Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 77 prej 77
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Për herë të parë në histori, Eurovision vjen në një formë ndryshe

    Këtë pasdite, Unioni Evropian i Transmetuesve ka njoftuar transmetimin e një shfaqje të re me titull “Eurovision: Europe Shine A Light” e cila do të transmetohet në vend të Konkursit të Këngës Eurovizion 2020 në të Shtunën, me 16 maj.

    Me qëllim të nderimit të punës në konkursin e këngëve të Eurovizionit të anuluar nga transmetuesit holandezë NPO, NOS dhe AVROTROS, “Eurovision: Europe Shine A Light” do të jetë një prodhim bashkëpunues midis këtyre transmetuesve holandezë dhe EBU. Përveç kësaj, shfaqja do të prezantohet nga Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit i cili ishte zgjedhur për të prezantuar në Eurovizion në Rotterdam Ahoy muajin e ardhshëm.

    Sipas eurovision.tv, shfaqja e gjatë dy orë do të nderojë kryesisht të gjitha 41 hyrjet e zgjedhura për konkursin e vitit 2020. Për më tepër, ai synon të sjellë së bashku të 41 artistët nga Eurovision 2020, këngën hit të Eurovizion-it të vitit të kaluar, si këngë e përshtatshme për situatën sfiduese me të cilën po përballet bota.

    Rreshtimi i saktë i shfaqjes, si dhe lista e transmetuesve të EBU që do të transmetojnë shfaqjen, do të konfirmohen në javët e ardhshme. Për më tepër, yjet e mirënjohur të Eurovizionit nga vitet e fundit gjithashtu do të ftohen të marrin pjesë në shfaqje ndërsa NikkieTutorials do të krijojë përmbajtje të veçantë në internet për transmetimin.

    https://www.kultplus.com/muzika/per-...forme-ndryshe/

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës



    Music For Hope LIVE - April 12th 10am LA | 1pm NYC | 6pm UK | 7pm CET

    Andrea Bocelli do të performojë në katedralen e zbrazët “Duomo”

    Këngëtari italian i operës, Andrea Bocelli, ndryshe i njohur si një nga tenorët më të famshëm në botë, do të performojë në katedralen e zbrazët të Milanos, “Duomo”, të dielën më 12 prill. Koncerti i cili do të transmetohet live konsiderohet si simbol i dashurisë, shpresës dhe shërimit, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit e cila e ka goditur rëndë shtetin e Italisë.
    Bocelli në këtë interpretim do të shoqërohet vetëm nga instrumentisti, Emanuele Vianelli, i cili do t’i bie një prej organove më të mëdha në botë.

    Koncerti në fjalë do të transmetohet live në kanalin e tenorit Bocelli, në platformën muzikore YouTube, të dielën në ora 17:00, transmeton Koha.

    “Jam i nderuar dhe shumë i lumtur t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së qytetit të Milanos, për të performuar në katedralen ikonike ‘Duomo’. Unë besoj në fuqinë e lutjes së përbashkët. Unë besoj në festën e Pashkëve e cila e simbolizon rilindjen dhe të gjithë ne, pavarësisht a jemi besimtarë apo jo, kemi nevojë për këtë,” citohet të ketë thënë Bocelli.

    Italia që vazhdon të jetë në karantinë, e ka pësuar një prej goditjeve më të mëdha në botë nga COVID-19, si pasojë e së cilës rreth 16.523 njerëz e kanë humbur jetën dhe afërsisht 133.000 të tjerë janë prekur nga kjo sëmundje. Milano dhe regjioni në rrethinë Lombardy, janë më të ndikuarat nga kjo pandemi. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/andr...zbrazet-duomo/

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Rita Ora dhe Dua Lipa së bashku në një projekt muzikor për bamirësi

    BBC Radio 1 së fundmi ka njoftuar një këngë bamirësie për të mbledhur para për fondin lehtësues për pasojat e coronavirusit – projekt i cili do të realizohet nga 23 yje të muzikës pop.

    ‘Coveri’ i këngës së Foo Fighters “Times Like These”, duke përdorur ‘telefona, tenxhere, tiganë dhe kitara akustike’, sipas producentit Fraser T Smith, përmban artistë si Dua Lipa, Coldplay’s Chris Martin, Rita Ora dhe Ellie Goulding.

    Të ardhurat nga ky projekt do të shfrytëzohen për të ndihmuar njerëzit britanikë të prekur nga kriza e coronavirusit.

    Fitimet nga dëgjuesit ndërkombëtarë do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.

    Lipa tha se ajo ishte ‘mjaft krenare dhe e nderuar që është pjesë e këtij projekti’, ndërsa Goulding ka folur për ‘rolin e vlefshëm që secili duhet të luajmë në sjelljen e shpresës, guximit dhe forcës së njëri-tjetrit’.

    Ky organizimin vjen menjëherë pas koncertit virtual të Lady Gagas, “One World: Together at Home”. Me tetë orë shfaqje nga artistë përfshirë Rolling Stones, Stevie Wonder dhe vetë Gaga, evenimenti grumbulloi 127.9 milionë dollarë kundër përhapjes së COVID-19.

    https://telegrafi.com/rita-ora-dhe-d...-per-bamiresi/

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës




    Java e Europës 2020 festohet virtualisht, performanca muzikore nga 4 deri në 10 maj

    Java e Europës do të festohet virtualisht në një udhëtim muzikor midis të hënës 4 maj dhe të dielës 10 maj, duke na çuar në shtete të ndryshme anëtare të BE-së, po aq sa edhe nëpër Shqipëri me 15 interpretime në Internet.

    Zyra e informimit dhe komunikimit e delegacionit të BE-së në Tiranë bën të ditur se “këtë vit, programi muzikor që do të transmetohet në faqen në Facebook të Bashkimit Europian në Shqipëri, feston bashkimin. Nga Bullgaria në Holandë, nga Greqia në Gjermani, nga Republika Çeke në Irlandë, nga Franca në Suedi, nga Kroacia në Poloni, nga Austria në Slloveni, nga Italia në Shqipëri. 18 artistë nga 14 vende”.

    Java e Evropës 2020 ka të bëjë me më të mirën që ka sjellë situata aktuale te njerëzit: solidaritetin, forcën dhe rezistencën. Ka të bëjë me të qenit më të fortë së bashku.

    Në prag të Javës së EUropës, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se “muajt e kaluar nuk kanë qenë të lehtë për Shqipërinë. Kriza e tërmetit dhe ajo e Covid-19 kanë pasur një ndikim negativ për të gjithë ne. Në të njëjtën kohë, jemi bërë dëshmitarë të shembujve të shkëlqyer të solidaritetit, forcës dhe qëndrueshmërisë, të cilat duam t’i festojmë. Solidaritet mes shqiptarëve, solidaritet i shqiptarëve kundrejt miqve të tyre në Bashkimin Europian. Solidaritet i mbështetjes së pakrahasueshme nga BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare”.

    Artistët e mirënjohur AMWIN, Ramona Tullumani, Stelios Kerasidis, ANDRRA, Remi Panossian, Eno Peçi, Diodato dhe shumë të tjerë do të interpretojnë për një javë rresht në faqet në Facebook dhe Instagram të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

    Në Ditën e Europës, të shtunën, më 9 maj, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca do t’i bashkohet artistit shqiptar Alban Skënderaj në një shfaqje për të shënuar ditëlindjen e BE-së. Një paraqitje e veçantë e Al Banos do të mbyllë Javën e Evropës 2020. atsh / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/java-...eri-ne-10-maj/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-05-2020 më 16:37

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës



    'Eurovision Song Celebration 2020' - 12 dhe 14 Maj.

    Online në Faqen Zyrtare në YouTube - Eurovision Song Contest.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Eurovision Song Celebration 2020 - Sonte Shfaqja e Parë

    Get ready for the Eurovision Song Celebration 2020!


    https://eurovision.tv/story/eurovision-song-celebration

    http://opusalb.com/sq/shqip-eurovisi...hfaqja-e-pare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 12-05-2020 më 10:17

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Eurovision Song Celebration 2020 - Sonte Shfaqja e Dytë

    Get ready for the Eurovision Song Celebration 2020!




    Nata e Dytë Gjysëm Finale:

    Austria - Republika Çeke - Estonia - Greqia - Islanda - Moldavia - Polonia - San Marino - Serbia

    Shqipëria - Armenia - Bullgaria - Danimarka - Finlanda - Gjeorgjia - Letonia - Portugalia - Zvicra

    BIG 5 : France, Spanje, United Kingdom .


    https://en.wikipedia.org/wiki/Eurovi...g_Contest_2020

    http://telegraf.al/showbiz/eurovisio...tetet-e-tjera/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-05-2020 më 12:41

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Në mes të sfidës me pandeminë, Eurovisioni të shtunën pritet t’i sjell shkëlqimin Europës

    Pas 65 viteve, festivali më i madh evropian i muzikës,”Eurovision Song Contest”, ka qenë i detyruar të anulojë edicionin e vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

    Pavarësisht situates, Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU), bashkë me shtetin e Holandës i cili do të organizonte këtë vit festivalin, kanë krijuar një koncept të ri i cili ka për qëllim të ruaj qëllimin e Eurovisionit, për të bërë bashkë popujt e kontitentit të vjetër ata kanë krijuar “Eurovision: Europe Shine A Ligjt” (Europë Shkëlqe si Dritë), i cili do të transmetohet këtë të shtunë më 16 maj, datë e cila ishte caktuar për tu zhvilluar finalja Eurovisionit në Rotterdam të Holandës, shkruan Magazina.al

    Ndonëse për herë të parë festivali nuk do të ketë karakter garues dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as fitues, qëllimi i kësaj ngjarje është të nderoj artistët nga 41 shtete që ishin zgjedhur për të kënduar këtë vit.

    Spektakli pritet të ketë prezentuesit, ndërsa 41 këngëtarët do të këndojnë nga shtetet e tyre, e nuk do të mungojnë as të ftuarit special

    Spektakli do të zhvillohet të shtunën më 16 maj nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në 44 shtete, përfshirë edhe Kosovën./Magazina.al/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/ne-m...qimin-europes/

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës



    Eurovision: Europe Shine A Light


    "‘ Eurovision: Europe Shine A Light ", will air in place of the Eurovision Song Contest 2020 Grand Final on Saturday 16 May at 21:00 CEST.

    Spektakli do të zhvillohet të shtunën më 16 maj nga ora 21:00 .
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 16-05-2020 më 11:00

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Beyonce dhe Adele paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

    Dy prej emrave më të njohur në glob duket se do të sjellin dhuratën e shumëpritur për fansat e tyre.

    Bëhet fjalë për Adele dhe Beyonce, të cilat prej vitesh kanë qenë nën shënjestrën e pyetjeve rreth një bashkëpunimi mes tyre, duke qenë se dashuria e Adele për këngëtaren e “Formation” është treguar disa herë dhe e anasjellta.

    Mirëpo, koha e publikimit po afrohet.

    Fillimisht, kanë qenë producentët e Grammy Aëards, të cilët kanë konfirmuar se Adele do të jetë prezente në ceremoni, por edhe Beyonce do të performojë në 31 janar.

    Sakaq, burime pranë dyshes tregojë se dyshja kanë gati këngën dhe videon, por jo vetëm. Ato kanë regjistruar edhe një performancë virtuale që do të transmetohet gjatë ceremonisë së Grammys më 31 janar. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/beyo...e-shumepritur/

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Neteorm (27-12-2020)

  12. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    10 Këngë Hit që sollën Sukses për Këngetarët, por që u shkruan për Të Tjerë

    Ka shumë këngë që janë aq ikonike sa është e vështirë t’i imagjinosh të këndohen nga një artist tjetër. Por disa nga hitet më të mëdha të industrisë së muzikës mund të kishin dalë ndryshe nga ato që kemi mësuar të dëgjojmë dhe këndojmë së bashku. Qoftë nga fati apo rastësia, këta artistë kënduan këto këngë rezultuan hite dhe i dhanë sukses karrierës së tyre:

    Shape of you

    Me mbi 5 miliardë shikime në YouTube, kënga e Ed Sheeran, Shape of You ishte kënga e parë e luajtur në Spotify në 2019-ën. Sidoqoftë, në një intervistë, kantautori zbuloi se kjo këngë hit ishte menduar fillimisht për Rihanna-n.

    Rock your body

    Rock Your Body është kënga që ndihmoi në suksesin e Justin Timberlake për t’u bërë një solo R&B pop artist. Kënga u shkrua nga Chad Hugo dhe Pharrell Williams, i njohur në vitet ’90 si The Neptunes. Dyshja fillimisht kishte shkruar këngën për Mbretin e Popit, Michael Jackson, i cili nuk e përdori këngën e tyre, kështu që vendosën të bashkëpunonin me Justin Timberlake.

    I don’t wanna miss a thing

    Ky hit i vetëm i kënduar nga Aerosmith u publikua për herë të parë në kolonën zanore origjinale të filmit Armageddon. Kënga u shkrua nga autorja e hitit të baladave, Dianne Warren, e cila zbuloi se fillimisht imagjinonte Celine Dion si këngëtaren e “I Don’t Wanna Miss A Thing”.

    Telephone

    Lady Gaga, fillimisht shkroi “Telephone” për Britney Spears. Por kur kënga e saj u refuzua nga artisti i muzikës pop, Gaga bashkëpunoi me Beyoncé për ta kthyer në këngën hit që ka rreth 400 milion shikime në YouTube.

    Cheap thrills

    Kur Sia bëri një pushim nga kënga dhe interpretimi, ajo u përqendrua në shkrimet e këngëve për emra të mëdhenj si Madonna, Rihanna dhe Beyoncé. Sia fillimisht shkruajti “Cheap Thrills” për Rihanën, e cila nuk e mori këngën. Më pas ajo bashkëpunoi me Sean Paul për këngën, e cila i dha asaj 3 nominime në 2016.

    All about that bass

    Para se të bëhej një këngëtare pop fituese Grammy, Meghan Trainer ishte një tekstshkruese, duke shkruar këngë për shumë artistë të famshëm si Rascall Flatts, Fifth Harmony dhe JLo. Ajo fillimisht prezantoi All About That Bass për emra të mëdhenj si Beyoncé dhe Adele por vendosi ta interpretojë vetë kur askush nuk e mori këngën. Përfundoi duke qenë single-i i saj i parë hit dhe e bëri të fitonte një Grammy.

    Let’s get loud

    Let’s Get Loud është një nga këngët dhe performancat muzikore shumë të vlerësuara të JLo. Pavarësisht nga popullariteti i saj, kënga hit fillimisht ishte menduar për bashkëautoren e saj Gloria Estefan. Sidoqoftë, Estefan mendoi se kënga ishte shumë e ngjashme me pjesët e saj të tjera dhe vendosi që t’ia transmetonte Jennifer Lopez me shpresë që artistja latine ta “bënte më argëtuese” dhe t’i shtonte talentin e saj.

    Miss Independent

    Kantautorët e Miss Independent fillimisht ia prezantuan këngën Destiny’s Child, i cili e refuzoi. Kënga iu kalua Christina Aguilera-s e cila punoi për albumin e saj Stripped dhe rishkroi tekstin. Kënga asnjëherë nuk arriti në album dhe iu dha fitueses së American Idol, Kelly Clarkson, e cila publikoi këngën në albumin e saj debutues solo, i cili e vendosi në krye të “Billboard Hot 100” në 2003.

    Halo

    Kënga Halo fitoi shumë çmime Grammy dhe nominime për Beyoncé në 2009 dhe 2010. Ryan Tedder, këngëtari kryesor i One Republic, dhe një nga autorët e këngës, zbuloi se kjo këngë u vendos në të vërtetë me fituesin e X Factor Leona Lewis, por përfundoi për Beyonce.

    Umbrella

    Një këngë tjetër që Britney Spears hodhi poshtë ishte kënga që lejoi Rihanna të fitonte një Grammy në 2008. Umbrella fillimisht iu prezantua Spears, e cila e refuzoi.


    https://kohajone.com/10-kenge-hit-qe...-per-te-tjere/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-01-2021 më 10:49

  13. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Dua Lipa vazhdon të thej rekorde, kënga e saj arrin 1 miliardë dëgjime

    Këngët e Dua Lipës janë duke u dëgjuar nëpër radiostacione e platforma prestigjioze të muzikës, shkruan KultPlus.

    Së fundmi, radioja IHeart ka publikuar artistë të njohur ndërkombëtarisht, këngët e të cilëve janë dëgjuar më së shumti.

    Brenda kësaj liste është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa me 1 miliardë dëgjime për këngën “Break My Heart”.

    Kjo këngë është në kuadër të albumit “Future Nostalgia”, i cili pati shumë suksese. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/dua-...iarde-degjime/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-01-2021 më 17:27

  14. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Kënga e Bebe Rexhës merr 1 miliardë dëgjime në platformën e famshme muzikore

    Nëpër vende të ndryshme të botës, këngëtaret me origjinë shqiptare janë duke arritur suksese duke iu dëgjuar këngët në shifra rekorde, shkruan KultPlus.

    Një lajm të mirë në këtë drejtim ka ndarë edhe artistja Bebe Rexha me artdashësit e saj.

    Së fundmi, Rexha ka njoftuar opinionin e gjerë se kënga e saj “In the name of love”, e cila është një bashkëpunim me Martin Garrix, ka arritur të dëgjohet Një Miliardë here në platformën muzikore “Spotify”.

    “Në ditën kur e kam bërë këtë këngë, e kam ditur se është speciale”, ka shkruar Bebe.

    Ajo ka falenderuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e saj. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/keng...shme-muzikore/

  15. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Ava Max merr çmim nga Spotify për rekordin 1 miliardë të këngës së saj

    Sukseset e këngëtareve shqiptare janë duke vazhduar fuqishëm, shkruan KultPlus.

    Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max pati një sukses të fuqishëm me këngën e saj “Sweet but Psycho”. Përveç vlerësimeve nga artdashësit, kjo këngë theu edhe rekorde.

    1 Miliardë dëgjime në platformën e njohur muzikore, Spotify bëri që Ava Max të vlerësohet me një çmim, të cilën e ndau me artdashësit e saj.

    “Sweet but Psycho më solli te ju, andaj unë do të jem përjetësisht falenderuese për këtë këngë. Ju dua”, ka shkruar Max në postimin e saj në Instagram.

    “Sweet but Psycho” është realizuar në vitin që lam pas, në kuadër të albumit “Heaven and Hell”. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/ava-...s-se-saj-foto/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 31-01-2021 më 20:20

  16. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Greqi/ Tre artistë shqiptarë fitues të çmimeve në Mad Awards 2020

    Bashkëpunimi i tyre “Loquita” është kthyer në një super hit dhe tashmë janë vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në Greqi. Flasim për dy artistët me origjinë shqiptare Claydee dhe Eleni Foureira.

    Kënga e tyre është vlerësuar si “Best Duet” në Mad Awards 2020, një event mjaft i njohur në Greqi në fushën e muzikës i cili zhvillon edicionin e tij të 17-të.

    Në kushtet e pandemisë këtë vit ky spektakël do të shijohet online, pasi çmimet do të ndahen pa publik teksa të gjithë do i shohin nga shtëpia më 27 dhjetor.

    Krahas çmimit për këngën “Loquita”, Eleni është vlerësuar dhe me çmimin Best Female Modern.

    Por dhe një tjetër shqiptar është mes listës së fituesve dhe flasim për Kristo Mastora, me origjinë nga Dropulli i Sipërm, i cili ka fituar çmimin “Best Song”.


    https://diasporashqiptare.al/2020/12...d-awards-2020/

  17. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Në Sanremo do të këndohet pa spektatorë

    Në lidhje me Festivalin e Sanremos mbeten në fuqi dispozitat e dekretit të Këshillit të Ministrave të 14 janarit 2021, që lejon realizimin e spektakleve në mungesë të publikut, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë Speranza, pas kërkesave të kompanive diskografike për performancën e festivalit të Sanremos.

    Në letër, ministri i referohet ankimimit të një kompanie regjistrimi në lidhje me edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Sanremos, që kërkon përgatitjen e një protokolli sigurie për artistët në skenë dhe pas kuintave.

    Speranza deklaroi se do ta paraqiste këtë kërkesë te Komiteti Tekniko-Shkencor në mënyrë që të siguroheshin indikacionet e nevojshme në kohën e duhur, duke marrë parasysh, në çdo rast, se, në lidhje me shfaqjet që zhvillohen në sallat teatrore, siç është Festivali i Sanremos, mbeten në fuqi dispozitat që pengojnë pjesëmarrjen e publikut.


    https://fjala.al/2021/01/30/ne-sanre...pa-spektatore/

  18. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,948

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    A do të ketë Eurovision këtë vit? Ja çfarë thonë organizatorët

    Kompeticioni i këngës Eurovision do të zhvillohet këtë vit. Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët ndërsa shtojnë se do të mbahet në datat 18, 20 dhe 22 maj. Gjithsesi, ashtu siç mund të pritet, këtë vit Eurovision do të ketë një formë shumë të ndryshme nga herët e tjera.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se do të ndjekin një qasje të vendosur, por "realiste” për ta organizuar festivalin në qytetin Holandez të Roterdamit.

    Organizatorët thonë se plani, i quajtur “skenari B”, përfshin organizimin e një eventi ku mbahet distanca sociale ndërsa artistët interpretojnë në qytet. Megjithatë nuk specifikohet nëse do të lejohen shikues.

    “Qëllimi ynë kryesor është të marrim 41 artistët në Roterdam, të interpretojnë të gjithë në të njëjtën skenë dhe të mirëpresim gazetarët për ta mbuluar kompeticionin.” tha në një deklaratë Sietse Bakker, një nga producentit.

    Masa të rrepta shëndeti dhe sigurie, duke përfshirë testimin e shpeshtë Covid-19, do të ndiqen gjatë eventit, sipas organizatorëve. Sipas planit, artistët që nuk mund të udhëtojnë në Roterdam do të jenë në gjendje të paraqesin performanca të regjistruara.


    https://lexo.com.al/2021/02/03/a-do-...organizatoret/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 03-02-2021 më 15:54

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikës shqiptare!
    Nga Fiori në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 02-02-2021, 11:53
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  5. Ndue Shyti, krijues i përsosur i muzikës popullore
    Nga StormAngel në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •