Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530

    Post Gėrrhitja (dhe apnea e gjumit)

    Nxjerrja e njė zėri tė zhurmshėm dhe tė bezdisshėm gjatė frymėmarrjes nė gjumė quhet gėrrhitje. Tek tė rritur shihet mė shpesh. Sidomos tek meshkujt e shėndosh. Nėse ndodh tek fėmija kjo me shumė mundėsi vjen prej adenoideve.

    Ēfarė ėshtė apnea e gjumit?

    Kjo gjendje shihet shpesh tek ata qė gėrrhasin. Ėshtė ndalimi i tė marrit frymė gjatė gjumit pėr rreth 20-30 sekonda. Mund tė ketė rreth 5-30 ndalesa tė tilla nė njė orė tek kėta persona. Nė mbarim tė kėsaj ndalese personi fillon tė marri frymė zhurmshėm pas njė tronditjeje trupore. Megjithėse pas ēdo ndalimi ai zgjohet kėtė nuk e kupton.

    Pėrse ndodh?

    Mund tė jetė njė bllokim nė rrugėt e frymėmarrjes i cili shkakton kėtė gjendje.
    P.sh: mishi huaj nė hundė apo devijimi i septumit tė hundės, zmadhimi i bajameve apo adenoideve. Zmadhim tė rrėnjės sė gjuhės apo pakėsim tė tkurrjes sė muskujve tė fytit.
    Shihet shpesh tek ata persona qė janė mbipeshė me qafė tė shkurtėr dhe tė gjerė. Mundet qė dhe disa ilaēe apo disa probleme anatomike tė fytyrės tė shkaktojnė tė njėjtėn gjė.

    Ēfarė dėmesh ka?

    Nėse tek i sėmuri ka vetėm gėrrhitje kjo shkakton problem sociale. Gjithashtu ul ndjeshėm cilėsinė e gjumit duke e bėrė ditėn mė tė lodhshme. Gjithashtu pakėsohet vėmendja gjatė ditės dhe kujtesa gjithashtu.Por nėse ka edhe apne tė gjumit kjo mund tė krijojė probleme serioze. Gjatė apnes sasia e oksigjenit pakėsohet dhe ajoe dioksidit tė karbonit rritet. Rrahjet e zemrės pakėsohen dhe prishet ritmi i saj. Kjo shton mundėsinė e njė krize zemre dhe tė blokimit tė saj.

    Vizita

    I sėmuri ėshtė zakonisht njė burrė i shkurtėr, i shėndoshė dhe me qafė tė gjerė. Bėhet njė vizitė e plotė tek otojatri pėr hundėn dhe gojėn.

    Diagnostikimi

    Zakonisht bashkėshorti apo bashkėshortja tregojnė rreth gjumit. Krahas analizave tl njohura t pėrgjithshme ajo mė e vyera ėshtė polisomnografia. Pėr kėtė analizė i sėmuri shtrihet njė natė nė qendrėn e gjumit nė spital. Kėtu vlerėsohen apnet duke matur shumė parametra si vlerate gazrave nė gjak, problemet me rrugėt e frymėmarrjes,EKG-ja, EEG-ja etj.

    Si kurohet?

    Nuk ėshtė gjithmonė e lehtė pėr tu kuruar.
    Disa nga gjėrat qė duhet tė ketė parasysh i sėmuri janė:
    Duhet tė bjerė nė pashė dhe tė mos marrė asnjė ilaē gjumi apo qetėsues 3 orė para gjumit. Tė mos pijė alkol apo tė mos hajė rėndė para gjumit. Tė flejė me jastėk tė lartė dhe jo mbi shpinė. Si dhe tė mos flejė shumė i lodhur.
    Kurse pėr sa i pėrket detyrės sė mjekut nė kėto raste : Tė kontrollojė me vėmendje hundėn dhe gojėn e tė sėmurit dhe nėse gjenden problem bllokimi apo anatomike ti kurojė ato. Shumica e kėtyre rasteve duan operacion. Nėse operacioni nuk I bėn dobi atėherė ka njė mjet mjaft tė dobishėm qė quhet CACP. Ideja e tij ėshtė dhėija oksigjen me presion me anė tė njė maske. Por mund tė lindin probleme nga bezdisja e tė fjeturit me maskė dhe zhurmės qė krijon aparati. Plus qė ėshtė dhe i shtrenjtė por ėshtė i dobishėm. Megjithatė konsultohuni me mjekun tuaj dhe ndiqini kėshillat e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po ne qe jemi te gjate dhe prap gerrhasim , si ja behet hallit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Te afermit me thone qe une gerrhas shume...per ate fle i vetem ne dhome:S:s...

    ...Por, problemi tjeter eshte se edhe ne dhomen tjeter ndegjohet zhurma qe shkaktoj!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    4
    Edhe une gerrhas shume por nuk di se qka te beje

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga Agdrenasi Lexo Postimin
    Edhe une gerrhas shume por nuk di se qka te beje
    kam degjuar se kush gerrhet ne gjume ka probleme me zemer dhe me fyrmemarje....mbase nuk ka furnizim te mjaftushem me oksigjen!

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Disa nga gjėrat qė duhet tė ketė parasysh i sėmuri janė:
    Tė mos pijė alkol...
    Mendoj se me kushton me pak,t'i blej partneres nje pale tapa per veshet...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •