Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 126
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2010
    Postime
    68
    white-rider! Keni zgjedhur nje emer te bukur. Ju lutem prezantojeni vehten tuaj si nje White-rider i vertete. Jo si nje black-reptile! Perpara se te kerkoni 'lidhjet historike' na thoni nese u bindet per deshifrimin e Cippo di Perugia. Nese jo, keni nderin te beni oponencen tuaj, natyrisht ne baze te analizes se deshifrimit. Perqeshjet dhe ngerdheshjet nuk jane argumente. Perkundrazi, jane karakteristika te nje cformimi intelektual. Nese nuk jepni pergjigje dinjitoze nuk mund te vazhdoj debatin me ju.

  2. #42
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    cilat jane argumente?fonemat e alfabetit latin te cilat ti i spjegon me anen e turqishtes?
    apo rrenjet e etrurishtes tek gjuha turke

    persa i perket cippo di perugia...ke "deshifruar" vetem nje fjale, qe ne fakt eshte emer personi "Velthinal", por dhe kte e kane deshifruar te tjere para teje.
    cippo di perugia eshte e padeshifrueshme, mungojne shenjat e pikesimit, fjalet jane te pandara njera nga tjetra, dhe me ne fund, etrurishtja eshte nje gjuhe e paperkthyeshme e zhdukur, kjo per shkak se dihen pak fjale dhe ka munguar nje fjalor bilingual.
    kemi deshmine e Dionisit te Halikarnasit i cili thote per etrurishten qe ishte nje gjuhe e ndryshme nga te gjitha gjuhet e njohura ne kohen e tij.

  3. #43
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    again, kur kane filluar te vijne turqit ne azine e vogel ne shekullin e XI, dhe shume me pas mesyjne ballkanin, etrusket kishin me shume se nje millenium qe kishin pushuar se egzistuari...mos keput me budallalleqe me thes ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 07-04-2010 mė 06:08

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2010
    Postime
    68
    Deshifrimi i alfabeteve Pellazge.
    Alfabetėt Grekė e Latinė janė nė tė vėrtetė alfabete pellazgė. Ata janė quajtur tė tillė pėr shkak se grekėt dhe latinėt (tė cilėt gjithashtu ishin pellazgė) dolėn fitimtarė nė luftėrat ndėrtribale e mė gjerė, pėrqėndruan nė duart e tyre pasuri kolosale (kryesisht ar), bazėn financiare e cila stimuloi lindjen e qytetėrimit Helen dhe te perandorise Romake; ishin tė talentuar nė organizimin uhtarak e shtetėror duke ju dhėnė epokave kur ata shkėlqyen –emrin e tyre. Emrin e tyre morėn gjithashtu edhe alfabetet tė cilat nė tė vėrtetė ishin produkte tė qytetėrimit pellazgjik. Kjo duket qartė nėse deshifrojmė kėto alfabete. Deshifrimi i alfabeteve ėshtė i lidhur ngushtė me deshifrimin e mbishkrimeve Etrusko-Pellazge. Tė deshifrosh njė alphabet do tė thotė tė interpretosh kuptimin qė kanė emėrtimet e fonemave tė tij.
    Hartuesit e alfabeteve e kanė vendosur emėrtimin e fonemave jo pa qėllim. Emri i ēdo foneme i tregon studiuesit tė alfabetit, se shqiptimi i fonemės ėshtė identik me mėnyrėn si ajo shqiptohet nė fjalėn qė pėrdoret si emėr i saj. Afėrmendsh se fjalėt qė pėrdoren si emra fonemash janė zgjedhur tė tilla qė tė njiheshin (tė fliteshin) nga njė komunitet i madh njerezish. Pra emrat e fonemave janė fjalė te gjuhės sė folur nė kohėn e hartimit tė alfabetit. Kėshtu, emrat e fonemave tė alfabetit grek, janė fjalė tė mirėnjohura nga komuniteti greko-pellasg. Ky alfabet jo vetėm ishte mė cilėsor se ai fenikas, pasi pėrfshinte edhe zanoret, por edhe emrat e fonemave u ndryshuan qė tė ishin tė kuptueshme pėr komunitetin pellazg qė popullonte Ballkanin. Hartuesit e alfabetit, nuk kanė lėnė tė shkruar se ēfarė pėrfaqėsonte ‘alfa’, ēfarė ‘bźta’ etj., sepse kėto ishin fjalė shumė tė njohura nė atė kohė dhe hartuesve nuk ju shkonte mendja se kėto fjalė mund tė harroheshin nga i gjithė komuniteti. Po kėshtu edhe etrusko-latinėt, ja dolėn tė hartojnė njė alfabet mė cilėsor dhe mė gjithėpėrfshirės se ai grek, vendosėn si emra fonemash fjalėt mė tė folura e mė tė njohura tė gjuhės pellasge qė flitej nė tė tre gadishujt (Italik, Ballkan, Azi Minore). Edhe ata nuk kishin pse tė sqaronin mė tej se ēkuptim kishin fjalėt: ‘a’, ‘bi’, ‘ēi’, ‘di’, etj., sepse kėto fjalė njiheshin dhe fliteshin nga i gjithė komuniteti pellazg qė popullonte kėtė territor tė gjerė. Pasi kemi provuar se gjuha pellazge ėshtė ‘rezervuari’ nga burojnė gjuhėt greke e latine, ne mund ti drejtohemi kėsaj gjuhe, nėse aty mund tė gjejmė kuptimin e fjalėve qė pėrdoren si emra fonemash nė alfabetėt Grek dhe Latin. Tė mos harrojmė se, qoftė alfabeti Grek qoftė ai Latin, janė hartuar nė kohėt kur qoftė greqishtja, qoftė latinishtja, kanė qenė dialekte tė gjuhės pellasge, tė dyja kėto gjuhė, kanė qenė nė hapat e para tė formėsimit si gjuhė mėvehte.

    Le tė fillojmė me alfabetin latin:

    Pėr fjalėn ‘ha’ nė gjuhėn pellasge pėrdoreshin fjalėt, ‘al’, ‘a’ dhe ‘ha’, nga tė cilat nė shqipen e sotme pėrdoren fjalėt ha, aj dhe rrallė edhe fjala a. Fjala e sotme ‘aj’ ka qenė shqiptuar ‘al’. Kjo sepse nga deshifrimet e mbishkrimeve tė lashta kemi parė qė elementi 'l' pėrdoret shpesh ne vend tė j-sė sė shqipes sė sotme (edhe nė mbishkrimin e akropolit Amatho nė Qipro edhe pothuaj nė tė gjitha mbishkrimet e tjera Etruske, Trake etj.). Nga kjo gjykoj se fjala e shqipes sė sotme aj ka qenė shqiptuar al. Nė gjuhėn Fenikase kjo fjalė shqiptohej ‘ah-al’ (ose ‘ak-al’).
    Etrusko-latinėt kanė zgjedhur fjalėn ‘a’ si emėrtim tė fonemės ‘a’.
    Dialekti latin i gjuhės etruske, nė kohėn kur ėshtė hartuar alfabeti i parė latin, shihet qartė qė ka qenė i ngjashėm me dialektin gegė tė shqipes sė sotme (nė tė vėrtetė alfabeti Latin nuk ėshtė veēse alfabeti Etrusk i pėrmirėsuar vazhdimisht). Gjuha e pėrdorur nė tė gjitha mbishkrimet e deshifruara Etruske ėshtė shumė e ngjashme me dialektin gegė tė gjuhės sė sotme shqipe. Pėr fonemėn ‘b’ kemi emėrtimin ‘bi’. Nė shqipen e sotme ėshtė ruajtur forma e vjetėr pellasge ‘pi’ (kujto qė nė disa dialekte, pellasgjishtes i mungonin tingujt b, d, o). Gjithsesi, ėshtė lehtėsisht e kuptueshme, po tė kemi parasysh qė fjalėt e gjuhės latine pėr ‘pi’ pėrgjithėsisht e pėrmbajnė rrėnjėn ‘bi’ (ose ‘be’). Vlen tė pėrmendet kėtu qė edhe grekfolėsit e kanė bėrė ndryshimin fonetik tė kėsaj fjale nga ‘beto’ nė ‘pito’. Kėto rotacione fonetike (pra nga ‘b’ nė ‘p’ ose ‘v’; nga ‘e’ ne ‘i’ etj.) kanė qenė karakteristikė per gjuhėn Pellazge. Fjalėn shqip tė dialektit gegė ‘ēi’ nuk e kam ndeshur nė mbishkrimet pellasge. Nė fjalorėt e gjuhės latine, nuk e kam gjetur kuptimin e kėsaj fjale nė asnjė formė. Por duke patur parasysh qė leksiku pellazg ka mbėrritur nė njė masė tė konsiderueshme nė shqipen e sotme, duke marrė gjithashtu nė konsiderate edhe faktin qė nė alfabetin grek fonema e tretė e tij ėshtė emėrtuar ‘gama’ (nga fjala ‘gamo’ e cila ka tė njėjtin kuptim qė ka edhe fjala ‘ēi’), kam gjykuar qė emri i fonemės sė tretė tė alfabetit latin ėshtė pikėrisht fjala e shqipes sė dialektit gegė ‘ēi’. Madje hartuesit e alfabetit latin, kanė bėrė njė ndryshim tė madh nė renditjen e fonemave (krahasuar me alfabetin fenikas dhe atė grek), duke e future tė tretėn nė radhė njė fonemė tė re, emėrtimi i sė cilės duket qartė qė ėshtė identik (nė aspektin semantik) me atė tė fonemės sė tretė tė alfabetit grek. Kėshtu pra, emėrtimet e tre fonemave tė para tė tė dy alfabeteve (shih mė poshtė deshifrimin e alfabetit Grek) pėrputhen plotėsisht nė aspektin kuptimor tė tyre. Pėrmbajtja e tyre shpreh interesimin e njeriut tė antikitetit pėr realizimin e kėrkesave mė elementare fiziologjike pėr prodhimin dhe riprodhimin e jetės.
    Fonema e katėrt ėshtė emėrtuar ‘di’.
    Fjalė e gjuhės pellazge, e shqiptuar ‘de’ ose ‘di’, rrėnjė e fjalėve tė pėrdorura nga tė gjitha gjuhėt europiane: ‘ide’ ose ‘idi’, ‘dea’ ose ‘dia’. Nė shqipen e sotme pėrdoren 'di' (verb) dhe 'dia' (emėr), (shqiptohet edhe dija). Ėshtė rrėnjė e fjalės 'dio', (ital. zot) tė cilėn italianėt e kanė trshėguar nga etruskėt. Perėndesha e latinėve ‘Dia’ apo ‘Dea’ nuk ishte perėndeshė e pjellorisė por e menēurisė (e perfeksionit intelektual). Fonema ‘e’ eshte emėrtuar ‘e’. Ky emėrtim simbolizon jetėn, ekzistencėn. Fjalėt Pellazge ‘et’, ‘it’, ‘iet’ janė forma dialektore tė fjalės ‘jetė’. Nė alfabetin Grek kjo fonemė ėshtė emėrtuar ‘eta’ (trajtė e shquar e fjalės ‘et’, pra ‘jeta’). Po kėshtu, verbi ‘e’ (shih mbishkrimin e Unazės sė Ezerovos nė faqen e parė tė kėsaj teme) i cili ruhet edhe sot i tillė nė gjuhėn Italiane dhe shpreh verbin ‘jam’ nė afirmativ, veta e tretė njėjės nė tė tashmen. Fonema ‘f’ ėshtė emėrtuar ‘effe’. ‘Ef-fe’ pėrbėhet nga dy fjalė pellazge: ‘ef’ dhe ‘fe’. Nė shqipen e sotme ka mbėrritur fjala ‘fe’ (besim nė zot) por jo fjala ‘ef’. Megjithatė, nėpėrmjet njohjes sė gjuhėve Greke, Turke e Shqipe ne mund tė gjejmė kuptimin e kėsaj fjale. Kėshtu, fjala ‘efendi’ (zot, zotėrues) nė tė vėrtetė ėshtė njė fjalė e pėrbėrė ‘ef+vendi’ = ‘zot i vendit’. Nė analizėn qė Eqrem Cabej i bėn fjalės shqip ‘efė’ e gjason kėtė si shkurtim tė fjalės ‘efendi’. Nė tė vėrtetė ‘ef’ = ‘zot’. Pra ‘ef-fe’ do tė thotė ‘zot-besim nė zot’. Fonema ‘g’ ėshtė emėrtuar ‘xhi’. Nė dialektin Gegė xhi = gji, fis, farė, skotė. Fjalė e pėrhapur nė tė gjitha gjuhėt europiane. Fonema ‘h’ ėshtė emėrtuar ‘ak-ka’. Nė shqipen e sotme ‘ka’ ėshtė verbi ‘kam’ nė afirmativ, veta e tretė njėjės nė tė tashmen. ‘Ak’ nė gjuhėn Turke do tė thotė ‘gjeneroz, me shpirt tė pasur’. Pra ‘ak-ka’ = ‘I kamur nė shpirt e nė pasuri’. Fonema ‘I’ ėshtė emėrtuar ‘I’.
    ‘I’, ‘hi’, ose ‘hy’ janė forma dialektore tė fjalės pellazge ‘hi’= hy (zot). Fonema ‘l’ ėshtė emėrtuar ‘el-le’. Fjala ‘le’ (lė, heq dorė, dorėzoj) ka mbėrritur nė Shqipen, ndėrsa ‘el’ (dorė, shtie nė dorė) ka mbėrritur nė gjuhėn e sotme Turke. Pra ‘el-le’ = ‘dorė-dorėzoj’. Fonema ‘m’ eshte emėrtuar ‘em-me’. Fjala ‘em’ ėshtė pėremėr pronor (Geg: em = im, imi). ‘Me’, fjalė pellazge e cila ka mbėrritur nė disa prej gjuhėve europiane (italiane, angleze etj) nė kuptimin ‘mua’. Pra ‘em-me’ = ‘imi-mua’. Fonema ‘n’ ėshtė emėrtuar ‘en-ne’. Emėrtimet e fonemave tė alfabetit Latin, nė rastet kur fjala qė pėrdoret si emėrtim pėrfaqėsohet me njė emėr, ai shprehet nė trajtė jo tė shquar me pėrjashtim tė fonemės ‘z’-‘zeta’ (nė alfabetin Grek jepen nė trajtė tė shquar, psh. alfa, beta, eta etj.). “Ena’ dhe ‘ni’, ‘ne’ ose ‘nie’ (njė) janė forma dialektore tė numėrorit ‘njė’. Pra ‘en-ne’ janė forma dialektore (greke dhe etruske) tė numėrorit ‘njė’. Fonema ‘o’ ėshtė emėrtuar ‘o’. Nė shqipen e sotme kjo fjalė bėn ‘io’ = ‘jo’ pėr shkak tė ‘i’-sė sė vendosur pėrkundėr rregullave tė Hijatit (po kėshtu edhe nė gjuhėn Turke: ‘io’ = ‘ioh’ = ‘iok’ = ‘jok’). Fonema ‘p’ ėshtė emėrtuar ‘pi’. Kjo fonemė, ashtu si analogja e saj nė alfabetin Grek, ka ruajtur emėrtimin Fenikas ‘pe’ ose ‘pi’ (gojė). Fonema ‘q’ ėshtė emėrtuar ‘ku’. Fjalė pellazge e cila nė Shqipen e sotme shqiptohet po kėshtu, ‘ku’. Fonema ‘r’ ėshtė emėrtuar ‘er-re’. Kėto janė dy fjalė Pellazge tė cilat shqiptohen nė mėnyrė identike edhe nė Shqipen e sotme: ‘erė’ dhe ‘re’. Fonema ‘s’ ėshte emėrtuar ‘es-se’. Tė dyja kėto fjalė pellazge (ruhen nė shqip e italisht) kanė kuptimin: ‘nėse, se, sepse’. Fonema ‘t’ ėshtė emėrtuar ‘ti’, fjalė pellazge e cila shqiptohet sot po kėshtu, ‘ti’ (pėremėr). Fonema ‘u’ ėshtė emėrtuar ‘u’, fjalė pellazge (Geg: u = unė) e cila shqiptohet po kėshtu nė shqipen e sotme, nė dialektin Gegė. Fonema ‘v’ ėshtė emėrtuar: ‘vi’; ‘vu’, fjalė pellazge tė cilat edhe sot shqiptohen nė mėnyrė identike: Geg: ‘vi’; ‘vu’ = ‘vij’; ‘vė’.
    Vlen tė pėrmendim qė emėrtimi ‘zeta’ i fonemės Z gjendet vetėm nė gjuhėn shqipe nė fjalėn njėzet, fjalė kjo e trashėguar nga pellasgjishtja (zathrum = njėzet). Edhe emėrtimet ‘iks’ apo ‘eks’ i fonemės ‘X’ nė disa alfabete tė tjera tė gjuhėve europiane, janė fjalė pellasge tė trashėguara nė shqipen e sotme, emra adjektivė, tė cilat shqiptohen ‘ikės’ dhe ‘heks’ ( ose ‘heqės’).
    Le te fillojmė me emėrtimin e fonemės sė parė tė alfabetit grek: alfa.
    Mendoj se ky emėrtim ėshtė pėrftuar nga bashkimi i fjalės pellasge “al” me fjalėn greke ‘fao’, tė cilat tė dyja pėrkthehen ‘ha’.
    Pra fillimisht fonema ėshtė emėrtuar: al, fao, duke i vendosur tė dyja fjalėt, edhe fjalėn pellasge al, edhe fjalėn e dialektit grek tė pellasgjishtes, fao. Kjo ėshtė bėrė pėr arėsye se greqishtja vazhdonte ende tė ish njė dialekt i gjuhės pellasge, pra nuk ish formėsuar si njė gjuhė mėvete. Nga ana tjetėr ky emėrtim pėrngjasonte me emėrtimin ‘alep’ te alfabetit fenikas, nė bazė tė tė cilit u pėrpilua alfabeti grek.
    Emėrtimi i fonemės sė dytė tė alfabetit grek ėshtė ‘beta’. Nėse shfletojmė njė fjalor tė gjuhės latine dhe kėrkojme aty fjalė me rrėnjėn “bi” ose “be”, do gjejmė disa, si: bito, beto, biter, ber, etj. tė cilat qėndrojnė pėr fjalėn shqip “pi”. Duke e ditur se nė greqishten e sotme kjo fjalė bėn “pito”, dimė gjithashtu qė themeli i tė tria gjuhėve (greke, latine dhe shqipe) ėshtė pellasgjishtja, gjithashtu afėrsia territoriale, tė gjitha kėto kanė bėrė qė ndryshimet fonetike tė njėrit ‘dialekt’ tė pellasgjishtes tė transmetohen edhe nė tjetrin. Kėshtu pra fjalėt “pi”, “pito”, “bi”, “bito”, “beto apo beta”, “bitter” “beer” etj. shprehin tė njėjtin kuptim: marjen e lėngjeve nga goja. Ndryshimet e zanoreve nga ‘e’ nė ‘i’, janė fenomene fonetikė tė njohura, rotacione tė anasjellta tė tė cilave ndeshen edhe sot.
    Fonema e tretė e alfabetit grek ėshtė emėrtuar gama. Fjala greke ‘gamo’, ashtu sikurse emėrtimi i fonemės sė tretė tė alfabetit latin ‘ēi’, ka kuptimin ‘bashkohem seksualisht’.
    Bazuar nė njohjen e deritashme tė gjuhės pellasge, mund tė interpretojmė edhe kuptimet e emrave tė mėposhtėm tė fonemave tė alfabetit grek:
    Epsilon, delta, zeta, eta, theta, kapa, nu, rho, upsilon, psi.
    Eps = Plak, i lashtė, i moshuar, i epėrm, epėror. Geg: ‘Eps – i – lon’, plak i lėnė, plak i harruar. Rrėnjė e fjalėve ‘epos’, ‘epokė’ ‘epikė’, etj.
    Delta. Pėrveē kėtij shqiptimi, kjo fjalė ka patur edhe shqiptimet ‘dielta’, ‘dilta’, ‘dijta’ dhe ‘dita’ (kujto perėndinė pellazge Afrodita, fjalė e pėrbėrė nga afro dhe dita, tė cilat janė fjalė tė shqipes sė sotme. Jo mė kot, etrusko-latinėt kanė vendosur rrėnjėn ‘di’ (ose 'de') si emėrtim tė fonemės sė katėrt tė alfabetit latin. Ajo i referohet pikėrisht ‘delt’-as greke, apo mė saktė, fjalės pellasge ‘di’, rrėnjė e fjalės ‘ditė’dhe ‘diell’. Fjala shqip ‘diell’ (e cila i pėrmban tė dyja zanoret ‘e’ dhe ‘i’), e vėrteton qartė qė ‘delta’ = ‘dita’.
    Zeta = kjo fjalė egziston vetėm nė fondin e gjuhės shqipe nė numėrorėt njėzet, dyzet. Nė gjuhėn etruske e ndeshim nė numėrorin zathrum = njezetė.
    Eta = trajtė e shquar e ‘et’ = jetė.
    Theta = teta
    Kapa = kapja
    Nu = jo. Nė gjuhėt Italike ‘no’. Nė mbishkrimet Trake nė Pllakėn e Kyolmen-it gjendet shprehja: ‘Nu, asn let e dnue = Jo, asnjė jetė e dėnue (e dhunuar).
    Rho = rro
    Ups = hups (humbės); Ups-i-lon: Geg: ups- i- lon = humbės i lėnė, humbės i harruar.
    Psi = pse
    Mė lart kemi thėnė se nė pjesėn dėrrmuese tė dialekteve tė gjuhės pellasge nuk pėrdoreshin tingujt ‘b’ ‘d’ dhe ‘o’. Kjo ka bėrė qė fonetika e gjuhėve tė trungut pellazg tė ketė ndryshime nė rrjedhė tė kohės, nė varėsi tė ndikimeve qė kanė patur mbi njėri – tjetrin dialektet e kėsaj gjuhe, dialekte tė cilat mė vonė u formėsuan si gjuhė mėvehte. Kėshtu tingulli buzor ‘b’ ndeshet i shqiptuar si: ‘p’, ‘v’, madje edhe ‘m’ ( nė mbishkrimin e “Amathus”, fjalėn e shqipes sė sotme: ‘i bukur’, e gjejmė tė shqiptuar: ‘i mukul’). Mjafton tė kujtojmė se pas periudhės sė betacizmit, nė gjuhėn greke (dhe jo vetėm), ka pasur ndryshime fonetike qė lidhen kryesisht me shqiptimin e kėtyre tingujve. Po kėshtu edhe me zanoret ‘e’ dhe ‘i’ tė cilat nė gjuhėt e trungut pellasg shpesh zėvendėsojnė njera – tjetrėn ose pėrdoren tė dyja nė vend tė njerės prej, psh: it (ita), et (eta), iet (ieta = jeta); ‘beta’, ‘bito’, ‘pito’, ‘pi’ etj.etj. ndryshime tė cilat shpesh u krijojnė probleme jo tė vogla studiuesve tė gjuhėsisė.
    Trashėgimia pellasge e gjuhės shqipe ėshtė njė shans i madh pėr glotologėt, tė cilėt mund t’a pėrdorin atė si njė pikė tė fortė dhe tė besueshme referimi pėr studimin e gjuhėve europiane dhe mė gjerė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Velthinal : 10-04-2010 mė 05:06

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2010
    Postime
    68
    Dy fjale per turqit.

    Ne mijevjecarin e dyte BCE, kryeqendra e qyteterimit pellazg ishte Azia Minore. Pozicioni i favorshem gjeostrategjik e ndihmoi mjaft popullsine e ketij gadishulli te zhvillohej me ritme te shpejta. Akumulimi i pasurise ne flori (lidianet zbuluan menyren e nxjerrjes se arit), beri qe helenet te pergatiteshin ushtarakisht per te pushtuar gadishullin. Ne shek. XII para krishtit
    ata sulmuan Trojen, brenda mureve te se ciles ndodheshin rezerva kolosale ari (natyrisht, lufta disavjecare heleno-trojane nuk behej per syte e bukur te Helenes se Trojes), rezerva te cilat i dhane shkelqimin qyteterimit helen. Renia e Trojes solli zhvendosje masive te popullatave nga Azia Minore drejt gadishullit te Ballkanit dhe sidomos atij Italik, te cilat u pasuan me ndryshime te ndjeshme ne civilizimin Italik dhe Ballkanik. Eshte pikerisht kjo aresyeja e shkelqimit te civilizimit Etrusk, e kesaj popullate turrhene (turkene) jashtezakonisht e civilizuar per kohen, e edukuar kryesisht per te punuar dhe jo aq per te luftuar, eshte pra pikerisht kjo popullate qe hapi themelet e qyteterimit te sotem Europian.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Land pse kaq rebel?

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Velthinal shkrim i bukur pergezime.

    Velthinal , germa e pare Alfa me ngjason me shume me fjalen shqipe - fjala, ndersa germa e dyte beta me foljen bej, bet.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2010
    Postime
    68
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Velthinal shkrim i bukur pergezime.

    Velthinal , germa e pare Alfa me ngjason me shume me fjalen shqipe - fjala, ndersa germa e dyte beta me foljen bej, bet.
    Ju falemnderit flora57.
    Une kam nje kohe te gjate qe merrem me historikun e alfabeteve.
    Deshifrimi i tyre, per shhume linguiste, konsiderohet te jete sfida me e forte e tyre.
    Alfabeti me i perkryer natyrisht qe eshte ai Latin. Sa here qe e studjoj aq me teper bindem se hartuesit e tij kane qene njohes te shkelqyer te gjuhesise. Ai u be alfabet i te gjitha gjuheve Europiane jo thjesht ngaqe Latinet kishin pushtuar kete zone. Po te qe per shkak te pushtimit, do kish triumfuar alfabeti grek.
    Alfabeti Latin ishte gjitheperfshires ne sensin qe hartuesit e tij e shihnin gjuhen e folur nga Azia minore deri ne Irlande si nje te vetme dhe perfshine ne emertimet e fonemave te tij fjale qe fliteshin e njiheshin ne te tre gadishujt, Apenin, Ballkan dhe Azi Minore. Tre fonemat e para, a, b, c dhe emertimet e tyre a, bi, ci, pra ne kuptimet ha, pi, ci, apo ne kuptime te peraferta me to jane aplikuar pothuaj ne te gjitha alfabetet, qe nga me te lashtet e deri tek ai Latin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Velthinal : 12-10-2010 mė 04:38

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga Velthinal Lexo Postimin
    Dy fjale per turqit.

    Ne mijevjecarin e dyte BCE, kryeqendra e qyteterimit pellazg ishte Azia Minore. Pozicioni i favorshem gjeostrategjik e ndihmoi mjaft popullsine e ketij gadishulli A zhvillohej me ritme te shpejta. Akumulimi i pasurise ne flori (lidianet zbuluan menyren e nxjerrjes se arit), beri qe helenet te pergatiteshin ushtarakisht per te pushtuar gadishullin. Ne shek. XII para krishtit
    ata sulmuan Trojen, brenda mureve te se ciles ndodheshin rezerva kolosale ari (natyrisht, lufta disavjecare heleno-trojane nuk behej per syte e bukur te Helenes se Trojes), rezerva te cilat i dhane shkelqimin qyteterimit helen. Renia e Trojes solli zhvendosje masive te popullatave nga Azia Minore drejt gadishullit te Ballkanit dhe sidomos atij Italik, te cilat u pasuan me ndryshime te ndjeshme ne civilizimin Italik dhe Ballkanik. Eshte pikerisht kjo aresyeja e shkelqimit te civilizimit Etrusk, e kesaj popullate turrhene (turkene) jashtezakonisht e civilizuar per kohen, e edukuar kryesisht per te punuar dhe jo aq per te luftuar, eshte pra pikerisht kjo popullate qe hapi themelet e qyteterimit te sotem Europian.
    Nqs banon Shqiperi,kerko librin e Niko Stylos me titull
    Etruskishte-Toskerishte qe doli keto dite...
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Nqs banon Shqiperi,kerko librin e Niko Stylos me titull
    Etruskishte-Toskerishte qe doli keto dite...
    Turqit jane te ardhur nga mongolia ne shekulli XIII te eres sone
    NJE LINKE NGA FORUMI.http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=129042
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 12-10-2010 mė 06:01

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •