Muzika latine ‘zbret’ nė Tiranė, tė premten koncerti i Enrique Iglesias!
Biletat nga 28 euro deri nė 2 mijė euro pėr zonat VIP
Tirana po bėhet gati pėr tė pėrjetuar netė tė paharrueshme. Dy emra tė muzikės me famė botėrore, Enrique Iglezias dhe Ricky Martin do tė performojnė pėr herė tė parė para publikut shqiptar, nė sheshin ‘Skėndėrbej’. Mbrėmjen e 30 Qershorit, kėngėtari Enrique Iglesias do tė hapė edhe Javėn Kulturore Spanjolle, qė nis tė premten nė kryeqytet.
Tė interesuarit pėr tė ndjekur koncertin Enrique Iglesias, i njohur pėr hitet e tij nė krye tė listave “Bailamos”, “Hero”, “Escape”, “Tonight (I’m Lovin’ You)” spo “Subeme La Radio” dhe performancat elektrizuese qė me siguri do tė krijojė njė mbrėmje tė paharrueshme tė mbushur me emocione, duhet tė pajisen me bileta.
Ato janė nė 8 lloje tė ndryshme dhe ēmimet e tyre variojnė nga 28 euro mė e lira, deri nė 225 euro pėr zonėn B, VIP GOLD dhe deri nė 330 euro pėr zonėn A, VIP GOLD. Biletat kanė tė pėrfshira edhe disa benefite si pozicionimi pranė skenės ku edhe do tė performojė Iglezias. Konkretisht pėr paketė VIP GOLD, me ēmim 900 euro, pėrfshihen 4 bileta, tavolinė dhe njė shishe alkooli. Ndėrsa me atė 2 mijė euro, pėrfitojnė hyrje 6 persona, njė kolltuk pėr tu ulur, si dhe 2 shishe pije alkoolike.
Gjithashtu pėr ēdo blerje pėr zonat VIP, GOLD dhe PLATINUM, do tė pėrfitohet edhe njė ulje prej 20%, pėr koncertin e Ricky Martin qė do tė zhvillohet mė datėn 20 korrik. 20 % ulje do tė ketė edhe pėr ata blerės tė biletave tė zonave BRONZE dhe SILVER pėr koncertin Placido Domingo qė do tė mbahet nė Tiranė, mė 7 shtator.
Koncerti do tė nisė nė orėn 21:30 dhe ēdo person nėn 18 vjeē do tė duhet qė tė jetė i shoqėruar. Nė event nuk do tė lejohen as pijet, apo ushqimet pasi ato do tė shiten aty. Gjithashtu do tė ndalohet edhe ēdo mjet i rrezikshėm, si dhe kamerat apo aparatet fotografike, pasi autorėsia pėr shpėrndarjen e videove i pėrket vetėm organizatorėve.
Lexo.al
https://www.lexo.al/2023/06/muzika-l...per-zonat-vip/
Krijoni Kontakt