Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1

    E dini se sa të rrezikuar jeni kur bëni dashuri?

    Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk janë shumë të njohura, por kanë pasoja fatale. Ja një udhëzues i vogël për të mësuar se si të kujdeseni për trupin tuaj, edhe në momentet e pasionit



    “Ishte një moment pasioni, ndaj e lamë veten të rrëmbeheshim prej tij”. Kështu fillojnë pothuajse të gjitha tregimet e atyre që për shkak të pasionit të momentit mund të kenë marrë ndonjë sëmundje të keqe. Kur bëni dashuri pa u mbrojtur, nuk rrezikoni vetëm të mbeteni shtatzënë, por të merrni edhe sëmundje të tjera.
    Ndryshe quhen sëmundje ngjitëse (ose seksualisht të transmetueshme) dhe emrin e kanë marrë nga Venusi, perëndesha e dashurisë. Këto infeksione janë të bezdisshme, shqetësuese dhe ndonjëherë vdekjeprurëse, si virusi HIV. Por si mund të mbrohemi prej tyre? Natyrisht duke përdorur prezervativë, nëse dëshironi ta mbroni veten dhe partnerin, e të keni një jetë më të shëndetshme seksuale.
    Marrëdhëniet e pambrojtura (këtu përfshihet edhe ajo orale) rrezikojnë shëndetin tuaj. Marrëdhënia anale (natyrisht që nuk rrezikoni të mbeteni shtatzënë, por mund të merrni sëmundje të ndryshme) nuk është e këshillueshme, megjithatë nëse nuk mbroheni dhe keni shumë partnerë, duhet ta dini se jeni tepër të rrezikuar. Një mënyrë tjetër për t’u mbrojtur është duke u informuar. Mund t’iu duket shumë banale, megjithatë kjo gjë zvogëlon rrezikun.
    Nëse e dini se çfarë rrezikoni, ndoshta mësoni të mbroheni. Më poshtë do të lexoni një udhëzues për sëmundjet e Venusit, ku të gjithë duhet t’i keni parasysh, sidomos ata që thonë: “Mua nuk do të më ndodhë kurrë”.

    Klamidia

    Quhet ndryshe armiku i heshtur. Është një virus që mund të shkaktojë djegie kur urinoni, dhimbje në shpinë e në fund të barkut dhe temperaturë. Ose mund të qëndrojë në heshtje për vite me radhë, duke nxitur infeksione të tjera të heshtura që mund të shkaktojnë si te mashkulli ashtu edhe te femra sterilitet.

    Herpes
    Lutuni që të mos prekeni kurrë prej tij, ose urojani hasmit. Pasi të jeni infektuar nga virusi Herpes (HSV-2), nuk do të çliroheni më kurrë nga ai sa të jeni gjallë. Mund të kuroheni përkohësisht me terapi specifike, por të jeni të sigurt se nuk ka zgjidhje përfundimtare. Simptomat janë të shumta dhe përsëriten herë pas here: ekzema të shumta, ënjtje dhe dhimbje në zonën e organit gjenital, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje kockash dhe rrallëherë meningjit.

    Gonorreja
    Aktualisht është tepër i përhapur në të gjithë botën. Në Europë rastet vazhdojnë të rriten në mënyrë shqetësuese. Bëhet fjalë për një infeksion akut të shkaktuar nga një bakter. Zakonisht simptomat nuk janë të këndshme: kruarje, djegie gjatë urinimit, ënjtje e dhimbje në organin gjenital dhe rrallëherë gjakderdhje. Nëse nuk kuroheni bakteri përhapet duke shkaktuar komplikacione në pjesë të ndryshme të trupit: lëkurë, zemër, sytë, veshka, deri sa shkakton sterilitet dhe artrit.

    Sifilizi
    Edhe këtu përgjegjës është një bakter. Ka faza të ndryshme: gjithçka fillon me një puçërr të vogël që zakonisht shfaqet vetëm në vendin ku bakteri ka hyrë në trup (organin gjenital, gojë...). Pastaj transformohet në ulcerë. Fillojnë të shfaqen njolla mbi lëkurë, nyjet limfatike zgjerohen, mund të bien qimet dhe thonjtë, por ka edhe simptoma të ngjashme me ato të gripit. Dëmet janë të mëdha: ky bakter ka ndikim tek organet e brendshme: tru, nerva, sy, zemër, enët e gjakut, mëlçi, kocka dhe artikulacione. Kurohet me penicilinë dhe shërohet.

    Hepatiti
    Të gjithë e dimë se hepatiti është i tipit A, B dhe C. Hepatiti A: shpeshherë është pa simptoma, por ndonjëherë shfaqen komplikacione, temperaturë, të vjella, feçe e zbardhur, e bardha e syve ka ngjyrë të verdhë, urina ngjyrë të errët, dhimbje në anën e djathtë që përhapet edhe në shpinë. Hepatiti B: ka simptoma të ngjashme me hepatitin A, në raste të rralla mund të japë komplikacione, e si pasojë në pak ditë pacienti bie në koma dhe më pas vdes (ndodh një në një mijë raste). Hepatiti C: 70 për qind e njerëzve të infektuar nga ky virus nuk ka simptoma. Kur ato shfaqen, janë të njëjtat si me hepatitin A dhe B. Bërja kronike e hepatitit B ose C mund të sjellë cerozë hepatike, ose kancer të mëlçisë.

    Kandida
    Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një infeksion aspak të këndshëm. Ja simptomat: kruarje, djegie, inflamacion, fryrje barku, vështirësi në tretje, shqetësime me jashtëqitjen (kapsllëk ose diarre), këputje etj. Duhet theksuar se myku mund të merret në shumë mënyra, jo vetëm përmes seksit të pambrojtur.
    Kjo është vetëm një pjesë e vogël e sëmundjeve kur nuk mbroheni. Kemi lënë pa përmendur kondilomën, papiloma virus, zgjeben, ulcerën, virusin HIV. Keni ndonjë nga këto simptomat?
    Keni pasur një marrëdhënie të pambrojtur? Nuk ndiheni mirë? Konsultohuni me një mjek të specializuar në sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ndërkohë, detyra juaj nga tani e në vazhdim është të mbroheni.


    Gazeta Shqip..
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Bravo Helen per kete artikull .Ceshtja eshte se shume prej nesh per momentin udhehiqemi pas pasionit dhe pastaj vuajme.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Kshu eshte kur robt e kan per turp te perdorin mjete mbrojteses ...ppfff

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Bravo Helen per kete artikull .Ceshtja eshte se shume prej nesh per momentin udhehiqemi pas pasionit dhe pastaj vuajme.
    flm ksanthi
    te te them te drejten ne fillim mendohesha te mos e vija kete teme..
    shumica kute besojne se jane turp te perdoresh disa nga fjalet me siper
    tema eshte per te gjithe kush ka info te tjera do ishte ndihme per te gjithe ne....
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    (Keto virusat,qe ka pershkruar "teta"....Merini nje nga nje...jo te gjitha pernjeher).

    Teme qe sherben,bravo Helen.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    (Keto virusat,qe ka pershkruar "teta"....Merini nje nga nje...jo te gjitha pernjeher).

    Teme qe sherben,bravo Helen.
    flm Z.SERAFIM po si ti marim nje nga nje se nuk e kuptova?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #7
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    flm ksanthi
    te te them te drejten ne fillim mendohesha te mos e vija kete teme..
    shumica kute besojne se jane turp te perdoresh disa nga fjalet me siper
    tema eshte per te gjithe kush ka info te tjera do ishte ndihme per te gjithe ne....


    Turp ne ditet e sotme nuk eshte asgje e perdorur ne lidhje me informimin .

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sex pa rrezik nuk ka zogu.

    vetem aty te punon e shkreta

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    sex pa rrezik nuk ka zogu.

    vetem aty te punon e shkreta
    SHoku sandri kam hapur dhe shume tema te tjera pa sex
    po kjo eshte me e rendesishme per shendetin tone
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  10. #10
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Aman more sikur hapi teme me stile mbi sexin.
    Ky eshte informacion me rendesi.
    Kam degjuar se meshkujve nuk ju pelqejne prezervativet se nuk ndjejne ashtu si pa prezervative.

  11. #11
    ksanthi neqoftese se nje femer hap nje teme te tille te thashe me siper se cfare behet
    sidomos djemte jane shume te keq
    duan femra ti dije te gjitha po mos kete mendime dhe mos te shprehet per to...
    djemte mund te duan shume gjera po njeriu me karakter nuk duhet te lejoje nje gje me te cilen nuk eshte dakort
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po nga na dolën tani këto sëmundje?!
    Dhe kur tani, që kisha ndërmënd të filloja nga e para.
    Shaka Helenë shaka.
    Këto informacione duhet të merren dhe shumë seriozisht.
    Të përshëndes.

  13. #13
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    ksanthi neqoftese se nje femer hap nje teme te tille te thashe me siper se cfare behet
    sidomos djemte jane shume te keq
    duan femra ti dije te gjitha po mos kete mendime dhe mos te shprehet per to...
    djemte mund te duan shume gjera po njeriu me karakter nuk duhet te lejoje nje gje me te cilen nuk eshte dakort


    Kjo teme e dashur nga nje femer duhet te ishte hapur ashtu sic u hap!!!!!!
    Pse meshkujt pesojne kancer ne miter?JO .ata thjesht transmetojne kondilomat nga femra ne femer.Po ashtu dhe semundjet e tjera .

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Po nga na dolën tani këto sëmundje?!
    Dhe kur tani, që kisha ndërmënd të filloja nga e para.
    Shaka Helenë shaka.
    Këto informacione duhet të merren dhe shumë seriozisht.
    Të përshëndes.
    Beso i dashur jam shume dakort me ty
    po disa here ne forum kam lexuar se disa anetare shkruajne mos lejohen keto tema se hyne dhe femije te vegjel....une besoj se edhe femijet e vegjel duhet te jene ne djeni te semundjeve..
    RESPEKT SHUME PER TY..
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  15. #15
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Nje eshte rregulli VENDOSNI PREZEVATIVA ose ndryshe kllyfa haha
    Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Beso i dashur jam shume dakort me ty
    po disa here ne forum kam lexuar se disa anetare shkruajne mos lejohen keto tema se hyne dhe femije te vegjel....une besoj se edhe femijet e vegjel duhet te jene ne djeni te semundjeve..
    RESPEKT SHUME PER TY..
    Natyrisht që disa edhe nuk i duan.Për çdo gjë në këtë botë e dashur Helenë...ka gjithmonë disa që do jenë kundra dhe është më se normale.Është çështje shijesh dhe nuk është çështje inati.Duhet t'i mirëkuptoni edhe ata që nuk janë dakort me shijet tuaja.Besoj se u shpeha qartë.
    Me respekt edhe për ty

  17. #17
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    temë shumë e rëndësishme Helenë,
    shumë mirë që e ke postuar,

    unë do të doja që biseda të sillet në një anë të dhënies sa më të madhe të informatave në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme,

    Pa dyshim se është një temë që ndoshta është nga më të nevojshmet për rininë, e cila në këto kohë hyn shumë herët në marrdhënie seksuale.

    Përse ekzistojnë këta sëmundje?
    A kanë kurë adekuate?
    A ka mundësi të mbrohemi në mënyrë tjetër përveç prezervativit?
    A është kondomi mbrojtës efikas dhe i mjaftueshëm?
    Çka të bëj nëse veç më jam infektuar?
    A ekziston rreziku për sterilitet?

    ... e shumë pyetje të tjera të ngjashme?

    Unë personalisht gjithmonë jam interesuar a ka preventivë adekuate për ndonjë nga këto sëmundje, ndonjë vakcinë apo metodë...
    Dhe hoqa dorë e kënaqur nga përgjigja që në atë kohë lexova në një revistë për të rinjë:

    Preventiva e vetme dhe 100 % e sigurT ekziston, e ajo është APSTINENCA::
    por nëse veçmë keni hyrë në këtë botë të rrezikshme, atëherë pajtohuni me një metodë jo 100% efikase, por aty afër, PËRDOR KONDOM.

    të dy termet të panjohura për mua na atë kohë,
    më duheshte të përdor fjalor t'i deshifroj ,
    megjithatë më mbetën në kokë përgjithmonë...
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  18. #18
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Ne vend te na hapni ndonje teme per kulturat orientale ne lidhje me seksin apo pozicionet per te arritur ate kenaqesi qe te gjithe deshirojne, si psh per Kamsutra Indiane, Egjiptiane etj, na hapni keto tema qe te largojne deshiren dhe ta shpifin.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  19. #19
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    C'eshte e verteta, kur shkon ne nje autoshkolle, te mesojne se si ngitet makina dhe jo aksidentet qe kane ndodhur apo mund te te ndodhin. Ky artikulli me kujton ato prifterinjte e mesjetes qe thonin "Ricordati che devi morire".

    p.s Sidoqofte, artikulli eshte edukativ, e imi ishte thjeshte nje propozim simpatik.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •