Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Karol Vojtila - Papa Gjon Pali i dytė!


    Udhetimet me karakter fetar


    Nė vitet e mėvonėshme, Papa Gjon Pali i Dytė vuajti nga sėmundja e artritit dhe e Parkinsonit.

    Nė prill tė vitit 1994, ai bėri njė operacion pėr zėvendėsimin e njerit prej ēapokėve dhe gjatė njė vizite nė Francė nė vitin 1996 atij i ra tė fikėt.

    Por Papa i vazhdoi udhėtimet nėpėr botė.

    Nė Janar tė vitit 1998 Papa vizitoi Kubėn dhe u pėrshėndet nga Presidenti Fidel Kastro, udhėheqėsi komunist i njė vendi me traditė katolike. (Shihni fotografinė).


    vazhdon-->
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Karol Vojtila - Papa Gjon Pali i dytė!



    Viti i Jubileut


    Papa Gjon Pali i Dytė i caktoi vetes njė program tė ngjeshur pėr vitin 2000, por ishte i vendosur t'i udhėhiqte festimet pėr 'vitin jubile' tė katolicizmit.

    Momenti kulminant arriti me mesazhin tradicional me rastin e Pashkėve, tė cilin ai e mbajti nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar nė sheshin e Shėn Pjetrit nė muajin prill.

    Muajin nė vazhdim ai festoi 80 vjetorin e lindjes.

    Megjithėse nuk ishte mirė me shėndet, ai dukej se kishte njė energji tė brendėshme qė e bėnte atė tė vendosur pėr tė vazhduar punėn.

    Burimi i materjalit BBC


    vazhdon-->
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #13
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Karol Vojtila - Papa Gjon Pali i dytė!



    Vdes Papa Gjon Pali i Dytė


    Papa Gjon Pali II
    Papa Gjon Pali i Dytė, njėri prej papėve me karrierė mė tė gjatė nė krye tė Vatikanit, vdiq tė shtunėn nė mbrėmje nė moshėn 84 vjeē.
    Papa ndėrroi jetė me daten 2 prill 2005 nė orėn 21.37 nė studion e tij nė Vatikan, pas disa problemesh shėndetėsore, pėrfshirė edhe njė atak nė zemėr.

    Disa mijėra vetė u mblodhėn nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Romė pėr t'i bėrė homazhe Papės, ndėrsa kėmbanat e kishave filluan tė binin nė tė gjithė qytetin.

    Njoftimet thonė se Papa priti vizitorė deri nė ēastet e fundit tė jetės.

    Sipas buletinit tė fundit mjekėsor qė u bė publik dy orė pėrpara se Papa tė vdiste, ai kishte qenė nė gjendje tė reagonte me raste ndaj atyre qė e rrethonin pranė shtratit tė tij, duke u pėrgjigjur me saktėsi kur i kishin folur kėshilltarėt e tij mė tė afėrt.

    Qeveria italiane ka shpallur tri ditė zie.

    Televizioni italian njoftoi se funerali i Papa Gjon Palit tė Dytė do tė zhvillohet tė mėrkurėn, ndonėse kjo nuk ėshtė konfirmuar ende nga Vatikani.

    "Ceremonia e funeralit do tė jetė grumbullimi mė i madh i udhėheqėsve botėrorė nė historinė e njerėzimit", tha televizioni italian.

    Nė Vatikan do tė zhvillohet njė mbledhje tė hėnėn nė mėngjes pėr tė filluar pėrgatitjet pėr funeralin e Papa Gjon Palit tė Dytė.

    Trupi i Papės do tė dėrgohet nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit, ku do tė bėhen homazhe.

    Pėrgjegjėsinė pėr tė zgjedhur pasuesin e tij e kanė 117 kardinalėt e Kishės Katolike.

    Ata duhet tė mblidhen jo mė shumė se 20 ditė pas vdekjes sė Papės.

    Kardinalėt, tė mbledhur nė atė qė njihet si konklavė, do tė zhvillojnė njė seri votimesh tė fshehta derisa kardinali mė i vjetėr tė deklarojė publikisht nė latinisht "Habemus Papam - Kemi njė Papė".


    BBC


    Fund


    Burimi:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=48108
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #14
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Pesė vjet mė parė funerali i Gjon Palit II kremtuar nga kardinali Racinger:
    "nė sajė tė fesė nė Krishtin, barti njė peshė pėrtej forcave njerėzore".




    Si sot, pesė vjet mė parė, me kremtimin e Meshės sė dritės nė sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan, udhėhequr nga kardinali Racinger, Kisha dhe bota mbarė i dhanė lamtumirėn Papės Gjon Palit II.

    Pesė vjet mė parė, pothuajse nė kėto orė, percillej nga kjo botė drejt shtėpisė sė Atit Qiellor i dashuri Papa Gjon Pali II. Sot dėshirojmė, mbi tė gjitha, tė falėnderojmė pėrsėri Hyjin qė na e dha pėr 27 vjet si atė e prijės tė sigurtė nė fe, si bari tė zellshėm e profet tė guximshėm tė shpresės, si dėshmitar tė palodhur e shėrbėtor tė pasionuar tė dashurisė sė Hyjit. E njėkohėsisht, ta kujtojmė figurėn dhe veprėn e tij nė shėrbim tė Hyjit Atė e tė njeriu vėlla, devocionin e madh me tė cilin Papa Wojtila kremtonte Misteret e shenjte dhe adhuronte tė Shenjtueshmin Sakrament tė elterit, qendėr e jetės sė tij dhe e misionit tė tij tė palodhshėm apostolik pėr tė mirėn e njerėzimit mbarė.

    Pram mė 8 prill tė vitit 2005, njė turmė e jashtėzakonshme njerėzish nė Sheshin e Shėn Pjetrit, i jepte lamtumirėn e fundit Papės Gjon Pali II. Njė ngjarje qė, edhe nė sajė tė mediave, mori pėrmasa planetare e akoma sot, mbetet e skalitur nė kujtesėn e miliona njerėzve.

    Era qė shfleton Ungjillin! Turma e besimtarėve qė thėrret “Shenjt menjėherė”! Flamujt polakė nė zi! Tingėllimi i kėmbanave pėr mort! Purpuri i veshjeve tė kardinajve, bashkremtues tė meshės! Shtrėngimi i duarve ndėrmjet krerėve tė vendeve armike! Imazhe e tinguj tė pashlyeshėm tė njė ngjarjeje, qė ishte para sė gjithash, dėshmi feje. Pėr ēerek shekulli, Papa Vojtila kishte pėrshkuar rrugėt e botės pėr tė shpallur kudo Lajmin e Mirė.

    E tani, mbarė bota ishte grumbulluar nė sheshin e Shėn Pjetrit pėr ta pėrqafuar pėr herė tė fundit Papėn e ardhur nga larg. Pėr tė falenderuar meshtarin, bariun, njeriu qė u pėrsėriti tė gjithėve e secilit pa u lodhur: “Mos kini frikė. Hapjani, madje nė dy kanatat, portat Krishtit”. Vetė Gjon Pali II, gjatė jetės sė tij, u bė njė me Krishtin.

    Kėshtu e kujton kardinali i atėhershėm Racinger, i cili kremtoi funeralin. Gjon Pali II, tha atėherė shoku i rrugės e Papa i mėvonshėm, iu pėrgjigj thirrjes sė Krishtit pėr ta ndjekur. Kėtu qėndron sekreti e misteri i forcės sė tij:

    “Dashuria e Krishtit qe forca dominuese e Atit tonė tė Shenjtė; kush e ka parė tė lutet, kush e ka dėgjuar tė predikojė, e di. E kėshtu, falė kėsaj rrėnjosjeje tė thellė nė Krishtin mundi tė bartė peshėn, qė shkon pėrtej forcave njerėzore: tė bėhej bari i grigjės sė Krishtit, i Kishės sė tij universale”.

    Fjalėt e fundit tė kardinalit Racinger, tejet tė mallėngjyera, pėrshkruajnė fort mirė ndjenjat e popullit tė Zotit pėr Papėn Gjon Pali II. Duke i folur drejtpėrdrejt Karol Vojtilės, ai tha:

    “Mund tė jemi tė sigurtė se Papa ynė i dashur qėndron tani nė dritaren e Shtėpisė sė Atit, na sheh e na bekon. Po, na beko, o Atė i Shenjtė. Ia besojmė shpirtin tėnd Nėnės sė Zotit, Nėnės tėnde, qė tė udhėhoqi ēdo ditė e do tė tė udhėheqė tani nė lavdinė e amshuar tė Birit tė vet, Zotit tonė Jezu Krisht”.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #15
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Papa Gjon Pali II do tė shpallet i Lum, mė 1 majin e kėtij viti!




    Papa Gjon Pali II do tė shpallet i Lum, mė 1 majin e kėtij viti. Festa, qė i hap kėshtu rrugėn shenjtėrimit tė tij, bie pikėrisht nė tė dielėn e Mėshirės Hyjnore, e kremte, qė Karol Vojtila e deshi fort dhe e themeloi vetė. Benedikti XVI nėnshkroi sot paradite dekretin, qė i atribuon njė mrekulli ndėrhyrjes sė Gjon Palit II.

    Lumnimi i kėtij Pape, tė dashur pėr shumė njerėz, bėhet gjashtė vjet pas vdekjes, mė 2 prill tė vitit 2005. E jo mė larg se mė 13 maj 2005, pak javė pas zgjedhjes nė fronin e Shėn Pjetrit, Papa Benedikti XVI, para klerit romak tė mbledhur nė bazilikėn e Shėn Gjonit nė Lateran, deklaroi hapjen e procesit tė lumnimit.

    Dokumentat, qė janė shqyrtuar gjatė kėsaj periudhe, pėrfshijnė 27 vjetėt e papnisė dhe krejt jetėn e njė figure, qė ka lėnė gjurmė nė historinė e Kishės e nė atė tė botės sė shekullit tė kaluar.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Si me spec po m'duket, Ton, percaktimi prej nji gjermani i dates 1 Maj per lumnimin e nji polaku te periudhes kamuniste?!

    Nji tesh po fillojn e na dalin shkodranet katolike per me festue edhe ata 1 majin!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Papa Gjon Pali II do tė shpallet i Lum, mė 1 majin e kėtij viti!




    Papa Gjon Pali II do tė shpallet i Lum, mė 1 majin e kėtij viti. Festa, qė i hap kėshtu rrugėn shenjtėrimit tė tij, bie pikėrisht nė tė dielėn e Mėshirės Hyjnore, e kremte, qė Karol Vojtila e deshi fort dhe e themeloi vetė. Benedikti XVI nėnshkroi sot paradite dekretin, qė i atribuon njė mrekulli ndėrhyrjes sė Gjon Palit II.

    Lumnimi i kėtij Pape, tė dashur pėr shumė njerėz, bėhet gjashtė vjet pas vdekjes, mė 2 prill tė vitit 2005. E jo mė larg se mė 13 maj 2005, pak javė pas zgjedhjes nė fronin e Shėn Pjetrit, Papa Benedikti XVI, para klerit romak tė mbledhur nė bazilikėn e Shėn Gjonit nė Lateran, deklaroi hapjen e procesit tė lumnimit.

    Dokumentat, qė janė shqyrtuar gjatė kėsaj periudhe, pėrfshijnė 27 vjetėt e papnisė dhe krejt jetėn e njė figure, qė ka lėnė gjurmė nė historinė e Kishės e nė atė tė botės sė shekullit tė kaluar.
    Ndonėse jam shqiptar i besimit ortodoks, e vlerėsoj Papa Gjon Pali II si njė nga personalitetet mė tė shquara tė kishės katolike pėr nga misioni qė kreu dhe mesazhet qė dha. Edhe caktimi i 1 Majit pėr Lumnimin e tij ėshtė bekim Perėndie pėr ata njerėz qė kėrkuan drejtėsi dhe Zoti u jep Bekim e Drejtėsi.
    Le ta lemė politizimin e ngjarjeve e datave pėr herė tjetėr dhe tė meditojmė pėr Njeriun e Zotit Gjon Palin II. I lumnuar qoftė edhe nė zemrat e njerėzve "tė prolepsur" ("pa katandi")

  8. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Si me spec po m'duket, Ton, percaktimi prej nji gjermani i dates 1 Maj per lumnimin e nji polaku te periudhes kamuniste?!

    Nji tesh po fillojn e na dalin shkodranet katolike per me festue edhe ata 1 majin!
    Jo Seminarist, ajo as qe ka lidhje me ato. Ndoshta ashtu edhe duket te ndonji njeri por eshte krejt tjeter.

    1 majin e kėtij viti bie pikėrisht nė tė dielėn e Mėshirės Hyjnore, me kete te kremte e lidh shumēka Papen Gjon Palin II, pra lutjen e Mėshires Hyjnore qe Karol Vojtila e deshi fort dhe e themeloi vetė. Prandaj, kjo eshte edhe arsyeja dhe kjo festė i hap kėshtu rrugėn shenjtėrimit tė tij.


    Tė lexojmė intervisten e Atė Lombardi lidhur me shkrimin ne fjalė i cili tha se "Papa Vojtila lidhet me Festėn e Mėshirės Hyjnore. Varri do tė transferohet nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit".

    (14.01.2011 RV)
    Drejtori i Sallės sė Shtypit tė Vatikanit, atė Federiko Lombardi, nė takimin me gazetarėt, u ndalua posaēėrisht tek data e lumnimit, duke shpjeguar pse u zgjodh pikėrish 1 maji pėr ceremoninė e lumnimit tė Gjon Palit II.

    Gjon pali II do tė shpallet i Lum mė 1 majin e ardhshėm, tė Dielėn e Mėshirės Hyjnore. Atė Lombardi kujton rėndėsinė e kėsaj feste nė Liturgji:
    “Ėshtė dita qė tashmė liturgjikisht pėrqendrohet tek temat e mėshirės, sepse lidhet me dukjen e Jezusit nė Ēenakull, me zemėr tė hapur, si dhe me themelimin e Sakramentit tė Rrėfimit e tė Pendesės. Ėshtė, pra, e diela nė tė cilėn Liturgjia flet shumė pėr pėrdėllimin e Zotit, tė manifestuar nga Krishti Jezus”.

    E, duhet kujtuar, Papnia e Gjon Palit II ėshtė thellėsisht e lidhur me temėn e Mėshirės Hyjnore:
    “Gjon Pali II ėshtė ai qė e themeloi, qė e shpalli kėtė tė dielė – tė dielėn pas Pashkėve – tė Dielė tė Mėshirės Hyjnore. Nė kėtė tė dielė e kanonizoi edhe apostullen e madhe tė Mėshirės Hyjnore, Motrėn Faustina Kovalska”.

    E pasi kujtoi shenjtėrimin e Motėr Faustinės, mė 30 prill tė vitit 2000, Atė Lombardi nėnvizoi se tema Mėshirės Hyjnore ėshtė tejet e pranishme edhe nė shumė fjalime e tekste tė ndryshme tė Papės Gjon Pali II. Nė mėnyrė tė posaēme, nė Enciklikėn “Dives in Misericordia”:
    “Kjo prani e temės sė teologjisė sė Mėshirės Hyjnore, e pėrshpirtėrisė sė Mėshirės Hyjnore, pėrshkon gjithė jetėn e tij; prej kėndej, edhe “Dives in Misericordia. E pastaj duhet kujtuar edhe shtegtimi i tij nė Poloni, nė vitin 2002, kushtimi e shugurimi i shenjtėrores sė Mėshirės Hyjnore, nė Lagievniki, vend ku jetoi motėr Faustina e ku shkoi edhe Papa. Me kėtė rast Gjon Pali II ia besoi mbarė botėn Mėshirės Hyjnore”.

    Drejtori i Sallės sė Shtypit tė Vatikanit njoftoi edhe se trupi i Gjon Palit II do tė mbartet nga Kripta e Vatikanit, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit:
    “Arkivoli i Atit tė Shenjtė do tė mbartet nga Kripta e Vatikanit, pa u hapur – nė kapelėn e Shėn Sebastianit”.

    Nė pėrfundim atė Lombardi saktėsoi se nuk ėshtė vendosur akoma data e kujtimit liturgjik, qė do tė bėhet e njohur pas lumnimit. Kjo ditė, nė tė cilėn Kisha do tė kremtojė kujtimin e tė Lumit Gjon Palit II, do tė vendoset nga Kongregata pėr Kultin Hyjnor.


    Kliko ketu per tė lexuar pakez lidhur me festene Mėshires Hyjnore:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=66301
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-01-2011 mė 18:52
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ti thuj he burr i dheut, se une kujtojsha se ishte plan me ia zane ne fyt festen paganizmit modern (komunizmit) - 1 Maj - duke e shnderru ne fest shenjti, ashtu sikurse po kisha ua zuni ne fyt paganve te vjeter solsticin e dhjetorit e vitin e ri, me Krishtin e Shen Nikollen.


    P.S a ka me i pranue Nana Jone Jozefine urimet per 1 maj?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 17-01-2011 mė 18:25

  10. #20
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Po ti thuj he burr i dheut, se une kujtojsha se ishte plan me ia zane ne fyt festen paganizmit modern (komunizmit) - 1 Maj - duke e shnderru ne fest shenjti, ashtu sikurse po kisha ua zuni ne fyt paganve te vjeter solsticin e dhjetorit e vitin e ri, me Krishtin e Shen Nikollen.


    P.S a ka me i pranue Nana Jone Jozefine urimet per 1 maj?
    Seminarist, edhe nese ndodhe per at arsye, ēdo gjė ėshtė ne rregull, bile ishte angazhim - suksesi i madh i Papes Gjon Pali II angazhimi i tij per ta liruar popullin ndaj komuzimit. Tash edhe Nana Jozi edhe te gjithe shkodranėt dhe gjithe bota duhet ti falen nderit punese se papes.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •