Pershendetje te gjitheve dhe iu uroj gjithe te mirat kudo qe jeni.
Hobi im jane kafshet, i dua shume sepse jane shume fisnike. Vecanterisht me pelqenje qente per besnikerine dhe dashurine qe kane per njerezit. Kam kerkuar disa here nga Forumi Shqiptar te hapin nje rubrike "Per kafshet" por pa sukses.
Me vjen keq qe ne Shqiperi dhe shume vende te tjera qente dhe macet e rruges vuajne aq shume dhe kane nje jete te shkurter dhe shpesh me fund mizor. Bashkite e qyteteve vazhdojne te vrasin ne menyre barbare qente e rruges, gje qe nuk ndihmon aspak ne uljen e numrit te tyre. Nese leket qe perdoren per te paguar gjuetaret ose policet qe i vrasin keto kafshe te shkreta do perdoreshin per sterilizimin e tyre dhe per qendra adoptimi, suksesi do ishte me i madh.
Per me teper, si po i mesojme femijet tane, qe dhuna dhe vrasja eshte menyra e trajtimit te kafsheve?!!! Ku jane gjithe ata veterinere qe supozohet te duan kafshet? Ku jane gjithe ata njerez qe kane qen ne shtepi dhe thone nje llaf ne mbrojtje te tyre.
Ju lutem te konsideroni te firmosni nje peticion qe qeveria te ndaloje vrasjen e qenve te rruges:
http://www.ipetitions.com/petition/tierhilfe-albanien/
Kerkoj vetem qe te firmosni peticionin dhe jo te beni donacione. Lidhja (link) qe del pas firmosjes nuk eshte e lidhur me peticionin, pra s'ka nevoje per donacion.
Faleminderit shume!
Ruaj Lidhjet