Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    Pervec spinaqit dhe mishit te vicit te pjekur cilat ushqime, fruta etj jane te domosdoshme per tu ngritur hekuri ne gjak?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ilaēe popullore kunder anemise

    Te sėmurėt anemike duhet te konsumojnė ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Kėtyre te sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave te freskėta, qe pėrmbajnė vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje te tjera, qe pėrmbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

    HURMA


    Per kurimin e kesaj semundjeje nė mjekesinė popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė.

    KARROTA


    Karrota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karrotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karrota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

    RREPA E KUQE


    Tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marrin, gjithashtu, ēdo ditė 10 – 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 – 25 ditė.

    GJETHE HITHRE


    Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė.

    LULESHTRYDHJA


    Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj.

    FIKU


    Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #3
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Per fikun e thate kam degjuar ( cepella sic i themi ne ) dhe per rushin e thate .
    Artikull i vlefshem , Flm per ndihmen.
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    FARAT E ZEZA
    Fara e Zezė pėrmban vaj acidik tė pangopur, vaj me eter, vitamina dhe njė sėrė substancash tė tjera tė domosdoshme pėr organizmin. Tashmė ėshtė vėrtetuar se vaji acidik i pangopur qė pėrmban fara e zezė ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinė. Por farat e zeza u bėjnė mirė edhe anemike. Kjo pasi fara pėrmban pėrafėrsisht 38 pėr qind karbohidrate, 35 pėr qind vajra tė ndryshėm, 21 pėr qind albumin dhe pjesa tjetėr pėrbėhet prej mė shumė se njėqind substanca tė ndryshme. Pėr t’u pėrmendur janė: vajrat acidike tė pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Kura natyrale pėr Aneminė: Mė mirė ushqime sesa ilaēe

    Nėse deri pak kohė mė parė jemi drejtuar te mjeku pėr tė marrė tableta apo shurupe tė pasura me hekur, pėr tė plotėsuar nevojat e organizmit qė vuan nga mungesa e tij, njė ekip mjekėsh britanikė sugjerojnė se ėshtė shumė mė efikase tė rregullohet dieta ushqimore, sesa tė merren ilaēe. Sigurisht, qė nuk bėhet fjalė pėr format e rėnda tė anemisė, kur trajtimi mjekėsor ėshtė i domosdoshėm, por pėr format e lehta tė saj. Mjekėt anglezė, qė studiuan rreth 3 mijė pacientė tė prekur nga anemia e mungesės sė hekurit, qė trajtoheshin me tableta apo produkte tė tjera mjekėsore pėr ta luftuar, gjysmės prej tyre iu kėrkuan t‘i nėnshtroheshin njė diete ushqimore tė pėrditshme me shumė hekur dhe ushqime me vitaminė C, ndėrsa pjesės tjetėr iu kėrkuan qė tė vazhdonin tė merrnin tabletat siē kishin bėrė gjithmonė. Nė fund tė studimit u pa se rezultati i atyre qė pėr dy muaj rresht kishin ngrėnė ushqime tė pasura tė hekur, ishte thuajse i njėjtė me ata tė ilaēeve. "Pėr format e lehta tė anemisė nga mungesa e hekurit nuk ėshtė e domosdoshme t‘i drejtohemi mjekut apo farmacistit. Njė dietė e pasur ushqimore ėshtė ilaēi mė i mirė pėr ta luftuar", tregon kėrkuesi qė udhėhoqi studimin e realizuar nga Universiteti i Birmingamit. E nė fakt, sėmundja e anemisė nga mungesa e hekurit ėshtė njė nga sėmundjet mė tė shpeshta tė gjakut. Ajo haset mė tepėr te gratė dhe njė pėrqindje shumė e madhe e popullsisė nė botė vuajnė prej saj. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit ėshtė mė e zakonshmja.

    Hekuri, element i domosdoshėm

    Hekuri ėshtė njė mineral shumė thelbėsor, i cili ndihmon nė mbartjen e oksigjenit nė gjak dhe nė qelizat e trupit. Mungesa e tij shkakton anemi, me simptoma kronike kėputjeje, dhimbje koke, dobėsi, marrje fryme, marrje mendsh, harresė, dhe ndonjėherė ērregullime mendore. Njė analizė e thjeshtė gjaku mund tė bėhet pėr tė parė mungesėn e hekurit. Ai ėshtė i rėndėsishėm sepse e ndihmon organizmin tė prodhojė hemoglobinė, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse proteina qė gjendet nė qelizat e kuqe tė gjakut, e cila transporton oksigjenin nė tė gjithė organizmin dhe i jep gjakut ngjyrėn e kuqe. Nė rast tė mungesės tė tij, qelizat e kuqe mund tė mos kenė hemoglobinė tė mjaftueshme. "Njė element i vetėm nuk mund t‘i japė organizmit sasinė e domosdoshme dhe tė nevojshme gjatė njė dite, por nga kombinimi i shumė elementeve sė bashku mund tė arrijnė njė rezultat tė kėnaqshėm", tregon njė specialist i sėmundjeve tė gjakut dhe profesor nė Harvard. Hekuri mund tė merret lehtėsisht duke ngrėnė shumė perime tė gjelbra, sojė, fruta tė thata, bishtajore, ose bukė tė zezė. Embrionet e grurit, pjesa mė ushqyese e kokrrave tė grurit, janė njė burim i shkėlqyeshėm hekuri; ato zakonisht veēohen nga kokrrat e grurit gjatė bluarjes, por ato mund tė bluhen veēas dhe tė gatuhen, ose tė konsumohen ashtu siē janė, tė kombinohen me ushqime tė tjera ose me drithėra. Hekuri tretet nė ujė, kėshtu qė ai mund tė humbasė nėse uji ku po gatuhen perimet derdhet. Nė tė vėrtet, gatimi nė enėt e veshura me hekur do tė rrisė pėrmbajtjen e hekurit nė ushqimet. Anemia nga mungesa e hekurit ėshtė njė problem i njohur te fėmijėt e vegjėl, adoleshentėt dhe gratė shtatzėna. Cikli menstrual shkakton humbjen e hekurit, kjo ėshtė dhe arsyeja pse gratė kanė njė nevojė mė tė madhe pėr hekur sesa burrat, dhe njė shpeshtėsi mė tė madhe anemie. Gratė, kryesisht shtatzėnat, dhe fėmijėt nė rritje, duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm nė marrjen e hekurit tė mjaftueshėm. Njė mėnyrė e thjeshtė ėshtė qė tė zėvendėsohet sheqeri me melasėn qė ka shumė hekur. Thithja e hekurit nga organizmi ndihmohet mjaft nga ushqimet qė pėrmbajnė shumė Vitaminė C.

    Dieta e duhur ushqimore


    "Ushqimet qė ndihmojnė pėr tė luftuar kėtė sėmundje mund tė ndahen nė dy kategori: ato qė janė burime tė jashtėzakonshme hekuri dhe ato qė konsiderohen si burime tė mira", shpjegojnė mjekėt. Mishi i kuq pa dhjamė, majaja, qumėshti organik, embrionet e grurit, frutat e thata si kajsitė, kumbullat e thata, rrushi i thatė, bathėt, soja, spinaqi dhe gjethet e rrepės sė kuqe, farat e kungullit, mėlēitė e pulės apo tė vicit, gjeli i detit, sardelet, janė njė minierė e vėrtetė "hekuri". Por lista nuk mund tė kufizohet me kaq. Perimet e gjelbra si lakrat, brokoli, fasulet e freskėta apo ato tė konservuara (mashurkat), angjinaret, janė tė tjerė furnizues shumė tė mirė. "Nuk rekomandohet ngrėnia e tė njėjtave ushqime ēdo ditė, kur i nėnshtrohemi njė diete pėr tė rritur nivelet e hekurit nė organizėm, po ashtu pirja e lėngjeve tė tilla si ēaji apo kafeja duhen shmangur sa mė shumė qė tė jetė e mundur gjatė vakteve. Edhe mishi i kuq, si njė ndėr shkaktarėt kryesorė tė kancerit ėshtė mirė qė tė mos konsumohet pėrditė, po vetėm njė herė nė javė, pasi sasi e hekurit qė ai pėrmban mund tė kompensohet me ushqime tė tjera ", vazhdojnė mė tej kėshillat e mjekėve britanikė. Nė fakt, si ēaji, ashtu edhe kafeja, pengojnė nė pėrthithjen e sasisė maksimale tė hekurit qė gjendet tek ushqimet. Prandaj, pėr tė marrė maksimumin prej ushqimeve, ėshtė e domosdoshme t‘i evitojmė.

    Binomi Hekur-Vitaminė C


    Kur vendosni tė luftoni sėmundjen pėrmes ushqimit, mundohuni tė hani sa shumė ushqime qė pėrmbajnė Vitaminė C. Zakonisht, kjo vitaminė, ndihmon pėrthithjen dhe pėrdorimin e lėndėve tė tjera ushqyese, veēanėrisht hekurit, ndaj pėr ata qė vuajnė nga anemia pėr shkak tė mungesės tė hekurit ky kombinim ėshtė i domosdoshėm.

    Gazeta Shqip
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Pervec spinaqit dhe mishit te vicit te pjekur cilat ushqime, fruta etj jane te domosdoshme per tu ngritur hekuri ne gjak?
    Mishi i derrit,permban shum kalori.

  7. #7
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Flm Angelina per artikullin, shume i dobishem , do ti kem parasysh te gjitha ato qe lexova me lart .
    MELASA , cfare eshte ? Kush e di mund te me ndihmoje????????




    Kronike, per mishin e vicit kam degjuar qe ben mire jo per te derrit megjithate flm .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    10 ushqimet qė luftojnė aneminė

    Anemia ndodh kur trupi jonė nuk prodhon mjaftueshėm qeliza tė kuqe tė gjakut.

    Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatėrrimi i qelizave tė kuqe tė gjakut ose paaftėsia e trupit tonė pėr tė krijuar mjaftueshėm qeliza tė kuqe tė gjakut.

    Njė dietė qė ėshtė e pasur me hekur dhe vitamina B ėshtė e rėndėsishme nėse vuani nga anemia.

    Ja disa ushqime qė ju ndihmojnė nė kurimin e anemiseė.

    1. Mishi i kuq, si ai i viēit dhe derrit, pėrmbajnė sasi tė madhe hekuri heme, qė pėrthithet mė lehtė nga trupi se sa hekuri non-heme qė pėrmbajnė bimėt. Mėlēia ėshtė organi mė i pasur nė hekur dhe vitamina B. Mėlēia e vicit ka mė shumė se 600% tė nevojės ditore nė hekur dhe vitaminė B-12.

    2. Bimėt bishtajore: fasulja, thjerrėzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanė acid fitik qė bllokon pėrthithjen e hekurit, prandaj kėshillohet qė ato tė lihen nė ujė gjithė natėn para se tė gatuhen.

    3. Drithėrat integrale

    Buka e prodhuar me drithė integrale ėshtė burim i mirė hekuri non-heme, lloj hekuri qė i duhet trupit nė rast mungese tė hekurit. Por me gjithė pėrmbajtjen e lartė nė hekur, edhe drithėrat pėrmbajnė acid fitik. Prandaj kėshillohet qė bukėn ta prodhoni vetė ose ta blini nė njė furrė ku buka prodhohet pasi ėshtė bėrė fermentimi i brumit. Kjo ėshtė arsyeja kryesore pėrse njerėzit sot kanė probleme me drithėrat. Njė fetė bukė pėrmban 6% tė kėrkesės ditore pėr hekur.

    4. Veza ėshtė e pasur nė lėndė ushqimore. 1 vezė e madhe pėrmban 1 mg hekur, dmth, 7% tė nevojės ditore pėr hekur pėr femrat dhe 11% pėr meshkujt. Vezėt ndihmojnė edhe pėr forcimin e kockave dhe ndėrtimin e kyēeve.

    5. Gjalpi i kikirikut ėshtė burim i mirė hekuri. Dy lugė gjelle gjalpė kikiriku pėrmbajnė 0.6 mg hekur.

    6. Rrepa e kuqe e gatuar ose nė formė sallate ėshtė ndėr mėnyrat mė tė mira pėr tė luftuar aneminė. Ajo pastron gjakun dhe sa sasi tė mirė hekuri. Pėrbėrėsit e saj ndihmojnė tė pėrmirėsohen dhe riaktivizohen qelizat e kuqe tė gjakut. Ngjyra e kuqe e errėt e rrepės sė kuqe ėshtė edhe pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė nė hekur. Por fatkeqėsisht rrepat shiten pa gjethet e tyre dhe thuhet se kanė tre herė mė shumė lėndė ushqimore se vetė rrepa. Prandaj konsumimi i gjetheve tė rrepės ėshtė mjaft i kėshillueshėm.

    7. Spinaqi dhe perimet e gjelbra nė pėrgjithėsi janė burim i mirė hekuri dhe vitamine C. Spinaqi pėrmban edhe fibėr, vitaminė A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karroten qė janė tė domosdoshme pėr trup tė shėndetshėm. Megjithatė, hekuri i spinaqit nuk pėrthithet lehtė nga trupi prandaj kėshillohet qė spinaqi tė konsumohet me ushqime tė tjera tė pasura nė hekur tė tretshėm si patatet dhe brokoli. Kėto ndihmojnė nė tretjen dhe pėrthithjen e hekurit tė spinaqit. Paradoksalisht, megjithėse ėshtė i pasur nė hekur, spinaqi ėshtė faktikisht pengues i hekurit. Gjysmė gote spinaq i zierė pėrmban 3.2 mg hekur ose pak mė pak se 20% tė nevojave ditore nė hekur.

    8. Shega pėrmban vitaminė C, hekur, vitamina A dhe E, si dhe fibėr dhe potas. Shega ndihmon nė zvogėlimin e simptomave tė anemisė si pafuqia, marramendja, dhe humbja e dėgjimit.

    9. Molla ka hekur dhe ėshtė pikėrisht pėrmbajtja e hekurit ajo qė ēon nė ngjyrėn kafe / oksidimin e saj kur e qėrojmė dhe ajo bie nė kontakt me ajrin. Hekuri i mollės pėrthithet nga trupi sepse vetė molla ėshtė e pasur nė vitaminė C.

    10. Banania ka nivele tė larta tė hekurit. Pėr tė rriturit, 2-3 banane nė ditė ndihmojnė nė mangėsinė e hekurit.

    Mjalti ka hekur, magnez dhe zink. Ngjyra e verdhė e mjaltit ėshtė pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė hekurit. Kujdes, mos u jepni mjaltė foshnjave (qė nuk kanė mbushur njė vjeē) sepse mund t’u shkaktojė sėmundje tė rėndė qė ėshtė vdekjeprurėse.


    /abcnews.al

    https://abcnews.al/10-ushqimet-qe-luftojne-anemine/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2022
    Postime
    3

    Pėr: C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    E KAM PERCIELL ME ANALIZA LABORATORIKE PARA DHE PAS
    1kg rrep e kuqe ,1 kg karrota i ve ne grirse dhe i bluan derisa te behen kremoze,mbi to e ve lengun e 1 kg limon e perzien dhe masen e le te rri deri ne mbremje.ne mbremje me nje pecet te paster e ndan lengun nga masa.
    lengut te fituar i shton 1 kg mjalt e perzien
    e mban ne frigorifer
    cdo mengjes 1 filgjan kafeje te vogel ne tesull

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Pėr: C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    Perdor spirulina dhe clorella,spirulina eshte vertet nje superushqim i njohur edhe nga organizata boterore e ushqimit FAO , spirulina perdoret edhe nga astronautete e NASA

    te dyja jane vertet te jashtezakonshme per vlerat e tyre, nje nga shume vlerat ushqimore eshte se i kane te gjitha brenda dhe ka fakte te pakundershtueshme se e zhdukin anemine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-03-2023 mė 17:02

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    Anemia – Produktet qė Rrisin Pėrthithjen e Hekurit nga Trupi

    Ushqimet ndikojnė jo vetėm te hekuri qė ju konsumoni, por edhe te sasia qė pėrthithet nga organizmi juaj.

    Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali pėrdoret pėr prodhimin e hemoglobinės. Kjo ėshtė proteina qė ndihmon oksigjenin tė qarkullojė nė organizėm.

    Sasia e rekomanduar e marrjes sė hekurit ėshtė 7-18 mg nė ditė dhe deri nė 27 gram pėr gratė shtatzėna, shpjegojnė ekspertėt e AgroWeb.org.

    Njė person qė ka mangėsi nė hekur tregon shenja tė ndryshme. Kėtu pėrfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmėri ndaj tė ftohtit dhe mungesė fryme gjatė kryerjes sė veprimeve tė thjeshta.

    Pėr mė tepėr, mungesa e hekurit rezulton nė njė nivel mė tė ulėt vėmendjeje dhe funksioni mendor.

    Ushqimet qė ndihmojnė pėrthithjen maksimale tė hekurit

    Plot Vitaminė C
    Produktet e pasura me Vitaminė C janė tė shkėlqyera nė pėrthithjen e hekurit. Kėto pėrfshijnė agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrė tė gjelbėr tė errėt, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet.

    Njė studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminė C me njė vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.

    Konsumi i lėngut tė limonit ose i ushqimeve tė tjera tė pasura me vitaminė C, ndėrsa jeni duke ngrėnė produkte me pėrmbajtje tė lartė hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.

    Plot Vitaminė A dhe betakaroten
    Ekspertėt e AgroWeb.org tregojnė se vitamina A rrit thithjen e hekurit deri nė 200% pėr orizin, 80% pėr grurin dhe 140% pėr misrin.

    Shtimi i beta-karotenit gjatė ngrėnies, rrit thithjen mė shumė se 300% pėr orizin dhe 180% pėr grurin dhe misrin.

    Burimet e mira tė ushqimit me beta-karoten dhe vitaminė A pėrfshijnė karrota, patate tė ėmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca tė kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkė.

    Kombinimet me tipet e mishit
    Studime kanė raportuar se shtimi i mishit tė kuq, mishit tė pulave ose peshkut nė njė ushqim me bazė drithi rezulton nė rreth 2-3 herė mė shumė pėrthithje tė hekurit.

    Shtimi i 75 gramė mish nė njė vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herė, nė krahasim me njė vakt pa mish.

    Vetėm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron njė efekt rritės tė thithjes sė hekurit, i ngjashėm me atė tė 1 mg tė vitaminės C.



    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/rrisin-p...hekurit-trupi/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Pėr: C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    C'ushqimet mund te jene te vlefshme per anemine ne menyra te ndryshme. Disa nga keto mund te jene:

    1. Frutat dhe perimet: Frutat dhe perimet jane burime te shkelqyera te vitaminave dhe mineraleve, qe ndihmojne ne rritjen e sistemit imunitar. Konsumimi i tyre mund te ndihmoje ne parandalimin e semundjeve te ndryshme, duke perfshire anemine.

    2. Mishrat: Mishrat jane burime te pasur te hekurit, nje mineral qe eshte i nevojshem per prodhimin e hemoglobinave ne trup. Hemoglobinat jane molekula te rrezikshme qe ndodhen ne qelizat e kuqe te gjakut dhe ndihmojne ne transportin e oksigjenit ne trup. Konsumimi i mishrave mund te ndihmoje ne rritjen e niveli te hekurit ne trup dhe ne parandalimin e anemise.

    3. Fasulet dhe drithera: Fasulet dhe drithera jane burime te pasura te proteinave dhe hekurit. Konsumimi i tyre mund te ndihmoje ne rritjen e niveli te hekurit ne trup dhe ne parandalimin e anemise.

    Eshte e rendesishme te theksohet se konsumimi i cilesise se larte te ushqimit dhe ushqimeve te ndryshme eshte i nevojshem per te siguruar nje trup te shendetshem dhe per te parandaluar semundje te ndryshme, duke perfshire edhe anemin. Per kete arsye, eshte e rendesishme te konsultoheni me mjekun tuaj per te percaktuar nivelen e hekurit ne trupin tuaj dhe per te marrė rekomandime per ushqimet dhe dieten tuaj.

    Ka disa ushqime qe jane te pasura me hekur dhe mund te ndihmojne ne rritjen e niveli te hekurit ne trup. Disa nga keta ushqime jane:

    1. Mishrat: Mishrat jane burime te pasura te hekurit. Mishrat e kuqe dhe te zeze jane burime te shkelqyera te hekurit, dhe mund te jene pjese e nje diete te shendetshme per te parandaluar anemine.

    2. Fasulet dhe drithera: Fasulet dhe drithera jane burime te pasura te hekurit. Fasulet e kuqe, fasulet e zeza, fasulet e bardha dhe drithera jane disa nga ushqimet me te pasura me hekur.

    3. Perimet e gjelbra dhe frutat: Disa perime dhe fruta jane burime te pasura te hekurit. Pjeshka, spinaqi, brokoli, luleshtrydhe, kunguj, molla, rrushi dhe hurma jane disa nga ushqimet qe mund te ndihmojne ne rritjen e niveli te hekurit ne trup.

    4. Ushqime te pasura me hekur te pasuruar artificialisht: Disa ushqime, si cerealet e pasura me hekur, mund te jene te pasura me hekur te pasuruar artificialisht. Keto ushqime mund te jene nje pjese e nje diete te shendetshme per te rritur nivelin e hekurit ne trup.

    Eshte e rendesishme te theksohet se konsumimi i ushqimit te ndryshem dhe cilesise se larte eshte i nevojshem per te siguruar nje trup te shendetshem dhe per te parandaluar semundje te ndryshme, duke perfshire edhe anemin. Per kete arsye, eshte e rendesishme te konsultoheni me mjekun tuaj per te percaktuar nivelen e hekurit ne trupin tuaj dhe per te marrė rekomandime per ushqimet dhe dieten tuaj.

    Ka disa ushqime qe mund te ndihmojne ne rritjen e nivelit te hekurit ne trupin tuaj. Disa nga keto ushqime jane:

    1. Mishrat: Mishrat jane burime te pasura te hekurit. Mishrat e kuqe dhe te zeze jane burime te shkelqyera te hekurit, dhe mund te jene pjese e nje diete te shendetshme per te rritur nivelin e hekurit ne trupin tuaj.

    2. Fasulet dhe drithera: Fasulet dhe drithera jane burime te pasura te hekurit. Fasulet e kuqe, fasulet e zeza, fasulet e bardha dhe drithera jane disa nga ushqimet me te pasura me hekur.

    3. Perimet e gjelbra dhe frutat: Disa perime dhe fruta jane burime te pasura te hekurit. Pjeshka, spinaqi, brokoli, luleshtrydhe, kunguj, molla, rrushi dhe hurma jane disa nga ushqimet qe mund te ndihmojne ne rritjen e niveli te hekurit ne trup.

    4. Ushqime te pasura me hekur te pasuruar artificialisht: Disa ushqime, si cerealet e pasura me hekur, mund te jene te pasura me hekur te pasuruar artificialisht. Keto ushqime mund te jene nje pjese e nje diete te shendetshme per te rritur nivelin e hekurit ne trup.

    5. Ushqimet e pasura me vitamin C: Vitamin C ndihmon ne perthithjen e hekurit nga trupi. Frutat citrus, perimet e gjelbra te fresketa dhe kastravecat jane disa nga ushqimet e pasura me vitamin C.

    Eshte e rendesishme te theksohet se niveli i hekurit ne trup mund te ndikohet nga shume faktore, dhe eshte e nevojshme te konsultoheni me mjekun tuaj per te percaktuar nivelen e hekurit ne trupin tuaj dhe per te marre rekomandime per ushqimet dhe dieten tuaj.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: C'ushqime jane te vlefshme per anemine?

    ANEMIA – Si ta Shmangni me Ushqimet dhe Produktet e Duhura

    Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe tė gjakut pėrmbajnė sasi tė pamjaftueshme tė hemoglobinės, njė proteinė e pasur me hekur.
    Pamjaftueshmėria e hekurit ėshtė njė simptomė e rrezikshme qė duhet shmangur.
    Ajo shoqėrohet gjithnjė me plogėshti dhe me njė sėrė simptomash tė tjera drobitėse.

    Ekspertėt e AgroWeb.org shpjegojnė se anemia ndodh kur trupi pėrballet me njė nivel tė ulėt tė qelizave tė kuqe tė gjakut.

    Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe tė gjakut pėrmbajnė sasi tė pamjaftueshme tė hemoglobinės, njė proteinė e pasur me hekur.

    Pėr kėtė arsye, hekuri ėshtė njė mineral jetėsor kundėr anemisė.

    Hemoglobina ndihmon nė transportin e gjakut tė pasur me oksigjen nė pjesė tė ndryshme tė trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi ėshtė i plogėsht dhe pa energji.

    Mė poshtė do tė gjeni disa nga mėnyrat mė tė thjeshta pėr tė shmangur shfaqjen e anemisė, pėr tė qenė tė shėndetshėm dhe plot energji.

    Hani ushqime tė pasura me hekur

    A e dini sa ėshtė sasia e nevojshme e hekurit pėr tė cilėn keni nevojė qė tė shmangni aneminė?

    Njė grua ka nevojė pėr 15-18 mg hekur nė ditė, ndėrsa njė burrė ka nevojė pėr 8-11 mg.

    Njė vezė e vetme pėrmban 6 mg hekur. Ėshtė e rekomandueshme qė tė konsumoni ushqime tė pasura me hekur.

    Zgjidhni vezė, drithėra, patate, barishte, bishtajore, arrorė dhe fruta tė thata.

    Ata qė kanė probleme me aneminė duhet tė konsumojnė edhe vezė, produkte tė bulmetit, qumėsht soje, e tė tjerė.

    Minerali qė vjen nga ushqimet shtazore pėrthithet mė mirė nga trupi se ai qė vjen nga burimet bimore.

    Njerėzit qė konsumojnė mish dhe peshk duhet tė konsumojnė mish viēi, mish lope, shpendė, sardele, goca deti, karkaleca e tė tjerė.

    Hani ushqime tė pasur me hekur

    Shumica e drithėrave janė tė pasur me hekur dhe plotėsojnė dozėn ditore.

    Personat me prirje anemike kanė nevojė pėr drithėra tė pasuruara me vitaminė B12 nė mėnyrė qė tė shmangin aneminė.

    Hani ushqime tė pasura me vitaminė C

    Vitamina C nxit pėrthithjen e hekurit, ndaj ekspertėt rekomandojnė ushqime tė tilla nė ēdo vakt.

    Burime tė pasura tė vitaminės C pėrfshijnė lėngjet e agrumeve, portokallet, specat, domatet, brokoli dhe pjepri.

    Kufizoni sasinė e kafesė dhe ēajit gjatė vakteve

    Sigurohuni qė tė jeni tė hidratuar dhe tė pini mė shumė ujė.

    Kafeja dhe ēaji, madje edhe ai jeshil pakėsojnė sasinė e hekurit qė pėrthithet nė gjak. Studimet kanė treguar se nėse konsumoni ēaj gjatė vaktit, pėrthithja e hekurit nė gjak bie me 62 pėrqind.

    Sidoqoftė, hekuri i pėrftuar nga burimet shtazore nuk ndikohet nga ēaji apo kafeja, por anemikėt duhet tė tregojnė shumė kujdes me kėto pije.

    Ditari ushqimor

    Duhet tė jeni tė vėmendshėm ndaj ushqimeve qė konsumoni nė mėnyrė qė tė dalloni sasinė e hekurit qė merr trupi.

    Mund tė mbani shėnime pėr ushqimet e pasura me hekur qė merrni nė ditė.

    Nėse ndiqni kėto pesė kėshilla dhe mbani njė regjim tė shėndetshėm ushqimor do tė jeni nė gjėndje tė shmangni shfaqjen e anemisė qė vjen si pasojė e dozave tė ulėta tė hekurit.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/anemia-s...ktet-e-duhura/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •