Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    S`është lehtë me qenë shqiptar në Manastir ..!!

    S`është lehtë me qenë shqiptar në Manastir

    23/02/2010 10:31:10


    Fërgim Demiri

    Shqiptarët sot në qytetin e Alfabetit kanë mbetur të mjerë dhe të përçarë mes veti. Ata janë të përbuzur nga pushteti lokal, nga institucionet qendrore qeveritare, të cilët dekada të tëra ndjekin trendin e vajtje-ardhjeve zyrtare për prerjen e ndonjë shiriti dhe menjëherë ikin drejt Shkupit a Tetovës.

    Edhe pse vetëm mbi 4 mijë shqiptarë apo 4 për qind që sot rrojnë në Manastir, ata vuajnë nga ndjenja e unitetit, janë përçarë deri në palcë dhe kjo u bë pikërisht nga politika ditore. Një nga shtyllat kyçe të shqiptarëve në këtë kryeqendër të dikurshme, pra arsimi, është në gjendje të mjerueshme.

    Kanë mbetur edhe disa paralele me mësim në gjuhën shqipe, dhe gjysmat e lëndëve po ligjërohen nga arsimtarë maqedonas, edhe pse ka të tillë të diplomuar në mesin e shqiptarëve këtu.

    Me decentralizimin, kompetencat në këtë sferë i takuan pushtetit lokal, e atje s’kemi askënd që t’i mbroj interesat e nxënësve shqiptar. Ka edhe disa paralele me mësim në gjuhën Shqipe edhe në fshatin Këshavë, por edhe atje ka gjasa të mbetet shkolla pa nxënës nga migrimi për në mërgim, Australi, Kanada, SHBA, e gjetkë.

    Në mandatin e kaluar ishte një shqiptarë i vetëm në këshillin e qytetit, mirëpo edhe ai sikur mos të ishte. Përçarja jonë na kushtoi rëndë në zgjedhjet e fundit lokale, kur nga tre listat e partive politike, të gjithë dolëm humbës, sepse nuk u humb e drejta e përfaqësimit në këshillin komunal, ngase nuk fitoi asnjë parti politike.

    Edhe në këtë përçarje, si zakonisht tjetri përfiton. Përçarja i kushtoi shumë kësaj toke, duke shuar dalngadal gjithçka që kishte një vlerë dhe që i kishte hije shqiptarëve të çmuar manastiras. Pas disa viteve funksionimi, Shoqëria Kulturo-Artistike “Bashkimi” e themeluar pas vitit 1990, me ndërhyrjen e partive politike, rreth vitit 1997 pushoi së ekzistuari. Edhe pas këtij dështimi, u ngrit nisma për themelimin e shoqatës për kulturë “Kongresi i Bashkimit”, që ruan vlerat e klubit legjendar të “Bashkimit”, si vatër e shtetëformësisë dhe vlerave kombëtar e letrare shqiptare.

    Por, edhe përkundër këtyre aktiviteteve vullnetare dhe me shumë sfida, gjeneratat e reja po vijojnë akoma të shohin si shpëtim vetëm braktisjen e tokës së tyre, përderisa nuk i kthen askush sytë nga jugu. Duke parë këtë situatë, po shkojmë drejt faktit se një ditë do të mbeten vetëm kujtimet e historisë së bukur dhe të bujshme të kësaj kryeqendre shqiptare, që dikur planifikohej të jetë edhe kryeqyteti i Shqiptarisë.

    Shqiptarët e Manastirit as sot e kësaj dite nuk janë të përfaqësuar ashtu si duhet, as në administratën shtetërore këtu në Manastir, e as në administratën e komunës, pra në pushtetin lokal. U bënë ca lëvizje minore duke filluar nga koha e PPD-ës e deri tani, por megjithatë akoma shifrat janë mbi minimalen.

    Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet gjegjëse nuk arin numrin as në 0,2 për qind të numrit ekzistues të shqiptarëve në komunën e Manastirit, kurse në administratën e pushtetit lokal shqiptarët janë të përfaqësuar me 0,02 për qind. Shqiptarët në Manastir, jo vetëm që kanë zhvilluar një përparim ekonomik dhe tregtarë, por ata kanë zhvilluar dhe një pozitë tepër të rëndësishme kulturore, historike dhe arsimore.


    Qyteti që dha më shumë për lëvizjen kombëtare, sot në harresë


    Është fakt i pamohuar se territori i Pellagonisë së sotme ka qen një vatër e banuar me popullatë iliroshqiptare. Aty ka jetuar fisi Ilir i Pellazgëve. Këtë fakt e dëshmojnë shumë vendbanime dhe dëshmi historike që sot janë future në xhepin e dikujt, të harresës.

    Manastiri si vendbanim, nuk qëndron nga koha e re historike, por ai njihet si vendbanim me emra të tjerë.

    Më konkretisht njihet qysh në kohërat ilire, si një vendbanim me një emër tjetër që i ka takuar një fisi të vjetët Ilir (Linkestëve), dhe prandaj është quajtur dhe Herakleja Linkestis, që do të thotë Herakleja e Linkestëve.

    Manastiri si vendbanim ka filluar që të formohej që me ardhjen e Osmanlinjëve në këto anë. Aty, Sulltani ka patur bazat e mëdha ushtarake nga ku ushtritë osmane janë përgatitur për të pushtuar territore të tjera për tu zgjeruar mëtej.

    Një ndër rrolet për ngritjen e tije ne vendbanim, ka patur dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkaku i të cilit ushtritë turke kanë qenë të detyruara që të stacionoheshin këtu, sepse ushtria e Skënderbeut ishte shumë afër këtij vendi.

    Konkretisht, Manastiri si vendbanim formohet dhe zhvillohet në shekullin e 15-të kur fillon dhe ndërtimi i infrastrukturës të qytetit si të xhamive, kazermave ushtarake dhe banjove, apo hamameve siÇ njihen në popull. Më vonë aty nga shekulli i 18 dhe 19, Manastiri shndërrohet në një kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22 000 Kilometra katrorë, ku shtriheshin deri në Elbasan. Aty kanë hyrë dhe territore të tjera deri afër Janinës dhe më gjerë. Manastiri si vend strategjik, nuk ka qenë i pushtuar jo vetëm nga osmanlinjtë, por dhe nga mbretëri e pushtete të tjera si: nga Perandoria e Nikesë, Perandoria Bizantine, Perandoria Bullgare e mbretit Asen, dhe nga shteti i Car Dushanit.(INA)


    (Vijon ditën e nesërme: Sa ishin shqiptarët dikur në Manastir, si shqiptarët dominonin në ekonomi dhe kulturë, si u zhvillua eksodi dhe u zhdukën vlerat arsimore dhe kulturore, etj)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Faleminderit per hapjen e kesaj teme.Edhe pse jetoj ne Mal te Zi e kam shume interesante kete teme dhe ne qofte se keni mundesi dhe dijeni kishte me qene shume mire qe ju apo ndokush tjeter te shkruaj edhe per vise,qytete dhe fshatra te tjere ku Shqipetaret sot ndoshta kane mbetur ne pakice ose vetem jane lane ne harrese.
    Kishe me dashte me dite per shqipetare ne Veles,Zelenikove,Dolneni,Resnje,etj,etj...
    Une po me qellim te njoftimit per gjendjen dhe shperndarjen teritorijale te shqipetareve ne Maqedoni edhe e kam hap nje teme ku i lutem anetareve te forumit te bejne postime te hartave te shpernarjes teritorijale te shqipetareve sipas vendbanimeve dhe keto ditet e fundit edhe i kam fitu do informata.
    Eshte shume per te ardhur keqe qe edhe ne keto kushte te veshtira qe kane mbetur shqiptaret ne vende qe jane ne pakice,ekziston nje percarje aq e madhe,ku fajtore jane patjeter partite politike shqiptare ne Maqedoni,ku si duket ato vijne vetem per te marre ndonje vote dhe prape i lajne ne harrese.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Si u dëbuan shqiptarët e Manastirit




    Kryeqendra e Vilajetit të Manastirit (II)

    Si u dëbuan shqiptarët e Manastirit


    Nga Fërgim Demiri


    Në Vilajetin e Manastirit ka jetuar një numër tepër i madh i popullatës shqiptare gjatë gjithë periudhave historike, por ata kanë jetuar dhe në vet kryeqendrën e tij, në qytetin e Manastirit. Me rënien e Perandorisë Osmane, por dhe më parë ka patur lëvizje dhe dyndje të popullatës shqiptare nga Manastiri, por dhe nga gjithë rrethina e sajë, duke e marrë parasysh si Vilajet në tërësi. Sidomos gjatë luftërave Ballkanike, asaj të Parës dhe të Dytës, por edhe gjatë luftës së Parë botërore, askush nuk e din numrin e saktë të të dëbuarve dhe të dyndurve shqiptarë që kanë lëvizur për nga Turqia dhe Rumania, por dhe për në Itali, Bullgari, e deri në Ukrainë.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pas kësaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mëdha të shqiptarëve nga Manastiri dhe rrethina e tij. Ata, gjatë viteve të pasluftës hasin në shtypje të mëdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritë e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe më pas me planin dhe marrëveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarët u shpërngulën për në Anadoll, duke i detyruar ata që të deklaroheshin turq.

    Që nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janë shpërngulur për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropë, mbi 38 000 shqiptarë. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarët nga këto anë vazhduan të emigronin në vendet e lartpërmendura akoma, përmes martesave, dhe mënyrave të ndryshme.

    Nga këto dyndje, pasojat janë të parapara dhe tronditëse. Disa fshatra nuk ekzistojnë më dhe si struktura urbanistike. I ka ngrënë dhëmbi i kohës. Fshatrat Snegovë, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanë më asnjë banorë.

    Tani, Manastiri ka një numër të konsiderueshëm të popullatës shqiptare, dhe atë numri më i madh jeton nëpër fshatrat përreth. Kurse në brendinë e qytetit, ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, dhe ata janë ardhacak nga shumë treva të tjera, si nga Struga dhe rrethi i sajë, nga rrethi i Krushevës, Prilepit dhe Prespës. Qytetar të vjetër Shqiptar të Manastirit më s’ka. Ata jetojnë tanimë në Stamboll të Turqisë, një numër shumë i madh i tyre.

    Në fillim Manastiri ka qenë një qytezë e vogël dhe kështu ka vazhduar deri në vitet 1800 – 1850. Zhvillimi i qytezës në një qytet të zhvilluar me një ekonomi të rëndësishme për Vilajetin e atëhershëm fillon pas kësaj periudhe, dhe shqiptarët këtu japin kontributin e rëndësishëm ekonomik.

    Manastiri ishte një udhëkryq ku gërshetoheshin rrugët e tërë Ballkanit, apo Rumelisë si quhej atëherë. Akoma dhe asaj kohe po funksiononte rruga Antike “Via Egnatia”, e cila lidhte të gjitha Vilajetet e Rumelisë me Stambollin, kryeqendrën e Perandorisë Osmane. Sidomos lidhja me Selanikun dhe bregdetin shqiptar ka qenë një rrugë arterie kryesore që ka shërbyer për tregtinë dhe këmbimin e mallrave të ndryshme. Atëherë fillon dhe ringjallja e shqiptarëve si në aspektin frymorë, ashtu dhe at ekonomik. Shqiptarët fillojnë të participojnë në ekonominë e qytetit. Bëhen pronarë të objekteve të ndryshme, si të tregjeve, haneve (hoteleve të asaj kohe), hamameve (banjave publike), zejtarinë e marrin në dorë, merren me tregti, dhe me shumë veprimtari të tjera të kohës. Ndërtohet hani i Dibrës, ai i Kërçovës, hoteli “Liria”, shtypshkronja e Qiriazëve, ngritja e Bezistanit gjithashtu ndihmohet nga shqiptarët, etj.

    Janë disa familje të njohura e të ngritura në nivelin aristokrat të kohës si ajo e Gërmenjëve, Qirjazve, familja Topulli, Zavalanët, etj. Shqiptarët në Manastir ishin gati të dytit sipas dominimit ekonomik pas hebrenjëve dhe grekëve. Shqiptarët ishin të përfshirë edhe në administratën e pushtetit osman këtu në selinë e Vilajetit të Manastirit, e njëri nga valitë e Vilajetit, ishte me prejardhje shqiptare. Por kjo e gjithë shkatërrohet gjatë luftërave Ballkanike, asaj të Parë Botërore, të Dytës dhe pas saj. Pronat e shqiptarëve bien në duart e okupatorëve dhe dhunuesve sllav dhe u merren gati pa pagesë, pasi shqiptarët iknin për në Anadoll. Pas luftës së Dytë Botërore, ata që mbetën të jetojnë në Manastirin e Jugosllavisë, ishin vetëm krah pune nëpër fabrikat që hapeshin për ardhacakët nga fshatrat sllave. Asnjë prej tyre nuk ishte në pozitë drejtuese, as nëpër fabrikat e kombinatet, e as nuk ishin të përfaqësuar në administratën shtetërore të atëhershme. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Eshte e dhimbeshme historia e ketij qyteti ,por ske cte besh ,te till jemi lem token ton e behemi argat ne tok te huaj!
    nuk eshte e rendesishme nganjeher se sa jemi po cfar jemi .po ti ishin 4000 ebrej jo manastirin por do te sundonin ter maqedonin !!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shume e cuditshme psikologjia e shqiptareve te maqedonise.

    gjithmone temat e tyre i hapin vec tjereve.

    ky forum i ka vendet e posacme per ceshtjet politike qe trajtohen ne mesin e shqiptareve.

    dhe si shqiptaret e kosoves si te shqiperise i trajtojne ceshtjet tek vendi qe kan caktuar administratoret.

    mirpo keta te maqedonise gjithmone gjejne qoshka tjera per temat e tyre.

    ku e kan keta hallin nuk e kuptoj.

    qindra here u a kam bere kte vrejtje.

    or shoqa.. gjeni vendin e duhur.



    .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    A di ndokush per fatin e shqipetareve te fshatit Pesocan?

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    A di ndokush per fatin e shqipetareve te fshatit Pesocan?
    http://vimeo.com/24137523

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •