LDK-ja para shembjes?
Me vite tė tėra aq shumė akull ėshtė mbledhur nė LDK, sa qė shkrirja qė pritet tė ndodh gjatė javės do tė mund tė rezultonte me pėrmbytje shkatėrruese.
Nga Shkelzen Maliqi mė 01 nėntor 2010 nė ora 13:15
LDK-ja, njė javė para Kuvendit zgjedhor, ėshtė njė parti e mėdyshjeve dhe krizės. Tė gjithė janė tė shqetėsuar dhe nė tensione, Kryetari Sejdiu, Kryesia dhe Kėshilli Drejtues, degėt me nėndegėt, elektorati Madje edhe aleatėt e mundshėm, apo edhe rivalėt po kėshtu presin nė ethe se ēfarė drejtimi do tė marrė Kuvendi Zgjedhor i LDK-sė. Gjendja sot duket shumė mė e nxehtė dhe mė e tensionuar se para atij kuvendi kur ndodhi ēarja e madhe. Atėbotė nuk pritej se do tė ndodhte ajo qė ndodhi. Kurse tani nuk ėshtė vetėm frika (ose pritja) e ēarjes sė re ajo qė i shqetėson tė gjithė. Sot ka mė shumė shtresime tė emocioneve, mė shumė kalkulime, mė tepėr paqartėsi
Ky momentum, kjo javė mund tė jetė vendimtare sepse njė pjesė e LDK-sė, drejtuesit dhe anėtarėsia, janė mobilizuar pėr projektim e shpėtimit, madje disa e shohin edhe si ringjallje tė LDK-sė. Kėta optimistė nuk ndalen vetėm te reflektimi i sė kaluarės dhe gabimeve, - ēka pėrndryshe e konsiderojnė tė domosdoshme pėr katarsisin por po i bėjnė me nxitim llogaritė e fundit se si do tė mund tė kthehet nė gjirin e kėsaj partie tė paktėn gjysma e elektoratit tė humbur pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės.
Nė reflektimin e sė kaluarės theksohet roli i kryetarit aktual dhe presidentit tė dėshtuar Fatmir Sejdiu. Konsederohet se ai nuk ka qenė fati i mirė, por pėrkundrazi ėshtė bėrė fati i zi i LDK-sė. Pas Kuvendit tė ēarjes Sejdiu dhe Kryesia qė e mbėshteti atė, ka mundur qė tė mos e reflektojė nė mėnyrė tė drejtė humbjen e madhe nė zgjedhjet e vitit 2007, sepse atėherė me lehtėsi akuzohej ambicia e akademik Nexhat Dacit dhe ikja e LDD-sė, si tradhėti e madhe, ku Sejdiu e shihte vetėn si fituesin dhe figurėn qė e ruajti bėrthemėn e partisė. Pas zgjedhjeve lokale tė vitit 2009 ku argument ėshtė zgjėruar me pohimin se nėn udhėheqjen e ngrirė tė Sejdiut, jo vetėm qė u ndal erozioni i LDK-sė, por ishin ndėshkuar seriozisht LDD-ja e Dacit, e edhe AKR-ja e Behxhet Pacollit, ku kishte gjetė strehim njė pjesė bukur e madhe e elektoratit tė rrjedhur tė LDK-sė.
Por, ky argument ishte gjysmak dhe nė esencė mashtrues. As ai i pari, mbi tradhėtinė e Dacit, nuk ishte zbėrthyer nė esencėn e tij, sepse harrohej fakti se Daci e kishte pranuar humbjen nė Kuvend, por nuk ka mundur tė pajtohet me poshtėrimin pas kongresit kur nė organet e LDK-sė fraksioni i tij nuk u pėrfaqėsua proporcionalisht (ai kishte fituar 45 % tė votės), por sipas logjikės shkele qenin qė tė mos merrė mė frymė. Daci, pra, nuk kishte ikur, por ishte pėrjashtuar, dhe pas kėsaj LDK-ja humbi gjysmėn e elektoratit tė vitit 2004! Nuk mund tė amnistohen Sejdiu dhe Kryesia e LDK-sė, qė nuk ditėn ta mbanin balancėn e brendshme tė forcės, dhe kjo pastaj u reflektua nė humbjen katastrofale nė zgjedhjet.
Kurse alibi i kėndelljes sė LDK-sė nė zgjedhjet lokale po kėshtu ėshtė falsifikat. Sepse heroi i vėrtet i kėtyre zgjedhjeve nuk ishte Fatmir Sejdiu i ngrirė, por ishte Isa Mustafa. Isa e bėri kthesėn nė Prishtinė dhe ngjalli shpresėn edhe nė tėrė Kosovėn se LDK-ja mund tė kthehet nė forcė konkurrente. Ai e ktheu dinjitetin e LDK-sė duke e sulmuar Thaēin dhe Qeverinė me tė cilėn Sejdiu ndihej tepėr rehat, madje i pėrgėdhelur. Sajdiu mė shumė kujdesej pėr privilegjin e tė qenit president dhe i pari nė parti ēka i siguronte ndikim dhe favore tė ndryshme personale, familjare dhe pėr klanin e tij nė parti. Sa pėr te, posti i ngrirė i kryetarit tė LDK-sė nėnkuptonte ngrirjen e vetė partisė, e debatit tė brendshėm, e proceseve tė reflektimeve dhe ripėrtėritjes.
Dhe kjo ngrirje e partisė nuk ka mundur tė zgjasė deri nė pakufi, qė Sejdiu tė bėhet zot i ēdo vendimi. Pasi qė e lėshoj presidencėn sepse Gjyqi konstatoi se e kishte shkelur Kushtetutėn, Sejdiu ua ndalojė anėtarėve tė Kryesisė qė tė japin deklarata publike, dhe investoi shumė nė pėrgatitjen e Kuvendit tė kontinuitetit, ku do tė riafirmohet pa kundėshtime tė mėdha, pozita e tij e tė parit.
Por, rebelimi nuk vonoj, pasi qė ish kryeministri nė ekzil Bujar Bukoshi shfaqi ambicien pėr ta udhėhequr LDK-nė dhe denoncojė pėrpjekjet e Sejdiut qė Kuvendi tė dirigjohet paraprakisht.
Bukoshi me disa ideatorė tjerė u kap pėr idenė e votės sė humbur tė LDK-sė, e mundėsisė sė ribashkimit tė forcave. Si do tė mund tė rikthehej masa fituese e elektoratit tė Rugovės? Ata pohuan se Sejdiu dhe Kryesia kėtė nuk mund ta bėjnė. Pėrkundrazi me ta LDK-ja shkon drejt dėshtimit tė ri. Bukoshi e mendoj njė strategji tė ofertės sė dyfishtė, nuk kandidoi vetėm pėr kryetar, por i zgjodhi si dy xhokera Ukė Rugovėn, qė pėrfaqėsonte edhe familjen Rugova, e edhe djallėrinė e harruar tė Kosovės nė LDK, si dhe Isa Rugovėn, qė shihej si sfidues i vetmi serios tė Hashim Thaēit pėr postin e Kryeministrit.
Me kėtė filloi termeti Sejdiu dhe Kryesia po bėjnė gjithēka qė tė shuhet debati dhe tė mos hapet ēėshtja e pėrgjegjėsisė dhe tė rinovimit tė shpejt tė partisė. Mendon se i ka nė dorė apartin e partisė, delegatėt, klientėt, biznesėt Por ajo ēka e kanė harruar Sejdiu dhe Kryesia ėshtė motivi i dobėsuar dhe mungesa e joshjes. Formula e Sejdiut ėshtė e konsumuar, sepse ai nuk synon marrjen e pushtetit; maksimumi qė mund ta bėjė ėshtė tė ripėrsėrit koalicionin me Hashim Thaēin, dhe edhe kjo ėshtė nė pyetje, sepse sipas tė gjitha gjasave Thaēi do tė jetė ai qė e zgjedh partnerin.
LDK-ja qė ka kuptuar se Sejdiu ėshtė i konsumuar, ėshtė e etshme pėr mė shumė, pėr pushtet real, reforma, rinovim, prurje tė reja, freski Asgjė prej kėtyre nuk ofron Sejdiu me kllapėn e vjetėr qė kanė frikė nga shkujaq dhe freskimi i partisė Bukoshi dhe Ukė Rugova kėrkuan nga Sejdiu ta pranojė formulėn e rinovimit dhe bashkimit tė forcave, madje edhe tė negociimit e kthimit tė Dacit nė parti, ose tė koalicionit parazgjedhor jo vetėm me LDD-nė por edhe disa subjekte tjera, mbi njė platformė anti-Thaēi! Sejdiut i ėshtė ofruar njė post simbolik, qė tė lejohet ristrukturimi i LDK-sė, por ai insistonte nė procedurat dhe legalizmin statusor tė zgjedhjeve partiake. Uka me Bukoshin e kuptuan se janė vonė me nismėn. Andaj (me nxitim?) promovuan Listėn alternative qė mori emrin e Ibrahim Rugovės.
Por kjo definitivisht ēon nė revolucion brendapariak (pak i mundshėm) ose ēarje tė re, mbase jo drejt bashkimit. Vetėm se kėsaj here roli i Sajdiut nuk mund tė huqet. Ėshtė kuptuar se ėshtė faktori ēarės, ngase LDK-ja e Sejdiut nė tė vėrtetė pėrjetohet si LDK e Thaēit. Kėtė e ka kuptuar edhe anėtarėsia qė instiktivisht reshtohet me Ukėn, Isėn dhe Bukoshin, madje ėshtė rebeluar edhe njėri nga bastionet mė tė famshėm dhe mė fanatik tė LDK-sė, Kodra e Trimave. Kėto nuk janė simptome tė mira pėr LDK-nė jo vetėm sa i pėrket kuvendit, por edhe pėr zgjedhjet qė po afrohen.
Me vite tė tėra aq shumė akull ėshtė mbledhur nė LDK, sa qė shkrirja qė pritet tė ndodh kėsaj jave do tė mund tė rezultonte me pėrmbytje shkatėrruese.
Nėse kjo ndodh, kush dhe si do ta festojė 21 vjetorin e LDK-sė mė 23 dhjetor?
Krijoni Kontakt