Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë

Tema: Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë

  1. Maska e argjenddre

    argjenddre said:

    Thumbs down Hakerët serbë sulmuan ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë



    ë premten në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00, është sulmuar ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës nga grupi i ashtuquajtur “Hakerët serbë”, (Haxored by StRoNiX T0r3x - Skochko - EsC -!gOr).

    Pas sulmit, në ballinë të ueb-faqes së MD-së, nuk ishte pamja e zakonshme, Roli dhe Misioni i kësaj Ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe.

    Mirëpo, zyrtarë të teknologjisë informative, që mirëmbajnë këtë ueb-faqe, shumë shpejtë arritën ta rikthejnë sërish në funksion ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.



    Kosova Hackers Group (KHG) ka deklaruar se të enjten pas mesnate e ka mbrojtur faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, www.kryeministri-ks.net. Aty ata kanë lënë një mesazh për vendosjen e shenjës së tyre në faqe, duke thënë se e kanë bërë si masë parandaluese për sulmet e hakerëve serbë.

    Ky grup thotë se ka paralajmëruar administratorët e faqeve të internetit të ministrive kosovare se ata duhet të punojnë për të parandaluar sulmet e hakerëve serbë, porse ata nuk kanë bërë asgjë për këtë dhe i kanë injoruar, ani pse një gjë të tillë institucionet e kishin deklararur më herët për portalin Telegrafi.com.

    Ndërkohë, sipas Kosova Hackers Group, cak i sulmeve të hakerëve serbë kanë qenë edhe faqet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe dhe e sipërpërmendura Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat duket të janë kthyer sërish në funksion.

    Duket se online lufta në mes hakerëve shqiptarë e serbë nuk ka të ndalur. Hakerët e Kosova Network Security (KNS) dhe Kosova Defacers Group (KDG) kanë sulmuar dhe rrëzuar faqen më të popullarizuar teknologjike në Serbi - Alfasoft (www.alfasoft.rs)



    Ndryshe, Alfasoft merret me projektimin e sistemeve të informacionit, duke bërë programet për kontabilitet, trajnime kompjuterike, shitje të kompjuterëve... Pjesëtarët e këtyre dy grupeve të hakerëve kanë deklaruar se sulmi kundër Alfasoft ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëhershme të hakerëve serbë në faqen e kompanisë teknologjike kosovare Kujtesa (kujtesa.com).

    Anëtarët e dy grupeve të sipërpërmendura kanë deklaruar se që shumë shpejt pritet të sulmojnë faqe tjera serbe.
     
  2. ExTaSy said:
    Qeta qe po flasin ne Emer te KHG duhet te ju vije turp ketyra lamerave keta s`jan KHG i vertet keta jan qe dojn te bejn emer ne shpin te tjetr kujt.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.
     
  3. Maska e argjenddre

    argjenddre said:
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Qeta qe po flasin ne Emer te KHG duhet te ju vije turp ketyra lamerave keta s`jan KHG i vertet keta jan qe dojn te bejn emer ne shpin te tjetr kujt.
    E vertet heren e par KHG i ka lajmruar

    Tash kta K... defacers group , jan tjer
     
  4. Maska e fattlumi

    fattlumi said:
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Qeta qe po flasin ne Emer te KHG duhet te ju vije turp ketyra lamerave keta s`jan KHG i vertet keta jan qe dojn te bejn emer ne shpin te tjetr kujt.
    Njerin nga keta me duket se e njoh.Duhet te jete Kupi.
     
  5. Maska e Daja-GONI

    Daja-GONI said:
    Skemi nevoj me u merzite shume, se tash pasi qe na ka shkuar Ilir Meta atje, do ti rregulloj keto pune.
     
  6. arbeni_al said:
    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Qeta qe po flasin ne Emer te KHG duhet te ju vije turp ketyra lamerave keta s`jan KHG i vertet keta jan qe dojn te bejn emer ne shpin te tjetr kujt.
    Une mendoj se ata nuk po flasin ne emer te KHG por gjithsesi po u kunderpergjigjen
    atyre ......