Debati pėr studimin e lėndės sė Letėrsisė nė shkollė ėshtė nga debatet mė tė rėndėsishėm, nėse marrim parasysh, se sa madhor ėshtė formimi estetikoletrar i tė rinjve tanė. Letėrsia sė bashku me Matematikėn, duke qenė mbretėresha tė dijeve, historikisht kanė zėnė vendin kryesor nė pėrvojat e arsimit botėror dhe nė atė shqiptar.

Prandaj ka qenė mjaft shokuese heqja e studimit tė letėrsisė nga programet e reja tė shkollės sė mesme, tė aplikuara pėr herė tė parė vitin e kaluar, gjė qė krijoi njė debat tė madh e kundėrshti pėr kėtė veprim arbitrar. Ky debat vazhdon edhe sot prej oponentėve tė programit, tė caktuar zyrtarisht nga MASH-i, si dhe nga autorėt e teksteve, tė interesuarit e parė qė programin e kėsaj lėnde e materializojnė nė tekstin e nxėnėsit. Por pėrpara se tė analizoj pasojėn e asaj se ēka ka ndodhur nė lidhje me kėtė problem, ėshtė e nevojshme tė bėj njė analizė se si lėnda mėsimore e letėrsisė pėrgjatė viteve ka pasur uljet, ngritjet, zigzaget e veta, tė ndikuara nga arsye ideologjike apo nga censura zyrtare, si dhe nga eksperimentimet e shpejtuara dhe tė pabazuara shkencėrisht.

Arbitrariteti shtetėror mbi Letėrsinė

Analizėn time, pėr tė qenė sa mė pranė tė vėrtetės, do ta nis nga 1985, vit ky kur jam emėruar redaktore didaktike nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor. Gjatė kėsaj periudhe deri nė vitet ’90, censura mbi lėndėn e Letėrsisė ishte e padiskutueshme, nė tė mbisundonte kriteri ideologjik; analiza e veprave bėhej vetėm nga kėndvėshtrimi i teorisė sė metodės sė realizmit socialist. Por, pavarėsisht interpretimit skematik, pozitiv ishte fakti se nxėnėsit lexonin njė numėr tė madh kryeveprash tė Letėrsisė Botėrore, pėrjashto Letėrsinė Moderne; ndėrsa pėr sa i pėrket Letėrsisė Shqiptare, gropa e zezė kishte pėrthithur pothuaj krejt letėrsinė e gjysmės sė parė tė shek XX (me autorė madhorė si Fishta, Koliqi, Konica etj.).

Pas viteve ’90, u bėnė pėrpjekje pėr njė studim serioz tė programeve, sidomos pėr lėndėt me rėndėsi kombėtare, si letėrsia dhe historia. U ngritėn komisione mbarėkombėtare me studiues edhe nga Kosova pėr tė unifikuar programet e kėtyre lėndėve; njė ide e shkėlqyer kjo, kur tė gjithė e dimė se historia e shqiptarėve dhe letėrsia e shqiptarėve ėshtė njė, pavarėsisht se ku jetojnė sot shqiptarėt. Nė atė kohė na ndanin kufijtė me Kosovėn, dhe ēdo takim mbartte rrezik tė madh pėr studiuesit kosovarė, ndėrsa sot, qė nuk ekzistojnė mė kėta kufij, vazhdon tė thellohet ndarja ndėrmjet nesh prej politikave arsimore, tė cilat nuk kanė treguar mė interes pėr tė unifikuar programet e lėndėve me rėndėsi kombėtare, si: Gjuha, Letėrsia dhe Historia.

Gjatė viteve 1996-1998 u hartuan tekste mjaft tė arrira tė letėrsisė shqiptare dhe botėrore, nė krahasim me ato qė ishin botuar deri atėherė; ato evidentonin njė kulturė tė qėndrueshme qoftė kombėtare, ashtu dhe botėrore, ku pėr herė tė parė nė tekste zuri vend studimi stilistik i tekstit dhe u anashkaluan ujėrat e tepėrta tė historizmit tė letėrsisė. Por, me ndėrrimin e Qeverisė dhe ardhjen e ministrit tė ri, nė vitin 1998 u shkrinė komisionet mbarėkombėtare tė letėrsisė dhe tė historisė. I pari tekst i censuruar u bė “Letėrsia moderne shqiptare” e prof. Sabri Hamitit (si redaktore pėrgjegjėse mė duhej ta mbroja tekstin para komisionit). Pas shumė e shumė debatesh, komisioni mė nė fund e miratoi tekstin, por ēudia mė e madhe ishte se teksti u burgos me shtatė palė kyēe nė njė prej sirtarėve tė ministrisė, me pretekstin se aty ne paskėshim pėrfshirė dhe autorė fashistė si Koliqi. Ministria e la shkollėn tre a katėr vjet pa tekst dhe atė libėr nuk e lejoi tė pėrdorej. Por, mė vonė, kur ky tekst u botua privatisht, ai e gjeti vetė rrugėn nė dorė tė mėsuesve dhe nxėnėsve, vlera e tė cilit ėshtė e padiskutueshme dhe sot.

Nė vitin 1999-2000, me njė vendim tė menjėhershėm, u hodh nga MASH-i projekti pėr profilizimin e shkollave. Kėshtu, pa mbaruar mirė realizimi i programeve tė reja tė gjimnazit tė pėrgjithshėm, nisi urgjentisht puna pėr hartimin e programeve tė shkollės sė profilizuar. Specialistėt e Institutit dhe autorėt e teksteve e dinė mė mirė se gjithkush se me ē’tension dhe shpejtėsi u hartuan programet dhe tekstet, tė cilat gjatė aplikimit nė shkolla rezultuan pothuajse nė tė gjitha lėndėt tė mbingarkuara dhe me objektivė tė paqartė. Ndėrsa pas dy vjetėsh, me ardhjen e ministrit tė ri, ndikuar dhe nga opinioni mediatik, se nxėnėsit po dilnin shumė dobėt nė lėndėn e gjuhės nė ciklin 8-vjeēar, u vendos qė tė pėrfshihej studimi i gjuhės dhe nė shkollė tė mesme. Sigurisht nuk kishte asgjė tė keqe, por, si gjithnjė, ēdo gjė u bė me ngut dhe e pastudiuar. U pėrfshinė nė programin e gjimnazit tema gjuhėsore teorike dhe jo tė gjuhės aplikative. Dhe po me urdhėr, u detyruan autorėt e teksteve qė kėto tema gjuhėsore tė integroheshin me temat e letėrsisė, tė cilat ishin hartuar me programet ekzistuese. Kėshtu qė, domosdo, u instalua njė integrim mekanik i kėtyre dy lėndėve.

Nė atė kohė ne e kemi bėrė oponencėn tonė, si specialistė dhe si autorė tekstesh, nė njė mbledhje nė MASH, por fjala jonė ka rėnė nė vesh tė shurdhėt (gjė qė vazhdon edhe sot). Megjithatė kritika pėr mbingarkesėn nė programet e tekstet ekzistuese tė letėrsisė tė shkollave tė profilizuara dhe, aq mė keq, pretendimi se nxėnėsit sot nuk lexojnė, nuk mund tė justifikojnė heqjen e letėrsisė nga shkolla e mesme.

Penalizmi i letėrsisė nė programet e reja

Vitin e kaluar shqetėsimi i studiuesve tė letėrsisė e nė veēanti i Katedrės sė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės, pėr kėtė zhdukje tė letėrsisė nga shkollė, bėri qė programi tė ripunohej; por ky ripunim mbeti sipėrfaqėsor: titullit tė programit Gjuhė shqipe iu shtua dhe edhe “Letėrsia”, kjo lėndė u fut si njė shtojcė nė fund tė programit, e materializuar nė lista pafund veprash dhe autorėsh, e privuar nga studimi i saj mbi baza shkencore e didaktike, me minimumin e orėve nė dispozicion (vetėm me 12 fragmente veprash nga letėrsia botėrore dhe ajo shqiptare nga 90 -100 vepra tė rekomanduara nė njė listė qė fillon nga antikiteti dhe mbaron te letėrsia moderne!!!); dhe pėrveē kėsaj, me detyrimin qė pjesėt letrare tė pėrdoren si model ilustrues pėr temat e gjuhės sė aplikuar.
Nuk mė duket profesional dhe i pranueshėm mendimi se veprat e letėrsisė nuk duhet tė studiohen sipas kriterit historik-kronologjik e gjinor. Studimi bazik i letėrsisė nuk mund tė kuptohet pa kėtė kriter-bosht, pasi nxėnėsi nuk mund tė analizojė poemėn epike, pa mėsuar mė parė pėr mitet, poezinė simbolike, pa ditur se ajo lindi si kundėrvėnie e parimeve tė realizmit; Letėrsinė e Brezit tė Humbur pa e lidhur me Luftėn Botėrore.

Edhe sikur ta pranonim idenė qė letėrsia tė mos studiohet kronologjikisht, por me analiza tė veprave tė veēuara, pėrsėri pėr kėto analiza nė program nuk ka asnjė objektiv. Pra, nėse nė listė ofrohen disa vepra tė romantizmit dhe autorėt duhet tė zgjedhim njė prej tyre, kjo do tė thotė qė nė tekstet alternative nxėnėsi duhet patjetėr tė pėrvetėsojė objektiva tė njėjtė, tė cilėt duhet tė pėrcaktohen nė program: si p.sh. pėr Veēoritė e romantizmit nė prozė: ndjeshmėria dhe imagjinata; tema ekzotike; kontrasti dhe zmadhimi; tema historike etj.; pra, vetėm nė kėtė rast nuk do tė ketė rėndėsi nėse nxėnėsi do tė studiojė njė vepėr tė Viktor Hygoit apo tė Valter Skotit, po do tė dallojė tiparet nė prozėn romantike. Janė pikėrisht kėta objektiva shkencorė, tė cilėt standardizojnė tekstet alternative; duke u bėrė pika orientuese pėr mėsuesit e letėrsisė, janė treguesit pėr njė vlerėsim tė drejtė tė testimeve tė nxėnėsve. Kėta objektiva e standarde shkencore didaktike do tė shmangnin dhe vlerėsimet subjektive tė oponentėve tė teksteve, tė cilėt do tė kuptonin se mbi ē’kriter shkencor e didaktik ėshtė zgjedhur njė pjesė letrare apo joletrare. (P.sh., nėse kėrkohet njė model reportazhi apo kronike, nuk ka rėndėsi se sa i madh ėshtė emri i gazetarit, por nxėnėsi tė mėsojė se si shkruhet ky model publicistik e kėshtu me radhė.)

Nėse pretendojmė se bėjmė program modern, ai asnjėherė nuk mund tė jetė listė veprash pa kriter, ku secili qė e lexon ka tė drejtė tė bėjė vėrejtje, pse mungon ky apo ai shkrimtar, kjo apo ajo vepėr dhe kėshtu gjithēka pėrfundon nė dorė tė subjektivizmit dhe, e keqja mė e madhe ėshtė se ajo listė ka fatin e keq tė shndėrrohet si listat me botimet artistike qė miratohen pėr pajisjen e bibliotekave tė shkollave. A mund tė kemi njėherė dhe ne shkencėn didaktike pėr letėrsinė? Dhe, sė fundi, mbi ē’studime shkencore apo modele tekstesh u hodh ideja e integrimit tė Letėrsisė me Gjuhėn shqipe?

Integrim apo hibridizim i Letėrsisė me Gjuhėn?

Ēfarė ka ndodhur nė realitet nė ciklin 9-vjeēar, ku u kėrkua tė zbatohej ky integrim: autorėt e teksteve alternative gjatė punės vunė re se vetėm nė ciklin fillor mund tė realizohej ky integrim, ku pėr shkak tė moshės, nxėnėsi i merr nė mėnyrė intuitive njohuritė, njėlloj si nė tekstin e Diturisė sė natyrės, ku shkrihen Fizika, Kimia dhe Biologjia. Nė klasat VI-IX, pėrgjithėsisht nė tekstet alternative njohuritė letrare dhe ato gjuhėsore renditen nė kapituj tė veēantė. Ka edhe tekste alternative, ku temat e leximit dhe tė gramatikės renditen njėra pas tjetrės, por edhe kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė thjesht mekanike. Vetė programet e ciklit 9-vjeēar njohuritė gjuhėsore kėrkohen tė studiohen me objektivė qė janė brenda disiplinės sė gramatikės dhe jo tė stilistikės gjuhėsore apo letrare. Ky lloj integrimi realizohet nėpėrmjet rubrikave tė veēanta nė tekst, por jo duke prishur objektin kryesor tė Leximit, qė lidhet me dallimin e llojeve tė ndryshme tė teksteve dhe tė Gjuhės shqipe, qė lidhet me pėrvetėsimin e njohurive gramatikore, tė cilat pėrmbyllen nė ciklin 9-vjeēar. Pra, nėse (ruajna zot!) del ndonjė urdhėr t’i shkrijmė kėto dy disiplina, nxėnėsi nuk do tė njohė mė dot as njohuritė letrare, qė e pėrgatisin pėr studimin e letėrsisė nė shkollė tė mesme dhe as gramatikėn e gjuhės sė vet amtare.

Nga seritė e teksteve qė kemi nė dispozicion, botime pas vitit 2005 (italiane, gjermane, franceze, sllovene, kroate, kanadeze, amerikane) kemi arritur nė konkluzionin se njė hibridizim tė tillė nuk e gjen askund. Tekstet e Leximit dhe tė Gramatikės janė ose libra mė vete, ose tė pėrfshira nė njė tekst, por nė kapituj tė veēantė. Ėshtė pėr t’u habitur se ideja e integrimit ėshtė hedhur dhe vazhdon tė mbrohet vetėm nga zyrtarė, pasi nuk ka prononcime nga institucionet e specializuara; Katedra e Gjuhės dhe e Letėrsisė, Instituti Albanologjik, nga studiues tė letėrsisė apo gjuhėtarė me integritet profesional. Ndaj, mbrojtėsve tė kėsaj ideje do t’u luteshim, madje dhe me pėrgjėrim, qė tė na venė nė dispozicion tekste tė tilla, ku leximi apo letėrsia tė jetė e integruar me gramatikėn apo me teorinė e komunikimit. Integrim nė vetvete do tė thotė tė gjesh pika takimi mes kėtyre dy lėndėve, por pa e prishur objektin e secilės disiplinė: tė Letėrsisė dhe tė Gjuhės.

Gjuhė shqipe apo Edukim tekstor?


Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur programi i ri, i cili shmangu futjen e gramatikės nė shkollėn e mesme dhe i dha rėndėsi gjuhės sė aplikuar, pasi ėshtė parėsore qė nxėnėsi ta pėrdorė drejt e pa gabime gjuhėn amtare nė tė gjitha situatat. Por, gjatė tri viteve tė gjimnazit nxėnėsi nuk mund tė kufizohet vetėm nė ushtrimin e gjuhės sė aplikuar; nuk mund tė lihen jashtė studimit temat e kulturės sė gjuhės shqipe, qė lidhen me origjinėn e saj; bazėn e fjalėve shqipe, kontributi i albanologėve tė shquar; marrėdhėniet e standardit tė shqipes me dialektet etj., me qėllim qė programi jo vetėm tė justifikonte emėrtimin “Gjuhė shqipe”, por pa kėto tema nxėnėsi do tė dilte me mungesa formimi.
Prononcimi i MASH-it se vėrejtjet e oponentėve dhe tė autorėve pėr programin e Gjuhės dhe tė letėrsisė do tė realizohen nė vitin e tretė, nuk mė duket dhe aq ngushėllues, pasi ngrehina e letėrsisė dhe e gjuhės shqipe nuk mund tė fillojė nga kati i tretė, por me njė studim tė thelluar qė nis nga viti i parė. Ėshtė e domosdoshme qė specialistėt e Institutit tė Kurrikulave tė zgjerojnė tryezat e tyre tė punės me gjuhėtarė e studiues letėrsie, mėsues e specialistė didaktikė, nė mėnyrė qė tė vendoset pėr shtyllat qė realizojnė njė formim tė qėndrueshėm gjuhėsor dhe estetik tė nxėnėsve nė shkollėn e mesme.

*Specialiste didaktike, autore tekstesh shkollore, poete


Rita Petro
Marrė nga Panorama e datės 11/03/2010