Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23

Tema: Dialekti

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga i/regjistruar Lexo Postimin
    Dialekti=Bisedė me njėri-tjetrin, ėshtė njė variant i njė gjuhe, i cili pėrdoret nga njė pjesė e popullsisė sė njė vendi, por qė kuptohet edhe nga folėsit e tjerė tė kėsaj gjuhe. Dialektet e njė gjuhe dallojnė nga njėri-tjetri nga disa veēori leksikore, sintaksore ose fonetike.

    Nė pėrgjithėsi dallojmė dy lloje dialektesh:

    dialektet krahinorė (ose gjeografikė), qė studiohen nga dialektologjia.
    dialektet shoqėrorė (ose sociolektet), qė studiohen nga sociolinguistika.
    Gjuha Shqipe ka dy dialekte, gegė dhe toskė.

    Dialekti Gegė ose gegėrishtja (Geg. gegnisht) ėshtė njėri nga dy dialektet e gjuhės shqipe, qė flitet nga shqiptarėt gegė nė veri tė Shqipėrisė, nė Kosovė, nė Maqedoni si dhe nė Serbi dhe Mal tė Zi. Kufiri nė mes tė gegėrishtes dhe toskėrishtes ėshtė Lumi Shkumbin nė Shqipėri, qė pėrshkon Shqipėrinė e mesme nga lindja nė perėndim.

    Gegė ėshtė po ashtu klasifikim nėnetnik i shqiptarėve dhe pėrfshin banorėt e viseve mbi Shkumbin, cekur mė lart, ose folėsit e gegėrishtes. Trojet e banuara nga gegėt janė njohur historikisht si Gegėri, sidomos gjatė shek. XIX dhe kohės sė Lidhjes sė Prizrenit.

    Prejardhja e fjalės

    Pashko Vasa pėr kuptimin e fjalėve gegėri dhe gegė, mendon se duhet kėrkuar tek Homeri, saktėsisht nė rreshtat ku thotė se : Pėrtej maleve tė Akrokeronit banojnė gjigantėt. Sipas Pashko Vasės, fjala gjigas, nė greqisht do tė thotė gjigant, vigan. Pėr argumenti jep njė shkresė nė tė cilėn ndėr tė tjera thotė se fjala Gjigaj dhe Gegaj, - janė i njėjti emėr dhe kanė tė njėjtin kuptim si nė shqip po ashtu edhe nė greqisht.

    Veēanti tė gegėrishtes

    Paskajorja

    Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallėzue). Kjo veēanti e gegėrishtes pėrdoren nė shumicėn e gjuhės dhe zė vendin e mėnyrės lidhore tė gjuhės standarde nė shumicėn e rasteve. Mėnyra lidhore qė pėrdoret nė standard lidhet me vetėn dhe kohėn (e tashme: p.sh. tė punoj d.m.th. unė tė punoj, tė punosh d.m.th. ti tė punosh etj., dhe e pakryer: tė punoja, tė punoje, etj.) ndėrsa paskajorja e gegėrishtes ėshtė gjithėpėrfshirėse.

    Shumė gjuhėtarė sot janė ithtarė tė futjes sė kėtij lloji tė paskajores nė gjuhėn standarde meqė njė pjesė e madhe e shqiptarėve e pėrdorin nė tė folurėn e pėrditshme. Kėta gjuhėtare mendojnė se shqipja standarde do tė ishte mė e lehtė dhe me mė shumė mundėsi shprehėese e stilistike. Ky lloj i paskajores do tė ofronte pėrkthime mė adekuate nė kėtė rast: "To Be or Not To Be" Shekspiri nuk thotė Ti, tė jesh apo tė mos jesh, por thotė, pa iu drejtuar asnjė vete, as tė dytės, as tė tretės: “Me qenė a mos me qenė” (ose nė variante mė tė skajshme: "me kānė a mos ke kānė"). Ndėrkaq, njė pėrkthim i tipit "pėr tė qenė apo pėr tė mos qenė" nuk tingėllon shqip.

    Foljet kalimtare dhe jokalimtare

    Megjithėse veprore, nė gegėrishte, shumė folje, si “me ardhė/vij”, nė tė kaluarėn dhe kohė tė tjera tė sė shkuarės paraprihen nga folja “me qenė/jam”. P.sh. “Jam ardhė dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftė, kėto folje mund tė zgjedhohen edhe si nė standard me “kam” pėrpara, por modeli i mėsipėrm ėshtė shumė i pėrhapur nė Kosovė.

    Fjalori i pasur

    Gegėrishtja ka shumė fjalė qė nuk pėrfshihen nė fjalorin e gjuhės standarde. Disa shembuj: me nirthtė, me (i) mejt (p.sh. Mė ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicė) etj.

    Zanoret hundore

    Zanoret hundore (a, ė) e bėjnė gegėrishten mė tė vėshtirė pėr t'u mėsuar si dialekt (pėr shqiptarėt) ose gjuhė e dytė (pėr tė huajt qė mėsojnė shqipen gege). Njėherėsh, theksimi i tyre ėshtė dallimi kryesor nė theks prej toskėrishtes, duke e bėrė atė mė tė butė pėr veshin. Zanoret hundore zėvendėsojnė thuajse plotėsisht tingullin e theksuar "ė" qė nė gegėrishte figuron si shkronjė pėr zgjatjen e zanores paraprijėse dhe shpesh quhet "e pa zā" (e pa zė). Kur "ė"-ja shkon e patheksuar nė toskėrisht, nė gegėrisht ajo zgjat zanoret paraprake.

    Rotacizmi

    Kjo ėshtė njė teori shumė e mbėshtetur nga studimet. Shihet, pėr shembull se rotacizmi “n” nė “r” ka ndodhur e jo “r” nė “n”, ēka dėshmon se gegėrishtja ka ruajtur mė shumė elemente tė shqipes sė vjetėr. Kėtė e zbulojmė prej fjalėve latine si psh. “virgin-” qė nė gegėrishte sot ėshtė “virgjin” dhe nė toskėrisht/standard “i/e virgjėr”, “inimicus” e gjetur nė gegėrishte si “anmik” dhe e transformuar nė toskėrisht/standard si “armik”.

    Pėrdorimi letrar

    Dokumentet mė tė vjetra tė shqipes janė shkruar nė gegėrishte. Kėto pėrfshijnė "Formulėn e pagėzimit" tė Pal Engjėllit, "Mesharin" e Gjon Buzukut, "Ēetėn e profetėve" nga Pjetėr Bogdani, veprat e Pjetėr Budit, Frang Bardhit etj. Nė gegėrishte u shkruan edhe kryevepra tė letėrsisė shqiptare si "Lahuta e Malcķs" e Gjergj Fishtės, si dhe u kodifikua Kanuni i Lekė Dukagjinit nga Shtjefėn Gjeēovi.

    Pėrveē se flitet nga shqiptarėt gegė, gegėrishtja ka qenė dialekt zyrtar nė Shqipėri para Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė Kosovė deri mė 1968. Shumė mėrgimtarė shqiptarė gjatė diktaturės komuniste nė Shqipėri kanė vazhduar ta pėrdorin gegėrishten nė letrat e tyre. Sot gegėrishtja pėrkrahet si dialekt dhe pėrdoret aty-kėtu nga gazeta "Java" nė Kosovė. Botuesi i saj, Migjen Kelmendi, ėshtė njė nga ideatorėt pėr zyrtarizimin e gegėrishtes sė paku nė Kosovė, mirėpo figura e tij ėshtė kritikuar pėr nxitje tė pėrēarjes kombėtare. Tė tjerė pėrkrahės tė gegėrishtes janė kryesisht letrarė nga Shkodra, njė nga qendrat e pėrdorimit dhe zhvillimit tė gegėrishtes gjatė historisė.

    Migjen Kelmendi dhe Gjuha e zyrtare
    Ideja pėr zyrtarizimin e gegėrishtes, kudoqoftė, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, jo qė duhet kritikuar, natyrisht pa fyer as Migjenin as Nexhmedinin, as tė tjeret qė mendojnė ndryshe, por kurrsesi nuk duhet te pajtohemi me nje ide tė tille, kjo vėrtet do ishte nje pėrēarjes kombėtare. Mendoj, se nese asgje nuk ka arritur shqipatria ne teresi, gjate udheheqjes se komunisteve, me unifikimin e gjuhes shqipe, tregon se ajo udheheqje nuk ka qene antishqiptare, siē po e emėrojnė-etiketojne njė pjesė e madhe intelektualesh.Me unifikim e gjuhes shqipe, jane vure themelet e bashkimit te kombit-idesė sė shenjtė te Rilindasėve-Profetėve shqiptarė. Andi Ballshi

    Shembuj dhe krahasime

    (1) Shtjefėn Gjeēovi, Kanuni i Lekė Dukagjinit, Shkodėr: 1933

    Burri a' nė detyrė:
    a) me u pėrkujdesė per veshė e mathė e per gjithshka tė lypet per me mbajtė jeten;
    b) me ruejtė nderen e grues e mos me e lānė me u ankue per kurrnji nevojė.


    Nė standard:
    Burri ėshtė i detyruar:
    a) tė pėrkujdeset pėr veshmbathje e pėr gjithēka qė lipset pėr ta mbajtur jetėn;
    b) ta ruajė nderin e gruas e mos ta lė tė ankohet pėr asnjė nevojė.


    (2) Kėshilli Populluer i Komunės sė Prishtinės, Prishtina (monografi), 1959

    Gjatė pesėmbėdhetė vjetve tė fundit janė investue mjete bukur tė mėdha pėr objekte tė ndryshme komunale. Qysh nė vjetin 1946 rinija ndėrtoi rezervoarin e madh pėr ujsellėsin e qytetit dhe Prishtinės iu sigurue kėshtu pėr herė tė parė uji i shėndoshė pėr pije. Kapaciteti i ujsjellėsit ishte 15 litra nė sekndė. Prej asaj kohe ujsellsi u zgjanue dhe modernizue vazhdimisht dhe tash pėr ēdo sekondė jep nga 30 litra ujė.

    Nė standard:
    Gjatė pesėmbėdhjetė vjetėve tė fundit janė investuar mjete bukur tė mėdha pėr objekte tė ndryshme komunale. Qysh nė vitin 1946, rinia ndėrtoi rezervarin e madh pėr ujėsjellėsin e qytetit dhe Prishtinės iu sigurua kėshtu pėr herė tė parė uji i shėndoshė pėr pije. Kapaciteti i ujėsjellėsit ishte 15 litra nė sekondė. Prej asaj kohe ujėsjellėsi u zgjerua dhe modernizua vazhdimisht dhe tani pėr ēdo sekondė jep nga 30 litra ujė.

    Dialekti Toskė ose toskėrisht ėshtė njėri nga dy dialektet e gjuhės shqipe, qė flitet nė jug tė Shqipėrisė, nė njė pjesė tė vogėl tė Maqedonisė, nė Greqi dhe nė Italinė jugore nga arbėreshėt. Kufiri nė mes tė gegėrishtes dhe toskėrishtes ėshtė Lumi Shkumbin qė pėrshkon Shqipėrinė e Mesme nga lindja nė perėndim.
    Teme inteligjente,dhe e shkruar bukur.

  2. #12
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Gjinokastra ti je ne vete apo jo?? Pse ke lindur ne Shqiperi edhe te eshte mesuar veshi me ate letraren te duket e drejte te perulesh te tjeret??
    Fillimisht kjo tema eshte per Dialektin Shqip, mos na vendos Serbishten ketu!!!
    Meso si te respektosh e komunikosh si njeri me te tjeret perpara se te flasesh, jo per gje por vetes tende i ul pike.

  3. #13
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Gjinokastra ti je ne vete apo jo?? Pse ke lindur ne Shqiperi edhe te eshte mesuar veshi me ate letraren te duket e drejte te perulesh te tjeret??
    Fillimisht kjo tema eshte per Dialektin Shqip, mos na vendos Serbishten ketu!!!
    Meso si te respektosh e komunikosh si njeri me te tjeret perpara se te flasesh, jo per gje por vetes tende i ul pike.
    Po te mesoj sesi te shqiptosh gjuhen tende! Se ti nuk di!

    Edhe serbishten e solla per krahasim!

    Nuk eshte ceshtje superioriteti krahinor o mendje ngushte!

    Eshte kulture edhe deshire per te ndihmuar bashke kombasit!

    JU VRAFTE MURTAJA, 1 NEURON NE KOKE KENI TE GJITHE!

    Sapo mesoni te shkruani, vetem budallalleqe feminore thoni.
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  4. #14
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga Gjinokastra Lexo Postimin
    Po te mesoj sesi te shqiptosh gjuhen tende! Se ti nuk di!

    Edhe serbishten e solla per krahasim!

    Nuk eshte ceshtje superioriteti krahinor o mendje ngushte!

    Eshte kulture edhe deshire per te ndihmuar bashke kombasit!

    JU VRAFTE MURTAJA, 1 NEURON NE KOKE KENI TE GJITHE!

    Sapo mesoni te shkruani, vetem budallalleqe feminore thoni.
    Me rafte pika me rafte, se kam ditur qe qenke mendja me e ndritur qe kemi ketu. Do nje medalje ta varesh ne qafe?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anėtarėsuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga Gjinokastra Lexo Postimin
    Po te mesoj sesi te shqiptosh gjuhen tende! Se ti nuk di!

    Edhe serbishten e solla per krahasim!

    Nuk eshte ceshtje superioriteti krahinor o mendje ngushte!

    Eshte kulture edhe deshire per te ndihmuar bashke kombasit!

    JU VRAFTE MURTAJA, 1 NEURON NE KOKE KENI TE GJITHE!

    Sapo mesoni te shkruani, vetem budallalleqe feminore thoni.
    shum qesharake, pikerisht ai qe shtiret me qene koka ma e mencun mbi kete dhe, fillon t'i nemose te tjeret per mendimet e tyne.

    Teme pa vlera, akoma nuk e kam kuptuar pse eshte hapur edhe c'qellim ka?
    pse teme pa vlere? neqoftese e ke ngene me e shikue tane forumin me te gjitha temet e tij, te pakten dhjete teme do t'i gjesh qe do t'ia vlente t'i thuesh teme te pakuptimta. Mendoj se per te gjithe ata qe jane te interesuem ne gjuhen shqipe dhe sidomos ne dialektet e saj kane me pase interese me dhane kontributin e tyne per kete teme. Ty te indinjon vetem permendja e gegnishtes dhe dron se prap do te ndizet nji diskutim per venien e saj ne perdorim shkrimor. Nuk di cfare halli ke, qe kurr nuk u shoqnove me kete ide, e cila, sikur te implementohej, do te zgjidhte shum probleme sa i perket gjuhesise, dhe ne shqiptaret do te ishim nji komb shum ma i bashkuem, nji gja e cila do te gezonte shum atedhedashes si puna jote. Prandej mos i perul te tjeret per mendimet e tyne dhe mos u zemro qe ende kemi ca njerez me vetedije te shendosh te cilet nuk e kane harrue padrejtesine qe i asht ba popullit tone, kur ne vitin 1972 imponohej nji leterarce e cila e pashqyronte ne menyre ma te qarte komunizmin enverist.

    PS: nuk kam nder mend me ba kete si baze per kete teme dhe nuk me ka shkue mendja ta ndezi prap kete debate, por ka ca njerez si Gjinokastra te cilet qesin mijra fjale boshe dhe e tregojne tuten e tyne si me e prezantue ne pjate.

  6. #16
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga kapllani Lexo Postimin
    te cilet nuk e kane harrue padrejtesine qe i asht ba popullit tone, kur ne vitin 1972 imponohej nji leterarce e cila e pashqyronte ne menyre ma te qarte komunizmin enverist.
    Cfare ndodhi ne 1972? Enveri beri Toskerishten gjuhen letrare? Sidoqofte me pelqen kjo gjuha letrare qe kemi tani.


    Ty te indinjon vetem permendja e gegnishtes dhe dron se prap do te ndizet nji diskutim per venien e saj ne perdorim shkrimor.
    Ku ne Shqiperi apo Kosove? Apo te dyja? Hera e pare qe kam degjuar per kete lajm, prandaj po pyes.

  7. #17
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar mė parė nga kapllani Lexo Postimin
    shum qesharake, pikerisht ai qe shtiret me qene koka ma e mencun mbi kete dhe, fillon t'i nemose te tjeret per mendimet e tyne.



    pse teme pa vlere? neqoftese e ke ngene me e shikue tane forumin me te gjitha temet e tij, te pakten dhjete teme do t'i gjesh qe do t'ia vlente t'i thuesh teme te pakuptimta. Mendoj se per te gjithe ata qe jane te interesuem ne gjuhen shqipe dhe sidomos ne dialektet e saj kane me pase interese me dhane kontributin e tyne per kete teme. Ty te indinjon vetem permendja e gegnishtes dhe dron se prap do te ndizet nji diskutim per venien e saj ne perdorim shkrimor. Nuk di cfare halli ke, qe kurr nuk u shoqnove me kete ide, e cila, sikur te implementohej, do te zgjidhte shum probleme sa i perket gjuhesise, dhe ne shqiptaret do te ishim nji komb shum ma i bashkuem, nji gja e cila do te gezonte shum atedhedashes si puna jote. Prandej mos i perul te tjeret per mendimet e tyne dhe mos u zemro qe ende kemi ca njerez me vetedije te shendosh te cilet nuk e kane harrue padrejtesine qe i asht ba popullit tone, kur ne vitin 1972 imponohej nji leterarce e cila e pashqyronte ne menyre ma te qarte komunizmin enverist.

    PS: nuk kam nder mend me ba kete si baze per kete teme dhe nuk me ka shkue mendja ta ndezi prap kete debate, por ka ca njerez si Gjinokastra te cilet qesin mijra fjale boshe dhe e tregojne tuten e tyne si me e prezantue ne pjate.
    Ja filloj prape turku!

    1-Ku e di ti qe une nuk flas gegerisht(jugore) ne familje?
    2-Kush te tha ty qe kam probleme me dialektin geg?
    3-Me 1992 delegatet nga Kosova e refuzuan mundesine e patjes 2 dialekte si gjuhe, lane kete qe eshte(perzierje geg-tosk).

    --

    Ti je turk, edhe e vetmja gje qe ben eshte ajo te krijosh percarje. Nese ishe shqiptar do flisje me dashuri edhe respekt per bashkekombesit. Ti mendon se nje dialekt vlen me shume se nje tjeter, akuzon bashke kombesit e nje dialekti tjeter se e kane imponuar me force gjuhen letrare(qe gjithsesi eshte perzierje gege-toske).

    Prandaj meso njehere te gjykosh per ate qe sheh, pastaj fillo me hamendesimet, ti keshtu ti ashtu!
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  8. #18
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    kapllani,

    kur flasim per EVOLIM te Gjuhes, ne fakt nuk jan fjalet qe ndryshojn sidomos rrenjet e tyre

    por thjesht toni i shprehjes, ngjyrimi i Tingujve, kjo nderron sipas modes se kohes dhe Influences se Komshinjve ose Pushtuesve

    ne qoftese ky PUSHTIM esht i gjate ndodh edhe ndotje apo zhdukje e gjuhes Origjinale siē ndodhi me Greket qe gjuha e sotme nuk ngjan aspak me te vjetren

    gjithashtu kam pershtypjen se Kosovaret do ta flasin me shpejt Shqipen Letrare sesa Shkodranet, per ta shkruar siē duhet ata kan filluar tashme

    ne kohen e Migjenit nuk kishte gjuh letrare Shqipe...

    ne fakt, termi i perpikte s'eshte "letrare" por gjuhe Shqipe e Standartizuar ose gjuh zyrtare.

    Shqipja esht nje gjuh e re dhe ajo nuk perdoret akoma ne menyren e Standartizuar.

    duhet thene gjithashtu se Shqipja nuk ka te njejtin muzikalitet.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anėtarėsuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    gjithashtu kam pershtypjen se Kosovaret do ta flasin me shpejt Shqipen Letrare sesa Shkodranet, per ta shkruar siē duhet ata kan filluar tashme
    a mundesh me e shtjellue kete pak ma mire, pernjimend po me intereson.

    Neqoftse te kam kuptue mire, thue se kosovaret do ta pervetesojne gjuhen e standardizueme ma mire sesa shkondranet. Ne pergjithesi kjo nuk ka asgja te keqe, por nuk mund ta komentoj sepse nuk dij qysh asht gjendja ne shkoder.

    Por edhe une kam verejt se shpesh here kosovaret e ngaterrojne standardin me dialektin e tyne, keshtuqe mundet me u thane, se sidomos ne qytete te medha perziehen do fjale, posacersiht kur te mundohet njeriu ta shprehe nji gja te komplikueme.

    Por ne anen tjeter jam tue verejt se gjithnji e ma shum po e gjen edhe dialekti gege ose gjuha e perditshme vend ne standard, te pakten ne telivizion ma nuk perqendrohet njeri me fole nji standard te paster dhe perdor fjale gege veriore si "shpi" ne vend te "shtepise", madje edhe njerez kah ana e jugut. Paskajorja perdoret nganjihere tue bisedue dhe mendoj, pa paragjykue dhe pa e hedh dikend ose tosknishten poshte, se gegnishtja ngadale asht ne rruge te mire me e mire ate pjese qe e meriton ne gjuhen standarde. Nuk dij pse shum gjinde po zemrohen kur te thote dikush se pasakjorja ose ca fjale tipike gege duhen me u perdore ma shpesh, mendoj se kjo vetem do ta zgjanonte spektrumin se shprehuni edhe fjalia e mirenjohun "to be or not to be" kishte me mujte me u shpreh edhe ne shqipen standarde pa kurrfare probleme dha pa as nji dallim kuptimor. Nuk po thom se fonetika duhet ndryshe thellesisht a te flasim kosovarce, shkodrance ose t'i menjanojme te gjitha elementet toske ose t'i fusim gjithkund zanoret hundore e as nuk po prentendoj se menyra si shkruej une do te ishte nji moster shembulli per nji standard te ri e te persosun, por ta thom te drejten: nuk jam fare i kenaqun me standardin tanishem dhe mendoj se mundemi me nxjerre ma shum prej shqipes sone te vyem sesa e kemi ba deri tani.

  10. #20
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    s'kam se ē'far te shtjelloj kapllani

    mjafton qe t'i hedhesh nje sy forummit dhe kupton qe Kosovaret e shkruajne paster Shqipen, e bukra esht qe as nuk sforcohen per kte.
    Ndersa Shkoderanet shpesh shkruajne ne dialekt, gjuhen e Nenes, germa (ē) nuk egziston ēuni (quni) ēimi (qimi) e kshu me radhe, te mos flasim ketu per shkrime te gjata dhe te lodhshme.

    shkrimi yt pershembull, eshte komplet dialekt GEG, s'besoj qe ty ne shkolle te kene mesuar te shkruash me kete tonalitet (perveē numrit 44 = katerdhit e katres) ne Shkolle kudo mesohet Shqipja Standarte, dhe jo ajo e Shtepise

    shtoj gjithashtu qe marrja vesht, fillohet persepari nga Shkrimi, dhe kam bindjen qe kur te filloni ju GEGET te shkruani jo ne dialekt, atehere them se do ta kini hedhur hapin e pare drejte marrjes vesh me te tjeret.

    marrjes vesh ne shqipe letrare i thone edhe: ''Te gjeturit e nje gjuhe te perbashket''

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •