Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    titulli duhet ndrequr..

    me uck kuptojme shum gjera..

    ka uck me te cilen.. duhen kuptuar djemt e vashat qe guxuan te perballen me ushtrin arkane..
    ata skan lidhje me zullumet e shtabeve enveroiste klosiste ..

    ka uck.. qe duhet te kuptojme simpatizantet e jashtem..pra ata qe bertisnin uck uck nga zyrihu e munihu e kurr nuk shkuan..

    ka dhe uck.. qe kuptojme shtabet politike me qender ne rogner e deget ne llapushner..

    un kam bindjen se asnji nga uck-ete.. nuk ka pasur fuqi te kape ushtar serb e ti coj ne burrel.. bile as ne kukes jo..

    mirpo serbia eshte shum kopileshe..

    ajo i shfrytzon ca gjera qe ajo i di mire por nuk i thote..se.. disa shtabe politike uck-iste nuk kan ba luft me serbi..por me ldk-popullsi..


    .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ja ku e keni edhe burimin e lajmit tjeter

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/7990984.stm

  3. #13
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    --------------------------------------------------------------------------------
    Policia e Kosoves ka arrestuar tre persona te nacionalitetit serb nen dyshimin se kane kryer vepra kriminale duke ofruar shuma te majme parash me shume se 100 mije euro per te gjithe ata qe behen deshmitare te aferes rreth marrjes dhe trafikimit te organeve njerezore nga ushtaret e UÇK-se gjate luftes ne Kosove.

    Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka tha se policia eshte ne kerkim te personit te katert te dyshuar i cili po keshtu dyshohet te jete i perfshire ne kete aktivitet kriminal.

    Sipas policise, te arrestuarit dyshohet te kene ofruar pervec parave edhe punesim, objekte banimi dhe gjera te tjera per te gjithe ata qe duan te jene deshmitare per gjoja viktimat e transplantimit te organeve gjate kohes se luftes ne Kosove.

    Millutin Radanovic, Predrag Zhelkovic shtetas te Serbise dhe Igor Jucinac shtetas i Kosoves, njekohesisht edhe ish-pjesetar i policise se Kosoves, te cilet jane arrestuar te enjten ne Cakllavice jane sjelle te premten para Gjykates se Qarkut ne Prishtine.

    Te caktuar sipas detyres zyrtare, te dyshuarit ne kete proces perfaqesohen nga avokatet shqiptare Nike Shala, Shefki Syla dhe Vahid Halili, nderkohe prokuroria publike ka kerkuar caktimin e mases se paraburgimit per serbet qe dyshohen se kane kryer veper penale te krimit te organizuar dhe pengimit te te provuarit.

    Te arrestuareve u eshte caktuar masa e ndalimit, ndersa seanca per caktimin e mases se paraburgimit pritet te mbahet shpejt.

    Pervec Igor Jucinac i cili ka sherbyer ne policine e Kosoves, policia i sheh si persona te dyshimte dy te arrestuarit e tjere te cilet mund te kene qene edhe pjese e sherbimit sekret serb.

    Top Channel
    Lexoni kete shkrim dhe do te kuptoni shumqka.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po illirian rex e vertete eshte.Edhe Bernar Kushner e quajti gazetarin serb budalla kur i beri pyetjen per kete shtepine.
    Qka me brengosi me se shumti eshte gazetari amerikan dhe keta dy gazetaret shqiptar.Mos te flas per ata deshmitaret anonim qe thone qe ka ndodhur ashtu.Njerin nga keta mund ta shihni edhe ne ate videon e BBC-se duke folur ,edhe shqip bile,kinse si deshmitar.

  5. #15
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E kam shkruar edhe me pare.
    Gjykatat nuk merren vetem me denimin e personave, por merren edhe me pastrimin e figurave.
    Nese del i pafajshem pastrohesh, nese del fajtor e vuan denimin.
    Pra, me se mire eshte te merren gjykatat me keto pune.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Mendimi im eshte se nuk eshte edhe aq shume e rendesishme se si ne e shohim veten.mirepo me shume se si te tjeret na shohin ,ose se qfare flasin te tjeret per neve.Si duket neve na jane verbuar syte dhe nuk shohim me larg se sa hunda jone.Me se pari titullin e kam vene ne thonjeza sepse as une nuk besoj se ka ndodhur ndonje rast i tille.Nga vete Agim Ceku eshte pranuar se ka pasur vrasje mirepo keto nuk jane bere nga ushtare te UCK-se,mirepo nga njerez qe kane keqperdorur uniformen dhe nuk kane qene ushtare te UCK-se.
    Gazetaret qe kane bere kete rrefim jane : njeri eshte amerikan dhe 2 shqiptar.Plus ti numeroj edhe 8 ish ushtare te UCK-se qka eshte tragjike kjo pune.Gazetari amerikan ne fjale eshte njeri nder gazetaret me te respektuar ne boten e mediave ne boten demokratike qka jo rralle edhe ky gazetar ka qene njeri nder raportuesit e masakrave te serbeve ndaj shqiptareve.Roli i ketyre gazetareve eshte aq i madh ne qeverite boterore saqe te ju rikujtoj ,keta gazetar sollen Robin Kukun dhe Joshka Fisherin ne Kosove per ti pare vete masakrat dhe varrezat masive ku ishin kryer kunder shqiptareve.Ishin po keta gazetar qe bene qe bota te njihej me ate se qka ndodhte ne Kosove,pra per vrasjet dhe gjenocidin qe behej kunder shqiptareve.
    Postimet qe bera vetem i solla si lajm pasi edhe gazetaret qe kane shkruar jane 2 shqiptare e jo serb ose rus.
    Nese nuk mund te kuptohet kjo ne menyre te qete dhe thjeshte vetem si lajm,mirepo pa pa shitje te "patriotizmit"dhe pa berjen e rolit te "shpetimtareve"te kombit atehere lus urgjentisht adminat qe te mbyllin kete teme menjehere dhe te fshihen te gjitha postimet ne te.
    Faleminderit per mirekuptim.
    Ka vetem nje dicka faaare te vogel .
    Se ndersa per vrasjet e shqiptareve keta "gazetare" tregonin kockat dhe varrezat masive , pra shisnin mall konkret qe shihej me sy dhe bente muuuuu..., per vrasjet e serbeve nga UCK-ja apo te shqiptareve UDB-ashe , keta shesin vetem llafe dhe pandehma .
    Ndersa ti , duke i vene titullin temes kerkon qe keto pandehma te na i afrosh si te verteta !

    Nuk je shume i holle . Sado shkolle qe te kane dhene serbet , nuk arrin dot te na e hedhesh. Serbet nuk jane mbajtur kurre per gjindje inteligjente , prandaj dhe ti nuk mund te rezatosh inteligjence !

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 12-03-2010 më 16:38

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    per c'fare po perpicet te nxjerre kjo teme........MOS HARRONI SE ISHTE LUFTE....LUFTE
    dhe ne lufte nuk ka njerzillek po ka kafsherizma dhe si te tilla i njesohen realitetit kur ndodhin.
    Mos doni qe te themi se UCK KA QENE NJE GRUP SHENJTORESH dhe ka predikuar njerzillek karshi po njerzillekut te te gjith atyre qe bashkepunuan me serbin dhe miresine e serbit vete............
    vertete ne besoni ne endrra te tilla dhe kerkoni te tregoni se c'fare SE KUJT PO I INTERESON SE ATJE JANE TORTURUAR SERB DHE TE SHITUR ...............
    PERSE NUK SHQYHENI PER VIKTIMAT E ANES SONE, PER MIJRAT E TE ZHDUKURVE, PER MIJRA TE PEDHUNUARA, PER MILJONA TE ZBYTHUR SI KAFSHET NEPER GRAZHDAT E MAQEDONISE DHE SHTIGJEVE TE KUKSIT.............kjo edhe nje here quhet lufte dhe ka kodet e pashkruara te saja
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kesaj teme shume mire do ti ishte pergjigj Kushneri :

    Ju jeni budalla!

    Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner përfundoi të martën vizitën në Kosovë. Në Graçanicë ai u përball me pyetje provokative nga një gazetar serb. Gjatë vizitës në Graçanicë, Kouchner u pyet për rolin e tij në tregtinë me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë. “Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira!”, është kundërpërgjigjur Kouchner.


    Nga Faton Ismajli më 03.03.2010 në ora 8:00
    "…Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira.
    Bernard Kouchner…" Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, ka reaguar në mënyrë të pazakontë ndaj pyetjeve provokative të një gazetari serb lidhur me të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” dhe akuzat për tregti me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë.

    Kouchner u përball me pyetjet e gazetarit të “Zërit të Amerikës”, Budimir Nicic, pas vizitës në Shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, të martën, ku është takuar me drejtoreshën Rada Trajkovic.

    Pas pyetjes se a ka marrë pjesë në tregtinë me organe në rastin “Shtëpia e verdhë”, Ministri Francez ia plasi një të qeshure të madhe dhe pastaj i tha gazetarit Nicic: “A mos je i sëmurë? Çka është kjo Shtëpi e verdhë?”.

    Kouchner ka qenë Shef i UNMIK’ut menjëherë pas luftës në Kosovë, periudhë për të cilën Beogradi zyrtar akuzon se janë zhdukur dhjetëra serbë të Kosovës.

    “Mos besoni në krejt atë që thuhet. A do të thotë se unë dhe Rada (Trajkovic) kemi marrë kufomat për t’ua vjedhur organet””, ka shtuar Kouchner.

    “Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira”, citohet t’i ketë thënë Kouchner gazetarit serb, nga Radio KIM.

    Ndërkaq, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri, është kundërpërgjigjur: “Çka është kjo Shtëpi e verdhë?” .

    “Duhet të shkoni (te mjeku) për t’u kontrolluar. Ata të cilët thonë kështu janë idiotë dhe vrasës”, është shprehur Kryediplomati francez, duke drejtuar gishtin kah Shtëpia e shëndetit në Graçanicë.

    Mediat serbe i kanë cilësuar si incident dhe fyerje përgjigjet e Kouchnerit në Graçanicë, ndërsa ka reaguar edhe Shoqata e gazetarëve të Serbisë.

    Ndryshe, Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, sërish ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.

    “Që një vend të hyjë në Evropë, duhet ta ketë edhe pëlqimin e 27 vendeve anëtare. Kështu që Kosova dhe Serbia së pari e kanë të domosdoshme të dialogojnë”, tha ai.

    Ky dialog, sipas Kouchnerit, nuk ka kushtëzime

    “Serbët e Kosovës duhet të jenë qytetarë të barabartë dhe të integruar, si të gjithë të tjerët, pa diskriminime”.

    Ai ka pohuar se serbët tash janë më të lirë në Kosovë.

    “Herën e fundit kur isha në Graçanicë, serbët e kishin të vështirë të udhëtonin lirshëm, kurse tani është më mirë, edhe pse ende nuk është gjendje e kënaqshme”, tha Kouchner, pas takimit me Kryetarin e Graçanicës, Bojan Stojanovic.

    Stojanovic tha se kishte njoftuar Ministrin francez me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë e re e sapoformuar.

    “E kam njoftuar me shumë vështirësi me të cilat po ballafaqohemi. Kouchner është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij personal për të ndihmuar Graçanicën”.

    Kushner takoi edhe Rada Trajkovicin.

    Ajo tha se theksi i bisedës ishte i përqendruar në pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

    “I kam thënë Ministrit Kouchner se kam përshtypjen që populli është mbi politikanët dhe se çdo ditë që kalon, ka më pak incidente ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Por, janë politikanët ata të cilët nuk e kanë guximin që të fillojnë të bisedojnë për normalizimin e jetës”, u shpreh Trajkovic.

    Pas vizitës në Komunën e re të Graçanicës, Ministri i Jashtëm francez ka përfunduar vizitën në Kosovë.


    Reagon Budimir Nicic

    Gazetari Budimir Nicic, i cili e pyeti Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës rreth të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë”, ka reaguar ndaj deklaratave të Bernard Kouchnerit.

    “Kouchnerin nuk kam dashur ta provokoj. Por vetëm e kam kryer punën time profesionale”, ka thënë Nicici për mediat serbe.

    “Me konstatimin se shumë familje të të kidnapuarve e akuzojnë atë për tregti me organe, e pyeta se cila është përgjigja e tij lidhur me këtë dhe cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë. Atëherë ai më pyeti se mos jam i sëmurë dhe budalla”, ka shtuar ai.

    Nicic ka shtuar se është i “goditur dhe i fyer” me komentet e Kouchnerit.

    Ndërkaq Rada Trajkovic, e cila ka qenë e pranishme gjatë deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez në Graçanicë, ka deklaruar se nuk e justifikon reagimin e Kouchnerit, por e kupton atë.

    “Nëse i thoni një mjeku se ka marrë pjesë në vrasje, kidnapim dhe shitje të organeve, me të vërtetë është një fyerje e rëndë. Edhe për mua do të ishte fyerja më e tmerrshme. Kjo pyetje e ka lënduar personalisht (Kouchnerin) dhe ka pasur një reagim, të cilin unë nuk e justifikoj, por e kuptoj”, ka thënë ajo.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    e kam thene edhe me heret...kesaj te ashtuquajtures '' lufte clirimtare '' dalengadale do i hiqet korja dhe poshte do dalin lakrat...e verteta nganjehere shume vonon por kurre nuk harron...
    epoo
    ti mesiguri e ke shkrue edhe kete artikull ne TANJUG:
    Shoqata: Kushner ofendon viktimat serbe ne Kosmet
    03/03/2010

    Shoqata e familjejeve te kidnapuarve dhe te zhdukurve kan akuzuare shefin e diplomacise franceze Bernar Kushner qe ne qendrimin e djeshem ne Graqanic ka ofenduar viktimat serbe ne Kosmet dhe familjaret e tyre. Ne deklarat thuhet qe Kushneri ne pytjen e gazetarit per tregtin me organet e Serbeve te rrembyar, ka qen shume joprofesional dhe cinik. E quditeshme eshte qe Kushneri, shefi i atehershem i UNMIK-ut asgje nuk dine per te thenat ishe kryeperkurores se hages Karle del Ponte qe Serbeve te rrembyare ju jan nxierrur organet ne te ashtuquajturen shtepine e verdhe ne veri te Shqiperise, thekson Shoqata dhe shton qe Kushneri, si mjek dhe humanist, ka perdetyre qe te ndihmon atyre qe jan ne fatkeqesi pa marre parasyshe fene dhe nacionalitetin, qe ket ne praktik nuk e ka treguare. Kushneri dje gazetarit te ,,Zerit te Amerikes“ i cili e ka pytur per tregtine me organet e Serbeve te rrembyare te shon ne kontroll te mjeku. Ata qe ket e thojne jan idiote dhe vrarese, ka then Kushner. Pershkak te deklarates se Kushnerit te djeshme kan protestuare shoqatat e gazetarve ne Serbije.


    a po te dhimen a
    hahahahaaa

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    e kam thene edhe me heret...kesaj te ashtuquajtures '' lufte clirimtare '' dalengadale do i hiqet korja dhe poshte do dalin lakrat...e verteta nganjehere shume vonon por kurre nuk harron...
    epooo
    Pas arrestimit të tre serbëve, policia është në kërkim të dyshuarit të katërt

    mos je ti i katrerti GORANI i vetquajturi MALSORI


    Tre personat e nacionalitetit serb të arrestuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se kanë kryer vepër kriminale në Kosovë. Të arrestuarit dyshohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur për të trilluar aferën për gjoja marrjen dhe trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë bëri të ditur policia. Zëdhënësi Arbër Beka tha se po vazhdojnë hetimet edhe për arrestimin e personit të katërt, të dyshuar të jetë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    Millutin Radanoviq, Predrag Zhelkoviq shtetas të Serbisë dhe Igor Juçinac shtetas i Kosovës, njëherit edhe ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, janë tre personat e arrestuar në afërsi të Çagllavicës, nën dyshimin se kanë kryer aktivitete kriminale.

    Në konferencën e rregullt të Policisë së Kosovës me gazetarë, gjithashtu është bërë e ditur se të arrestuarit akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur për të bërë dëshmi të rrejshme me qëllim të aferës për gjoja trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

    “Personat e arrestuar dyshohen se kanë kryer aktivitete kriminale dhe atë duke përdorur të holla e të mira materiale së paku një personi, që i njëjti të deklarojë dhe të dëshmojë rrejshëm se kanë qenë viktima të transplantimit të organeve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Që të tre të arrestuarit ( si dhe i katërti i cili gjendet në arrati dhe është në kërkim nga hetuesit policorë ) kanë vepruar në bashkëveprim duke iu ofruar shuma deri në 100 mijë euro për personat që do të shprehnin gatishmëri për të dhënë deklarata të tilla, si dhe premtime të tjera siç është: banesë, punësim, veturë etj.”, ka sqaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

    Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar nëse personat e arrestuar kanë qenë pjesëtar të shërbimit të inteligjencës serbe.

    Zëdhënësi Beka tha se procesi hetimor do të tregojë më shumë rreth detajeve të rastit, ndërkohë që vazhdojnë operacionet për kapjen e personit të katërt - në arrati dhe të involvuarve të tjerë të mundshëm në këtë rast.

    Arrestohen tre serbë për aktivitete kriminale

    Radio Kosova ka marrë vesh nga burime konfidenciale se ata akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur për të bërë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja. Informacioni i Radio Kosovës, se të arrestuarit dyshohen për inskenimin e kësaj afere u konfirmua për RTK-në edhe nga zëdhënësi i policisë, Arbër Beka

    Policia e Kosovës në kuadër të luftës kundër krimit ka arrestuar tre serbë, njëri prej tyre qytetar nga Kosova kurse dy të tjerët shtetas të Serbisë. Arrestimi, sipas policisë, është bërë në afërsi të fshatit Çaglavicë. Policia ka thënë se tre të arrestuarit dyshohen për aktivitete kriminale në Kosovë. Radio Kosova ka marrë vesh nga burime konfidenciale se ata akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur për të trilluar aferën për gjoja marrjen dhe trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore nga UÇK-ja. Informacioni i Radio Kosovës se të arrestuarit dyshohen për inskenimin e aferës për gjoja trafikimin me organeve të serbëve gjatë luftës është konfirmuar ekskluzivisht për RTK-në edhe nga Arbër Beka, zëdhënës i policisë së Kosovës. “Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryera aktivitete kriminale dhe atë duke premtuar të holla dhe të mira materiale se paku një personi që ata të deklarojnë dhe të dëshmojnë se ata kanë qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi Beka. Sipas burimeve të Radio Kosovës, tre të arrestuarit, njëri serb shtetas i Kosovës dhe dy të tjerët serbë - shtetas të Serbisë, viktimave iu kanë ofruar shuma të hollash mbi 50 000 euro që të bëjnë dëshmi të rrejshme për gjoja transplantimin e organeve njerëzore. Rreth sqarimit të arrestimit dhe akuzave, policia e Kosovës mban sot në orën 11:30 një konferencë shtypi.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •