pare te rilindesve tone te medhenje.Naim Frasheri,Sami Frasheri dhe Abdyl Frasheri do te formohen nen ndikimin e tyre dhe do te inkuadrohen ne levizjen e Rilindjes me shume se njezet e pese vjet pas tyre dhe ne saje te tyre.” (Rexhep Qosja ne librin e tij "Tronditja e Shekullit" )

Edhe pse nga Rexhep Qosja kundershtohet thanja e hoxhes , une i referohem edhe me shumë shkrimit të t´madhit Faik Konica ku për ketë shkrun:





”Mungesa e zhvillimit kulturorë vjen kryesisht si pasojë e pushtimit të gjatë turkpër pesë shekuj me rradhë.Êshtë me interes të mendosh cfarë do të kishte ngjarë me kulturen shqiptare sikur turqit të ishin mundur. Studjuesit e punve të Shqipërisë besojnë se po të kishte jetuar më gjatë Skenderbeu dhe ta kishte shpetuar vendin nga pushtimi osman ,Shqiperia do të ishte shndrruarë në një vend perendimorë , në saje të lidhjeve që kishte me papatin dhe me princat e shteteve italiane të kohes , si Ferdinandi i Napolit.” (( Faik Konica –Shqiperia opshti shkembor i Evropes Juglindore faqe 45)



Si ka mundsi nji hoxhë shqiptar të behet predikus mbi temelet e ish-kishes shqiptare, pra kjo kishë ishte e vllazerve të tyne , e ku qenka tash toleranca fetare dhe bashkjetesa??!!

A ka mundsi që këta të ken ndoj shejë respekti per vllaznit e tyne ose për kombin e masakrum.



Me ligjë ndaloheshin të ndërtoheshin kisha të reja, madje ato të ndërtuara pa leje, prisheshin. Procesi i kthimit të kishave në xhami vazhdoi gjatë shek. XVI – XVIII. Kështu, në një raport të vitit 1745 mbi dioqezën e Shkodrës, thuhej se katedralja e Shën Stefan Protomartirit në Shkodër ishte kthyer në xhami nga autoritetet osmane. Në raste të tjera autoritetet osmane nuk lejonin zhvillimin e ceremonive të ndryshme fetare kristiane, nuk lejonin të çoheshin fëmijët për sakramendin e krezmimit.



Që mbijetesa e shqiptarve ishte e veshtirë dhe mospajtimi me ndrrimin e fes ishte I madhë kuptohet mirë ne shumë shkrime të fletave të historis, edhepse , sot në këto ditë, prapëseprapë shumë mundohen të propagandojnë fen islame si një fe e cila paska ba shumë për shqiptaret, po, shumë për premje kokash e asgja për nji jetes të lirë , shkollim , kulturë etj.





”Në vitin 1739, një pjesë e popullatës shqiptare katolike e Shalës u detyrua të shpërngulet. Gjatë viteve 1830-1832, rreth 1000 shaljanë i dhanë mbështetje Mustafë Pashë Bushatlliut, duke mbështetur kështu pavarësinë. Sulltani organizoi ushtrinë e tij dhe në mesin e vitit 1832 sulmoi Vushtrrinë e Mitrovicën. Shaljanët kundërshtuan dekretin e Hati Sherifit të Gulkhanesë (3 nëntor 1839) shpallur në Stamboll nga Sulltan Abdyl Mexhidi. Luftëtarët shaljanë onganizuan një sërë luftërash kundër zaptuesve turq në Kaçanoll, Vesekofc, në Gumnishtë dhe në fshatra të tjera” ( Fazli Hajrizi-Shala e Bajgores)



Për ketë që e themë, pra për "fitoren " islame mbi krishterimin nder shqiptarë, xhamiat u ndertuan që të i bertasin zanit me aq sa munden e të tregojnë se po ndetrtohen xhamiat e Sulltanve e të pashallarve, po islamizohet një vend që i ka dhanë shumë botes së krishter dhe Krishtit.

Pse a për idealet e pushtusit turk që ta imponoj islamin -thuni se behet perqamje ndeshqiptare.Ideali patriot është ai për lirin e kombit, mbrojtjen e kombit jo mbrojtjen e sundusit e pushtusit.

Forcat ushtarake osmane kryenin bastisje dhe grabitje të hapura ndaj besimtarëve të thjeshtë katolikë dhe barinjve të tyre. Më 1677 pashai i Ohrit sulmoi katolikët e Mirditës, u dogji shtëpitë, vrau 38 veta, së

bashku me famullitarin. Më 1688, me urdhërin e pashës u grabit kisha e Janjevës, ku u vodhën të gjitha sendet dhe mobiljet që gjendeshin në rezidencë." (Georg Stadmüller-Kërkime për historinë e hershme shqiptare)





Une se dij se nga e marrin këta këtë ide , ose me mirë, si ka mundesi që ne shtepin tonë të na mësojnë mysafiret.Të mbushur me gjurmë tradhetie , gjurme antikrisht, këta gjinden ne udhekryqin e botes së tyre dhe as vetë s´din se çka dojnë dhe pse dojnë, sepse , në token kah e shkelin , e dijnë se sa janë sakatosur që të e rujne fen e gjuhen , të e përhapin gjuhen shqipe e të e rikthejnë token shqiptare aty ku ishte dikur-pra ne Evropë.Ne nuk kemi asnjë propagandë por flasim për token dhe Atdheun tonë që e dojmë , qe e lartsojmë, dhe që e mbrojmë nga propagandat islame që mundohen të i servojnë dikuj se islami është paqe e meshirë, që islami është mbrojtese e identitetit shqiptarë.

Shqiptaret moren pjesë edhe ne kryqezata kunder islamit ne mbrojtjen e Tokes se Shejtë.

”Edhe banoret e Ishujve Britanikë do ta kenë vizituar shpesh Shqiperinë në kohen e kryqzatave,gjatë rruges së tyre për në Tokat e Shejta.” ( Faik Konica –Shqiperia opshti shkembor i Evropes Juglindore faqe 84)



A qenka urrjtjenxitese kur flasim për historin ashtu si është, a mos qenka urrejtenxitese për faktet dhe vujtjen nën zgjedhen turko-islame, a mos qenka urrejtenxitese kur mbrojmë rinin tonë që të mos mbetet nder shekuj në erresir sikur që ishim 5 shekuj nen ndikimin islam e turk e të izoluarë nga mbarë bota, a mos qenka urrejtenxitese kur i deshmojm rinis e popllit se nuk ka meshirë ashtu ne islam si rren e mashtron hoxha ??!!

” Islamizimi i shqiptarëve u krye me dhunë. Imperia Osmane, nga gjithë popujt e nënshtruar të krishterë të Ballkanit zgjodhi shqiptarët për të islamizuar me dhunë, pikërisht se shqiptarët bënë rezistencën më të gjatë. Imperia Osmane donte t' i bënte me islamizimin e shqiptarëve një shembull ndëshkimi për gjithë popujt e tjerë. Rasti i bosnjakëve është i ndryshëm. Atje fekthimi duket se nuk u bë me forcë, për shkak të eksperiencave traumatike që kishin pasur të krishterët e Bosnjës me kryqatat e organizuara nga Roma për të zhdukur me dhunë herezinë bogomile atje.” (Nathalie Clayer: "Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë", Botime -Përpjekja-, Tiranë 2009, f. 405 )





Faktet për islamin janë të shkruara nga ata që ishin ma besimtarë se këta hoxhallarë që i kemi e qe mbyten mes veti e rrifen neper xhamia, pra fakte nga ata që shkruan për sistemin e islamit, të bemet e Muhamedit etj.Të tillet që në token tonë janë kunder Baba Dimrit, Shen Valentinit , kunder lirisë femijrore , kunder liris së fjalës, e për kete ju keni mundësi të e quani diken që po propagandojka Krissterimin dhe po e ofendojka

Jo ore njerez ! Ne mbrojmë vlerat kombetare, mbrojmë kulturen e fes dhe të drejten e femis, jemi kunder marrjes së liris fminore duke e mbshtjell me mafeza e ferexhe femren e moshes gjashtë vjeqare, e ne qenkemi tash me propagandë prokrishtere !!

Ne jemi kunder asimilimit të kombit ne fe, jemi për Komb e Fe sepse feja katolike nuk shkrin njerzit ne fe por lejon edhe kombin , e për ketë edhe quhet për Komb e Fe , sikur dikur që e shkrunin ata më të medhej se ju , ata që nuk lan popllin të shkrihet ne fen islame por i treguan driten e vertet të jetes ne boten e krishterimit.

Pse a me genjeshtra ju mendoni se jeta quhet një jetë e çmume, se mos vallë edhe ne ketë jetë kemi mendime të ndryshme , sepse ne nuk jepemi mbasë epesheve , nuk e duam boten e amoralitetit sikur që ju mendoni për fen e krishter qe ajo qenka e tillë, JO, jeni gabim , sepse ne nuk na thotë Krishti se për dhuratë në atë botë na presin 72 hyrija nder ma të mirat, e cdo lidhje bandazhi që ju e beni si " besimtarë të fortë " e bëni për hyrijat, e ne jo, s´na duhen ato të asaj bote.

A ne po bejmë propagandë prokrishtere !!!

Jo , e perseris prapë se jo , se mos frigohem do të lexoni nga a majta e se kuptoni me heren e parë.

Feja e krishter është drita e botes , është urdheresa e meshires me fjalë dhe veper, ndersa islami jo.

S´kemi nevojë të propagandojmë,se shifet dallimi sot mes botes islame dhe të krishter,andej shqiptari shkon andej kah është liria,sepse ka shekuj që jeton pa liri.



Në 6 nëntor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, gjenerali malazez Janko Vukotiç i reportonte mbretit malazez Nikolla nga Gjakova, për prijësin shqiptar Riza beg Kryeziu:
“Ushtria e Riza Beut dhe e Bajram Currit ishte ajo që nga ana e shqiptarëve bëri më së shumti luftë. Serbët pohojnë se Riza Beut ia mbushën më së shumti mendjen priftërinjtë katolikë, të cilët zhvillojnë propagandë të fortë kundër nesh dhe Serbisë, kurse Riza Beu është njeriu i tyre”( Zekeria Cana: ”Genocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar: 1912-1913”, dokumente, Instituti Albanologjik, Prishtine 1996, f. 112)



Ja disa fakte këtu se me të vertet islami nuk është mëshirë.Hoxhallaret e din që e genjejn popllin shqiptarë por vazhdojnë prapëseprapë



Zoti nuk mbeshtet kriminelet dhe ata që plaqkisin njeriun.

8:1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.



Librin e Kuranit shqiptari se ka kuptuarë kurrë deri me sot, e pas shembjes se sistemit komunist ne Shqiperi erdhen libra të përkthyera ne gjuhen shqipe , do të thotë , islami mirret me propagandë, e për ata që se kan kuptuar librin , Zoti i mallkon , pra shqiptaret me islamin janë të mallkuarë pas nuk e kan ditur gjuhen e Kuranit-gjuhen arabe.

2:78. E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.

Këtu mallkohet totalishtë shqiptari , pra ky mallkim e ka percjell me shekuj deri ne ditet e sotme.





Zoti në islam nuk flet për miresin në familje , por flet për hasmëri ne rrethin familjarë.

64:14. O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.



Edukatë nuk është kjo kur si armiq llogariten gruja dhe femijet ,vllau ose baba, por fal frymes së krishter , ne akoma nuk kemi ra në ato shkallë si porosisin shkrimet ne Kuran dhe hoxhallaret.

Faktet se islami te shqiptaret është përhapur me shpatë, e verteton kjo thenje e më poshtme:



Surja Abu Dawud, libri 12, kap. 1086, nr 2917

Ne (Kuran 4:33) shkruhet ne lidhje me Ebu Bakr dhe djalin e tij Abd al-Rahman i cili refuzoj të e akseptoj Islamin .Ebu Bakr nuk do të i jep mundesi tjeter perpos kesaj ....dhe Abd al Aziz thotë se ; ”Ai nuk e pranoj Islamin perderisa u detyrua me anen e shpates.”

Por , sigurishtë se Osmanet do të ken vepruar edhe me keq me shqiptaret , ndoshta edhe me shumë se me arment, e këto fakte janë zhdukur dhe rrafshuarë për toke , pre koka njerzish, dhe mbathë edhe patkojt e kuajve neper kembet e tyre.



Pjesë nga teksti shkollorë në Arabin Saudite



“Kush i bindet Profetit dhe pranon njëjësinë e Zotit nuk mund të mbajë shoqëri besnike me ata që e kundërshtojnë Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nëse ata janë kushërinj të vet më të ngushtë”.

“Është e ndaluar për myslimanin të jetë shok besnik i dikujt që nuk beson në Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre që e luftojnë fenë e Islamit”.

“Myslimani, edhe nëse jeton larg, është vëlla yti në fe. Nëse dikush kundërshton Zotin, edhe nëse është vëllai yt në familje, ai është armiku yt në fe”,



Kuptohet, së këta që bazohen në këto thanje , janë të shprlam nga truri por të shperlar edhe nga shqiptaria.

Këta, duke harruar se propaganden proislame , mundohen bash këta të e përhapin sepse kjo është një fe e pa gjuhë, pa liber dhe pa meshirë e paq.Kjo fe, është një fe që simbolizon per shqiptaret vetem një fitore mbi krishterimin ne tokat shqiptare, e si simbol i fitores u mundua të përhapet kjo vetem për të deshmuarë se e ka thyer moralin , ndjenje, dashurin , lirin, gjuhen dhe të gjitha që kishin të bejnë me shqiptarin.

Kjo fe mirret me propaganden proislame e jo krishterimi, sepse krishterimi ka qenë për shumë shekuj me heret në tokat tona dhe ka ardhur pa asnjë propagand e asnjë dhunë , pra ka ardhurë si fe apostolike, kurse islami jo.





"Gjatë 5 shekujve të persekutimit turko-otoman, kleri katolik barte dritën e vetme fetare dhe kombëtare te shqiptarët, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kultivimin e saj përmes veprave të botuara, që nga "Formula e Pagëzimit" (1462) e deri te veprat filozofike e teologjike. Gjatë kësaj periudhe binomi "Fe dhe Atdhe" ishte formësuar dhe thadruar në zemrën e klerit dhe të popullit, si përcaktim jetësor i veprimit shoqëror e fetar.Sundimi i gjatë Otoman në trojet tona la pasoja të shumta. Pasoja më e rëndë, pa dyshim, mbetet ndarja jonë fetare, e cila u shkaktua nga mungesa e lirisë fetare, ligjet diskriminuese ndaj të krishterëve, përndjekjet, mungesa e klerit katolik, lakmia për pasuri dhe privilegje, kushtëzimet me "haraç", marrja e fëmijëve për të krijuar ushtrinë turko-otomane etj. etj. Në fillim ndarja shfaqej nën hijen e "laramanizimit – kriptokrishterimit ", që do të thotë: pranim formal i emrave, traditës dhe fesë islame në publik dhe ushtrimi i krishterimit në jetën private. Duke qenë se kjo gjendje zgjati me shekuj, gradualisht u bë islamizimi i pjesës së madhe të popullit tim.Sot, ne Shqiptarët, si rrjedhojë e asaj që u tha më lartë kemi dy konfesione, fatbardhësisht kjo ndarje fetare e shkaktuar prej të

tjerëve nuk ka sjell përçarje mes nesh, sepse ne arritëm të ruanim dashurinë dhe respektin paraislamik për njëri-tjetrin.Shqiptarët pa dallim feje janë përpjekur bashkërisht, sidomos 100 vitet e fundit, për t'u shkëputur nga lindja dhe për t'u bashkuar me familjen e popujve evropian, prej ku ishin rrëmbyer pas vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe."

(Shqyrtimi i çështjes së Kosovës nga pikëpamja e Kishës Katolike në Kosovë .Dëshmia e Imzot Dodë Gjergji në Strasburg .Më 19 shkurt 2008)



Mirpo, aq sa munden edhe ”historianet në një menyrë të terthortë shprehin urrejtjen e tyne ndaj Evropes dhe Amerikes, dhe ”historin ” e tyre mundohen të e shprendajnë si një prrallë për brezat e ri tek të cilet kan deshiren t´a shohin një brez të ri të mbushur me plotë urrejtje ndaj Evropes dhe Amerikes , një mos-besim ne fen e krishter dhe një mitologji për pranimin e islamit me ” vetdeshirë” nder historin shqiptare.

“Shqiptarët nuk kishin një kishë të veten, autoqefale që të kujdesej për nevojat e tyne shpirtnore në gjuhën e tyre. Ata duhej t’i thithnin mësimet e Jezusit përmes popit serb ose papà-it grek. Nuk kishte rrugë tjetër. Feja ishte gjithçka në kohën bizantine, në qoftë se njeriu nuk donte të shkëputej nga Zoti dhe të përbuzej nga njerëzit. Shqiptarët duhej të shkonin në kishën serbe që të kuptoheshin prej Zotit. Zoti ishte nga ana e Serbisë. Ai nuk njihte shqipen, por njihte gjuhën greke, serbe, bullgare(...)! Grekët, bullgarët dhe serbët nuk kishin ndonjë arsye me u ba muslimanë.”( Prof. Dr. Muhamet Pirraku në temen -Serbizimi i trashegimisë kishtare bizantine në Kosovë përfundoi në periudhen osmane)



Si ka mundsi që një ”prof Dr i historisë ”të i mohon faktet e egzistimit të kishes shqiptare që dihet mirë e kjart se egzistimi i kishave të vjetra gjindet me shekuj ne tokat shqiptare.

Nga arkeologu . Skënder Muçajt lexojmë për zbulimin e një kishe të vjeter e cila është 40 metra e gjerë dhe 50 metra e gjatë "Në fshatin Kumardhë pranë rezervuarit të Bovillës, në krahun e rrethit të Krujës, arritën të zbulojmë një nga kishat më të mëdha të territorit të Tiranës. Ajo së bashku me kishën e 'Shërmisë' në Kinostudio, atë të Priskës së madhe, dhe kisha e Brarit, përbëjnë monumentet kryesore të një pjese territori të Krujës, Tiranës dhe Elbasanit së paku deri tani" (Gazeta Shqiptare-19 Dhjetor 2009)





Të njejten genjshter përsa i perket kohes së bizantit , e shkrun edhe prof Dr Hysi ku nder të tjera thotë : ” ”popullata Shqiptare, gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine, është trajtua në mënyrë shumë brutale nga sunduesit, duke u konsideruar si qytetar i rendit të dytë.”

Çuditerishtë , për fajin e tyre dhe kapercimin me dhunë në islam mundihen të e mohojnë edhe egzistimin e kishave shqiptare nder shekuj si dhe mungesen e prifterijve shqiptarë duke e lidhur me faktin se shqiptaret-simbas tyre paskan pasur prifterinj serb ndersa ardhja e serbve ne tokat shqiptare-si ardhacak daton ne fillimin e shekullit të VII.



” Ilirët ishin popull biblik. Krishtërimi mes tyre u përqafua dhe me të madhe filloi të organizohej, sidomos pas urdhërit zyrtar, i njohur si Edikti i Milanos i vitit 313.” (Kisha e vjeter e Shën Marisë në Krajë Ali Gjeçbritaj)

Baftjar Kryeziu në veprën e vet “Onomastika e Hashanisë, kur flet për Pribocin, pikërisht për emërtimin kishë thotë: ”Topoleksemën kishë, e cila shënon rrënojat e kishës shqiptare ose “latine”, e hasim të ruajtur edhe në Hashani, si dëshmi se para islamizmit të tyre (shek. XVII) te kjo popullatë predikohej krishterimi në kishat dhe objektet fetare”.

” Gjithashtu e dimë se në tokat ilire krishterimi ka filluar të përhapet në shekujt e parë të erës sonë, ndërsa në shek. V-VI perandori Justinian me prejardhje ilire i lindur në Dardani në Taurisiumin e dikurshëm, ne vendbanimin e tashëm Braine që gjendet në gjysmën e rrugës Prishtinë - Leskoc, që nën sundimin e tij kishte edhe Dardaninë, përhapi me të madhe krishterimin dhe lejoi ndërtimin e faltoreve kishtare atëherë kur nuk kishte popullsi sllave në këto treva. Ndërsa dihet, se sllavët e jugut në territoret ilire kanë ardhur pas shek. VI dhe së dyti, si gjithmonë ata janë vendosur në vendet pjellore, në ultësira, e kurrsesi në vende malore, si fshatrat e Malësisë së Bujanocit, aty ku jeta është e vështirë.

Për lashtësinë e banimit në këtë anë, dëshmojnë edhe disa festa, të cilat janë kremtuar denbabaden, e sidomos ajo e Shën Gjergjit që në këtë anë quhet Shinjergji dhe Shën Mitri që populli e shqipton Sh’mitër, e që këto festa sot e kësaj dite festohen edhe nga qytetarët e Malësisë së Bujanocit,e edhe nga pibocasit.” (Po aty )

”Nëse perandoria osmane donte t’ ia ndryshonte fenë, sipas interesave të saj një populli apo një pjese të popullsisë, ajo sigurisht që do t’ ia arrinte kësaj, në mos po nuk do ta kishte fare për gjë që ta zhdukte krejt fizikisht këtë popull, ose këtë pjesë të popullsisë siç bëri me armenët. Derisa Perandoria Osmane ishte e aftë që, në prag të rënies së saj, të zhdukte mbi një milion armenë, sigurisht që ishte krejt e aftë që në kulmin e fuqisë të saj të zhdukte krejt apo pjesën më të madhe të serbëve, grekëve, bullgarëve, apo edhe të shqiptarëve, të cilët do t’ i rezistonin fekthimit. Prandaj kuptohet se fekthimi i shqiptarëve u bë me dhunë. Ajo çka thuhet tek proklamata zyrtare turke për rënien e Krujës, është shumë domethënëse: (Nathalie Clayer- Po aty)
“Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm”.( Archives Nationales, Paris, AE. BI. 951, Raguse, fleta 8 )



.”Turqit jo vetëm respektonin fenë e tyren ortodokse, por njihnin, gjithashtu, madje patriarkatet kombëtare respektive: prandaj, pse me u konvertue në Islam? Sot, mburren që kanë ruejtë fenë e vet ortodokse për të marrë lëvdata prej evropianëve dhe amerikanëve dhe, në të njejtën kohë, për të qortue e fajësue shqiptarët, si nji entitet fetar i huej brenda kristianitetit evropian! Si pasojë, ata presin të shpërblehen në dam të viseve shqiptare (...). Sot Serbia po i errëson problemet. Ajo po përzien politikën me fenë me qëllim që të grabisë tokë në dam ose ma fort me vrasjen e popujve dhe kombeve islamë (...). Serbët mburren se janë flamurtarët e kristianitetit evropian kundër Islamit. Sesa beson Evropa a sesa mashtrohet Evropa, kjo asht nji çeshtje e gjakut të përbashkët sllav me Rusinë, e miqësisë evropiane dhe amerikane, e bazueme në interesat strategjike (...). Miqësia me serbët asht nji njollë e zezë në ndërgjegjen e Evropës dhe t’Amerikës. Nuk e vlen të kesh nji mik të tillë, të zhytun në gjak dhe në turp”

( Prof. Dr. Muhamet Pirraku në temen -Serbizimi i trashegimisë kishtare bizantine në Kosovë përfundoi në periudhen osmane)



Simbas jush ”profesor ” serbet qenkan ata që e paskan rujt fen ma shumë se shqiptaret , aq sa edhe kombin , atehere ku mbetem ne pra ??!!

Ne nuk e braktisem fen me deshirë por na imponuan e ne e rujtem fshehurazi , e disa të tjerë tash e përtrijnë me rrenat e hoxhallarve duke e mohu identitetin e hershem Ilir.

Toka autoktone e shqiptarve nuk do të thotë tokë me xhamia e me erzane, por tokë e Krishterë.



Ne nuk po veprojmë si Spanjollet , se di se pse ??



Sigurishtë se është koha që të ri-kthehemi aty ku ishim me heret , sepse kështu si jem, nuk po na dojnë akoma.

Kush i ka fajet , e kush po e vun me kurriz ??!!



Paturpsia është durimi i shpirtit ndaj c´nderimit në emerë të fitimit (Platoni)