Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Krimet e komunizmit nuk i denon njeri sepse komunistet te cilet militojne ne dy partite e medha jane akoma ne fuqi dhe skane si te denojne veten.
Mos hapni kot tema te tilla folklorike se Enverin sadoqe nuk e deshem nuk i beme dot gje sa qe gjalle. Tani qe ka vdekur ka lene bijte qe e mbrojne ne hije dhe nuk te lene te besh nje te djathte radikale qe ta denoje me dinjitet komunizmin.
Ska mendere Shqiperia te nxjerre nje te djathte te tille patriote e dinjtoze ate e ka mbytur katovica e Ramiz Alise dhe per ca vjet nuk ka asnj drite te gjelber ne horizont.
Nuk behet e djathta e vertete me ca zera te mekur aty e ketu ku shumica jane injorante te thelle dhe duan ta luftojne komunizmim me mjete komuniste.
Albania Uber Alles
Miku im:ke shume te drejte.Nuk e njoh politiken e brendeshme te Shqiperise,se une nuk jam i mlidhur me Shqiperine.Por Familja ime ka bere 45 vjet burg politike ne Shqiperi.Ata qe i kan denuae njerzit e mi jane edhe sot ne qeveri.Por broblemi im eshte se kam shume gjyqtare te familjes e time neper gjykatat e Tiranes dhe Duresi.Si thu ti ti denojme keta tani.Atehere fillojme luften e klasave edhe nje here.Prandaj te mos hapen dosjet dhe te shikojme vetem perpara ne te ardhmen.Europa eshte e ardhmja jone.
Falemnderit per pergjigjen e qyteteruar.
Nuk jam per luften e klasave, por e kam theksuar me siper se ajo lufte eshte nxitur, si dikur bente ustai i tyre enveri, per te rekrutuar mbeshtetes, nga cilido krah qofte ...
Nuk jam as per denimin e atyre zullumqareve, por nje te drejte te pamohueshme e ka populli Shqiptar - te njihet me te verteten, me ate qe permbajne ato dosjet e shumeperfolura, ne menyre qe ato te mos mbeten instrument lufte "kllasash" e "shpate damokleu" te perpjekjeve te palodhshme per mbajtje apo zhvatje pusht-eti nga salis pimpi, tos buzuqja, apo dhe edveri ...
duj ruc..le hipokrizine se u bere zhage byreku fare..
--
ja me cilet je ti o dujcaush..
ja cfar doni ju te realizoni me variantin ruc edvin-kutia..
--
Vlorė'97: Fjalėt e fundit tė Lekė Qokut
Kostandin Koliqi
Dėshmia e oficerit tė Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė, Kostandin Koliqi: Ja si u vranė oficerėt e SHIK-ut nė Vlorė, mė 28 shkurt 1997
Dėshmia e rrallė e oficerit tė Shėrbimit Sekret tė Ushtrisė, njeriut qė pa me sytė e tij masakrėn ndaj oficerėve tė SHIK-ut nė Vlorė dhe ishte i fundit qė mundi tė komunikonte me ta. Kostandin Koliqi, oficer karriere i specializuar nė shėrbimet sekrete amerikane, turke dhe gjermane, rrėfen ditėn e 28 shkurtit, tmerrin e pėrjetuar para dhe gjatė sulmit nė godinėn e Shėrbimit Informativ Kombėtar, ekzekutimin pa mėshirė tė punonjėsve tė SHIK-ut dhe mėnyrėn si rrodhėn ngjarjet. Nė njė rrėfim tė rrallė dhe kontrovers, Koliqi tregon me gisht edhe njerėzit qė ai thotė se janė pėrgjegjės pėr ato qė ndodhėn. Dėshmitari okular i historisė sė errėt tė ‘97-ės, oficeri i Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė rrėfen komunikimin e fundit me Lekė Qokun, oficer i SHIK-ut i masakruar nė Vlorė, tentativėn e dėshtuar pėr tė shpėtuar Besnik Hidrin dhe detaje tė tjera rrėqethėse pėr sulmin mbi godinėn e SHIK-ut Kostandin Koliqi Tė nesėrmen, mė 28 shkurt, vjen nga Tirana, shefi im, S.K. pėr tė diskutuar me mua pėr njė pėrplasje informacioni, midis atyre qė dėrgoja unė dhe atyre qė dėrgonin oficerėt e dėrguar nga ministri, me detyrėn e marrjes sė masave pėr tė mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Pėrplasja kishte tė bėnte me atė qė informacionet qė dėrgoja unė, e paraqisnin tė ardhmen shumė tė zezė dhe ato qė dėrgonin ata, e shpjegonin si njė gjė qė do tė kalonte shpejt dhe pa pasoja. Disa orė, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo qė veē tė zezės nuk mund ta quash me ngjyrė tjetėr. Mė datė 28 shkurt, ora 18:30, isha nė trotuarin e godinės sė grevės, lulishten afėr godinės nuk mund ta shkelte askush, qė nuk njihej nga rojet. Nė kėtė moment, nė rrugė, afėr godinės, ndalojnė njė furgon dhe njė veturė, me targa tė Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnė drejt shkallėve tė universitetit, atje ku ishte drita mė e fortė. Fillojnė tė improvizojnė njė grindje. Nxirret njė thikė dhe bėhet sikur goditet. Tjetri qė u “godit”, bie nė tokė. Tre tė tjerėt, i hipin makinave dhe nisen nė drejtim tė SHIK-ut. Personi qė ra nė tokė, ngrihet dhe bėrtet, «me vranė SHIK-asit». «Tek SHIK». Unė shpejtova pėr nė zyrė, nė Kuz Baba. Lidhem me godinėn, ku ishin nė shėrbim 16 veta. Lekė Qoku m’u prezantua si pėrgjegjės. I them se turmat po vijnė drejt godinės, mė shpjego se ēfarė po bėjnė. Leka mė thotė se turma po vendoste njė makinė, riportabėl, me kazan tė ngritur, nė hyrje tė portės sė oborrit, si duket pėr t’u mbrojtur nga kundėrgoditja qė mund tė merrnin nga godina. Raportoj lart pėr situatėn e krijuar. Nga Leka mė vjen informacioni se bėhej fjalė pėr rreth 80 deri 100 veta tė armatosur. Kishin edhe granatahedhės. Hapet zjarr kundėr godinės. Nga vila e Brokajve, qėllohet me mitraloz dhe bėhet zjarr thikė. Qėllohej edhe nga njė godinė tjetėr, nė krahun tjetėr tė godinės sė SHIK-ut, njerėzit qė ishin brenda, qėllonin nė ajėr. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjė qė ishte aty atė natė. Nga turma qėllohej nga 20 metra larg godinės. Pyes Lekėn se ēfarė shihte dhe a i shihte ata qė hapnin zjarr apo jo? Ai mė pėrgjigjet «Nė dhomė shoh vetėm tym e flakė, jashtė shoh vetėm gra dhe fėmijė. Ata qė na qėllojnė, janė fshehur pas grave dhe fėmijėve dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmė vetėm flakėt e armėve tė tyre. Lidhem, pak me vėshtirėsi me pjesėn tjetėr tė grupit qė ndodheshin nė Vilat e Ujit tė Ftohtė. Ju kėrkoj qė tė kthehen se shokėt e tyre janė goditur dhe nėse mund t’i ndihmoni dot. Ata mundėn tė afrohen deri tek porta e Akademisė Detare, sepse, pjesa tjetėr ishte mbushur me njerėz. Nga porta e akademisė, deri te godina e SHIK-ut, ėshtė afėr 200 m. Nuk mund tė jepnin asnjė ndihmė. Gjithēka villte zjarr, ishte llahtarė. Njė qytet i armatosur me ē’tė mundte, hapte zjarr vdekjeprurės, kundėr njė grupi punonjėsish tė shtetit tė tyre. Leka mė thotė: «Kosta, jam plagosur». Zėri i tij vinte duke u shuar. Ai shton: «Kėtu ėshtė vetėm tym e flakė. Shoh afėr meje dy trupa tė shtrirė. Mė ka hyrė njė plumb nė kraharor dhe mė ka dalė prapa, nė shpatull». Efektivi ishte i armatosur pėr tė mbrojtur zyrat e tyre tė punės, por nuk mund tė vrisnin gra dhe fėmijė. Por edhe si organ informativ, ne asnjėherė nuk kishim detyrė pėr tė hapur zjarr, aq mė tepėr kundėr turmave. Orėt mė tė tmerrshme tė jetės sime. TV kishin filluar tė jepnin lajmin e sulmit tė turmave tė armatosura kundėr SHIK-ut. Lajmet ishin nga mė tė ndryshmet dhe mė tė tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetėm telefoni, tė paktėn, nė ato momente. Me familjen bisedova pėr herė tė fundit, rreth orės 22 tė dt. 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetėm nga ato qė thoshte televizori. Tirana kėrkonte informacione tė hollėsishme, me ata qė vriteshin dhe piqeshin tė gjallė nė godinė, duhej tė komunikoja nė ēdo sekondė, por isha tepėr i pafuqishėm tė ndihmoja. Nga komunikimi telefonik me Tiranėn, nė njė moment, vė re habinė e Presidentit pėr atė qė po ndodhte, qe godina e SHIK-ut u sulmua me armė! Pėrse kjo habi?! A mos vallė, ai nuk i kishte marrė informacionet, tė plotė dhe tė saktė, gjatė gjithė muajit, tė cilėn personalisht, ja bėja prezent sipas detyrės qė kisha ministrit tė Mbrojtjes, nėpėrmjet shefit tim, por edhe direkt ministrit, dhe ai duhej, patjetėr t’ia bėnte prezente Presidentit. Kjo ishte detyrė pėr ēdo rast dhe jo mė pėr ngjarje tė tilla aq madhore? U binda pėr kėtė rreth, orės 2:30 tė datės 1 mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kėrkua qė tė merrja njė automatik dhe tė luftoja kundėr njė turme prej 10-15 mijė vetash nė shumicė tė armatosur?! Bindja nuk ėshtė fakt, lus Zotin qė tė jem i gabuar. Mė vonė mė doli se nuk isha shumė i gabuar! (Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime!) Dėgjoja, urdhrat e Presidentit, tė cilėt ishin pėr tė mbrojtur objektet, por pa vrarė asnjėri, kundėr turmave tė mos qėllohej nė asnjė mėnyrė, dhe kėto urdhra qenė tė tilla nga fillimi deri nė fund tė detyrės sė tij, ndėrsa mua mė urdhėronte eprori im qė tė luftoja kundėr turmave, duke e ditur fare mirė se detyra e shėrbimeve informative ėshtė vetėm dhėnia e informacionit dhe jo e tė luftuarit. Nga specializimet e bėra nė disa shtete perėndimore, me shėrbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion nuk mund tė drejtohet familja dhe jo njė shtet i tėrė, aq mė tepėr njė shtet si i joni ku gėnjeshtra ishte e para dhe e fundit gjatė 45 vjetėsh diktaturė komuniste. Si pėrfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk ėshtė informuar, realisht pėr atė qė po ndodhte dhe qė situata po agravohej atje nė Vlorė. Ora 12:30, SHIK-u goditet me granatahedhės. Gati, tėrė kati i dytė shembet. Nė kėtė ēast ndėrpritet komunikimi me telefon. Mbetėn pėr dijeninė time 6 tė vrarė, ndėrsa 10 tė tjerėt shqyejnė njė nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrės. Atje u dalin disa nga banorėt vlonjatė, tė cilėt i strehojnė nėpėr shtėpitė e tyre. Evakuimi i tyre pėr nė Tiranė njė nga njė do tė fillonte vetėm pas dhjetė ditėsh. Nuk kalojnė shumė minuta dhe mė vjen njė tjetėr telefonatė nga jashtė, qė mė njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytė dhe ndodhej tek oborri i shkollės sė marinės, e cila ėshtė ngjitur me ndėrtesėn e SHIK-ut. Nė tė vėrtetė, Besnikun e kishte nxjerr atje presioni i goditjes nga granatahedhėsi dhe se kolegu ynė e kishte gjetur tė shtrirė nė bar. Marr nė telefon komandantin e marinės, njė pusht djalė, pėr ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjallė. Ai mė pėrgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rebelėt. Kolegu im merr Besnikun nė makinė pėr ta ēuar atje ku i thashė unė, nė spital, por rruga ishte plotėsisht e bllokuar nga rebelėt e armatosur dhe se po t’i shikonin, do t’i kishin vrarė qė tė dy. Atėherė e porosit qė ta dėrgonte nė Pashaliman, ku mė pas do tė ēoja njė infermier. Pas ndėrtesės sė SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve, afėr godinės. Goditet komanda e marinės dhe shkolla e marinės. Pėr 2 orė shkatėrrohet gjithēka. Ora 2 e mėngjesit. Rrethohem nė Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndėrhyjnė disa oficerė vlonjatė, tė cilėt pothuajse mė marrin nė mbrojtje. Numėroj 4 herė tentativė pėr sulm kundėr zyrave qė kishim nė Kuz Baba. Mė nė fund, me makinėn e njė oficeri vlonjat, largohem fshehurazi nė drejtim tė fabrikės sė ēimentos, nė Pallatin e Sportit dhe mbėrrij tek “Kulaēi” nė Skelė. Sapo arrij atje, mė ndalon njė grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur njė barrikadė nė rrugė dhe kishin lėnė vetėm njė shteg tė vogėl si kalim. Njė burrė, me njė hu tė madh nė dorė, mė urdhėron tė zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit tė universitetit fare afėr shikoj 4 trupa tė shtrirė. Ishin tė shokėve tanė. Njė grua i binte njėrės prej kufomave me sėpatė, duke e copėtuar. Njė tjetėr, shumė e shėmtuar nė fytyrė, ngjyente duart nė trupin e Lekė Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtėr, ngjyente duart nė gjakun e Lekės dhe ia tregonte turmės, duke u ngėrdheshur me histerizėm. Gjaku i kullonte duke i pėrlyer edhe krahėt. Shtanga dhe me hipi njė tmerr i vėrtetė pėr atė qė po shikoja, por edhe nė njė farė mėnyre, mė ndihmoi se mė largoi nga ajo frikė qė nė kėto raste e kap njeriun, duke ditur se ēfarė mund tė mė ndodhte, kur isha i rrethuar nga njerėz tė armatosur qė tė vrisnin pėr qejf. Tė pasnesėrmen, mė vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, ish-deputetja e Kuvendit shqiptar. Ai qė kishte hurin, ndoshta nė njė moment dobėsie, mė thotė «Ikni frikacakė» dhe na la tė lirė. Hyj nė Pashaliman dhe gjej 14 oficerė dhe kapterė. Takoj aty oficerin qė kishte sjellė Besnik Hidrin. Mė tregon vendin se ku e kishte dėrguar. Kur hyra atje, pashė qė trupi i tij ishte fryrė krejtėsisht, gjysmėn e krahut dhe syrin e djathtė, e kishte tė shpartalluar. E pyeta: «Besniku je?». Ai mė pėrgjigjet vetėm me njė lėvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur. Nė ato kushte, ishte e pamundur pėr tė bėrė diēka pėr ta shpėtuar nga vdekja. U lutem oficerėve tė nxjerrin anijet nga baza nė det tė hapur pėr mos t’u pushtuar nga rebelėt. Ndėrsa ata mė pėrgjigjen: «Ik qė kėtej se po tė gjetėn kėtu ty, bandat e Gjinushit dhe tė Brokės, do tė na vrasin edhe ne!» Lajmėroj pėr ardhjen e njė helikopteri. Mbėrrin nė orėn 4 e 15, por pėr Besnikun ishte shumė vonė. Besniku, ky djalė i mrekullueshėm dhe nėpunės i shkėlqyer, vdes gjatė rrugės pėr nė spital. Kuadrot qė ishin atė natė, ose mė mirė ato ore tė para tė mėngjesit tė datės 1 mars 1997 nė Pashaliman, u kishte hyrė tmerri nga bandat dhe kreu i tyre qė e njihte mirė bazėn, pasi kishte punuar aty si ndihmėsmjek, me gradėn e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por mė shumė se kjo, mė befasoi Komandanti i Divizionit tė Fierit, Gjeneral S. Isufi, i cili mė kėrkon qė tė largohem se «... po erdhi Zabiti pastaj, mjerė neve, thotė gjenerali». O Zot i madh, ēfarė gjenerali kishte ushtria jonė. Gjenerali ishte me banim nė Vlorė. Nė darkėn e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtėpia dhe, pėr t’u mbrojtur, siē mė tha ai vetė, vjen tek zyra ku unė punoja dhe mė vjen pas, derisa unė largohem nė drejtim tė Sarandės. U largua nga shtėpia me njė fėmijė, pėr t’u ruajtur. Se pėrse, nuk e kuptoja! Nga kush dhe pėrse trembesh, gjenerali, ai qė do tė mbronte popullin, shtetin, vendin a ku di unė se kė, por ende nuk e kam tė qartė. Ē’mund tė prisnin repartet dhe Atdheu, nga kėta gjeneralė. Mbas njė peripecie tė gjatė, nga rruga shumė e keqe pėr nė Sarandė, arrijmė atje, rreth orėn 9 e 30 dhe takoj z. Alfred Duka. E vė nė dijeni pėr ēfarė ndodhi nė Vlorė, si dhe pėr planin qė kishin shtabet e kryengritjes pėr formimin e zonės sė parė operative. Vendin kryesor nė planet shkatėrruese e zinin, bregu i Himarės me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandė, Delvinė dhe repartet ushtarake tė tyre. Gjykoj se nuk mė besoi, pasi u mor mė tepėr me qetėsimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi tė merrej mė tepėr me mua sesa tė mė dėgjonte atė qė po i tregoja. Arrita tė lidhem nė telefon me familjen, e t’u tregoj se isha gjallė e se do tė mundohesha tė kthehesha sa mė shpejt nė shtėpi. Gruaja, nga ato qė kishte dėgjuar nga televizionet, mezi arriti tė besonte se isha unė ai qė po i telefonoja dhe se isha gjallė. Pastaj, fola nė telefon me z. Safet Zhulali, ministrin tim, i cili edhe ai u habit qė isha gjallė.
Komente (3 publikuar):
Real ne 27/02/2010 23:52:12
Si eshte e mundur te mos zhvillohet nje gjygj per kete ngjarje te jashtzakonshme dhe per keto njerez perbinesha,qe edhe pas ketyre masakrave kane vazhduar te jene deputete e funksionare partishe?A eshte e moralshme per nje komb te civilizur te lejoi te mbai mbi truallin e vete e te jene te lire mostra te tilla,madje dhe gra(nena)te cilat gjejne knaqesi duke coptruar trupat dhe lare duaret me gjakun e bijve shqiptare?Provat qenkan te qarta,emrat gjithashtu,c'ritet atehere qe nuk zhvillohet nje gjygje shembullor? Nese nuk gjykohet dhe denohet kjo ngjarje,turpi do te rendoje per jete mbi kombin shqipetare.
-1
Real ne 27/02/2010 23:53:26
Si eshte e mundur te mos zhvillohet nje gjygj per kete ngjarje te jashtzakonshme dhe per keto njerez perbinesha,qe edhe pas ketyre masakrave kane vazhduar te jene deputete e funksionare partishe?A eshte e moralshme per nje komb te civilizur te lejoi te mbai mbi truallin e vete e te jene te lire mostra te tilla,madje dhe gra(nena)te cilat gjejne knaqesi duke coptruar trupat dhe lare duaret me gjakun e bijve shqiptare?Provat qenkan te qarta,emrat gjithashtu,c'ritet atehere qe nuk zhvillohet nje gjygje shembullor? Nese nuk gjykohet dhe denohet kjo ngjarje,turpi do te rendoje per jete mbi kombin shqipetare.
0
B.Doka, N.York ne 28/02/2010 19:16:28
Njerezit qe i sherbejne me ndershmeri
shtetit duhet te respektohen dhe nderohen me respekt.Por te tjeret qe tentojne ti kundervihen shtetit,duhet pa tjeter ,pa asnje leshim,te denohen
dhe per kete nuk duhet te kete asnje lloj kompromisi.Demokraci, nuk eshte te shkelesh ligjet,por ,te jetosh paqesisht
dhe te mos i shkelesh.Per rastin ne fjale apo dhe te njejta me te, duhet urgjentisht te behet hetim gjyqesor dhe
shkaktaret apo realizuesit e atyre veprave makabre te denohen pa meshire
qofshin edhe ne poste te shteterore,apo me imunitet.
Shqiperia nuk ka nevoje per kacake ,por
per njerez te zote dhe respektues te pa kompromis te LIGJIT.
2
total: 3 | Treguar: 1 - 3
standart
--
Si te denohen mer kur te gjithe hetuesit edhe gjykatesit e asaj kohe jon ala ne postet e tyre. Kot e mbron PS Ina Ramen?
Para viteve 90 Shqiptaret i rripnin nga koka te kembet pas viteve 90 i rrjepin nga kembet te koka.Para viteve 90 perdornin hanxhar dhe dhimbja ishte me e madhe tani perdoret bisturi speciale shumica e ardhur nga jashte.
Nese ne jemi akoma buthrrjepur si mund ti denojme kasapet??!!
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Oh sa e bukur kjo !!!!!
Nuk do ti hyj nje arsyetimi ligjor sepse do ishte shume i gjate por le te themi moral apo material.
Konkretisht viktimat e komunizmit po demshperblehen ne menyre monetare (kjo sdo te thote qe u shpaguan vuajtjet por te pakten u be dicka) qe ne nje fare menyre ka shpagim dhe moral apo shpirteror. Mendoj se krimet e komunizmit nuk u bene nga individe por nga nje popull i tere i indoktrinuar me nje mentalitet idiot e te prapambetur .........
Te denosh nje kategori te tere njerezish per ligjet e nje sistemi totalitar do te thote qe ligji penal te kete fuqi prapavepruese (Nje jurist i mirefillte e kupton fare mire qe ligjet penale nuk kane fuqi prapavepruese).
Me pak fjale nje veprim i cili nuk denohet sot (sepse eshte konform ligjit), nuk mund te denohet nga nje ligj i cili mund ta konsideroje kete veprim veper penale pas disa vitesh, pra nese eshte kryer sot nuk mund te denohet nga nje ligj i mevonshem.
U zgjata me duket dhe me besoni qe jam plotesisht dakord qe njerez te cilet kane mbi supe "mekate" te se kaluares duhet te japin llogari por nuk jam dakord qe duhen vendosur ne "gijotine".
kaliguli nuk po flasim per krime te individit.,por te nje sistemi.
na ke knaq me ket postim.
Me shume pak kenaqesheke "Dragushi" !
Askush nuk mund te pretendoje qe mendimet e tij te pranohen apo te kuptohen nga te gjithe.
Nese do te denosh sistemin apo krimet e tij atehere me vjen keq ta them, po kjo teme qenka kot.
Ej plako se ke marre vesh sistemin e kane denuar prej 20 vitesh dhe jo vetem ne Shqiperi por ne shume vende te tjera ?!
Krijoni Kontakt