Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Projekti “Hat Trik” perurohet fusha e Sarandes

    Projekti i Federates Shqiptare te Futbollit ne bashkepunim me UEFA-n dhe autoritetet lokale, eshte finalizuar me sukses edhe ne Sarande.

    Per here te pare ne vendin tone, ndryshe nga 11 fushat stervitore qe ka projekti “Hat Trik” i ketij viti, fusha e Butrintit eshte ajo e stadiumit, si rrjedhoje stadiumi i kesaj skuadre thyen tabune qe te zhvilloje ndeshje me bar artificial ne stadium.

    Inaugurimi i ketij tapetit te ri te stadiumit te Sarandes eshte shnderruar ne nje feste qytetare. Ne ceremoni, perveç drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit e autoriteteve vendore kane marre pjese edhe nje numer i madh tifozesh vendas.

    Kryetari i Bashkise se qytetit bregdetar, Edmond Gjoka ka pershendetur te gjithe te pranishmit dhe ka uruar ne menyre te veçante futbollistet e stafin e Butrintit per pamjen e re te stadiumit. Ai theksoi se pushteti lokal ka shpenzuar rreth 35 milione leke ne permiresimin e terrenit sportiv, ndersa investimet do te vazhdojne edhe ne ambientet e brendshme.

    Nga ana e tij, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, vleresoi bashkepunimin me Bashkine e Sarandes per perfundimin me sukses te ketij projekti. Tapeti i ri u inaugurua me nje ndeshje miqesore ndermjet dy skuadrave te Butrintit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    un kam dyshime per ket projekt
    si ka mundesi qe inaugurohet per here te pare per nje skuader te kategorise se trete, e jo ne stadiumet kryesore shqipare ku lozin ekipet "elitare", qe me ato 35 milion pagujn vetem nje lojtar per 3 muaj? pse nuk behet nje gje e tiille edhe per stadiumin kombetar ku lun perfaqsuesja?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •