Ja ku qëndron sipas shkencës, fuqia e madhe e përqafimeve
Na kanë munguar shumë gjatë muajve të karantinës. Nga ana tjetër, shumë studime shkencore kanë nxjerrë në pah të gjitha funksionet e përqafimeve:ato marrin dhe transmetojnë mbështetje sociale, i sjellin dobi trupit, pasi e ulin presionin e gjakut, rrisin nivelin e hormonit oksitocinë, kanë efekte pozitive në sistemin imunitar, dhe sigurisht që komunikojnë. emocione.
Në fakt, kur duam të dimë se çfarë ndjen dikush, e shohim zakonisht në fytyrë. E megjithatë, edhe duke prekur njëri-tjetrin, është e lehtë të kuptohet se cila është gjendja shpirtërore e tjetrit. Kjo gjë u vërtetua nga një eksperiment i kryer nga psikologët në Universitetin De Po, në Grinkastëll të Indianas, SHBA.
Në të morën pjesë 248 persona, të ndarë në çifte, ku njëri pjesëmarrës duhej të përcillte një emocion, dhe tjetri (me sytë e lidhur për të mos u ndikuar nga shprehja e fytyrës) ta merrte atë. Duheshin komunikuar 8 emocione:zemërim, frikë, neveri, mirënjohje, lumturi, dashuri, trishtim dhe simpati.
Cilido që e transmetonte atë emocion ishte i lirë që ta bënte si të donte, duke prekur çdo pjesë të trupit të marrësit. Kemi parë qëkur duan të komunikojnë dashuri, si meshkujt ashtu edhe femrat e përqafojnë personin tjetër (qoftë mashkull apo femër).
Edhe simpatia transmetohet shumë shpesh përmes një përqafimi. Por ndonjëherë sjelljet janë të ndryshme në varësi të gjinisë që merr përqafimin. Meshkujt që shprehin trishtim ndaj meshkujve të tjerë thjesht i prekin pa bërë lëvizje të tjera. Por nëse duhet të komunikojnë se janë të trishtuar me një femër, ata priren që ta përqafojnë atë.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se përqafimi është për të gjithë gjesti parësor për të shprehur dashurinë, dhe për meshkujt gjesti parësor për të komunikuar trishtimin ose simpatinë ndaj femrave. Ndërkohë, përqafimi është gjithashtu një gjest i zakonshëm për të përcjellë mirënjohje dhe lumturi në të dyja gjinitë.
“Përqafimi është forma më e fuqishme e komunikimit jo–verbal. Për më tepër, ai nxit në trup mekanizma biologjikë, të cilët kur mungojnë shkaktojnë një lloj abstinence”– thotë Sonia Kanterini, neurobiologe në Universitetin e La Sapienzas në Romë, bashkë me Françesko Brunon).
Dy studiuesit po mbledhin javët e fundit të dhëna për të kuptuar sesi duke na privuar shpesh nga ky gjest, pandemia na e ka shtuar ankthin dhe stresin. Rezultatet nuk janë përpunuarende, por përshtypja është se është ndjerë mungesa, pasi përqafimet veprojnë në trup.
Disa kërkime kanë treguar se ato stimulojnë prodhimin e një sasie të madhe të oksitocinës, një hormon që vepron gjithashtu në tru dhe në veçanti në amigdalë dhe hipokampus, struktura shumë aktive në menaxhimin e kujtesës dhe emocionet.
Sipas hulumtimeve, oksitocina redukton stresin social, e bën më empatik, forcon lidhjet dhe nxit lidhjen. Por siç u përmend me lart,përqafimi e redukton presionin e gjakut, dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Këtë e vërteton një studim i kryer nga Karen Gruen nga Universiteti i Karolinës së Veriut, SHBA, me mbi 200 persona të moshës 19–80 vjeç, të cilët nuk kishin probleme me hipertensionin, që ishin të martuar apo që bashkëjetonin prej të paktën 6 muajsh.
Në laborator, gjysmës së çifteve iu kërkua të përqafonin njëri-tjetrin për rreth 10 minuta, dhe në të njëjtën kohë të tregonin një përvojë të përbashkët, ndërsa gjysma tjetër do të qëndronte thjesht ulur. Menjëherë pas kësaj prove, pjesëmarrësit duhej t’i nënshtroheshin vetë një testi të stresit (të regjistronin një fjalim me zë të lartë për 3 minuta).
U pa se presioni i gjakut ishte dukshëm më i ulët tek çiftet që ishin përqafuar. Ekipi matinivelet e oksitocinës dhe presionin e gjakut të 59 grave para dhe pas përqafimeve ngapartnerët. Ai vërtetoi edhe njëherë se përqafimi shkakton sekretimin e oksitocinësra mund të jetë ky hormon që ka një efekt qetësues dhe e ul presionin e gjakut.
Por përqafimet stimulojnë edhe sistemin imunitar dhe për këtë arsye na mbrojnë edhe nga viruset. Kjo u vërtetua nga një eksperiment kompleks i vitit 2014 nga Sheldon Kohen nga Universiteti Karnexhi Melon në Pitsburg, SHBA.
404 njerëz u vlerësuan për nivelin e tyre të mbështetjes sociale dhe për sa përqafime merrnin mesatarisht në ditë. Më pas, në kushte karantine, ata u ekspozuan ndaj virusit që shkakton tëftohurën e zakonshme. Pjesëmarrësit që u përqafuan më shumë, ishin edhe ata që u sëmurën më pak, apo që u shëruan më shpejt.
Së fundmi përqafimet janë shumë të rëndësishme për fëmijët. Sipas hulumtimit të psikologëve japonezë Mika Takeuçi dhe Hiroshi Mijaoka, fëmijët që marrin më shumë përqafime do të kenë marrëdhënie romantike më të kënaqshme në adoleshencë dhe moshë madhore.
Jo vetëm kaq: përqafimet dhe kontakti fizik janë thelbësore për zhvillim fiziologjik dhe aftësive njohëse. “Fëmijët e lënë vetëm për një kohë të gjatë kur janë të vegjël, si për shembull ata që rriten në jetimore në vendet e varfra, shpesh kanë vonesa në zhvillimin fizik dhe psikologjik”- thekson Françesko Bruno, psikobiolog dhe studiues në Universitetin e Katanzaros.
/ Bota.al / Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/ja-ku-qe...-e-perqafimeve
Katër përfitimet e mëdha shëndetësore nga përqafimet
Nga Lisa Van Raalte - “Psychology Today”
Për ata që kanë fatin të kenë pranë njerëzit e zemrës, gjesti i përqafimit mund të sjellëpërfitime të mëdha shëndetësore. Mjerisht, njerëzit që janë privuar nga kontakti fizik gjatë izolimeve sociale dhe bllokimeve për shkak të pandemisë së Covid-19, i kanë ndjerë efektet e dëmshme shëndetësore që mund të imponojë mungesa e prekjes fizike.
Komunikimi përmes platformës “Zoom” dhe video–konferencat, janë një strategji të dobishme për t’u ndjerë pranë të tjerëve, në kushtet kur ndërveprimet ballë për ballë nuk janë të mundshme. Por asgjë nuk krahasohet me të qenit në kontakt fizik me familjarët dhe tëafërmit.
Njerëzit e vetmuar fizikisht, detyrohen të paguajnë për një përqafim nga një përqafues profesionist. Jo vetëm kaq, por çdo çift që është i detyruar të jetojë në distanca të mëdha nga njeri-tjetrit, do t’ju tregojë se ndarja fizike mund të jetë e dhimbshme emocionalisht dhe fizikisht.
Studiuesit e kuptojnë këtë nevojë dhe ndërsa teknologjia përparon, po bëhet e mundur edhe marrja e një përqafimi nga një burim artificial. Përqafimi përshkruhet si gjesti ku dy persona mbështjellin krahët rreth njëri-tjetrit për rreth 1–5 sekonda.
Në dallim nga përqafimi që zakonisht është i rezervuar për partnerët tanë intimë, dhe mund të zgjasë një kohë të gjatë, përqafimi i zakonshëm kërkon shumë pak kohë për t’u kryer, por mund të ketë përfitime të mëdha fizike. Menjëherë pas një përqafimi, ne ndjejmë shpesh një vrull emocionesh pozitive, dhe ndoshta jemi paksa më të relaksuar. Në aspektin fiziologjik, shumë gjërat ndodhin në trupin tonë pas një përqafimi.
Mund të zvogëlojë inflamacionin
Inflamacioni në trupin tonë, është një përgjigje fiziologjike ndaj sëmundjeve. Nivelet më të larta të inflamacionit, janë tregues i përpjekjes së trupit tuaj për ta luftuar infeksionin. Ndërkaq, nivelet e ulëta të inflamacionit përmes dashurisë fizike, sugjerojnë pasjen e një trupi më të shëndetshëm.
Në një studim, u mat inflamacioni duke përdorur mostra të pështymës nga 20 të rritur, të cilëve iu kërkua gjithashtu të regjistronin numrin e përqafimeve që morën gjatë 14 ditëve. Rezultatet treguan se përqafimet kishin një lidhje të kundërt me inflamacionin. Thënë thjesht, më shumë përqafime janë të barabarta me më pak inflamacion.
Ul presionin e gjakut
Në një studim me 59 gra para menopauzës (mosha nga 20–29 vjeç), numri i përqafimeve të marra nga një bashkëshort, parashikonte rezultate më të ulëta të presionit të gjakut. Presioni i gjakut është një mënyrë për të vlerësuar shëndetin kardiovaskular, ndaj përqafimi i bën mirë zemrës tuaj.
Ndihmon në reduktimin e simptomave të së ftohurës së zakonshme
Në një studim me 404 të rritur, u zbulua se numri i përqafimeve gjatë 14 ditëve, redukton efektet e të ftohurës së zakonshme. Përqafimet funksiononin si një tampon, ku ashpërsia e infeksionit zvogëlohet kur përqafimet janë më të shpeshta.
Nxit prodhimin e oksitocinës
Oksitocina , ose hormoni i “dashurisë” , çlirohet nga gjëndra jonë e hipofizës. Është një hormon i rëndësishëm, pasi mund të shërbejë si një tampon kundër stresit, por gjithashtu na bën të ndihemi të lidhur dhe të lidhur me të tjerët. Në një studim me 34 çifte të martuara, u vu re se rritja e përqafimeve mes bashkëshortëve gjatë një studimi katër-javor, lidhej me rritjen e niveleve të oksitocinës.
/ Psycology Today – Bota.al
https://bota.al/kater-perfitimet-e-m...ga-perqafimet/
Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Përqafimit
Dita Ndërkombëtare e Përqafimit festohet çdo vit më 21 Janar.
Ideja e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit është të inkurajojë të gjithë që të përqafojnë më shpesh familjen dhe miqtë.
Një përqafim është mënyra më e thjeshtë për të shprehur dashurinë. Përqafimi i nënës është shërues, përqafimi i babait qetësues dhe mbrojtës, përqafimi i vëllait ose motrës është dashuri dhe përqafimi i të dashurit është ajo që ju nevojitet për t’u ndjerë i veçantë dhe evoluuar!
Një përqafim është një ngarkesë emocionale që forcon sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu përmirëson vetëvlerësimin e dikujt dhe e bën një person të ndihet më pak i vetmuar dhe i dëshpëruar. Madje përqafimet ju mësojnë se si të jepni dhe merrni në një marrëdhënie.
Kjo ditë u krijua nga Kevin Zaborney dhe festohet çdo vit më 21 Janar.
Kjo ditë u festua për herë të parë më 21 Janar 1986, në Clio, Michigan, SHBA. Kevin Zaborney është kredituar me idenë e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit në vitin 1986. Ai zgjodhi 21 janarin pasi binte mes festave të Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe Ditës së Shën Valentinit. Një përqafim është një mënyrë për të ndarë gëzimin, lumturinë dhe trishtimin – si t’i thuash dikujt dua të të përqafoj, ashtu siç dua të ndaj gjithçka me ty.
/ Telegrafi
https://telegrafi.com/sot-festohet-d...-e-perqafimit/
I adhuroj ato përqafimet që gati të thyhen kockat
Krijoni Kontakt