Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956

    KFOR-i ngrin bashkëpunimin me FSK-në

    Prishtinë, 6 mars – Komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerallejtënant Markus Bentler, ka marrë vendim të shtunën që të ndërpresë përkohësisht çdo lloj bashkëpunimi me Forcat e Sigurisë të Kosovës. Këtë vendim ka ardhur si pasojë e parakalimit të Gardës së FSK-së me armë në manifestimin për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, të premten. Ndërprerjen e të gjitha formave të bashkëpunimit ia ka konfirmuar “Kohës Ditore”, zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Hans Peter Buh. “KFOR-i ka ndaluar përkohësisht çdo përkrahje dhe të gjitha aktivitetet e trajnimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës deri në një njoftim të ardhshëm”, ka thënë ai. Zëdhënësi i KFOR-it ka shtuar se komandanti i KFOR-it (Markus Bentler v.j.) është detyruar të marrë një vendim të shpejtë.
    “Ai ka thënë se ne do të shikojmë se cili do të jetë bashkëpunimi ynë në të ardhmen me FSK-në”, ka cituar Peter Buh, komandantin e KFOR-it në Kosovë. Lidhur me këtë vendim zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se ka njoftuar edhe presidentin e Kosovës dhe ministrin e Forcës së Sigurisë.
    Por presidenti Sejdiu, i cili është edhe komandant suprem i FSK-së, nuk ka dashur të komentojë mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve KFOR-FSK, për çka ka raportuar “Koha Ditore”, të shtunën.
    “Unë them se KFOR-i është investues i rëndësishëm i rritjes së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe ju e dini që Forca e Sigurisë të gjitha lëvizjet e gjertanishme i ka bërë në partneritet me ta dhe mendoj që në të ardhmen natyrisht do të jetë kontribuues për lëvizjet tona sa më të shpejta në anëtarësim në NATO”, ka thënë presidenti Sejdiu gjatë vizitës në familjen Jashari të shtunën në Prekaz, disa orë para se të merrej vendimi përfundimtar nga ana e KFOR-it për ndërprerjen e bashkëpunimit me FSK-në.
    “Mund të ketë ndonjë keqkuptim unë nuk dua të jap ndonjë koment pasi që edhe nuk kam burime”, ka shtuar ai.
    Pas marrjes së konfirmimit nga ana e KFOR-it për “ngrirjen e raporteve” me FSK-në, gazeta ka provuar të marrë ndonjë prononcim nga zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, por ka qenë e pamundur. Zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala, i kontaktuar nëpërmjet telefonit ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.
    Mundësinë e prishjes së raporteve të KFOR-it me FSK-në ia ka konfirmuar “Kohës Ditore” të premten shefi i Zyrës për media i KFOR-it, koloneli Hans Peter Buh. Ai ka thënë se KFOR-i ka kërkuar që gjatë manifestimit pjesëtarët e FSK-së të mos paraqiten me armë, mirëpo një gjë e tillë, sipas tij, është shpërfillur. “FSK-ja nuk ka pasur leje të bartë armë sot”, ka thënë Buh, duke mos e përjashtuar mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve me FSK-në.
    Ndërkohë një deklaratë të tillë nuk ka mundur ta besonte të premten Zyra e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronazhin e të cilit edhe është bërë organizimi i të gjithë manifestimit për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Këshilltari i kryeministrit, Shaip Muja, ka thënë se kjo informatë më shumë është pjesë e “bulevardeve të gazetarëve”, sesa diçka zyrtare.
    “Nuk e besoj se për një çështje të tillë mund të ngrihen marrëdhëniet, s’e kemi rëndu askënd dhe nuk besoj se kjo informatë është përcjellë nga NATO-ja”, ka deklaruar Muja për gazetën nëpërmjet telefonit. Ai ka shtuar se armët janë pjesë e Gardës ceremoniale.
    Mendo dhe Pasurohu

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    KFORI i sotem nuk eshte aje i vitit 1999 tash me kontaktet qe ben me beogradin direktivat i merr nga ata po kta skan faj kemi ne qe kemi udheheqes lepuje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Faji eshte tek udheheqesia jone me se shumti. KFOR thote se ka patur marreveshje te nenshkruar per nje gje te tille me institucionet e Kosoves. Marreveshja USHTARAKE KURRE-KURRE-KURRE nuk duhet te thyhet, sidomos me KFORin si organizate ushtarake aleate. Cka eshte dashur te bejne udheheqesia e Kosoves eshte qe te mos nenshkruanin fare nje marreveshje te tille.

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nga neser, FSK me shpata dhe ndonje brisk.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Marreveshja e Kumanoves ,plani i Ahtisarit Pavaresia e mbikqyrur mospuna e Qeverise Presidences dhe ligjvenesve kosovare , rezultatet mungojne

  6. #6
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Po more si mos jemi te fort vet keshtu na cojn tjeret her andej her kendej.Nanen ua shkaperdhifsha te gjithe armiqve ton.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    black.. kush jan kto armiqte tone..

    permendi disa..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Jo por ky eshte folklorizmi i politikaneve tane para popullit,jo eshte ushtrija e ardhshme e Kosoves ,e ne anen tjeter para nderkombtareve nuk bejne ze sepse e dijne se qka kane nenshkruar.
    Nje te jeni te bindur se Kfori ,nenkupto amerikanet ne krye te tyre nuk guxojne te punojne diqka qka nuk eshte e nenshkruar,d.m.th.nuk punojne sipas tekeve te tyre.
    Ketu eshte edhe arsyeja e mosinformimit publik te drejt i qytetareve te Kosoves mbi ate se qfare eshte nenshkruar ose per qka jane marre vesh sepse disa gjera pas 2 a 3 viteve kur po dalin po na duken te quditshme.
    Pra keto rrena qe i behen popullit i behen per folklor patriotik dhe ruajtje te pushtetit.
    Populli duhet te informohet drejt.Edhe per TMK-ne keshtu thonin para popullit e me vone doli ashtu siq ishte nenshkruar nga vete keta tonet.
    Kjo vjen si pasoje e dyfytyresise se politikaneve tone,pra ne njeren ane fjalimet e zjarrta dhe "patriotike"para popullit per te fituar vota e ne anen tjeter ulja e kokes para nderkombetareve ne pafuqine dhe mosdijen e tyre per zgjidhje dhe alternativa te problemeve.

  9. #9
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    po pune e madhe pse eshte hidhrue KFOR' i hajt se dathen vet edhe ata skan shka bajn edhe ata e kan politik kete reagim te tyre keshtu nuk asht edhe fort problem ftofen, ftofen edhe KFOR' i .
    URIME FITOREN PDK

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Jo por ky eshte folklorizmi i politikaneve tane para popullit,jo eshte ushtrija e ardhshme e Kosoves ,e ne anen tjeter para nderkombtareve nuk bejne ze sepse e dijne se qka kane nenshkruar.
    Nje te jeni te bindur se Kfori ,nenkupto amerikanet ne krye te tyre nuk guxojne te punojne diqka qka nuk eshte e nenshkruar,d.m.th.nuk punojne sipas tekeve te tyre.
    Ketu eshte edhe arsyeja e mosinformimit publik te drejt i qytetareve te Kosoves mbi ate se qfare eshte nenshkruar ose per qka jane marre vesh sepse disa gjera pas 2 a 3 viteve kur po dalin po na duken te quditshme.
    Pra keto rrena qe i behen popullit i behen per folklor patriotik dhe ruajtje te pushtetit.
    Populli duhet te informohet drejt.Edhe per TMK-ne keshtu thonin para popullit e me vone doli ashtu siq ishte nenshkruar nga vete keta tonet.
    Kjo vjen si pasoje e dyfytyresise se politikaneve tone,pra ne njeren ane fjalimet e zjarrta dhe "patriotike"para popullit per te fituar vota e ne anen tjeter ulja e kokes para nderkombetareve ne pafuqine dhe mosdijen e tyre per zgjidhje dhe alternativa te problemeve.




    Hmmm!" patriotat" dhe"clirimtaret" ta kujtojne hijenen qe i trgon dhembet e
    mandej e kthen prapanicen!
    Ketyre i duhet ushtrija vetem per parada e maskarada, kot e keni o teveqela nuk eshte koha e titos e as e enverit ju te vazhdoni me filozofi komuniste se" Kjo ushtri lindi nga nga gjiri i popullit dhe do te vazhdoj traditen partizane"!!!
    LIDHE ATIN KU TE THOT ZOTNIJA!!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga ment Lexo Postimin
    po pune e madhe pse eshte hidhrue KFOR' i hajt se dathen vet edhe ata skan shka bajn edhe ata e kan politik kete reagim te tyre keshtu nuk asht edhe fort problem ftofen, ftofen edhe KFOR' i .
    Kadal se me u ftof KFORI ftohesh edhe ti nen cader ne stankovec e klyeminstli duhet me rezervu prap ROGNERIN e me na cliru prap ( tu cliru uckura ne rogner)!

  12. #12
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    black.. kush jan kto armiqte tone..

    permendi disa..

    Armiqt tone se pari jemi vet ne.

    Pleqt gjithmon e kan then se Evropa eshte OROSPI mendoj se kan patur shum te drejt,dhe se xhdo gje ne Kosov eshte duke ardhur prej Evropes e jo prej Amerikes sa e di une,une mendoj se Evropen e kemi armike.

    Dhe se di pse me cove me ti permend kur xhdo shqiptar e din shum mire ken e ka armik dhe ken mik.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Kadal se me u ftof KFORI ftohesh edhe ti nen cader ne stankovec e klyeminstli duhet me rezervu prap ROGNERIN e me na cliru prap ( tu cliru uckura ne rogner)!
    si mbas KFORIT dhe teje FSK duhet te mbaj veq lopata me shyme zjarre nese KFORI sdon te naj shef armet neve ne dore kaqen dasht ta sulmoj serrbien pa i rrok armet ne e jo me teren te gatshem.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    si mbas KFORIT dhe teje FSK duhet te mbaj veq lopata me shyme zjarre nese KFORI sdon te naj shef armet neve ne dore kaqen dasht ta sulmoj serrbien pa i rrok armet ne e jo me teren te gatshem.
    E Sikfter e patriot,
    e paske harru ti me duket vitin '99 ,e paske harru Bllacen,e gjerat tjera,per toke shokit.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Mos u tutni bre
    We are all Aliens

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    si mbas KFORIT dhe teje FSK duhet te mbaj veq lopata me shyme zjarre nese KFORI sdon te naj shef armet neve ne dore kaqen dasht ta sulmoj serrbien pa i rrok armet ne e jo me teren te gatshem.
    Skefter patrioti!
    FSK apo ushtrija e ardhshme e kosoves nuk eshte shoqeri folklotike e kujt ti cohet me mar e me qit ne rrug per interesa politike te partise ,Me ket KFOR dhe NATO i ka tregu Hashimit dhe juve patriotve se kush e ka cliru kosoven dhe kush vendos per te,

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Ne mundemi te shkruajm qka ne deshirojmi ne kete forume dhe ne te tjeret...
    Po ne duhet nje here te vedisohim njere e pergjithemone...po ne kete forum po keta antaret e sodit si shkruajen per manifestimin Epopeja e UÇK-se te vitit te kaluar ishin po keta forumista te cilet thojeshin e humben edhe kete epop,edhe partit opzitare se bashku me disa ketu,,po edhe vitin e kaluar une ju pata then se nuk ishin kushtet per mbajtjen e nje epopeje te till vitin e kaluar se kerkunde nuk ishin me disiplinen qe kerkohet...
    Kur tani Instutucionet e Kosoves e mbajten kete vite me organizime ushtarake dhe me te tjera,
    Po sot jane keta forumista qe thojen nuk eshte deshte te mbahet e me i prishe punet me KFOR-in,nje ashtu edhe partit opozitaret te cilat vitin e kaluar edhe u shiteshin patriote ne kareshi me manifestimin ne fjale kete jemi deshmitare te gjithe bilem AAK -ja ishte e flaket mbas folklorit kurse sante doli dhe tha FSK-ja duhet me ministrin perkatese ti kerkoj falje KFOR-it Shikoni patriotizmin e tyre..
    E tani une juve do mundiohem te ju shpjegoj diqak jo ti mbroj Qeveritaret po realitetin gjdo Kryminister tjeter te ishte ne ket dite te sodite nuk kishte guxuar ta mbante tubimin ne fjale me FSK-ne po te ishte edhe ramushi,apo qeku e kush tjeter nuk i kishin prishu kolltuket e vetea kurr per popull me qka u treguar sante aak,ja me dekleraten sa qe kerkojk te ju kerkohet falje atyre,,
    Une nuk e shofe kete kurfare problemi se problemi eshte te Komandanti i KFOR-it i cili eshte Gjerman per fate te keq te Kosoves eshte shume njeri i keq per popllin e koosves dhe per shqiptaret,,me qka u tregua edhe para dy jave me te figjeraldi amerikan ne itali i cili u detyrua te vije ne kosove dhe te ja hjek vrejtejen po keti kom,te kfor-it,edhe disa shtet te cilat end nuk e kan njohur kosoven si shtet..
    Po une i perkrahi presidentin dhe qeverin ne kete raste edhe ate shume se edhe ata njehere duhet te mesohen se Kosova eshte shtet,e per hater te serbeve boll ma punuan kosovaret...
    Qe dy vitet kjo qeveri ma mire nuk ka vepruar se sa ne kete kohe ne momentin e duher dhe per Legjendarin e duhur se vertet e meriton Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari per nje dite te till siq ishte me 5,6,7 mars 2010
    Kfor-i nuk ka se qka te ben pa FSK-ne dhe popllin shqiptare kete e dine edhe KFOR-i se nje gje e din mire se po te ishin keta ne irak apo avganistan nuk do te sjellshin en kete menyre kfori e as evropa kete e din keta,,shikoni se qka ben KFOR-i ne Mitrovice ,po edhe ne duhet te vendosmi dhe mos te ju perfillmi ne gjdo gje qka thojen keta se Evropa nuk ja deshiron Kosoves e as Popllit te Kosoves te Miren kete e ka vertetua edhe para ca vjetesh e dimi te gjithe ,.
    Po kjo evrop eshte si nuk i perfshiti te gjitha ne liberalizimin e Vizave te gjithe ,nuk eshte si nuk i kan plotsuar kushtet te gjitha ,shikoni Shqiperin,Bosnjen,Kosoven,Turkin e per qka vetem e vetem si jane Musliman nuk e kan perfshi ne Liberalizimin e Vizave kjo eshte e vertet po keta dalin dhe thojen se nuk i kane plotsuar kushtet ende politika e tyre dhe marrzija e Evropes si gjithe here.......

    Shikoni Evropen dhe shtetet Ballkanike takimin ne berdo te Sllovenis vetem si ju ka then Serbija nuk marr pjes si ftohet Kosova aty si shtet serbia nuk vjen ne ata takim,qka bejen aty Kosova ju tha edhe ne marrim pjes vetem si shtet e jo ne llogon e unmikut,,,u detyruan te gjitha shtetet te paraqiten ne ate takimpa Flamuj nje nder to edhe Kosova,do me than Sllovenija pa Flamur,Kroacija,Austria e shume te tejra per qka vetem hatri i serbis e po du me than kjo eshte evropa kuder si gjithe here..........

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Skefter patrioti!
    FSK apo ushtrija e ardhshme e kosoves nuk eshte shoqeri folklotike e kujt ti cohet me mar e me qit ne rrug per interesa politike te partise ,Me ket KFOR dhe NATO i ka tregu Hashimit dhe juve patriotve se kush e ka cliru kosoven dhe kush vendos per te,
    O i pa njeri dhe i pa ndergjegjshem nuk eshte pune e partive ketu se Adem Jashari nuk u kane i partive po u kane i gjithe kombit shqiptare si e ka fliuar veten em gjithe familjen e per kete kan defiluar FSK-ja e jo per parti..
    po ju nje pjes jeni mesuar po politikat e juaja e nuk dini se qka folni dhe veq ja futeni kot...
    Kush ishte si e ndoqi serbin nga Kosova Nato po ose KFORI a si pas tej dhe disa si mendojen si ti po,,ku ishte NATO per 60 vite aaaa,,,Po mos te ishte poplli dhe lufta e drejt per NATO kurr nuk do ishe shliruar more kopuk...marr duhet me ju ardhe juve disave se qka jeni ka shkruani dhe qka mendoni,po ju nuk keni faj se jeni mesuar ne te kaluaren e tashti ju vije eger juve...
    SE JU JENI MESUAR TI SHKONI PER TEHI SERBIS E tani ti shkjoen edhe shqiptaret KFOR-it ashtu siq deshirojen ata jo njeri,,,,se ketu ESHTE KOSOVE dhe KFOR-I dhe te gjithe nje dite do te ikin nga Kosova se eshte toka e SHQIPERIS SE MADHE....

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Kadal se me u ftof KFORI ftohesh edhe ti nen cader ne stankovec e klyeminstli duhet me rezervu prap ROGNERIN e me na cliru prap ( tu cliru uckura ne rogner)!
    I Rogneri me sa po duket je ti edhe ne shkrimet para prake se Luftetaret as nuk kan ndejte ne rogner as qe do te rrin ndonje here po ti je mesuar te rrish atje dhe te folesh tani me KFOR-in KFOR-i ketu nuk ka asgje hiq,,,,se edhe keta jan si serbija nuk jane ardhur keta ketu te okupojen po te na ndihmojen e perkrahim ndihemen e tyre e jo me i hype ne shpin popllit e as kerkujet,,Kur as serbin ky popull nuk e ka duruar e as qe ka me duruar edhe keta se nuk jan okupus keta po duhet te dine edhe keta edhe ti se KOSOVA ESHTE shtet A E KUPTOVE TI.....A JO NESE JO VAZHDO KU JE MESUAR TI ME KETA

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Po nuk me vije fije turpi te ju them disave ketu se jeni mesuar ne marshutat e ushtris okupuse e tani ju vije veshtir ti pranoni ralitwetin e krijuar ketu me Ushtrin e Kosoves dhe popllit SHQIPTARE

    Po une ju them juve mendoni ka e ardhmja e Popllit Shqiptare e mos mendoni ka e kaluara jo e larget ,,,nje here duhet te mesoheni se ketu ishte KOSOVE dhe sa te egziston kjo toke eshte KOSOVE...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga kruja78 : 08-03-2010 më 17:22

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •