Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Meta pret përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës



    Për Shqipërinë respektimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është shumë i rëndësishëm, u shpreh sot, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me përfaqësues të politikës së Luginës së Preshevës.

    E hëne 22 Shkurt 2010 20:01

    Në konferencën e përbashkët për shtyp,që numri një i diplomacisë shqiptare zhvilloi mbas takimit me përfaqësuesit e politikës së Preshevës, Meta nënvizoi se "në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi ka qenë dhe do të jetë i rëndësishëm avancimi i të drejtave të komunitetit shqiptar që jeton në luginën e Preshevës, që sipas tij, përbën një burim stabiliteti jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë rajonin".
    "Edhe në raportet bilaterale që ne dëshirojmë t'i përmirësojmë me Serbinë, një vend të veçantë zë përmirësimi dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje, pasi shkalla e demokratizimit të një vendi përcaktohet në mënyrë të veçantë edhe nga të drejtat e pakicave", tha ministri Meta. Ne do të jemi pranë këtij komuniteti, tha ministri i Jashtëm, ndërsa e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin me të gjithë faktorët shqiptarë atje.
    Riza Halimi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, njëherësh deputet i Kuvendit të Serbisë, duke theksuar rëndësinë e takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar, vlerësoi faktin se popullata shqiptare atje ballafaqohet sot me një politike, e cila deri tani nuk ka qenë në favor të saj. Në këtë kuadër ai shprehu shqetësim për problemet në arsim, mosnjohjen e diplomave të universitetit të Prishtinës, si dhe çështje për të cilat tha ai "besoj se ne do të kemi përkrahjen e qeverisë shqiptare".
    Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës Boshte në Luginën e Preshevës, e cila ka më së shumti shqiptarë, nga tri komunat që përbëjnë këtë luginë, vlerësoi takimin me kreun e diplomacisë shqiptare, që sipas tij ka qenë i interesuar për të gjitha problematikat e shqiptarëve atje. Ai vlerësoi përkushtimin e Qeverisë Shqiptare, duke bëri me dije problematikat që ata kanë në fushën e zhvillimit shoqëror, ekonomik arsimor, etj. Qeveria shqiptare, tha Mustafa ka një përkushtim të veçantë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
    Më tej ,ai bëri me dije se e njohu kreun e diplomacisë shqiptare me problemet e pazhvillueshmërisë ekonomike, sociale, problemet e shqiptarëve në përdorimin e lirë të simbolit kombëtar, si dhe probleme të tjera që i takojnë jetës së përditëshme në Luginën e Preshevës. Mustafa, vlerësoi rëndësinë e këtij takimi me Metën, që sipas tij është i interesuar të njihet me problemet dhe sfidat që i preokupojnë shqiptarët atje./start/



    P.S - Me ne fund i ra ne mend qe paska Shqiptar ne Lugin te Presheves, sepse deri tash me shum perkujdesej ambasada Turke per ne atje se sa ajo Shqiptare qe kurr zonin sja kom ndi.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bravo Meta bravo Berisha e bravo shqiptaret e Presheves qe mbahen fort..

    Jemi me ju Vllazen..

    Po dal kadal behen punet e mira..
    Ju vec mos bani lojna pa i pyt Sejdi e Berish.. e mos vesni albina me ba marrina..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Bravo Meta bravo Berisha e bravo shqiptaret e Presheves qe mbahen fort..

    Jemi me ju Vllazen..

    Po dal kadal behen punet e mira..
    Ju vec mos bani lojna pa i pyt Sejdi e Berish.. e mos vesni albina me ba marrina..
    po mor vllazen, po ...

    "nacionalizmen" do ta perdorim per te retushuar pak ftyren e rrejshme ...

    problemet tueja ka me i diskutua salis me tadiqin ... e ka ftua n' Tirane ... tan problemet e ballkanit (PERENDIMOR, LINDOR, VERIOR, JUGOR, VERTIKAL, HORIZONTAL ...) kan me i zgidhe ...

    mos besoni se e kan me gjith mend ... mos u instrumentalizoni ...

  4. #4
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    nese nuk vjen ne Preshev apo ne Bujanoc ky ateher e viziton beogradin vetem per show me bo,
    qe sa vite egziston ambasada e Shqipris ne beograd vetem njeher ka qen ne Preshev zv.ambasadori ne Preshev dhe jo ambasodori.

  5. #5
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Bravo Meta bravo Berisha e bravo shqiptaret e Presheves qe mbahen fort..

    Jemi me ju Vllazen..

    Po dal kadal behen punet e mira..
    Ju vec mos bani lojna pa i pyt Sejdi e Berish.. e mos vesni albina me ba marrina..
    po po sa per sejdi vdesin nje nga nje kejt si qen nuk mbet as nje dhe nuk i behet von ati.ai e permend Presheven vetem kur e pyet ndonje gazetar sa probleme ka Presheva qe shpesh edhe publikohen edhe neper mediat Kosovare asnje se merr mundin qe se paku ti jep vullnet Shqiptarve te Lugines qe te behen te fort e le me te veprojn dicka konkretisht.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •