-
i/e regjistruar
Perdorimi i emigranteve nga politika
Perdorimi I Emigranteve nga Politika
16/03/2010
Artan Gaci
Vjedhja e Ruzhdies, pėrveē se ėshtė e mjaftueshme pėr tė treguar se ēfarė ka ndodhur nė zgjedhjet e 28 qershorit, ka dhe njė aspekt tjetėr pėr tė cilin flitet kalimthi. Nuk janė vjedhur, thjesht votat atje dhe nė "Ruzhdie" tė tjera, por janė vjedhur emrat dhe identitetet e emigrantėve. E atyre banorėve qė lanė Ruzhdien dhjetėra vjet mė parė, por qė sistematikisht kanė bėrė tė mundur qė tė tjerėt qė lanė pas tė ekzistojnė. Po ēfarė do tė thotė sot, qė njė emigranti, pasi i ke dhėnė rrugėt, pasi i ke marrė frytet, ti vjedhėsh dhe emrin dhe atė ta pėrdorėsh pėr tė ardhur nė pushtet qė tė kesh mundėsi tė vjedhėsh herėn tjetėr sėrish. As mė shumė e as mė pak, por ky akt kriminal i fundit dhe jo i vetmi, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mbyllja e njė cikli qė ka brenda mundimet e atyre qė lanė atdheun pėr njė jetė mė tė mirė dhe vazhdoi me pėrbuzjen qė gjetėn atje ku shkuan. Ėshtė njė cikėl i gjatė qė ka brenda sakrifica dhe mundime tė shumta dhe qė ka marrė si shpėrblim nga ana e shtetit shqiptar, mosmirėnjohjen dhe sė fundmi dhe poshtėrimin. E pra, pėrveē luftės sė opozitės, qė nesėr tė kemi zgjedhje tė ndershme, u takon edhe emigrantėve tė luftojnė qė kjo histori mos tė vazhdojė mė. Unė dua tė flas pėr luftėn e tyre tė vazhdueshme pėrtej kufijve, jo vetėm atė pėr mbijetesėn e tyre, por dhe pėr mbijetesėn e familjeve qė lanė pas. Dua gjithashtu tė flas se si kjo pėrpjekje e tyre gati mbinjerėzore tė kombinohet dhe tė japė frytet e saj, edhe ashtu siē duan emigrantėt, tė cilėt nuk duhet tė konsiderohen mė si tė ikurit pa kthim, si ata qė s'ka ēi duhet se kush vjen dhe ikėn nga pushteti nė Shqipėri.
Sa herė qė krizat ekonomike shfaqin dhembjet ndjeshėm nė Shqipėri, shumėkush, sidomos qeveritarėt, gjejnė si pretekst rėnien e tė ardhurave nga emigrantėt. Ėshtė njė konstatim i vėrtetė, qė tregon dhe njėherė se ky vend ėshtė bėrė, mbajtur dhe vazhdon tė mbahet mbi shpatulla emigrantėsh. Nuk kam ndėrmend tė merrem me faktin se ēdo tė thotė kjo pėr njė shtet dhe sa i paaftė duket ai duke pritur ndihmat e atyre qė mbajnė familjet nė emigracion me gjak dhe djersė, e atyre qė kurrė nuk reshtėn sė menduari pėr tė afėrmit nė atdhe, sepse ėshtė njė temė tjetėr dhe njė debat i dobishėm pėr tė ardhmen. Ajo mbi tė cilėn dua tė vė theksin ėshtė rėndėsia dhe vlera e njohur, por e pavlerėsuar sa duhet deri mė tani, e klasės sė fuqishme tė emigrantėve nė jetėn e pėrditshme tė ēdo shqiptari brenda territorit tė Shqipėrisė. Janė afro 1/4 e shqiptarėve sot emigrantė dhe bazuar nė shifrat apo sondazhet e fundit, numri i tyre vjen duke u rritur bashkė me dėshirėn e tė tjerėve tė pa ikurve ende, pėr tė lėnė atdheun. Jo thjesht pėr faktin qė jam njė ish- emigrant, por sepse ėshtė e vėrtetė, emigranti nė kėndvėshtrimin tim personal ėshtė njė njeri kurajoz qė e merr rrezikun nė sy. Dhe nuk ėshtė rreziku pėr njė aventurė, por riskimi i gjithēkaje pėr njė jetė mė tė mirė. Nuk njoh e nuk kam takuar deri mė sot, emigrantė qė tė kenė lenė atdheun me xhepat plot, por njoh shumė, aq sa mė mjafton ti pėrgjithėsoj, nga ata qė kanė shkuar diku pėrtej kufirit tonė me xhepat bosh. Sigurisht, kush me mendjen plot, kush me zanatet qė kishin marrė gjatė jetės nė atdhe, e tė tjerė me dėshirėn pėr tė pėrfituar njė zanat apo pėr tė ndėrruar atė qė kishin, por tė gjithė kanė ikur me njė valixhe ėndrrash, jo parash. Shprehja, ta fillosh nga hiēi, vlen pėr ēdo emigrant. Madje nė rastin e shqiptarėve mund tė thuash pa frikė se e kanė filluar nga minus hiēi, sepse minuset e njė starti kanė shoqėruar rrugėtimin e ēdo emigranti, pavarėsisht shkollimit, inteligjencės apo profesionit qė ata mbartnin kur lanė atdheun. Sepse jemi ballkanas dhe pėr mė tepėr shqiptarė, qė na paragjykojnė sapo shkelim matanė. Ėshtė dashur shumė punė, mund dhe sakrifica pėr kėdo qė ka provuar emigrimin, janė dashur shumė bukė e lot tė ngrėna bashkė, me poshtėrimin, depersonalizimin, fyerjet, pse jo dhe dhunėn fizike shpesh, qė ata qė kanė ushqyer ekonominė shqiptare tash sa vjet, tia kenė dalė dhe tė kenė mbijetuar. Lufta e tyre me jetėn ka kaluar gjithė atė rrugėtim tė vėshtirė, pėr tė cilin pak ėshtė shkruar e folur dhe qė shpesh, kėtu brenda Shqipėrisė e kemi mbyllur me frazėn: "
epo janė mirė se rrojnė jashtė". Duke harruar se pėrshtatja me njė jetė tė re, gjuhė tė re, mendėsi tė re, janė luftė e madhe dhe e pėrditshme. Por sidomos pėrshtatja me njė dinamikė tė re brenda familjes, ėshtė njė tjetėr luftė. Tė jesh emigrant do tė thotė tė luftosh dhe tė mbijetosh. Tė mbijetosh fizikisht, por dhe psikologjikisht. Drama e ēdo shqiptari emigrant ėshtė drama e atij ose asaj qė u nda nga familja pėr sė gjalli, e ēdo prindi qė pėr vite nuk mundi tė shohė fėmijėt apo bashkėshorten, qė nuk arriti ti thotė lamtumirė apo tė hedhė njė grusht dhé mbi varrin e nėnės apo babait, ėshtė drama e brerjes sė vazhdueshme tė ndėrgjegjes pėr ata qė kanė lėnė pas, ėshtė vuajtja dyfishe pėr ata qė vuajnė nė atdhe. Ėshtė tortura shpirtėrore e atyre qė u ngritėn dhe shkolluan, qė hapėn biznese dhe ndėrtuan botėn, por qė shumė do kishin dashur qė trurin, talentin dhe vullnetin ti shfrytėzonin pėr njė vend qė shumė e duan, por qė i largoi.
Njė emigrant sot ėshtė njė patriot dhe njė hero.
Nga ky kombinim i pėrkryer i dy vetive qė sa vijnė e zbehen, te banorėt e lodhur tė kėtij vendi buron njė fuqi e pashtershme qė kurrsesi nuk duhet konvertuar vetėm nė para pėr ekonominė tonė gjithnjė nė rėnie, nė ato para qė aq lehtėsisht pėrkufizohen si para emigrantėsh. Nė fakt, do ti shkonte mė pėr shtat shprehja: para gjaku dhe djerse, para lotėsh dhe mundimesh tė papara. Dhe pavarėsisht vlerės sė tyre tė pallogaritshme, qė dhe nė ditėt mė tė zeza tė Shqipėrisė bėn tė mundur mbajtjen e frymės gjallė tė miliona njerėzve, fuqia e emigrantit ėshtė mė shumė se kaq dhe shkon pėrtej ekonomisė. Ėshtė ajo pėr tė cilėn flitet pak dhe prej sė cilės politika vetė largohet si djalli prej temjanit. Ėshtė pikėrisht ajo politikė qė bėn shtetin, atė shtet qė pėrkundrejt vuajtjeve, mundimit, sakrificave deri mbinjerėzore tė kėtij grupimi masiv jashtė atdheut, jo vetėm nuk ka bėrė asgjė, por ėshtė tallur si mos mė keq. Nuk del askush tė thotė sot se ēfarė lehtėsie ka njė emigrant kur kthehet nė atdhe, apo ēfarė suporti ka nga shteti amė nė dheun e huaj. Radhėt e gjata nėpėr kufijtė dhe pikat tona doganore nė ditė festash janė simbioza e festave tona. Ata ashtu siē janė dhe siē janė mėsuar tė durojnė, pasi kanė punuar gjithė vitin, gjithnjė mendojnė ti kalojnė pushimet nė atdhe pranė familjarėve. Shteti gėzohet tek i sheh dhe tek ua di mendjen, sepse pėr tė ata janė thjesht numra dhe burim i pashtershėm paraje. Dhe jo vetėm kaq, por siē tregoi Ruzhdia, tallja dhe poshtėrimi me emigrantėt ka kaluar ēdo kufi. Emri i tyre ėshtė pėrdorur dhe vjedhur nė ditė zgjedhjesh, nė mėnyrėn mė kriminale tė mundshme, duke treguar paturpėsisht se shteti bėn ētė dojė edhe me identitetin e tyre. Me atė identitet pėr tė cilin shumė prej tyre kanė ngrėnė shkopinj gomash mbi kurriz, pėrbuzje europiane dhe poshtėrime raciste, atė identitet dhe emėr qė shumė prej tė cilėve refuzuan ta ndėrronin, atė identitet tė cilin e ngritėn kundėr tė gjitha tė kėqijave dhe me tė cilin vazhdojnė tė mbijetojnė. Por pikėrisht nė shtetin amė, ky identitet u merret nėpėr kėmbė dhe mė e tmerrshmja u vidhet paturpėsisht sikur tė ishte njė lodėr nė duart e mė tė pushtetshmėve. Ka ardhur koha qė emigrantėt, tė cilėve jeta dhe mėnyra e re e jetesės u mėsoi disa rregulla qė nė Shqipėri nuk ekzistojnė, tė marrin nė dorė edhe mė shumė se fatet ekonomike. Kontributi i tyre duhet tė jetė edhe mė i fuqishėm se kaq dhe duhet menaxhuar dhe mė mirė se deri tani. Edhe ata u lodhėn pa diskutim, duke ēuar para nė njė atdhe qė kurrė nuk u pėrmirėson jetėn tė afėrmve tė tyre dhe mbase e kanė kuptuar qė mjerimi nuk zgjidhet me para. Dhe se shkaktare tė mjerimit nuk janė familjarėt e tyre, por shteti qė menaxhon keq dhe vjedh, deri dhe emra emigrantėsh. Ata ndoshta mė shumė se shqiptarėt brenda Shqipėrisė e dinė mirė se rėndėsia e tė zgjedhurit me votė ėshtė fondamentale nė njė sistem demokratik dhe sistem vlerash dhe lufta e tyre pėr tė mirėn e atdheut e tė familjeve tė lėna pas duhet bėrė pikėrisht nė njė front tė ri. Sepse, nė fund tė fundit, nuk njoh asnjė emigrant nė moshė tė re apo mė tė vjetėr qė mos ketė dėshirė tė jetojė nė vendin e tij apo tė paktėn tė mos dojė tė pleqėrojė e vdesė nė dheun mėmė. Pėr hir tė familjeve qė kanė lėnė pas, tė vuajtjeve qė kanė kaluar, pėr hir tė njė vendi ku tė vijnė me dėshirė dhe ku tė prehen nė paqe, zėri i emigrantėve duhet tė jetė edhe njė zė politik. Njė e katėrta e popullatės nuk ėshtė pak, por ėshtė mjaftueshėm pėr tė ndryshuar rrjedhėn vendimmarrėse dhe shtetdrejtuese nė Shqipėri dhe nuk ka pse mos ndodhė. Pėr aq kohė sa paratė e tyre na pėlqejnė dhe na duhen si ajri, edhe votėn e tyre apo zėrin e tyre duhet ta dėgjojmė dhe ta pranojmė. Nė fund tė fundit, ashtu sikur vetėm tė mira i kanė ardhur kėtij vendi nga tė ikurit e ēartur qysh nga 1991 me anije e deri tani, s'ka pse na frikėson fuqia e tyre nė proceset politike. Po flasim pėr njerėz qė i kanė bėrė vend vetes kudo ku kanė shkuar, qė kanė ngritur nga hiēi biznese dhe shkolla, qė rrisin fėmijė tė denjė pėr njė shoqėri tė denjė, qė njohin dhe zbatojnė rregullat e qytetėrimit, qė kuptojnė ē'ėshtė e drejta dhe sidomos e drejta pėr tė protestuar, qė nuk bėjnė kompromis me moralin dhe dinjitetin, qė kanė ēarė mes kaq e kaq vėshtirėsive, qė nuk u shkon nė mend se mund tė pasurohesh shpejt dhe duke vjedhur, qė njohin dhe dinė vlerėn e votės, qė dinė dhe kanė shijuar atė qė ne ende e kemi ėndėrr, demokracinė e vėrtetė. Ėshtė njė kontribut qė mungon prej 20 vjetėsh dhe qė pa tė cilin ky vend nuk bėn dot mė. Ka ardhur koha jo vetėm tė votojnė nė atdhe pėr tė mos iu pėrdorur emri nga komisionerė banditė me kobure nė brez, por pėr tė pėrdorur vetė emrin e tyre, jo atė me prapashtesėn emigrant, por atė tė vėrtetin, atė qė numėrohet dhe qė ka peshė nė zgjedhjen shtetit. Sepse shteti i Shqipėrisė duhet tė jetė shtet i zgjedhur nga shqiptarėt dhe ska mė mirė kur nė kėtė zgjedhje ndihmojnė ata shqiptarė qė e duan mė shumė kėtė atdhe. Dhe dashurinė e tyre nuk ka pse ta blejnė gjithė jetėn me para, por ta tregojnė dhe shprehin me votėn e tyre dhe tė familjarėve tė tyre.
-
-
Ketij shkrimi te porositur nga Rama i duhet shtuar dhe fakti se eshte kjo PS qe nuk po le gur pa levizur qe shqiptaret te mos perfitojne nga heqja e vizave me vendet e Shengenit.
Emigrantet e shohin Shqiperine dhe politiken shqipatre nga nje kendveshtrim qe atje ne Shqiperi asnje nuk mundet ta beje, sepse emigranti eshte nje njeri i cliruar nga presioni i administratave, sepse atij nuk i kushton asgje shprehja e lirise se mendimit, sepse ai nuk jeton me tenderat e bashkive, sepse ai nuk pret ti lepihet nje palacopadroni te gazetave per te marre honorare etj.
-
-
po dihet qe EDI RAMA e ka fajin me SALEN nga fitorja ne fitore .
PD eshte tamam kylysh i PPSH pasi dhe SALA ka ndjekur te njejten rruge si klienti i tij ENVERI
KU JANE THEMELUSIT E PD ?
KU I KENI STUDENTAT E DHJETORIT ?
PER EMIGRANTET ASNJE QEVERI NUK DO TIA DIJE JEMI TE HUAJE SI NE SHQIPERI ASHTU DHE KETEJ NGA JEMI(NDOSHTA KETEJ JEMI ME MIRE )
NDERSA PER VIZAT PERSE NUK E SQAROJNE POPULLIN SE JANE VIZA TURISTIKE DHE VETEM 3 MUAJE JE I LEJUARE TE RRISH BRENDA 6 MUAJSH
SIC DUKET POLITIKANET SHQIPETARE JANE ME TE INTERESUAR QE POPULLI TE EMIGROJE SE ATE VEND NUK KANE NDERMENT TA BEJNE
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt