Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    MAPO: Si i shiste qeveria shqiptare armë Serbisë?

    SI I SHISTE QEVERIA SHQIPTARE

    ARMË SERBISË?!?


    Revista „MAPO“ që botohet në Tiranë, në numrin e saj të fundit ka botuar një shkrim “Rruga shqiptare drejt Serbisë“ me autor Gjergj Thanasi. Z.Thanasi, me këtë rast publikon disa fakte skandaloze që dëshmojnë qartë bashkëpunimin sekret të qeverisë shqiptare me qeverinë serbe dhe sekserët serbë (pjestarë të bandave kriminale serbe), të cilët gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë kryer një sërë krimesh ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për kontrabandimin e armëve dhe municionit, për shuma të mëdha parash etj. etj, Në këtë artikull publikohet edhe një listë me emra të përveçëm kriminelësh serbë të përfshirë në këtë skandalë të tmerrshëm. (www.pashtriku.org)




    Gjergj Thanasi - Rruga shqiptare drejt Serbisë!



    Foto: Shefi i qeverisë shqiptare Sali Berisha




    Gjatë qeverisjes së djathtë 2005 - 2009 marrëdhëniet ushtarake Serbi - Shqipëri arritën kulmin e zhvillimit. Gjerësia dhe thellësia e këtyre marredhënieve eklipsonte marëdhëniet e Shqipërisë me partnerët e NATO-s përfshirë edhe SHBA-në. Për publikun këto marëdhënie ishin totalisht të panjohura, të mbajtura sekret për „shkak“ të arsyes shtetërore, sekretit ushtarak etj. Importet, eksportet apo tranzitet e armëve me Serbinë i fshiheshin rregullisht publikut. Ky sekret mbahej jo vetëm, sepse të tilla marëdhënie i nxirrnin bojën propagandës patriotike zyrtare për dashurinë për vëllezërit kosovarë, por edhe sepse ky bashkëpunim ushtarak shpesh shkelte konventat ndërkombëtare, embargot e vendosura nga OKB-ja apo shërbente për të armatosur organizata terroriste të çertifikuara ndërkombëtarisht. Raportet serbo-shqiptare u shtrinë në të gjitha fushat e marëdhënieve me jashtë të forcave të armatosura shqiptare në katër vitet e shkuara. Fushat përkatëse ishin disa, ku mund të përmenden fillimisht importimi i armëve dhe municioneve, prodhime të fabrikave ushtarake serbe.

    Të tilla importe nga Serbia përfshinë predha mortaje të kalibrave të ndryshëm disa mijëra copë të gatshme për trafikim, (rasti i Memajt). U importua barut për rreth gjysëm milioni predha mortaje të kalibrave të ndryshme, lëndë shpërthyese në sasi prej qindra tonësh, automatikë serbë M70 dhe M84 të ngjashëm me kallashnikovët e ushtrisë shqiptare, predha tanku 100mm tip ASDF, (municion modern antiblind), sidhe predha katjushka serbe tip ORKAN 262 mm M87.

    Së dyti importim materialesh me përdorim të dyfishtë si psh. kapsolla detonatore të tipeve të ndryshme, fitil zjarr përcjellës të llojeve të ndryshme, nitrat amoni për industrinë ushtarake shqiptare etj. Importimi i nitratit të amonit për Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare nga Serbia u krye pas Gërdecit nga një firmë private, pronari i së cilës kishte lidhje me Gërdecin për shkak të detyrave të tij funksionale shtetërore. Nga firma serbe është tentuar të importohen edhe armë, municione, paisje speciale për forcat speciale të policisë shqiptare dhe për Forcën e sigurisë portuale në Durrës. Këtu mund të përmendim pistoleta e municione finlandeze, (kompania Patria), pistoleta e municione austriake Glock 19, pushkë precizioni Steyr po austriake, shock grenades, (flash bang), etj. Por serbët, në këtë rast ishin thjesht sekserë për t´ua shitur këto armatime joserbe shqiptarëve sa frëngut pulen.

    Ndër këta sekserë serbë ishte edhe një ish pjestar i grupit paramilitar terrorist "Munja", pjesëmarrës në një sërë krimesh kundër nderit, jetës dhe pronave të shqiptarëve (1998-1999) në Prizren, Dushanovë, Hoçë e Qytetit dhe Billushë. Pra gjatë qeverisjes së djathtë Berisha - Mediu, një terrorist i grupit paramilitar "Munja", maskuar si tregtar malazez apo maqedonas armësh do të furnizonte me armatime policinë shqiptare ende pa iu tharë njollat e gjakut të viktimave kosovare të masakruara nga duart e tij. Një tjetër dëshmi e qartë e "patriotizmit" të anëtarëve të kabinetit Berisha.

    Së treti eksportet e materialeve ushtarake shqiptare drejt Sebisë kryesisht lëndë plasëse TNT dhe RDX, por edhe predha mortajash të kalibrave të ndryshëm, fishekë të kalibrave të ndryshëm si për armët e këmbësorisë edhe për mitralozët kundërajrorë. Si nomenklaturë eksportesh është e ngushtë, por bëhet fjalë për sasi të mëdha prej qindra e mijra tonësh.

    Së katërti, tranzitet dhe transportet janë një tjetër fushë, ku shtriheshin marëdhëniet ushtarake serbo shqiptare. Në periudhën kohore që përmendet, shumica e eksporteve dhe importeve shqiptare me tokë apo ajër detyrimisht do të bëhej me kamionë apo avionë serbë të drejtuar nga shoferë apo pilotë serbë, detyrimisht të tranzituara nëpër Serbi. Fjala vjen edhe kur eksportoheshin armë me vlera muzeale për në Gjermani, kamionët ishin serbë me shoferë serbë dhe tranziti bëhej nëpër territorin e Serbisë. Eksportohej barut për në Belgjikë, kamionët përsëri serbë, shoferët përsëri serbë, tranziti sigurisht nëpër territor serb. Importohej 3.5 tonë eksploziv C4 nga Irani dhe miliona metra linear fitil zjarrpërcjellës me qëllim rieksporti në drejtim të organizatave terroriste, (rasti i grupdepove të Burizanës), transporti bëhej me avionë cargo serbë me pilotë serbë, me Stop over në aeroportin serb të Batajnicës. Në datë 6 mars 2006 u eksportuan rreth 10 mijë predha mortaje për në Iran me avion serb me numër fluturimi IL76/HN 76007, i tranzituar nëpërmjet hapësirës ajrore serbe. Edhe në rastet kur ka të dhëna të besueshme se dërgoheshin armë e municione legalisht në Irak apo në Afganistan, shpesh herë edhe në këto raste përdoreshin avionë apo firma serbo-sllave si seksere.

    Së pesti mallrat e industrisë ushtarake serbe të penguara deri në sekuestrim nga organet ligjzbatuese kroate, shpesh tranzitoheshin nëpërmjet territorit nacional shqiptar, përkatësisht portit të Durrësit dhe aeroporteve të Rinasit dhe Kuçovës.Të tilla tranzite armatimesh serbe kanë ndodhur para dhe pas tragjedisë së Gerdecit si psh. Eksporti nga porti i Durrësit i dhjetra kontejnerëve me armatime serbe drejt lindjes së mesme natën e 16 - 17 majit 2009. Ky transit realisht rrezikoi që në Durrës të përsëritej Gërdeci në përmasa katastrofike. Partnerët serbë të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, ishin ndër pjesa e njohur e "nëntokës" serbe, ndërmjet tyre edhe kriminelë lufte në Kosovë, bashkëpunëtorë të Milosheviçit etj.

    Po japim një listë të pjeshme të serbëve që kanë bashkëpunuar me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë:

    · Zoran Damjanoviç,

    · Sllobodan Tesiç,

    · A. Sarajliç,

    · Z. Laliç,

    · J. Djuriç,

    · Milovan Miçoviç,

    · Rade Radojeviç, ish-komandant batalioni i policisë serbë në Kosovë në vitet 1998 - 1999, i dekoruar nga Milosheviçi për trimëri të treguar në luftë në Kosovë.

    Shumë sekserë dhe tregtarë serbë, deri dhe individë të dyshuar për raporte me Bin Ladenin, si p.sh. Ghulam Jilani Dosul, hynin e dilnin në depot sekrete të ushtrisë shqiptare si në han pa porta. Disa prej depove ushtarake të vizituara prej tyre janë:

    · Bigas,

    · Ullishtë,

    · Shën Mëhill,

    · Qafmollë,

    · Konisbaltë,

    · Memaj, (Romanat),

    · Gërdec,

    · Shkozet, (Durrës), etj.

    Repartet ushtarake që janë vizituar prej tyre mbajnë numrat:

    · 4450 (Tiranë),

    · 4451 (Qafmollë),

    · 4454 (Elbasan) etj.

    Vizitorët serbë kanë qenë të paisur me leje të rregullta me shkrim të lëshuara nga shefat e shtabit të ushtrisë shqiptare. Ndërsa në Gërdec kanë hyrë me lejen e privatëve që menaxhonin fabrikën e Gërdecit. Disa prej këtyre trafikantëve serbë u kanë dalë telashe dhe me vetë agjensitë ligjzbatuese serbe.

    · Zoran Damjanoviç, partner afatgjatë i Ministrisë shqiptare të mbrojtjes, u arrestua nga doganierët malazezë duke trafikuar një kamion me mbi një mijë automatikë M70 dhe M72 prodhim serb i fabrikës " 4 Nëntori" në Mojhovc.

    · Sllobodan Tesiç, kontrabandist armësh, që në kohën e Millosheviçit, i penalizuar nga OKB-ja si bashkëfajtor me diktatorin afrikan Charles Taylor në masakrat e përbindshme në Liberi, ka problem serioze me shërbimin sekret serb BIA. Në mars të vitit 2009 BIA serbe nën trysninë amerikane ndaloi një shitje armatimesh serbe prej 50 milion dollarësh drejt Libisë, vetëm sepse sekser në këtë bisnes ishte firma Melvale, pronë e Sllobodan Tesiçit. Ky individ, për shkak të shkeljes së embargos së OKB-së ndaj Liberisë, konsiderohej i padëshirueshëm për Serbinë e Koshtunicës dhe Tadicit.

    Po ky person dhe firma e tij Melvalle ishin partnerë të preferuar në kontrabandimin e armatimeve me Shqipërinë e ministrit Mediu dhe Kryeministrit Berisha. Në faksimilen e dokumentit ilustrues pasqyrohen llogaritë bankare të këtij kontrabandisti në dy banka serbe. Pikërisht nëpërmjet këtyre dy bankave pas vitit 2005 janë bërë investime dhjetra million euroshe rreth e qark Tiranës. Pronarët serbë dhe shqiptarë të këtyre investimeve nuk dihet qartë se kush janë me përjashtim të një serbi i cili gjatë luftrave në ish Jugosllavi ka shërbyer si Zv/ kryeministër i Millosheviçit.

    Revista MAPO - Tiranë, 23. 03. 2010

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Do I ken Ble Per Hekur Me I Shkri.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ishe shitje patriotike, t'u shesim arme serbeve qe t'u marrim parate

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pallavra me porosi... me rastin e fillimit te kryengritjes bolshevike ed-ruco-khmer rruzhe..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Mos besoni pallavra,gjera te tilla.....

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Lulzim7 Lexo Postimin
    Mos besoni pallavra,gjera te tilla.....
    ia paten mare doren ... nuk hiqte dore dallaveraxhiu salis prej trafikantit ne ndihme te serbise ... pavarsisht se nuk e dinte ku binte Gerdeci ...

    apo edhe tragjedia kriminale e Gerdecit eshte pallavra, gjera te atilla ...

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    ja edhe ca pallavra te tjera nga miqte e Edit (kur ishte bojaxhi) tek New York Times:

    THE WORLD;How Sanctions Bit -- Serbia's Neighbors
    By RAYMOND BONNER
    Published: November 19, 1995


    . .SKOPJE, Macedonia— GRANTED, three years of international trade sanctions may have helped to nudge Slobodan Milosevic, the Serbian strongman, to peace talks in Dayton, Ohio. But at whose expense?

    Ordinary Serbs were inconvenienced by shortages and higher prices, but there were no images of dying Serb children to truly undermine the Serbian President's hold on power. Nor did sanctions appreciably slow the Serb war machine (though the forces of Croatia and NATO did) because Serb forces never lacked for imported fuel and other supplies from the outside world.

    Rather, the most lasting and overlooked damage of sanctions may have been the corruption they encouraged in surrounding countries like Albania, Bulgaria, Macedonia, Hungary and Romania. These countries -- all formerly Communist lands professing to be fledgling democracies, and all major trading partners of Serbia -- were ill-equipped to enforce sanctions from the outset and, in the end, fell victim to the irresistible temptation to evade them.

    Should Mr. Milosevic sign a peace deal in Dayton and thereby win an end to the West's embargo, the economic consequences to Serbia's neighbors might well, in time, be overcome. But the criminality and criminal ethos that sanctions have fostered will be much harder to dispel.

    During one recent week, according to a report of the European Union's sanctions-monitoring office in Brussels, 782 trucks moved from Macedonia into Serbia, laden with computers, food and chemicals, and 466 came out of Serbia into Macedonia, hauling everything from copper tubing to frozen raspberries. Commerce on such a scale could not take place without the complicity of Macedonian officials high and low. "Look at almost any company that has violated sanctions and you will find a member of Parliament is the head of it," said a Western diplomat here.

    In Romania, international sanctions monitors discovered a creative Serbian fuel-smuggling scheme. Yugoslav Airlines passenger flights were flying daily -- with no passengers -- from Belgrade to the Romanian city of Timisoara. The route was lucrative nonetheless, for the planes returned to Belgrade with tanks brimming, up to 5,000 gallons of fuel on each flight. Romanian officials told Western officials there was nothing they could do about it because a senior Government minister was involved in the business.

    In Albania, oil trade with Serbia is by far the country's largest enterprise. In impoverished northern Albania, which has more sheep than cars, there are 39 gas stations in less than 20 miles along a narrow road almost devoid of cars. The fuel is pumped into containers, taken to the river and then sent to Serbia. Diplomats and sanctions monitors in Tirana say that senior Albanian officials have their hands in the trade and that it is controlled by organized crime elements, which are more powerful than the fledgling state's police.

    The formerly Communist states don't shoulder all the blame. Oil companies in Greece and Italy have supplied the oil going to Serbia through Albania. In August, Greek companies shipped more than 9,000 tons of oil to Albania, most of which was then smuggled to Serbia, European sanctions monitors say.

    Greek officials have heatedly denied complicity in the illegal trade. Italian companies are the culprits, they say (which they were, until the Greek oil traders overtook them, according to European Union reports). Besides, the Greeks say, there is nothing illegal about trading with Albania. True enough, but, Western officials counter, if the oil were going from Albania to a Greek enemy -- say, Turkish Cyprus -- Greece would find a way to stop it.

    International monitoring teams, including United States customs agents, have been stationed in each of the front-line countries but have been hampered by a limited mandate: They can't arrest anyone. Reports of violations go to the United Nations and Western governments, which for the most part make sure that no violating country is publicly embarrassed. The European head of one such team described his mission as: "To see and to know, but not to do anything."

    Photo: On the Danube, men unload oil smuggled to Serbia by boat fromRomania. (Associated Press)

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    po te kerkoni me termin "Albania" tek arshiva online e NY Times do gjeni edhe shume shpifje te tjera te Edit (asokohe kur ishte bojaxhi)....

    Parti Sali, jemi gati per t'na .., me gjithe komb e gjithe Shqipni!

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po ky palla mos i sherbente gje kafe atyre kur benin kontrabande?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e cubel
    Anëtarësuar
    30-05-2005
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Po ky palla mos i sherbente gje kafe atyre kur benin kontrabande?
    E paska porositur edvin rama ose ai kokëhiena tjetër, gramoz ruqi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •