Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Nuk do lejoj me shkrime te perkthyera me google translator. Eshte turp qe te hidhen ne forum shkrime te tilla. Hera e fundit qe postohen shkrime per nxenes te shkolles Luigj Gurakuqi...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Qindra-mijėra pelegrinė shkojnė nė Torino tė shohin pėlhurėn e Krishtit

    Pėlhura e famshme me tė cilėn mendohet tė jetė mbėshtjellė Krishti pas kryqėzimit, ėshtė prezantuar nė Katedralen e Torinos dhe mund tė shihet deri mė Rreshajat. 1,8 Millionen pelegrinė duan tė shfrytėzojnė rastin.


    Hildegard dhe Ernst Rump kanė ardhur nga Bad Laer nga landi gjerman i Saksonisė sė Poshtme nė Torino, pėr tė parė pėlhurėn e Krishtit. Ky ēift i moshuar ėshtė shumė i interesuar pėr historinė e artit dhe pėr fenė dhe ėshtė i gėzuar qė ka gjetur dy bileta, pėr tė parė pėlhurėn e ekspozuar. Megjithėse tė dy nuk kishin rezervuar gjė nė internet, siē rekomandojnė urgjentisht organizatorėt e dioqezės sė Torinos.

    Nė radhėn e gjatė tė njerėzve lėviz edhe ēifti Rumps nė kopshtin e pallatit mbretėror nė Torino, drejt katedrales relativisht tė vogėl. Njė ēati prej pėlhure bėn hije dhe mbron rradhėn e njerėzve nga dielli i fortė i pranverės nė Italinė e Veriut.

    Vetėm tre minuta kohė pėr ta kundruar


    Ngadalė lėvizin pelegrinėt nė rruginat e muzeut historik para katedrales. Njė semafor sinjalizon nėse duhet tė ecėsh, apo tė qėndrosh. Nė katedrale ėshtė gjysėmerrėsirė. Pėlhura e lirit me pėrmasat katėr metra me katėr, varet pas njė xhami antiplumb, e ndriēuar fort mbi altar. Majtas dhe djathtas dy policė qėndrojnė roje.

    Pėr Hildegard Rump e gjitha ėshtė shumė mbresėlėnėse: „Nuk ėshtė se mbetem pa mend, por mė prek. Nė fakt duhet ta shohėsh nė qetėsi." Atyre nuk u mbetet shumė kohė pėr ta parė. Vetėm tre minuta mund tė qėndrojnė para pėlhurės, pėr tė parė shenjat mbi tė. Fotografimi ėshtė i ndaluar. Disa dhjetėra mijėra njerėz hyjnė nė kishė nga mėngjesi deri nė mbrėmje.

    Forcon besimin

    Pėlhura tregon shenjat e fytyrės dhe konturet e trupit tė njė burri me mjekėr, i cili ėshtė torturuar nė duar dhe kėmbė. Gjurmė gjaku duken nė ball, ku ka patur kurorėn me gjemba. "Pėr mua personalisht, ėshtė vėrtetim i pėrshkrimeve tė testamentit tė ri dhe i mesazhit tė ringjalljes sė Jezu Krishtit", thotė pelegrini Ernst Rump. "Kėtu kemi disa pika konkrete referimi, se si duhet tė ketė ndodhur. Kėto nuk janė gjėra qė pėrbėjnė besimin, por qė e mbėshtesin dhe e konfirmojnė atė."

    Pėr katolikėt pėlhura e varrit, qė ndodhet nė pronėsi personale tė Papės, ėshtė reliktja mė e ēmuar. Monsignore Guiseppe Ghiberti, organizon shfaqjen e saj nė peshkopatėn e Torinos. Ai mendon se pėlhura nė epokėn e sotme vizuale fiton njė vlerė krejt tjetėr. Figura e birit tė zotit ėshtė mė e fortė se fjala e Zotit thotė ai:: „Pėr kishėn ėshtė shumė me rėndėsi qė tė tregojė diēka, qė paraqet jehonėn e ungjijve. Mesazhi sot ėshtė po aq i rėndėsishėm si para qindra vjetėsh."Pėlhura tregon shenjat e fytyrės dhe konturet e trupit tė njė burri me mjekėr, i cili ėshtė torturuar nė duar dhe kėmbė.Bildunterschrift: Pėlhura tregon shenjat e fytyrės dhe konturet e trupit tė njė burri me mjekėr, i cili ėshtė torturuar nė duar dhe kėmbė.


    Edhe Papa vjen si pelegrin nė Torino


    000 ndihmės vullnetarė do t'i orientojnė masat e pelegrinėve deri nė fund tė majit. Mė 2 maj, Papa vjen personalisht nė Torino. Pėr njerėzit e biznesit pėlhura ėshtė njė bekim i vertetė. Pėlhura e varrit apo (sindone nė italisht) ėshtė edhe si libėr i ēmuar, si pullė poste edhe si poster. Dyqanet e suvenirėve janė plot, nė hotele nuk ka mė vende bosh. Ėshtė hera e parė prej vitesh, qė pėlhura e varrit tė krishtit ekspozohet pėrsėri nė Torino.

    Gjurmėt e kujt janė nė ngulitura nė pėlhurė?

    Deri sot shkenca nuk e ka tė qartė, se si shėnjat e fytyrės sė burrit kanė lėnė gjurmė nė pėlhurė. Nuk ėshtė bojė, nuk ėshtė as fotografi, kjo ėshtė fare e qartė. Bruno Barberis konsiderohet si njė nga ekspertėt mė tė njohur pėr kėrkimet nė lidhje me pėlhurėn e varrit. Nėse burri nė pėlhurė ėshtė me tė vertetė Jezu Krishti, ėshtė e pasigurtė edhe pas 100 vjetė studimesh, thotė ai nė bisedė me DW: "Nuk nuk kam pėrgjigje pėrfundimtare dhe tė qartė. Unė vetėm mund tė them, se me tė dhėnat qė kemi sot mund tė thuhet, se probabiliteti ėshtė shumė i lartė. Kjo ėshtė gjithēka qė unė mund tė them. Pas dhjetė, pesėmbėdhjetė vjetėsh pas studimeve tė metejshme do tė jemi ndoshta nė gjendje tė themi diēka mė tė saktė. Kjo ėshtė e mundur." Bruno Baberis planifikon njė pėrcaktim tė ri tė moshės sė copės me metoda mė tė sakta se para tridhjetė vjetėsh. Nė atė kohė copa qe vlerėsuar tė kishte njė vjetėrsi afro 1300 vjeēare, pėrfundim qė u arrit me metodėn radiokarbonike.

    Kisha katolike i mbėshtet studimet. Sipas kryepeshkopit Severino Poletto, nuk ka shumė rėndėsi nėse shėnjat janė tė vėrteta apo jo. Admirimi i relikeve nė vetvete ėshtė njė shenjė e besimit tė gjallė. Njerėzit duhet tė vijnė pa paragjykime tek pėlhura tha kryepeshkopi me rastin e hapjes sė ekspozimit tė pėlhurės.

    Autor: Bernd Riegert/ Angelina Verbica
    20.04.2010 DW-World.de
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •