Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Novruzit. Kjo festë, sipas bektashijve, përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe dhe shënon fillimin e vitit të ri. Në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në një ceremoni të zhvilluar për këtë ditë të shënuar, Haxhi Dede Reshat Bardhi uroi të gjithë shqiptarët me rastin e Sulltan Novruzit. “Bekim paçi kurdoherë në veprat tuaja të mira. Zoti ju dhëntë shkëlqim dhe dritë në udhën tuaj. I lutemi Zotit të na lartësojë e të na mbushë me dashuri. Të na mundësojë përkushtimin moral e atdhetar duke përbuzur egoizmin, veset e huaja dhe të falim dashuri njeriut për njeriun dhe lumturi familjare”, uroi Baba Reshat Bardhi.
Krijoni Kontakt