Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    UÇK-ja dhe "Kampet e torturave në Shqipëri"

    EKSKLUZIVE: "UÇK-ja ka pasur kampe torturash në Shqipëri"

    Nga Altin Raxhimi, Michael Montgomery and Vladimir Karaj



    Dëshmitarët thonë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur një rrjet të burgjeve ilegale në bazat e tyre në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës të vitit 1999. Detajet nga ajo që ka ndodhur nëpër këto kampe, dalin në pah tek pas dhjetë vitesh.

    KUKËS, Shqipëri – Në një kompleks industrial të rrënuar, me xhama të thyer dhe suva të rrjepur, pulat sorollaten për të gjetur ushqim dhe dy kamionë qëndrojnë në mes të oborrit të rrethuar me depo të ndryshkura dhe një ndërtesë dykatëshe gati të shkatërruar.

    Në mes të këtij kompleksi është një ndërtesë njëkatëshe që dikur ka shërbyer si zyrë e një fabrike që ka prodhuar gjithçka, prej kapanxhave e deri tek kafazët e ashensorëve.

    Por, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mars – qershor 1999, ky objekt ka shërbyer për një tjetër qëllim. Forcat guerilje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, e kishin zënë për ta shfrytëzuar si bazë për të përkrahur operacionet e tyre në Kosovë.

    Fabrika nuk ishte thjesht bazë për gueriljet që luftonin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit për ta pavarësuar Kosovën nga Serbia.

    Ajo kishte marrë një qëllim më të ligë: aty dhjetra qytetarë, kryesisht shqiptarë të Kosovës të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe serbë e romë, burgoseshin, rriheshin dhe torturoheshin. Disa ishin vrarë dhe eshtrat nuk u janë gjetur ende. Njerëzit që thuhet t’i kenë drejtuar keqtrajtimet kanë qenë oficerë të UÇK-së.
    Dëshmitarët thonë se së paku 25 njerëz kanë qenë të burgosur në Kukës. Në mesin e tyre kanë qenë dhe tri femra shqiptare nga Kosova. Në këtë kamp janë vrarë së paku 18 persona, kurse disa të tjerë, më vonë, janë shpëtuar nga trupat e NATO-s.

    Duket se qendra në Kukës ka qenë njëra ndër disa qendrat sekrete të paraburgimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe se të burgosurit janë transferuar nga një objekt në tjetrin.

    Edhe pas ndërhyrjes të NATO-s, një kamp ka vazhduar të funksionoj në Baballoq, në Kosovë, ku janë mbajtur rreth 30 serbë dhe romë, për të cilët ende nuk dihet se ku janë. Sipas katër burimeve, serbë të rrëmbyer në Kosovë, mund të jenë mbajtur në kampe tjera në Shqipëri.

    Emrat e disa të dyshuarve si bërës të këtyre veprave kanë qenë të njohur për UNMIK-un për kohë të gjatë.

    Njëri nga të përfshirët, tash mban pozitë të lartë në sistemin gjyqësor të Kosovës, ka zbuluar Balkan Insight.

    Ndërkohë Bislim Zyrapi, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në Kukës, ka thënë për Balkan Insight se në bazën në fjalë, si dhe në rrethinën e Kukësit, nuk janë vrarë civilë.

    Dy nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së, në intervista të ndara për BBC-në, po ashtu kanë hedhur poshtë të gjitha këto pohime.

    Hashim Thaçi dhe Agim Çeku i kanë thënë BBC-së se ata nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë burg të UÇK-së ku të burgosurit janë keqtrajtuar apo ku janë mbajtur civilë.

    Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni se ka pasur individë që e kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së pas luftës, por ka sqaruar se UÇK-ja është distancuar nga akte të tilla. Ai ka shtuar se keqpërdorime të tilla kanë qenë ‘minimale’.

    Gjeneral Çeku ka thënë se UÇK-ja ka zhvilluar “luftë të pastër.”

    Por, Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forensikë në UNMIK, thotë: “Ka njerëz të gjallë të cilët kanë qenë të burgosur në atë kamp në Kukës. Këta njerëz kanë parë njerëz të tjerë aty, shqiptarë dhe jo-shqiptarë. Pjesëtarë të udhëheqjes së UÇK-së kanë kaluar nëpër atë kamp. Shumë emra janë përmendur dhe do të thosha që ky është një fakt.”

    Baraybar ka ndjekur gjurmët e personave të zhdukur në Kosovë dhe përtej kufirit në Shqipëri.

    ***** Limdal, zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për Balkan Insight se EULEX-i është në dijeni për pohimet rreth rastit të Kukësit dhe se prokurorët po i shikojnë dëshmitë për të parë nëse mund të ngritin aktakuza.


    MERCEDESI I VDEKJES

    Zbulimet për kampin e Kukësit në veri-perëndim të Shqipërisë bazohen në intervista me disa burime: dy dëshmitar okularë – një ish i burgosur dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, shënime nga një varreze në Shqipëri dhe dokumente të OKB-së të cilat i zotërojmë e të cilat japin detaje nga dëshmitë e të keqtrajtuarve në Kukës.

    Së bashku, ato paraqesin pamje të një regjimi brutal burgu që është në kundërshtim me pohimet e ish-liderëve të UÇK-së të cilët thonë se i kanë respektuar konventat ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe asnjëherë nuk kanë keqtrajtuar civilë.

    Abuzimet në Kukës mund të mos kenë qenë raste të izoluara. Sipas ish-luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë folur për Balkan Insight, si dhe sipas dëshmive të pavarura dhënë hetuesve të OKB-së, UÇK-ja ka mbajtur një rrjet të zgjeruar të së paku gjashtë burgjeve sekrete në bazat e tyre në Shqipëri dhe në dy baza që i kanë pasur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.

    Këto burgje, shumë prej tyre afër bazave të UÇK-së në Shqipëri, janë përdorur për hetime dhe marrje në pyetje, procese këto që kanë përfshirë rregullisht torturimin, thonë burimet e intervistuar për këtë artikull.

    Shumica e ish-ushtarëve të UÇK-së janë krenarë për luftën e tyre me forcat serbe, aksionet e përgjakshme të të cilave kanë detyruar ikjen masive të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.

    Por disa thonë se janë ndjerë të turpëruar nga veprat që disa komandantë dhe liderë të UÇK-së kanë bërë në emër të luftës.
    “Në atë kohë nuk dukej e çuditshme,” thotë një ish-ushtar i UÇK-së, i cili i ka parë ngjarjet nga afër.

    “Por tani, kur shikoj prapa, e di se disa gjëra që u janë bërë civilëve të pafajshëm kanë qenë gabim. Njerëzit që i kanë bërë këto gjëra bëhen sikur të mos të ketë ndodhur asgjë dhe vazhdojnë ta lëndojnë popullin e vet, shqiptarët.”

    Një tjetër dëshmitar okular, shqiptar i Kosovës, thotë se është mbajtur në Kukës nën pretekstin se ka qenë spiun i Serbisë, pandehje të cilën ai e mohon fuqishëm.

    Ky njeri, që dëshiron të mbetet anonim, ka shpjeguar se ka parë ushtarët e UÇK-së duke keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit në këtë bazë me javë të tëra, shpesh nën mbikëqyrjen e oficerëve të UÇK-së.

    “I kam parë njerëzit tek rriheshin, thereshin, dhe goditeshin me shkopinj bejzbolli,” thotë ai. “Kam parë njerëzit të lënë pa ushqim për pesë apo gjashtë ditë. I kam parë arkivolet tek hidheshin nëpër varre. Kam parë njerëz të vrarë.”
    Ky njeri pohon se shumica e të burgosurve në Kukës kanë qenë civilë, kryesisht shqiptarë që akuzoheshin se punojnë për regjimin e Millosheviqit, dhe disa romë. Ka pasur edhe disa ushtarë të UÇK-së, të burgosur për shkaqe disiplinore.

    Sipas të dy burimeve, tre nga të burgosurit kanë qenë femra shqiptare të Kosovës. Dy kanë qenë rome nga Prizreni. Të tjerët kanë qenë meshkuj shqiptar të Kosovës, 20 deri 27 vetë, të gjithë të akuzuar për bashkëpunim me forcat serbe. Një i burgosur ka thënë se ka dëgjuar britma në gjuhën serbe nga të burgosurit që po torturoheshin në një distancë të vogël nga kompleksi.

    I burgosuri thotë se ka dëgjuar ‘njerëzit duke bërtitur dhe ulëritur ndërsa po torturoheshin dhe kam mundur të dalloj qartë se atje po flitej gjuhë amtare serbe.”

    Ai thotë se disa të burgosur shqiptarë janë vrarë apo rrahur deri në vdekje në bazë derisa të tjerët janë larguar me një Mercedes të verdhë. Një i burgosur shqiptar ka vdekur para shtatë vetave në qeli kur u godit me plumb në kofshë dhe u la pa u trajtuar.

    Shënimet e varrezës në Kukës ndriçojnë rastin e njeriut që ka vdekur pasi është goditur me armë zjarri në këmbë.

    Sipas shënimeve të varrezave, ai është varrosur katër ditë para se forcat serbe të largoheshin nga Kosova më 10 qershor 1999, në pjesën e varrezave të rezervuar për shqiptarë të Kosovës të cilët kanë vdekur në Shqipëri gjatë konfliktit.

    “Sa herë e kam parë atë Mercedes të verdhë, dikush është marrë me të dhe më nuk e kam parë atë njeri,” thotë burimi që ka qenë i burgosur. “Nuk janë gjetur kurrë.”

    Ky ish i burgosur thotë se beson se njerëzit janë mbajtur aty për arsye të ndryshme, si p.sh. hakmarrje dhe lakmi, si dhe për arsye se janë pandehur të kenë qenë spiunë të Serbisë.

    Një i burgosur ka punuar si polic në qytetin perëndimor të Gjakovës nën regjimin e Millosheviqit. Ai është marrë në këtë Mercedes të verdhë dhe që atëherë nuk është parë më.

    Një tjetër ka qenë mësues, i cili është mbajtur për arsye se ka pasur leje për të bartur armë nga autoritetet serbe.

    Ish i burgosuri thotë së beson se më shumë se 25 persona janë mbajtur aty nga marsi deri në qershor të vitit 1999.

    Të burgosurit kanë qenë kryesisht nga qyteti i Prizrenit dhe fshatrat përreth. UÇK-ja i ka kapur ata nga turmat e kosovarëve kanë arritur në Kukës gjatë periudhës së luftimeve. Sipas të dy burimeve, së paku një nga ta është arrestuar në Durrës apo Lushnje, në Shqipërinë qendrore.

    Një i burgosur kujton një të burgosur tjetër, shqiptar nga Kosova, duke u thënë trupave në oborr nga dritaret mbyllura se nëse e vrasin atë, ai ka gjashtë vëllezër që do t’ia marrin hakun. “Çka do të bëni me ata?” i pat sfiduar ai.

    Sipas burimeve të njëjta, dhe dokumenteve të UNMIK-ut gjatë hetimit të rastit, menjëherë pas luftës disa nga të mbijetuarit janë transferuar në qelitë e stacionit policor në Prizren, Kosovë.

    Më 18 qershor, ata dhe të burgosur tjerë nga UÇK-ja në Prizren janë liruar nga trupat gjermane të KFOR-it të cilët e kanë bastisur ndërtesën.

    Burime të njëjta vlerësojnë se 18 të burgosur mund të jenë vrarë në Kukës.

    Burimi që ka qenë ushtar i UÇK-së, thotë: “E kuptoj që kanë bashkëpunuar me serbët dhe kanë shkaktuar shumë dëm. Kjo do t’i tërbonte njerëzit kur mendon për masakrat që po ndodhnin në anën tjetër të kufirit. Por ata janë trajtuar në mënyrë brutale. Nganjëherë më vinte keq për ta.”

    Ish i burgosuri me të cilin kemi biseduar ishte skeptik se ndonjë nga të burgosurit ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me njësitë vrastare serbe.

    “Edhe nëse kanë merituar të ndëshkohen, askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë [torturë] dikujt [tjetër],” thotë ai. “Askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë një qenie tjetër njerëzore.”


    RRJETI I KAMPEVE

    Kukësi ka qenë vend me rëndësi strategjike për UÇK-në. Armët, uniformat, paratë dhe rekrutët e rinj kanë kaluar nëpër këto depo dhe ndërtesa.

    Baza ka qenë e rëndësishme edhe për policinë ushtarake të UÇK-së, e cila supozohet se ka mbledhur të dyshuar nga masa e civilëve që largohej apo ishte dëbuar nga forcat serbe për në Shqipëri.

    Sipas disa policëve që i kemi intervistuar, një njësit i Ushtrisë Shqiptare i stacionuar në bazën e Kukësit e ka ndihmuar UÇK-në në organizimin e operacioneve të policisë ushtarake.

    Duket se Kukësi ka qenë një ndër qendrat e shumta të burgimit në Shqipëri dhe Kosovë. Të burgosurit transferoheshin nga njëra në tjetrën.

    Dy të burgosur ishin sjellë në Kukës nga një objekt i ngjashëm i UÇK-së afër qytetit të Burrelit, thotë ish i burgosuri, ku UÇK-ja kishe baraka për trajnim të ushtarëve gjatë dy muajve të fundit të luftës.

    “Na treguan se njerëzit po vriteshin atje, dhe po hidheshin në gropa të gëlqeres,” tha ai. “Mund të shihja çka po ndodhte në Burrel edhe nga gjendja në të cilën i sillnin... Ishin torturuar keq.”

    Sipas dokumenteve të OKB-së, intervistave me pjesëtarë të UÇK-së dhe të burgosur, të burgosur tjerë ishin transferuar në Kukës nga qendrat e UÇK-së nga së paku dy vende tjera, Durrësi, dhe pas luftës, nga Prizreni.

    UÇK-ja kishte njësi të inteligjencës dhe polici ushtarake në shumicën e bazave që i mbante në Shqipëri.

    Halil Katana, gazetar ushtarak nga Tirana, shkruan në biografinë e tij të autorizuar të Kudusi Lamës, komandant i divizionit të Kukësit Kudusi Lama: Gjeneral i luftës: “Ato njësi [të policisë ushtarake të UÇK-së] kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e disiplinës në grupet e UÇK-së të trajnuara në rajonin e Kukësit, si dhe në kapjen e agjentëve serb të cilët hynin në vend në mesin e refugjatëve nga Kosova.”

    Sipas burimit tonë të tretë, pjesëtar tjetër i UÇK-së, këto njësi mbanin qeli burgu në Babine, qendër e logjistikës aftër rajonit kufitar të Tropojës, në kampin e trajnimit në Burrel, si dhe në bazën e UÇK-së në Durrës.

    Bislim Zyrapi, aktualisht zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në këtë bazë në Kukës nga fillimi i majit deri në përfundimin e bombardimeve të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, më 10 qershor.

    Ai thotë se të burgosurit në burgun në Kukës kanë qenë ushtarë me probleme disiplinore dhe se nuk ka pasur të vrarë në bazë ose jashtë saj. Por, ai shton se e kishte gjetur UÇK-në të çrregullt, me ushtarë të armatosur dhe individë që bridhnin lirisht në qytet dhe vende tjera në Shqipëri. Një ndër gjërat e para “që duhet të bëja ishte t’i disiplinoja,” tha ai.


    KRYESIT NË LIRI

    Sipas dëshmitarëve okularë, dy qytetarë shqiptarë, të përfshirë në UÇK, kanë marrë pjesë në procesin e marrjes në pyetje.
    Njëri, i cili përshkruhet të ketë pasur flokë të gjata të zeza, ka qenë posaçërisht brutal ndaj romëve të Prizrenit, sipas një burimi.

    Një burim thotë se luftëtarët e UÇK-së që ktheheshin nga luftimet në Kosovë nganjëherë zbraznin tërbimin e tyre në të burgosurit.

    Tjetri thotë se të burgosurit torturoheshin për të pranuar se kishin bashkëpunuar më forcat serbe të sigurimit shtetëror, UDB-ne. Hetuesit dëshironin t’i incizonin të burgosurit duke pranuar bashkëpunimin me Serbinë.

    Burimet e njëjta që kanë qenë dëshmitar të bazës në Kukës kanë thënë se hetuesit në Kukës kanë qenë eprorë të UÇK-së të cilët kanë qenë të përfshirë në kapjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë.

    Të dy burimet tona në lidhje me bazën kanë identifikuar disa oficerë të UÇK-së si të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës.
    Njëri nga ta aktualisht është zyrtar i lartë në sistemin gjyqësor në Kosovë.

    Balkan Insight nuk po i boton emrat e kryesve të pandehur për të mos rrezikuar burimet tona.
    Sipas ish-ushtarëve të UÇK-së që i kemi intervistuar, disa njerëz të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës kanë qenë të përfshirë edhe në rrëmbimin e qytetarëve të Kosovës pas luftës.

    Cak i tyre nuk ishin “tradhtarët” shqiptarë por serbët dhe romët që kishin mbetur në Kosovë pas hyrjes së trupave të NATO’s.
    Një shqiptar i Kosovës që ishte kthyer të luftonte në Kosovë pasi kishte jetuar shumë vite jashtë vendit, na ka treguar se ka parë afër 30 serbë dhe romë që mbaheshin në një kamp të UÇK-së në Baballoq, aftër Deçanit në Kosovën perëndimore, edhe pas luftës, në verën e vitit 1999.

    Ai tha se kishte dëgjuar britma nga ky vend dhe kishte supozuar se të burgosurit po torturoheshin. Kur patrullat e NATO-s kalonin andej, të burgosurit fshiheshin në një punëtori, shton po ky burim.

    Ky ish-luftëtar i UÇK-së thotë se dyshon se ky grup është dërguar përtej kufirit në Shqipëri dhe është asgjësuar. “Kurrë nuk i kam parë më, nuk kam lexuar për ta nëpër gazeta,” thotë ai. “Kështu që me siguri janë zhdukur në male.”


    Altin Raxhimi është gazetar në profesion të lirë në Tiranë. Micahel Montgomery është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kaliforni. Vladimir Karaj është gazetar i të përditshmes tiranase Korrieri

    Raporti eshte publikuar ne Ballkan Insight.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne vazhdim po sjelli pjese nga raporti i Michael Montgomery i cili është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kalifornia.
    Keto qe lexoni me poshte jane disa nga ky raport te cilin vetem e kam perkthyer dhe sjellur ashtu siq eshte thene,pa ndryshuar asgje.


    Michael Montgomery

    BBC

    Misteri i humbur

    Eshte një histori delikate qe kam hetuar për vite.
    Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, unë fillova të hulumtoj per fatin e mijëra civilëve të cilët u zhdukën gjatë dhe pas konfliktit.Shumica e viktimave shqiptarë u hodhën në puset ose u transportuan ne varret masive per ne Serbi.
    Por disa të tjerë - kryesisht serbë - thjesht u zhduken pa gjurmë.
    Unë kisha takuar burime që flisnin për kampet sekrete në Shqipëri, ku serbët e Kosovës, shqiptarët dhe romët ishin torturuar dhe në shumicën e rasteve të vrarë.
    Takova një tjetër burim, i cili ra dakord për të ndarë detaje të rëndësishme në lidhje me burg kampet e UÇK-së.
    Ai ishte kthyer nga një jete dhe karrierë e suksesshme qe kishte pasur jashtë vendit,pra ne perendim, për t'u bashkuar me UÇK-në luftën e saj për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
    Njeri nder ta ishte krenar për qëllimet qe ai luftoi ,mirepo ishte dekurajuar nga trajtimi i civilëve te zene rob qe ai kishte parë në një kamp burg te UÇK-së. Më shumë se kaq, ai tha se ndihej i zemëruar dhe i tradhëtuar nga komandantët e UÇK-së te cilet kishini toleruar dhe madje urdhëruar abuzimet.
    "Tani, kur shikoj prapa, e di se disa nga gjërat që janë bërë kane qene te gabuara,sikur kjo puna me civilet e pafajshem"
    Ai tha se civilët serbë dhe romë u kapën prej ushtarëve të UÇK-së dhe i fshihnin nga trupat e NATO-s. Ky deshmitar beson se robërit janë dërguar nëpërmes kufirit më Shqipërine dhe jane vrare.
    Ky njeri ishte njëri nga tetë ish-luftëtarët e UÇK-së qe zbuluan disa nga sekretet e tyre të errëta nga lufta.
    Megjithatë, një tjetër burim foli për kamionin e mbushur me të burgosur civil, kryesisht serb nga Kosova - në vende të fshehta në Shqipëri, ku ata u vranë përfundimisht.
    Ai kujtoi se si kishte degjuar dy rober qe te vriten dhe te mos "prehen në copa".
    "Unë ndihesha i sëmurë. Unë isha vetëm duke pritur që e tera kjo të përfundojë," . "Ishte vështirë. Mendova se ne po zhvillonin një luftë të [e çlirimit] por kjo ishte diçka krejtësisht me ndryshe."
    Shume pak shqiptare kane deshmuar lishur me keto qe flitej se jane bere ne ate kohe.U desht 10 vite te kajojne qe dikush nga ata te flase dhe te thyej ate heshtjen qe ishte mbajtur ne Kosove.Ata pak deshmitare qe paten vendosur te flasin,menjehere kane marre kercenime per tu vrare.Sipas zyrtareve te Kombeve te Bashkuara ne Kosove disa nga ata edhe jane vrare.
    Me te gjithe keta tete deshmitare qe folem,te gjithe ishin gati qe nese eshte nevoja prape do ti merrnin armet dhe te luftonin per mbrojtjen e Kosoves dhe pavaresise se saj,mirepo pa i bere disa nga ato qe jane bere kunder disa civileve.
    Njeri nga keta ish-ushtaret e UCK-se me tha:" Tash eshte koha qe te jemi te ndershem dhe te sinqertë me vetveten tone dhe te ndertojme shtetin real,ashtu siq e deshen te gjithe."


    Njeri deshmitar qe eshte i mbrojtur dhe thote te kete qene shofer per transportin e disa personave per ne Shqiperi tregon:

    "Ata me thane qe duhej te transportoja disa njerez per ne Shqiperi.Aty ishin tre burra,te burgosur dhe civil.Ata i kishin duart e lidhura prapa shpine.Ne dukje dukeshin si fshatar te thjeshte.Pastaj i futem brenda automjetit.Para neve ishin tre shqiptare me nje veture qe na prinin,dhe dy te tjere ishin prapa neve me arme qe na percillnin
    Kur e sollem grupin e pare te te burgosurve ketu(fjala eshte per "shtepine e verdhe",ne Burrel)degjova se si mjeket po i kontrollonin ata,duke ju marre edhe grupin e gjakut.Kjo gje ishte konfuze dhe e pakuptueshme per neve,pse te kujdeseshin per te burgosurit mjeku,ne nuk e dinim se per qka ishte fjala.Me vone degjova se keta te burgosur do te dergoheshin ne aeroport,e ndoshta edhe ne Turqi".


    Nje tjeter deshmitar qe fliste shqip dhe qe kishte mbijetuar nga keto kampe tregon:

    "Ka pasur maltretime te vazhdueshme ndaj te burgosurve aty.Na kane vendosur neper dhoma nga 5 ose 6 veta.Pergjate maltretimeve ata perdoren revole,thika dhe pushke automatike.Ata na bene gjera neve qe smundet askush ti imagjinoj,qe nuk mund t`ia besh as nje kafshe.Ne mesin e ketyre pati edhe te burgosur serb sepse kur renkonin nga rrahjet i degjoja se si bertisnin ne gjuhen serbe".

    Kur eshte vizituar kjo shtepi nga prokuror te Tribunalit te Hages dhe prokuror te Unmikut ne vitin 2003,kishin pare se njera nga keto dhomat shiheshin shenja gjaku.
    Aty afer shtepise kishte edhe berrlog ku ne mesin e atyre gjesendeve te gjuajtura jane gjetur qe nuk pritej se do te gjindeshin ne ate shtepi qe gjindej mu ne mes te malit e izoluar,si mjete qe perdoreshin ne kirurgji,shiringa te ndryshem,dhe disa qetesues dhe sedativ tjere qe sipas mjekeve perdoren vetem ne raste kirurgjikale.Keto te mbetura jane derguar ne Tribunalin e Hages,mirepo gjygji i Hages thote se i ka "duart e lidhura"pasi qe flitet per raste qe kane ndodhur pas perfundimit te luftes dhe se nuk eshte ne mandatin e tij te hetoj nje rast te tille.
    Familja qe jeton ne"shtepine e verdhe "lidhur me mbetjet kirurgjikale,shiringat dhe barnat e ndryshme shpjegon se eshte dashur ti mbaj ne shtepi pasi qe kane babane e semure dhe se pasi shtepija eshte larg mga ambulanta ata i kane mbajtur ne shtepi keto medikamente.
    Ndersa ne Prishtine ne qendren e dokumentacionit lidhur me keto raste dhe raste tjera,egzistpjne dokumente dhe deshmi lidhur me kete rast dhe raste tjera,mirepo qe i ka mbuluar pluhuri,ku ne keto deshmi perfshihen edhe disa emra te ish komandanteve te uck-se.Disa zyrtare te larte thane qe me e nevojshme ishte stabiliteti sesa edhe drejtesia ne keto momente duke aluduar ne keto raste.
    Keto dosje dhe dokumente thuhet qe permbajne pergjigjet e disa nga keto raste,qe kane ndodhur pas lufte mirepo edhe gjate saj.
    Sipas disa te dhenave thuhet qe Tribunali i Hages i ka shkaterruar disa nga "deshmite"qe jane marre ne shtepine ne Burrel.
    Edhe Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forensikë në UNMIK,beson se Tribunali i ka shkaterruar keto "deshmi".

    Nje deputet lokal nga qyteti i Burrelit ,Qemal Minxhosi,thote qe ky rast e ka demtuar shume imazhin e ketij vendi,poashtu thote se eshte i gatshem qe te lejoje qfaredo inspektimi ne kete zone lidhur me rastin e "shtepise se verdhe".ai eshte i sigurte se nga keto akuza asgje nuk eshte e vertete.Ai thote: "Kur je ne anen e drejte,ske per qka te frigohesh,dhe ne jemi ne anen e drejte"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Mendimi im eshte se nuk eshte edhe aq shume e rendesishme se si ne e shohim veten.mirepo me shume se si te tjeret na shohin ,ose se qfare flasin te tjeret per neve.Si duket neve na jane verbuar syte dhe nuk shohim me larg se sa hunda jone.Me se pari titullin e kam vene ne thonjeza sepse as une nuk besoj se ka ndodhur ndonje rast i tille.Nga vete Agim Ceku eshte pranuar se ka pasur vrasje mirepo keto nuk jane bere nga ushtare te UCK-se,mirepo nga njerez qe kane keqperdorur uniformen dhe nuk kane qene ushtare te UCK-se.
    Gazetaret qe kane bere kete rrefim jane : njeri eshte amerikan dhe 2 shqiptar.Plus ti numeroj edhe 8 ish ushtare te UCK-se qka eshte tragjike kjo pune.Gazetari amerikan ne fjale eshte njeri nder gazetaret me te respektuar ne boten e mediave ne boten demokratike qka jo rralle edhe ky gazetar ka qene njeri nder raportuesit e masakrave te serbeve ndaj shqiptareve.Roli i ketyre gazetareve eshte aq i madh ne qeverite boterore saqe te ju rikujtoj ,keta gazetar sollen Robin Kukun dhe Joshka Fisherin ne Kosove per ti pare vete masakrat dhe varrezat masive ku ishin kryer kunder shqiptareve.Ishin po keta gazetar qe bene qe bota te njihej me ate se qka ndodhte ne Kosove,pra per vrasjet dhe gjenocidin qe behej kunder shqiptareve.
    Postimet qe bera vetem i solla si lajm pasi edhe gazetaret qe kane shkruar jane 2 shqiptare e jo serb ose rus.
    Nese nuk mund te kuptohet kjo ne menyre te qete dhe thjeshte vetem si lajm,mirepo pa pa shitje te "patriotizmit"dhe pa berjen e rolit te "shpetimtareve"te kombit atehere lus urgjentisht adminat qe te mbyllin kete teme menjehere dhe te fshihen te gjitha postimet ne te.
    Faleminderit per mirekuptim.

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    epo....

    e kam thene edhe me heret...kesaj te ashtuquajtures '' lufte clirimtare '' dalengadale do i hiqet korja dhe poshte do dalin lakrat...e verteta nganjehere shume vonon por kurre nuk harron...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Sa per kujdesin tim mund ti shiqosh keto temat me poshte qe jane te pergatitura nga une e pastaj kthehu e mund te debatojme.(fattlumi)

    Postuar më parë nga rovip
    ju lutemi na thoni ku eshte UKSHIN HOTI...me 2000 te zhdukur?
    neve si shqiptare na intereson KJO... se pari...dhe ja kerkojme nje shteti qe qquhej e quhet serbi!!!!!!!!
    KU ESHTE FALJA PER GJENOCIDIN E KOSOVES NE 99?
    KU ESHTE NJOHJA E KOSOVES NGA SERBIA?
    KU ESHTE KOMPENSIMI I GJTHE TE LENDUARVE DHE TE DHUNUARVE NGA POLITIKA E SERBISE,PARDJE,DJE DHE SOT?
    KETO TE ZGJIDHEN TE PARAT...therrimet kemi kur merremi..
    ju qe shqetesoheni ketu per kete ..sigurisht i sherbeni me shume serbise se shqiperise..
    --ka edhe shumë çka të bisedohet,besoj se fattlumi nuk është kunder debateve të mirëfillta si dhe --rovip--nuk është kunder debatit ,ai mirë e tha s'na duhet neve ti sherbejmë armikut !!!!!as unë nuk jam patriot në F.SH por jam SHQIPTAR


    Përshendetje vetem për SHQIPTAR

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Me vjen mire nga antaret e po keti Forumi qe vertet po perkujdesen per njemi Ushtaret serbe te vrare Gjate Luftes ne Kosove,dhe serbija po keta ushtare te vrare ne kosove i ben civil te cilet gjoja jane marrure penge nga UÇK-ja gjate luftese....
    Po me vjen mire shume nga bisedusit Shqiptare te ketyre shkrimeve te cilat vertet po perkujdesen per ta dhe fatin e tyre ku deri sot nuk e paskimi diture se edhe ne kosove kemi shqipe folsa se ja dojen te miren popllit serb dhe serbise,eshte diture per disa jo shume po tani pas dhjet viteve kjo afer vetem sa shtohet edhe me shume ne perkrahje te tyre..

    Po me habit fakti se si nuk ju vije fije turpi keture forumistave dhe familjev te tyre ku jane zhdukur me mija shqiptare qe nga viti 1912 e gjer ne luften e fundit dhe nuk i kerkojen ata po i kerkojen 10 serbet te cilet ishin vrare gjate luftes
    Po me vjen mire nga keta Shqipe folsa se vertet per vllezrit tone te vrare dhe te masakruar,te djegur ,deri edhe femija ne djem 5 muajesh per ta keta shqipe folsa as qe e bejen derte po i gjajen dhe i vajtojen ata..
    Po si more nuk ju vije turp qe 10 vite ende nuk dihet fati edhe i 2000 te zhdukureve Shqiptare dhe serbija per ta as koken nuk e qan e ju kerkoni denim in e Luftese se UÇK-se
    Po ju o te mjer te keti poplli dhe te kesaj toke a nuk ju vije fije turpi sa shqiptari eshte djegur ne furrat e obiliqite dhe te zveqanit e asnje serbe nuk del dhe te thot se keta jane djegur...
    ketu
    Po sa shqiptari eshte perdhunuar,sa femra shqiptare jane perdhunuar dhe kush ju nuk qani koken poer ta...
    Une besoj se ju dhe familjet e juaja te disa forumistave vertet tani e konfirmoni lidhjen e juaj me serbin dhe politiken e saj kunder popllit tuaj ,a nuk ju vije turpe prej tokes Qe sot e genjeni si jeni shqiptare aaa.
    Nuk e di se pse ju jetoni tani kur jeni aq i pa skrupullt kunder popllit tuaj dhe i veheni ne drejtsi serbis dhe politkese se saj...a ju jeni avukatura e serbis se vertet ata nuk din sa ju qe dine dhe e genjeni edhe popllin e juaj dhe serbin...
    Serbija mire e dine per juve shpiunat kunder popllit tuaj se as atyre nuk ju duheni po per momente te caktuar,,gjdo here serbija shpiunat te cilet ishin nga fet e nderysheme serbija i zhduke pas deshmive te rreme te tyre se ata e dishin kur nje njeri si ju e tradheton kombin e vete nuk ja don te miren as kombit tjeter ,po juve do ju vije koha dhe do te digjeni vete ne te...............2010 ..
    LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVES ISHTE E DREJTE e Pasur si Loti....vdekje tradhtareve te kombit kudo qofshin ata kushdo kofte aj........

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    Me vjen mire nga antaret e po keti Forumi qe vertet po perkujdesen per njemi Ushtaret serbe te vrare Gjate Luftes ne Kosove,dhe serbija po keta ushtare te vrare ne kosove i ben civil te cilet gjoja jane marrure penge nga UÇK-ja gjate luftese....
    Po me vjen mire shume nga bisedusit Shqiptare te ketyre shkrimeve te cilat vertet po perkujdesen per ta dhe fatin e tyre ku deri sot nuk e paskimi diture se edhe ne kosove kemi shqipe folsa se ja dojen te miren popllit serb dhe serbise,eshte diture per disa jo shume po tani pas dhjet viteve kjo afer vetem sa shtohet edhe me shume ne perkrahje te tyre..

    Po me habit fakti se si nuk ju vije fije turpi keture forumistave dhe familjev te tyre ku jane zhdukur me mija shqiptare qe nga viti 1912 e gjer ne luften e fundit dhe nuk i kerkojen ata po i kerkojen 10 serbet te cilet ishin vrare gjate luftes
    Po me vjen mire nga keta Shqipe folsa se vertet per vllezrit tone te vrare dhe te masakruar,te djegur ,deri edhe femija ne djem 5 muajesh per ta keta shqipe folsa as qe e bejen derte po i gjajen dhe i vajtojen ata..
    Po si more nuk ju vije turp qe 10 vite ende nuk dihet fati edhe i 2000 te zhdukureve Shqiptare dhe serbija per ta as koken nuk e qan e ju kerkoni denim in e Luftese se UÇK-se
    Po ju o te mjer te keti poplli dhe te kesaj toke a nuk ju vije fije turpi sa shqiptari eshte djegur ne furrat e obiliqite dhe te zveqanit e asnje serbe nuk del dhe te thot se keta jane djegur...
    ketu
    Po sa shqiptari eshte perdhunuar,sa femra shqiptare jane perdhunuar dhe kush ju nuk qani koken poer ta...
    Une besoj se ju dhe familjet e juaja te disa forumistave vertet tani e konfirmoni lidhjen e juaj me serbin dhe politiken e saj kunder popllit tuaj ,a nuk ju vije turpe prej tokes Qe sot e genjeni si jeni shqiptare aaa.
    Nuk e di se pse ju jetoni tani kur jeni aq i pa skrupullt kunder popllit tuaj dhe i veheni ne drejtsi serbis dhe politkese se saj...a ju jeni avukatura e serbis se vertet ata nuk din sa ju qe dine dhe e genjeni edhe popllin e juaj dhe serbin...
    Serbija mire e dine per juve shpiunat kunder popllit tuaj se as atyre nuk ju duheni po per momente te caktuar,,gjdo here serbija shpiunat te cilet ishin nga fet e nderysheme serbija i zhduke pas deshmive te rreme te tyre se ata e dishin kur nje njeri si ju e tradheton kombin e vete nuk ja don te miren as kombit tjeter ,po juve do ju vije koha dhe do te digjeni vete ne te...............2010 ..
    LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVES ISHTE E DREJTE e Pasur si Loti....vdekje tradhtareve te kombit kudo qofshin ata kushdo kofte aj........
    More Liridon patrioti ,kjo teme eshte hapur vetem si lajm.Nuk jane per tu besuar mirepo edhe nese ka pasur raste te tilla te jesh i bindur se keto i kane bere disa qe me 12 qershor i kane blere uniformat e UCK-se dhe ne emer te saj i kane bere keto.
    Edhe Ilir meta ne nje interviste per ATA foli pak per kete rast.
    Me se paku nja 7 tema i kam te hapura per te gjitha keto qe ti po i permend e ne asnjeren nuk te kam pare qe ke postuar gje bile as qe i ke lexuar.Po flas per masakrat e serbeve ndaj shqiptareve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ja ku e keni edhe lajmin origjinal .E keni edhe ne versionin shqip.

    http://www.balkaninsight.com/en/main/news/18047/

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •