Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ne 97 ten o sony.. ishe me saliun a me zan caushin ..

    do desha te di se kur e ktheve fleten..

    ne 2005 per ke votove?
    po tani?
    Qe thua ti brari,une u rrita me moton-mos i bej keq kujt,e mos ja kij friken askujt-.Ne familjen time eshte zakon qe pushka vehet krahut kur je 18 dhe eshte nder qe burri te vdes nga plumi(sa kohe qe e merr ne ball.
    Une kurr nuk kam pas teser te ndonje partie ne xhep.Ndersa ato persona qe thua ti brari(sala apo zan caushi)ishin shum te vegjel per mua per ti ndjekur.Tani digjo mire e hapi veshet.
    Une nuk e di ku ke qene ti ne 97 por une isha i zene me katrauren qe na beri babai yt shpirteror Sala.ne 96-97 kam punuar per ministrin e mbrojtjes.ne ate kohe e kisha vdekjen aq prane sa ti ke forumin sot me te cilen ben propagande per ato qe te hedhin ndonje kocke.Qe thua ti mo brari isha i zene duke eskortuar eprorin tim safet zhulali jasht shqiperis se deshen ta zhduknin me gjith familje meqe dinte shume.ne 96 nuk ju binda urdherave qe te coja toga ushtaresh nga 2-3 here per te votuar per pd me premtimin se do mernin leje te shkonin ne shpi.
    qysh ateher besimi im ne vote qe thua ti, u lekund shume dhe pasi mu desh te largohesha nga shqiperia ne 97 nuk jua kam dhene me sfadisfaksionin atyre kelysheve te majte e te djathte qofshin te tallin meneren me voten time duke trashur qafat e tyre.une nuk eci me flet o brari se akoma e kam faqen e bardhe dhe nuk kam nevoj te vej para fytyres time faqe nga urdhrat e dites te ustallareve te kuq qe jua japin cdo dit qorave si ty qe nuk shohin realitetin.
    Mos me trego mua zan caush ti brari,gjej ndonje qe nuk i eshte thare akoma qumeshti ne buze ketu ne forum dhe merru me to,se une jam njecik si kocke e forte per ty.

  2. #22
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Sepse politikanet tane nuk jane askete qe te frustrojne veten me kamxhikun e ligjit...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Degjoni nje fjale nga une djem e vajza.Nqse nuk vdesin nga mosha 50 vjec e perpjete dosjet ne Shqiperi nuk kane per tu hapur ndonjehere.Si mund te ndodh kjo?A mund te lejojne djemte dhe niprit te diskreditohen baballaret dhe gjyshrit e tyre kriminele?Kurren e kurres.Edhe sali trapi bene sikur do qe t'i hap dosjet,por ne te vertete nuk do te hapen.Ai e hap kete problem si mjet presioni kundrejt kundershatrve te tij te cilet rrijne si lepuj te pegere se mos dalin zbuluar para gjithe shqiptarve.Besoj ju e dini kush e ankimoi projektligjin ne Gjukaten e Fehmi Abdiut.Shumica e asaj gjykate jane njerez te inkriminuar.Cfare do te benin ata ,tja fusnin vetes?
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Haha.......Jo kaq i vendosur,se ja hoqe Brarit gjithe shpresat......
    Thujani me te bute,o me ndo nje genjeshter.....Qe Sala do ti hapi dosjet,po se lene socjalistet...
    Ose nuk hapen dosjet,se do futemi ne Europe...(se kjo duhet te jete e modes)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kur te vdesi dhe komunisti i fundit mbase, ose kur te mos kete me komunist ne Qeveri..

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nėn peshėn e dhunės komuniste


    Fundi i Luftės sė Dytė botėrore nė Kosovė pati shijen e hidhur tė zhgėnjimit dhe tė disfatės. Fillimisht pėr faj tė divizioneve partizane tė Titos qė ēliruan provincėn – me tė drejtė, kosovarėt do tė thonė qė e pushtuan - tė cilat ndoqėn sipas tė gjitha rregullave tė artit ushtarak adeptėt shqiptarė tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit si edhe guerriljet e vjetra ish-komuniste, qė tė gjithė besnikė tė « Shqipėrisė sė Madhe » efemere. Ndėrkohė qė administrata e re vendosej nė qytete dhe qė instancat qeveritare pėrgatisnin statutin e provincės tashmė tė gėlltitur, njė kryengritje e vėrtetė nėn Shaban Polluzhėn shpėrtheu nė fillim tė vitit 1945 nė zonėn e Drenicės. Ndėrmjet shkurtit dhe marsit 1945, luftimet bėnė kėrdinė mes kryengritėsve dhe njėsive tė ushtrisė jugosllave, duke shkaktuar me mijra tė vrarė mes « rrebelėve » dhe popullsisė civile (1). Megjithė bazėn e saj tė gjerė popullore, kryengritja i ngjante mė tepėr njė akti tė dėshpėruar tė kosovarėve pėrballė kthimit tė pashmangshėm nė « ferrin serb » ndėrkohė qė Nėna Shqipėri tashmė nėn kontrollin e komunistėve i kish braktisur nė fatin e tyre tė hidhur (2).
    Vendosja e njė administrate ushtarake nė Prishtinė pėrbėnte vetėm aspektin e dukshėm tė gjendjes sė shtetrrethimit qė mbretėronte nė provincė : ndėrkohė qė ushtria shtypte pa mėshirė lėvizjen popullore me frymėzim « ballist », PKJ spastronte rradhėt e komitetit tė saj rajonal, i akuzuar pėr pazotėsi dhe pėr administrim tė keq tė krizės nacionaliste (3). Zaten, Kosova nuk pėrbėnte ndonjė rast tė jashtėzakonshėm pasi e gjithė Jugosllavia gjendej nė gjendje shtetrrethimi pėr shkak tė « spastrimit » dhe tė « paqėtimit », kėtyre procedurave qė nuk kursenin asnjė grup social, asnjė krahinė apo pjesė tė saj, asnjė kombėsi. Fillimisht shpata komuniste ra mbi ata gjysėm-milioni Volksdeutscher - gjermanė tė Jugosllavisė, tė dėnuar nga vetė historia pėr bashkėpunim me pushtuesin nazist. Ata u zhveshėn nga tė gjitha tė drejtat e tyre tė qytetarisė jugosllave pėrpara se tė internoheshin nė kampe, tė shpėrnguleshin ose tė dėboheshin jashtė kufijve. Pothuaj gjysėm-milioni ishin edhe hungarezėt, edhe ata tė urryer pasi kishin shėrbyer si ndihmės tė rregjimit fashist tė Horthit gjatė luftės. Duke ju druajtur reaksionit tė Rusėve qė ndėrkohė kishin marrė nė dorė ēėshtjen hungareze, autoritetet e Beogradit i « falėn » dhe i grupuan nė gjirin e Krahinės Autonome tė Vojvodinės, nėn pėrgjegjėsinė e serbėve. Ishin gjithashtu disa qindra mijra italjanė, tė vendosur nė bregdetin dalmat, nė zonėn e Fiumes (Rijeka), nė ishujt sikundėr dhe nė gadishullin e Istrisė (4). Fajtorė pėr tė vetmin fakt se kishin tė njejtėn kombėsi me pushtuesit fashistė tė Duēes, edhe ata duhej tė thyenin qafėn. Italjanėt do tė katandisnin nė 80.000 vetė nė vitin 1948 dhe nė mė pak se 35.000 nė vitin 1953.
    Pastaj ishin ata ēetnikėt serbė tė Mihajlloviēit qė ende vazhdonin tė bridhnin maleve dhe pyjeve tė Bosnjės ; ata ushtashėt kroatė tė Paveliēit tė cilėt u sollėn nga Austria me forcė pėr t’i ēfarosur nė vendlindje ; ata territorialėt sllovenė ; ata domobrani (xhandarėt) rumunė apo bullgarė qė bėnin pėrpjekje tė kota tė bliheshin nė sytė e rregjimit ; ata rusėt e bardhė qė ishin fshehur nėpėr vrima pėrpara ofensivės sė Ushtrisė sė Kuqe… Duke kombinuar operacionet e spastrimit, egzekutimet pa gjyq, marrshimet e vdekjes dhe kampet e pėrqėndrimit, ndėrtuesit e Jugosllavisė sė re kishin pėrveshur mėngėt dhe mundoheshin tė vinin rregull nė shtėpinė e tyre tė vjetėr qė sapo e kishin marrė nė dorėzim.
    Duke lėnė mėnjanė variantin e autonomisė tė plotė dhe tė menjėhershme tė krahinės sė Kosovė – Metohisė, udhėheqja jugosllave gjatė seancave me dyer tė mbyllura duhej tė zgjidhte mes coptimit sė krahinės nė dobi tė republikave fqinje tė ardhshme (Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni) ose ruajtjes sė bashkėsisė territoriale e cila, duke pėrfituar nga prerogativa tė njė autonomie tė kufizuar, i bashkėngjitej Serbisė. Varianti i fundit paraqiste avantazhin e mėnjanimit tė njė reaksioni edhe mė violent nga ana e shqiptarėve, ndėrkohė qė qetėsonte shpirtrat e pakicės serbo-malazeze nė vend. Tė kėnaqej hegjemonizmi serbomadh dhe tė pėrmbahej nacionalizmi shqiptaromadh (5), gjithė duke pritur zhvillimin e marrėdhėnieve mes Jugosllavisė dhe Shqipėrisė tė cilat, sipas tė gjitha gjasave dhe duke respektuar skemat e Titos duhej tė ēonin drejt njė lloj bashkimi, ja edhe gjendja shpirtėrore qė mbretėronte nė Beograd nė vigjilje tė shpalljes sė Kushtetutės sė re.
    Republika Popullore Federative e Jugosllavisė u shpall nė 31 mars tė vitit 1946, njė rast unikal nė Evropė nė llojin e vet : ajo numėronte gjashtė republika, pesė « popuj », katėr gjuhė zyrtare, tre fe tė mėdha dhe dy alfabete, sikundėr dhe « njė parti tė vetme » - sipas asaj shprehjes sė Titos. Nė mes tė kėtij patchwork tė vėrtetė, kosovarėt paraqiteshin si njė element i thjeshtė etnik, pasi nuk kishin mundur tė siguronin as statusin e pėrbėrėsit tė kombit as edhe njohjen zyrtare tė gjuhės sė tyre. Dhe me tė vėrtetė : nėqoftėse kosovarėt e gjuhės amėtare shqipe pėrbėnin shumicėn absolute nė Kosovė, ata ishin njė pakicė e papėrfillshme nė nivelin e Republikės sė Serbisė (6).
    Pa kaluar as edhe dy vjet nga shpallja e Republikės, Federata jugosllave njohu krizėn e saj tė parė tė thellė nė planin ndėrkombėtar. Grindjet mes Titos dhe Stalinit prekėn kulmin e tyre : rregjimi jugosllav u dėnua nga mbarė bota komuniste dhe u izolua sikur tė ish prekur nga kolera. Me kėtė rast tė gjitha projektet rajonale dhe ballkanike u asgjėsuan : aleanca vllazėrore me Shqipėrinė u shkri si bora nė diell brenda disa ditėsh dhe dy vendet fqinje befas u gjendėn ballė pėrballė, sejcili nė istikamin e tij, duke u rikujtuar pėr konfliktet dhe grindjet e dikurshme. Sejcili mbetet sigurisht komunist por i njė lloji tė ndryshėm dhe meqėnėse ishim gjithmonė nė Ballkan ku edhe dashuria edhe urrejtja janė tė plota dhe gjithėpushtuese, tė dy fqinjėt shkuan deri nė ndėrprerjen e marrėdhėnieve diplomatike. Mes tė dyve mbetej si gjithmonė Kosova, ndjenjat e tė cilės ishin tė shpėrndara mes ngazėllimit tė plotė ndaj faktit qė mė sė fundi vendi amė u vu nė krahun e mbrojtėsit dhe ankthit tė thellė ndaj faktit tjetėr se tashmė i duhej tė vuante pasojat e gjeopolitikės kontinentale.
    Ndėrkohė qė ngazėllimi i kosovarėve ishte jetėshkurtėr, pasi i vetmi shqetėsim i Tiranės ishte tė lėshohej nė kritika tė rrepta kundėr Titos dhe « klikės sė tij tradhėtare antikomuniste », ankthi i tyre u justifikua plotėsisht : sejcila nga palėt, duke dashur tė destabilizojė tjetrėn pėr llogari tė vet ose pėr llogari tė tė tretėve, gėrmonte nė rezervat njerėzore tė Kosovės me qėllim qė tė formonte grupe ndėrhyrjeje dhe diversioni. I gjithė aparati administrativ si dhe ai i partisė i krahinės autonome ju nėnėshtrua rishtas pastrimit, nė kėrkim tė « Kominformistėve stalinianė » dhe tė « agjentėve tė Shqipėrisė » ; nė tė njejtėn kohė, fushata e kolektivizimit tė tokave bėnte viktimat e veta sikundėr dhe uria qė kėrcėnonte qytetet. Pjesa mė e madhe e fshatrave u krehėn deri nė themele nė kėrkim tė armėve tė fshehura dhe e gjithė popullsia u konsiderua si njė mbėshtetje potenciale e agjentėve tė infiltruar nga Shqipėria fqinje. E gjithė periudha 1948 – 1965 karakterizohet nga aplikimi i njė politike tė shtypjes tė pastėr dhe tė pamėshirshme, e udhėhequr nga i plotfuqishmi ministėr i Brendshėm Rankoviē. Kjo politikė kulmoi me dy procese gjyqėsore tė pėrmasave teatrale : ai i Prizrenit (7) nė vitin 1956 dhe ai i vitit 1964, kundėr « Lėvizjes revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve », organizatė ilegale e drejtuar nga Adem Demaēi. Sipas pikpamjes tė drejtuesve shqiptarė tė krahinės, kjo periudhė shėnon edhe nivelin mė tė ulėt tė marrėdhėnieve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.
    Pjesa mė e madhe e analizave dhe tė studimeve tė kryera mbi kėtė periudhė pas zhdukjes sė Titos dhe rregjimit tė tij, tentojnė tė « harrojnė » qė problemi kombėtar i asaj kohe i nėnėshtrohej njė projekti mjaft mė tė gjerė dhe kompleks : ai i ndėrtimit tė njė modeli bashkėsior dhe shoqėror, i frymėzuar thellė nga ideologjia komuniste. Gjithė udhėheqja e atij vendi – qė nga krahinat, republikat dhe deri nė federatė – ishte e bindur qė ky Shtet federal, i pėrbėrė nga njėsi politiko-administrative sa laragane aq edhe tė ndryshme, tė ngjitura njėra me tjetrėn nga pesha e vetme e Historisė, mund tė egzistonte dhe tė mbahej mė kėmbė vetėm falė njė politike qė kombinonte forcėn dhe manovrat takticiene tė shkallės sė gjerė, me qėllim qė tė krijohej njė bashkėsi lidhjesh tė brendshme sikundėr dhe njė vektor qendėrshėnjues si tė vetmet garanci tė mbijetesės (8). Pa asnjė dyshim, personaliteti kompleks i Titos jep edhe ēelėsin e suksesit tė kėsaj ndėrmarrjeje tė rrallė. Njėkohėsisht komunist e jugosllav por nė rradhė tė parė kroat, qė nė vitin 1945 Tito pėrpunoi dhe filloi zbatimin e politikės sė tij, ekuacioni i tė cilės integronte njė paradoks me pėrmasat e njė kompromisi – ai i principit tė « centralizmit demokratik » qė pranonte delegimin e dukshėm tė pushteteve nga qeveria qėndrore drejt atyre tė republikave pėrbėrėse, me njė limit tė formės sė fundme – ndalimi i rimėkėmbjes tė dinastisė tė Karagjorgjeviēėve, duke varrosur me kėtė rast idenė e saj qėndrore tė Serbisė sė Madhe. Duke i shkaktuar njė katastrofė ushtarake ēetnikėve tė Mihajlloviēit, njė disfatė politike pėrvėluese kampit mbretėror nė mėrgim dhe sė fundi, duke mundur t’i bashkojė projektit tė vet partinė komuniste serbe, Tito arriti tė zbusė dhe tė nėnshtrojė nacionalizmin serbomadh, i cili me kėtė rast pėsoi njė goditje tė rėndė, pėrmasat dhe shtrirja e tė cilit mund tė krahasohen me atė tė Vidovdanit tė Fushės sė Mėllėnjave, nė tė largmin vit 1389.
    Pėrballė ofensivės totale tė natyrės politike, ekonomike dhe ideologjike, tė ndėrmarrė nga rregjimi titist i cili synonte shėndrimin e thellė tė vendit drejt rrugės tė ndėrtimit tė socializmit, shoqėria kosovare pėrdori murin « mbrojtės » tradicional, njė zhguall i vėrtetė i pėrbėrė nga lidhje familjare, ndėrfamiljare dhe fisnore, nga marrėdhėnie dhe raporte sociofetare dhe sė fundi, nga ndjenja dhe veprime nacionaliste.
    Fshatare nė pjesėn dėrrmuese tė saj, kjo shoqėri ka mundur tė nxjerrė forcėn e saj nga struktura e madhe familjare patriarkale qė grupon nė gjirin e vet prindėrit, djemtė e martuar dhe familjet e tyre, vajzat e pamartuara dhe shpesh herė edhe prindėrit e prindėrve, gjyshe-gjyshėrit e moshuar. Njė familje e tillė zakonisht shkon deri nė njėzet vetė – herė herė shumė mė tepėr, ku sejcili kontribon nė ekonominė familjare solidare sipas mundėsive dhe sipas aftėsive ndėrkohė qė ndan me tė tjerėt ushqimin, punėn dhe fondin material e monetar. Duke ju nėnshtruar autoritetit tė mė tė vjetėrve, ēdokush kujdeset qė tė ruajė njė harmoni tė brendshme tė pėrgjithshme – tė bazuar mbi respektin e protokolleve tė ngurta, ndėrkohė qė bėn pėrpjekje pėr t’ju bindur njė varg vlerave dhe kodeve sjelljeje tė paracaktuara pėr tė mos thėnė tė parashkruara – ndera, besa, mikpritja, sjellja e mirė – qė pėrcaktojnė tė gjitha raportet me botėn rrethuese. Kjo e fundit, nėpėrmjet forcės sė opinionit publik pėrbėn edhe masėn e kontrollit shoqėror. Forma mė rudementare dhe mė e fuqishme e kėtij opinioni publik ėshtė rrethi, me fjalė tė tjera qarku i marrėdhėnieve familjare, tė farefisnisė, shoqėrore dhe tė ndikimit. Tė sigurohet konformizmi i veprimeve dhe i marrėdhėnieve, pa u shmangur nga pėrdorimi i normave tradicionale tė sjelljes – kjo ėshtė detyra e pėrjetshme e individėve si edhe shqetėsimi i njėtrajtshėm i familjeve ku ai bėn pjesė ; sigurisht, bėhet fjalė pėr principe thelbėsore tė cilat kushtėzojnė edhe arritjen shoqėrore, grumbullimin e pasurisė dhe ruajtjen e autoritetit personal, gjithēka qė lejon tė bėhet njė jetė e nderuar nė gjirin e bashkėsisė sė vet.
    Sidoqoftė, kjo skemė sjelljeje e grupit mbetet e mangėt nė qoftė se lihet pas dore roli i fesė myslimane. Sigurisht dhe nė rradhė tė parė, sikundėr ēdo fe tjetėr monoteiste, kjo fe i bindet prirjeve tė saj tė pandryshueshme pėr tė pėrmbushur nevojat shpirtėrore tė individit. Ajo mundohet tė qetėsojė shpirtrat e trazuar, t’i pėrgjigjet pyetjeve tė natyrės egzistenciale dhe tė shoqėrojė njeriun pėrgjatė momenteve mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij – lindje, bėrje synet, martesė, vdekje – nėpėrmjet riteve dhe shėrbesave fetare. Ndėrkohė, islamizmi nė Kosovė – ndoshta nė njė masė mė tė madhe pėrkundrejt gjithė hapėsirės shqipfolėse – ka ngarkuar vetvehten me njė detyrė njėjtėsore, tė vlerėsimit tė identitetit, duke tejkaluar nė kėtė mėnyrė gjerėsisht kufijtė e kultit. Nė njė formė tė tretur, pėr tė mos thėnė zakonore, ai ndėrfutet nė jetėn e pėrditshme dhe le gjurmėn e vet nė tė gjitha fushat shoqėrore, duke u shėndrruar nė kėtė mėnyrė nė njė pėrbėrėse tė domosdoshme kulturore – nė njė farė ēimentoje qė siguron, forcon dhe kėndell ndėrfutjen njėjtėsore. Feja myslimane justifikon konservatorizmin, racionalizon sjelljen, dinamizon traditėn dhe ringjall tė kaluarėn. Pasi ėshtė pikėrisht historia qė shėrben si terren pjellor pėr tė kultivuar virtytet sikundėr dinjiteti, sakrifica ose heroizmi – elementė tė domosdoshėm pėr tė mbajtur gjallė dhe mbarėshtruar shpirtin e kombit. Nėpėrmjet kėtij alambiku kombėtaro-nacionalist distilohet ajo pije dehėse deri nė mpirje me anė tė tė cilės, vuajtja e pashmangėshme nė vlerėn e saj si simbol shpirtėror ngatėrrohet me persekutimin tokėsor ndėrkohė qė papėrfillshmėria etnike asimilohet me njė lloj veēantie, bile edhe me njė epėrsi kombėtare. Kėshtu, duke mos qenė nė gjendje tė pėrcaktojė njė identitet tė pėrveēėm tė vetin nė rolin e njė simboli etnik, identiteti mysliman ushqen dhe mbarėshtron ndėrgjegjen kombėtare shqiptare, duke pėrbėrė kėshtu nėn-kategorinė e saj kryesore. E thėnė ndryshe, nga momenti qė ēėshtja kombėtare shqiptare u shėndrrua nė projektin kryesor pėrbashkues tė shoqėrisė kosovare, feja myslimane nuk qėndron mė nė origjinėn e tensioneve dhe tė konflikteve mes shqiptarėve dhe serbėve. Me kėtė rast, ajo humbi pėrmasat e saj politike, pushtetin e saj si nėnvizues i identitetit tė shoqėrisė ; feja ėshtė kthyer mė tepėr nė mjedis integrues tė shpirtit shoqėror se sa nė faktor diferencues tė rishpėrndarjeve tė brendshme.
    Pėrtej konsideratave tė natyrės shoqėrore, na duhet tė pranojmė se as solidariteti mes pronave familjare as edhe ndihma e natyrshme mes bashkėfetarėve nuk janė tė mjaftueshme pėr tė mbajtur gjallė njė bashkėsi tė gjerė shoqėrore pasi kjo e fundit ka nevojė para sė gjithash pėr njė mjedis ekonomik tė shėndetshėm, pėr njė ind tė fuqishėm industrial dhe pėr njė rrjet tė dendur shkėmbimesh tregėtare, pėr njė treg kombėtar me qėllim tė kėnaqė shkėmbimet materiale, monetare dhe tė sigurojė rritjen ekonomike. Jugosllavia e viteve pesėdhjetė – gjashtėdhjetė nuk ėshtė ai vendi i bollėkut qė dėshironte ose mendonte tė ishte dhe sejcilit i duhej tė pėrleshej pėr tė mbijetuar. Pasi kish dėshtuar nė pėrmbushjen e objektivave tė planit tė saj tė parė pesėvjeēar nė vitin 1952, planifikimi i centralizuar nuk frymėzonte mė askėnd : disa vjet mė vonė, nė 1957, koncepti kyē i ekonomisė socialiste sovjetike i kish lėnė vendin « administrimit puntor ». Ky produkt i mendimit ekonomik jugosllav reflektonte drejpėrdrejt strukturėn federative, nėpėrmjet vullnetit tė shpėrqėndrimit tė marrjes sė vendimeve ekonomike. Pa asnjė dyshim ai pėrbėnte njė kontribut interesant - veēse vlerat e tij mbeteshin thjesht nė planin teorik pasi nė planin tjetėr, nė atė tė praktikės, ai nuk mundi tė tejkalojė stadin e dėshirės : njė pushtet unik i cili pėrqėndronte forcėn e partisė komuniste dhe tė aparateve shtetėrore mund tė toleronte efektet e shpėrqėndrimit ekonomik vetėm e vetėm pėrderisa kėta tė fundit nuk vinin nė rrezik projektet e tij tė natyrės politike dhe shoqėrore. Jo mė larg se nė vitin 1962, plani i tretė pesėvjeēar i mbėshtetur mbi ekonominė e shpėrqėndruar dhe administrimin puntor u braktis nė mes tė rrugės nė mėnyrė krejt tė natyrshme. Gjatė kėsaj periudhe, e karakterizuar nga idetė e lėvizjes sė « vendeve tė paangazhuara », prirja ekonomike ishte ajo e garės sė lirė me tregjet botėrore, e mbėshtetur kryesisht nga shfrytėzimi intensiv i pasurive natyrore tė vendit dhe i aftėsive prodhuese tė industrisė lokale.
    Pikėrisht nė fushėn e pasurive natyrore, Kosova tėrhoqi menjėherė vėmendjen e investitorėve federalė : rezervat e saj tė linjitit (10 miliardė tonelata, ose 57% tė rezervave jugosllave), burimet e plumbit, tė zinkut dhe tė stibiumit (50% tė rezervave tė vendit), minierat e nikelit dhe tė kromit (20% tė prodhimit kombėtar) pėrbėnin argumenta me peshė qė orientonin vetvetiu drejt zhvillimit tė njė industrie nxjerrėse tė pėrmasave tė mėdha, gjė e cila e shėndrroi krahinėn nė njė furnizues tė madh tė lėndėve tė para. Megjithė fillimet premtuese, mjedisi ekonomik u vlerėsua si tepėr i ndjeshėm dhe i paqėndrueshėm pėr tė kaluar nė fazėn e dytė, atė tė ngritjes tė objekteve tė mėdha industriale tė objekteve gjysėm tė gatshme ose tė gatshme. Duke pritur grumbullimin e nevojshėm tė kapitaleve, kosovarėt u ftuan tė merreshin me aktivitetet e tyre tradicionale tė bujqėsisė dhe tė tjera artizanate. I frenuar nė kėtė nivel tė zhvillimit ekonomik, s’ish pėr t’u habitur nė qoftė se Kosova zinte njė vend nderi mes pėrfituesve tė programit tė ndihmės ndaj rajoneve tė pazhvilluara. Edhe vėzhguesi mė optimist duhej tė kėnaqej me bilancin e mėposhtėm : njė sektor ekonomik i pėrbėrė kryesisht nga aktivitete primare – nxjerrje intensive e xeheve, metalurgji e metaleve tė rėnda nė gjendje brute, bujqėsi e mbėshtetur mbi pronėn individuale ose familjare qė rrallėherė tejkalonte sipėrfaqen prej 3 hektarėsh nė mbi 90% tė tokave tė punueshme. Duke i shtuar kėtij bilanci edhe varėsinė thuajse tė plotė ndaj ndihmave federale; prirja e krahinės drejt njė zhvillimi tė kufizuar dhe tė pamjaftueshėm duket se ėshtė vulosur njėherė e pėrgjithmonė.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    (1) Mjediset kosovare rikujtojnė se vetėm brenda muajve tė parė tė vitit 1945, ndėrhyrja e ushtrisė popullore jugosllave prej 30.000 vetėsh, shkaktoi rreth 50.000 viktima nė rradhėt e kryengritėsve shqiptarė dhe tė popullsisė civile, ndėrkohė qė rreth 1.600 – 1.700 rekrutė tė rinj kosovarė u morrėn me forcė dhe, nėpėrmjet territorit shqiptar, u ēuan nė Malin e Zi ku u mbytėn me gaz helmues.

    (2) Menjėherė pas lufte, rregjimi i ri komunist i Hoxhės shprehu qėllimet e tij tė prera pėr t’u mos u marrė mė tej me ēėshtjen e Kosovės ; ndėrkohė qė tre brigada partizane sulmuese shqiptare ndėrhynin nė teatrin kosovar tė operacioneve ushtarake, qeveria shqiptare transferonte nė Jugosllavi – pra drejt vdekjes sė sigurt – tė gjithė pjesėmarrėsit e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit si dhe « kolaboracionistėt » e tjerė kosovarė qė ndodheshin nė burgjet shqiptare, me qėllim qė ata tė gjykoheshin dhe tė dėnoheshin nė vendin e tyre.

    (3) Nė muajin mars tė vitit 1945, Miladin Popoviēi, njė nga artizanėt e parė tė fitores sė komunizmit nė Shqipėri dhe pėrgjegjėsi kryesor i komitetit krahinor tė PKJ pėr Kosovėn u vra nė zyrėn e vet nga njė shqiptar vendas. Nė vend tė nėnshkrimit dhe pėrpara se tė vriste vehten, vrasėsi kish lėnė mbi tryezė flamurin shqiptar me nėnshkrimin « Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė ». Enver Hoxha gjithmonė ka mbėshtetur tezėn se vrasja e shokut tė tij tė armėve ka qenė vepėr e shėrbimeve tė fshehta jugosllave ndėrkohė qė jugosllavėt kėmbėngulin qė autori i vrasjes ishte njė antar i Ballit Kombėtar.

    (4) Nė fillim tė muajit maj tė vitit 1945, ushtria ēlirimtare e Titos u hodh nė ofensivė nė gadishullin e Istrisė dhe pushtoi qytetin e Triestes, duke realizuar nė kėtė mėnyrė njė pretendim tė vjetėr jugosllav mbi kėto territore. Trupat aleate tė gjeneralit Aleksandėr tė bazuara nė Itali ndėrhynė menjėherė duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė situatė shpėrthyese e cila u zgjidh nė qershor me tėrheqjen e ushtrisė jugosllave. Gadishulli i Istrisė nda nė dy zona, tė vėna nėn vėzhgimin e njė force ndėrkombėtare.

    (5) Vėzhguesit e jetės politike serbe nėnvizojnė se, megjithė gjendjen e shtetrrethimit dhe ndėrhyrjen ushtarake nė Kosovė qė nė muajin mars tė vitit 1945, autoritetet qėndrore morrėn njė varg dispozitash dhe vendimesh me qėllim « korrigjimin » e padrejtėsive tė pėsuara nga shqiptarėt e shtypur nga ana e « Jugosllavisė sė vjetėr rreaksionare ». Kėto masa synonin ndalimin e pėrkohshėm tė kthimit tė kolonėve tė vjetėr serbė nė vendet e tyre tė dikurshme tė banimit, duke vulosur nė kėtė mėnyrė edhe krimet e luftės si dhe pastrimin etnik tė kryer nga ana e pushtuesve nazi-fashistė kundėr Serbėve tė dėbuar nga Kosovė-Metohia (ndėrmjet 50.00 dhe 100.000 tė dėbuar – sipas vėshtrimit tė analistėve). Shih mbi kėtė ēėshtje : Hugo ROTH – Kosovo Origins, Ed. Belgrade, 1996. Sidoqoftė, ja vlen tė pėrmendet se ndalimet e kthimit tė tė ikurve nuk ishin shpikur pėr tė marrė me tė mirė kosovarėt pasi ato vepronin njėkohėsisht edhe mbi kolonėt serbė tė vendosur dikur nė Maqedoni, nė Vojvodinė ose dhe nė Srem.

    (6) Sipas rregjistrimit tė popullsisė tė vitit 1948, shqiptarėt e Kosovės ishin 498.242 vetė pėrkundrejt njė totali prej 727.820 vetėsh, ose 68,5% tė popullsisė sė krahinės. Nė nivelin e Republikės sė Serbisė e cila numėronte 6.200.000 banorė, ata pėrfaqsonin vetėm 8,15% tė popullatės. Shih mbi kėtė ēėshtje : Dusan T. BATAKOVIC -- Kosovo ą l’époque titiste : entre nationalisme et communisme - Kosovo, Les Annales de l’Autre Islam, nŗ 7, INALCO – ERISM, Paris, 2000.

    (7) « Procesi i Prizrenit » u organizua kundėr njė grupi prej nėntė personash nė mesin e tė cilėve bėnin pjesė udhėheqės tė lartė komunistė tė provincės, tė akuzuar pėr ngritjen e njė rrjeti tė gjerė agjentėsh dhe spiunėsh nė favor tė Republikės fqinje tė Shqipėrisė. Personat e akuzuar morrėn dėnime tė rėnda dhe burgime tė gjata. Dymbėdhjetė vjet mė vonė, nė vitin 1968, kėta persona u konsideruan si tė pafajshme dhe u liruan pa rishikim procesi ndėrkohė qė Kuvendi i Kosovės aprovoi njė rezolutė qė e cilėsonte procesin si « montazh » dhe « inskenim ».

    (8) Michael KNIGHT - Yugoslavia 1920s - 1990s: Coalescence and Confederation, Disillusion and Dissolution, American Library of Geneva, November 1999.

    (9) Pėrsa i pėrket popullit serb, ai e pagoi shtrenjė « bashkimin » e tij me idealin e Titos. Megjithė atė heshtjen pothuaj tė plotė tė historianėve serbė lidhur me kėtė ēėshtje, disa studime dhe sondazhe e vlerėsojnė me 150.000 deri edhe 450.000 numrin e ēetnikėve, tė intelektualėve dhe armiqve tė tjerė tė klasės tė egzekutuar nga pushteti komunist. Pėrballė avancimit tė shpejtė tė forcave sovjetike tė cilat synonin Beogradin si dhe pėrballė mungesės sė njohur tė forcės sė rezistencės komuniste nė Serbinė e Vjetėr, Tito nxitoi tė sjellė trupat e veta tė Bosnjės dhe tė Malit tė Zi. Tė pėrbėra nė pjesėn e tyre dėrrmuese nga serbė « tė pėrtej-Drinės », ato ju shkaktuan njė ndėshkim shėmbullor vėllezėrve tė tyre tė akuzuar pėr bashkėpunim.

    (10) Nathalie Clayer kėmbėngul mbi faktin se nacionalizmi i elitave shqiptare tė Kosovės ka qenė kristalizuar nė kohėn e komunizmit dhe si pasojė nė pjesėn mė tė madhe tė tij ai ėshtė i natyrės « ateizante ». Shih : Xavier BOUGAREL & Nathalie CLAYER – Le Nouvel Islam balkanique, les musulmans, acteurs du post-communisme 1990 – 2000, Editions Maisonneuve & Larose, Paris, 2001.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2010
    Postime
    4
    Mos kujtoni se djalli i fshehur qenka vetem Saliu, njelloj Djaj me brire jane dhe ata te krahut tjeter. Keta jane fara e keqe qe po perhapin kulturen e mashtrimit dhe po shesin Shqiperine sipas komandave antishqiptare qe marrin nga padronet e tyre . Dikush grabit pronat e pronareve dhe pronat publike dikush grabit thesarin e shtetit dhe prap se prap keta i mbron dikush andej pertej kufijve

  9. #29
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Lukova2010 Lexo Postimin
    Mos kujtoni se djalli i fshehur qenka vetem Saliu, njelloj Djaj me brire jane dhe ata te krahut tjeter. Keta jane fara e keqe qe po perhapin kulturen e mashtrimit dhe po shesin Shqiperine sipas komandave antishqiptare qe marrin nga padronet e tyre . Dikush grabit pronat e pronareve dhe pronat publike dikush grabit thesarin e shtetit dhe prap se prap keta i mbron dikush andej pertej kufijve
    salis nuk eshte djall i fshehur, more djale ... dihet nga te gjithe se ai ka qene sekretar biroje puniste, korrier i urin-analizave te polit-birose, ashtu dhe trafikant i veprave te shokit enver per ne paris, vjene e ku ka vajtur ai me pasaporte sherbimi punist ...

    salis eshte mashtruesi qe ka kryer aktet me anti-Shqiptare dhe anti-demokratike qe jane bere ne Shqiperi pas vitit 1992 ...

    mos kujtoni se eshte aq i fuqishem ai si person ... jane ata qe e kontrollojne ate dhe e mbajne zap, mafia e kuqe ramiz-nexh-kap-gjoniste ...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    dujruc..

    te duall boja fare..

    ke skleroz te theksuar me duket..

    po dolli nje dizaj mo vet shoqja nexhi ne topchanellin e vet dhe... nuku shau as ruc e edvin as gjinush e erion velin.. as lesko dade mim.. po vetem njerin e pickoj.. e sulmoj e shpifoj..sic e ka zakon ajo tash 65 vjet rresht..

    saliun.. me ate e ka urrejtjen e madhe..

    prandaj ti dujruc e duj nexh e duj edvin.. e urren saliun kryetrim..



    ..

    e pra kjo eshte nje sihariq..qe tregon.. se saliu eshte ne rrug te mbare..


    ..

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •