Ridi
» Vendosur: 04/03/2010 - 09:16



• Murat Basha

Trup vogėl, i brishtė, i qeshur, me shikim tė kthjellėt blu, kėshtu e mbaj mend tė vogėl nė shkollė Ridin (Refik Halili). Si shumė tė tjerė, dhe ne tė dy bėjmė pjesė nė grupin e madh tė familjeve qė kaluan kalvarin e ferrit komunist. Ishte kjo arsyeja qė ne u ritakuam nė Repartin Ushtarak tė Xhenjos nė Poliēan tė Skraparit, nė tė cilin dėrgoheshin pėr tė kryer shėrbimin ushtarak tė burgosurit ordinerė, “tė fortėt” e burgjeve dhe ne, djemtė e familjeve “armike” tė pushtetit komunist. Edhe nė kėtė ambient tė vėshtirė pėr tė mbijetuar, por dhe pėr tė mos pėsuar deformime morale, Ridi, bashkė me mikun e tij Xhelėn, diti tė jetojė me kurajo, dinjitet, qetėsi dhe ajo qė e dallonte gjithmonė si edhe sot, (nė ndryshim nga shumė tė tjerė, por edhe nga unė, natyrė impulsive me reagim agresiv) buzėqeshja, nuk i ndahej nga fytyra, duke u bėrė barrikadė e tė keqes qė mund tė sulmonte nga tė gjitha drejtimet. E bėra kėtė hyrje ndoshta pak tė gjatė, pėr tė shkruar jo thjesht pėr njė shok ushtrie, jo pėr njė bashkėvuajtės, jo pėr njė mik, por pėr njė njeri qė me kurajo qytetare merr mbi shpatulla dhe ndėrgjegje, ėndrrėn dhe emocionet e njė kombi. Liria i dha mundėsi tė shpalosė talentin nė biznes, pa asnjė suport politik, me punė dhe inteligjencė u bė i suksesshėm. Si qytetar i devotshėm “TIRONS”, natyrshėm kontribuoi dhe kontribuon pėr kryeqytetin, pėr qytetarėt tironas, pėr cilėsinė e jetesės sė tyre. Natyrisht nuk mund tė mos i rikthehej “dashnis” sė vjetėr, asaj pėr ekipin e Tironės. Edhe te Tirona, pavarėsisht “problemeve” apo “pengesave” rezultati ėshtė pėrsėri suksesi. Sepse Ridi ėshtė ballafaquar me mjaft vėshtirėsi. Jeta nuk tė vjen si e dėshiron ti, ajo tė rezervon vėshtirėsi dhe sprova tė pafundme, qė kėrkojnė mbi tė gjitha forcė, moral, fizik, kurajo durim dhe shpirt tė madh. Sepse njeriu mėson edhe nga humbjet. Tė dish tė kalosh ēastet e vėshtira, ėshtė si tė rilindėsh. Ka gjithmonė njė tė ardhme drejt sė cilės duhet tė shikosh, madje edhe nė momentet mė tė vėshtira. Tashmė nė horizontin e kėsaj tė ardhmeje ėshtė sporti mė i dashur futbolli, e bashkė me tė, krenaria dhe ėndrra e njė kombi, ekipi ynė pėrfaqėsues. Kam bindjen se sporti, para sė gjithash ėshtė mjet edukimi dhe me tė drejtė lind pyetja: A ėshtė futbolli ynė edukativ, apo e kundėrta? Futbolli nė botė ėshtė industri, tek ne biznes i “brishtė” dhe shumė problematik…. Atėherė ēfarė tė bėjmė tė rrimė duar kryq, duke u mėsuar me tė keqen, apo ta luftojmė atė? I vendosur pėr t`iu bėrė barrikadė sė keqes, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme pėr ta ndryshuar kėtė realitet, kam bindjen se njė njeri me staturėn komplekse si Ridi, do ishte zgjedhja optimale me 09.03.2010. Jo thjesht pėr tė vendosur dikė nė krye tė FSHF, por pėr tė pasur nė krye njė burrė tė ndershėm, patriot, i cili nė genet e familjes, por dhe nė bazėn e formimit tė tij, ka dashurinė dhe sakrificat pėr kombin. Gjithmonė kam mbrojtur opinionin se shteti qė tė ketė sukses, nė krye tė institucioneve tė tij duhet tė vendosė drejtues profesionistė tė ndershėm dhe patriotė. Futbollin duhet ta drejtojnė dhe luajnė njerėz qė tė ėndėrrojnė tė veshin fanellėn e shenjtė tė pėrfaqėsueses, tė drithėrohen nga pesha e pėrgjegjėsisė, tė pėrloten kur tė kėndohet hymni ynė kombėtar, (e jo tė guxojnė tė shesin apo blejnė ndeshje). Me djem tė tillė mund tė realizohen ėndrrat e njė kombi, por qė tė mbėrrijmė deri kėtu duhet tė kalojmė nga rruga e ndryshimit tė madh dhe ndryshimi fillon me njė sistem tė ri organizimi dhe menaxhimi nga fėmijėt, tė rinjtė, ekipet e kategorive tė ndryshme, Superliga (qė duhet privatizuar sa mė parė) dhe sė fundi ekipi kombėtar, qė nėn peshėn e fanellės dhe pėrgjegjėsinė para kombit tė ndeshen pėr flamur. Deri sot kjo ka munguar….Pėrse?! Arsyet i dimė tė gjithė. Si nė ēdo aspekt tė jetės edhe nė FSHF ka ardhur momenti pėr ndryshim. Por pėr ndryshimin qė sheh nga e ardhmja. Ta lėmė pas tė shkuarėn, me gjithė dėshtimet dhe problematikėn e pafund. Ta lėmė pas si njė ėndėrr e keqe. Dhe jam i bindur se ndryshimi ėshtė Ridi dhe stafi i tij. Sepse nė ndryshim nga paraardhėsi i tij, Ridi punon me staf, me grup, nxit dhe orienton punėn nė skuadėr. Kam shumė pėr tė folur pėr Ridin, por do ta mbyll kėtu. E ndjeva pėr detyrim qytetar dhe patriotik, tė shkruaj pėr njė mik, bashkėqytetar, i cili po merr mbi supe barrėn e drejtimit tė FSHF. Faleminderit Ridi, jemi me ty, kombi, shqiptarėt kudo janė, presin nga ty, na kthe buzėqeshjen, na realizo ėndrrat dhe do mbetesh pėrjetė nė memorien e kombit dhe pse jo nė panteonin e tij. Na kthe krenarinė e tė qenit shqiptar edhe nė sport. Suksese vėlla. ZOTI qoftė me ty.

panorama