po italian a do kete ne kte manifestim o astrit?
po italian a do kete ne kte manifestim o astrit?
Ka ndonje manifestim ne Rome per pervjetorin e krimit te Otrantos?
Ndryshuar për herë të fundit nga mal : 23-03-2010 më 15:49 Arsyeja: dhe per pak shkrova tragjedi, por ishte krim
Hajde kohe kur u mbyten ata njerez i percollen me arkivola qytet me qytet. Histori shume e dhimbshme.
Faleminderit gloreta!
Ne jemi te bindur se vetem MANIFESTIME si ky i 28 MARSIT NE TIRANE, jane e vetmja rruge per te ndaluar tragjedite dhe per te mbrojtur te drejtat tona... në radhë të parë Jeten... Dhe jo pak njerez kane filluar ta kuptojne edhe ketu në Shqiperi kete, në vecanti në radhet e te rinjve, te cilet duan të BRAKTISIN MANIFESTIMET E QEVERIVE apo te forcave parlamentare per te zhvilluar POLITIKEN JASHTE INSTITUCIONALE E JASHTE PARLAMENTARE, per te plotesuar ate që mungon në Shqiperi, per ta ngushtuar rrezen e veprimit te KRIMIT SHTETEROR, dhe per te krijuar realisht mundesine e zbardhjes se te vertetes lidhur me viktimat në vijimesi. Ju ftojme ne Tirane ne MANIFESTIMIN PER TE DREJTAT, manifestim i nje lloji tjeter, per t'u zhvilluar më pas e per t'u bere tradite, si kudo në botë, presion shume i forte ndaj çdo qeverie. Vetem keshtu, mbyllet faza e fallsitetit, e fasadave dhe hapet beteja e reformave reale, e drejtesise dhe e te drejtave tona!
Grumbullimi ne oren 14,00 para TVSH... MANIFESTIM ME ECJE..
astritkosturi.com
S'ka rendesi pse je larg, pasi Kosturi i vetem do t'ja dale t'ju perfaqesoje dhe ju!
Krah tij do te jene disa anetare te Mjaftit, anetare te rinj te PS!
Ikni mor lereni rehat ata qe humben jeten ne ikje nga sketerra e bandave te atyre qe ju perkrahin sot te kerkoni "drejtesi" per ata qe ata i mbyten vete!
Ky eshte kulmi i hipokrizise!
Per Brarin dhe ata qe e mendojne si Brari :
Kam vene re qe ju cdo shkrimi i jepni vetem dy ngjyra o te kuq o blu ngjyr tjeter nuk njifni, dhe kjo do te thote se syri juaj ka humbur ndjeshmerine e ngjyrave te tjera.
Per mendimin tim sic e paraqet Astriti eshte thjesht nje perkujtimore qe fajson Italine per ngjarjen ,sepse manifestimi mbaron para ambasades Italiane dhe jo para Kryeministrise. Sa per momentin qe eshte zgjedhur ky manifestim ose daten qe thoni ju eshte nje koincidnce me problemet politike te vendit.
Dhe sipas llogjikes suaj i bie qe per mos trazuar kete apo ate ti lem gjerat per nje here tjeter se tani nuk do te na kuptojne , dhe ti e di mir o brar qe kjo ishte llogjik komunistesh.
Por ju e keni te qepur ne mish kostumin e partillekut dhe nuk i vishni dot kostumet popullore Shqiptare.
Kurse ty o Astrit po te pergjigjem me nje fjale te urte popullore qe ti e kupton mire.
Nuk çalon gomari pse i preve veshin, o Astrit.
Tjeter gje duhet per te ndaluar gomeret e Shqiperise.
Hej te thashe gje une ty, une lexova vetem kete teme, se cfare ndodhi ate dite nqs ti e di nuk ke si te thuash ja ashtu ishte.
Mua me erdhi keq kete doja te thoja, u mbyten shume veta.
Sa per manifestimet, nuk ia kam idene pse dalin ne rruge, te vdekurit kane vdekur nuk ke cfare te besh me.
Mjafton qe kjo histori te mos perseritet me. Sa per manifestimet ato nuk sjellin gje. Lerini te vdekurit ne paqe.
Ndryshuar për herë të fundit nga gloreta : 23-03-2010 më 20:12
Behet fjala per anijen plot me Shqiptar qe e permbyten ne mes te detit Italianet ne 97?
Krijoni Kontakt