Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Smile Këngë Përmetare

    A kane uje ato burime?

    A kane uje ato burime
    ti moj buzekarafilja ime
    Ti moj buzekarafilja ime ooooo

    Refreni
    Aman,aman, aman e,
    o per belin e
    per koken tende
    aman, aman eeeee

    M'jep nj'her uje moj me doren tende
    ti moj vajza moj permetare
    ti moj vajza moj permetare oooooo

    Refreni
    Shihemi me goje s'flasim
    shume durojme moj si s'pelcasim
    shume durojme moj si s'pelcasim oooooooo

    Kujt ia beje moj ato naze?
    Ja bej djalit o me capraze
    Ja bej djalit o me capraze, ooooooo



    Poshtë nga çairet
    (nga aq kenge permetare sa kam degjuar
    kjo me pelqen me shume nga te tera)


    Poshte moj nga cairet ëëëeeee
    Poshte moj nga çairet ëëëeeee
    po na rrane moj zinxhirat ëëëeee
    moj na rranë moj zinxhirrat ëëëeee

    Keta zinxhirrët e larëëëeeee
    keta zinxhirrët e larëëëeee
    o c'mbajne moj ca djem beqarë eee
    oh ci mbajne moj ca djem beqarë eee

    o rana na tarana naje
    o rana na tarana naje
    moj tarna na e rana na e
    tarana na e tarna na eeee

    hidhe moj hidhe kemben ëëëeeee
    hidhe moj hidhe kemben ëëëeee
    oh se ma plase zemren ëëëeee
    se ma plase moj zemren ëëëeee

    gishtin djale gishtin ëëëeee
    gishtin djale gishtin ëëëeee
    oh cma kepute shpirtin ëëëeee
    oh cma kepute moj shpirtin ëëëeee

    o rana na tarana naje
    o rana na tarana naje
    moj tarna na e rana na eee
    e ranana e tarna na eee

    Pa shi shi lanetkat ëëëeee
    Moj pa shi shi lanetkat ëëëeee
    o ckercejne moj permetkat ëëëeee
    moj ckercejnë permetkat ëëëeee

    oh me jeleke me ----
    me jeleke me ----
    tolloman(?!) me flutura eee
    oh ci mbajn' meskeputurat ëëëeee

    o rana na tarana naje
    o rana na tarana naje
    moj tarna na moj tarnana na eeeee



    Me hair e me te mbare

    O me hair e me te mbare
    more djale
    me hair e me te mbare
    more djale

    qe na bere kete dasme
    more djale
    qe na bere kete dasme
    more djale

    po gezon dhe nen' dhe babane
    more djale
    gezon nenen dhe babane
    more djale

    edhe miqesine me rradhe
    more djale
    edhe miqesine me rradhe
    more djale

    oh kjo dhenderi e pare
    more djale
    oh kjo dhenderi e pare
    more djale eeeee

    o florinje e margaritare
    more djale
    florinj' e margaritare
    more djale

    vazhdon ....



    Do marr çiften do dal per gjah


    Do marr çiften do dal per gjah
    jaman shoko o jaman aman
    do marr ciften more do dal per gjah
    jaman shoko o jaman aman

    po ciften ë more me gjithe zagar
    jaman shoko o jaman aman
    e çiften ë me gjithe zagar
    jaman shoko o jaman aman

    po cu ngjita more siper ne mal
    jaman shoko jaman aman
    po cu ngjita more siper ne mal
    jaman shoko jaman aman

    po pashe tre more te bukura
    jaman shoko jaman aman
    e pashe tre more te bukuraaa
    jaman shoko jaman aman

    E cila more te pelqen me qafsh
    jaman shoko jaman aman
    e cila te pelqen more me qafsh
    jaman shoko jaman aman

    ah po ajo more me e bukura
    jaman shoko jaman amana
    ah po ajo me e bukuraaa
    jaman shoko jaman alllaa

    edhe kjo vazhdon me shume

  2. #2
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Me dhjete te shkurtit

    (Strofa përsëritëse)

    Më dhjetë të shkurtit,
    pashë një karpuze.
    Si ta marr në dorë,
    si ta vë në buzë.

    Seç më the një fjalë,
    dy moj të ktheva unë.
    Si ta marr në dorë,
    aman si ta vë në buzë.

    Ke dalë në bahçe,
    seç ma bën me dorë.
    Sy e vetull shkruar,
    mesin(ë) të hollë
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  3. #3
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    "Kam ditë që s'të kam parë"


    (strofa përsëritëse)

    O kam dy ditë moj që s'të kam parë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O me kë ke moj hedhur sevdanë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O me një djalë o moj në mëhallë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O hodha dorën moj mbi gjerdanë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O mora dy trëndafila t'bardhë,
    moj syzeza gushëbardhë

    O një për çupë e moj një për djalë,
    moj syzeza gushëbardhë
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  4. #4
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Dardha Rrumbullake

    Hajde moj me futë moj
    Hajde moj dil pas darke
    Ti o moj dardha moj
    Dardha moj rrumbullake

    Hajde moj ka ky djali
    Hajde moj nja dy llafe
    Ti o moj dardha moj
    dardha moj rrumbullake

    (2 herë)
    Hajde moj kush ti puthi moj
    Hajde moj gushë e faqe
    Ti o moj dardha moj
    Dardha moj rrumbullake

    (2 herë)
    Hajde moj po ky djali moj
    Hajde moj pa mustaqe
    Ti o moj dardha
    Dardha moj rrumbullake
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Po te flasesh per kenge permetare dhe te mos permendesh.Apo zura nje bilbil me vese
    Morra rrugen per janine.
    Per mua dy perlat e muzikes permetare.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Ti je nazemadhe dhe moj
    si bora ne det e
    lum kush do te marr nuse dhe moj
    lum kush do te kete e

    A do vij behari dhe moj
    behari sivjet e
    lum kush do te marr nuse dhe moj
    lum kush do te kete e

    Ti je nazemadhe dhe moj

    Pa shikoni vallen dhe moj
    vallen kush e heq e
    lum kush do te marr nuse dhe moj
    lum kush do te kete e

    Ti je nazemadhe dhe moj

    Nje taksi e bardhe dhe moj
    te porta te pret e
    lum kush do te marr nuse dhe moj
    lum kush do te kete e

    Ti je nazemadhe dhe moj

    Nenen lot i bardhe dhe moj
    nuk e le te qete e
    lum kush do te marr nuse dhe moj
    lum kush do te kete e

    Ti je nazemadhe dhe moj...


    me duket se ajo Poshte nga Cairet eshte kolonjare , po still eshte e bukur
    LuM i RrEmByEr

  7. #7
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    C'ja thoshte Bilbili

    C'ja thoshte bilbili
    te porte e kalase
    mjeri moj une i mjeri
    si tja bej sevdase

    C'ja thoshte bilbili
    hape moj penxherene
    o iken mendt e mia
    o me zotrote mbene

    C'ja thoshte bilbili
    ne dege te hurmase
    mjeri moj un i mjeri
    si tja bej sevdase

    C'ja thoshte bilbili
    o krua me krua
    o gjumi moj sec me zuri
    o mbi cicat e tua

    o malli moj me ka marre
    o per nazet e tua

    jari na ni na ni o te keqen
    e iku cupa sonte
    na la vetem eee

    o aman aman
    un e jotja isha mor e jotja jam
    LuM i RrEmByEr

  8. #8
    vjosa ate kengen nazemadhe sikur e kendojne ata te TP apo jo?

    Kush ma kujton ate tekstin
    ...O dhender ku vete keshtu ?
    -Gjer tek nusja se kam pak pune!(dhe dhendrri qesh nen mustak)

    ...ju lutem?

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Moj Raki moj shkumbi... Sic ma kane kete kenge, ashtu ma kane dhe rakine permetaret

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    O dhëndër ku vete kështu?

    O dhëndër ku vete kështu?
    o dhëndër ku vete kështu?
    e gjer tek nusja kam ca punë...
    o gjer tek nusja kam ca punëëë

    o gjer tek nusja vajta vetë
    o gjer tek nusja vajta vetë
    e do ta marr ta kem për jetë
    e do ta marr ta kem për jetë

    Pjergullë moj pjergullë
    o pjergullëëë moj pjergullëëë
    e ç'merak të ka mbetur ëëë
    o ç'merak te ka mbetur eee

    o dalin djemtë e zgjedhurë
    o dalin djemtë e zgjedhurëëë
    e mustaqe përdredhurë
    o mustaqe përdredhurë
    të marrin moj gjak në vetullë
    të marrin moj gjak në vetullëëë!




    Per ta degjuar mund ta degjosh këtu . Me thane se së shpejti do vendosin versionin origjinal te kesaj kenge tek muzika e Albasoul!

    Henri per ate kengen tende me thane qe eshte me shume si kolonjare, megjithate per ta degjuar mund ta degjosh tek ajo lidhja me lart


    Zura nje bilbil me vese

    Apo zura njëëë bi..o bilbil me vesë
    more
    o bilbil ku je
    apo zura njeee bi..o bilbil me vese
    more bilbil oreee

    apo ne parmake, parmake
    opo te penxheres oo o bilbil more
    apo ne parmake, parmake
    opo te penxheres oo o bilbil more


    *****vazhdon******


    Per ta degjuar mund ta degjoni ketu , te kenduar nga Laver Bariu.


    - Nje kenge qe ma kendonte nana kur isha e vogel :
    (qellimi i vendosjes se kenges ne vazhdim eshte personal, nuk ka lidhje me kenget permetare )

    Mora mandolinen

    Mora mandolinen
    dola ne sokak
    o moj vajze e vogel
    pse ma ben me dore

    mora mandolinen
    dola ne oborr
    o moj vajze e vogel
    mos ma bej me dore

    vaj vaj vaj
    gishtat me kajmak
    o moj vajze e vogel
    mos me bej merak
    vaj vaj vaj
    gishtat me kajmak
    o moj vajze e vogel
    mos me bej merak

    Mora mandolinen
    dola ne .... ? ...
    o moj vajze e vogel
    mos ma bej me sy
    mora madolinen
    dola ne ... ? ....
    o moj vajze e vogel
    mos ma bej me sy

    Vaj vaj vaj
    gishtat me kajmak
    o moj vajze e vogel
    mos me bej merak
    vaj vaj vaj
    gishtat me kajmak
    o moj vajze e vogel
    mos me bej merak



    - Nje qe kam shume qejf :

    Dil pakë moj në penxhere

    Dil pakë moj në penxhereee
    o të të shoh moj se cila jeee
    o të të shoh moj se cila jeee
    e vogëlëëë moj a e madheeee
    të të shoh moj se cila jeee
    e vogëlëëë moj a e madheeee

    ç'u ngrit lulja moj në mëngjes
    o i ra baçës moj mes për mes
    o i ra baçës moj mes për mes
    o të keputë trëndafil me vesë
    ç'i ra baces mes per mes
    o të këputëë trëndafil me vesë


  11. #11
    Tamburaja

    Epo c’ke moj tambura qe bie
    Qenke prere o moj nene ije

    Jari nani, jari nani na
    Me t’u befte nenoja

    Epo tamburaja o nje dru prej mani
    Si t’ia bej o moj ketij xhanani

    Jari nani, jari nani na
    Me t’u befte nenoja

    Epo tamburaja o nje dru prej fiku
    Si t’ia bej o moj ketij ashiku

    Jari nani, jari nani na
    Me t’u befte nenoja
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #12
    ustai i permetit Maska e fantaKLAID_PR
    Anëtarësuar
    16-04-2003
    Vendndodhja
    kur s'e dini ju,une do ta di?
    Postime
    110
    vitori,vitori t'u befte nenja dhe moj
    aman vi-moj vishmi ro-
    vishmi robat alla-frenga dhe moj

    hajd te da-
    hajd te dalim nga bolenga dhe moj
    nje shami,
    nje shami me molle t'embla dhe moj

    t'i hash me
    t'i hash me ke t'i doj' zemra dhe moj

    me falni per gabimet e mundshme
    e lujma,lujma belin.......

  13. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Hallall ju qofte qumeshti pluhur dhe biskotat e ndihmave
    se na nxorret mallin!
    Ezekiel 25-17.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Tashi une vete si bicim permetareje jam, po kete "Mora mandolinen dola n'sokak" s'e kisha ditur ta kisha nga ana ime

    Silleni pak tekstin e "xhan o xhan vetullaholla" ju lutem nese e kini. Ngordh fare kur ma kendojne (edhe pse vete jam vetulltrashe)

  15. #15
    Tekstin e kenges qe kerkon "Gushebardha si debora" e ke postimi#26 tek tema "Kenge nga trevat e gjithe Shqiperise" e hapur nga Orioni.
    Eshte kenge vertet e bukur. Nje here e degjon dhe nuk te iken nga mendja per nje ore
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    po sykaleshen e di njeri?..ajo e caireve, e dhendrrit dhe e penxherese papappa si shkojne me rakine e dolline
    ja dhe nje permetare tjeter:

    Kanë dal' plakat në lëmë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Kuvendojnë rëndë-rëndë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Nuset që kemi s'na bëjnë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    D'u themi djemve t'i lënë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Si ti lën' e ku ti lënë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë.

    Po të tjerat ku ti gjëjnë,
    Qaj nëno, qaj moj nënë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 11-10-2003 më 22:50
    TBD

  17. #17
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Meqe me kujtove Sykaleshen. Kisha 9 vjet qe po e kerkoja dhe me ne fund e gjeta.

    Sykaleshe
    Duet:Adriana Daci-Robert Tralo

    E moj sykaleshe
    qe ke dale te vija
    sy moj sykaleshe

    Aman moj faqebardhe
    do t'ta ze pusine
    ty moj faqebardhe

    E moj kur me mbushje uje e moj uje
    e moj kur me merrje rrugen

    Aman moj faqebardhe
    do t'ta ze pusine
    ty moj faqebardhe

    Hajde shpirt o zemer
    thuaj mike ne me do
    sy moj sykaleshe

    Aman moj faqebardhe
    do t'ta ze pusine
    ty moj faqebardhe

    *) Te gjitha strofat perseriten nga dy here.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Une, edhe pse permetare , s'i kam degjuar ndonjehere keto kenge. Njoh vetem ato qe kendojne vellezerit Curri dhe mendoja se reporteri i kengeve permetare fillonte e mbaronte aty. Ekziston ndonje album me kenge nga kengetare te ndryshem?

  19. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Këngë përmetare, mund te degjoni tek lidhjet me poshte :


    - Këngë të zgjedhura Përmetare

    - Dragoi i Përmetit

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Furor Aquila
    Anëtarësuar
    15-11-2003
    Postime
    10
    Postuar më parë nga Kuqalashja

    Silleni pak tekstin e "xhan o xhan vetullaholla" ju lutem nese e kini. Ngordh fare kur ma kendojne (edhe pse vete jam vetulltrashe)
    Ate kenge e kendoja kur isha ne kopesht. U habit kujdesarja kur me degjoi duke kenduar. Kenga qe kendoja une kishte nje cike ndryshin nga kenga e Shpetim Levend-it.
    "Xhan e xhan vetullaholla, o po pse s'me the nje here u lodha"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ju lumshin këmbët! Mirë se erdhët në Përmet!
    Nga flory80 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 03-10-2023, 21:49
  2. Përmeti i Edit'h Durhamit: Ndër vendet më të bukura në botë
    Nga dardajan në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:49
  3. Pije artizanale Permetare
    Nga dardajan në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-10-2007, 14:15
  4. Një përmetare këtu s'bën keq
    Nga permetarjaa në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  5. "I ashtu quajturi Lorenci"
    Nga Lorenci në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 00:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •