Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 81
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    marë nga RockSonte

    autori: AnathemA



    Doro Pesch firmos per Nuclear Blast Records



    Shtepia Diskografike, Nuclear Blast Records ka lajmeruar se Doro Pesch do te kendoje. Publikimi I saj I pare do te jene nje set dyshe CD/DVD, titulluar "25 Years In Rock", duke perfshire tere koncertin e 25 vjetorit duke perfshire edhe performance e te ftuarve para 10.000 fansave te entuziasmuar, madje edhe pjese nga te 2500 koncerte te saj e shume me shume. Pritet te dalin ne nentor.
    Doro ka komentuar: “Jam absolutisht shume e lumtur te jem pjese e Nuclear Blast dhe mezi po pres te shkelim pedalin e metalit sebashku!”
    Krijuesi I Nuclear Blast ka shtuar, Markus Straige, ka shtuar: “Jemi shume krenare te mirepresim kengetaren gjermane me te madhe, me te rendesishme dhe me influencuese ne Nuclear Blast! Doro ka frymezuar universin tone muzikor si ashkush tjeter! Po te kthehemi ne vitet 80 ku ajo beri histori me grupin WARLOCK dhe qe ateher vazhdon te mbroje titullin e saj si Nr 1.! Karriera e saj solo eshte nje marshim fitimtar dhe jeta e saj performuese akoma mahnit! Duke shtyar qe Doro eshte nje person fantastic, e forte dhe e hijshme e cila jeton per fansat e saj dhe na ka frymezuar deri tani! Mezi po presim per DVD-ne “21 Years In Rock” dhe albumin e rradhes!
    "Fear No Evil", albumii fundit nga Pesch, doli ne janar te vitit te kaluar ne Europe dhe ne qershor ne ameriken e veriut, ky album hyri menjeher ne klasifikimet gjermane dhe u pozicionua ne vend te 11, ky eshte pozicioni me I lart qe ka marre Doro ne vendlindjen e saj ne kto 20 vitet e fundit.

    Pesch festoi 25-vjetorin e karrieres se saj si mbreteresha sunduese e heavy metalit gjerman duke performuar nje set prej 3 oresh ne 13 dhjetor te vitit 2008. HOLY MOSES, LEAVES EYES' dhe ARCH ENEMY hapen shfaqjen, duke u ndjekur pastaj nga vete Doro, e cila ftoi me pas ne skene disa kengetare te medhenj si Bobby "Blitz" Ellsworth (OVERKILL), Jean Beauvoir, GRAVE DIGGER's Chris Boltendahl and guitarist Axel Rudi Pell, former NIGHTWISH singer Tarja Turunen, SCORPIONS' Klaus Meine and Rudolf Schenker, si dhe disa vokaliste te tjera femra si Liv Kristine (LEAVES' EYES), Floor Jansen (AFTER FOREVER), members of GIRLSCHOOL, Liv of SISTER SIN and Sabina Classen of HOLY MOSES.

  2. #42
    Zbulohet 'koncerti i humbur' i Vivaldit

    Partiturat e humbura të një koncerti për flaut nga kompozitori italian i shekullit të 18-të, Antonio Vivaldi, janë bërë publike në mjediset e Librarisë Kombëtare të Skocisë, në Edinburg.
    Faqet me pentagrame u gjetën fillimisht nga një studiues që bënte kërkime në çifligun e një fisniku skocez, i cili mendohet se i kishte blerë gjatë një turneu nëpër Europe, para 250 vjetësh.

    Një flautist i Teatrit të Operas në Skoci që luajti një pjesë të koncertit tha se kishte ndjerë melodinë e mrekullueshme, muzikën tipike të Vivaldit.

    Vepra e zbuluar së fundmi do të luhet e plotë në Skoci në janar, me disa instrumenta të kohës së Vivaldit.

    BBC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #43
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,487
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Zbulohet 'koncerti i humbur' i Vivaldit

    Partiturat e humbura të një koncerti për flaut nga kompozitori italian i shekullit të 18-të, Antonio Vivaldi, janë bërë publike në mjediset e Librarisë Kombëtare të Skocisë, në Edinburg.
    Faqet me pentagrame u gjetën fillimisht nga një studiues që bënte kërkime në çifligun e një fisniku skocez, i cili mendohet se i kishte blerë gjatë një turneu nëpër Europe, para 250 vjetësh.

    Një flautist i Teatrit të Operas në Skoci që luajti një pjesë të koncertit tha se kishte ndjerë melodinë e mrekullueshme, muzikën tipike të Vivaldit.

    Vepra e zbuluar së fundmi do të luhet e plotë në Skoci në janar, me disa instrumenta të kohës së Vivaldit.

    BBC
    Lajm i bukur! Le te presim janarin atehere.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,009
    sa gjynah qe vdiq kj amy
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    U2 leshon video-spotin “INVISIBLE”

    Rock-grupi Irlandez nga Dublini, leshon video-spotin me te ri duke thene se ky eshte vetem nje nga albumi i 13 dhe se do kete video-spote te tjera. Vokalisti i grupit U2 Bono ka thene: “Ne kemi kenge te tjera, qe mezi s’po presim t’i leshojme nga albumi, video-spoti “Invisible” eshte vetem diçka e leshuar, per t’ju kujtuar njerezve qe ne ekzistojme ende”./rockshqip.com

    Ndiqeni videon:
    U2 - Invisible

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,601

    Unhappy Për: Lajme nga bota e muzikës

    RIP

    NJERI bie por qindra ngrihen(pervoja albaneze).

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,601

    Thumbs up Për: Lajme nga bota e muzikës

    Te tjeret nuk pshurrosin mbi te vdekurit.....por ...........................JU HEQIN KAPELEN.

    Rest in PEACE.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    busavata (02-01-2016)

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Emri:  lemmy.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  39.5 KB

    jetoi 70 vjet e 4 dit ...

  10. #49
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Te tjeret nuk pshurrosin mbi te vdekurit.....por ...........................JU HEQIN KAPELEN.

    Rest in PEACE.
    It's a Long Way to the Top (If You Wanna Rock 'n' Roll) ..

    Ridin' down the highway
    Goin' to a show
    Stop in all the by-ways
    Playin' rock 'n' roll
    Gettin' robbed
    Gettin' stoned
    Gettin' beat up
    Broken boned
    Gettin' had
    Gettin' took
    I tell you folks
    It's harder than it looks
    It's a long way to the top
    If you wanna rock 'n' roll
    It's a long way to the top
    If you wanna rock 'n' roll
    If you think it's easy doin' one night stands
    Try playin' in a rock roll band
    It's a long way to the top
    If you wanna rock 'n' roll
    Hotel
    Motel
    Make you wanna cry
    Lady do the hard sell
    Know the reason why
    Gettin' old
    Gettin' grey
    Gettin' ripped off
    Under-paid
    Gettin' sold
    Second hand
    That's how it goes
    Playin' in a band
    It's a long way to the top
    If you wanna rock 'n' roll
    It's a long way to the top
    If you wanna rock 'n' roll
    If you wanna be a star of stage and screen
    Look out it's rough and mean
    It's a long way to the top
    If you wanna rock 'n' roll

  11. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Pianistja Hyn në Guinness - Luan për 90 minuta në majën e botës !

    https://konica.al/2019/01/luan-per-9...majen-e-botes/

  12. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Bebe Rexha do një bashkëpunim me Lipën, Orën dhe Ava Maxin

    Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.

    Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), transmeton Koha.net.

    “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë – njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare. /KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/showbiz/beb...dhe-ava-maxin/

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Sonte Brit Awards vë përballë Dua Lipën dhe Rita Orën


    Brit Awards ka vënë përballë Dua Lipën dhe Rita Orën. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare konkurrojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën kategori “British Video”.

    Dua mbizotëron me 4 nominime ndërsa Rita Ora me 2 nominime.

    Ora është nominuar me këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Payne dhe me ‘Let Me Love You’.

    Ndërsa Lipa me këngët ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris dhe ‘IDGAF’.


    Ceremonia e ‘Brit Award 2019’ do të mbahet më 20 shkurt në O2 Arena të Londrës.

    Lista e plotë e të nominuarve ne linkun ne vijim:

    https://www.kultplus.com/showbiz/son...dhe-rita-oren/


    SUKSESE ÇIKAVE TONA BUKUROSHE !
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-02-2019 më 11:55

  14. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Rita Ora më 1 mars publikon këngën e re me një mysafir special

    Këngëtarja shqiptare, Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se më 1 mars do të publikojë këngën e saj të re.

    “Only Want You” është kënga e saj që vjen në një bashkëpunim, transmeton Koha.net.

    Ora ka shkruar në Instagram se mysafiri në këtë këngë është special.
    “‘Only Want You’, kënga ime e re vjen më 1 mars në bashkëpunim me një mysafir special… bëhuni gati”, ka shkruar Rita Ora.


    https://www.kultplus.com/showbiz/rit...safir-special/

  15. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Mariah Carey sjell videoklipin e ri “A No No”

    Mariah Carey është ndezur më shumë se kurrë dhe këtë po tregon me publikimet e reja.
    Mariah ka nderuar hip hopin e viteve të 90-ta me videoklipin “A No No” nga albumi i fundit i saj “Caution”.

    Në klipin me shumë ritëm, diva glamuroze bën një festë vallëzimi teksa shfaqet në një metro në një fustan shkëlqyes.

    Kënga punuar nga Jermaine Durpi, që e shfaq Lil Kimin ishte emëruar si një prej 25 këngëve që ja vlen të dëgjohen tani nga New York Times.

    Muajin e kaluar, Mariah e filloi turneun e saj “Caution World Tour”.
    Ajo kalon nëpër shtatë shtete amerikane në turneun që mbaron më 6 prill. /Telegrafi/

    https://telegrafi.com/mariah-carey-s...in-e-ri-no-no/


  16. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Dashuria për Muzikën nuk njeh moshë, 108 - vjeçarja polake luan në piano

    http://www.tiranapost.al/dashuria-pe...luan-ne-piano/

  17. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    “Të jam mirënjohëse”/ Bebe Rexha, letër nga Michelle Obama

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka marrë së fundmi një letër falenderimi nga ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në kuadër të angazhimit të saj në eventin “College Signing Day”.

    Michelle i ka shprehur Rexhës mirënjohjen përkundrejt përkushtimit që tregoi për të nxitur dëshirën e të rinjve për të ndjekur studimet e larta. Tejet e emocionuar, këngëtarja shqiptare nuk ka ngurruar ta ndajë letrën me ndjekësit e saj në Instagram.

    Letra e Michelle Obama-s, drejtuar Bebe Rexhës:

    “E dashur Bebe! Të falenderoj shumë që mbështete Ditën Kombëtare të Regjistrimit në Universitet. Unë dhe ekipi im të jemi mirënjohës për gjithë kohën dhe energjinë, zërin dhe dhembshurinë me të cilët dhe kontributin tënd që të rinjtë tanë të shfrytëzojnë potencialin e tyre. E nisa programin “Reach Higher” gjatë kohës si Zonjë e Parë sepse doja që të rinjtë ta dinë se pavarësisht pengesave, vazhdimi i shkollës së lartë pas shkollës së mesme është e domosdoshme për vijimësinë me sukses.

    Dhe meqenëse ke treguar përkushtim dhe entuziazëm të pamasë, këta studentë mund të synojnë pak më lart dhe të kenë ëndrra pak më të mëdha. Të vlerësojmë shumë dhe shpresojmë të vazhdojmë punën bashkë krah më krah për të çuar më tej vizionin dhe vlerat e përbashkëta për një të nesërme më të mirë. Barak dhe unë ju urojmë më të mirën, ty dhe njerëzve të tu të dashur.”


    Michelle Obama e nisi programin “Reach Higher” në tetor të 2014-ës me synimin që në vitin 202o Amerika të kishte përsëri numrin më të lartë të studentëve të diplomuar në proporcion.


    https://gazetamapo.al/te-jam-mirenjo...ichelle-obama/

  18. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Maltë

    Dy shqiptaret me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë kënduar së fundmi në festivalin e organizuar nga “Isle of Music MTV”, në Maltë.


    Artistet me prejardhje shqiptare kanë ‘elektrizuar’ publikun me performancën e tyre, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të fundit.

    Kjo është hera e parë që ato vizituan ishullin e Maltës, ndërsa kanë shijuar gjatë ditës udhëtimin në këtë ishull.

    Bebe Rexha interpretoi hitet më të mëdha të saj si: “I’m a mess”, “Meant to be”, “In the Name of love”, etj.

    Këtë të fundit, artistja shqiptare pati mundësinë ta performojë krah DJ-të më të famshëm në botë, Martin Garrix, i cili ishte gjithashtu një nga performuesit e mbrëmjes.

    Ndërkohë, Ava Max ishte ndër të parat që u ngjit në skenë, teksa këndoi dy këngët e saj shumë të suksesshme: “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

    Duket se dy këngëtaret shqiptare kanë filluar tashmë të jenë prezente kudo në Evropë, dhe në mbarë botën. /Telegrafi/


    https://telegrafi.com/dy-shqiptaret-...ikun-ne-malte/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 10-07-2019 më 13:07

  19. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Rita Ora me koncert në Zarë të Kroacisë

    Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, do të performojë për herë të parë në Zarë të Kroacisë këtë verë.

    Ora do të performojë në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë më 30 gusht 2019, dhe biletat kanë dalë në shitje të mërkurën (3 korrik), njoftuan organizatorët e koncertit.

    Që kur koncerti u njoftua në fundjavë, ka pasur interes të madh nga fansat e saj në Ballkan, marrë parasysh faktit që këngëtarja është me origjinë nga Kosova.

    “Të gjithë fansat dhe ata që duan të dëgjojnë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop dhe të kërcejnë me hitet si: “Let You Love Me”,”Your Song” ,”Anywhere” dhe një numër këngësh të tjera, ne ju këshillojmë ta siguroni biletën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur me çmim të zbritur “, tha në një deklaratë Qendra Sportive “Visnjik”.

    Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

    Turneu filloi në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Evropës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm.


    Ora kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

    Ardhja e saj për të performuar në Ballkan, me siguri do të zgjojë një interesim të madh edhe të fansave të saj shqiptarë, marrë parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare në përgjithësi. /Telegrafi/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/showbiz/rit...e-te-kroacise/

  20. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës


  21. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    10,011

    Për: Lajme nga bota e muzikës

    Eurovizioni anulohet shkaku i koronavirusit

    Eurovizioni nuk do të mbahet sivjet në Rotterdam, shkaku i pandemisë së koronavirusit, kanë bërë të ditur organizatorët.

    “Me keqardhje të thellë na duhet të njoftojmë për anulimin e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2020 në Rotterdam”, kanë bërë të ditur ata përmes një njoftimi, raporton Reuters.

    “Është e pamundur të vazhdojmë me këtë ngjarje ashtu si është planifikuar”. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/euro...koronavirusit/

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikës shqiptare!
    Nga Fiori në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 02-02-2021, 11:53
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  5. Ndue Shyti, krijues i përsosur i muzikës popullore
    Nga StormAngel në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •