skrapar..
me vjen mire qe kemi nje nga skrapari ketu qe flet si burre i vertete..
te lumte qe ke mendime te drejta..
na sill tjera dokumenta o kosovell si ato se jan interesante..
I ngrati shqiptar..
ka ngren dry ne dy anet e kufinit..
--
rd
Gjatė 50 vjetėve tė diktaturės me gjyqe speciale tė montuara u eliminua truri i kombit shqiptar
Si e eliminoi diktatura elitėn intelektuale shqiptare
Nga Tomor ALIKO
Armiku mė i madh i demokracisė ėshtė komunizmi, prandaj ėshtė detyrim moral tė hidhet dritė mbi tė vėrtetėn historike, sepse nė ēdo segment tė saj do tė gjejmė heronj e luftėtarė, qė Atdheut i dhuruan gjėnė mė tė shtrenjtė jetėn, prandaj me energji tė shumėfishuara tė mundohemi pa u lodhur pėr pasqyrimin e tė vėrtetės. Kush mė mirė se ne tė mbijetuarit politikė, mund ta bėjė kėtė! Me ēdo kusht duhet tė pasqyrohet e vėrteta dhe ne duhet me korrektėsi dhe ndershmėri tė themi vetėm tė vėrtetėn. Komunizmi shqiptar me gjithė terrorin e pashembullt, nuk mundi tė gjunjėzonte antikomunistėt, tė cilėt mbetėn deri nė fund tė jetės atdhetarė tė nderuar. Krimi komunist shqiptar mban mbi shpinėn e tij njė pafundėsi krimesh, ku spikat roli drejtues i Partisė Komuniste nėn udhėzimet direkte tė Enver Hoxhės dhe klanit tė tij, tė cilėt nuk ishin gjė tjetėr veēse vasalė tė Jugosllavėve nėpėrmjet tė ashtuquajturit "vllazėrim" me armikun shekullor tė kombit tonė.
Fillimi i terrorit tė kuq
Nė prag tė tė ashtuquajturit "ēlirim", kur populli shqiptar priste njė fillim tė mbarė, vendosjen e bashkim vllazėrimit si dhe nisjen e proceseve demokratike? Pikėrisht nė ato ditė nga 28 tetori deri nė 16 nėntor 1944, Tirana papritmas gjendet pėrballė terrorit masiv. Filluan ekzekutimet pa gjyq ndaj nacionalistėve, patriotėve, intelektualėve dhe ish-funksionarėve tė shtetit. Tirana u mbyt nė gjak. Me urdhėr tė komandantit tė pėrgjithshėm diktatorit Enver Hoxha, ishin krijuar njėsi speciale partizane qė me lista "kundėrshtarėsh" nė duar, merrnin peng, vrisnin nė rrugė e para syve tė familjarėve. Kjo masakėr nisi krahas hyrjes sė brigadave partizane nė Tiranė. Sipas dėshmive tė personave okularė, numri i tė ekzekutuarve ishte mė shumė se 100 vetė. Kjo ishte dėshmia mė e saktė e atij kalvari, qė pagėzoi me gjak, dhunė e terror pemėn e pretenduar tė lirisė sė shqiptarėve, e cila pėr gjatė njė gjysėm shekulli tė ēmendur, do tė rezultonte se ishte pema e Genocidit ndaj shtresės elitare tė shoqėrisė shqiptare, qė ndėr kohėra pati treguar se ishte njė shtresė fisnike nė sistemin e vlerave tė shoqėrisė shqiptare. Ata qė i shpėtuan plumbave ishin tė burgosurit e parė, pėr tė cilėt u hapėn dyert e burgut tė vjetėr dhe burgut tė ri, si dhe qelitė e hetuesisė. Natyrisht edhe kėta do tė merrnin dėnimin dikush me vdekje, dikush me burgim.
Le tė fillojmė me gjyqin e parė special tė Tiranės. Mė 31 Dhjetor 1944, nė burgun e vjetėr tė Tiranės, numėroheshin mė shumė se 600 burra, tė cilėt ju nėnshtruan njė hetuesie tė rreptė nga hetues tė ardhur drejtpėrdrejt nga malet. Ata i nxorėn nė gjyq, njėfarė Nurembergu shqiptar, nė kundėrshtim me tė gjitha konventat ndėrkombėtare tė iniciuara nga fituesit e Luftės sė Dytė Botėrore. Ky gjyq u zhvillua nė mars-prill 1945, nė sallėn e ish-Teatrit Popullor. Po zhvillohej njė nga gjyqet mė absurde dhe mė tė pamotivuar nga ana juridike, jehona e tė cilit do tė oshėtinte gjatė nė veshėt e shqiptarėve si njė kėmbanė ogurzezė, qė paralajmėronte tragjeditė dhe makthet e ardhshme…. Grupi i gjyqtarėve jep dėnimin "nė emėr tė popullit", duke ēuar para grykave tė zjarrit 17 burra shteti, qė nuk kishin kryer asnjė krim, pėrveē se kishin qenė shtetarė tė denjė tė vendit tė tyre. Nė llozhėn e sallės sė gjyqit qėndronte vetė ai, udhėzuesi i kėtij skenari makabėr Enver Hoxha, i rrethuar nga fanatikėt e tij besnikė, duke vėzhguar me imtėsi ēdo detajė tė zhvillimit tė gjyqit .
Trupi gjykues i pėrbėrė nga: Koēi Xoxe kryetar-Gjeneral lejtnant, Hysni Kapo anėtar-kolonel, Beqir Balluku anėtar-nėnkolonel, Faik Shehu anėtar-nėnkolonel, Bilbil Klosi anėtar-major, Medar Shtylla anėtar-mjek, Halim Budo anėtar-jurist, Gaqo Floqi anėtar-jurist dhe prokuror Bedri Spahiu, dėnoi me pushkatim: Fejzi Alizoti, Javer Hurshiti, Kol Tromara, Konstandin Kote, Hilmi Leka, Reshit Merlika, Ismail Golemi, Tahsim Bishqemi, Terenc Toēi, Zef Kadarja, Shyqyri Borshi, Beqir Valteri, Bahri Omari, Dik Cani, Aqif Pėrmeti, Daut Ēarēani, Gustav Mirdashi. Ndėrsa me burgime tė rėnda u dėnuan: Koēo Kota, Ibrahim Biēaku, Xhevat Korēa, Qemal Vrioni, Et'hem Cara, Xhevit Leskoviku, Jakov Mile, Ndoc Naraci, Tefik Mborja, Rrok Gera, Mihal Zallari, Koēo Tasi, Akile Tasi, Fiqiri Llagami, Lazer Radi, Sami Koka, Sulejman Vuēiterna, Bajram Pustina, Nedin Kokona, Refat Tartari, Bilal Nivica, Ismet Kryeziu, Sokrat Dodbiba, Shuk Gurakuqi, Refat Begolli, Anton Kozmaēi, Mihal Sherko, Rok Kolaj, Vangjel Goxhomani, Zija Bejleri, Gjergj Bubani, Isan Libohova, etj.
Pas gjyqit special tė vitit 1945, arrestohen dhe burgosen 3 personalitete politike, dy prej tė cilėve ishin anėtarė tė Regjencės nė vitet 1943-1944: Lef Nosi dhe Pater Anton Harapi si dhe kryeministri i asaj periudhe Maliq Bushati. Tė 3 i nxorrėn nė Gjyqin e Lartė Ushtarak nė janar 1946 dhe i dėnojnė me vdekje, pushkatim dhe i futin nė gropėn e pėrbashkėt nė "Kodrėn e Priftit", ku gjendeshin tė pushkatuarit nga Gjyqi Special i Tiranės, prill 1945.
Nė vitet 1945-1948, nacionalizmi shqiptar pėsoi persekutimin mė barbar qė ka njohur historia. Diktatori Hoxha ngarkoi ministrin e Brendshėm tė atyre viteve, gjeneralin Koēi Xoxe, pėr kryerjen e kėtij misioni, i cili me anė tė Sigurimit tė Shtetit, Policisė, Prokurorisė dhe Gjykatave Ushtarake vuri nė zbatim direktivat e Byrosė Politike pėr asgjėsimin e nacionalistėve shqiptarė. Nė kėto rrethana, elementėt kundėrshtarė nisėn tė grumbullohen dhe tė reflektonin rreth kėtij uzurpimi tė dhunshėm tė vetėdijes kolektive shqiptare… pasqyra ishin zgjedhjet e dhjetorit tė vitit 1945. Kėto zgjedhje edhe pse u monitoruan nga perėndimorėt dhe kryesisht nga anglo-amerikanėt, liria e tyre u mbyt nėn tam-tamet delirante tė partisė shtet, nėn terrorin policor ndaj elementėve tė dyshuar si opozitarė tė regjimit komunist. Piketohen elemente nga Fronti i Rezistencės, Legalitetit dhe nga grupimi Social-Demokrat. Kėta ishin intelektualė tė ndershėm, qė e donin ndryshe vendin e tyre e jo me thikė pas shpine, sipas stilit agjenturor jugosllav qė dominonte udhėheqjen e re shqiptare. Emra tė tillė si, Sami Qeribashi, Qenan Dibra e Musine Kokalari, ishin figurat e para intelektuale dhe politike qė ju kundėrvunė diktaturės. Me ta u bashkuan dhe intelektualė tė tjerė si Suat Asllani, Baltaz Benusi e shumė tė tjerė. Njė ndėr mė tė spikaturit opozitar ishte dhe intelektuali Gjergj Kokoshi, ish-ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Parė tė Enver Hoxhės, qė edhe pse ishte pjesė e Luftės Nacional Ēlirimtare, kishte deklaruar nė Kėshillin antifashist: "Aty ku nuk ka pluralizėm nuk ka demokraci". Nė janar tė vitit 1946, Sigurimi i Shtetit dhe struktura tė tjera tė diktaturės shpėrthyen njė valė tė madhe arrestimesh nė mbarė vendin. Burgosėn tė gjithė anėtarėt e Bashkimit Demokratik nė Tiranė dhe rrethe, e i nėnshtrohen torturave mė ēnjerėzore nė hetuesi, thjesht pėr faktin se kishin guxuar, sipas Kushtetutės tė dilnin nė opozitė me pushtetin nė themel tė tė cilit ishte dhuna dhe pėrjashtimi, mashtrimi dhe demagogjia nė sistem.
Gjykata e Lartė Ushtarake me kryetar Frederik Nosi major, Veledin Hyseni dhe Nexhat Hyseni anėtar, kapitena tė parė dėnoi me pushkatim 9 veta: Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Xhatit Koka, Mehmet Beshiri, Mahmut Meniku, Hivzi Gole, Shaban Balla, Ali Kavaja dhe Talat Drini. Ndėrsa me burgime tė rėnda u dėnuan: Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani, Baltaz Benusi, Prof. Ēoka, Kol Rodhe, Nefail Shikuli, Reiz Hasho, Hasan Kalaja, Stefan Bumēi, Musa Dizdari, Llazar Papapostili, Anton Dukagjini, etj.
Mė 8 Nėntor 1946, ditėn e premte nė sallėn e Kinema "Nacional" filloi gjykimi kundėr 16 anėtarėve tė grupit sabotator pėr tharjen e kėnetės sė Maliqit. Fillon kėshtu njė akt tjetėr mizor i dramės njerėzore me ndėrshkimin e tė tė ashtuquajturve "sabotatorė" tė tharjes sė kėnetės sė Maliqit. Anėtarėt e kėtij grupi ishin inxhinierė dhe teknikė kuadėr tė aftė tė pėrgatitur nė shkollėn shqiptaro-amerikane tė "Harry Fultz". Ata shiheshin me njė frikė patologjike si kundėrshtarė tė regjimit komunist. Ishte njė gjyq me skenar tė pėrgatitur me imtėsi qysh mė parė, i cili u hap nė fillim tė nėntorit 1946. Dėshtimi "gjoja" i tharjes sė kėnetės sė Maliqit ishte preteks dhe sfondi tragjik ku u luajt akti i turpit dhe ndėshkimit me jetėn e intelektualėve tė radhės. Gjykata e Lartė Ushtarake e pėrbėrė nga Nėnkolonel Gaqo Floqi, Kryetar dhe Kapitenėt Valedin Zeneli e Neshat Hyseni, anėtarė dhe Prokurorė Nevzat Haznedari dėnoi me varje nė litar: Abdyl Sharra inxhinier, Kujtim Beqiri inxhinier, i rivarur dy herė nė litar, sepse herėn e parė i shpėtoi varjes dhe sipas ligjeve tė pashkruara hyjnore, personi konsiderohet i pafajshėm dhe i falet jeta. Por, gjaksorėt nuk i njohin ligjet e Zotit. Po nga kjo gjykatė dėnohen me pushkatim: Vasil Mano inxhinier, Zyraka Mano ekonomiste, bashkėshortja e tij, shtatėzanė, qė diktatura e pushkatoi me foshnjėn nė bark, Euxhenio Skaturo inxhinier, italian, Mirush Pėrmeti inxhinier. Ndėrsa me burgime tė rėnda u dėnuan teknikėt: Hans Vala, Mario Guarnjiri, Mihal Stratobėrdha, Jani Vasili, Pandeli Zografi, mjeku italian Anastasio Ricco etj.
Nė vitin 1947, qeveria komuniste shqiptare ndėrrmori njė ndėr raprezaljet e saj mė tė mėdha, njė terror shtetėror, "sepse njė pushtet i marrė me dhunė, nuk mund tė mbahej ndryshe, veēse me akte dhune", por qė pėrpara opinionit duhej tė pėrligjte ēdo ndėshkim qė kryente. Kishin kaluar 2 vjet nga zgjedhjet parlamentare tė vitit 1945. Pėr tė mundėsuar pra njė "koperturė pluraliste" pėr opinionin nė kėto zgjedhje kishin fituar dhe disa kandidatė nacionalistė si: Shefqet Beja, Kol Kuqari, Selaudin Toto, Sheh Ibrahim Karbunara, Kosta Boshnjaku, Riza Dani, Faik Shehu, Kol Rodhe etj., apo ndonjė kandidat i pavarur. Mirėpo demagogjisė pėr mendimin e lirė e tė pavarur shpejt do t'i dilte kallaji…. Opozitarėt kundėrshtarė u arrestuan dhe u akuzuan me akuza nga mė tė pabesueshmet pėr rrėzimin e pushtetit popullor. Trupi gjykues i pėrbėrė nga: Major Niko Ceta dhe anėtarėt kapitenat Nexhat Hyseni, Mustafa Iljazi me prokuror Josif Pashko, japin dėnimin: Me varje nė litar: Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sulo Klosi. Me pushkatim: Sheh Karbunara, Enver Sazani, Selaudin Toto, Salim Kokalari, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Beqir Ēela, Hysen Shehu, Pertef Karagjozi, Abdyl Kokoshi, Agathokli Xhitomi, Paolo Sagiotti, Kol Kuqari dhe Ferit Hysen Begasi, vdesin nga torturat nė hetuesi, ndėrsa i riu 22-vjeēar Muhamet Prishtina, do tė flijohet vetėm se ishte djali i patriotit Jahja Prishtina.
Dėnohen me burgim tė rėndė: Foto Bala, Gjovalin Vlashi, Ramazan Tabaku, Ram Marku, Irfan Pustina, Isuf Vrioni, Rustem Sharra, Sulo Konjari, Haki Karapici, Shefki Minarolli etj. Ekzekutorėt e kėtyre masakrave ishin prokurorėt: Aranit Ēela, Nevzat Haznedari, Petrit Hakani, Subi Bakiri, Siri Ēarēani etj. Vendimet jepeshin "nė emėr tė popullit" nga gjyqtarė injorant, kriminelėt Bexhet Mema, Myftar Grabocka, Njazi Meka, Abdyl Hakiu, oficerė tė ardhur nga malet, tė cilėt zbatonin urdhrat e Sigurimit tė Shtetit.
Historia e diktatorėve ka treguar se ēdo regjim pėr tė pėrligjur aparatin shtypės si forcė dhunuese ka nevojė tė krijojė armiq. Nuk kishin kaluar as tre muaj nga i ashtuquajturi "gjyq i deputetėve". Mė 31 dhjetor tė vitit 1947, nė njė sallė tė vogėl tė Garnizonit tė Tiranės, nė orė tė vona tė asaj nate tė errėt zvidhohej gjyqi i grupit tė Riza Danit, pa dėshmitarė dhe pa mbrojtės, pa prova dhe as fakte, por vetėm komunikohej vendimi i Kėshillit tė Gjykatės sė Lartė Ushtarake i firmosur prej Major Niko Ēeta, Kryetar, Kapiten i Parė, Nexhat Hyseni dhe Kapiten e dytė, Mustafa Iljazi, anėtar dhe me pretencėn e Prokurorit ushtarak Nevzat Haznedari, Kapiten i Parė. Jepet vendimi pėr 19 tė pandehur, ku do tė pushkatoheshin 6, me burg tė pėrjetshėm 5 dhe tė tjerėt me 20 vjet burgim. Dhe gjithė kjo bėhej mbi bazėn e njė promemorje pėrcjellėse qė vinte nga hetuesia, krejtėsisht me sajime dhe shpifje tė turpshme.
Dėnohen me vdekje me pushkatim: Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, deputetė tė legjislacionit tė parė tė Kuvendit Popullor. Uan Filipi, Hilmi Hysi, Hasan Reēi, Syrja Selfo dhe Mestan Ujaniku, vdesin nė qeli.
Dėnohen me burg tė pėrjetshėm: Koēo Boshnjaku, (deputet 1945), Isuf Hysenbegasi, Hivzi Kokalari, Adem Beli, Demir Kallarati dhe me 20 vjet burg, Bexhet Shehu, Ibrahim Hasnaj, etj. Shteti i diktaturės asnjėherė nuk do tė ndalej sė fabrikuari ngjarje-kurthe, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė. Kundėr tyre do tė pėrdorte tė gjitha mjetet e dhunės pėr t'i mposhtur. Kėshtu, ndodhi mė 19 shkurt 1951. Nė oborrin e Ambasadės Sovjetike u hodh njė bombė, e cila theu dy-tre xhama dhe mė shumė ngriti njė re pluhuri si pėr tė mbėshtjellė me mister ngjarjen qė u keqpėrdorua nga diktatura. Kaq u desh. Ajo qė ngjau vuri nė lėvizje makinerinė shtetėrore e veēanėrisht Sigurimin e Shtetit. U bėnė arrestime masive, duke trumbetuar pėr armikun e klasės qė kėrkonte tė prishte urat e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik. Arrestohen nė Tiranė 22 vetė dhe i nxorrėn nė gjyq me dyer tė mbyllura, si "armiq tė betuar tė popullit" dhe tė Pushtetit Popullor. Gjykata e Lartė Ushtarake me Kryetar Shuaip Panariti, nėnkolonel, Vangjel Kocani anėtar-kapiten, Nonda Papuli, Anėtar-kapiten, dhe Prokuror Siri Ēarēani japin vendimin: Me vdekje pushkatim:
Sabiha Kasimati, Pjerin Guraziu, Anton Delhysa, Zyhdi Herri, Gafur Jegeni, Jonuz Kaceli, Thoma Katundi, Tefik Shehu, Gjon Temali, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Qemal Kasaruho, Mehmet Shkupi, Hekuran Troka, Petro Konomi, Pandeli Nova, Niko Lezo, Haki Kodra, Reiz Selfo, Myftar Jegeni, Manush Peshkopia, Lluka Ramkoviē.
Por, gjyqet e diktaturės nuk do tė reshtnin sė vepruari edhe pas vitit 1951. Diktatura e proletariatit vazhdimisht do tė prodhonte "armiq tė betuar", ajo nuk do tė ndalej pėrpara asnjė lloj krimi.
Tė gjitha ngjarjet e pėrshkruara mė sipėr, pėrbėjnė epiqendrėn e njė tėrmeti njerėzor nė truallin shqiptar. Qindra mijėra drama njerėzore do tė krijonin hendekun e pakapėrcyeshėm klasor me pushtetin komunist.
E drejta nis nga drejtėsia, gabimi i gjatė bėhet faj dhe faji i ndėrgjegjshėm kthehet nė krim. Verifikimi i historisė do tė damkosė si nėmė qė del nga mallkimi i shpirtit tė fyer. Fjala e bukur "Ēlirim" kishte shėrbyer vetėm si maskė, pėr njė robėrim edhe mė tė pamėshirshėm qė me dhunė vllavrasėse vaditi me gjak tokėn fatzezė shqiptare.
Fatkeqėsisht deri sot, nuk ėshtė vlerėsuar sa duhet problemi i pėrballimit tė pasojave tė totalitarizmit nė shoqėrinė shqiptare, si njė domosdoshmėri tė ecjes pėrpara. Kėto pasoja janė tė shumta, por mė e rėndėsishmja ėshtė: "Prishja e njeriut, pėr tė cilėn ish-Presidenti i Ēekosllovakisė, Haveli ka thėnė se, "komunizmit do t'i falja ēdo gjė, veē prishjes sė njeriut".
Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės nė janar 2006, nėpėrmjet debateve tė shumta nxori rezolutėn pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Strazburgu na dha kėshtu njė mbėshtetje morale pėr ta dėnuar edhe ne komunizmin shqiptar. Sė fundi, Parlamenti shqiptar ka marrė nismėn ligjore "Pėr krijimin e Institutit tė Studimeve pėr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit nė Shqipėri", qė do tė evidentojė dhe rishkruajė historinė e krimeve makabre tė 50-vjetėve tė diktaturės.
Dėshmitari i masakrave tė komunizmit merr pjesė nė njė veprimtari tė rėndėsishme ndėrkombėtare
Tomor Aliko nė Pragė me dokumentarin "Genocidi mbi elitėn e kombit shqiptar"
Dokumentari "Genocidi mbi elitėn e kombit shqiptar nėn terrorin komunist", me skanarist zotin Tomor Aliko, Kryetari i Kėshillit Kombėtar i Shoqatės Antikomuniste tė Shqipėrisė, do tė shfaqet nė Festivalin Ndėrkombėtar tė filmave mbi genocidin komunist, nė Pragė. Nė kėtė film trajtohet periudha e fillimit tė diktaturės nga regjimi komunist nė Shqipėri nga nėntori 1944 deri nė vitin 1951, periudhė nė tė cilėn u eliminua truri i kombit shqiptar me vendime tė gjyqeve speciale dhe ato ushtarake, varjet nė litar, ekzekutimet, burgosjet. Kėshtu nė njė veprimtari ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e personaliteteve nga shumė vende tė botės, Aliko do tė referojė mbi genocidin e pashembullt komunist nė vendin tonė, ndėrsa do tė shfaqet dhe dokumentari i tij, ku do tė shihen burgjet, qelitė e tmerrshme ku me qindra vetė kanė vdekur gjatė hetuesisė dhe mijėra tė tjerė gjatė periudhės sė vuajtjes sė dėnimit. Kėta ishin viktimat e para, tė cilėt e paguan me jetėn e tyre aspiratėn pėr liri dhe demokraci. Po kėshtu, njė kalvar vuajtjesh dhe tmerri do tė kalonin familjarėt dhe tė afėrmit e tyre. Lufta e klasave do tė kalonte ēdo kufi.
Dėshmitar i masakrave tė regjimit komunist ndaj intelektualėve tė njohur, Tomorr Aliko, 83 vjeē, nuk mund tė mos i tregonte ato pėr publikun e gjerė, fillimisht nė njė libėr dhe sė fundi nė filmin dokumentar "Genocidi mbi elitėn e kombit shqiptar nėn terrorin komunist". "Jetova pėr tė treguar se ēka ndodhur nė atė regjim", shprehet Aliko, i cili e ka jetuar pjesėn mė tė madhe tė ngjarjeve tė filmit dokumentar, i shfaqur nė Tiranė dhe pothuajse nė tė gjitha qytetet kryesore tė vendit. Dokumentari, njė prodhim i Televizionit Publik Shqiptar, ėshtė shkruar nga Tomorr Aliko dhe ka si regjisor Esat Telitin. Pėrmes dėshmive tronditėse dhe dokumenteve historike, ky film pėrcjell persekucionin dhe genocidin masiv qė diktatura komuniste ushtroi ndaj intelektualėve tė kohės, nė periudhėn 1944-1951, duke eliminuar dhe pėrndjekur egėrsisht, me metoda ēnjerėzore, pjesėn mė tė shquar tė tyre. "Nė njė 1 orė e 13 minuta, sė bashku me stafin realizues, kemi trajtuar dėnimin e 512 personaliteteve tė elitės shqiptare, pėrmes fotografive, videove dhe tregimeve", thotė Aliko, i cili ka vuajtur dy dekada burg, duke nisur nga prilli i vitit 1946. Ngjarjet reale tė torturave, internimeve, ekzekutimeve, burgimeve, tė vuajtura nga intelektualėt, qė cilėsoheshin si "kėrcėnimi i kombit", pėrfshijnė njė periudhė 6-vjeēare, qė nis nga 28 tetori i vitit 1944. Z.Aliko qė ka punuar 4 vjet pėr skenarin e filmit, ndalet tek politika e atij sistemi, duke nėnvizuar se, "tė marrėsh pushtetin, duhet dhe ta mbash atė. Kjo do tė ishte e mundur vetėm nėse eliminoheshin tė gjitha gjurmėt dhe kėrcėnimet qė vinin nga intelektualėt dhe patriotėt, tė cilėt ishin pengesa kryesore e regjimit totalitar". Dokumentari nis nė pragun e ēlirimit tė vendin, kur startuan dhe procedimet pėr zhdukjen e individėve qė kėrcėnonin politikėn vendase, tė pasuara me 5 gjyqe speciale dhe ushtarake. "Nė vitin 1944, kryeqyteti u bė dėshmitar i masakrave mė tė mėdha tė bėra ndonjėherė kundėr intelektualėve, patriotėve dhe ish-funksionarėve tė shtetit, pa procese gjyqėsore, pa mbrojtje. Me urdhėr tė Enver Hoxhės, atė kohė u eliminuan rreth 100 persona, prej tė cilėve janė identifikuar vetėm 38", tregon Aliko. Pas kėsaj masakre, regjistrohet gjyqi i 14 prillit 1945. "Gjyqi special i '45 numėron 17 viktima tė pushkatimeve. Ndėr ta, Haxhi Pėrmeti, Bari Omari, kunati i Enver Hoxhės, Kostandin Kote, etj"., rrėfen skenaristi. Duke folur pėr ligjet e asaj kohe, qė lejonin ekzistencėn e partive tė tjera, tė tilla si Bashkimi Kombėtar, Legaliteti dhe Socialdemokratėt, Aliko nėnvizon se, "tė gjitha kėto parti do tė ishin pengesė pėr regjimin, ndaj njerėzit qė i mbėshtetėn ato u asgjėsuan si kundėrshtarė tė Partisė Komuniste". Nė Janar tė 1946, u morėn masa ekstreme ndaj dhjetėra njerėzve, mbi tė cilėt u hodhėn akuza tė pabaza. "Nė kėtė gjyq u pushkatuan 9 persona, ndėr ta Sami Qelibashi, Qelam Koka, Xhahit Koka, Qelam Dibra, Ali Tirana, etj"., kujton Aliko. Dėnimet vijuan me gjyqin ndaj tė akuzuarve pėr sabotim tė kėnetės sė Maliqit. "Gjyqi i famshėm i Maliqit", ku u dėnuan me varje Kujtim Beqiri, Abdul Sharra, si dhe u dėnuan me pushkatim Vasil Nano, me gruan Zyranė, shtatėzanė, Mirush Pėrmeti dhe shumė e shumė tė tjerė. Skenaristi Aliko ndalet nė filmin e tij dokumentar edhe nė gjyqin ndaj intelektualėve tė arsimuar nė shkollėn Teknike "Harry Fultz", njė fidanishte siē e quan ai tė kulturės shqiptare". Nė kėtė gjyq u pushkatuan 22 vetė. Pjesė e kėtij dokumentari ėshtė dhe procedimi i deputetėve pas zgjedhjeve tė vitit 1945, periudhė nė tė cilėn u pushkatuan Selaudin Toto, Selim Kokolari, etj. Nė kujtesėn e legjendės sė qėndresės nė burgjet e diktaturės nuk mund tė anashkalohej dhe hedhja e bombės nė ambasadėn Sovjetike, mė 1951. Intelektualėt qė shpėtuan nga ky antentat u ekzekutuan mė vonė. Eksplozivi i pėrgatitur u hodh nė oborrin e ambasadės, ku aktualisht ndodhet Ministria e Arsimit, pėr tė eliminuar pjesėn e mbetur tė intelektualėve. "Atė kohė isha nė burg", rrėfen Aliko, i cili nė bazė tė hulumtimeve tregon se nė atė gjyq, pa avokat dhe pa mbrojtje, tė organizuar nga Byroja Politike me Sigurimin e Shtetit, me nė krye Mehmet Shehun, u dėnuan me vdekje 22 intelektualė, ndėr ta dhe gruaja mė intelektuale e kohės, Sabiha Kasimati. Nė filmin dokumentar paraqiten dhe mjediset e burgjeve, tė njohura ndryshe si garnizone tė torturave ēnjerėzore si tė Tiranės, Burrelit, Shkodrės, Gjirokastrės
pse rrini e mashtroni kot ... salis eshte shpresa dhe keshtjella e fundit e komunistave ne pusht-et ... atelje e argites eshte bodrumi i tyre, ku gatuhen zhvatjet dhe tranzaksionet me pasurite publike dhe ato te pronareve te ligjshem, per tia kaluar fazliēeve saliste, vendas e te huaj ...
fare e keqe ...
zoteri i nderuar i skraparit.
Me behet qejfi ne radh te pare qe dhe brari gjeti tek ti burrin demokrat nga skrapari,se nuk eshte e lehte ne ato ane te gjesh demokrat.
Une qi thua ti mor zotni i nderuar,jam dibran.Nip nga nena i xhafer ypit(po tia kesh degjuar zane) dhe nip nga baba i nje prej bajrakeve te dibres.
Do thuash ti pse ka rendesi qe e permend dibren.Dibra ur te lumte miku,ka qene gjithmon nga te fundit qe iu eshte nenshtruar okupatoreve dhe te pabeseve.
Zogut te par iu desh te merte dine hoxhen ne krah te tij,qe ta kishte mire me dibren.enveri i gjinokastres me forcat e sigurimit iu desht te luftonte deri ne 46 se dibra nuk e njihte per krajl.
erdhi radha e demokracis qe te mos zgjatem
une kam qene dhe ne levizjen studentore dhe ne perleshjet qe bene studentet me policine asokohe.por si une dhe shume dibran te tjere nuk u turem te marrim meritat dhe perfitimet,prandaj grupi i dibraneve qe u perleshen fyt me fyt me 326 deri sa u dhan kohe studenteve te terhiqeshin,po ai grup qe ndihmoi azemin te shperthente deren e kycur te godinave te vajzave tek 24-25(kjo pati shume rendesi se komunistet deshen ti quanin nje grup aventurieresh studentet protestues cuna.me futjen e vajzave ne proteste jo vetem qe merrte nje kuptim me dinjitoz por dhe sensibiliteti i popullit per tu bashkuar me ne do ishte me i madh).
por mos prit te lexosh per kete grup ne rrefenjat e komunisteve per ditet e dhjetorit.
Ne 68-ten kushuriri im i par arratiset dhe arrin ne amerrik ku trainohet dhe dergohet ne vietnam ku behet komandant njesi speciale ku bashkerendonte veprimet me cia ne teren per mbledhje informacioni.Ne 72 kater polic trokasin ne deren e shtepis time (une ende nuk kisha lindur)marrin babane tim duke lene nenen time me 2 motrat e mija duke qare te pragu i deres.ate nate ata moren dhe ish partizan ,intelektual dhe familje te mira,sic ishinuntaz kodra,hulusi topollai...
(baba im me tregonte me pas se hulusi topollai thirrej luani i brigades per trimerin e tij).pasi i moren ne pyetje duke i turturuar dhe ofenduar,dike i akuzuar si grup antiparti.babi im ishte me fat se u fal nga haxhi lleshi te cilit xhaxhai im i kish shpetuar jeten,por nuk dua te dizinformoj njeri nga ata te dy o muntaz kodra o hulusi topollai vrau veten.
Zotni skaparlli une kam qen nde nismetaret e themelimit te pd ne diber,kur per hir te se vertete andej nga vjen ti deri nga 92-93 as nuk e dinin se eshte formuar pd dhe akoma mbanin bustet dhe fotot e enverit mbi tavolina.
Ne mbledhjen e pare te pd ne tiran grupi qe vinte nga dibra me mitat hoxhen i mbeshtetur nga monsinjor frano ilia kerkoj me ngulm denimin e kupoles komuniste.(e perseris te kupoles jo te 200 mij antareve zotri).pergjigja e sales qe"ne nuk dum revansh" dhe kur keto spieguan se kjo nuk do ishte revansh por nje sherbim i shenjte ndaj drejtesis dhe demokrasis,sala shtoi"kshu si po flitni ju un nuk mund tiu garantoj se si do tiu pres turma atje jasht (turma ishin gjith ushtaret e tij).Ne kete moment monsinjor frano ilia u ngrit duke thene.shkojme burra foshnja lindi e vdekur.(e kish fjalen per partin demokratike).
me pas u pa denimi per kafe i nexhmijes (qe i kishte pire me shumice duke demtuar rende shtetin)TURP!
Prandaj mor zoteri i nderuar mos hajde te me tregosh arrat mua ketu.
ne 97 ten o sony.. ishe me saliun a me zan caushin ..
do desha te di se kur e ktheve fleten..
ne 2005 per ke votove?
po tani?
Soni,shume i bukur ky shkim.Do desha po te kishe mundesi te hapje nje teme......titulli me i pershtatshem Foshnja lindi e vdekur,se i kishte prinderit komunist.
Po me pelqeu,se paska akoma mjerez,qe kane guzimin intelktual te tregojne te verteten......
(Nexhmien e denuan per kafe,po miliardat ja lane,...se do paguante...Salen me Tosin).
pak aritmetike ... ne keto 20 vitet e fundit, salis ka qene ne pusht-et i vetem per me shume se 10 vjet ... vitet e tjera ka qene ne pusht-et me fatos buzukun ...
se si ka qeverisur, dhe ku po e degdis Shqiperine, njerezit kane sy, e kane provuar me humbje jete, pasurish e parash, privim te pronesise se ligjshme, deri ne vjedhje pronash, votash, etj ...
edhe sa kohe do te duhet qe te denohen krimet e diktatures komuniste?
sa te jete salis ne qeverisje, krimet e diktatures nuk do te denohen, pronat nuk do te kthehen tek pronaret e ligjshem, transparence ne veprimtari shteterore e publike nuk do te kete ...
salis behet pimp, llapaqen, gerdallier, mushkatar, "notar", "hokatar" ... vetem e vetem te rrije ne pushtet ... te ruaje paprekshmerine e sigurim-punizmit ...
tani eshte ngritur pazari ... duhen ruajtur, fshehur e transferuar asetet e vjedhura te fazlliē-argit-lulzimit ...
edhe ju zar-lejfenet e salis keni per tu shitur e mbetur me gisht ne goje (ose diku tjeter prapa) ... eshte vetem ēeshtje kohe dhe radhe apo siraje ...
kush denon vetveten? Kur tbohet komunisti demokrat.......
Krijoni Kontakt