Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    TROJA E LASHTË 8
    Troja, për shkak të pozicionit strategjik, veçorive dhe pasurive natyrore ka vazhduar që të jetë në qendër të vëmendjes, të bjerë në sy në çdo periudhë të historisë.



    Përshëndetje të gjithëve nga Troja e epokës së hershme të bronzit, Troja, ku ishte krijuar autoriteti shoqëror e politik, ku ata që jetonin brenda një kalaje të fuqishme, kishin përfituar shumë mirë nga vlerat ekonomike të ambientit që i rrethonte, kishin prodhuar vepra estetike dhe plot mjeshtëri, që ishin marrë me tregti tokësore e detare.

    Në Trojën II, ku është përcaktuar se ka patur vijueshmëri dhe njëkohësi me kulturën e parë të nivelit të lartë të vendbanimit që është emërtuar Troja I, që kjo e fundit përmbante 11 faza ndërtimore dhe tek e cila ne kemi qenë mysafirë në programet e kaluara, vendosja brenda kalasë ka qenë rritur e pasuruar edhe më shumë, niveli i mirëqenies ka qenë ngritur në masë të konsiderueshme.

    Në Wilusa, pra në Troja II, ku janë përcaktuar 8 shtresa ndërtimi, ndërsa janë përdorur disa nga ndërtimet e periudhës së mëparshme bashkë me një saraj të ri, janë ndërtuar godina të reja banimi në pozicionin pingul me shpatin e kodrës. Pothuajse mbi të njëjtat themele ishin ndërtuar edhe megaronë të vegjël dhe me një pamje madhështore, ndërsa banorët e qytetit kishin filluar të vendoseshin drejt pjesës së sipërme të qytetit.

    Edhe në Troja II, ashtu si në Troja I jeta vazhdonte edhe në qytetin e poshtëm. Trojanët, e kishin përparuar mjaft poçerinë dhe punimin e metaleve. Ata bënin tregti detare me zonat e Egjeut, Mesdheut dhe Detit të Zi, në këtë periudhë ata kishin përfituar edhe nga gjiri Beşige, që ka qenë mjaft i volitshëm për ankorimin e anijeve. Këtu ka qenë një gji, ku anijet hidhnin spirancën për të pritur erën e jugut e cila ka qenë e nevojshme për ti bërë ballë rrymës së fuqishme të ujit në Grykën e Dardaneleve.

    Në studimet që ka bërë në Gjirin Beşige, i cili për mijëra vite ka luajtur rolin e një strehimi për anijet, Prof. Dr. İlhan Kayalı, është gjetur se gjiri ka filluar të banohet 6 mijë vjet para ditëve të sotme dhe me kalimin e kohës ka marrë formën e një lagune. Siç bëhet fjalë në veprën me titull “Libri i Detarisë” të Piri Reis-it, gjiri është përdorur edhe në periudhën e osmanlinjve.

    Përveç kësaj, edhe vila verore që ka ndërtuar në afërsi të gjirit kapiteni turk, Derya Hasan Pasha, në vitin 1799, është një provë që vërteton se ky liman është përdorur për një kohë të gjatë. E ardhura më e rëndësishme për trojanët nga ky gji, që në ditët e sotme përshëndetjet Detit të Mesdheut ia dërgon nga feneri, kulla e të cilit lartësohet mbi gadishullin në jug të gjirit, ka qenë taksa që merrnin nga anijet tregtare që afroheshin në breg.

    Troja, për shkak të pozicionit strategjik, veçorive dhe pasurive natyrore ka vazhduar që të jetë në qendër të vëmendjes, të bjerë në sy në çdo periudhë të historisë, dhe ashtu siç kishte ngjarë edhe më parë, do të ndodhte edhe më vonë, ajo ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme në harqet kohorë mes viteve 2600-2450 p.e.s.

    Sa do që banorët e Troja II për të mbrojtur qytetet e tyre nga plaçkitësit i kishin zgjeruar muret rrethues monumentalë si në qytetin e sipërm ashtu dhe atë të poshtëm, kishin përforcuar muret, kishin ndërtuar porta dhe kulla mbrojtëse të reja, kishin hapur hendekë të rinj, por të gjitha këto masa nuk kishin arritur të evitonin shqetësimet që vinin nga fise të ndryshme dhe trazirat e brendshme shoqërore.

    Gjurmët e zjarrit që janë përcaktuar në gërmimet që janë bërë këtu, thesaret dhe objektet e vyera të fshehura duke i groposur nëntokë nëpër sëndukë, qypa, shporta dhe bohçe mes shtëpive dhe brenda tyre, dhe fakti se këto nuk janë nxjerrë përsëri nga ata që i kishin fshehur janë prova të skenave tronditëse që janë jetuar në qytet.

    Në Troja II, ku janë jetuar etapa të ndryshme, pas zjarreve që ranë këtu mes viteve 2480-2420 p.e.s banorët janë rikthyer në shtëpitë e tyre dhe kishin filluar punët e rindërtimit duke ndërtuar godina të reja. Në këtë vendbanimin, që në literaturë njihet si Troja III dhe që zë vend brenda kulturave të ngulitura, të cilën profesori gjerman, Korfman, e ka emërtuar “Kultura Detare Trojane”, godinat me një planimetri më të kujdesshme, të ndërtuar me mure guri, ishin zgjeruar menjëherë në tre dhoma, në vend të megaronëve ishin ndërtuar oborre me shumë dhoma, gjithashtu në këtë periudhë ka qenë përdorur edhe porta hyrëse me platformën e lartë prej guri.

    Edhe pse ekonomia e qytetit ka qenë dobësuar pak, Troja III, nuk e kishte humbur veçorinë e të qenit një qendër drejtuese, e fuqishme dhe tregëtare. Nxjerrja në dritë e mbetjeve të thesarit në Troja III që formohet nga 4 faza ndërtimore tregon se regjimi tregtar që kishte zgjatur për 450 vjet nuk kishte ndryshuar edhe aq shumë. Një ndryshim të madh nuk ka patur as në kulturë, në poçeri kishte vazhduar bërja e enëve me dy vjegë, kupave të ujit dhe për pije, enë me kapakë sipër të cilëve ishin vizatuar fytyra njerëzish, punime këto që i përkisnin periudhës së Troja I si dhe bërja e kupshoreve (që përdoreshin në tjerrje) tipike të periudhës Troja II.

    Në gërmimet që janë bërë, janë gjetur edhe punime argjili me figura të kafshëve, figurina të bëra nga gurë gëlqeror dhe mermer në formën e kupshores, mjete shumica të bëra nga kocka e drerit si dhe idole, idhuj të ndryshëm. Objektet e punuara nga guri nefrit që janë gjetur në gërmimet e këtushme, përbëjnë edhe provat e gjalla të lidhjes mes botës së Egjeut dhe zonës së Pamir-it.

    Sendet e gjetura këtu, si ato prej guri ‘lapis lazuli’ që ishte sjellë nga Afganistani, vënë në dukje se në mundësinë më të madhe këta gurë janë sjellë në fillim me rrugë tokësore në Kaukaz, dhe prej andej janë transportuar për në Trojë përmes rrugës detare. Banorët e Troja III pas dy zjarreve mjaftë të mëdhenj, megjithëse janë munduar që ta ruanin veçorinë e qytetit të tyre si një qendër kulturore, nuk kishin se çfarë të bënin më shumë kundër goditjeve vdekjeprurëse të një fatkeqësie natyrore si tërmeti. Ata që dikur flijonin për perënditë kafshë duke organizuar ceremoni nëpër tempujt e qytetit, kësaj radhe ishin bërë vet kurban të natyrës.

    Tani kishte marrë fund kultura e ngulitjes, të cilën Prof.Dr.Manfred Korfmani, e kishte emërtuar “Kultura Detare Trojane”, por pas fatkeqësisë natyrore për këtu do të ketë mërgime nga Anadolli, ata do t’u përshtaten banorëve vendas të këtushëm dhe bashkë me kulturën e përbashkët që do të krijohet do të ngrihet një vendbanim i ri, që do të marrë emrin Troja IV.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    TROJA E LASHTË 9
    Niveli kulturor, shkalla e mirëqenies këtu më e përparuar se e qyteteve të tjera, ka ardhur si rezultat i privilegjit që ka pasur qyteti për të kontrolluar kalimet e anijeve nga Gryka e Dardaneleve dhe për ta mbajtur nën kontroll zonën.



    Përshëndetje të gjithëve nga Troja, e cila në harqet kohore duke filluar që nga vitet 3500 p.e.s e deri në vitin 300 e.s ka jetuar plot 9 jetë, është rrënuar e ndërtuar 9 herë, ka jetuar në një atmosferë që formohet nga 41 faza ndërtimore, ku çdo pëllëmbë e tokës së saj, çdo gur i mureve rrethues, bart gjurmët e kësaj gjallërie të pashoqe.

    Troja, e cila pranohet si guri kilometrik i arkeologjisë, ndodhet 30 km afër Çanakalasë, që është porta e parë e Turqisë në Egje dhe Mesdhe, duke u drejtuar menjëherë drejt jugut të gadishullit të vetëm në botën e turqve që zgjatet drejt perëndimit.

    Dikur qendra e famshme e kulturës, që në dalje të grykës së Dardaneleve i dërgon përshëndetjet e saj të katër anëve të botës, ka qenë ngritur mbi një kodër të vogël, e cila dominonte mbi fushën që shtrihej në pjesën aziatike të grykës. Këtu ka qenë një vendbanim, që gjithmonë ka pasur pozicionin më të rëndësishëm si një pikë nga kalonin popujt që mërgonin, si një pikë ku anijet fillonin lundrimin drejt brigjeve të largëta, si në itinerarin Deti Egje-Marmara-Deti i Zi, ashtu dhe në atë Evropë-Azi.

    Dhe arsyeja kryesore pse niveli kulturor, shkalla e mirëqenies dhe e pasurisë këtu ka qenë më e përparuar se e qyteteve të tjera, ka ardhur si rezultat i privilegjit që ka pasur qyteti për të kontrolluar kalimet e anijeve nga Gryka e Dardaneleve dhe për ta mbajtur nën kontroll zonën.

    Gjurmët e zjarreve që janë përcaktuar pothuajse në çdo vendbanim të Trojës, e cila ka qenë e njohur si një qendër tregtie, kulturore dhe një qendër e fuqishme, janë prova të plaçkitjeve, dyndjeve të njëpasnjëshme, me të cilat ajo është përballur. Qyteti, sa do që në çdo fazë ndërtimore të tij ka jetuar një sërë fatkeqësish për shkak të këtyre zjarreve, Troja ka përjetuar edhe lumturinë e të qenit burim frymëzimi për një rapsod të famshëm si Homeri. Një nga shtresat e banuara që shpërthen me forcë në Trojë, e cila vlerësohet si një qendër kulturore që i përket të gjithë njerëzimit, është edhe Troja IV.

    Kultura që Prof. Dr. Manfred Korfmann e kishte emërtuar “Kultura Trojane Detare” duke filluar që nga Troja IV, që kronologjikisht vinte pas vendbanimeve të fazave Troja I, II, III, kishte filluar të ndryshonte; shtresat IV-V janë përkufizuar me emrin “Kultura Trojane Anadollase”.

    Qyteti Troja IV, ku janë përcaktuar 5 faza ndërtimi dhe 7 fatkeqësi zjarresh të njëpasnjëshëm, ka përsëri pamjen e një qyteti kala. Godinat, shtëpitë janë ndërtuar mbi themele guri e me mure qerpiçi, me dama të sheshta, por me drejtim të ndryshuar. Konfiguracioni i vendbanimit të qytetit tregonte ngjashmëri me ato të Anadollit Qendror dhe formohej nga shtëpi që kishin dalje në rrugicë, me hyrje ballore, me shumë kthina, me furrë me kupolë, me mure të përbashkët dhe të vendosura ngjitur me njëra-tjetrën.

    Qerpiçët e djegur që janë përcaktuar në vendin e dëmtuar të shtresave ku ka kryer gërmime Schliemann-i, me shumë mundësi i përkasin pallateve të Troja IV. Megjithëse janë ruajtur shumë forma në poçeri, bashkë me ardhjen e banorëve të rinj që filluan të vinin këtu në vitet 2200 p.e.s, shtambat e ujit me krahë dhe me vjegë spirale të zbukuruar, shtimi i punimeve të rejave të tilla si gdhendja e motiveve gjeometrike dhe kafshëve të vogla sipër kapakëve, veshja e profileve me astar argjile me përqindje të lartë hekuri, fillimi i një zbukurimi edhe më artistik i kupshoreve, tregon rritjen e shijes artistike.

    Modeli më tipik i enëve të poçerisë në vendbanimet Troja IV-V është grupi i atyre të veshura me një shtresë të kuqe të praruar. Një nga ndryshimet e rëndësishme të kësaj periudhe, që u ka nxjerrë mjaft vështirësi arkeologëve në studimet e tyre është kujdesi që trojanët kishin treguar në pastërti. Dalja në dritë e furrave në vend të oxhaqeve, si një risi teknike kjo dhe rritja e numrit të poçerive me fund të sheshtë, vënë në dukje se ka pasur ndryshime të rëndësishme edhe në traditën e gatimit.

    Sipas konkluzioneve të analizimit të afërsisht 100 mijë kockave që janë gjetur gjatë gërmimeve, është konstatuar se në këtë periudhë ka pasur një rritje të rëndësishme në numrin e kafshëve shtëpiake si dele, dhi, derr, bagëtive të trasha, në produktet e detit dhe në kafshët e egra.

    Gjetjet që janë nxjerrë në dritë tërheqin vëmendjen se trojanët nuk kanë përfituar vetëm nga mishi i deleve, dhive dhe gjedhit, kafshë të cilat ata i kishin ushqyer si kope bagëtish, por edhe nga lëkura, leshi dhe qumështi i tyre. Ndërkohë ka vazhduar kultivimi i grurit të egër, grurit të kuqërremtë, elbit, bizeles, thjerrave, qiqrave dhe bathës, të cilat përbënin edhe pjesën më të rëndësishme të lëndëve ushqyese, si dhe konsumimi i ullirit e rrushit. Në këtë periudhë është shtuar edhe fara e lirit të rëndomtë.

    Është përcaktuar gjithashtu se guaskat e midhjeve që janë ndeshur në sasi të mëdha në të gjitha shtresat dhe fragmentet e Trojës, nuk janë mbetje ushqimi, përkundrazi trojanët ato i kanë sjellë bashkë me ujin e detit dhe rërën që kishin bartur nga deti me qëllim përdorimin e tyre në prodhimin e enëve të baltës. Në Trojë, e cila në harqet kohore që vijuan ishte shtrirë në një sipërfaqe 18.000 m2 të vendbanimit brenda kalasë, kur faqet e kalendarit tregonin vitet 1900 p.e.s, ajo kishte arritur në një nivel të tillë, ku gjithsecili mund të jetonte me ëndje në qetësi e mirëqenie, ishin shtuar risitë në arkitekturë, dhe në kohën që kishte pasur zhvillime të rëndësishme në teknikën e ndërtimit dhe në planimetri, u hodh një themel i shëndoshë për qytetërimet e Trojës që do të lulëzonin pas fazave IV e V të qytetit.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Ribërja e historisë

    Eshte gjetur kompleksi i ndërtimi i vjeter 7.000 vjet

    Udhëheqësi i ekipit të gërmimeve Prof. Dr. Erdogu bëri të ditur se gërmimet e filluara në vitin 2009 që zhvillohen 900 metra në lindje të fshatit Ugurlu vazhdojnë në zonën e shpronësuar.


    Gërmimet në lokalitetin Ugurul-Zeytinlik Hoyugu në nënprefekturën Gokçeada të Çanakalasë, kanë rezultuar me zbulimin e një kompleksi banimi të përbërë nga disa hapësira dhe një grope të madhe me mbetjet mortore të 13 personave meshkuj, gra dhe fëmijë për të cilin vlerësohet se i takon periudhës shtatë mijë vjet më parë.

    Gërmimet kanë filluar në vitin 2009 me lejen e Drejtorisë së Pasurive Kulturore dhe Muzeve pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, dhe të njëjtat udhëhiqen nga profesori Burçin Erdogu, nga Fakulteti i Letërsisë pranë Universitetit të Trakisë, sipas të cilit, gërmimet hedhin dritë mbi ishujt e Egjeut dhe Anadollin Perëndimor.

    Erdogu duke e bërë të ditur se gjatë gërmimeve të këtij viti kanë bërë zbulime të rëndësishme tha se “Gjatë gërmimeve të këtij viti kemi zbuluar një kompleks banimi me 7-8 hapësira. Ato i takojnë një periudhe e cila shtrihet në 5 mijë e 500 vjet para erës sonë e që shtrihet qoftë drejt Anadollit Perëndimor, Anadollit Veriperëndimor, madje edhe drejt Ballkanit, në të cilën u shënuan ndryshimet, ndërprerjet dhe dallimet.
    Në Anadollin Perëndimor nuk mund të hasni në këtë periudhë”.
    "Kjo ishte një mënyrë e varrim ose ishte një fatkeqësi.
    Nuk mund ta dimë saktësisht, "shtoi Erdogu, duke shtuar se ai do të bënte analiza të ADN-së për të gjetur se çfarë po hasim.
    Ai tha se do të analizonte nëse këta njerëz ishin të nji farefi, nga vijnë ata, dhe cilit popull i përkasin.
    Ai tha se këtë proces mund ta ndjekin shumë mirë në Goçeada ndërsa vijoi me këto fjalë: “Dihet se gjatë kësaj periudhe të tranzicionit kanë ndryshuar shumë gjëra duke filluar nga arkitektura, enët, rregulli i vendbanimit dhe ndryshime të shumta të ngjashme.
    Nga mbetjet e gjetura kuptojmë se këto ndryshime në Goçeada nuk janë më të theksuara, por të një periudhe të tranzicionit. Kompleksi i vendbanimit të zbuluar këtë vit përbëhet prej 708 dhomave.
    Gërmimet tona për gjetjen e gjurmëve të kësaj periudhe do të vazhdojnë duke u zgjeruar.
    Sepse kemi të bëjmë me një periudhë të panjohur në Anadollin Perëndimor.
    Planifikojmë që në saje të këtyre gërmimeve ti hedhim dritë kësaj periudhe”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 20-08-2017 më 12:46

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Ribërja e historisë

    Turqi - Zbulohet një lodër 5 mijë vjeçare

    Në provincën Shanllëurfa (Şanlıurfa) të Turqisë, një nga vendbanimet më të lashta në botë, arkeologët kanë gjetur një lodër pesë mijë vjeçare.

    03.10.2017 ~ 08.10.2017
    Në provincën Shanllëurfa (Şanlıurfa) të Turqisë, një nga vendbanimet më të lashta në botë, arkeologët kanë gjetur një lodër pesë mijë vjeçare si rezultat i punimeve arkeologjike në Qytetin Antik Sumatar (Sogmatar), për të cilin thuhet se është vendi ku ka jetuar profeti Musa.

    Qyteti Antik Sumatar, i cili gjendet në afërsi të qarkut administrativ Ejubije (Eyyubiye) në provincën Shanllëurfa, pranohet si vendi ku ka jetuar profeti Musa, i cili atë kohë kishte ikur nga faraoni.

    Punimet arkeologjike në këtë zonë kanë filluar nga Departamenti i Gërmimeve pranë Muzeut të Shanllëurfas, me pjesëmarrje të profesorit të arkeologjisë Jusuf Allbajrak (Yusuf Albayrak), i cili është pjesë e stafit akademik në Universitetin Harran.

    Si rezultat i hulumtimeve në shumë varre të gjetura në këtë zonë pas punimeve intensive, është gjetur një qerre kuajsh lodër dhe rrotat që i përkasin qerres, si dhe një zile lodër në formë zogu.

    Drejtori i Muzeut të Shanllëurfas, Xhelal Ulluda (Celal Uludağ), vuri theksin mbi rëndësinë e qytetit, duke rikujtuar se në këtë zonë kanë realizuar gjetje me vlerë historike.

    "Gjetëm një qerre lodër dhe rrotat e kësaj qerreje. Kjo gjetje i përket Epokës së Bakrit dhe mendohet se janë bërë për fëmijët e mbretërve ose udhëheqësve. Kjo na mundëson ta kuptojmë artin e kësaj epoke, gjegjësisht, për konceptin e lojërave të fëmijëve para pesë mijë viteve", thotë Ulluda.

    Ndërkaq, profesori Jusuf Allbajrak thotë se që nga viti 2012 në këtë zonë kanë realizuar kërkime, duke shtuar se në zonë në të njëjtën kohë kanë gjetur edhe një varrezë. Ai thotë se sipas hulumtimeve, Sumatar dikur ka qenë qendra e paganizmit.

    "Ndërkaq, në vitin 2016 në filluam me aktivitetet e pastrimit. Në varre rastisëm mbi një mijë gjetje, të cilat i dorëzuam në muze. Varret janë bërë në fillim të Epokës së Bronztë, domethënë pesë mijë vite më parë", tha Albayrak, duke shtuar se varret qe kanë zbuluar janë ndryshuar me ardhjen e romakëve sipas arkitekturës së tyre.

    "Në vitin 2017, ne morëm leje për gërmime. Punuam për një muaj në maj, ndërsa tani punimet vazhdojnë prej 15 ditësh. Deri më tani kemi hapur 45 varre, ndërsa kemi gjetur tre varre që nuk janë hapur madje as nga romakët. Në një nga këto varre ne gjetëm një qerre kuajsh miniaturë me katër rrota. Këtë e emëruam si lodër fëmijësh. Po ashtu, ne gjetëm edhe një zile në formë zogu", tha Allbajrak.

    Allbajrak theksoi rëndësinë e kësaj gjetjeje, duke shtuar se synojnë të bëjnë edhe zbulime të tjera të rëndësishme.

    www.trt.net.tr/shqip/kultura-dhe-arti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Ribërja e historisë

    Në liqenin ne turki jane gjetur një kala e vjeter 3.000 vjetë (VIDEO

    Zbulim i madh në liqenin turk
    Gjatë gërmimeve nënujore, arkeologët dhe zhytësit gjetën në Liqenin Van një kështjellë te vjeter 3.000 vjetësh.
    Ata besojnë se ajo daton nga qytetërimi Urarati, kur niveli i ujit në këtë liqen ishte qindra metra më i lartë.

    Tahsin Cejlani, kreu i ekipit të zhytjes, tregon se gërmadhat janë pjesë e një kompleksi të madh që shtrihet deri në një kilometër dhe se muret e kështjellës janë midis tre dhe katër metra të larta.

    "Gjetja e kësaj kështjelle nën ujë është një mrekulli," tha ai, duke vënë në dukje se liqeni Van ka një histori prej rreth 600,000 vjetësh.

    Pas këtij zbulimi të madh, njoftoi, hulumtimet në Van Lake do të vazhdojnë, sipas "Independent" të Londrës.




    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Ribërja e historisë

    Shkrimi i lashtë zbulon se si u shkatërruan qytetërimet e Epokës së Bronzit

    Një ekip arkeologësh zviceranë dhe holandezë, që deshifronin mbishkrimin në pllakën e gurit në 3200 vitet e vjetra, konsiderohet të ketë zgjidhur një nga enigmen më të mëdha arkeologjike të Mesdheut
    Si shkruan The Independent,britanikë, ekipi arkeologjik, deshifroi një tag 29-metërsh të frizës, i gjetur në 1878 në territorin e Turqisë së sotme,e cila ka mbishkrimin më të gjatë hieroglifik në botë nga Epoka e Bronzit.
    Është, në fakt, mbishkrimi në gjuhën Luvijane , i cili i dha shkencëtarve njohuri për shkakun e prishjes së qytetërimeve të përparuara.
    Mbishkrimi përmend pushtimin e disa flotave të mbretërisë nga Azia e Vogël e cila u krye në qytetet e bregut lindor të Detit Mesdhe.
    Por hipoteza më bindëse, është ajo se shkatërrimi që çoi në rënien e qytetërimeve të bronzit të vonë, i duhet atribuuar të ashtuquajtureve Njerëz të Detit, një lloj konfederate marinarësh që pushtuan Anatolinë, Sirinë, Kananenë, Fenikinë, Qipron dhe Egjiptin.
    Arkeologët besojnë se mbishkrimi u bë në vitin 1190 pes se aktorët kryesorë të këtij shkatërrimi janë Luvianët, një popullsi indoeuropiane, apo disa të tilla, që bashkoheshin nën atë që quhet Kultura Luviane e cila mori zhvillim në perëndim të Azisë së Vogël.
    Arkeologët kanë deshifruar mbishkrimin e Kupanta – Kurunta, mbreti i Mbretërisë së Mira i cili në vitin 1190 p.e.s urdhëroi realizimin e mbishkrimit në gur. Mbishkrimi është gjetur në vitin 1878 në Afyonkarahisar të Turqisë së sotme dhe u kopjua nga arkeologu francez George Perrot.
    Luvianët dokumentohen mirë nga shkrimet asire, por sidomos nga 30 mijë dokumente të gjetura në arkivat hitite të Hatushës, kryeqyteti i lavdishëm e tyre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Ribërja e historisë

    Arkeologët kanë zbuluar një vulë të vjetër 2.700 vjet të epokës së Mbretërisë Urartu në provincën turke Elazığ, raporton Anadolu Agency (AA).

    Vula është gjetur në Kështjellën Harput, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime me në krye profesorin Ismail Aytaç.

    Duke folur për AA, Aytaç tha se kështjella është ndërtuar në shekullin e 8-të para erës sonë gjatë periudhës së Mbretërisë Urartu, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romake, sasanide, bizantine, abaside, selçuke dhe së fundmi osmane.

    Shefi i gërmimeve Aytaç tha se në Kështjellën Harput gjenden gjurmë të civilizimeve të ndryshme, të cilat zbulohen vazhdimisht përmes gërmimeve arkeologjike.

    Një prej tyre është edhe vula prej guri, e cila në fakt është përdorur si vulë cilindrike.

    "Kjo vulë shtypëse dhe cilindrike të cilën e kemi gjetur përcaktuam se i përket shekullit të 7-të para erës sonë. Ajo flet për kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së Mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private", theksoi Aytaç.

    "Sa kemi kuptuar, Kështjella Harput, e nisur si Mbretëria Urartu dhe Kështjella Urartu, ka qenë qendër e rëndësishme administrative", shtoi ai.

    Sipas tij, tradita e vulave ka filluar që nga vitet gjashtë mijë para erës sonë dhe ka pasur cilësinë e një firme të një personi ose kompetencave të tij.

    Aytaç tha se vulat e parë janë bërë prej argjilës, e më pas prej gurësh dhe metali.

    "Në pjesën e sipërme të vulës gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anësh figura e kalit me krahë", bëri të ditur Aytaç.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Ribërja e historisë

    Zbulohet sëpata e dytë më e vjetër në botë
    Në ditën e fundit të gërmimeve, arkeologët në Turqi kanë zbuluar një sëpatë 350.000-vjeçare me dy tehe, e dyta më e vjetër në botë, në shpellën “Karain” të Antalies.

    Turqi – Zbulohet sëpata e dytë më e vjetër në botë
    Harun Taskiran, profesor në Departamentin e Arkeologjisë së Universitetit të Ankarasë, bëri me dije se grupi i arkeologëve të drejtuar prej tij gjeti një sëpatë me dy tehe të mprehta, e madhe pak a shumë sa dora e një burri, në shtresat e epokës së paleolitit të mesëm të shpellës në fjalë.

    Ai tha se sëpata duhet të jetë përdorur për gjueti.

    Kjo zonë arkeologjike e paleolitit ndodhet në fshatin Yagca, 27 kilometra në veriperëndim të qytetit të Antalies, në rajonin mesdhetar të Turqisë.

    Gjatë gërmimeve të së njëjtës shpelle në vitin 2007, arkeologët kanë zbuluar edhe sëpatën më të vjetër në botë deri më tani, e cila daton 400.000 vite më parë.

    Zona besohet të ketë një histori 500.000-vjeçare. Gërmimet në shpellën “Karain” filluan në vitin 1946.

    Taskiran nënvizoi se në shpellë janë zbuluar gjithashtu mbetje të hipopotameve, rinoqerontëve, elefantëve dhe neandertalëve (njerëz arkaikë).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •