Ka lindur nė Tepelenė mė 21 Gusht 1954. Studimet e larta pėr Gjuhė Letėrsi Shqipe dhe studimet pas-unuversitare pёr dramaturgji filmike,i ka kryer nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Tiranё nga viti 1985 deri mė 1986.
Autori ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё nga viti 1976 deri mė 1984. Gjithashtu ka punuar si skenarist dhe regjisor nė Kinostudion “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio nė Tiranё qė prej 1986 deri mė 1996. Nė vitin 2000 ka punuar si drejtor nё Teatrin Kombėtar tė Fėmijėve, Tiranё . Dhe nga viti 2000 deri mė 2005 ka punuar si Kryetar i Qėndrės Kombėtare Kinematografike Shqiptare.


Kėngė pėr Gruan

-Zh-

Grua ma ke nxirė jetėn dhe jetėn ta kam nxirė,
Jemi sharė nė dritė dhe jemi puthur nė errėsirė,
Kemi vendosur tė ndahemi dhe kemi thėnė; e po mirė!
Dhe prapė jemi puthur ashtu si pėr lamtumirė.

Kemi gėnjyer njeri-tjetrin, kemi bėrtitur s'tė dua,
Kemi pėshtyrė mbi proverbin qė qėnkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat qė bėjnė nė Amerikė.
Kemi thėnė njėmijė herė; u mbush kupa dhe pikė.

Pastaj jemi pėrqafuar ; “e po unė isha nė gjumė “
Jam futur nė mishin tėnd siē futet nė shkretėtirė njė lumė,
Jemi sėmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na ėshtė holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapė jemi zėnė sa janė tundur tepsitė,
Kemi ndarė dyshekun me vijė, (ah, vijė e florinjtė,)
Po nė errėsirė kufirin e kemi shkelur si barbarė
Me dredhi ballkanike qė as O.K.B-ėja s'ka parė.

Grua, ma ke nxirė jetėn dhe jetėn ta kam nxirė,
Ma ke pirė gjithė vrerin dhe helmin ta kam pirė,
Po ja qė s'bėjmė dot pa kėtė helm tė mallkuar
Mos pushofsh kurrė, moj luftė dhe qofsh e bekuar!