Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    QEVERIA Maska e policia911
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    prandaj povete shqiperia keq
    RROFTE SHQIPERIA

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    A ka dikush harte si kan qen te shtrira fiset dhe si jane sot,cili ishte territori i Gashit,Krasniqit,Berishes etj,ndoshta fiset shqiptare nuk kan pase territor te caktuar,per dallim nga fiset izraelite te cilat kan pas territorin e tyre.Nese nuk kan pas territor mos ishin keto fise njelloje nomadesh blegtor .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://img101.imageshack.us/content_...g&via=mupload#
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Me pelqen tema dhe do ju bashkangjitem me nje pyetje: din gje dikush per fisin UKA ?
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anėtarėsuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Shumica e Shqiptarve(90%) ne Fyrom jan Berish.
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    NGA HISTORIA E FAMILJES PALOKAJ TĖ GJURAKOCIT (E PJESĖRISHME)



    Prejardhja

    Familja Palokaj e njohur nė ketė trevė si Paloka i Gjurakocit e ka prejardhjen nga Kaēinari i Mirditės e ardhur nė Rrafshin e Dukagjinit ne shekullin XVII e vendosur sė pari nė rrethinėn e Gjakovės nė fillim nė Doblibare e mė vonė nė Skivjan tė Gjakovės ku, sipas tregimeve tė mė tė vjetėrve atje kanė jetuar pėr “njė faqe robi” ( njė gjeneratė).

    Mė vonė kjo familje vendoset nė Istog, por duke vėrejtur se aty fryjnė erėrave tė forta, konsiderojnė se ai vend nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė jetuar, andaj vendosen nė Gjurakoc, tani komuna e Istogut, regjioni i Pejės, Republika e Kosovės.

    Qėllimi i kėtyre shpėrnguljeve sė pari nga Mirdita (e shqiptonin “Merdita”)ka qenė pėr shkak tė luftėrave dhe rezistencės ndaj pushtuesve tė ndryshėm, kurse me vendosjen nė Rrafshin e Dukagjinit prioritet ka qenė gjetja e vendeve mė tė pėrshtatshme pėr tė jetuar ku kanė kėrkuar tokė pjellore, ujė dhe kullosa.

    Mė vonė kėsaj familje i bashkėngjitėn edhe tė tjera tė fisit Kaēinar (Kaēinari nuk konsiderohet fis por njė nga bajraqet e Mirditės, por ata veten e konsiderojnė si fis). Ky fisit shquhej pėr trimėri, bujari, dashuri ndaj njėri tjetrit si dhe punėtorė tė zellshėm pėr tė cilėt kanė thėnė “ata rrnojnė edhe nė guri tė thatė”, por i bashkojnė edhe fiset tjera duke u njoftuar dhe konsoliduar mė qėllim tė krijimit tė bashkėsive tė forta pėr tė jetuar dhe rezistuar luftėrave shpeshherė tė pakuptimta si dhe rezistimit tė sundimeve tė asaj kohe.



    Tė parė e kėsaj familje

    Mbiemrin Paloka e kanė trashėguar qė nga Kaēinari ku nė ato treva ende ka familje qė e kanė mbajtur atė mbiemėr. Mbiemri Paloka ekziston edhe nė vende tjera nė Kosovė dhe Shqipėri, por rrallė kanė diēka tė pėrbashkėt, por kanė edhe tė afėrt qė nuk e mbajnė ketė mbiemėr. Mbiemri i kėsaj familje si “Paloka i Gjurakocit” ka kuptimin e njė titulli ngjashėm me ndonjė familje aristokrate.

    Tė parėt qė kanė ardhur nė kėto treva kanė qenė Lleshi, Gjoka, Kola, Marku Preni etj. Pėr shkak tė humbjes nė luftime dhe sėmundjeve tė asaj kohe, shumė nga kjo vėllazėri nuk kanė lėnė trashėgimtar. Ndonėse kjo familje mburret me emrin e Pren Palokės duke konsideruar se ky ishte i pari i kėsaj familje, faktet flasin ndryshe sepse Pren Paloka nuk ka lėnė trashėgimtar, ndonėse tė gjithė e kanė quajtur Baba Pren i cili ka mbetur legjendė sepse nė momentin e vdekjes me rastin e rrėfimit tė fundit prifti kėrkon nga ai qė pasurinė ti ia le kishės nga se aj nuk ka fėmijė, por Baba Pren i pėrgjigjet negativisht duke i thėnė se tė gjithė janė fėmijėt e tij dhe nuk e falė asnjė pėllėmbė toke. Pėrndryshe Pren Paloka e ka trashėguar emrin e bakajtė Prenit tė parė i cili ka vdekur duke luftuar nė sarajet e Gjaovės, ku kishtė lėnė gruan shtatzėnė e cila lindi binjakėt tė cilėve ua lanė emrin Pren dhe Nokė. Asnjėri prej tyre nuk ka lėnė trashėgimtar.



    Trashėgimtarėt

    Trungu i familjes Palokaj ndahet nė dy degė: ajo e Markut dhe e Kolės. Familja e Markut trashėgohet brez pas brezi prej djalit Mhillit, bijve tė Mhillit Ukės, Gjergjit dhe Markut tė cilėt kanė lėnė djem, nipa mbesa, stėrnipa dhe stėrmbesa.



    Familja e Binakut

    Kola tani ishte pėr njė brez mė i largėt me vėllazėrinė dhe pėr herė tė parė vije deri tek ndarja e familjes. Djali i tij Uka ishte i martuar me Ruken nga Familja Zalli dhe patėn shumė fėmijė tė cilėt vdiqėn nė moshė tė re. Mbijetuan vetėm Binaku i cili ishte binjak me motrėn Gjylen e cila nuk la trashėgimtarė, kurse motra tjetėr Gjystja la vajzėn Terezėn e cila ka trashėgimtar nė familjen Gegaj nga Gjurakoci.

    Binaku e kishte emrin e pagėzimit Nikollė kurse gjithmonė e kanė quajtur Binak pėr shkak se ishte binjak me motrėn, dhe gjatė jetės dhe pas vdekjes ėshtė i njohur si Binak Uka i Palokėvė. Gjatė sundimit otoman ky mbiemėr nuk ka ndryshuar duke iu falėnderuar vetė familjes si dhe priftėrinjve tė cilat nė libra tė pagėzimit, krezmimit dhe kurorės i kanė regjistruar me ketė mbiemėr. Mė vonė me kalimin e administratės nė komuna ku si ofiqarė punon serbet tentuan qe ketė mbiemėr ta shkruajnė si Palokiq ose Palokoviq, por pas shumė pėrpjekjesh dhe rezistimit ky mbiemėr u kthye ndonėse disa pjesėtarė tė familjes mbajnė mbiemrin Paloka kurse disa Palokaj, por kjo nuk ju pengon pėrveē nė bazėn e tė dhėnave elektronike nė kėtė kohė.

    Binaku ishte i martuar me Lizėn e cila rrjedhte nga familja Tanushi nga Brekova me prejardhje nga Mirdita, familje e njohur dhe e shquar pėr trimėri, bujari, besė dhe burrėri. Nga Binaku dhe Liza linden shumė fėmijė (11) nga tė cilėt mbijetuar djemtė Pashku dhe Leka si dhe vajzat Tonja dhe Gjystja, kurse tė tjerėt kishin vdekur si fėmijė. Vajza Tonja e martuar nė familjen Nikollaj nga Budisalci ka lėnė djem, vajza, nipa, mbesa, stėrnipa dhe stėrmbesa, kurse vajza Gjystja e martuar nė familjen Prekaj nė Stupė njashtu ka lėnė djem, nipa dhe mbesa.

    Pashku i martuar me Tonen e cila rrjedhė nga njė familje shumė e njohur Pren Kolaj nga Budisalci kanė Djemtė Kolėn, Prenin, Franen dhe Martinin dhe vajzat Zojen, Gjylen dhe Miren......

    Leka i martuar me Janen e cila rrjedhė nga familja e njohur Prenaj nga Caraviku kanė lėnė djalin Kristen dhe vajzėn Rushen. Pas vdekjes sė Janės Leka martohet me Hyken (emri i pagėzimit Gjyste) e cila rrjedhė nga Familja e njohur Bekaj nga Krysheva dhe me te ka djemtė Ndoun, Gjonin, Preken dhe Kenedin si dhe vajzat Leonoren dhe Violeten ....


    Emrat: Mbarė familja Palokaj ka mbajtur njė traditė nė pėrtėritjen e emrave duke i trashėguar nga tė parėt e tyre. Kėta emra kanė qenė autoktonė me pėrmbajtje krishtere shqiptare. Emri mė i preferuar ka qenė Kolė (deri me sot ėshtė pėrtėritur shtatė here dhe tani njė fėmijė mban ketė emėr e po ashtu edhe emri Pren, si dhe emrat tjerė Llesh, Gjokė, Mark, Gjergj, Tush, Hil, Zef, Pash, Lekė etj. Ka edhe emra tė cilėt janė tė pėrbashkėt nė tė dy besimet siē janė: Ukė, Binak, Sokol, Gjylė, Mire, Hanė etj. Sot fėmijėt pagėzohen me emra modernė mė tė ndryshėm. Ndonėse emrat dhe besimin e kanė mbajtur me besnikėri, kjo familje ėshtė e njohur pėr tolerancė fetare, kėshtu qe kanė nipa e mbesa tė besimit mysliman por edhe martesa tė pėrbashkėta.



    Toponimet: Sipas katalogut zyrtar tė emrave fshati quhet Gjurakoc. Disa e ka shkruar dhe shqiptuar Gjurakovc, Gjurakovac, Gurakoc etj. Nuk ka tė dhėna tė sakta pėr prejardhjen e emrit tė kėtij fshati, por nga shėnimet tė cilat i ka sjellė njė prift i kishės sė Zllakuqanit, ne ketė trevė kishin jetuar tre vėllezėr me mbiemrin Koci: Gjergji i quajtur Gjurė, Toma dhe Preka. Prej emrit tė Gjergjit quhet Gjurakoci, prej Tomės Tomoci dhe prej Prekės Prekalla. Sa janė tė vėrteta kėto tė dhėna i mbetet historianėve.
    Fushat, malet, luginat etj kanė kėto toponime: Fusha e Terezive (ku ndahet uji pėr ujitje me terezi), Rezishtat, Rrahishta, Gjiri i Mark Januzit, Lugu i Qel Isės (e shqiptojnė Lugu i Qelisė) Nermje Istogut (lumi Istog ndahet nė dy degė dhe fusha ne mes quhet ashtu), Vau i Bacės Gjergj, Jazi i mullinit, Mullini i Palokve, Shpati i Binakut ku mė vonė nė atė shpat ėshtė vendosur kolonisti Velo Veshoviq nga Mli i Zi dhe deri vonė ėshtė quajtur Shpati i Velės, por ajo tokė ėshtė prapė ne pronėsi tė familjes. Ka edhe shumė toponime pothuajse tė gjitha me emėrtime nė gjuhėn shqipe.



    Festat: Familja Palokaj i feston tė gjitha festat fetare dhe si festė tė fisit ka Shėn Marinė e cila festohet me shtatė shtator dhe ėshtė trashėguar prej kohėrave mė tė lashta. Gjithashtu festohen edhe festat kombėtare ku amanet i babės Pashk ėshtė Festa e Ditės sė Flamurit 28 nėntori me tė cilin flamur ka marshuar nė sheshin e Tiranės si luftėtar i Brigadės sė Tretė 1944. Ai Flamur ėshtė i gdhendur nė ballinėn e arkės sė Nanės Tone dhe ruhet edhe sot. Gjithashtu nė shenjė respekti Ditėn e Bajramit nuk punohet por vizitohen kojshitė dhe ju urohet festa e njashtu kjo kthehet nė mėnyrė reciproke.
    Ka edhe disa festime te rastit siē ėshtė Darka e Lamit, pagėzimi i fėmijės, tė qethat (kur qetheshin delet nė bjeshkė) etj.



    Banimi: Mbarė familja Palokaj duke pasur edhe mundėsi materiale, kanė jetuar nė shtėpi komode pėr atė kohė, respektivisht nė kulla prej guri e mė vonė edhe prej tullave. Kullat i kanė ndėrtuar mjeshtrit nga Dibra tė cilėt si shegertė kishin punėtorė nga Rahoveci e mė vonė kėta shegertė u bėnė mjeshtėr dhe ndėrtuan shumė shtėpi e kulla ne ketė trevė. Kulla mė interesante ėshtė ajo e Bibak Ukės (Palokaj) e ndėrtuar nė vitin 1924 nga mjeshtrit nga Rahoveci. Kjo kullė ishte moderne pėr atė kohė nga se kishte dritare mė tė mėdha, nuk kishte frenxhi pėr pushkė nga se nė raste tė mbrojtjes mė nuk bėnin punė dhe kishin ndryshuar kushtet e luftimeve. Po ashtu kulla kishte edhe dhoma mė tė mėdha dhe tė ndriēuara mirė. Kjo kullė ėshtė ende nė gjendje tė mirė dhe e banueshme. Ka dy hyrje njėrėn pėr familje e tjetrėn pėr miq ku kalohej pėrmes ahurit i cili u hoq nga se ashtu diktonin kushtet higjienike tė banimit. Ishte kulla e vetme e cila kishte dhomat e shtruara nė dysheme prej dėrrasave.



    Historia e Kullės: Si tė kishte gojė dhe tė flasė kjo kullė, do tė kishte ēka tė tregoi, andaj ėshtė e pamundur tė pėrshkruhen tė gjitha ngjarjet dhe aktivitetet qė kanė ndodhur nė kėtė kullė. Aty janė bėrė dasma tė familjes dhe mbarė katundit. Nė kėtė kullė kanė lindur shumė anėtarė tė familjes. Nė ketė kullė janė mbajtur edhe ngushėllime familjare dhe tė katundit. Nė ketė kullė janė bėrė mobilizime pėr luftė, janė strehuar komitė e patriotė kombėtarė siē ėshtė Ndue Pėrlleshi tė cilin e ka strehuar dhe ndihmuar Binak Uka duke e mbajtur natėn nė dhomė e ne rast rreziku ka pasur bunkerin i cili ekziston edhe sot nga i cili hyhet nga dhome pėrmes njė dollapi ne dysheme. Po ashtu nė ketė kullė ka qėndruar edhe atdhetari dhe patrioti Serafin Mazreku, vėlla i At Lorenc Mazrekut me shumė veprimtarė tjerė tė cilėt nga Shqipėria kishin sjellė libra dhe organizonin arsimimin e popullatės shqiptare duke e pėrhapur kulturėn dhe arsimimin i cili ishte shumė i nevojshėm. Nė ketė kullė janė pajtuar gjaqe dhe ngatėrresa dhe ėshtė pėr tu mburrur se nė mbarė fshatin e Gjurakocit as nga mė tė vjetrit nuk mbahet mend tė ketė ndodhur ndonjė vrasje edhe pse ky fshat ėshtė mė i madhi nė Komunė.
    Nuk duhet harruar edhe koha e aksionit tė mbledhjen e armėve nga shqiptarėt e Lugut tė Drinit tė cilėt u thirreshin natėn nga UDB-ja e Rankoviqit ku iu nėnshtronin torturave mė tė tmerrshme. Ata njerėz vinin nė kėtė kullė, qėndronin deri nė orėn e caktuar dhe shkonin nė stacionin e milicisė. Nė orėt e hershme tė mėngjesit nė stinėn e dimrit me plot acar ktheheshin tė rrahur dhe tė rraskapitur ku plaku i kullės Babalok me tė bijtė i ngjitnin nė kullė duke i mjekuar dhe pastruar plagėt. Ka pasur raste kur plaku therte dele dhe me lėkurėn e tyre tė njomė i mbėshtjelltė viktimat. Pėr kėtė aktivitet i ra nė vesh edhe UDB-sė dhe Babalok (Binak Uka) pėsoi vetė nga se u ftua edhe ai ne stacionin e milicisė ku u burgos dhe torturua pėr shkak tė akuzave kinse edhe ai kishte armė.
    Lidhur me historinė e kėsaj kulle mund tė flitet edhe mė shumė e sidomos nga ata qė kėtu vet kanė pėrjetuar shumė ngjarje.



    Personaliteti i Binak Ukės (Babalok): Binak Uka – Paloka (1892-1972) ka qenė i vetmi djalė i Ukė Kolės, nga trungu i te cilit sot janė afėr 100 nipa, mbesa, stėrnipa dhe stėrmbesa. Ai ishte njė njeri shtat mesėm me trup atleti, biond me sy karakteristik tė kaltėr. Nga pamja e tij nuk dukej se ishte shumė i fuqishėm, por kishte njė energji tė jashtėzakonshme dhe njė shkathtėsi tė veēantė tė cilėn e dėshmon ngjarja kur gjatė luftės sė dytė botėrore kishte arritur qė duarthatė ta ēarmatoste ushtarin fashist i cili ishte venė nė mbrojtje ēetnikėve malazezė nė Dobrushė dhe pėr t’ia shpėtuar jetėn shokut tė tij Mushak Bajramit ia rrėmben pushkėn ushtarit italian dhe kėshtu shpėtojnė qe tė dy. Ketė ngjarje e kanė rrėfyer Mushak Bajrami dhe Binak Uka si dhe dėshmitarė okular.
    Bunaku shquhej mė shumė pėr urtėsi dhe bujari. Ndonėse ishte punėtor i zellshėm ėshtė pėr tu ēuditur se si arrinte tė merret me pleqnime e pajtime dukė gėzuar autoritet nga mbarė “mileti” dhe por kėtė i ecte fjala. Ai ishte edhe mjeshtėr preciz si marangoz, ndėrtues i pajisjeve bujqėsore etj. Ai shquhej shumė edhe pėr stilin e retorikės sė odave me meseletė e tija tė cilat kishin edhe peshėn e vet. Shumė anekdota dhe mesele i ka krijuar vetė. Kur e Ftonin nė pajtim tė ndonjė ngatėrrese thoshte: “Punėn e madhe zvogloe e te voglen hupe krejt”, por edhe kur dikush e tepronte ai thoshte: “kur po keni me hanger diēka mirė nuk po me thirrni, e kur po hani m.. po me thirrni”. Pasi qė kishte shumė tokė pėr tė punuar angazhonte shėrbėtorė tė cilėve ua siguronte banimin nė shtėpitė e ndėrtuara enkas pėr ta. Ndaj shėrbėtorėve (rrogėtarėve) kishte sjellje korrekte dhe kurrė nuk lejonte qė dikush t’i ofendoi por i konsideronte si anėtarė tė familjes duke mos i ndarė as nga sofra.
    Binak Uka ka qenė i njohur edhe pėr njė veti tė ēuditshme. Ndėrmjetėsonte si “dorėzan” (garantues) nė shitblerje. Emrin e tij e pėrdornin edhe kur ai nuk ishte prezent por edhe e keqpėrdornin, andaj shpeshherė vet paguante dorėzanini dhe pėr ketė kurrė nuk i binte pishman.
    Mburremi me emrin e Bibak Ukės dhe me siguri se tė tjerėt qe e kanė njohur mund tė tregojnė mė shumė, andaj ju presim qė tė na shkruani.



    Ruajtja e simboleve kombėtare: Si familje tradicionale Palokėt i kanė ruajtur me besnikėri tė gjitha traditat dhe simbolet kombėtare siē janė dialekti i gjuhės, veshmbathja, besa, mirėsjellja etj. Vlen tė theksohet se ruajtja e simboleve kombėtare siē janė flamuri e stema, ka qenė punė e vėshtirė dhe e rrezikshme, por megjithatė edhe sot ruhen simbole tė tilla nė arkė, djepa, pajė tė nusėrisė etj. Mė se keqi e ka pėsuar daja Zef Kola i cili ėshtė vrarė nė vitin 1945 si nacionalist tė i cili ėshtė gjetur edhe flamuri kombėtar, eshtrat e tij kurrė nuk janė gjetur, kurse familja e tij ėshtė persekutuar dhe tani nipat e tij gjinden nė SHBA.



    Mėnyra e jetesės: Familja Palokaj si mė e vjetra nė kėto treva ka mė sė shumti tokė dhe e terė pasuria ėshtė e vėrtetuar nė bazė tė tapive. Vetėm Binaku kishte mbi 30 hektarė tokė. Shteti ia mori njė sasi si maksimum i posedimit dhe ua dha kolonėve serbė e malazias, por prapė kjo familje ka nė posedim 12 hektarė tokė pjellore dhe 12 hektarė pyll. Nė fillim familja ėshtė marrė me punimin e tokės me mjete me tė cilat dispononin nė ato kohėra, por aplikimin e mjeteve moderne bujqėsore fillon prodhimi intensiv, ngritja e fermave etj. Djemtė e Ukė Palokės kishin edhe mullirin me katėr gurė i cili pėr atė kohė krahasohej me njė fabrikė. Njashtu pėr mbajtjen e bagėtive familja ka pasur stane nė bjeshkėt e Istogut nė lartėsi mbidetare 1800m nė Bajshe dhe Jerebi. Vendbanimi ėshtė elektrifikuar nė vitin 1955, ekziston ujėsjellėsi e kanalizimi, telefonia fikse e interneti. Baba Pashk (i lindur me 1927) gjithmonė ka qenė njeri pėrparimtar dhe ndėr tė rrallėt e arsimuar tė asaj kohe dhe i pari qė ka sjellė nė fshat biēikletėn, radion, televizorin, traktorin, automobilin e shumė mjete moderne duke qenė ambicioz dhe duke i dhėnė vetes pėr detyrė qe tė jetė gjithmonė i pari nė pėrcjelljen e modernizimit.



    Arsimimi: Nė bazė tė evidencave me tė cilat disponon shkolla “Martin Camaj” nė Gjurakoc ėshtė vėrtetuar se qysh nė kohėn e Austro Hungarisė Tush Paloka kishte mėsuar nė atė shkollė nė gjuhėn shqipe. Mė vonė tė gjitha gjeneratat kanė vijuar shkollimin deri me tani. Sot kjo familje ka ekspertė e intelektualė tė profileve tė ndryshme siē janė:

    1. inxhinier: (Kola, Vandolini, Agroni e Dubravka)
    2. pedagogė: (Lushi, Toma, Martja, Petra)
    3. ekonomistė: (Frana, Gjoka, Paloka, Krista).
    4. arkeolog: (Deda).
    5. juristė (Jasna).
    6. gazetar: (Augustini, Toma).
    7. artist tė estradės (Viktori - Unikkatili)
    8. si dhe shumė tė tjerė tė cilėt janė duke i vijuar studimet nė Republikėn e Kosovės dhe jashtė vendit.

    Hobi dhe sporti: Shumė anėtarė tė familjes Palokaj e kanė pasion gjuetinė si sportin mė tė preferuar ndėr shekuj. Gjuetinė e kanė trashėguar nga tė parėt dhe e kultivojnė brez pas brezi edhe sot. Nė kėtė sport janė tė disiplinuar dhe kėtė nuk e bėjnė pėr tė siguruar ushqimin por nga pasioni. Nė gjueti shkojnė nė mėnyrė tė organizuar, kanė zagarė tė racave tė njohura dhe kujdesen pėr zhvillimin e fondit tė shtazėve nė mėnyrė selektive. Pėr ketė kanė shpėrblime dhe mirėnjohje, sidomos Baba Pashk i cili pėr njė kohė tė gjatė ka qenė kryetar i Shoqatės sė gjuetarėve nė ketė komunė. Zakonisht gjuhėn: lepuri, dhelpra, derri i egėr, ujku si dhe shpendėt thėllėza, pata e egėr etj. Organizimi i gjuetisė i pėrngjan njė rituali ku zgjedhet udhėheqėsi, caktohet terreni, vendosėn gjuetarėt nė pozicione, lėshohen zagarėt, caktohet koha e takimeve etj. (ndoshta ky ka qenė inspirim i Kostandin Kristoforidhit pėr “Gjahun e Malėsorėve” 1884) Gjithashtu merren edhe me peshkim nga se nė kėtė vendbanim ka shumė lumenj (Drini i Bardhė, Istogu, Lumbardhi etj). Peshkimi bėhet me rrjeta, grepa por mė parė ėshtė pėrdorur drita me karbit dhe mėnyra tjera tė lejuara.
    Nuk janė lėnur anash as sportet tjera siē janė futbolli, basketbolli, volejbolli, atletika, shenjėtaria, noti etj. Ku ka edhe kampionė nga kjo familje.

    Diaspora: Njė numėr i madh i familjes Palokaj jeton nė diasporė nė shumė shtete tė Evropės e Amerikės. Ata kurrė nuk e kanė braktisur vendlindjen tė cilėn e ndihmojnė materialisht, ndėrtojnė dhe kontribuojnė pėr zhvillimin e vendit, kurse nė diasporė edukojnė fėmijėt duke mos e harruar kulturėn, gjuhėn, traditat dhe kombin...

    Linku. http://www.palokaj.com/foto.htm

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Sipase Shkrimtarve antike tatuazhi kaqen tradite te Iliret,Thraket(tribalet) dhe pastaj ket ritem e kan edhe Fiset katolike shqiptare te Malesise se Madhe Fisi Kastrat,Shkreli,Hoti,Gruda,Kelmendi dhe fisi katolike i Dukagjinite i Pulatit ndersa te Muslimanet Shqiptar Hasi,Vuthaj etj.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    15

    me shume detale per fisin gash

    ju kisha lutur gjithe atyre qe dijne dhe dojne te me spjegojne per fisin gashi apo te me udhezojne ne botimet rreth ketij fisi
    kam ba ca kerkime ne internet por jan fare te pakta keshtuqe ju lus kush te mundet te ndihmoj eshte i mireseardhur flm

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjeje kete liber ndoshta Ke materijal per fisin Gashi


    Avdyl SULA
    PERLA – Revistė shkencore – Kulturore tremujore

    2005

    Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranė



    Mbas librit nė vargje “Tropoja ime”, botuar nė vitin 1998, studiuesi Ibrahim Kadri Malaj del para lexuesit me njė botim tė dytė kushtuar vendlindjes sė tij: “Tropoja nė breza”, njė libėr etnologjik voluminoz prej 505 faqesh. Temė qendrore e kėtij libri ėshtė gjenealogjia e 6 fiseve tė mėdha, qė pėrbėjnė sot rrethin e Tropojės, siē janė Gashi, Krasniqja, Bytyēi, Berisha, Nikajt e Mėrturi. Ndėrkaq autori pasqyron dhe prejardhjen e shtrirjen e disa degėzimeve fisesh tė tjera, tė ngulur prej kohėsh nė kėtė trevė, sikundėr janė bėrbatasit , degėzim i fisit tė Hotit, valbonasit e ēeremasit si degėzim i fisit tė Kėlmendit etj.

    Ky libėr paraqet interes njohės e studimor dhe shpalos vlera tė rėndėsishme nė disa rrafshe. Albanologė dhe dijetarė shqiptarė e tė huaj kanė kryer studime e botime tė shumta historiografike, etnografike, etnologjike etj. pėr shqiptarėt, kanė bėrė objekt dhe kanė trajtuar edhe gjenealogjinė e fiseve tė veēanta. Madje albanologėt austriakė Franc Nopēa e Karl Steinmantz kanė bėrė hulumtime dhe pėr ndonjė fis tė krahinės sė Tropojės, si tė Nikajt e tė Mėrturit. Por kėta autorė nuk kanė arritur tė bėjnė studime sintetizuese, ku tė paraqitej gjeneza e plotė me shtrirje dhe lidhje ndėrkrahinore tė fiseve. Ndėrkohė studiuesi Ibrahim Malaj e ka jetėsuar kėtė pėr njė nga trevat etnike shqiptare, Malėsinė e Gjakovės (Tropojėn) dhe fiset e saj nė kėtė libėr. Ai ka hulumtuar hollėsisht nga burime gojore e dokumentare prejardhjen, degėzimet, lidhjet e rrjedhėn ndėr shekuj tė tyre nė vėllazėri e breza. Autori kapėrcen kėsisoj zbrazėtinė e mangėsitė e trashėguara dhe sjell njė ndihmesė tė ēmuar nė kėtė fushė. Pėr tė ndriēuar sa mė qartė ecurinė e brezave, ai i studion ata nė vijė vertikale, duke u ndalur nė tri harqe kohore kyēe: brezat e sotėm, gjeneza e tyre deri tek i pari i vėllazėrisė nga kanė marrė mbiemrin dhe ėshtė bėrė degėzimi nė familje tė veēanta; tė parėt e farefiseve nga rrjedhin llagapet (mbiemrat) e lidhja e tyre me fiset e mėdha bazė, qė zotėrojnė sot nė trevėn e Tropojės; prejardhja dhe biografia e kėtyre fiseve tė mėdha deri nė ditėt e sotme.

    Pėrveē shtjellimit tė hollėsishėm tė kėtyre ēėshtjeve nė ēdo kapitull e nėnkapitull, autori ka ndėrtuar me figura dhe skema konkrete pemėn gjenealogjike tė secilit fis, katund e vėllazėri, ēka ia shtojnė vlerat shkencore kėtij libri, e bėjnė atė njė vepėr tė vyer etnologjike dhe enciklopedike. Banorėt e kėsaj treve gjejnė aty rrėnjėt etnike tė vetvetes, tė familjes tė vėllazėrisė e tė fisit prej tė cilit rrjedhin; gjejnė aty degėzimet, por dhe pikėtakimet me fiset e tjera, lidhjet e gjakut ndėrmjet tyre. Tematika e pasur qė pasqyron kjo vepėr, bėn qė vlerat e saj tė mos mbeten nė kufij krahinorė, pėrkundrazi ajo paraqet interes pėr albanologjinė nė pėrgjithėsi, pėr historianė, etnologė e dijetarė tė fushave tė ndryshme, veēanėrisht tė Kosovės dhe tė rretheve fqinje, Hasit, Pukės, Malėsisė sė Madhe, Plavės e Gucisė.

    Ēdo fis, krahinė e popull ka njė djep, njė vatėr, njė truall natyror formimi si bashkėsi njerėzore me tipare tė dallueshme e tė qėndrueshme. Autori sjell nė kėtė libėr tė dhėna gjeografike tė shumta pėr trevėn e Malėsisė sė Gjakovės, si pozicioni gjeografik i saj dhe i njėsive etnografike e administrative qė e pėrbėjnė atė, sikundėr janė fiset, fshatrat e kryeqendra e rrethit, qyteti Bajram Curri; lartėsitė e tyre mbi nivelin e detit, struktura gjeofizike e tokave, bimėsia, kulturat bujqėsore, traditat nė kultivimin e tyre etj.

    Kėso dore ky libėr merr dhe karakter enciklopedik, me njohuri gjeografike tė pėrgjithshme dhe konkrete pėr kėtė krahinė.

    Brezat, vėllazėritė dhe nė tėrėsi fiset e mėdha kanė pėrshkuar njė rrugė tė gjatė shumimi, zhvillimi e konsolidimi deri nė ditėt e sotme. Duke hedhur dritė mbi kėtė rrugė qindravjeēare, studiuesi Ibrahim Malaj nxjerr nė pah cilėsitė karakteristike tė tyre, kontributet qė kanė sjellė nė historinė e kulturėn e pėrbashkėt krahinore e kombėtare. Nė kėtė mėnyrė ai rindėrton sfondin historik tė formimit tė fiseve nė Malėsi tė Gjakovės, pasqyron historikun e jetėshkrimin e tyre me detaje e tė dhėna konkrete, si dhe rolin e figurave dhe tė personaliteteve mė tė spikatura tė kėsaj treve ndėr kohėra e nė ngjarje madhore tė historisė sonė. Kėsisoj libri “Tropoja nė breza” merr dhe natyrė historike e enciklopedike, me informacione tė rėndėsishme nga djeshmėria e kėsaj krahine dhe e trevave perreth saj. Po ashtu ndriēimi i gjenezės sė brezave e tė fiseve, hedh dritė mbi procesin e myslimanizimit tė popullsisė autoktone katolike tė kėtyre anėve nga pushtuesit osmanė. Krasniqasit, p. sh. del se para 10-11 brezash kanė qenė katolikė, se ata kanė njė trung tė pėrbashkėt me banorėt e Nikajve, tė cilėt edhe sot ruajnė besimin katolik ngaqė turqit nuk arritėn tė bėjnė islamizimin e tyre. Pra procesi i myslimanizimit nė Malėsinė e Gjakovės del se ka filluar rreth 350 vjet mė parė.

    Duke pasqyruar historinė e fiseve dhe gjeografinė e formimit e tė shtrirjes sė tyre autori ka shėnuar edhe mjaft toponime e mikrotoponime, antroponime e patronime tė cilat u paraqesin gjuhėtarėve njė enciklopedi onomastike pėr rrethin e Tropojės.

    Studiuesi Ibrahim Malaj, megjithėse i moshuar, duke punuar me vullnet e pėrkushtim atdhetar, ka mbėrritur t’i japė lexuesit njė vepėr tė vyer etnologjike dhe enciklopedike pėr fushat qė pėrmendėm, pėr tė cilat meriton pėrgėzime. Ėshtė e natyrshme qė, krahas nxjerrjes nė pah tė vlerave tė kėtij libri, ka vend edhe pėr ndonjė vėrejtje qė mund tė ndreqen nė njė ribotim tė mundshėm nga autori. Tropoja pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė trevės etnike shqiptare, tė emėrtuar historikisht “Malėsia e Gjakovės”, qė ndodhet brenda kufijve tė Shqipėrisė shtetėrore. Ndėrkaq pjesa tjetėr e Malėsisė sė Gjakovės vijon nė anė tė Kosovės, deri nė afėrsi tė qytetit tė Gjakovės. Fisi i Gashit vazhdon edhe gjeografikisht nė atė anė, si nė Batushė, Koshore, etj. Ndaj kur bėhen botime tė kėsaj natyre ėshtė mirė qė tė kenė objekt gjithėpėrfshirės tėrė Malėsinė e Gjakovės, nė kufijtė e saj etnografikė, pavarėsisht nga ndarja politike qė na kanė detyruar tė tjerėt. Gjithashtu fisi i Gashit, pėrveē pėrhapjes gjithandej Kosovės, ka degėzime edhe nė Toplanė, Shllak e Has. Ndaj vepra do tė dilte mė e plotė nėse do t’i ndriēonte e shtjellonte trungun e kėtij fisi dhe degėzimet e tij. Nė ndonjė ribotim lexuesi do tė priste argumentime mė tė plota faktike dhe dokumentare, ashtu si pėr fiset e Berishės, Nikajve e Mėrturit, edhe pėr gjenezėn e fiseve tė tjera, tė ndonjė fshati e vėllazėrie etj. Autori mund tė mėnjanojė edhe disa zgjatje e pėrsėritje, qė nuk sjellin ndonjė plotėsim e veēanti nė pėrmbajtjen dhe strukturėn e librit.

    Gjithsesi ky libėr ka vlera shkencore tė pamohueshme dhe pasuron bibliotekat e albanologjisė sonė, meriton vėmendjen e lexuesve dhe tė studiuesve tė kėsaj fushe e mė gjerė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 23-03-2011 mė 06:14

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Gashi dhe Krasniqi jane fise te Malesise se Jakoves.
    Berisha eshte nga zona e Pukes por Coon thote eshte fisi me i vjeter Shqiptar qe njihet.


  11. #31
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Origjina e fiseve: Gashi, Berisha, Krasniqi..??

    Sali berisha eshte fis i berishes pukes
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •